Category: Sport

  • Vjen një super lajm për futbollistët shqiptarë në Itali

    Vjen një super lajm për futbollistët shqiptarë në Itali

    Federata Italiane e Futbollit ka mbajtur më datë 28 mars 2024 mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv, i cili ka marrë disa vendime të rëndësishme.

    Një nga pikat e diskutuara në rendin e ditës ishte edhe ndryshimi i rregullave që lidhen me regjistrimin e futbollistëve ekstra komunitar për sezonin 2024-2025 në vendin fqinj.

    Në lidhje me këtë çështje Federata Italiane e Futbollit ka vendosur që duke filluar nga sezoni i ardhshem t’i konsiderojë lojtarët shqiptarë si vendas dhe jo të huaj.

    Në lidhje me këtë ndryshim shumë të rëndësishëm për komunitetin shqiptar në Itali dhe jo vetëm, FSHF dhe në veçanti Presidenti Armand Duka ka insistuar gjithmonë edhe në takimet me Presidentin e Federatës Italiane, Gabriele Gravina për të arritur një marrëveshje në lidhje me këtë çështje.

    Ky vendimi do të ndikojë drejtpërdrejt në aktivizimin e talenteve shqiptarë për të konkurruar në mënyrë të barabartë në një nga kampionatet më të rëndësishme në botë.

  • Zhegrova show, sulmuesi “dardan” dërgon Lille në zonën Champions, “SofaScore” e vlerëson me 8,2 (VIDEO)

    Zhegrova show, sulmuesi “dardan” dërgon Lille në zonën Champions, “SofaScore” e vlerëson me 8,2 (VIDEO)

    Edon Zhegrova është padyshim njeriu i momentit te Lille, teksa me dopietën në ndeshjen direkte ndaj Lens, i dha skuadrës së tij tri pikë mjaft të rëndësishme.

    Sulmuesi dardan shënoi nga një gol për çdo pjesë ndaj Lensit dhe tashmë Lille e sheh veten në zonën Champions të renditjes, pozitë të cilën dëshiron ta mbajë deri në fund të sezonit.

    Nuk kishte dyshime për më të mirin e ndeshjes, që ishte pikërisht Zhegrova, i cili u vlerësua me notën e lartë 8.2 nga sajti i specializuar “SofaScore”. Natyrisht peshojnë dy golat, por edhe shumë momente interesante që 25-vjeçari krijoi gjatë qëndrimit në fushë për 77 minuta.

    Edon Zhegrova ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 5 asiste në kampionat këtë sezon me Lille, teksa performanca e tij gjithnjë e në rritje po bie në sy edhe të klubeve të më mëdha europiane.

  • Historike/ Boksieri Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë

    Historike/ Boksieri Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë

    Boksieri shqiptar Alban Bermeta, ka arritur një rezultat historik, duke u renditur mes 20 boksierëve më të mirë në botë në peshën e tij.

    32 vjeçari nga Tirana, pas ndeshjes së fituar në Feti Borova kundër turkut Fati Kelles, sipas Boxrec faqes së specializuar të boksit në botë, renditet në vendin e 20-të për peshat e mesme.

    Kjo renditje është më e suksesshmja për një boksier shqiptar, ndërsa vetë Bermeta pretendon të arrijë edhe më shumë.

    Në muajt në vijim pritet që boksieri të ndeshet për titull kampion meqë tashmë është në listën e boksierëve më të fortë në botë.

  • Fulham “tradhton” Brojën, në Angli nuk kanë dyshime, ja çfarë ndodh në verë

    Fulham “tradhton” Brojën, në Angli nuk kanë dyshime, ja çfarë ndodh në verë

    Në fillim dukej si një bekim për Fulham, me londinezët që bënë gjithçka për të siguruar shërbimet e tij, “luftuan” deri në minutat e fundit në merkaton e dimrit, por gjërat nuk shkruan si duhet. Armando Broja-Fulham lindi si një dashuri me shikim të parë, por po kaq shpejt po përfundon. Sipas prestigjiozes The Telegraph ka shumë pak gjasa që Broja të qëndrojë te Fulham edhe pas përfundimit të këtij sezoni.

    A

    Dy klubet, Chelsea dhe Fulham arritën një marrëveshje në bazën e 4 milionë paund për huazimin e sulmuesit shqiptar, kjo në varësi të minutave që Broja do të aktivizohej, por shpërthimi i pa pritur i Muniz ka bërë që minutat për “bomberin” kuqezi të ishin me pikatore. Në asnjë sfidë, Broja nuk ka zbritur në fushë si titullar, por është aktivizuar vetëm në 4 raste si zëvendësues. Qëndrimi më i gjatë në fushë ishte kundër Burnley, vetëm 16 minuta. Broja u aktivizua me përfaqësueses shqiptare në dy miqësoret e muajit mars, ndaj Kilit si zëvendësues, ndërsa ndaj Suedisë zbriti në fushë nga minuta e parë.

    R

    The Telegraph shton se palët, Chelsea dhe Fulham, nuk kanë asnjë obligim shtesë në kontratën që firmosën. Nuk ka thuajse asnjë shans që Fulham të futet në garë për të blerë kartonin e tij në verë, thjesht do tw paguajnë në arkat e Chelsea 4 milionë paund pasi nuk përmbushën kushtet në kontratë.

  • “Grekët nuk u besojnë të rinjve”, Mitaj: “Kam lindur në Athinë, por jam shqiptar. Lokomotiva e Moskës frymëmarrje për mua”

    “Grekët nuk u besojnë të rinjve”, Mitaj: “Kam lindur në Athinë, por jam shqiptar. Lokomotiva e Moskës frymëmarrje për mua”

    Mario Mitaj është një nga lojtarët më të mirë të Shqipërisë. Mbrojtësi kuqezi, me paraqitjet e tij, i ka dhuruar siguri kombëtares në prapavijë, në ndeshjet më të rëndësishme.  Në një intervistë të dhënë në Rusi, Mitaj nuk heziton të flasë me përulësi për atdhe-dashurinë dhe natyrisht për kalimin nga AEK te Lokomotiva e Moskës.

    “Kam pasur një situatë të vështirë në Greqi. Problemi me futbollin grek është se ata nuk u besojnë fare lojtarëve të rinj. Ata presin menjëherë një paraqitje të jashtëzakonshme nga një djalosh i ri në ndeshjen e tij debutuese. Praktikisht nuk ka asnjë shans për gabim, nëse dilni dhe nuk tregoni asgjë, ata fillojnë t’ju ‘marinojnë’ në një kavanoz. Për shkak të kësaj, shumë djem të rinj u mërzitën dhe i dhanë fund karrierës së tyre në futboll.

    Jam përballur edhe me këtë tmerr. Në sezonin tim të parë për AEK-un në moshën 17-vjeçare kam luajtur rreth 30 ndeshje, por në sezonin tjetër kam luajtur vetëm dy. Oferta nga Lokomotiva  ishte një frymë e freskët për mua, një shans për t’u larguar përgjithmonë nga një vend ku ata nuk besojnë në mua. Për më tepër, në atë kohë Premier Liga Ruse ishte liga e 6-të në Evropë.

    Preferoj të punoj në gjëra që mund të më bëjnë më të shpejtë, më fleksibël dhe më teknik. Unë nuk jam një bodybuilder për të patur parësore masën muskulore. Në artet marciale, muskujt nuk luajnë gjithmonë një rol kryesorë, ato mund të fitohen me dinakërinë dhe teknikën. Një futbollist i dobët mund të jetë mirë për shkak të inteligjencës së tij.

    Disavantazhet në Rusi? Gjëja e parë është bllokimi i trafikut. Unë jam mësuar tashmë! Së dyti, çmimet e larta për pothuajse gjithçka (përveç benzinës). Jeta në Moskë është shumë më e shtrenjtë se në Greqi. Dhe së treti, kamerat që kontrollojnë shpejtësinë. Kjo është absolutisht e tmerrshme, si arrijnë t’i kapin të gjithë kështu? Vitin e kaluar kam pasur 5-6 gjoba.

    Unë kam lindur në Athinë, por jam shqiptar. Fakti që kam lindur në Athinë nuk më bën grek. Kam shumë miq atje, flas greqisht dhe e dua atë vend për mundësitë që ka dhënë për mua dhe familjen time. Por unë dashuroj më shumë Shqipërinë time, jam një patriot i atdheut tim. Kur shoh flamurin shqiptar dhe flas me shqiptarë, mbushem me një ndjenjë krenarie”, – tha ai.

  • “Kam lindur në Athinë, por jam shqiptar”, Mitaj rrëfehet në Rusi: Ndjenjë krenarie kur shikoj flamurin kuqezi

    “Kam lindur në Athinë, por jam shqiptar”, Mitaj rrëfehet në Rusi: Ndjenjë krenarie kur shikoj flamurin kuqezi

    Mario Mitaj është një nga lojtarët më të mirë të Shqipërisë. Mbrojtësi kuqezi, me paraqitjet e tij, i ka dhuruar siguri kombëtares në prapavijë, në ndeshjet më të rëndësishme. Në një intervistë të dhënë në Rusi, Mitaj nuk heziton të flasë me përulësi për atdhe-dashurinë dhe natyrisht për kalimin nga AEK te Lokomotiva e Moskës.

    “Kam pasur një situatë të vështirë në Greqi. Problemi me futbollin grek është se ata nuk u besojnë fare lojtarëve të rinj. Ata presin menjëherë një paraqitje të jashtëzakonshme nga një djalosh i ri në ndeshjen e tij debutuese. Praktikisht nuk ka asnjë shans për gabim, nëse dilni dhe nuk tregoni asgjë, ata fillojnë t’ju ‘marinojnë’ në një kavanoz. Për shkak të kësaj, shumë djem të rinj u mërzitën dhe i dhanë fund karrierës së tyre në futboll.

    Jam përballur edhe me këtë tmerr. Në sezonin tim të parë për AEK-un në moshën 17-vjeçare kam luajtur rreth 30 ndeshje, por në sezonin tjetër kam luajtur vetëm dy. Oferta nga Lokomotiva ishte një frymë e freskët për mua, një shans për t’u larguar përgjithmonë nga një vend ku ata nuk besojnë në mua. Për më tepër, në atë kohë Premier Liga Ruse ishte liga e 6-të në Evropë.

    Preferoj të punoj në gjëra që mund të më bëjnë më të shpejtë, më fleksibël dhe më teknik. Unë nuk jam një bodybuilder për të patur parësore masën muskulore. Në artet marciale, muskujt nuk luajnë gjithmonë një rol kryesorë, ato mund të fitohen me dinakërinë dhe teknikën. Një futbollist i dobët mund të jetë mirë për shkak të inteligjencës së tij. Disavantazhet në Rusi? Gjëja e parë është bllokimi i trafikut. Unë jam mësuar tashmë! Së dyti, çmimet e larta për pothuajse gjithçka (përveç benzinës). Jeta në Moskë është shumë më e shtrenjtë se në Greqi. Dhe së treti, kamerat që kontrollojnë shpejtësinë. Kjo është absolutisht e tmerrshme, si arrijnë t’i kapin të gjithë kështu? Vitin e kaluar kam pasur 5-6 gjoba.

    Unë kam lindur në Athinë, por jam shqiptar. Fakti që kam lindur në Athinë nuk më bën grek. Kam shumë miq atje, flas greqisht dhe e dua atë vend për mundësitë që ka dhënë për mua dhe familjen time. Por unë dashuroj më shumë Shqipërinë time, jam një patriot i atdheut tim. Kur shoh flamurin shqiptar dhe flas me shqiptarë, mbushem me një ndjenjë krenarie”, – tha ai.

  • Myrto Uzuni në stres para Europianit, ҫfarë ka ndodhur me të

    Myrto Uzuni në stres para Europianit, ҫfarë ka ndodhur me të

    Myrto Uzuni vuan një dëmtim në pjesën fundore të pulpës, ose e thenë ndryshe në tendinën e Akilit. Edhe Granada, klubi i tij në Spanjë ka konfirmuar se 27-vjeçari vuan një lëndim.

    “Analizat mjekësore të kryera të sulmuesit Myrto Uzuni, konfirmojnë se ai vuan nga tendinopatia e majtë e Akilit.

    Rikthimi i tij në fushën e lojës varet edhe nga evoluimi i dëmtimit të tij”, njofton klubi i La Ligës.

    Kështu, ende nuk dihet se kur beratasi do rikthehet në fushën e lojës, teksa ishte pjesë e listës së Sylvinhos për miqësoret e marsit, duke u detyruar të largohej për shkak të lëndimit.

  • VIDEO/ Një pjesë loje nuk i mjafton Kosovës, “Dardanët” munden nga Hungaria në miqësore

    VIDEO/ Një pjesë loje nuk i mjafton Kosovës, “Dardanët” munden nga Hungaria në miqësore

    Kosova është mundur sot në miqësoren e dytë në drejtimin e trajnerit gjerman Franko Foda. Një humbje 2-0 ndaj Hungarisë që ka ardhur pas një ndeshje me dy fytyra për “Dardanët”.

    Në pjesën e parë, Kosova ishte ajo që dominoi në lojë dhe në raste, ndërsa ekip vendas u vërshëllye edhe nga tifozeria e vet e cila pa shpesh Hungarinë të mbyllur në gjysmëfushën e saj.

    Në fraksionin e dytë të lojës, vendasit nisën të shfaqeshin më shpesh para Muriç dhe Soboslai u dha qetësinë me një gjuajtje të devijuar, duke i kaluar në avantazh. Më pas, ata e kishin të thjeshtë të administronin minutat dhe para fundit, goditën për herë të dytë me Nagi, për të vulosur fitoren 2-0.

    LIVE HUNGARI-KOSOVË 2-0

    58′ Soboslai, 86′ Nagi

    NGJARET KRYESORE

    90’+3’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Hungarisë.

    90’+1’ Vojvoda i bashkohet listës së të ndëshkuarve me karton të verdhë.

    90’ Jepen 3 minuta shtesë.

    87’ Edhe Hadërgjonaj ndëshkohet me karton të verdhë.

    86’ Vendasit shënojnë edhe golin e dytë! Pas një kundërsulmi të shpejtë të Hungarisë, topi shkon te Nagi, i vetmuar në zonë, ku nuk e ka të vështirë të çojë sferën në rrjetë.

    83’ Berisha dhe Idrizi i lënë vendin në fushë Loshajt dhe A. Rrahmanit.

    81’ Në listën e të ndëshkuarve është edhe Berisha tashmë.

    80’ Aliti ndëshkohet me karton të verdhë.

    75’ Soboslai ekzekuton një goditje dënimi, topi shkon direkt në duart e Muriç.

    73’ Rrahmani ndëshkohet me karton të verdhë.

    71’ Hadërgjonaj zëvendëson Rrudhanin në radhët e Kosovës.

    70’ Një harkim nga e majta në shtyllën e dytë gjen gjuajtjen fluturimthi të Aliti, sfera kalon mbi traversë.

    66’ Autori i golit gjuan përsëri drejt portës, por këtë herë Muriç devijon jashtë. Aksioni bëhet i pavlefshëm për një pozicion jashtë loje të Varga.58’ Vjen goli i Hungarisë me rastin e parë të rrezikshëm para Muriç! Pas një topi të humbur nga Rudhani, sfera shkon te Soboslai i cili gjen rrjetën edhe falë devijimit të Rrahmanit.46’ Pjesa e dytë nis me Shafer, Varga dhe Klainaisler në vend të Nagi, Adam dhe Gazdag në radhët e Hungarisë.

    45’+3’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes.

    45’ Pas një goditje nga këndi të vendasve, Rudhani me kokë largon rrezikun e më pas Muriç bën të tijin topin.

    36’ Nisin vërshëllima nga tifozët vendas në stadium, të pakënaqur me lojën e skuadrës së tyre.

    31’ Top në thellësi për Gazdag i cili hyn në zonë, Vojvoda dhe Aliti nuk e lejojnë të tentojë portën duke larguar rrezikun.

    27’ Kosova deri tani ka qenë shumë më kërkuese para portës, me vendasit që jo rrallëherë janë detyruar të ndjekin mbajtësit e topit të “Dardanëve” në gjysmëfushën e tyre.

    22’ Rashica nga e djathta pason për Idrizin i cili kalon topin te Muriqi por devijimi i këtij të fundit nuk gjen portën.

  • “Do të vrasim një anëtar të familjes”, bandat e drogës kërcënojnë Di Maria-n: Mos u kthe në Argjentinë

    “Do të vrasim një anëtar të familjes”, bandat e drogës kërcënojnë Di Maria-n: Mos u kthe në Argjentinë

    Angel Di Maria është kërcënuar nga bandat e drogës, ky është lajmi i rëndë që vjen nga Argjentina. Policia lokale e Santa Fe po lufton prej kohësh me bandat e drogës, të cilat kanë kaluar çdo limit, madje duke kërcënuar edhe një lojtar si Di Maria, idhull i tifozëve argjentinas. Në shtëpinë e tij në Rosario është gjetur një makinë e parkuar, me një mesazh për prindërit e Di Maria-s:

    “I thoni djalit tuaj Angel të mos kthehet më në Rosario, në të kundër do të vrasim një anëtar nga familja juaj. As Pullaro(guvernatori lokal) nuk do ta shpëtojë. Ne nuk hedhim copa letre, por plumba mbi të vdekur”, lexohej ndër të tjera në mesazhin e tyre. Ky kërcënim i hapur vjen pikërisht në një kohë kur flitet se Di Maria mund të rikthehet në Argjentinë për të luajtur për ekipin e qytetit ku ka lindur, Rosario Central.

    (BalkanWeb)

  • Kombëtarja shqiptare humbi dy miqësore, reagon presidenti Armand Duka

    Kombëtarja shqiptare humbi dy miqësore, reagon presidenti Armand Duka

    Në miqësoren e dytë të muajit Mars, Shqipëria u mposht nga Suedia me rezultatin 1-0. Kjo ishte humbja e dytë në dy testet miqësore për kuqezinjtë, të cilët pak ditë më parë humbën ndaj Kilit me rezultatin 0-3.

    Në lidhje me këto dy paraqitje, ka reaguar edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, e ka cilësuar duelin ndaj Suedisë, si një paraqitje më e mirë se ndaj Kilit.

    Reagimi i Dukës:

    “Sot ndaj Suedisë kombëtarja bëri një paraqitje më të mirë se sa ndaj Kilit. Impenjimi që treguan lojtarët në fushë ishte i kënaqshëm, mbase duhet të ishim pak më shumë agresivë. Këto dy ndeshje na kanë shërbyer shumë për të kuptuar se vetëm me punë, impenjim e shumë sakrifica mund të kemi rezultate më të mira dhe të rritemi. Tani duhet të fokusohemi te finalet e Euro 2024, të përgatitemi sa më mirë për të bërë një turne të paharrueshëm“, shkruan ai.