Category: Sport

  • E rëndë/ Qëlluan me armë zjarri në një ndeshje të ligës lokale të futbollit, e pësojnë keq dy shqiptarët

    E rëndë/ Qëlluan me armë zjarri në një ndeshje të ligës lokale të futbollit, e pësojnë keq dy shqiptarët

    Policia greke vuri në pranga 10 persona, të cilët pasditen e së dielës në zonën e Zefirit, goditën me armë në një ndeshje të ligës lokale të futbollit.

    Bëhet fjalë për 8 grekë dhe 2 meshkuj të kombësisë shqiptare, të cilët akuzohen për shkelje të ligjit për dhunën sportive, armëmbajtje pa leje dhe drejtim mjeti në mënyrë të rrezikshme.

    Në orën 15:45 të pasdites së të dielës pas një incidenti mes tifozëve të Apollo Pontion dhe Mandraikos, persona të panjohur fillimisht, goditën 9 herë me armë zjarri. Punonjësit e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar 9 gëzhoja, si dhe dy të plagosur gjatë incidenteve, por jo nga të shtënat.

    Konkretisht, derbi mes Apollon Pontionit dhe Mandraikos për kampionatin EPSDA është ndërprerë në minutën e 43’ dhe ndërsa rezultati ka qenë 0-0, pasi janë shënuar 9 të shtëna si në tribunë ashtu edhe jashtë fushës. Arbitri Vatsios me ndihmësit e tij dhe vëzhguesin e ndeshjes shkuan në Sigurimin Qendror të Zefirios, të shoqëruar nga forca policore, në mënyrë që aty të bëheshin deklaratat dhe të plotësohej fleta e ndeshjes.

  • Tuhel pranë shkarkimit, Bajerni merr vendimin e pazakontë pas humbjes

    Tuhel pranë shkarkimit, Bajerni merr vendimin e pazakontë pas humbjes

    Bajern Mynih “qep gojën” pas humbjes së tretë radhazi të bavarezëve në të gjitha kompeticionet dhe jep një sinjal të qartë se e ardhmja e Tomas Tuhel në drejtimin e ekipit tashmë është në dyshim.

    Trajneri kritikohej prej kohësh nga tifozët dhe opinionistët pasi ekipi nuk po arrinte të shprehej në fushën e lojës, por me tre humbjet radhazi, ai rrezikoi vazhdimësinë në Ligën e Kampioneve, si dhe thuajse i ka dhuruar titullin Bajer Leverkusenit në Bundesligë.

    Të gjithë pritnin të dëgjonin shpjegimet e Tuhel pas sfidës së humbur sot me shifrat 3-2 në fushën e Bohum. Por klubi i Bajern Mynih ka bërë të ditur se nuk d të ketë një konferencë për shtyp pas ndeshjes, duke anuluar daljen para mediave të trajnerit.

    Sipas mediave gjermane, ky është një sinjal i qartë se në këto orë do të diskutohet fati i teknikut të bavarezëve dhe nuk përjashtohet mundësia e shkarkimit të tij.

  • Kampionati Europian/ Mundësi Abakarov i pandalshëm, medalje për Shqipërinë

    Kampionati Europian/ Mundësi Abakarov i pandalshëm, medalje për Shqipërinë

    Në Bukuresht po zhvillohet Kampionati Europian i Mundjes dhe rusi i natyralizuar si shqiptar, Zelimkhan Abakarov ka siguruar finalen dhe për rrjedhojë e ka medaljen e argjendtë në “xhep”. Tanimë sportisti që mbron ngjyrat kuqezi do kërkojë nesër suksesin në finalen e madhe.

    Në stilin e lirë dhe në peshën deri në 61 kilogramë, Zelimkhan Abakarov dominoi tre ndeshje për të kaluar në finale. Abakarov kaloi armenin Mezhlum Mezhlumyan me rezultatin 9-0, para se të mposhtet gjeorgjianin Shota Phartenadze me rezultatin 7-5.

    Në ndeshjen gjysmëfinale ai kaloi gjermanin Niclas Stechle me rezultatin 10-0 dhe nesër pret të marrë medaljen e artë pas formës së mirë.

    Veç tij, në këtë aktivitet edhe sportisti tjetër kuqezi, Islam Dudaev ka siguruar medaljen e argjendtë dhe përballet sot në finale.

  • Broja mungon në ndeshjen e Fullhemit në Premier Ligë, klubi shpjegon arsyet

    Broja mungon në ndeshjen e Fullhemit në Premier Ligë, klubi shpjegon arsyet

    Armando Broja pritej të ishte një kandidat kryesor për formacionin titullar në sfidën e sotme mes Fullhemit dhe Aston Vilës.

    Por për çudinë e të gjithëve, sulmuesi i Kombëtares shqiptare mungonte si në formacion, ashtu edhe në pankinën e skuadrës londineze.

    Në këtë situatë, shumëkush ka dashur të dijë arsyet e kësaj mungese të papritur për sulmuesin, pasi një ditë më parë edhe trajneri Marko Silva kishte deklaruar se ai ishte një kandidat potencial për të luajtur në këtë sfidë që në startin e ndeshjes.

    Nëpërmjet rrjeteve sociale, ka qenë vetë klubi i Fullhem i cili ka shpjeguar se mungesa e Brojës kishte lidhje me gjendjen shëndetësore të lojtarit të Kombëtares, por jo një dëmtim.

    “Armando Broja humb ndeshjen e sotme për shkak të një sëmundje”, shkruhej në njoftimin e klubit, duke u dhënë përgjigje pyetjeve të shumë tifozëve në rrjetet sociale.

  • Rei Manaj shënon një tjetër eurogol, shtang portierin dhe i jep avantazh ekipit (Video)

    Rei Manaj shënon një tjetër eurogol, shtang portierin dhe i jep avantazh ekipit (Video)

    Sulmuesi shqiptar Rei Manaj duket se po kalon një sezon fantastik në Turqi.

    Ai është bërë protagonist sërish në ndeshjen e sotme, duke shënuar një super gol.

    Aktualisht ekipi udhëheq me golin e Manajt. Hatayaspor-Sivaspor 0-1 Rei Manaj 17′

    VIDEO:

  • Krenojnë Shqipërinë! Erkan Qerimaj dhe Kristi Ramadani i dhurojnë tre medalje vendit në peshëngritje

    Krenojnë Shqipërinë! Erkan Qerimaj dhe Kristi Ramadani i dhurojnë tre medalje vendit në peshëngritje

    Peshëngritësi shqiptar, Erkand Qerimaj ka siguruar sot në mbrëmje medaljen e argjendtë në stilin e shkëputjes, në peshën 81 kilogramë, në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Sofie të Bullgarisë.

    Shtangisti shkodran mbylli garën në këtë stil në vendin e dytë me 155 kilogramë të ngritura, duke realizuar dy nga tri provat, ndërkohë që vijon garën në stilin e shtytjes.

    Qerimaj e nisi garën me 152 kilogramë, peshë që nuk e ngriti dot në provën e parë. Shkodrani arriti të ngrejë lart këtë peshë në provën e dytë. Në provën e tretë, Qerimaj arrin të ngrejë lart edhe 155 kilogramë, duke bërë një paraqitje mjaft të mirë në garë.

    Në stilin e shtytjes, gara e Qerimajt nuk ishte aq e mirë sa ajo e shkëputjes. Shtangisti kuqezi realizoi me sukses vetëm provën e parë, ku ngriti 180 kilogramë. Në dygarësh Erkand Qerimaj u klasifikua në vendin e katërt me 335 kilogramë në total.

    Veç Qerimajt, dy medalje argjendi ka siguruar edhe peshëngritësi Kristi Ramadani në peshën deri në 81 kilogramë.

    Kristi Ramadani siguroi dy medalje të argjendta, një në stilin e shtytjes dhe një në dygarësh. Edhe pse garoi në Baterinë B, gara e Ramadanit ishte e mjaft e mirë, duke i dhuruar Shqipërisë dy medalje të argjendta, të parat për të në një Europian për të rritur.

    Në stilin e shkëputjes ai u rendit në vendin e katërt, me 151kilogramë të ngritura. Në stilin e shtytjes, Ramadani ishte mjaft i saktë në të trija provat, duke ngritur fillimisht 180 kg e më pas 186 kg e në fund 190 kg.

    Falë këtij rezultati Ramadani u rendit i dyti, me vetëm 1 kg më pak se fituesi i së artës. Ramadani mbylli garën e tij në Europian me 341 kilogramë në dygarësh, duke u klasifikuar në vendin e dytë.

    Madje në dygarësh Ramadani doli edhe më mirë se Qerimaj (i katërti). Shtangisti kuqezi vari kështu në qafë dy medalje të argjendta.

  • Shqipëria luan ndaj Kilit më 22 Mars, zyrtarizohet vendi dhe ora e takimit

    Shqipëria luan ndaj Kilit më 22 Mars, zyrtarizohet vendi dhe ora e takimit

    Kombëtarja shqiptare do të luajë miqësoren e parë të muajit mars kundër Kilit. Federata Shqiptare e Futbollit ka rënë dakord me Federatën e Futbollit të Kilit që kjo ndeshje miqësore të luhet në stadiumin ‘Enio Tardini’, në Parma të Italisë, më 22 mars, duke nisur nga ora 20:45.

    Kjo është ndeshja e parë në histori mes këtyre dy përfaqësueseve. Kili është një nga ekipet kombëtare më me histori në Amerikën Latine, teksa ka fituar dy herë Copa America-n dhe ka marrë pjesë në disa finale të kampionatit Botëror të futbollit.

    Sakaq, më 25 Mars, Shqipëria do të luajë edhe miqësoren e dytë të këtij muaji, ndaj Suedisë. Ky takim do të luhet në stadiumin “Friends Arena” të Stokhomit, në ora 19:00.

    Këto dy ndeshje miqësore janë në kuadër të përgatitjeve të Kombëtares për Europianin “Gjermani 2024”, ku trajneri Silvinjo do të ketë mundësinë që të testojë lojtarët dhe ekipin kuqezi pas thuajse 4 muajsh nga ndeshja e fundit./tvklan.al

  • Myrto Uzuni “zbraz xhepat” për Shën Valentin! Partnerja zbulon dhuratën luksoze të futbollistit

    Myrto Uzuni “zbraz xhepat” për Shën Valentin! Partnerja zbulon dhuratën luksoze të futbollistit

    Myrto Uzuni një nga lojtarët më të rëndësishëm të kombëtares shqiptare, ka treguar gjithmonë përkushtimin për partneren e tij.

    Sulmuesi kuqezi, veç shkëlqimit në fushë, të njëjtën gjë po bën edhe jashtë saj. Prej kohësh, beratasi është në një lidhje me bukuroshen Uarda Hyseni.

    Shumë aktiv në rrjetet sociale, dyshja kanë uruar njëri-tjetrin në ditën e të dashuruarve, dhe Uarda na ka treguar edhe dhuratën.

    Ajo ka marrë këtë Shën Valentin një çantë të markës luksoze, Louis Vuitton, që kushton 1,760 euro.

  • Zbulohen prapaskenat e transferimit të Muçit, Gallatasaraj ishte gati të shpenzonte më shumë për futbollistin shqiptar

    Zbulohen prapaskenat e transferimit të Muçit, Gallatasaraj ishte gati të shpenzonte më shumë për futbollistin shqiptar

    Ernest Muçi është cilësuar si një nga goditjet më të rëndësishme në merkato që ka bërë klubi i Beshiktashit gjatë kohëve të fundit, pasi shumëkush sheh futbollistin e Kombëtares shqiptare si një lojtar me të ardhme të garantuar. Por në fakt, Muçi mund të ishte bërë pjesë e një tjetër klubi të madh turk që në verë.

    Mediat turke kanë mësuar se gjatë vitit të kaluar, ka qenë klubi i Gallatasarajt ai i cili kishte hedhur sytë nga futbollisti shqiptar për të përforcuar radhët e tij.

    Zëvendëspresidenti i Gallatasarajit, Erden Timur, raportohet se ka qenë në negociata me polakët gjatë vitit të kaluar për të transferuar futbollistin shqiptar. Oferta e Gallatasarajit arriti deri në 15 milionë euro, por Legia Varshava pretendonte të fitonte 18 milionë euro nga shitja e tij.

    Në fund, negociatat u mbyllën pa shtrëngim duarsh dhe Muçi e nisi sezonin si pjesë e Legias. Por në janar, në dyert e klubit polak trokiti Beshiktash, që bindi drejtuesit që të shitnin futbollistin për 10 milionë euro plus 10% të transferimit të ardhshëm të tij. Kështu, Muçi u transferua në Turqi dhe tani do të jetë një rival i Gallatasarajit, i cili ishte interesuar i pari për të.

    PANORAMASPORT.AL

  • Miqësorja Suedi-Shqipëri, konfirmohet ora e ndeshjes së 25 marsit

    Miqësorja Suedi-Shqipëri, konfirmohet ora e ndeshjes së 25 marsit

    Është konfirmuar tashmë ora e ndeshjes miqësore Suedi-Shqipëri, që do të luhet më 25 mars në transfertën e Stokholmit.

    Sipas marrëveshjes mes dy federatave ky takim do të luhet në stadiumin “Friends Arena”, në Stokholm duke nisur nga ora 19:00.

    Kjo është ndeshja e gjashtë në histori mes këtyre dy përfaqësueseve, ndër të cilat katër sfida kanë qenë të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror, ndërsa dy të tjerat ndeshje miqësore.

    Ndërkaq, Shqipëria do të zhvillojë edhe një tjetër miqësore gjatë muajit mars, teksa në ditët në vijim, Departamenti i Komunikimit në FSHF do të publikojë edhe emrin e kundërshtarit, vendin dhe orën e takimit.

    Këto dy ndeshje miqësore janë në kuadër të përgatitjeve të Kombëtares për Europianin “Gjermani 2024”, ku trajneri Silvinjo do të ketë mundësinë që të testojë lojtarët dhe ekipin kuqezi pas thuajse 4 muajsh nga ndeshja e fundit.