Category: Sport

  • Panik në Hamburg / Një person me sëpatë sulmon tifozët holandezë, qëllohet nga policia (Video)

    Panik në Hamburg / Një person me sëpatë sulmon tifozët holandezë, qëllohet nga policia (Video)

    Policia gjermane ka qëlluar sot një person me sëpatë në dorë pranë një zone të tifozëve të Euros gjatë marshimit të mbështetësve holandezë.

    Katër të shtëna me armë u dëgjuan pranë Reeperbahn, në Hamburg, ku mbështetësit e Holandës dhe polakëve po mblidheshin përpara ndeshjes së sotme.

    Rreth 40,000 tifozë holandezë po merrnin pjesë në një festë paqësore kur një burrë me një sëpatë ngjyrë ari filloi të sulmonte tifozët dhe zyrtarët, raporton tabloidi gjerman Bild.

  • I FUNDIT/ Zbulohet formacioni i Shqipërisë, ja si e rreshton Sylvinho skuadrën përballë Italisë

    I FUNDIT/ Zbulohet formacioni i Shqipërisë, ja si e rreshton Sylvinho skuadrën përballë Italisë

    Shqipëria ndeshet përballë Italisë në “BVB Stadion” të Dortmundit, në takimin e parë të Kombëtares kuqezi në “EURO 2024”.

    “Top Channel” ka zbuluar rreshtimin që Sylvinho ka zgjedhur të hedhë në fushë për këtë sfidë.

    Në portë do të jetë Etrit Berisha, ndërsa në mbrojtje janë zgjedhur Hysaj, Gjimshiti, Ismajli dhe Mitaj. Në mesfushë do të luajnë Asllani, Ramadani dhe Bajrami, ndërsa Seferi dhe Asani do të mbështesin Brojën në krye të sulmit.

  • Futbolli në zi, portieri 26-vjeçar ndërron jetë në mënyrë të papritur

    Futbolli në zi, portieri 26-vjeçar ndërron jetë në mënyrë të papritur

    Një tragjedi shumë e madhe godet sërish botën e futbollit. Në mënyrë të papritur, në moshën 26 vjeçare ndërron jetë Matija Sarkic, portieri i Millëall dhe përfaqësueses së Malit të Zi.

    Lajmi është bërë publik nga vetë klubi i Millwall me anë të një komunikate për mediat.

    Sarkic luajti 33 ndeshje për Millwall, ndërsa erdhi nga Wolverhampton në gusht të 2023. Sarkic ishte pjesë edhe e përfaqësueses së Malit të Zi, madje ishte titullar në miqësoren e fundit kundër Belgjikës e fituar nga djajtë e kuq me rezultatin 2-0.

  • “Ethet” në “Euro 2024”, përftimet marramëndëse të Kombëtares kuq e zi nga eventi

    “Ethet” në “Euro 2024”, përftimet marramëndëse të Kombëtares kuq e zi nga eventi

    Kombëtarja Shqiptare do të përballet me atë italiane në një ndeshje që pritet të sjellë emocione të forta.

    Pavarësisht rezultatit dhe ecurisë që do të ketë në Grup, djemtë e Shqipërisë e kanë bërë tashmë historinë, duke u kualifikuar për herë të dytë, pas atij në Francë në vitin 2016.

    Përveçse një rezultat i rëndësishëm nga pikëpamja sportive, një garë futbollistike madhore, siç është Kampionati Europian shoqërohet edhe me përfitime të rëndësishme të natyrës ekonomike.

    Këtu përfshihen përfitimet direkte për Federatën Shqiptare të Futbollit, bonuset e mundshme për lojtarët, por edhe të ardhura shtesë për disa sektorë të veçantë të ekonomisë, të lidhur me zhvillimin e këtij evenimenti.

    Të ardhurat që pritet të sigurojë Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) nga pjesëmarrja në këtë kompeticion janë të konsiderueshme për një vend si Shqipëria.

    Sipas informacionit nga Federata Europiane e Futbollit (UEFA), pagesa fikse e pjesëmarrjes për secilën nga federatat pjesëmarrëse në Euro 2024 do të jetë 9.25 milionë euro.

    Me kualifikimin për në Europian, kjo shumë është një e
    ardhur e siguruar tashmë për FSHF.

    Të ardhurat e tjera do të jenë në varësi të rezultateve sportive që do të sigurojë Kombëtarja.

    Për çdo ndeshje të fituar në fazën e grupeve, ekipet do të përfitojnë 1 milion euro, ndërsa për çdo barazim do të marrin nga 500 mijë euro.

    Në këtë mënyrë, e ardhura shtesë mund të arrijë deri në 3 milionë euro, në rast se Kombëtarja do të arrinte t’i fitonte të gjitha ndeshjet.

    Kjo do ta çonte të ardhurën maksimale të mundshme nga faza e parë, në grupe, në 12.25 milionë euro.

    Më tej, kualifikimi për fazën e ardhshme, atë të të gjashtëmbëdhjetave, do të shoqërohej me një bonus shtesë prej 1.5 milionë eurosh.

    Pra, në rast se Kombëtarja kalon fazën e grupeve, FSHF do të përfitonte 10.75 milionë euro, plus të ardhurat nga fitoret ose barazimet e mundshme.

    Në rastin më të mirë, pra, të arritjes së tre fitoreve, e ardhura nga faza në grupe do të arrinte në 13.75 milionë euro.

    Duke pasur parasysh se në fazën e një të tetave do të kualifikohen 16 ekipe nga 24 pjesëmarrëse (dy vendet e para në çdo grup dhe katër vendet e treta më të mira) të paktën nga pikëpamja statistikore shanset për të vazhduar më tej janë të konsiderueshme.

    Në rast se Kombëtarja do të arrinte të kualifikohej më tej për në çerekfinale, bonusi nga UEFA për këtë fazë do të ketë vlerën e 2.5 milionë eurove.

    Kjo do ta çonte përfitimin total për FSHF në të paktën 13.25 milionë euro (pa përfshirë të ardhurat nga rezultatet në fazën e grupeve).

    Në rast të arritjes në gjysmëfinale, bonusi i parashikuar nga UEFA ka vlerën e 4 milionë eurove. Kjo do ta çonte të ardhurën totale nga Europiani në të paktën 17.25 milionë euro, plus shtesat e mundshme nga rezultatet e arritura në fazën e grupeve.

    Skuadra që do të fitojë Kampionatin Europian do të përfitojë një shpërblim prej 8 milionë eurosh, që e çon të ardhurën totale për ekipin fitues në të paktën 25.25 milionë euro, plus të ardhurat nga rezultatet në grupe (e ardhura maksimale do të arrinte në 28.25 milionë euro)

    Ekipi që do të renditet i dyti do të marrë një shpërblim prej 5 milionë eurosh, që do ta çonte të ardhurën minimale nga arritja në finale në shumën e 22.25 milionë eurove (e ardhura maksimale llogaritet në 25.25 milionë euro).

    Në fakt, të ardhurat maksimale të disponueshme do të jenë më të ulëta krahasuar me Euro 2020, kur ekipi fitues mund të përfitonte deri në 34 milionë euro. Në Euro 2024, shpërblimet e lidhura me rezultatet në secilën fazë do të jenë më të ulëta.

    Natyrisht që Shqipëria nuk renditet mes ekipeve favorite për të shkuar deri në fazat e fundit të Kampionatit Europian, por, në rast se Kombëtarja do të befasojë me rezultatet e saj, të ardhurat do të ishin të mëdha dhe mund të përbënin një bazë për të rritur investimet në zhvillimin e futbollit në vend.

    Kampionati Europian i Futbollit i vitit 2024 do të zhvillohet nga datat 14 qershor deri më 14 korrik në Gjermani.

    Sipas shortit të hedhur më datë 2 dhjetor, Shqipëria bën pjesë në grupin B, së bashku me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë./MONITOR

  • EURO 2024/ Shqipëri – Itali, si priten të rreshtohen skuadrat

    EURO 2024/ Shqipëri – Itali, si priten të rreshtohen skuadrat

    Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluan seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë, në “Signal Iduna Park”, të udhëhequr nga Sylvinho dhe stafi teknik.

    Tekniku në diskutim me Dorivën, Zabaletën, Bulkun dhe Salihin, ndërkohë që skuadra është ambientuar me terrenin ku këtë të shtunë do të përballet me 4 herë kampionët e Botës, aty ku në tribunat e stadiumit pritet të mbizotërojë ngjyra kuqezi, me tifozët që kanë vërshuar në Dortmund në mbështetje të kombëtares.

    Trajneri ka provuar dhe disa vendosje taktike, ndërkohë që për sa i përket formacionit duke përjashtuar ndonjë surprizë të minutës së fundit, Shqipëria pritet të zbresë në fushë me modulin e zakonshëm, 4-3-3.

    Për portën Berisha është i avantazhuar ndaj Strakoshës, ndërkohë që në dyshen para “gardianit”, i sigurt është Gjimshiti, teksa ka një balotazh të fortë për shoqëruesin e tij mes Ajetit dhe Ismajlit.

    Nuk ka risi nga krahët, me Mitaj dhe Hysajn të blinduar, ndërsa mesi i fushës pritet të jetë ai që luajti dhe në takimin e fundit me Azerbajxhanin, Asllani me Ramadanin dhe Bajrami para tyre.

    Për sa i përket treshes së sulmit, në qendër do jetë Broja, ndërsa nga krahët Asani dhe Seferi japin garancitë më të mëdha.

    Pritet të jetë kjo 11-shja që do të zbresë nga minuta e parë ndaj Italisë.

    Në kampin e kaltër ndërkohë Spalletti, është përpjekur të ruajë gjithçka për të surprizuar.

    Tekniku për këtë arsye ka preferuar të zhvillojë seancën e fundit në qendrën ku po stërvitet Italia dhe jo në stadiumin e ndeshjes, teksa në konferencë për shtyp nuk zbuloi nëse do të zbresë në fushë një skuadër të rreshtuar me mbrojtjen me tre apo mje katër.

    Edhe mediat më prestigjioze në Itali në këtë situatë janë treguar të rezervuara, duke mos guxuar të hipotetizojnë e megjithatë ka disa që japin indicie, sipas tyre mbrojtja pritet të jetë me 4, me modulin 4-2-3-1.

    Para Donnarummës do të rreshtohen, Di Lorenzo, Mancini Bastoni e Dimarko.

    Në mesfushë Barella është rikuperuar dhe do të jetë në qendër me Jorginhon, teksa i padiskutueshëm në majën e sulmit duket Scamacca, që do të mbështetet nga një treshe lojtarësh që e bëjnë Italinë të paparashikueshme, pikërisht Chiesa Fratessi dhe Pellegrini.

  • Rrëfimi special i të dashurës së Jasir Asanit: E njoha në derbi, isha tifoze e Tiranës kundër Partizanit

    Rrëfimi special i të dashurës së Jasir Asanit: E njoha në derbi, isha tifoze e Tiranës kundër Partizanit

    Futbollisti i Kombëtares, Jasir Asani dhe partneren e tij Giota kanë përfunduar në qendër të vëmendjes në mediat rozë. Dy yjet rrëfyen historinë e tyre të dashurisë: Si u njohën? Kush është më romantiku? Po më xhelozi? Në daljen e tyre të parë mediatike çifti iu përgjigj këtyre pyetjeve por jo vetëm.

    Historia e tyre u ngjan historive të epokës së sotme. E gjitha filloi me një follow në “Instagram” për tu kthyer më pas në një dashuri të vërtëtë.

    “Dikur kam pasur një Instagram publik dhe Jasiri më ndiqte aty. Nuk e dija deri sa një ditë ai vendosi të më shkruajë dhe pse dëshira ime nuk ishte për t’iu përgjigjur. Mirëpo, ai nuk hoqi dorë dhe pse unë mendoja shpesh mos t’i ktheja më përgjigje.”– tregoi Giota për “Revistën Class”

    Sigurisht ajo e njihte më parë, që kur ai luante për skuadrën e Partizanit dhe ajo shkonte në stadium si një tifoze e Tiranës.

    “E njihja kur ka luajtur me ekipin e Partizanit dhe unë shkoja shikoja ndeshjet se kam qenë tifoze me Tiranën. Lidhja me një futbollist është po aq e bukur por, dhe pak e vështirë në të njëjtën kohë.

    Më xheloze jam unë. Jo se Jasiri nuk është, por unë e shpreh pak më shumë. Zënkat i menaxhojmë shumë thjesht. Të jetë për mua i zgjas goxha, por siç e thashë Jasiri ka një tip shumë të qetë, qesh në çdo situatë. Dhe tani që ai më njeh mirë sa ta shikojë që unë filloj me ndonjë ‘dramë’, thotë ndonjë histori për të qeshur dhe di shpejt të dalë nga situata.

    Gjëja që më pëlqen më shumë tek Jasiri është qetësia që ai ka në çdo situatë. Ndërsa gjëra që nuk na pëlqejnë tek njëri-tjetri nuk kemi. Mendoj se kemi gjetur gjuhën e përbashkët dhe plotësojmë nga pak njëri-tjetrin”, u shpreh partnerja e Asanit.

  • Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës përcjell me festë tifozët kuq e zi

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës përcjell me festë tifozët kuq e zi

    Tifozët e skuadrës tonë kombëtare që fluturuan sot drejt Gjermanisë për të mbështetur Shqipërinë në Euro2024, u përcollen me një atmosferë festive nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.

    Me ngjyrat e flamurit kuq e zi, me një performancë nga Klajdi Haruni & Bruno, dhe me një entuziazëm të jashtëzakonshëm, tifozët dhe pasasgjerët që udhëtonin në destinacione të ndryshme festuan së bashku. Festa ishte e mbushur me emocione, duke shënuar një fillim të paharrueshëm për rrugëtimin e Shqipërisë në këtë kampionat të rëndësishëm evropian.

    Nga Aeroporti i Tiranës në stadiumet anembanë Evropës, jehona e krenarisë shqiptare do të tingëllojë duke i kujtuar botës lidhjen e pathyeshme mes një skuadre dhe tifozëve të saj të përkushtuar.

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës si pjesë e Kastrati Group, është kthyer në një qendër rajonale prej destinacioneve të shumta, zgjerimit të vazhdueshëm dhe shërbimeve të shtuara që ofron për pasagjerët.

  • Surpriza e Rike Roçit për Euro 2024, ja ku do e shohim modelen bukuroshe gjatë ndeshjeve të kombëtares (Video)

    Surpriza e Rike Roçit për Euro 2024, ja ku do e shohim modelen bukuroshe gjatë ndeshjeve të kombëtares (Video)

    Pas daljes nga shtëpia e famshme e “Big Brother Vip”, duket se Rike Roçi nuk do t’i ndahet ekranit.

    Me anë të një postimi në InstaStory-n e saj, Rike sapo na tregoi më shumë rreth planeve të së ardhmes, e mesa duket i tha të giitha.

    Krah Bledi Manes, bukuroshja pritet të komentojë ndeshjen e ditës së nesërme, ku sipas gazetarit do ketë shumë pyetje dhe përgjigje.

  • “Do të luftojmë për çdo pikë!”, Sylvinho flet para pëballjes me Italinë: E dimë kë kemi përballë

    “Do të luftojmë për çdo pikë!”, Sylvinho flet para pëballjes me Italinë: E dimë kë kemi përballë

    Teksa na ndajnë vetëm pak orë nga përballja e parë e Kombëtares Shqiptare në Euro2024, trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho është shprehur në konferencën për mediat se Shqipëria do të luftojë për çdo pikë.

    Mbrëmjen e së shtunës, Shqipëria do të luajë përballë Italisë, ndeshje që sipas Silvinjos do të jetë shumë e vështirë.

    Ai gjithashtu ka folur edhe për kundërshtarët italianë, për të cilët thotë se kanë një anë të fuqishme dhe është e vështirë të thyen.

    Ndër të tjera, Silvinjo thekson se do të dalin në fushë dhe do të luftojnë për çdo pikë.

    “Para së gjithash jam shumë i gëzuar që jam këtu. Kemi pasur një garë të vështirë gjatë kualifikimeve dhe është një nder i madh të jem me Shqipërinë në EURO 2024. Është fantastike për kapitenin (Gjimshiti) pasi nuk ka luajtur në 2016-ën. Është një nder i madh për të që është kapiten këtu.

    E di që do të jetë e vështirë kundër kundërshtarëve tonë. Do të shkojmë për të luftuar për çdo pikë. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë përballë Italisë. 11-shi startues është i gatshëm. Pas stërvitjes së fundit do të vendosim për 2 ose 3 emra të tjerë.

    Kemi aq shumë shqiptarë gjithandej nëpër botë. E dimë që ka shumë shqiptarë në Gjermani, Itali, Zvicër. Është një përgjegjësi shumë e madhe për ne të përfaqësojmë këta njerëz të mrekullueshëm. Do të jetë akoma dhe më mirë që stadiumi të jetë i mbushur me ngjyrat kuq e zi.

    Nuk kam folur me Mancinin për 6 muajt e fundit. Ai ka bërë një punë të mrekullueshme duke fituar Europianin në 2021-shin. Ju e dini që qoftë Europian ose Botëror, Italia është një skuadër e niveli më të lartë. Kanë fuqi, shkathtësi, aftësi. Italia është një nga skuadrat më të mira. Ajo kur del në fushë, shkon për të fituar të gjithë kompeticionin. Ne futemi për të marrë më të mirën.

    Pas ndeshjes me Moldavinë, kur e premë biletën për në Europian, 6 muaj më vonë, ndjenjat janë njësoj si në atë ndeshje. Skuadra është shumë e motivuar. Djemtë janë të gatshëm dhe do të jetë një ditë e mrekullueshme. Pas ndeshjes me Italinë do të jetë dita me më shumë emocione. Do të dalim në fushë për të dhënë më të mirën.

    Skema e Italisë? Kjo është një pikëpyetje e madhe për ju e për ne. Duke parë nga ajo që ka bërë Italia, ata mund të luajnë 4-3-3, ose 3-4-3. Ata kanë një anë të fuqishme dhe është e vështirë të thyen. Ka lojtarë që e mbajnë topin shumë mirë, janë të shkathët.

    E dimë se sa të mëdhenj janë kundërshtarët tanë. Në vitin 2018 kemi nisur Botërorin me Brazilin dhe bëmë një ndeshje të barabartë me Zvicrën. Ata që janë favoritë, ndoshta do të kenë vështirësi. Ne kemi ardhur këtu për të provuar atë që duhet. Ata nuk mund t’i lejojnë vetes shumë gabime. Siç e kam thënë, ne do të dalim në fushë dhe do të luftojmë për çdo pikë. Është një garë e vështirë, por çdo gjë mund të ndodhë. Dhe ne do të provojmë.

    Ne i kemi studiuar që të tre kundërshtarët tanë gjatë javëve të fundit. Kemi punuar 6-7 ditë për të krijuar një strategji. Kemi patur 3 apo 4 ditë për të punuar për ndeshjen e dytë dhe vlen njësoj për ndeshjen e tretë. Dëshira jonë është që të dalim aty dhe të bëjmë më të mirën.

    Kur një lojtar që vjen me një numër më të madh ndeshjesh, është më mirë. Lojtarët kanë bërë një punë të mrekullueshme sa i përket përgatitjes individuale.

    Mitaj dhe Daku? Ju flisni për dy lojtarë shumë të mëdhenj. Daku është një lojtar shumë i mirë. E kuptoj që mund të përmirësohen në ligën ruse. Aty, Daku mund të përmirësohet si sulmues i fuqishëm. Mitaj është një mbrojtës i majtë, edhe unë ashtu kam qenë. Është një lojtar taktik. E dua. E kam sjellë kur ka qenë 19 vjeç. E kam parë që mund ta ndihmojë ekipin e parë të Kombëtares. Më pëlqejnë që të dy dhe e di që mund të përmirësohen shumë në Rusi”, tha Sylvinho./Opinion.al

  • Tifozët kuqezi në Gjermani frikësojnë serbët: Do vijnë të na provokojnë para Anglisë

    Tifozët kuqezi në Gjermani frikësojnë serbët: Do vijnë të na provokojnë para Anglisë

    Prania e madhe e tifozëve shqiptarë në Gjermani, po shihet si “halë në sy” në Serb, më së shumti në mediat vendase, ku prej vitesh çdo gjë që ka lidhej me Shqipërinë, kujton të famshmen “Provokacija”.

    Serbia dhe Anglia, do të luajnë në xhiron e parë të Grupit C në Europian, të dielën në orën 21:00. Por ndërkohë, mediat serbe i ka kapur frika nga prania e 50 mijë shqiptarëve në Dortmund, ndaj mendojnë se ata mund të zhvendosen një ditë më pas në Gelsenkirshen, që nuk është shumë larg, për të shkaktuar kaos me tifozët serbë.

    Korrespondentët e “Blic.rs” nga Gjermania shkruajnë: “Sipas njohurive tona, ajo ditë do të jetë shumë “e nxehtë”, sepse në Dortmund janë 50 mijë tifozë shqiptarë.

    Shumë prej tyre do të vijnë në Gelsenkirshen aty pranë, ku po luan Serbia, për të krijuar kaos. Në ditën e ndeshjes sonë me Anglinë, kjo do të jetë një sfidë e dyfishtë për tifozët tanë për të treguar se askush nuk mund t’i provokojë ata, veçanërisht nëse e dimë që po vijnë edhe huliganët anglezë.

    Dhjetëra mijëra shqiptarë do të jenë në Dortmund sepse kombëtarja e tyre po luan atje një ditë më parë me Italinë dhe kur të jenë tashmë atje, një ditë më vonë do të shkojnë në një qytet aty pranë për të provokuar serbët”.

    Por, nëse serbët druhen nga prania e madhe e shqiptarëve, mediat kroate e shikojnë me një sy tjetër këtë realitet.

    Ja si e vlerëson “index.hr”: “Një numër kaq i madh i shqiptarëve nuk është për t’u habitur. Kjo është vetëm kompeticioni i dytë i madh në histori, në të cilin kombëtarja e tyre është kualifikuar. Ndaj ka eufori në vend dhe të gjithë duan ta shikojnë kombëtaren live në Euro. Përveç kësaj, ka një diasporë të madhe shqiptare në Gjermani dhe në vendet fqinje