Category: Sport

  • Dygolëshi i parë në La Liga, Myrto Uzuni jep spektakël ndaj ekipit që luante në Champions (Video)

    Dygolëshi i parë në La Liga, Myrto Uzuni jep spektakël ndaj ekipit që luante në Champions (Video)

    Sulmuesit e Kombëtares shqiptare po lënë shenjë në këtë fundjavë në arnën ndërkombëtare. Listës së lojtarëve protagonistë para portave kundërshtare u është shtuar edhe Myrto Uzuni, i cili ka shënuar golin e tij të 8 dhe të 9 në këtë sezon në La Liga.

    Sulmuesi shqiptar ishte protagonist në ndeshjen e Granadës ndaj Real Sociedad, teksa i dha avantazhin 1-0 skuadrës së tij në një sfidë shumë delikate, duke pasur parasysh pozicionin që ajo mban në renditje, në zonën e ftohtë të klasifikimit.

    Sulmuesi shënoi nga pika e penalltisë në minutën e 21-të të sfidës, duke u treguar i pagabueshëm, teksa duket se ka lënë pas periudhën e vështirë kur nuk po arrinte të gjente golin. Një gol të cilin ai e ka festuar menjëherë me “shqiponjë”, ashtu siç shpreson të bëjë edhe enë miqësoret e marsit me fanellën kuqezi.

    SHIH VIDEON

    Sociedad barazoi shifrat, por Uzuni u tregua përsëri vendimtar para portës në minutën e tretë shtesë së pjesës së parë, teksa dërgoi topin në rrjetë për të kthyer në avantazh ekipin e tij. Ky ishte dygolëshi i tij i parë në një ndeshje të La Liga.

    SHIH VIDEON

  • ‘S’do e harroj kurrë këtë gol’, Asllani: Tani do qeras të gjithë shokët te Interi! Faqet e para të mediave italiane flasin për shqiptarin

    ‘S’do e harroj kurrë këtë gol’, Asllani: Tani do qeras të gjithë shokët te Interi! Faqet e para të mediave italiane flasin për shqiptarin

    2 fitore në 12 ndeshje në 2024 shënoi Interi kundër Genoas ku protagonist absolut ishte edhe shqiptari Kristjan Asllani. Mesfushori i kombëtares realizoi golin e parë të ndeshjes në fitoren 2-1 ndaj një kundërshtari që në fazën e parë kishte barazuar zikaltërit, të cilët tani e kanë dërguar në 15 diferencën e pikëve si kryesues me Juventusin ndjekës.

    Për Asllanin, i cili u shërbyer nga Alexis Sanchez në minutën e 30, ky ishte goli i parë në një ndeshje zyrtare me Interin. 21-vjeçari, i cili për 4 ditë bën 22, luajti ndeshjen e tretë si titullar edhe për shkak të mungesës së Calhanoglus, ndërsa qëndroi në fushë për 90 minuta.

    “E prisja prej kohësh këtë gol sepse jam tifoz i madh i Interit. Ta shënoja në San Siro është një emocion unik që nuk do harroj gjithë jetën time. Tani do më duhet ti qeras të gjithë shokët e skuadrës,”-u shpreh Asllani.

    Edhe trajneri Simone Inzaghi nuk i kurseu elozhet për Asllanin, duke u shprehur se ‘duhet të duartrokitet për performancën e tij, që edhe pse nuk ka luajtur shumë bëri një ndeshje shumë të mirë’.

    Falë golit të realizuar mediat më të mëdha sportive në Itali, si ‘Gazzeta dello Sport’, por edhe ‘Corriere dello Sport’, kanë patur sot në faqe të parë Kristjan Asllanin, i cili është vlerësuar mesatarisht me notat 6.5 dhe 7.

    Ndërkohë goli tjetër i Interit u realizua nga Alexis Sanchez, i cili ekzekutoi saktë një penallti të fituar nga Barella.

  • Kristjan Asllani e kalon Interin në epërsi me një super gol (Video)

    Kristjan Asllani e kalon Interin në epërsi me një super gol (Video)

    Kristjan Asllani e ka kaluar Interin në epërsi në duelin me Genoan që po zhvillohet në kuadër të javës së 27-të në Serie A.

    Ndeshja nisi me dominim nga Nerazzurët, me çka edhe u shënua goli i epërsisë.

    Ishte minuta e 31-të e takimit kur Asllani pranoi një asistim nga Alexis Sanchez për rezultatin 1-0.

    Ky ishte goli i parë i reprezentuesit të Shqipërisë deri më tani në këtë sezon, ndërsa ka edhe dy asistime.

    Interi aktualisht po fiton 2-0 ndaj Genoas, ndërsa Sanchez (37′) shënoi nga penalltia.

  • Ernest Muçi “i shuan karrierën” lojtarit të Galatasaray, shijojeni magjinë e shqiptarit me topin në këmbë (Video)

    Ernest Muçi “i shuan karrierën” lojtarit të Galatasaray, shijojeni magjinë e shqiptarit me topin në këmbë (Video)

    Besiktas është duke u mposhtur në këto çaste ndaj Galatasaray me rezultatin 0-1.

    Një moment brenda fushës është duke u shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale.

    Ernest Muçi ka marrë topin pothuajse nga mesi i fushës dhe ka kryer një driblim me kurriz nga kundërshtari duke e lënë blof.

    Sulmuesi i kombëtares më pas ka lënë topin mjaft bukur për Rashicën, i cili dërgoi më pas topin brenda zonës, por pa treguar rrezikshmëri në portën e kundërshtarit.

    Ky driblim nga Ernest Muçi ka qenë perfekt, njësoj si Ronaldinho apo Neymar dikur.

  • Vendimi i Manzanos shkaktoi kaos pas ndeshjes Valencia-Real, flet ish-gjyqtari i La Ligës: Ja si duhet të kishte vepruar

    Vendimi i Manzanos shkaktoi kaos pas ndeshjes Valencia-Real, flet ish-gjyqtari i La Ligës: Ja si duhet të kishte vepruar

    Ish-gjyqtari i njohur i La Ligas, Eduardo Iturralde, në një prononcim për Carrusel Deportivo ka dhënë versionin e tij për rastin që shkaktoi kaos në ndeshjen Valencia – Real Madrid.

    Madrilenët protestuan ashpër pasi sipas tyre gjyqtari kryesor i takimit Gil Manzano i dha fund ndeshjes në momentin kur Brahim Diaz krosoi brenda zonës dhe një sekondë pas sinjalizimit të fundit të sfidës, Jude Belingham realizoi golin e tretë, i cili do të ishte i fitores për Real Madridin.

    Me të përfunduar ndeshja, u shkaktua një kaos i paprecedentë në fushë, ndërsa Jude Bellingham mori karton të kuq pas nervozizmit të tij ndaj gjyqtarit. “E kuptoj nervozizmin e lojtarëve të Real Madridit, sepse është një nga situatat që është menaxhuar më së keqi”, ka thënë Iturralde. “Nëse lejoni që rivënia këndore të ekzekutohet, ju nuk mund ta përfundoni ndeshjen kur krosimi po shkon brenda zonës”, është shprehur ish-gjyqtari spanjoll. Përveç Iturraldes, reagim pati edhe nga një ish-gjyqtar tjetër tashmë në pension i elitës së futbollit spanjoll, Xavi Estrada Fernandez, i cili përmes platformës X (ish-Twitter) bëri një postim duke lënë të nënkuptohet vendimi kontrovers i Manzanos.

  • Debutim i hidhur në UFC, shqiptari Bernardo Sopaj shembet në ring pas goditjes me gju (Video)

    Debutim i hidhur në UFC, shqiptari Bernardo Sopaj shembet në ring pas goditjes me gju (Video)

    Sportisti shqiptar Bernardo Sopaj ka debutuar sot në UFC.

    23-vjeçari nga Fieri ka pësuar një humbje të dhimbshme nga rivali Vinicius Oliveira. Në ring Sopaj u paraqit mirë deri në momentin e lëndimit të këmbës.

    Pas saj, rivali ka përfituar dhe me një kërcim e ka goditur shqiptarin me gju në fytyrë duke e plasur në ring.

    Në momentin e parë pati alarm për gjendjen e Sopaj, me sportistin që u duk i pavetëdijshëm pas “knockout”, por më pas u përmend..

    Sopaj më herët ka qenë pjesë e Pro MMA dhe ka siguruar 11 fitore dhe tre humbje.

  • Atleti shqiptar shkruan historinë, kualifikohet në gjysmëfinalet e Kampionatit Botëror

    Atleti shqiptar shkruan historinë, kualifikohet në gjysmëfinalet e Kampionatit Botëror

    Franko Burraj ka shkruar historinë duke u bërë i pari atlet shqiptar mashkull që kualifikohet në gjysmëfinalet e një kampionati botëror.

    25-vjeçari po merr pjesë në Botërorin që po zhvillohet në Glasgou të Skocisë dhe arriti të kualifikohet për në gjysmëfinalet e 400-metrave me kohën 46.86 sekondat, 3 të qindat më pak se rekordi kombëtar që mbahet nga vetë ai.

    Franko Burraj
    Franko Burraj

    Gara e gjysmëfinales do të zhvillohet po sot, në orën 22:10, me Burrajn që do të synojë finalen.

  • Stadiumi thërret “Messi, Messi”, Ronaldo nuk duron dot më dhe bën gjestin e pahijshëm (Video)

    Stadiumi thërret “Messi, Messi”, Ronaldo nuk duron dot më dhe bën gjestin e pahijshëm (Video)

    Skuadra e Al Nassr shënoi një fitore të madhe në javën e 21-të në Ligën Profesionale në Arabinë Saudite, pasi mposhti 3:2 Al Shabab.

    Në fundin e ndeshjes, tifozët vendas ngacmuan Cristiano Ronaldon, duke thirrur emrin e kundërshtarit të tij të përbetuar, Lionel Messit.

    Ronaldo kur dëgjoi tifozët, filloi të bënte gjeste.

    Sulmuesi portugez shënoi një gol në këtë ndeshje nga pika e bardhë e penalltis.

  • Rei Manaj i papërmbajtshëm, shënon sërish gol të bukur në Turqi (Video)

    Rei Manaj i papërmbajtshëm, shënon sërish gol të bukur në Turqi (Video)

    Skuadra e Sivassporit ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Pendiksporit.

    Golin e tretë në këtë duel e ka shënuar sulmuesi shqiptar, Rey Manaj, i cili po kalon formën më të mirë në karrierë.

    Manaj dribloi kundërshtarët dhe u nis drejt portës, e ku më nuk u ndal deri tek rrjeta.

    Rezultati aktual i takimit është 3-1.

    Klikoni LINKUN për të parë videon:

  • Gjesti i shëmtuar! Kundërshtari i dëmtuar dhe i shtrirë në fushë, Messi e driblon për të shënuar (Video)

    Gjesti i shëmtuar! Kundërshtari i dëmtuar dhe i shtrirë në fushë, Messi e driblon për të shënuar (Video)

    Në fillim të sezonit të ri të MLS-së, Inter Miami mposhti Real Salt Lake 2-0 dhe triumfi i skuadrës nga Florida u la në hije nga sjellja josportive e yllit të parë të ekipit, argjentinasit Lionel Messi.

    Messi, i cili nuk arriti të shënonte në këtë ndeshje, zhgënjeu shumë tifozë të futbollit me një lëvizje të turpshme.

    Një lojtar kundërshtar ishte shtrirë në bar dhe përpëlitej nga dhimbjet, por argjentinasi nuk donte të ndalonte sulmin për të ndihmuar rivalin e tij.

    Dhe jo vetëm kaq, ai filloi të driblojë në atë anë, kaloi topin mbi futbollistin e shtrirë në bar dhe gjuajti në portë, por nuk ishte i saktë. Gjesti është cilësuar si tejet josportiv dhe Messi ka marrë kritika të panumërta.