Category: Sport

  • U ‘kryqëzua’ nga tifozët, Elseid Hysaj hap rrjetet sociale! Mbrojtësi i Kombëtares: Kërkoj ndjesë, ishte gabim loje

    U ‘kryqëzua’ nga tifozët, Elseid Hysaj hap rrjetet sociale! Mbrojtësi i Kombëtares: Kërkoj ndjesë, ishte gabim loje

    Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj ka reaguar në kanalet e komunikimit pasi u “kryqëzua” nga tifozët pas humbjes 2-1 që Shqipëria pësoi me Italinë në Grupin B të Euro 2024.

    Goli i dytë i Barellas u shënua nga distanca, teksa Hysaj u kritikua për qëndrimin dhe uljen e kokës.

    Në rrjet pati shumë kritika për të, aq sa 24 orët e fundit shkodrani mbylli edhe rrjetet sociale, që mesa duket i ka rihapur.

    Reagimi i Hysaj:

  • Nedim Bajrami i theu rekordin, ish-sulmuesi rus: U habita që ishte shqiptar, i lumtë!

    Nedim Bajrami i theu rekordin, ish-sulmuesi rus: U habita që ishte shqiptar, i lumtë!

    Ish-sulmuesi i kombëtares ruse Dmitry Kirichenko ka komentuar golin sulmuesit të kombëtares shqiptare Nedim Bajrami në EURO 2024, i cili theu rekordin e tij duke çuar topin në rrjetë pas vetëm 22 sekonda lojë.

    Në ndeshjen e fazës së grupeve kundër Italisë, Nedim Bajrami shënoi në sekondën e 22-të të ndeshjes dhe theu rekordin e Kirichenkos, i cili shënoi kundër Greqisë në EURO 2004 në sekondën e 67-të.

    “Jam shumë i habitur që ishin shqiptarët ata që thyen rekordin tim! Mendova se një ekip më i famshëm do ta bënte. Pra, pse të habitemi? Epo, ata shënuan në sekondën e 22-të. I lumtë”, tha ish-sulmuesi rus.

    Ai shtoi se: “E vetmja gjë e habitshme është se rekordi im zgjati për njëzet vjet! 67 sekondat nuk janë aq të shpejt, kështu që jam i befasuar që u deshën kaq shumë vite për të shënuar më shpejt. Nuk prisja asgjë fare. Nuk kam menduar kurrë për rekordin tim në Euro në Portugali. Vetëm nëse ma kujtojnë atë”.

  • A do të jetë gati Jasir Asani për ndeshjen me Kroacinë? Flet fizioterapisti i Kombëtares

    A do të jetë gati Jasir Asani për ndeshjen me Kroacinë? Flet fizioterapisti i Kombëtares

    Fizioterapisti i Kombëtares Shqiptare Ilvi Begolli ka folur në lidhje me dëmtimin e Jasir Asanit.

    Gjatë një lidhje për emisionin EUROZONE në Tv Klan, gazetari Glent Tafaj ka zhvilluar një intervistë me të, duke zbuluar se Asani ka pasur një hematomë e cila është trajtuar.

    Sot sipas Begollit pritet që Asani të rikthehet në stërvitje.

    Fizioterapisti Ilvi Begolli: “Po punojmë për rastin e Jasir Asanit, ka pasur një hematomë. Mendojmë ta rikthejmë që sot në stërvitje. Gjatë lojës situata të tilla ndodhin, janë dëmtime të vogla pasi praktikisht i trajtojmë gjatë gjithë kohës. Mendojmë ta rikthejmë që sot në stërvitje. Për ne është rikthim 100% një sport kur është në stërvitej dhe i kryen të gjitha ushtrimet, driblimet, sprinte etj. pa pasur asnjë lloj dhimbjeje. Lojtarët e tjerë kanë ok”.

  • “Hysaj ka dhënë shpirtin për Kombëtaren, nuk duhet të kritikohet”/ Mitaj: Shpresojmë të marrim rezultatet pozitive me Kroacinë

    “Hysaj ka dhënë shpirtin për Kombëtaren, nuk duhet të kritikohet”/ Mitaj: Shpresojmë të marrim rezultatet pozitive me Kroacinë

    Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj doli në një konferencë për mediat dy ditë para ndeshjes me Kroacinë.

    I ndalur tek sulmet që tifozeria i ka bërë Hysajt, ai tha se nuk mund të kritikosh një lojtar që ka dhënë shpirtin për Kombëtaren.

    Mitaj theksoi se aktualisht janë të përqendruar tek ndeshja me Kroacinë, duke shpresuar tek një rezultat pozitiv.

    “Trajneri nuk është se na ka folur shumë duhet të përmirësojmë goditjet standarde edhe pse kemi punuar shumë”, tha mbrojtësi kuqezi.

    “Besoj që në përgjithësi të gjithë mundohen të luftojnë për Kombëtaren, kemi Brojën dhe Asanin që ka një gjuajtje të mirë, jemi një shtet i vogël por duhet të mundohemi që ta dërgojmë Kombëtaren sa më lart, por besoj Broja mund të bëjë më shumë dëm. E kemi harruar mërzitjen me Italinë që nuk morëm pikën që deshëm, do të futemi me të njëjtin personalitet dhe të bëjmë një lojë më të mirë për të marrë pikë. Unë kur futem në fushë nuk kam emocione më ikin dhe mundohem ta shijoj, sidomos kur luajmë me rreth 60 mijë tifozë shqiptarë, kam pasur emocione të mira. Në një ndeshje gjithmonë duhet bërë gabim pasi bëjnë edhe rezultatin. Ne nuk i nënvlerësojmë kundërshtarët, ashtu siç e kanë thënë të gjithë është grupi i vdekjes, ne duhet të përgatitemi dhe të marrim një rezultat të mirë. Në pjesën e dytë më furnizuan më shumë shokët me pasime, jam lojtar që më pëlqen të mbaj topin në këmbë.

    Me thënë të drejtën nuk e kam menduar të ardhmen time, por jam i përqëndruar tek Kombëtarja. Të gjithë u habitën se goli u bë shumë shpejt dhe u emocionuam pak dhe kthyem në mbrojtje. Trajneri nuk është se na ka folur shumë duhet të përmirësojmë goditjet standarte edhe pse kemi punuar shumë. Mund të jetë pak faji im dhe faji i Seferit, krosimi i lojtarit sduhet të ishte bërë, është diçka që duhet ta përmirësojmë. Besoj se po, varet nga tifozët nëse do të vijnë në stadium. Ne po përgatitemi dhe e kemi analizuar mirë Kroacinë, tani na interesojnë vetëm ata dhe ishalla marrim rezultatet më të mira. E bukur nuk është të kritikosh një lojtar që ka dhënë aq shumë për Kombëtaren, ka dhënë shpirtin për mua nuk është një gjë e bukur, por çdo person bën atë kritikën e vet. I dimë cilësitë që ka Kroacia, sot është stërvitja që duhet ti analizojmë më shumë taktikisht dhe si do të futemi ne në fushë.

    Të gjitha repartet e Kroacisë janë të forta. Janë ekip që i kanë repartet e mira, atmosfera nuk ndryshon është shumë e mirë, jemi shumë harmonik, jemi në një Europian dhe duhet ta shijojmë. E kemi respektuar kundërshtarin duhet të merrnim më tepër me Italinë, me Kroacinë duhet të futemi me një mentalitet tjetër. Ngarkesa psikologjike s besoj se ka luajtur rol, thjesht ishin më të mirë se ne dhe fituan ndeshjen”, përfundoi Mitaj./PANORAMASPORT.AL

  • “Më jep 10 copa druri dhe Hysajn t’i bëj…11”/ Rrjeti nuk ka të ndalur, Hysaj “mas*krohet” për golin e Italisë

    “Më jep 10 copa druri dhe Hysajn t’i bëj…11”/ Rrjeti nuk ka të ndalur, Hysaj “mas*krohet” për golin e Italisë

    Momenti kur Elseid Hysaj ul kokën dhe topi i gjuajtur nga Barrela përfundon në rrjetë, i ka ‘frymëzuar’ krijuesit e memeve në rrjetet sociale.

    Memexhinjtë po e përdorin masivisht këtë çast për të krijuar batuta ironizuese dhe kritikuese ndaj mbrojtësit të Kombëtares.

    “Më jepni 10 copa druri dhe Ronaldon, do të fitoj Champions League. Më jepni 10 copa druri dhe Hysajn t’i bëj 11”, shkruhet në një meme.

    “Heroi i ndeshjes, Hysaj. Shmangu topin që po i vinte përballë me një shpejtësi prej 100 km/h”, thuhet në një tjetër postim sarkastik.

    Duket se këtë vrull komentesh kundër tij, e kanë rënduar psikologjikisht Hysajn, aq sa ka marrë vendimin për të mbyllur profilet e tij në rrjetet sociale.

  • Gazetari i BILD: S’kam përjetuar kurrë një brohorimë si ajo e shqiptarëve (VIDEO)

    Gazetari i BILD: S’kam përjetuar kurrë një brohorimë si ajo e shqiptarëve (VIDEO)

    A ishte kjo brohoritja më e fortë e vitit? Në ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian kundër Italisë, kombëtarja shqiptare arriti diçka shumë të veçantë.

    Edhe pse në fund shqiptarët humbën 2-1, rekordi i golit më të shpejtë të shënuar ndonjëherë në një kampionat europian, nuk do të harrohet lehtë.

    Pas një gabimi në rivënie të italianit Dimarco, shqiptari Nedim Bajrami, kaloi në avantazh pas vetëm 22 sekondash.

    Gjithashtu, rekord ishin edhe brohoritjet nga tifozët shqiptarë.

    Në edicionin e së dielës të Stammplatz, podkasti i përditshëm i futbollit i BILD, reporteri Phillip Arens, përshkruan përshtypjet e tij nga skenat që u zhvilluan pas golit të parë të shqiptarëve.

    “Një festë e tillë goli? Nuk mbaj mend të kem përjetuar ndonjëherë diçka të tillë.

    Gjithçka u shemb këtu! 50 mijë shqiptarë në stadium, këtë duhet ta imagjinoni.

    Thuhet se në qytet kishte rreth 100 mijë shqiptarë. Mbeta pa fjalë”.

    Kështu festohet një gol rekordi.

  • Ndër më të kritikuarit te goli i Italisë, Hysaj merr vendimin e papritur

    Ndër më të kritikuarit te goli i Italisë, Hysaj merr vendimin e papritur

    Shqipëria u mposht dje në debutimin në EURO 2024 nga Italia me rezultatin 2-1.

    Të parët që kaluan në avantazh ishin kuqezinjtë me Nedim Bajramin që shënoi pas 23 sekondash lojë, duke hyrë edhe në histori si lojtari që ka shënuar goli më të shpejtë në historinë e europianëve.

    Por Italia brenda pak minutash përmbysi gjithçka.

    Në fillim ishte Bastoni që barazoi shifrat, dhe pak minuta më vonë Barrela shënnoi golin e fitores për italianët.

    Ishte pikërisht goli i mesfushorit të Interit që ngjalli pakënaqësi tek tifozët dhe opinioni sportiv që fajësuan më së shumti mbrojtësin e Kombëtares, Elseid Hysaj.

    Në momentin e gjuajtjes së Barrellas, Hysaj përkulet pak por mjaftueshëm sa topi të kalojë drejt rrjetës.

    Pikërisht për këtë veprim të Hysaj, tifozët nuk ja kanë kursyer kritikat mbrojtësit që luan në Serie A.

    Por Hysaj pas këtyre kritikave ka ndërmarrë një veprim të papritur.

    Hysaj ka mbyllur çdo rrjet social të tijin.

  • EURO 2024/ Ndeshja ndaj Italisë, UEFA nis procedim disiplinor ndaj Shqipërisë

    EURO 2024/ Ndeshja ndaj Italisë, UEFA nis procedim disiplinor ndaj Shqipërisë

    UEFA ka nisur hetim disiplinor për Shqipërinë pas ndeshjes ndaj Italisë të cilën kuqezinjtë e humbën 2-1.

    Hetimi disiplinor ndaj Shqipërisë, ka nisur për pushtimin e fushës nga një tifoz dhe hedhje të sendeve të palejuara në fushën e blertë.

    Gjithashtu UEFA po heton edhe për ndezjen e fishekzjarrëve nga tifozët kuqezi si dhe për banderolat me mesazh provokativ.

  • Kush ishte tifozi që ndërpreu ndeshjen mbrëmjen e kaluar: Kisha vënë bast me…

    Kush ishte tifozi që ndërpreu ndeshjen mbrëmjen e kaluar: Kisha vënë bast me…

    Shqipëria mbrëmë zhvilloi ndeshjen hapëse të tyre në Kampionatin Evropian 2024 kunder Italisë.

    Ndonëse “Kuqezinjtë” ne vetëm 23 sekonda lojë pas golit të shënuar nga Nedim Bajrami, ata nuk ia dolën ta menaxhojnë mirë epërsinë e krijuar.

    Italia arriti që ta përmbysë rezultatin duke shënuar dy gola me anë të Alessandro Bastonit dhe Nicolo Barellas për të “rrëmbyer” tri pikët.

    Sidoqoftë, një ndër momentet që mori vëmendjen gjatë kësaj ndeshje ishte momenti kur një tifoz hyri në fushë dhe bëri që ndeshje të ndërpritej për disa minuta.

    Tashmë është mësuar se tifozi që ka hyrë në fushë është shqiptar i Kosovës dhe banon në Skenderaj.

    Sami Rexhepi ishte personi që arriti ta evitojë sigurimin dhe të hyjë në fushë për disa minuta duke i përshëndetur disa lojtarë.

    Rexhepi tashmë ka treguar arsyen që fshihet prapa këtij veprimi që bëri bujë në rrjetet sociale.

    ”Kam vënë bast me djalin tim. Kjo ka qenë arsyeja”, ka thënë Rexhepi.

    Përndryshe, Shqipëria do të rikthehet në aksion sërish të mërkurën, ku kësaj radhe do të ketë kundërshtar Kroacinë.

  • Panik në Hamburg / Një person me sëpatë sulmon tifozët holandezë, qëllohet nga policia (Video)

    Panik në Hamburg / Një person me sëpatë sulmon tifozët holandezë, qëllohet nga policia (Video)

    Policia gjermane ka qëlluar sot një person me sëpatë në dorë pranë një zone të tifozëve të Euros gjatë marshimit të mbështetësve holandezë.

    Katër të shtëna me armë u dëgjuan pranë Reeperbahn, në Hamburg, ku mbështetësit e Holandës dhe polakëve po mblidheshin përpara ndeshjes së sotme.

    Rreth 40,000 tifozë holandezë po merrnin pjesë në një festë paqësore kur një burrë me një sëpatë ngjyrë ari filloi të sulmonte tifozët dhe zyrtarët, raporton tabloidi gjerman Bild.