Category: Sport

  • Tragjike në Sarandë / Shuhet në fushën e blertë ish-portieri i njohur

    Tragjike në Sarandë / Shuhet në fushën e blertë ish-portieri i njohur

    Një ngjarje tragjike është shënuar sot në qytetin e Sarandës, ku ka ndërruar jetë ish-portieri i ekipit të Butrintit, Fredi Mërkuri.

    Portieri i njohur në qytetin e Sarandës dhe jo vetëm, ka rënë pa ndjenja në fushën e blertë gjatë një ndeshje miqësore me veteranët e futbollit nga Saranda dhe Athina e Greqisë.

    Mërkuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit të qytetit, por fatkeqësisht nuk ka arritur të mbijetojë.

  • Shifra e majme/ Sa kushtonte Ferrari luksoz i djegur i Elseid Hysajt

    Shifra e majme/ Sa kushtonte Ferrari luksoz i djegur i Elseid Hysajt

    Elseid Hysaj ishte protagonist i një ngjarje të sikletshme, teksa Ferrari 488 GTB që zotëronte futbollisti i Kombëtares shqiptare mori flakë teksa ai ndodhej bashkë me vjehrrin.

    Aksidenti mund të kishte pasoja fatale sepse në momenti që automjeti u dogj, të dy mbetën brenda për shkak se sistemi i emergjencës i makinës iu mbylli dyert duke e bërë të pamundur për ata që të dilnin.

    Fatmirësisht ata arritën që të shpëtonin pa lëndime ndërkohë që makina u shua e tëra nga flakët.

    Arsyeja e aksidentin mësohet të ketë qenë një difekt nga prodhuesi i saj, dhe për këtë mbrojtësi shkodran ka bërë një ankesë duke kërkuar dëmshpërblim.

    Për më tepër është shumë e pazakontë që një makinë që kushton kaq shumë të ketë probleme të tilla që mund të të marrin edhe jetën.

    Makina ishte e veçantë në llojin e saj, dhe shuma e blerjes kapte shifrën e 230 mijë eurove. Ajo kapte 100 km/h për 3.0 sekonda me një shpejtësi maksimale prej 330 km/h, me të vërtetë një makinë mjaft e shpejt.

  • Momente tmerri për Elseid Hysajn/ Ferrari përfshihet nga flakët, futbollisti bllokohet brenda makinës bashkë me vjehrrin

    Momente tmerri për Elseid Hysajn/ Ferrari përfshihet nga flakët, futbollisti bllokohet brenda makinës bashkë me vjehrrin

    Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, ka përjetuar momente tmerri mbrëmjen e djeshme. Makina “Ferrari” e lojtarit, u përfshi papritur nga flakët.

    Brenda makinës ishte Hysaj së bashku me vjehrrin e tij. Për disa çaste, Hysaj dhe vjehrri i tij nuk po arrinin të dilnin me dyert që u mbyllën në mënyrë automatike.

    Por, për fat të mirë kjo ngjarje kaloi pa pasoja teksa makina u dëmtua totalisht. Vetë mbrojtësi në një prononcim të shkurtër për “Il Messaggero” bëri të ditur se zjarri mund të ishte shkaktuar nga një defekt i fabrikës në momentin e prodhimit.

    “Makina mori flakë në mënyrë të papritur, për fat të mirë askush nuk u lëndua. Ia dolëm që t’i shpëtonim në kohë rrezikut, besoj se bëhet fjalë për një problem të fabrikës”, u shpreh Hysaj.

  • Skena surreale në Turqi, Fenerbahce braktis finalen e Superkupës pas 3 minutash lojë (Video)

    Skena surreale në Turqi, Fenerbahce braktis finalen e Superkupës pas 3 minutash lojë (Video)

    Finalja e Superkupës së Turqisë dhuroi një shfaqje të shëmtuar. Fenerbahce në fakt vendosi të largohej nga fusha në minutën e 3-të, pasi Mauro Icardi kishte kaluar në aavantazh Galatasarayn në minutën e 1-të.

    Fenerbahce zgjodhi të luante me ekipin U-19, një vendim i marrë pas incidenteve në Trabzon dhe gjithashtu pas kërkesës për të zhvendosur ndeshjen (duke qenë se ishin ende në garë në Conference League).

    Galatasaray fitoi Superkupën në një situatë jo të zakonshme, teksa festuan në fushë sikur gjithçka të kishte ndodhur rregullisht.

  • E rëndë/ Gjendet një trup i pajetë pranë stadiumit, dyshohet se…

    E rëndë/ Gjendet një trup i pajetë pranë stadiumit, dyshohet se…

    Pak orë përpara Tottenham-Nottingham Forest, sfidë e javës së 32-të në Premier League, është gjetur një kufomë pranë stadiumit “Tottenham Hotspur”.

    Një denoncim bëri që forca policore të mbërrinin afër stadiumit të ekipit londinez gjatë mëngjesit të së dielës. Aty ku u gjet trupi i një burri, i cili kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve të shkaktuara nga goditjet me thikë.

    Gjithsesi ndeshja do të luhet. Autoritetet kanë vendosur që Tottenham-Nottingham Forest do të fillojë normalisht në orën 19:00.

    “Pas një incidenti në të cilin një individ humbi jetën, ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar hetimin e policisë, hetim i një rëndësie të madhe.

    Ne do t’i përditësojmë me informacion tifozët sa më shumë që të jetë e mundur dhe do t’u kërkojmë të jenë të durueshëm. Mendimet tona janë me familjen e viktimës dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo ngjarje”, lexohet në komunikatën zyrtare të Tottenhamit.

  • U përfol se Broja mund të kalonte në Serinë A, por klubi italian ka plane të tjera

    U përfol se Broja mund të kalonte në Serinë A, por klubi italian ka plane të tjera

    Viktor Osimhen me siguri do të largohet nga Napoli, çka ka bërë që drejtuesit e kampionëve ende në fuqi të Italisë të nisin kërkimet për gjetjen e pasuesit.

    Alternativat janë të shumta, por te napolenatët vetëm një prej tyre do mbërrijë.

    Sipas asaj që shkruajnë mediat, emri i parë në listën e Napolit është Santiago Tomas Gimenez, futbollisti i Fejnord. Meksikani me pasaportë italiane ka realizuar 21 gola këtë sezon dhe për afrimin e tij do të duhen të paktën 45 milionë euro.

    PSG është në garë për Osimhen, por edhe Celsi. Blutë e Londrës kanë në mendje një propozim që nuk pëlqehet shumë, para + Armando Broja.

    Broja nuk shihet si sulmuesi i duhur që mund të bëjë diferencën te skuadra italiane, ndaj kalimi i yllit kuqezi te Napoli nuk po merret në konsideratë.

  • Verdhekuqtë shënojnë pas katër dueleve, Roma mposht 1-0 Lazion në derbin e kryeqytetit! Përleshje mes tifozëve (VIDEO)

    Verdhekuqtë shënojnë pas katër dueleve, Roma mposht 1-0 Lazion në derbin e kryeqytetit! Përleshje mes tifozëve (VIDEO)

    20 mars 2022, kjo ishte dita kur për herë të fundit Roma i shënonte Lazios në derbi. Këtë të shtunë skuadra e Daniele De Rossit fitoi 1-0 sfidën kundër rivalëve në “Olimpico” me golin e Mancinit në pjesën e parë. Pas katër ndeshjeve pa mundur t’i shënonin, tanimë Roma merr hak dhe siguron tri pikë që e ngjisin në kuotën e 55 pikëve për vendin e pestë. Përpara derbit në rrugët e kryeqytetit italian nuk munguan përleshjet mes ultrasve, teksa një oficer policie mbeti i lënduar.

  • Nedim Bajrami protagonist absolut në Seria A, gol dhe asist në luftën e mbijetesës (Video)

    Nedim Bajrami protagonist absolut në Seria A, gol dhe asist në luftën e mbijetesës (Video)

    Sasuolo ndeshet me Salernitanën e vendit të fundit jashtë fushe në javën e 31-të të Seria A.

    Trajneri i Sasuolos zgjodhi që t’i besonte Nedim Bajramit që nga minuta e parë në këtë ndeshje dhe mesfushori i Kombëtares shqiptare ia ka shpërblyer në mënyrën më të mirë.

    Bajrami si një protagonist i shkëlqyer në fushë, në fillim dhuroi asist për Laurienten, që shënoi golin e parë për miqtë. Më pas do të shënonte vetë golin e dytë.

    Falë një gabimi të mbrojtjes vendase, topin e merr Pinamonti që pason drejtë Bajramit, dhe ky i fundit nuk e kishte të vështirë ta dërgonte në rrjetë me portën e boshatisur.

    ASISTI I BAJRAMIT (VIDEO)

    GOLI I BAJRAMIT (VIDEO)

  • RENDITJA E FIFA-s/ Kombëtarja shqiptare humbet pozicione nga disfatat e marsit

    RENDITJA E FIFA-s/ Kombëtarja shqiptare humbet pozicione nga disfatat e marsit

    Dy humbjet në dy miqësoret e fundit, kundër Kilit dhe Suedisë, janë reflektuar edhe në renditjen mujore të publikuar nga FIFA.

    Ashtu siç prej, Shqipëria ka humbur dy pozicione duke u renditur tashmë në vendin e 66-të.

    1375,1 pikë kanë grumbulluar kuqezinjtë e Sylvinho-s, duke humbur 7,9 pikë në raport me renditjen e fundit. Pavarësisht se Shqipëria arriti një kualifikim historik për në Evropian, me rekord pikësh, kjo nuk ka pasur ndikim në FIFA, me kuqezinjtë që vijojnë të humbasin terren.

    Ndërkohë, Italia, rivali i parë në “Euro2024” qëndron në vendin e 9-të, asnjë ndryshim nga renditja e fundit, po ashtu edhe Kroacia e cila pozicionohet në vendin e 10-të në renditjen botërore të FIFA. Me 1727 pikë, Spanja renditet në vendin e tetë, asnjë ndryshim për tre rivalët tonë në Grupin B.

    Asnjë ndryshim për Kosovën, me “dardanët” që renditen në vendin e 102. Në lidhje me kreun, renditja e FIFA-s kryesohet nga Argjentina, e ndjekur nga Franca dhe Belgjika.

  • Rei Manaj kthehet goleador, tund rrjetën në minuta e fundit për t’i dhënë fitoren skuadrës në Turqi (Video)

    Rei Manaj kthehet goleador, tund rrjetën në minuta e fundit për t’i dhënë fitoren skuadrës në Turqi (Video)

    Rei Manaj është kthyer të golat dhe sigurisht, kjo ka ndihmuar SIvaspor që të arrijë një tjetër fitore në kampionatin turk.

    Sulmuesi i Kombëtares ka realizuar sot golin me të cilin skuadra e tij mposhti me shifrat 1-0 Karagumruk.

    Sivaspor vinte pas një serie prej dy disfatash radhazi në kampionat, që e kishin bërë të humbte pak ritmin e skuadrave që luftonin për Europën, Por sot, falë Manajt, i cili tundi rrjetën në minutën e 89, siguroi tre pikë të rëndësishme për t’iu kthyer fitoreve.

    Manaj gjeti në befasi portierin kundërshtar për të realizuar golin e 16-të në këtë sezon në kampionatin turk, ku tashmë është golashënuesi i tretë më i mirë, pas krahëve të Ikardit dhe Xhekos që kanë nga 18 gola./PANORAMASPORT

    SHIH VIDEON