Category: Sport

  • U ftua për herë të parë në Kombëtare/ Kush është Medon Berisha, “surpriza” e madhe në listën e Sylvinhos

    U ftua për herë të parë në Kombëtare/ Kush është Medon Berisha, “surpriza” e madhe në listën e Sylvinhos

    Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho publikoi sot listën paraparake me 27 futbollistë për përgatitoret në kuadër të Euro 2024.

    Në listën paraprake u vunë re disa mungesa të rëndësishme sidomos në repartin e sulmit, ku mungojnë Sokol Cikalleshi, Myrto Uzuni dhe Arbnor Muja.

    Gjithashtu një mungesë e rëndësishme ishte edhe në mesfushë, ku Sylvinho nuk ka preferuar Keidi Baren.

    Por përveç mungesave të rëndësishme, në listë ra në sy edhe një afrim i ri.

    Bëhet fjalë për mesfushorin Medon Berisha i cili është thirrur për herë të parë në Kombëtare.

    Mesfushori 20-vjeçar është në garë për një vend në Euro 2024 në Shqipëri, por nuk do të jetë e lehtë.

    Berisha luan për Lecce në Serie A, atje ku aktivizohet edhe mesfushori tjetër shqiptar Ylber Ramadani.

    Në këtë edicion, Berisha ka gjashtë paraqitje në kampionatin italian.

    Më herët, Berisha ka qenë me të rinjtë e Leçes, ndërsa është zhvilluar edhe tek Young Boys në Zvicër.

    Medon Berisha ka qenë së fundmi kapiten i U21 të Shqipërisë.

    Më herët ai ka luajtur për Kosovën U21 dhe gjithashtu për Shqipërinë U20 dhe U19.

  • VIDEO/ Mirlind Daku e mëson nga TV ftesën e Sylvinhos, sulmuesi s’i mban lotët! Familjarët qëllojnë me armë

    VIDEO/ Mirlind Daku e mëson nga TV ftesën e Sylvinhos, sulmuesi s’i mban lotët! Familjarët qëllojnë me armë

    Mirlind Daku, sulmuesi i Rubin Kazan ishte një nga 27 emrat që Sylvinho ka grumbulluar për në Euro 2024

    Mirlind Daku, sulmuesi i Rubin Kazan ishte një nga 27 emrat që Sylvinho ka grumbulluar për në Euro 2024

    Mirlind Daku, sulmuesi i Rubin Kazan ishte një nga 27 emrat që Sylvinho ka grumbulluar për në Euro 2024.

    Gjilanasi gjithçka e ka mësuar nga televizori, në momentin që u publikua lista. Gëzimi për të dhe familjarët ka qenë i madh, me sulmuesin që s’i ka mbajtur lotët.

    Në videon e publikuar nga gazetari Arlind Sadiku dëgjohen edhe të shtëna në ajër, me familjarët e Dakut që kanë festuar “alla-shqiptarçe”.

  • Shi milionash për Egnatian, asnjë ekip më parë nuk kishte fituar më shumë para nga FSHF në vetëm dy javë

    Shi milionash për Egnatian, asnjë ekip më parë nuk kishte fituar më shumë para nga FSHF në vetëm dy javë

    Skuadra e Egnatias është kurorëzuar sot kampione e Shqipërisë me fitoren 1-0 ndaj Partizanit në finalen e kampionatit. Një arritje e shkëlqyer e skuadrës rrogozhinase pas një edicioni ku ka fituar gjithçka, edhe në aspektin ekonomik me një shi milionash si asnjëherë më parë nga FSHF.

    Në bazë të rregulloreve të aktivitetit, Egnatia përfitoi si fillim 10 milionë lekë të reja vetëm nga renditja në vendin e parë në fund të fazës së rregullt. Kësaj shume iu shtuan edhe 5 milionë lekë të reja si shpërblim për fitoren e Kupës së Shqipërisë,

    Me fitoren e kampionatit në “Final Four”, Egnatia përfiton një tjetër shpërblim prej 10 milionë lekësh të reja nga FSHF, duke çuar në 25 milionë lekë të reja totalin që ka siguruar vetëm nga institucioni i futbollit shqiptar në dy javët e fundit. Një shifër që është bërë e mundur vetëm falë ndryshimit të skemës dhe që nuk ishte regjistruar asnjëherë më parë si shpërblim për një skuadër të vetme.

    Por jo vetëm kaq! Rrogozhinasit kanë të garantuar rreth 1 milion euro nga UEFA nga pjesëmarrja në Europë, ku do të luajnë fillimisht në Ligën e Kampioneve.

    PANORAMASPORT.AL

  • Luiza Gega dominuese absolute në Kampionatin Ballkanik, rrëmben sërish vendin e parë edhe në garën e 5000 m/p

    Luiza Gega dominuese absolute në Kampionatin Ballkanik, rrëmben sërish vendin e parë edhe në garën e 5000 m/p

    Atletja shqiptare, Luiza Gega është shpallur sërish kampione Ballkani për të dytën ditë radhazi.

    Ajo ka triumfuar në garën e 5000m. Nga ana tjetër, David Nikolli është pozicionuar në vendin e dytë për meshkuj në garën e 3000m.

    Njoftimi i plotë

    Të nderuar miq të medias, vijmë sërish te ju me dy lajme të mira.

    Në ditën e dytë të kampionatit të 77-të ballkanik të atletikës që po mbahet në datat 25-26 maj në Izmir të Turqisë, atletja e mirënjohur shqiptare Luiza Gega, pasi u shpall kampione Ballkani ditën e parë në garën 3000m me pengesa me kohën 9’26.40, sot, në ditë e dytë, fitoi një tjetër medalje ari në garën e 5000m.

    Duhet theksuar se nëse në garën e djeshme Luiza përfundoi 20 sekonda më shpejt se vendi i dytë, gara e sotme pati një finish të fortë.

    Konkurrentja direkte e Gegës ishte Yasemin Can, një keniane e natyralizuar turke, kampione në fuqi e Europës për 10000m.

    Gara ishte shumë taktike dhe kampionia jonë e bëri diferencën në 400m e fundit, duke e mbyllur garën e 5000m me kohën 15’38.52.

    Kujtojmë që Luiza Gega është e vetmja atlete shqiptare pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike të Parisit si e kualifikuar.

    Por përpara Olimpiadës, Gega do të marrë pjesë në kampionatin europian të Romës në qershor, ku do të tentojë të ruajë titullin kampione e Europës në 3000m me pengesa.

    Lajmi i dytë i mirë vjen nga atleti shqiptar David Nikolli, i cili e mbylli garën e 3000m me kohën 8’07.37, duke u renditur i dyti pas atletit austriak Sebastian Frey.

    Në këtë kampionat ballkanik, që ballkanik vetëm emrin ka, sepse pjesëmarrja e ekipeve shkon në 21, duke tejkaluar ndjeshëm rajonin dhe duke përfshirë edhe shtete të tjera si Austria, Izraeli, Qipro, Gjeorgjia, etj., ekipi shqiptar u përfaqësua me 8 atletë, 2 trajnerë, 1 fizioterapist dhe presidentin e federatës shqiptare të atletikës.

  • Prag tragjedie në F1, tre makina përplasen me njëra-tjetrën, ‘Red Bull’ bëhet copash (Video)

    Prag tragjedie në F1, tre makina përplasen me njëra-tjetrën, ‘Red Bull’ bëhet copash (Video)

    Gara e Formula 1 në Monako është ndalur menjëherë për shkak të një flamuri të kuq.

    Gara zgjati vetëm disa kthesa për shkak të një aksidenti midis Magnusen dhe Perez me Hulkenberg të përfshirë.

    Pas kthesës së parë dhe në vijën e parë, Magnusen dhe Perez prekën njëri-tjetrin, me shoferin meksikan që goditi murin dhe humbi kontrollin e makinës së tij, pastaj goditi edhe shoferin tjetër të Has, Hulkenberg.

    Faji duket se i përket pilotit danez, me një manovër të rrezikshme që bëri që Red Bull të humbiste kontrollin dhe më pas të përplasej me murin.

    Për fat të mirë të gjithë drejtuesit mbetën të padëmtuar, megjithëse makina e Perez u shkatërrua totalisht.

  • Euro 2024/ E zbulon gjigandi turk, Sylvinho merr në Kombëtare sulmuesin 23-vjeçar

    Euro 2024/ E zbulon gjigandi turk, Sylvinho merr në Kombëtare sulmuesin 23-vjeçar

    Ernest Muçi është emri i tretë që ka marrë një ftesë nga Sylvinho për në Euro 2024.

    Ka qenë klubi i tij, Besiktasi, që ka zyrtarizuar sulmuesin 23-vjeçar si pjesë të Shqipërisë.

    Në faqen zyrtare, klubi nga Stambolli ka treguar listën e lojtarëve që janë të grumbulluar nga kombëtaret e tyre, mes tyre edhe Muçin.

    Veç Brojës dhe Asanit që kanë ditë në Tiranë, Muçi bëhet lojtari i tretë që ka ftesën e sigurt.

    Veç tyre, edhe Gjasula duket se do jetë pjesë e grumbullimit fillestar që Sylvinho do bëjë për dy miqësoret e qershorit kundër Lihtenshtajnit dhe Azerbajxhanit, para se më 7 qershor të dorëzojë në UEFA listën finale me maksimumi 26 emrat që do përballen në Gjermani për Grupin B të Euro 2024 kundër Italisë, Spanjës dhe Kroacisë.

    Nesër , në orën 16:00 trajneri Sylvinho do publikojë edhe listën me futbollistët e grumbulluar.

  • Lista e Silvinjos, si janë shanset për Europianin! Dilemat e trajnerit janë në…

    Lista e Silvinjos, si janë shanset për Europianin! Dilemat e trajnerit janë në…

    Kjo është fundjava e fundit për një pjesë të mirë të kuqezinjve, të cilët janë në pritje të një telefonate nga Silvinjo për t’u nisur menjëherë drejt Tiranës.

    Edhe pse në kryeqytet prej disa ditësh ndodhet Jasir Asani, Frederik Veseli, Odise Roshi dhe ndonjë tjetër. Të hënën trajneri Silvinjo do të publikojë listën me lojtarët që do të grumbullojë dhe me shumë mundësi do të jenë 26 emra ata që braziliani do të preferojë për të marrë me vete në fazën përgatitore, që do të zhvillohet në Austri. Ekipi pritet të niset më 29 maj drejt Grazit dhe në program janë dy miqësore, më 3 qershor dhe 7 qershor, ndaj Lihtenshtejnit dhe Azerbajxhanit. Për t’u rikthyer te lista, le të rendisim disa nga dilemat e Silvinjos, edhe pse mund të pritet ndonjë surprizë e vogël në listë.

    PORTA Në portë nuk ka shumë histori, me Thomas Strakoshën dhe Elhan Kastratin që janë të gatshëm, ndërsa për t’u vlerësuar mbetet gjendja e Etrit Berishës, i dëmtuar që para dy muajsh dhe vijon ende të mos jetë as në stol me Empolin. Megjithatë, në çdo rast, Alen Sherri është në dispozicion për një zëvendësim nëse do të jetë nevoja.

    MBROJTJA Duke qënë se Silvinjo aplikon një skemë me 4 mbrojtës, praktikisht duhet të thirren 8 emra nga ky repart në listë, ku përfshihen katër lojtarë stoli sipas pozicionit. Hysaj-Balliu është i mbyllur si “muhabet” në krahun e djathtë. Në qendër dyshja Gjimshiti- Ismajli janë më në formë dhe shihen edhe si titullarë për në Europian, ndërkohë Kumbulla, Ajeti dhe Mihaj do të luajnë për dy vende. Në krahun e majtë mbetet Mario Mitaj, por herë pas here Silvinjo ka preferuar si zëvendësues të 20-vjeçarit, Naser Alijin, i cili do të garojë me Frederik Veselin, që nuk e ka problem të mbulojë edhe këtë krah, pasi po e bën në Turqi. Megjithatë, në javët e fundit ka pësuar një dëmtim dhe s’dihet nëse është rikuperuar plotësisht.

    MESFUSHA DHE SULMI Jemi mësuar tashmë që në mesfushë të shohim dyshen Ramadani-Asllani, e krijuar nga Silvinjo në këto kualifikuese. Në stol si alternativë janë Qazim Laçi dhe Keidi Bare, ndërkohë në këtë pozicion është edhe Klaus Gjasula që mund të përfshihet si një emër shtesë në mesfushë. Përpara tyre vendoset si fantasist Nedim Bajrami, ndërsa edhe për Ernest Muçin është një rol që e adhuron. Për të kaluar nga krahët, Jasir Asani dhe Arbnor Muja janë favoritë në krahun e djathtë të sulmit. Këtu mos harrojmë Muçollin, edhe pse është në luftë me kohën për t’u rikthyer nga dëmtimi, ndërsa krahu tjetër mbulohet me Uzunin dhe Seferin, por megjithatë një alternativë tjetër është edhe Arbër Hoxha. Sipas një llogaritjeje, që gjithmonë mbetet në kuadrin e hamendësimit, deri këtu janë 22 lojtarë. Lista lejon edhe katër të tjerë që mund të jenë sulmuesit, me emra si: Cikalleshi, Broja, Manaj dhe Daku. Megjithatë, nuk përjashtohet edhe ndonjë surprizë nga Silvinjo me ndonjë afrim të ri të bujshëm, por edhe ndonjë rikthim me peshë.

  • “Silvinjo më thotë “s’më ke sjellë lojtarë të mirë””, Bushi analizon Kombëtaren para Euro 2024: Logjika thotë që Broja dhe Asani nuk kapin formën

    “Silvinjo më thotë “s’më ke sjellë lojtarë të mirë””, Bushi analizon Kombëtaren para Euro 2024: Logjika thotë që Broja dhe Asani nuk kapin formën

    Alban Bushi ka bindjen se Shqipëria mund të bëjë më mirë se në Euro 2016 dhe se ka forcë që në Gjermani 2024, të kalojë grupin. Trajneri i përfaqësueses Shpresa, ka analizuar kuqezinjtë në një intervistë për “Sport News” në “News 24”, duke shfaqur bindjen që ka për atë që mund të bëjë ekipi.

    Në bashkëbisedimin me moderatoren Trevisa Tufa, ai foli edhe për të ardhmen e përfaqësueses që drejton, duke e cilësuar si gjë shumë të mirë nëse Shqipëria merr organizimin e Euro 2027, edhe pse tifozët e kontestojnë aktivitetin në bashkëpunim me Serbinë.

    Pikësëpari Bushi, përpara se të flasim për ekipet përfaqësuese, të dielën luhet finalja e titullit, Partizani-Egnatia. Si e shihni këtë sfidë, kë shihni favoritë?


    Janë dy ekipet më të forta, janë plotësisht me meritë aty. Unë mendoj se Egnatia është më favorite pasi ka qëndruar gjatë gjithë vitit në krye. Në krahun tjetër, Partizani është favorit se luan në shtëpi.

    Bushi, jeni të kënaqur me skemën, ishte një risi për të gjithë…

    Gjithmonë ka pakënaqësi. Po të pyesësh Egnatian do t’i vijë keq pasi ka qenë në krye prej fillimit të sezonit, për ekipet e tjera është një favor. Risi, ka qenë e duhura, për momentin. Duhet të shikojmë finalen, rëndësi ka edhe ajo ndeshja për vendin e 3-të.

    Në nivel përfaqësues, ka pasur elementë të rinj, lojtarë që mund t’i shërbejnë ekipeve zinxhirë? Prisni diçka më shumë nga klubet, nga puna me ekipet zinxhir? Për shembull Gaz Demi, e ka fiksim, në çdo dalje publike, kërkon aktivizimin e lojtarëve të rinj. Halili gjithashtu…


    Strategjia vjen nga koka, pra nga të mëdhenj. Nuk jam i kënaqur nga ajo e të rinjve, sepse shumë pak luajnë. U bënë shumë vite që nuk luajnë të rinjtë. Gjithsesi, janë strategjitë e tyre, klubet janë disa private, disa jo. Unë mendoj që duhet t’i japim më shumë mundësi të rinjve. Ne e kemi në gjak futbollin. Nëse një fëmijë nuk ka një fushë ku të luajë 3 ose 4 orë në ditë, është e vështirë që një shtet të zhvillohet.

    Ky ishte një vit i rëndësishëm për futbollin shqiptar, për ekipet përfaqësuese. Kur kthen kokën pas, ke ndonjë peng Bushi, mund të kishit marrë diçka më shumë nga kualifikueset e Evropianit? E kam fjalën për përfaqësuesen që ju drejtoni…


    Ne kemi dhe 3 ndeshje, janë 9 pikë, nëse marrim 9 pikë ia dalim, pra kualifikohemi. Nuk mund të them se kam, pasi që kur hidhet shorti, e shikon që janë skuadra më të përparuara se ne, si Zvicra, Rumania, gjithashtu edhe Finlanda. Unë kam një peng, por do ta them pas 3 ndeshjesh. Ajo ndeshje me Finlandën në Tiranë mund ta fitonim, ajo është një peng, pasi jemi -2 pikë, po t’i kishim ato pikë do ishim më mirë.

    Fakt është që U-21 ka qenë një burim i madh për Kombëtaren A. Në këndvështrimin tënd, kush janë “xhevahiret” e Bushit, lojtarë që janë gati për ekipin A?


    Është e vërtetë, do të jenë 2-3 lojtarë të ekipit shumë shpejt pjesë e ekipit A. Zhvillimi, vazhdimësia, duhet të punojnë shumë që të kalojnë te ekipi A. Mendoj që janë djem që e duan fanellën dhe kombin. Emër? S’dua të përmend emra.

    E di që jeni në kontakt të vazhdueshëm me Silvinjon dhe stafin e tij. Përveç lojtarëve, ka ndonjë kërkesë specifike, interesohet për ndonjë lojtar konkret, apo filozofi loje?


    Filozofi loje jo, bisedojmë gjithmonë me drejtorin sportiv. Secili trajner luan si mendon ai dhe në bazë të elementëve. Silvinjo nuk ka një kërkesë specifike, ndonjëherë me batuta më thotë që ke kohë që s’më ke sjellë lojtarë të mirë.

    Dikur, ishe i pari që flisje për cilësitë e Brojës, për potencialin e tij, u bërë viral me profecinë tënde. Sot që flasim, cili është parashikimi i radhës i Bushit, kush lojtar do mund të ngrihet në nivele të tilla?


    Doni, s’doni, doni të nxirrni një emër. Unë kam thënë për Pajazitin, Medon Berisha ka një zhvillim shumë të mirë kohët e fundit. Fetahi, i datëlindjes 2005. Mendoj se do kemi xhevahire shumë shpejt.

    Së fundmi Shqipëria ka hedhur kandidaturën për organizimin e “Euro2027”. Çfarë do të thotë për Shqipërinë, nëse miratohet gjithnjë? A do të ishte dhe për ju një provë e madhe, një test i fortë?


    Shqipëria ka bërë gjëra të mëdha në aspektin futbollistik, gjëra të paimagjinueshme. Federata e di se sa ka qenë respekti ndaj nesh, tani na shikojnë ndryshe. Kemi organizuar evente si ai i Conference League. Do Zoti e marrim këtë organizimin e Euro 2027, është diçka pozitive. Unë jam i bindur se do ta arrijnë edhe vetë, pa qenë nevoja të jesh vend organizator.

    Bushi, e mendoje që brenda 8 vitesh do riktheheshim sërish në Evropian, më thuaj të vërtetën?


    Patjetër që po, unë mendoj që duhet të jemi edhe në Botëror. Unë e kam thënë edhe më përpara, që Shqipëria jo vetëm që do kualifikohet, por edhe do kalojë edhe ture. Tani ka ardhur momenti. Kur shikon lojtarë që kushtojnë shumë, edhe një amator e di që ajo skuadër do bëjë mirë. Nuk jemi si Italia dhe Spanja, por ngadalë do vijë edhe ajo ditë.

    Bushi, jemi në ethet e listës, është e vështirë për një trajner. Ju keni qenë pjesë edhe e stafit të De Biazit tete vite më parë…


    Gjëja më e vështirë, kjo është pjesa më e vështirë. Kur duhet të lësh një lojtarë në tribuna, është e vështirë. As De Biazi nuk e kishte të lehtë atëherë kur la Gjimshitin, Rashicën dhe Rrahmanin në shtëpi. Kam qenë atje, më vinte shumë keq. Duhet pranuar vendimi dhe duhet punuar më shumë për të qenë pjesë e listës.

    Për kuriozitet, e ke diskutuar ndonjë herë me Gjimshitin atë që ndodhi tetë vite më parë? Ajo pamja juaj teksa përcillje Gjimshitin, Rrahmanin dhe Rashicën ka bërë xhiron në rrjet për shume vite…


    Nuk e kam diskutuar, Gjimshiti është treguar profesionist. Një lojtar që luan në Armeni, shënon, luan në eliminatore, ekipi merr pjesë në Europian. Mendoj që me atë sjellje ka treguar se është profesionist. Jo më kot është një nga më të mirët. Ata dy të tjerët ikën te Kosova, ky qëndroi te Shqipëria.

    Mund të ndodhin edhe këtë herë skenarë të tillë, rrezikojmë të humbasim ndonjë lojtar me vlera?


    Po e mendoj, 3-4 do të qëndrojnë në shtëpi. Nuk mendoj që do jetë një lojtar vendimtar si Gjimshiti, nuk do jetë ky rast tani.

    Për ironi të fatit, pikërisht aty ku ka Silvinjo me shumë dilema, në sulm, pikërisht sulmuesit po shpërthejnë këtë periudhë. Manaj, Seferi, Daku po kalojnë një formë të shkëlqyer…


    Janë gjëra që duhen pranuar. Me këtë që UEFA ka marrë vendimin për të qenë 26 lojtarë, mund të jetë diçka më e mirë.

    Ndërkohë dy lojtarë si Broja dhe Jasir Asani nuk luajnë asnjë minutë, ka vend për t’u shqetësuar? A mund ta kapin formën vetëm me fazën përgatitore dhe me testet miqësore?


    Nga ana logjike nuk mund të kapin formën. Kur bëhet fjalë për 3 ndeshje, mendoj që lojtari jep më të mirën, pasi motivimi është shumë i madh. Nuk është e sigurt, por mund të bëjnë mirë edhe këta të dy.

    Ndryshe nga kualifikueset ku legjionarët ishin “zjarr” me ekipet respektive, në këtë fund sezoni nuk janë shumë në formë. Përveç Brojës dhe Asanit, Uzuni gjithashtu ka luajtur i dëmtuar, Bajrami ka luajtur pak, etj. A mund të ndikojnë këto detaje në Europian?


    Këto ndikojnë, kur bëhet fjalë për shumë. Të gjitha skuadrat i kanë lojtarët në Europian me nga 90 minuta në këmbë. Kur është komplekse kjo, normalisht që ndikon. Mendoj se ndikon. Kur luan për Shqipërinë, të gjithë japin maksimumin.

    Çfarë Europiani pret Alban, mund të bëjmë më mirë se sa në “Euro2016”, apo fati ynë u shkrua në short?


    Nuk është shkruar në short. Edhe kur na doli Portugalia, Serbia e Danimarka në short, unë dola dhe thashë që do kualifikohemi, ne u kualifikuam. Për pjesëmarrjen në Europian, kemi bërë paraqitje shumë të mira me Francën, Zvicrën dhe Rumaninë që fituam. Ndaj Zvicrës lamë rast me Gashin. Fati ndonjëherë shkon me ekipet e mëdha. Shpresoj që të jetë fati me ne, ne kemi fituar ndaj Çekisë dhe Polonisë, tifozët janë të karikuar si në Hamburg, Dyseldorf dhe Dortmund. Kam besim se kalojmë grupin.

    Më mirë, më shumë se tre pikët, kam përshtypjen se do duhej një mrekulli, por kujt mund t’i marrim pikë?


    Mendoj Kroacisë dhe Italisë, besoj te fitorja.

    Prej tetë vitesh shqiptarët kujtojnë ende golin e Sadikut, kush shënon këtë Europian?


    Te ne kanë shënuar shumë. Ne kemi lojtarë shumë të shpejtë, kemi Uzunin që ka bërë gola, kemi Cikalleshin që ka eksperiencë.

    E fundit, si trajner, po të ishe në vendin e Silvinjos, do kishe firmosur kontratë të re përpara Evropianit? Edhe kjo një lloj sfidë është, sepse mund të bëjmë hapa të mëdhenj përpara, por mund të bëjmë dhe hapa pas. Apo Silvinjo e bëri pjesën e tij duke na dërguar në “Euro2024”?


    Një pyetje që nuk më takon të flas. Po të isha unë, nuk diskutohet. Për Silvinjon nuk e di.

    PANORAMASPORT.AL

  • Më pak shanse për Shqipërinë, Nagelsman fton Brajan Grudën të stërvitet me Gjermaninë para Europianit

    Më pak shanse për Shqipërinë, Nagelsman fton Brajan Grudën të stërvitet me Gjermaninë para Europianit

    Shanset e Shqipërisë për të bindur Barjan Grudën të veshë në të ardhmen fanellën kuqezi kanë pësuar një goditje nga vendimi i fundit i Julian Nagelsman.

    Trajneri i përfaqësueses gjermane, ka vendosur të grumbullojë talentin shqiptar për stërvitje me ekipin i cili do të marrë pjesë në Euro 2024.

    Gruda, i cili përfaqëson Gjermaninë me U21, shihet si një lojtar me të ardhme dhe nuk është aspak çudi që lojtarin e Mainc tani e kërkojnë klube më të mëdha si Bajer Leverkusen, Borusia Dortmund, Lajpcig apo Liverpul. Djaloshi monitorohet edhe nga FSHF, që është përpjekur ta bindë të veshë fanellën kuqezi. Por ky vendim mund të bindë Grudën që të presë shansin e tij me Gjermaninë.

    Ai dhe Roko Raitz do të stërviten me pjesën tjetër të skuadrës së grumbulluar para Europianit deri të premten e ardhshme. “Disa nga lojtarët tanë të përfaqësues do të jenë në veprim në finalen e Kupës dhe të Ligës ë Kampioneve, ndaj do i bashkohen më vonë ekipit.

    Në mënyrë që skuadra të stërvitet në mënyrë optimale në pjesën e parë të përgatitjeve, ne do të dëshironim t’u jepnim dy lojtarëve të rinj premtues, mundësinë që të tregojnë veten me ekipin A”, ishte komenti i Nagelsman rreth kësaj ftese që padyshim afron edhe më shumë Grudën me përfaqësuesen gjermane.

  • E gjithë Europa po flet për gjestin që tregoi Berat Gjimshiti në finalen e Europa League, shikoni se çfarë bëri lojtari i Shqipërisë

    E gjithë Europa po flet për gjestin që tregoi Berat Gjimshiti në finalen e Europa League, shikoni se çfarë bëri lojtari i Shqipërisë

    Berat Gjimshiti nuk është vetëm një lojtar i madh, por edhe një njeri i madh.

    Këtë e ka treguar gjithmonë, madje edhe në finalen e Europa League të fituar kundër Leverkusen, 3-0. Mbrojtësit shqiptar iu besua shiriti i kapitenit në krah pasi Toloi gjendej në stol dhe De Roon ishte i dëmtuar.

    Pasi Ceferin i dorëzoi Kupën, në rastet e zakonshme kapiteni shkon përkrah ekipit dhe e ngre trofeun vetë i pari. Por Gjimshiti, duke treguar gjithë respektin për De Roon që ishte i dëmtuar dhe nuk mundi të luante, zgjodhi që t’ia jepte atij trofeun së bashku me Toloin, duke e ngritur të tre trofeun. Ky gjest i madh i Gjimshitit ka filluar të vlerësohet së tepërmi nga shumë media në Europë.