Category: Sport

  • Ernest Muçi realizon nga jashtë zone, goli i tretë për sulmuesin kuqezi me Beshiktashin (Video)

    Ernest Muçi realizon nga jashtë zone, goli i tretë për sulmuesin kuqezi me Beshiktashin (Video)

    Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Ernest Muçi ka gjetur një tjetër gol me Beshiktashin.

    Ai ka kaluar në avantazh skuadrën e tij në minutën e 18-të në duelin me Ankaraguçu.

    Pas një pasimi të mirë, Muçi merr topin dhe gjuan me të majtën potente duke shkundur portën e kundërshtarit.

    Ky është goli i tij i tretë në kampionatin turk me fanellën e Beshiktashit.

  • “Nuk justifikohem, dua fitoren mbrapsht”, paralajmërimi i Florian Markut për Chris Kongon

    “Nuk justifikohem, dua fitoren mbrapsht”, paralajmërimi i Florian Markut për Chris Kongon

    Florian Marku pësoi disfatë pas 13 fitoresh si profesionist. Marku u mund nga Chris Kongo, në duelin e vlefshëm për kategorinë e peshave të lehta. Boksieri shqiptar në një komunikim me fansat në rrjetet sociale, analizoi humbjen.

    MESAZHI I MARKUT

    “Përshëndetje të gjithëve, kanë kaluar disa ditë nga ndeshja dhe ja ku jemi. Ndeshja nuk vajti siç doja, por stërvitja vazhdon dhe qëllimi është i njëjti, me kokën poshtë dhe shumë stërvitje unë kam për t’ia arritur qëllimit tim, sido që të shkojë puna, me ndihmën e Zotit. Kundërshtari ishte i papërshtatshëm, përqafonte shumë dhe më prishi komplet lojën.

    Por në atë ndeshje nuk kam unë siç duhej të isha atë natë. Kanë ndodhur shumë gjëra, por nuk më pëlqejnë justifikimet. Kështu që më mirë justifikimet ti mbaj për veten deri në momentin që unë do të ndeshem përsëri me të njëjtin kundërshtar dhe të marr fitoren mbrapsht. Jemi duke punuar për ndeshjen e kthimit në Londër me të njëjtin kundërshtar”, u shpreh fillimisht 31-vjeçari.

  • Kartoni i kuq ndryshoi fatin e Barça-PSG, ish-gjyqtari i FIFA-s: Nuk ishte as faull

    Kartoni i kuq ndryshoi fatin e Barça-PSG, ish-gjyqtari i FIFA-s: Nuk ishte as faull

    PSG kaloi në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve duke mundur 4-1 me përmbysje Barcelonën në fushën e kësaj të fundit. Momenti që ndryshoi fytyrën e ndeshjes ishte kur Arauho u ndëshkua me karton të kuq për një faull si lojtari i fundit ndaj Barkola i cili ishte nisur drejt portës.

    Sipas ish-gjyqtarit ndërkombëtar spanjoll, Iturralde Gonzalez, kryesori Istvan Kovaç ishte gabuar në atë moment, pasi sipas tij, nuk kishe as faull nga mbrojtësi i katalanasve, siç shpjegoi ai për ”Cadena SER”.

    “Ky është një aksion ku Arauho i vendos dorën mbi sup sulmuesit parisien ndërsa luftojnë për topin dhe ai e lë veten të rrëzohet. Sipas meje, nuk ka asnjë faull. Por nëse gjyqtari ka parë faull dhe e vërshëllen, atëherë është i kuq i padiskutueshëm”, tha Iturralde Gonzalez.

  • Tifozët e Barcelonës, gjuajnë me gurë autobusin e skuadrës së tyre (Video)

    Tifozët e Barcelonës, gjuajnë me gurë autobusin e skuadrës së tyre (Video)

    Tifozët e Barcelonës kishin pushtuar prej orësh rrugët që çonin drejt stadiumit drejt stadiumit “Lluís Companys” ku luhej ndeshja e Ligës së Kampioneve mes skuadrës së tyre dhe PSG-së.

    Ata dëshironin që të krijonin një atmosferë sa më të zjarrtë para ndeshjes, duke ndezur fishekzjarrë për të dhuruar një pamje spektakolare.

    Në këtë mënyrë ata pritën edhe autobusët e dy skuadrave të cilët mbërritën në stadium, por ku bënë një gafë shumë të madhe.

    Meqë tymi i fishekzjarrëve nuk lejonte shikueshmëri të mirë, kur tifozët panë një autobus të afrohej, nisën sharjet kundër PSG-së dhe gjuajtën me flakadanë dhe gurë automjetin.

    Por më pas ata kuptuan se në fakt po gjuanin autobusin e skuadrës së tyre, i cili po kalonte në ato momente dhe në vend të motivimit për lojtarët, me shumë siguri kishin trembur disa prej tyre me këtë sulm./PANORAMASPORT.AL

  • Braktisi Serbinë dhe zgjodhi të luante për Kosovën, mediat serbe sulmojnë futbollistin

    Braktisi Serbinë dhe zgjodhi të luante për Kosovën, mediat serbe sulmojnë futbollistin

    Futbollisti Arton Zekaj kishte luajtur për U15, U16 e U17 të Serbisë. Ai vlerësohej si talent i madh dhe pas Partizanit të Beogradit dhe disa skuadrave të tjera në Serbi u transferua te Lila në Francë.

    23-vjeçari, i lindur në Suboticë, ndërkohë u bashkua me Kosovën U21. Kishte luajtur pesë ndeshje në vitet 2019 e 2020, ndërsa në një prej tyre ishte kapiten.

    Por, karriera e tij nuk u zhvillua siç pritej. Në vitin 2022, Zekaj u kthye në Serbi, përkatësisht në Vojvodinë. Luajti për skuadrën e nivelit të ulët Tisa Adorjan. Prej atëherë është pa skuadër.

    Dhe fakti që është pa skuadër, e sidomos që kishte lënë Serbinë për të luajtur për Kosovën, ka bërë që mediat serbe të sulmonin futbollistin Zekaj.

    “Arton Zekaj dikur ishte kapiten i Serbisë dhe më pas kaloi tek e ashtuquajtura Kosovë, tani thuajse ka humbur nga harta e futbollit”, është titulli i një mediumit serb.

    “Luajti për Serbinë, më pas u paraqit për Kosovën dhe mbeti pa klub”, shkruan “nova.rs”.

    “Arton Zekaj zgjodhi të ashtuquajturën Kosovë para Serbisë e tani nuk luan askund”, është titulli i “blic.rs”.

    Në tituj të mediave të tjera është shkruar që Zekaj tradhtoi Serbinë, ndërsa në përgjithësi qasja e mediave serbe ishte sulmuese ndaj futbollistit.

    “Me krenari kam vendosur të pranoj fanellën e Kosovës. E di që prindërit e mi dhe populli i Kosovës do të jenë krenarë për mua. E di gjithashtu që njeriu që nuk është më në mesin tonë, Fadil Vokrri, gjithashtu do të ishte krenar”, kishte deklaruar Zekaj pasi pranoi ftesën e Kosovës.

    Me Kosovën U21 Zekaj kishte luajtur ndaj Anglisë, Austrisë, Andorrës, Shqipërisë e Turqisë. Ndaj Shqipërisë ishte kapiten.

    PANORAMASPORT.AL

  • “Na lidh vetëm djali”, Ajsel Abazi konfirmon ndarjen nga Eros Grezda: Mos paragjykoni pa…

    “Na lidh vetëm djali”, Ajsel Abazi konfirmon ndarjen nga Eros Grezda: Mos paragjykoni pa…

    Ajsel Abazi ka konfirmuar ndarjen nga Eros Grezda. Prej kohësh përflitej për një ndarje të çiftit, por Grezda i mohoi lajmet duke i hedhur poshtë përmes një deklarate publike. Ndërsa Ajsel e ka konfirmuar ndarjen teksa bashkëbisedonte me fansat në Instagram.

    ”Po, është e vërtetë që unë dhe Erosi nuk jemi më bashkë. Mua dhe Erosin tashmë na lidh vetëm djali ynë Kian, as edhe një gjë më tepër. Ky është një vendim i ndërmarr për të mirën e djalit.”, shkruan Ajsel duke kërkuar të kursehen paragjykimet pa ditur arsyet e vendimit të tyre.

    Kujtojmë se para disa kohësh në shtypin rozë u përfol për një ndarje të mundshme midis çiftit, por ishte vetë Eros i cili reagoi duke i mohuar plotësisht ato.

    Rreth një vit më parë, futbollisti Eros Grezda dhe këngëtarja kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë dhe pak muaj më pas, çifti u bënë prindër për herë të parë.

  • Titulli historik me Leverkusen, shikoni festën e Granit Xhakës me familjen

    Titulli historik me Leverkusen, shikoni festën e Granit Xhakës me familjen

    Granit Xhaka ishte protagonist absolut te fitimi i titullit historik nga Bajern Leverkusen. Ylli shqiptar ka qene sonte duke festuar me familjen e tij. Graniti ishte i rrethuar nga nëna, babai, gruaja dhe vajzat e tij, pas përfundimit të ndeshjes mes Bajern Leverkusenit dhe Verder Bremenit në kuadër të javës së 29-të në Bundesligë.

    Ndeshja përfundoi 5-0 për skuadrën e Xhakës, i cili arriti të realizonte edhe një supergol, ndërkohë që edhe arritën të kurorëzohen kampion pesë xhiro më herët se përfundimi i këtij sezonit.

    Pas ndeshjes, Xhaka është takuar me familjen e tij, ndërsa babai i tij, Ragip Xhaka pati edhe një mesazh për Çabi Alonson.

    “Çabi Alonso në histori të futbollit!”, ka shkruar babai i Granitit në rrjetet sociale. Ky është titulli i parë në historin e Leverkusenit në Bundesligë në 120 vjet themelimi si klub.

  • Panik dhe frikë në ndeshjen Udinese-Roma/ Ndicka humbet ndjenjat, ndeshja shtyhet!

    Panik dhe frikë në ndeshjen Udinese-Roma/ Ndicka humbet ndjenjat, ndeshja shtyhet!

    Një dëmtim i rëndë i mbrojtësit Ndicka ka shtyrë ndeshjen mes Udineses dhe Romës.

    Në mesin e pjesës së dytë, kur rezultati ishte 1-1, Evan Ndicka ka humbur ndjenjat për pak momente, teksa është dashur ndërhyrja e mjekëve për ta risjellë në jetë.

    Mbrojtësi ka shkuar i ndërgjegjshëm në dhomat e zhveshjes, por ndeshja është shtyrë për shkak të ankthit të madh te lojtarët në fushën e lojës dhe trajnerit De Rossi, që kërkoi shtyrjen e ndeshjes. /Koha Jonë/

  • Humbi jetën në fushë gjatë ndeshjes miqësore, policia jep detaje për ngjarjen tragjike, ja çfarë dyshohet se shkaktoi vdekjen e ish-portierit të Butrintit

    Humbi jetën në fushë gjatë ndeshjes miqësore, policia jep detaje për ngjarjen tragjike, ja çfarë dyshohet se shkaktoi vdekjen e ish-portierit të Butrintit

    Ndarja nga jeta e ish-portierit të Butrintit, Fredi Mërkuri, gjatë një miqësore mes veteranësh sot në qytetin e Sarandës, ka tronditur opinionin publik në qytetin bregdetar.

    Mërkuri po luante në një ndeshje miqësore mes veteranëve të klubit sarandiot dhe ish-futbollistëve grekë të qytetit të Athinës.

    Ai pësoi kolaps në fushë dhe u dërgua në spitalin e qytetit me ambulancë, por nuk ia doli që të fitonte këtë ndeshje me jetën. Policia e Shtetit ka publikuar të dhënat paraprake rreth ngjarjes në fjalë.

    Rreth orës 18:10, në stadiumin “Andon Lapa”, duke luajtur gjatë një ndeshjeje miqësore futbolli, ka humbur jetën, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi F. M., 62 vjeç, ish-futbollist.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

  • Jasir Asani bën publike lidhjen, kush është bukuroshja brune që i ka rrëmbyer zemrën futbollistit të Kombëtares

    Jasir Asani bën publike lidhjen, kush është bukuroshja brune që i ka rrëmbyer zemrën futbollistit të Kombëtares

    Jasir Asani është një nga futbollistët e Kombëtares Shqiptare më të përfolur. Pak kohë më parë, sulmuesi anësor pranoi se ishte i dashuruar dhe se e dashura e tij ishte shqiptare nga Maqedonia e Veriut.

    Në nëntor te viti të kaluar, ai postoi një foto me partneren e tij, por nuk i zbuloi fytyrën.

    Ndërsa sot, përmes një postimi në instastory Asani ka publikuar një foto së bashku me të dashurën e tij, teksa postimin e shoqëron me një emoji zemre.

    Kujtojmë që futbollisti në një intervistë të dhënë më parë ka treguar se partnerja e tij është shqiptare dhe dëshiron të krijojë një familje të madhe.

    Por theksoi se i ka kërkuar vajzës që i ka rrëmbyer zemrën të presë edhe pak, pasi dëshiron të fokusohet tek karriera e tij.

    Partnerja e Jasirit është një shqiptare e Maqedonisë së Veriut pak vite më e vogël se futbollisti. Çifti kalojnë shumë kohë së bashku, duke e bërë këtë lidhje të rëndësishme që në fazat e para.

    “Unë dua nuse vetëm shqiptare. Ndoshta do martohem, dua një familje të madhe. Vajza pothuajse është gati për martesë. Kemi disa të tjera akoma, duhet të shoh dhe karrierën, i kam thënë që do presim dhe pak, të shohim”, tha Jasir Asani në WakeUp.