Category: Sport

  • Një serb dhe dy kurdë, zbulohen vrasësit e boksierit shqiptar në Gjermani

    Një serb dhe dy kurdë, zbulohen vrasësit e boksierit shqiptar në Gjermani

    Policia gjermane ka arritur të identifikojë tre persona si të dyshuar për vrasjen e Besar Nimanit, boksierit kosovar i cili u vra të shtunën e 9 marsit në Gjermani.

    Tre personat e dyshuar janë një serb dhe dy kurdë. Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi vëllai i boksierit, Besar Nimani, duke shtuar se nesër do të bëhen publik identitet e tyre.

    “Më kanë informuar që nesër bëhet publik identiteti i tyre, janë futur edhe në listën e INTERPOL-it. Dihet me emra dhe mbiemra kush janë. Të dyshuar janë një serb dhe dy kurdë”, -deklaroi ai.

    Sipas informatave që policia I ka treguar, dyshohet se të dyshuarit janë larguar nga Gjermania.

  • VIDEO/ Rrengu i Asllanit ndaj Pavar bën xhiron e rrjetit, mesfushori shqiptar e befason me një “selfie”

    VIDEO/ Rrengu i Asllanit ndaj Pavar bën xhiron e rrjetit, mesfushori shqiptar e befason me një “selfie”

    Kristjan Asllani është kthyer në këtë periudhë në një emër shumë të përmendur mes tifozëve të Interit. Paraqitjet e tij në ndeshjet e fundit kanë qenë shumë pozitive dhe ai ka marrë vlerësime prej tyre. Por tashmë, tifozët po zbulojnë edhe anën tjetër të mesfushorit, atë të një tipi gazmor i cili bën shumë për të krijuar një atmosferë pozitive brenda dhomave të zhveshjes.

    Kjo shihet nga mënyra se si e trajtojnë edhe futbollistët e tjerë, por edhe nga lirshmëria me të cilën ai bën shaka edhe me emra shumë të njohur në arenën ndërkombëtare. Mesfushori nuk ka ngurruar së fundmi që t’i bëjë një rreng Benzhamin Pavar, i cili e ka pranuar me shumë sportivitet.

    Në videon që është shpërndarë mes tifozëve në rrjetet sociale, shihet se si Asllani bën sikur është një tifoz dhe shkon të bëjë një “selfie” me Pavar. Ky i fundit ndalet për foton, por më pas, kur sheh se është mesfushori shqiptar që po e kërkonte, e përqafon me shumë përzemërsi duke qeshur.

  • “Vetëvrasja” e Dani Alves në burg? Reagon vëllai i ish-futbollistit të Barcelona-s

    “Vetëvrasja” e Dani Alves në burg? Reagon vëllai i ish-futbollistit të Barcelona-s

    Në orët e fundit një lajm shumë i rëndë qarkulloi në mediet botërore, që theksonte se ish-futbollistit i Barcelona-s, Dani Alves ishte “vetëvrarë” në burg. Këto zëra nisën nga një postim në “twitter” i komedianit brazilian Paulo Albuquerque, i cili shkruajti: “Po më informojnë se Daniel Alves ka vrarë veten”.

    Kaq mjaftoi që ky “aludim” të përhapej në të gjitha mediet botërore, megjithatë deri në këto momente mungonte një reagim zyrtarë nga të afërmit e Dani Alves.

    Vetëm disa minuta më parë vëllai i ish-futbollistit ka konfirmuar se Dani Alves është mirë dhe më pas ka sulmuar komedianin për përhapjen e një lajmi të tillë të rremë.

    Ndërkohë, këshilltari për shtyp i ish-futbollistit, Acaz Felleger, tha se ata po shqyrtonin veprime ligjore kundër Paulo Albuquerque, me bazë në Rio de Janeiro, për postimin e tij në rrjetet sociale.

    Dani Alves ndodhet në burg, pasi është dënuar me katër vite e gjysmë për përdhunimin e një vajze në një klub nate.

  • E ‘sharruan’ me plumba! E shkuara e dyshimtë e boksierit shqiptar

    E ‘sharruan’ me plumba! E shkuara e dyshimtë e boksierit shqiptar

    Zbardhen detaje të reja rreth boksierit shqiptar, Besar Nimani, që u vra këtë të shtunë në Gjermani, në qytetin e Bielefeld. Sipas mediave, ishin familjarët e Nimanit ata që njoftuan vdekjen e boksierit.

    38-vjeçari shqiptar u qëllua me armë teksa po dilte nga një restorant i qytetit. Sipas ‘BILD’, Nimani vdiq në vend. Autoritetet gjermane nuk kanë bërë ende asnjë arrestim, ndërsa janë në ndjekje të autorëve.

    Besar Nimani ka qenë një boksier i kategorisë “Super Welterweight” dhe në 27 ndeshje numëron 26 fitore dhe vetëm 1 humbje. Ai u tërhoq përfundimisht nga boksi në vitin 2019.

    Por kjo nuk ishte hera e parë. Nimani në vitin 2013 ka rënë pre e një sulmi të ngjashëm me armë zjarri.

    Sipas gazetës gjermane Landes-Zeitung, ai ishte përfshirë në një shkëmbim zjarri, bëhej fjalë për betejë për pushtet mes grupeve rivale në Bielefeld.

    Raportohet se në atë kohë ka pasur konflikte mes grupeve shqiptare, të cilave dyshohet i përkiste ai, dhe një grupi tjetër me prejardhje turke.

    Por, ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga autoritetet e Gjermanisë se kjo vrasje mund të ketë lidhje me ngjarje e para një dekade.

  • Mbylli ndeshjen me dy gola dhe një sy të nxirë, Uzuni: U kërkoj falje tifozëve (Foto)

    Mbylli ndeshjen me dy gola dhe një sy të nxirë, Uzuni: U kërkoj falje tifozëve (Foto)

    Myrto Uzunit nuk i mjaftoi dygolëshi i tij i parë në La Liga, për të festuar siç duhet në elitën e futbollit spanjoll.

    Dy golat e tij për Granadën ndaj Roal Sociedad nuk sollën pikë, pasi ekipi i tij u përmbys në pjesën e dytë të ndeshjes dhe tani e sheh veten në vendin e parafundit, i rrezikuar shumë seriozisht për rënien nga kategoria.

    Në fund të sfidës, në vend të festës për Uzunin, ai iu bashkua lojtarëve të tjerë që u përballën me kontestimet e tifozëve në fushën e lojës.

    Sulmuesi nuk ngurroi të shfaqej para mikrofonave të mediave të klubit, edhe pse kishte një sy të nxirë pas një goditje që kishte marrë gjatë një aksioni, duke komentuar ngjarjet e duelit.

    “Bëmë një ndeshje me dy fytyra, në pjesën e parë dhe të dytën. Nuk është situatë aq e lehtë për ne, e dimë se ku gjendemi dhe dëshiroj t’u kërkoj falje të gjithë tifozëve që ishsn sot të mërzitur me ne, kanë të drejtë.

    Unë i pari do të jap gjithçka për këtë fanellë, për këtë qytet dhe këta tifozë që më kanë mbështetur gjatë gjithë vitit dhe thjesht dua të kërkoj falje.

    Mentaliteti ynë është që nuk do të dorëzohemi kurrë dhe do japim gjithçka deri në fund të sezonit”, ishin fjalët e Uzunit, edhe pse në fakt ky i fundit detyrën e tij e kishte bërë siç duhej me dy golat e shënuar në këtë ndeshje.

  • Shqipëria për herë të parë në finalet e Botërorit të skive, Lara Colturi: E lumtur që ia dola

    Shqipëria për herë të parë në finalet e Botërorit të skive, Lara Colturi: E lumtur që ia dola

    Historike për Shqipërinë! Falë Lara Colturit, për herë të parë Shqipëria do përfaqësohet në finalet e Kupës së Botës që do të mbahen në Saalbach të Austrisë fundjavën që vjen.

    Colturi në provat e pistës Are të Suedisë regjistroi kohën e 19 më të mirë nga 23 vende që kualifikoheshin.

    “Sot ishte një ditë shumë e vështirë, sidomos lëshimi i parë sepse era ishte shumë e fortë. Gjë që ndikoi te shikueshmëria, por megjithatë arrita të jap diçka pozitive dhe pastaj gjëja më e bukur është fakti që u kualifikova në finalen e kampionatit botëror. Jam shumë e lumtur, një tjetër hap dhe tani e gjithë vëmendja do jetë tek sllallomi i nesërm,” u shpreh skiatorja Lara Colturi.

    Te dielën Lara Colturi do provojë të kualifikojë Shqipërinë në finalen e një kampionatit botëror edhe në disiplinën e sllallom, që është zbritja e shpejtë në ski në një vend të pjerrët e me kthesa të njëpasnjëshme.

    Kjo është edhe gara e fundit e sezonit të skive, që zhvillon një cirkuit të ngjashëm me atë të Formula 1, me ndryshimin e vetëm se pas mbarimit të të gjitha garave në fund zhvillohet një tjetër, që emërohet si finalet e kampionatit botëror.

  • La pas tre fëmijë, dyshohet se u vra nga një irakian, detaje të reja për vrasjen e boksierit shqiptar në Gjermani

    La pas tre fëmijë, dyshohet se u vra nga një irakian, detaje të reja për vrasjen e boksierit shqiptar në Gjermani

    Të shtunën në mbrëmje në Bielefeld të Gjermanisë, ish-boksieri profesionist, Besar Nimani është qëlluar për vdekje.

    Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar vllau i tij, Berati, i cili thotë se është vra në pritë nga disa persona të panjohur.

    Dyshohet se boksieri shqiptar u vra nga një irakian, por ende nuk dihen arsyet.

    Besar Nimani e kishte një karrierë fantastike boksi, me 26 fitore dhe pa humbje. Ai la pas vetës tre fëmijë dhe guran e tij.

    Kujtojmë që ish-boksieri profesionist gjatë vitit 2013 ishte plagosur pas një zënke./Indeksonline/

  • Tronditëse! Ekzekutohet në Gjermani boksieri shqiptar

    Tronditëse! Ekzekutohet në Gjermani boksieri shqiptar

    Boksieri shqiptar, Besar Nimani, është vrarë të shtunën në mbrëmje në Bielefeld të Gjermanisë.

    Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vëllai i të ndjerit, Berat Nimani, përmes një postimi në rrjete sociale.

    “Sot ne një prit ne Bielefeld te Gjermanisë është vra vllau im Besar Nimani.

    Ishalla Zoti na bashkon ne xhenet me ta.

    Përjet e mot krenar me ty, shpirtin me ta marr tradhitisht kan mujt vra por me poshtru kurr askush.

    Te dua”, shkroi ai.

    Siç raporton mediumi gjerman Bild, Policia ka dalë në vendngjarje, teksa autorët e vrasjes janë në arrati./5pyetjet.al

  • Dygolëshi i parë në La Liga, Myrto Uzuni jep spektakël ndaj ekipit që luante në Champions (Video)

    Dygolëshi i parë në La Liga, Myrto Uzuni jep spektakël ndaj ekipit që luante në Champions (Video)

    Sulmuesit e Kombëtares shqiptare po lënë shenjë në këtë fundjavë në arnën ndërkombëtare. Listës së lojtarëve protagonistë para portave kundërshtare u është shtuar edhe Myrto Uzuni, i cili ka shënuar golin e tij të 8 dhe të 9 në këtë sezon në La Liga.

    Sulmuesi shqiptar ishte protagonist në ndeshjen e Granadës ndaj Real Sociedad, teksa i dha avantazhin 1-0 skuadrës së tij në një sfidë shumë delikate, duke pasur parasysh pozicionin që ajo mban në renditje, në zonën e ftohtë të klasifikimit.

    Sulmuesi shënoi nga pika e penalltisë në minutën e 21-të të sfidës, duke u treguar i pagabueshëm, teksa duket se ka lënë pas periudhën e vështirë kur nuk po arrinte të gjente golin. Një gol të cilin ai e ka festuar menjëherë me “shqiponjë”, ashtu siç shpreson të bëjë edhe enë miqësoret e marsit me fanellën kuqezi.

    SHIH VIDEON

    Sociedad barazoi shifrat, por Uzuni u tregua përsëri vendimtar para portës në minutën e tretë shtesë së pjesës së parë, teksa dërgoi topin në rrjetë për të kthyer në avantazh ekipin e tij. Ky ishte dygolëshi i tij i parë në një ndeshje të La Liga.

    SHIH VIDEON

  • ‘S’do e harroj kurrë këtë gol’, Asllani: Tani do qeras të gjithë shokët te Interi! Faqet e para të mediave italiane flasin për shqiptarin

    ‘S’do e harroj kurrë këtë gol’, Asllani: Tani do qeras të gjithë shokët te Interi! Faqet e para të mediave italiane flasin për shqiptarin

    2 fitore në 12 ndeshje në 2024 shënoi Interi kundër Genoas ku protagonist absolut ishte edhe shqiptari Kristjan Asllani. Mesfushori i kombëtares realizoi golin e parë të ndeshjes në fitoren 2-1 ndaj një kundërshtari që në fazën e parë kishte barazuar zikaltërit, të cilët tani e kanë dërguar në 15 diferencën e pikëve si kryesues me Juventusin ndjekës.

    Për Asllanin, i cili u shërbyer nga Alexis Sanchez në minutën e 30, ky ishte goli i parë në një ndeshje zyrtare me Interin. 21-vjeçari, i cili për 4 ditë bën 22, luajti ndeshjen e tretë si titullar edhe për shkak të mungesës së Calhanoglus, ndërsa qëndroi në fushë për 90 minuta.

    “E prisja prej kohësh këtë gol sepse jam tifoz i madh i Interit. Ta shënoja në San Siro është një emocion unik që nuk do harroj gjithë jetën time. Tani do më duhet ti qeras të gjithë shokët e skuadrës,”-u shpreh Asllani.

    Edhe trajneri Simone Inzaghi nuk i kurseu elozhet për Asllanin, duke u shprehur se ‘duhet të duartrokitet për performancën e tij, që edhe pse nuk ka luajtur shumë bëri një ndeshje shumë të mirë’.

    Falë golit të realizuar mediat më të mëdha sportive në Itali, si ‘Gazzeta dello Sport’, por edhe ‘Corriere dello Sport’, kanë patur sot në faqe të parë Kristjan Asllanin, i cili është vlerësuar mesatarisht me notat 6.5 dhe 7.

    Ndërkohë goli tjetër i Interit u realizua nga Alexis Sanchez, i cili ekzekutoi saktë një penallti të fituar nga Barella.