Category: Sport

  • Gol dhe asist në Superligën turke, sulmuesi shqiptar futet nga stoli dhe bën protagonistin (Video)

    Gol dhe asist në Superligën turke, sulmuesi shqiptar futet nga stoli dhe bën protagonistin (Video)

    Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Altin Zeqiri, po kalon një moment mjaft të mirë në elitën e futbollit turk, me fanellën e Rizesporit. 23-vjeçari u bë protagonist me gol dhe asist në triumfin 3-1 që skuadra e tij arriti në shtëpi ndaj Gaziantep.

    Zeqiri e nisi duelin nga stoli, teksa u aktivizua në minutën e 46-të, në vendin e Gustavo Sauer. Në minutën e 84-t, ai asistoi për golin e dytë të shënuar nga Olauojin, ndërkohë që në minutën e 97-të, arriti të gjente edhe vetë rrugën e rrjetës duke “vulosur” shifrat në 3-1.

    Ky ishte goli i tretë në kampionat për Zeqirin, i cili gjithashtu ka arritur të regjistrojë edhe 3 asist në 28 ndeshje që është aktivizuar.

  • Ndahet nga jeta legjenda e futbollit shqiptar

    Ndahet nga jeta legjenda e futbollit shqiptar

    Mëngjesin e sotëm, legjenda e futbollit korçar, Teodor Vaso, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.

    Heroi i përfaqësueses shqiptare, do të mbahet mend për shumë episode të veçanta në jetën e tij, por më i veçanti ka qenë në ndeshjen e vitit 1967 ku luajti për 30 minuta me këmbë të vrarë dhe të ënjtur kundër Republikës Federale Gjermane.

    Njëri nga 5 sportistët më të mirë të vitit 1968 në përbërje të ekipit Kombëtar të futbollit shqiptar për rezultatin e jashtëzakonshëm në barazimin 0-0 me kampionen e botës, RF Gjermane.

    Më 17.12.1967 është cilësuar ndër 11-të më të mirët të futbollit shqiptar, në 55- vjetorin e futbollit tonë, të botuar në gazetë.

    Gjithashtu është cilësuar futbollist i shekullit të Korçës në vitin 1998 e gjithashtu është dekoruar me medaljen e artë për merita të shquara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

    Ka bërë 46 ndeshje ndërkombëtare, nga këto 20 me ekipin përfaqësues (Kombëtaren), si lojtari me më shumë ndeshje të futbollistëve korçarë, sipas statistikave zyrtare të botuara.

  • Vetëm 14 sekonda, sulmuesi Ernest Muçi shënon golin e dytë me Besiktas

    Vetëm 14 sekonda, sulmuesi Ernest Muçi shënon golin e dytë me Besiktas

    Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas në Superligën e Turqisë.

    Në pjesën e parë miqtë shënuan dy herë me Balci dhe Buksa.

    Me nisjen e fraksionit të dytë, Muçit iu deshën 14 sekonda për të shënuar golin që rihapi ndeshjen. Një sulm i shpejtë dhe asisti i Rashicës bënë që Muçi të gjente golin.

    22-vjeçari është pjesë e listës që Sylvinho do ketë në dispozicion për miqësoret kundër Kilit dhe Suedisë në mars.

  • Nuk bën as për sulmues të dytë! Trajneri i Fulham tallet me Armando Brojën, e heq nga ekipi: Ishte e vështirë…

    Nuk bën as për sulmues të dytë! Trajneri i Fulham tallet me Armando Brojën, e heq nga ekipi: Ishte e vështirë…

    Në kufijtë e së pabesueshmes, por tani gjithë përplasja mes Armando Brojës dhe trajneri të Fulham ka dalë në sipërfaqe. Sot në ndeshjen kundër Totenhem, plotësohen 10 ndeshjet e mbetura ku nëse Broja nuk do e niste si titullar, Fulham do të dërgonte 4 milionë eurot te Chelsea.

    Jo vetëm që kjo nuk ndodhi, por trajneri Silva e përjashtoi fare sulmuesin nga ekipi për ndeshjen me Totenhem, raporton sportexpress. Duket qartë se tekniku ka vendosur të mos flas për arsyen e përplasjes, por të hakmerhet dhe t’ia shërbejë Brojës gjithçka në pjatë të ftohtë.

    “Është vetëm një vendim teknik lënia e Brojës jashtë, asgjë më shumë. Muniz duhej të ishte titullar dhe kemi një sulmues tjetër në stol, Jiminez. Na duhej një sulmues i dytë dhe zgjodhim Jimenez para Brojës. Ishte një vendim vërtet shumë i vështirë, nuk kam dyshime rreth kësaj”, tha Silva.

  • “Harroi” Dakun dhe Mujën? Sylivnjo i prerë në konferencë për shtyp, flet edhe për Manaj dhe Brojën

    “Harroi” Dakun dhe Mujën? Sylivnjo i prerë në konferencë për shtyp, flet edhe për Manaj dhe Brojën

    Rikthime të bujshme, mungesa “big”, por dhe risi. Lista e parë e Sylvinho-s pas kualifikimin për në Evropian i kishte të gjitha. Trajneri i Kombëtares zbuloi 26 lojtarët e grumbulluar për dy takimet miqësore kundër Kilit dhe Suedisë. Ashtu siç pritej, Sylvinho riktheu në përfaqësuese dy “bomberat” kuqezi, Rey Manaj dhe Armando Broja. Risia e madhe në këtë listë është grumbullimi për herë të parë i Arbër Hoxhës, sulmuesi i cili aktivizohet te Dinamo Zagreb, por ra në sy edhe mungesa e Dakut dhe Mujës. Për të gjitha këto tema, Sylvinho është në këto momente live në konference për shtyp:

    Mungesa e Dakut dhe Mujës?
    Është e vërtetë që ka shumë dhimbje koke për një trajner, por kjo është e pranueshme për mua. Daku, Muja dhe Gjasula janë lojtarë shumë të rëndësishëm për ne, janë në konsideratën tonë, por nuk mund të marrim me vetë 30 lojtarë. Kemi Manaj që unë e kam për herë të parë në Kombëtare, kemi Brojën që e kemi pasur vetëm një herë, por që nuk luajti dot. Është Arbër Hoxha që kemi dy muaj që e ndjekim.

    Çfarë pret nga dy miqësoret kundër Kilit dhe Suedisë?
    Unë jam i kënaqur me ekuilibrin e skuadrës. Shqipëria i mbylli kualifikueset në mënyrën më të shkëlqyer, ishim mbrojtja më e mirë e grupit, por ka qenë një sakrificë e gjithë ekipit. Ne nuk cilësojmë asnjë ndeshje miqësore, Kemi përballë dy ekipe shumë të forta. Kili është një ekip që e njoh shumë mirë me lojtarë si Sanchez. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Suedinë, një skuadër shumë, shumë e fortë, me elementë që luajnë në nivele shumë të larta, me ekipe si Man.City, Atalanta etj

    A janë këto dy miqësore teste për ekipin që do të grumbullojë në “Euro2024”
    Janë të rëndësishme, por jo vendimtare. Unë dhe stafi im nuk harrojmë askënd, nuk e harrojmë rrugëtimin që kemi bërë. Ky është momenti që ne mund të provojmë sa më shumë lojtarë.

    Sot nuk mendoj për listën, ai është një shqetësim që i takon muajit maj. Tani nuk e kam mendjen te zgjedhjet, është e vërtetë që kjo është e vështirë, e di shumë mirë si një ish lojtar, por për momentin jam i përqendruar vetëm te dy sfidat e marsit, kundër Kilit dhe Suedisë. Jam i pari që do zbres në fushë, që të dielën. E rëndësishme është qe ne të ngremë nivelin tonë të lojës.

  • U qëllua për vdekje në Gjermani, mijëra persona i japin lamtumirën e fundit boksierit shqiptar

    U qëllua për vdekje në Gjermani, mijëra persona i japin lamtumirën e fundit boksierit shqiptar

    Më shumë se 1 mijë persona nga Gjermania, Shqipëria, Zvicra e Austria morën pjesë mëngjesin e kësaj të enjteje në ceremoninë mortore të ish-boksierit Besar Nimani, që u mbajt në Bielefeld. Në mesin e tyre ishte edhe boksieri Marco Huck.

    38-vjeçari Nimani u qëllua për vdekje mbrëmjen e 9 Marsit, për shkaqe momentalisht të panjohura. Për ngjarjen e rëndë, policia gjermane ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy persona.

    Ata janë Ayman Dawoud Kirit and Hüseyin Akkurt, të dy të moshës 33-vjeçare dhe rezidentë në qytetin ku ndodhi ngjarja e rëndë. Autorët e dyshuar besohet se janë arratisur jashtë vendit. Autoritetet arritën t’i identifikonin ata në një kohë të shkurtër dhe më 12 Mars u bastisi banesat e tyre, por pa mundur që t’i arrestonin.

    Policia e Bielefel publikoi fotot dhe të dhënat e tyre, duke i bërë apel kujtdo që ka informacion për ta përcjellë tek ta. Autoritetet i konsiderojnë ata të armatosur e të rrezikshëm.

    Ish-kampioni i boksit me origjinë nga Kosova, Besar Nimani, ishte baba i 3 fëmijëve dhe jetonte prej vitesh në Gjermani.

  • Sylvinho shpall të premten listën për dy miqësoret e marsit, priten dy rikthime të mëdha

    Sylvinho shpall të premten listën për dy miqësoret e marsit, priten dy rikthime të mëdha

    Sylvinho ka gati listën e zgjeruar për dy ndeshjet miqësore të marsit, teksa në të do jenë sërish Armando Broja dhe Rey Manaj.

    Të premte në orën 12:00 trajneri do bëjë publik emrat që janë thirrur për miqësoret kundër Kilit dhe Suedisë.

    Më 22 mars në Parma të Italisë kuqezinjtë luajnë kundër Kilit, ndërsa tre ditë më vonë në Stockholm luhet ndeshja kundër vendasve të Suedisë.

    Këto janë dy ndeshjet e para për këtë vit, me brazilianin që do shohë nga pranë formën e lojtarëve.

    Për këto ndeshje do të jenë më shumë se 26 emra, teksa Broja dhe Manaj do vendosen nën urdhrat e trajnerit.

  • Amir Rrahmani shënon gol shumë të bukur ndaj Barcelonës (Video)

    Amir Rrahmani shënon gol shumë të bukur ndaj Barcelonës (Video)

    Amir Rrahmani ka gjetur golin në sfidën Barcelona – Napoli.

    Mbrojtësi dardan ka gjetur golin kur kishin kaluar 30 minuta lojë në Kataluni.

    Barcelona ka shënuar dy gola të shpejtë me Fermin Lopez dhe Joao Cancelo për 2-0.

    Megjithatë në minutën e 30-të, ishte qendërmbrojtësi kosovar Amir Rrahmani që shënoi pas asistimit nga Matteo Politano për 2-1.

  • Çfarë po ndodh? Milan nën hetim, Guardia di Finanza zbarkon në zyrat e klubit

    Çfarë po ndodh? Milan nën hetim, Guardia di Finanza zbarkon në zyrat e klubit

    Lajme të bujshme raportohen nga Italia. Ditën e sotme Guardia di Finanza ka zbarkuar në zyrat e klubit të Milanit. Mediat fqinje bëjnë me dije se është kryer një kontroll tatimor që lidhet me dyshime për ndryshimin e pronësisë. Hetimet kanë të bëjnë me kalimin e shumicës së aksioneve të kompanisë kuqezi, të përfunduar në gusht 2022, nga fondi Elliott në fondin RedBird.

    Si pjesë e operacionit, CEO aktual i Milanit, Giorgio Furlani, paraardhësi i tij Ivan Gazidis dhe dy luksemburgas të tjerë u hetuan nga Prokuroria Publike e Milanos me dyshimin për krimin e “pengimit të autoritetit mbikëqyrës të Federatës së Futbollit sipas kërkesave të ligji i kompanive që zotërojnë ekipe futbolli.”

    Kontrollet janë kryer edhe në banesat e personave të përfshirë drejtpërdrejt. Si pjesë e bastisjes së GdF, u sekuestruan telefona celularë dhe kompjutera. Shefi financiar Stefano Cocirio ishte i pranishëm gjatë kontrollit të selisë së kuqezinjve.

    Hipoteza e prokurorëve është se klubi nuk është blerë nga fondi amerikan RedBird i financierit Gerry Cardinale, por që në realitet ka mbetur gjithmonë dhe është ende nën ndikimin dhe kontrollin e shitësit të atëhershëm, fondit amerikan Elliott të Paul Singer.

    Nëse ky skenar do të konfirmohej, Milani do të kishte shkelur rregullat për komunikimet e detyrueshme të pronësisë në FIGC (Federata e Futbollit) dhe nenin 5 të rregulloreve të UEFA-s për ndarjen kohore të palëve nga shitësi te blerësi. Besohet se klubi milanez është ende në pronësi të fondit Elliott dhe se shitja është fshehur nga Federata e Futbollit.

  • Përdh*noi vajzën shqiptare, presidenti i Brazilit: Akti i pafalshëm nga Robinho, të vuajë dënimin

    Përdh*noi vajzën shqiptare, presidenti i Brazilit: Akti i pafalshëm nga Robinho, të vuajë dënimin

    Luiz Inácio Lula da Silva, presidenti i Brazilit, ka folur për situatën e Robinhos, i cili do të duhet të vuajë 9 vite burg, pasi u dënua në Itali për përdhunimin e një vajze të re shqiptare në Milano. Një dënim i konfirmuar në apel më 2020, që më pas u bë përfundimtar nga Gjykata Italiane e Kasacionit më 2022.

    “Robinho është dënuar tashmë në Itali dhe duhet ta kishte vuajtur dënimin e tij këtu. Ai do të gjykohet këtë muaj dhe shpresoj të paguajë çmimin për papërgjegjshmërinë e tij. Përdhunimi është akt i pafalshëm, një krim.

    Të gjithë njerëzit që kryejnë krimin e përdhunimit duhet të shkojnë në burg. Robinho ishte më me fat se 99% e të rinjve brazilianë, ai fitoi shumë para dhe u bë shumë i famshëm. Nuk kishte nevojë ta bënte këtë”, tha Lula.

    Sipas dënimit, ish-sulmuesi brazilian i Milanit, Real Madridit, Manchester City, ndër të tjera, dhe pesë bashkatdhetarët e tij e kishin shtyrë “viktimën” e tyre (një vajzë e re shqiptare, e takuar në një festë ditëlindjeje) të pinte “deri në atë pikë sa të ishte pa ndjenja dhe e paaftë për të mbrojtur veten, më pas kishin kryer marrëdhënie seksuale me të”.

    Faktet datojnë që nga viti 2013, kur Robinho vishte fanellën e Milanit. Më 20 mars, Gjykata e Lartë Braziliane e Drejtësisë (STJ) do të vendosë nëse vendimi do të jetë i zbatueshëm në Brazil apo jo.