Category: Showbiz

  • “Femër pa karakter, turp i Zotit!”/ Zebërvoki shpërthen keq ndaj Eglit: Tani po kuptoj pse Olsi pas ndarjes… (Foto)

    “Femër pa karakter, turp i Zotit!”/ Zebërvoki shpërthen keq ndaj Eglit: Tani po kuptoj pse Olsi pas ndarjes… (Foto)

    Ish-banori i “Big Brother Vip Albania”, Zebërvoki përmes disa postimeve të bëra në Instastory ka komentuar situatën kur Egli i kërkon falje në gjunjë Gjestit. Sipas tij kjo sjelje nga ana e saj është e turpshme dhe nuk tregon karakter e respekt.

    “Turp i Zotit, femër pa pikën e karakterit, pa respekt për veten e familjen e saj.”- shkroi ai.

    Në një tjetër postim ai shkroi: “Tani po e kuptoj se pse ish-i i ksaj shtoi 20 kile pas ndarjes…”- duke iu referuar lidhjes që Egli ka pasur me Olsi Bylykun.

  • Po Arbër Hajdari çfarë i bëri? Gjesti ‘shpërthen’ ndaj tij: Ai është …

    Po Arbër Hajdari çfarë i bëri? Gjesti ‘shpërthen’ ndaj tij: Ai është …

    Gjesti nuk ka kursyer komentet për opinionistin Arbër Hajdari, duke i dhënë një pamje të re situatës brenda formatit televiziv.

    “Arbëri është Nubi më i madhi që e kom pa,” ishin fjalët e këngëtarit, të cilat janë bërë tashmë të njohura në rrethin e ndjekësve të tij, duke krijuar një atmosferë tensioni dhe debatesh të forta.

    Kjo deklaratë ka gjetur jehonë në mediat shqiptare, ku Gjesti e ka cilësuar Arbërin si të paditur në lojë.

    Termi “Nubi” ka origjinë nga lojërat kompjuterike, dhe është përdorur nga Gjesti për të përshkruar banorët e shtëpisë, duke e rikthyer në një kontekst të ndryshëm këtë frazë dhe duke i dhënë një dimension të ri diskutimeve në mes tyre.

    Ai ka theksuar se kjo situatë është dëshmuar për më shumë se sa vetëm një thënie; është një reflektim i mënyrës se si perceptohen lojtarët brenda dinamikave të njohura të shfaqjes.

    Rreth këtyre komenteve është ngritur një valë e madhe diskutimesh nga ndjekësit, të cilët nuk hezitojnë të shprehin mendime të ndara.

    Disa e kanë mbështetur kritiken e Gjesti, duke argumentuar se Arbër Hajdari ka nevojë për më shumë njohuri rreth lojës për të qenë një opinionist serioz.

    Të tjerë, nga ana tjetër, e shohin këtë si një sulm personal, që vetëm intensifikon atmosferën e tensionuar brenda shtëpisë.

  • “Ik ankohu prap te Vëllai i Madh”, Gjesti ia thotë në sy Rizartës: Ti po m’afrohesh se do… (Video)

    “Ik ankohu prap te Vëllai i Madh”, Gjesti ia thotë në sy Rizartës: Ti po m’afrohesh se do… (Video)

    Pasi e zgjodhi si partnere për të ndarë krevatin për dy javë, Gjesti së fundmi është shfaqur i penduar në lidhje me Rizartën.

    Madje ai ka reaguar nëpër shtëpi se si mund ta largojë atë nga vetja. Një reagim që shkoi viral në rrjet.

    Pasditen e sotme dyhsja në fjalë kanë patur një përplasje mes tyre ku Gjesti i thekson Rizartës se ajo ka dëshirë që të bëjë xheloze Eglin, ndaj i afrohet banori.

    Më tej Gjesti i përmend faktin se banorja e re është ankuar te “Vëllai i madh” se artisti nuk i afrohet.

    Pjesë nga përplasja:

    Gjesti: Ti do me nejt me mu tan kohën që Eglin me e kap xhelozia.

    Rizarta: Unë me ty?

    Gjesti: Po pasha allahin. Unë e di ç’ka je ka don me ba ti.

    Rizarta: Gjesti kur unë dola nga aty unë pashë Eglin aty përballë. Unë Eglin e pashë kur u rrotullova sepse ajo ishte ulur këtu në cep.

    Gjesti: Ti ke prit që unë kam me t’ shti n’krevet ty.

    Rizarta: Unë?

    Gjesti: Kur ti flen me mu po don me ba muhabet na t’dy që Egli mu ba xheloze ma shumë.

  • Tiri shprehu pëlqimin për një banore tjetër, reagon Krisa Caushi: Nuk di çfarë të them, kemi …

    Tiri shprehu pëlqimin për një banore tjetër, reagon Krisa Caushi: Nuk di çfarë të them, kemi …

    Moderatorja Krisa Caushi ka reaguar në rrjete sociale pas një deklarate të dhënë nga partjeri i saj Tiri në shtëpinë e famshme të “Big Brother VIP”, teksa gjatë një loje, u shpreh se kishte filluar të kishte një pëlqim për një vajzë tjetër.

    Krisa shprehet e dyzuar për atë çka partneri i saj ka thënë, teksa shpreson që e gjitha të jetë një lojë. Ish-banorja thotë se nuk e hedh poshtë njeriun e zemrës për një fjalë të thënë, pasi ai ndodhet brenda një loje, që ka dhe presion.

    “Doja të flisja pak për deklaratën e fundit që ka bërë Tiri në Big Brother teksa është shprehur se ka filluar të pëlqejë një vajzë tjetër, nuk e kam ende një përgjigje realisht.

    Ju prisni që unë të jem e indinjuar, e mërzitur, e acaruar, por edhe unë nuk e di se çfarë të them. Shpresoj shumë që kjo të jetë një lojë, të mos jetë e vërtetë, uroj. Nuk mund ta hedh dot njeriun e zemrës poshtë për një fjalë, për atë çka ai ka thënë sepse jemi në Big Brother, është lojë provokimesh është lojë nervash.

    Ama di të them që nëse unë futem sërish në shtëpi, do sqarohen shumë situata që janë të pazgjidhura të lëna pezull, por edhe me Tirin sigurisht”, është shprehur Krisa Caushi.

  • E ka detyruar produksioni? Gjesti zbulon me ne fund arsyen pse e mori Rizartën në krevat

    E ka detyruar produksioni? Gjesti zbulon me ne fund arsyen pse e mori Rizartën në krevat

    Gjesti dhe Egli Tako kanë folur sërish për situatat e fundit që kanë ndodhur në shtëpi.

    Banorja po vazhdon të jetë e prekur nga veprimet e fundit të konkurrentit nga Kosova, pasi zgjodhi për të fjetur me Rizartën për dy javë.

    Ajo i kërkoi sërish llogari duke i thënë se pse pikërisht e zgjodhi Rizartën, kur kishte edhe banorë të tjerë.

    “Përse e more në krevat?”, iu drejtua ajo.

    Gjesti nga ana tjetër ia bëri me dije se në këto momente nuk mund që të flas, por që do t’ia thotë më vonë.

    “Okej, okej se nuk mund të flas tani. Më shiko në sy. S’mund të flas për këtë temë. Do të të sqarojë”, i tha ai.

    Gjesti më pas i tha se nuk duhet të sillet në këtë mënyrë për të lënduar atë, veten e familjen.

  • Edhe miku i Eglit del ‘kundra’ saj? I bënë thirrje Olsi Bylykut: Paske pas hall të madh, shyqyr që…

    Edhe miku i Eglit del ‘kundra’ saj? I bënë thirrje Olsi Bylykut: Paske pas hall të madh, shyqyr që…

    Gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e BBV, ish banori Zebërvoki dhe Egli dukej se ishin miq të njëri-tjetrit, kjo pasi që natën e nisjes së BBV Egli i liroi krevatin tek Zebërvokit, që të mos ndihej keq partnerja e tij jashtë.

    Mirëpo, pas gjithë situatave mes Eglit dhe Gjestit një reagim i fundit i ish banorit ka shkaktuar jo pak zhurmë në rrjet.

    Përmes disa postimeve në Instastory, Zebërvoki e quan Eglin femër pa karakter, në momentin që iu ul Gjestit në gjunjë, ndërsa ironizon duke shkruar se ish partneri i saj, Olsi Bylyku, ka ‘shpëtuar’ prej saj e kjo është edhe arsyeja pse së fundmi ka shtuar peshë.

  • Gjesti i penduar që ndan shtratin, shpërthen kundër Rizartës: Zhduku mos të shoh më!

    Gjesti i penduar që ndan shtratin, shpërthen kundër Rizartës: Zhduku mos të shoh më!

    Gjesti dhe Rizarta duhet të ndajnë shtratin për dy javë, zgjedhje kjo e këngëtarit pas urdhrit që i dha produksioni i Big Brother VIP.

    Por, ajo që ka habitur ndjekësit ka qenë një moment i natës vonë, kur Gjesti i shtrirë në krevat, ka deklaruar disa fjalë të cilat nuk kanë kaluar pa u vënë re.

    “Rizartë, t’kisha me të hjekë prej këtu, send s’kisha dashur tjetër, veç të kryej sendin me ty. Shpejt me u zhdukë ti prej këtu Rizartë, mos të të shoh më kurrë në krevet me mua, do të isha më i lumturi.

    Gabim kam bërë që të kam zgjedhur unë ty. Kuku për jetën time”, dëgjohet Gjesti duke pëshpëritur me vete.

  • Del e vërteta/ Pas eleminimit nga BBVA, Livia ka fjetur në shtëpinë e Mevlanit?!

    Del e vërteta/ Pas eleminimit nga BBVA, Livia ka fjetur në shtëpinë e Mevlanit?!

    E ftuar mëngjesin e sotëm në Wake Up ka qenë Livia Brunga, ish-banorja e “BBV4”, e cila u eliminua primen e kaluar.

    Livia ka folur rreth banorëve të shtëpisë, opinionistëve dhe historisë së saj me Mevlanin.

    Neada: Ke fjetur në shtëpinë tënde apo të Mevlanit?

    Livia: Jo jo, unë kam fjetur në shtëpinë time

    Neada: Je rikthyer me Mevlanin?

    Livia: Mendoni se do ju jap informacione për këto gjëra, unë akoma s’kam fjetur, jo më të merrem me Mevlanin, ku kam nerva të merrem me Mevlanin, unë sa dola nga gjithë ajo zhurmë, më mungon edhe Mevlani tani

  • E trishtë/ Ish-banori i BBVIP humb babain!

    E trishtë/ Ish-banori i BBVIP humb babain!

    Ai njoftoi se babai i tij ka ndërruar jetë.

    “Me hidhërim të thellë thellë ju njoftoj se babai im i dashur Qemali, u nda nga jeta! Ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të bëhen më 24 shkurt, ora 15:00”, shkruan Elvisi.

  • Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

    Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

    Xheneta Fetahu ka treguar tashmë që e njeh Egli Takon pasi do të ishin në një klip së bashku.

    Por, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova tha që nuk pranoi pasi dëshironte të shfaqej vetëm.

    E për këtë duket t’i ketë ngelur hatri Eglit, ndonëse nuk njiheshin më parë me njëra-tjetrën.

    Derisa banorja e Big Brother Albania u shpreh se nuk e njeh dhe është hera e parë që e pau në një klip, modelja tha të kundërtën.

    “Ajo më njeh shumë mirë se kush jam. Më njeh shumë mirë dhe e di se kush jam. I kishte ngel hatri se pse kam zgjedhur unë të jem vet në klip. Jo personale diçka me të”, tha Xheneta për Eglin.

    Fetahu pati një lidhje sa ishte në Big Brother të Kosovës me Gjestin, por që u nda kur ky i fundit u largua nga ky format.

    E tani, ai po përjeton një tjetër marrëdhënie me Eglin, edhe pse akoma e pa-definuar.