Category: Sport

  • “I pakalueshëm, perfekt”, mediat italiane elozhe për Gjimshitin: I futi frikën Adlis

    “I pakalueshëm, perfekt”, mediat italiane elozhe për Gjimshitin: I futi frikën Adlis

    Një kapiten, një lideri i vërtetë, një lojtar me shumë klas që udhëhoqi prapavijën e Atalantës në një nga ndeshjet më të mëdha të këtij klubi. Berat Gjimshiti shkroi historinë e Atalanta-s, ndërsa për të ishte një trofe po kaq unik, një shpërblim për një karrierë fantastike, ku me përulësi dhe me shumë punë u ngjit në nivele të pabesueshme.

    Jo vetëm tifozët shqiptarë që festuan shumë për suksesin e kapitenit të tyre, Gjimshiti ka bërë për vete edhe Italinë, me mediat që nuk i kursyen elozhet ndaj kapitenit të Shqipërisë: “Nuk kalohet. I fut aq shumë frikë Adli sa e detyron të jap një assist për Lookman në golin e dytë”, shkruan TuttomerkatoWeb.

    Ishte detyra e tij të kontrollonte Wirtz, talentin e Leverkusen. E ndoqi në çdo cep të fushës, jo vetëm në zonë. U ndëshkua shpejt me karton të verdhë që mund t’i kushtëzonte lojën, por jo, zhvilloi një ndeshje perfekte”, shkruan Sportmediaset, të dyja të përditshmet italiane e vlerësuan me notën 7.

  • “E vështirë të gjesh fjalët”, Gjimshiti pas suksesit në Ligën e Europës: Krenar për shiritin, e imagjinoja një moment kështu në Kupën e Italisë

    “E vështirë të gjesh fjalët”, Gjimshiti pas suksesit në Ligën e Europës: Krenar për shiritin, e imagjinoja një moment kështu në Kupën e Italisë

    Berat Gjimshiti ishte futbollisti i cili çoi lart i pari trofeun e Ligës së Europës, të parin në historinë e Atalantës, duke u bërë futbollisti i parë i Kombëtares shqiptare që fiton këtë turfe, [ër më tepër si kapiten. Një moment që ai pranoi se nuk e kishte imagjinuar kurrë më parë.

    “Është e vështirë të gjesh fjalët tani, as që po e kuptoj se çfarë bëmë. Një sukses kaq i madh pas finales së humbur është i pabesueshëm, morali nuk ishte më i miri… Por. tani nuk më interesojnë 3 finalet e humbura.

    Shiriti? Jam krenar, sot mësova se do të mbaj shiritin në krah. Por grupi është fantastik, sot nuk kishte histori, luajtëm shumë mirë dhe e merituam.

    Tifozët na mbështesin gjithmonë, edhe nëse kemi humbur finalet e tjera, por sot shkoi mirë. Të gjithë të mirë, këta tifozë e meritojnë suksesin.

    A do e imagjinoja kur iu bashkova Atalantës? Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë. Kur arrita situata dhe pritshmëritë ishin të ndryshme, ne po luanim për të shmangur rënien. Ardhja e Gasperinit solli një filozofi të re, ai gjithmonë dëshiron të përmirësojë lojtarët dhe t’i bëjë ata të performojnë më të mirën e tyre. Pastaj disa vite më vonë fillova të imagjinoj një moment të tillë, ndoshta jo Ligën e Europës, më shumë Kupën e Italisë. Por sot e meritojmë të gjithën”, tha Gjimshiti pas ndeshjes.

  • Nderimi më i madh për Berat Gjimshitin, mbrojtësi kuqezi do të jetë kapiteni i Atalantës në finalen e Ligës së Europës

    Nderimi më i madh për Berat Gjimshitin, mbrojtësi kuqezi do të jetë kapiteni i Atalantës në finalen e Ligës së Europës

    Berat Gjimshiti do të hyjë në histori në mbrëmjen e nesërme si futbollisti i parë i përfaqësues shqiptare që luan në një finale të mëdha ndërkombëtare, kur të aktivizohet si titullar me Atalantën përballë Bajer Leverkusenit në Ligën e Europës.

    Por jo vetëm kaq, klubi ka vendosur që të jetë pikëisht qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare ai që do të mbajë shiritin e kapitenit për ndeshjen në fjalë, që është padyshim historike për bergamaskët.

    Kjo u konfirmuar sot në konferencën zyrtare në pragndeshje, ku pikërisht Gjimshiti ishte futbollisti i përzgjedhur nga Gasperini për të qëndruar përkrah tij në prononcimet para mediave. Një tjetër shenjë vlerësimi për një futbollist i cili ka bërë gjithçka mirë në rrugëtimin e tij dhe tashmë po merr vlerësimet maksimale për karrierën e shkëlqyer.

  • E papritur/ Mesfushori gjerman tërhiqet nga futbolli! Legjenda e Real Madridit

    E papritur/ Mesfushori gjerman tërhiqet nga futbolli! Legjenda e Real Madridit

    Mesfushori gjerman dhe legjenda e Real Madrit, Toni Kros ka marrë vendimin e papritur duke u tërhequr nga futbolli i luajtur!

    Njoftimin e ka bërë të ditur vetë futbollisti me anë të një postimi ne rrjetet sociale, duke theksuar se ai ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij si futbollist profesionist pas Euro 2024.

    “17 korrik 2014, dita e prezantimit tim në Real Madrid, dita që më ndryshoi jetën. Jeta ime si futbollist, por mbi të gjitha si njeri. Ishte fillimi i një jete të re në klubin më të madh në botë. Sot, pas 10 vitesh, në fund të sezonit, kësaj jete i vjen fundi. Nuk do ta harroj kurrë këtë dekadë emocionuese dhe të suksesshme!

    Dëshiroj të falënderoj veçanërisht presidentin Florentino Pérez, klubin dhe të gjithë ata që më pritën me zemër të hapur dhe më besuan. Por mbi të gjitha dua t’ju falënderoj, të dashur tifozë të Real Madridit, për dashurinë dhe mbështetjen tuaj nga dita e parë deri në të fundit. Në të njëjtën kohë, ky vendim do të thotë që karriera ime si futbollist aktiv do të përfundojë këtë verë pas Euros.

    Siç e kam thënë gjithmonë, Real Madrid është dhe do të jetë klubi im i fundit. Sot jam i lumtur dhe krenar që gjeta në kokën dhe zemrën time momentin e duhur për këtë vendim. Ambicia ime ishte gjithmonë të përfundoja karrierën time në nivelin më të lartë. Nga ky moment, kam vetëm një mendim kryesor në mendjen time dhe asgjë nuk do të më ndajë nga kjo: Le të shkojmë për 15!!! HALA MADRID DHE ASGJE MË SHUMË!”.

  • ‘Ethet’ e Europianit/ Sylvinho lë në pritje legjionarët dhe tifozët, ja kur del lista

    ‘Ethet’ e Europianit/ Sylvinho lë në pritje legjionarët dhe tifozët, ja kur del lista

    Ende shumë pak na ndan nga Euro 2024, kompeticioni madhor i cili do të fillojë në 14 qershor në Gjermani. Shumë Kombëtare kanë publikuar listat e tyre paraprake të lojtarëve të grumbulluar, kjo dhe duke iu gëzuar zgjerimit të listave në 26 lojtarët.

    Gjermania, Holanda, Italia dhe Ukraina, janë disa pjesëmarrëse të cilat tashmë kanë bërë publike listat e lojtarëve që do marrin me vete në Europina, ndërsa Shqipëria vijon të jetë në pritje të kampionëve të sajë.

    Trajneri Sylvinho ende nuk ka dhënë informacione se kush mund të jenë lojtarët që do thërriten, ndërsa dyshimet dhe ethet janë duke u shtuar dita ditës.

    Trajneri ka krijuar në ‘rreth’ të gjerë alternativash që prej ditës ku ka marrë në dorëzim frenat e Kombëtares.

    Afërsisht 40 lojtarë qëndrojnë në pritje të një ftese aq të dëshiruar për të përfaqësuar Shqipërinë në Euro 2024.

    Sylvinho dhe stafi i tij e kanë të qarë bazën e Kombëtares, por një selektim cilësor kërkon më shumë kohë, duke ndjekur dhe më nga afër formën që kanë kaluar lojtarët gjatë muajve të fundit.

    Sipas të gjithë gjasave, Sylvinho do të publikojë listën paraprake më 27 maj, përpara se Shqipëria të nis fazën përgatitore në Austri. Ndërkohë, lista zyrtare, deri në 26 lojtarë, do të dorëzohet më 7 qershor.

    Dy sfidat miqësore që Shqipëria do zhvillojë me Lihtenshejnit dhe Azerbajxhanin do të jenë vendimtare në përzgjedhjet e brazilianit.

  • Finalja e madhe Partizani-Egnatia por sa kushtojnë biletat?

    Finalja e madhe Partizani-Egnatia por sa kushtojnë biletat?

    Partizani dhe Egnatia do të diskutojnë mes tyre titullin kampion në ndeshjen finale që do të luhet të dielën e ardhshme në “Air Albania”. Në takimin në fjalë, të dy skuadrat do të kërkojnë të kenë një mbështetje të madhe nga tifozeria përkatëse.

    Ndërkohë, çmimet e biletave të caktuara nga FSHF variojnë nga 1 mijë lekë pas porte, deri në 10 mijë lekë në tribunë VIP për të parë këtë sfidë ku do të kurorëzohet kampionia e Superiores.

    ÇMIMET E BILETAVE TË VENDOSURA NGA FSHF

    Çmimet nisin nga 1.000 lekë të reja në tribunat pas porte dhe këndore, ndërsa biletat në tribunat E103, 107, 204 dhe 208 do të kenë çmimin 1.500 lekë të reja.

    Sakaq, biletat në tribunat E 104, 105, 106, 205, 206, 207 do të shiten me çmimin 2.000 lekë të reja për finalen.

    Biletat në tribunat Ë101,102, 106 dhe 107 do të shiten me çmimin 4.000 lekë për sfidën finale.

    Në tribunën Vip Gold Ë103 dhe 105, biletat do të shiten 8.000 lekë për takimin final.

    Ndërkaq, në tribunën VIP Platinum çmimet e biletave për ndeshjen finale do të kushtojnë 10.000 lekë të reja.

  • Peceta e përdorur nga Barcelona për të nënshkruar me Lionel Messin shitet 1 milion dollarë

    Peceta e përdorur nga Barcelona për të nënshkruar me Lionel Messin shitet 1 milion dollarë

    Peceta në të cilën Barcelona premtoi të nënshkruante me Lionel Messin (36 vjeç) kur ai ishte 13-vjeçar është shitur për 762 mijë paund (969 mijë dollarë), tha të premten shtëpia e ankandeve ‘Bonhams’.

    Peceta u nënshkrua në dhjetor 2000 nga ish-drejtori sportiv i Barçës, Carles Rexach dhe këshilltari i transferimeve Josep Minguella së bashku me agjentin argjentinas Horacio Gaggioli gjatë drekës në një klub tenisi.

    Messi u bë një nga lojtarët më të mëdhenj të Barcelonës, duke fituar mbi 30 trofe dhe duke e lënë klubin katalanas si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me 672 gola. Ai gjithashtu fitoi një rekord të tetë çmimeve të ‘Topit të Artë’ për lojtarin më të mirë në botë dhe udhëhoqi Argjentinën drejt kurorës së Kupës së Botës në 2022.Lionel Messi tani luan për klubin amerikan Inter Miami në Major League Soccer. “Po, është një pecetë letre, por është peceta e famshme që ishte në fillimet e karrierës së Lionel Messit”, tha në një deklaratë Ian Ehling, kreu i librave dhe dorëshkrimeve në Bonhams.

    “Kjo ndryshoi jetën e Messit, të ardhmen e FC Barcelonës ​​dhe ishte e rëndësishme në dhënien e disa prej momenteve më të lavdishme të futbollit për miliarda tifozë anembanë globit”, thuhet nga organizatorët e ankandit. Blerësi mbetet anonim.

  • ‘Sulmet’ nga trajneri, Jasir Asani e nxjerr zbuluar dhe tregon ‘kilet’ e tepërta

    ‘Sulmet’ nga trajneri, Jasir Asani e nxjerr zbuluar dhe tregon ‘kilet’ e tepërta

    Jasir Asani ka reaguar menjëherë për lajmet e fundit ku thuhej se është mbipeshë. Në fakt ishte vetë trajneri i skuadrës Gwangjju që kishte deklaruar se arsyeja që nuk luan është se futbollisti kishte shtuar disa kilogram më tepër dhe se në stërvitje nuk kishte përformancën e duhur.

    “Mëngjarashi” i kombëtares ka bërë një postim në rrjete sociale, ku në një farë mënyre hedh poshtë deklaratat e trajnerit. Një foto në palestër e shoqëruar me disa të qeshura, që merren si ‘ironi’ për atë çfarë deklaroi trajneri.

    ‘Është mbipeshë dhe nuk ka performancë të stërvitje’, ishin fjalët e trajnerit të Gwangjju, i cili gjithashtu shtoi se ‘nuk e di sesi përzgjidhet nga Shqipëria, të isha në vendin e tyre do e rimendoja’.

    Deklarata të cilat bënë jo pak bujë, sidomos për faktin se qëndrojnë kundër një lojtari kyç të Kombëtares shqiptare, pikërisht para Euro 2024.

    Asani ka luajtur vetëm 8 minuta në këtë sezon në Korenë e Jugut, sigurisht statistika që nuk mund të kënaqin trajnerin Sylvinho, i cili sulmuesin e ka të ‘preferuarin’ e tij, teksa pritet të jetë ndër të grumbulluarit për në Euro 2024.

  • Super sfida Shqipëri – Itali, FSHF bën njoftimin e rëndësishëm për ish-futbollistët e Kombëtares shqiptare

    Super sfida Shqipëri – Itali, FSHF bën njoftimin e rëndësishëm për ish-futbollistët e Kombëtares shqiptare

    Federata Shqiptare e Futbollit ka ndërmarrë një iniciativë shumë të veçantë për ndeshjen e parë të Kombëtares shqiptare në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”.

    Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në stadiumin e Dortmundit, aty ku edhe do të luhet takimi i parë i kuqezinjve ndaj Italisë janë rezervuar vende për të gjithë ish-futbollistët e ekipit kombëtar që kanë luajtur qoftë edhe një minutë të vetme me fanellën shqiptare.

    Të gjitha kostot e udhëtimit, qëndrimit dhe biletat e ndeshjes do të mbulohen nga FSHF, që dëshiron që të vlerësojë në këtë mënyrë të gjithë ata futbollistë dhe emra të mëdhenj të futbollit shqiptar, të cilët kanë përfaqësuar dhe kanë dhënë gjithçka për fanellën e Kombit në të kaluarën.

    Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë ndaj Italisë në Kampionatin Europian “Gjermani 2024” më 15 qershor në ora 21:00 dhe mes mijëra tifozëve shqptarë, do të jenë të pranishëm edhe shumë emra të mëdhenj të futbollit shqiptar dhe që kanë lënë gjurmë me ekipin kombëtar.

  • “Prezantuesja magjepsëse e Ligës së Kampionëve”- Media britanike artikull për Eva Muratin: U diplomua për Drejtësi, 28-vjeçarja flet rrjedhshëm italishten dhe prej vitesh prezanton europianin

    “Prezantuesja magjepsëse e Ligës së Kampionëve”- Media britanike artikull për Eva Muratin: U diplomua për Drejtësi, 28-vjeçarja flet rrjedhshëm italishten dhe prej vitesh prezanton europianin

    The Sun i ka kushtuar një artikull moderatores sportive shqiptare, Eva Murati.

    “Prezantuesja më magjepsëse e Ligës së Kampionëve duket mahnitëse me një fustan elegant”, kështu e ka titullur artikullin tabolidi britanik, referuar një veshje të moderatores në studion e emisionit.

    Media shkruan se Eva Murati, 28 vjeçe, është personazh i talentuar televiziv që po “ndez” ekranet në Shqipëri, teksa shtoi se prezantuesja shqiptare ka tërhequr një audiencë të madhe prej 938.000 ndjekësish vetëm në Instagram falë një sërë fotosh ku duket magjepëse.

    Këtë herë ajo ka pozuar me një fustan elegant rozë përpara gjysmëfinales së Champions League, duke marrë komente të shumta për pamjen e saj.

    “Mbretëreshë”, shkruan një ndjekës. Ndërsa të tjerë komentojnë: “Ajo buzëqeshje”, “E mrekullueshme”, “E bukur”.

    Eva ka bërë emër edhe si aktore, moderatore dhe modele në vendlindje, shkruan The Sun.

    Ylli me origjinë nga Elbasani, e cila flet rrjedhshëm italishten, prej vitit 2017 prezanton të europianin.

    Përpara se të niste karrierën e saj në showbiz, Eva në fakt u diplomua për drejtësi në Universitetin e Tiranës.

    Ajo filloi karrierën e saj televizive në moshën 18-vjeçare, duke përdorur aftësitë e saj gjuhësore në një program shqiptaro-italian.

    Pasi bëri hapat e saj të parë në botën e prezantimit, Eva Murati u përfshi në aktrim. Ajo luajti në një seri filmash dhe shfaqjesh televizive, përpara se të kthehej sërish si prezantuese e “Finding Miss Universe” në 2016.

    “Eva është e preferuara e tifozëve në netët e Champions League. Ylli i njohur punon edhe si modele të brendshmesh. Eva ka një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale. Eva ka fansa në të gjithë globin falë talenteve të saj të shumta”, shkruan The Sun në artikull.