Category: Sport

  • Shqiptarët “pushtojnë” Turqinë, edhe Muja i bashkohet kolonisë kuqezi

    Shqiptarët “pushtojnë” Turqinë, edhe Muja i bashkohet kolonisë kuqezi

    Pas Serie A, Turqia po kthehet në oazin e preferuar për futbollistët kuqezi, me këta të fundit që po krijojnë një koloni të vërtetë.

    Pas Cikaleshit, Rey Manaj, Roshi, Dejvi Bregut, Muçit e shumë të tjerë, në Turqi, në orët e fundit të merkatos zbarkoi edhe Arbnor Muja.

    Në mënyrë surprizë sulmuesi shqiptar u largua nga Belgjika, nga Royal Antwrp për t’u transferuar te Samsunspor. Klubi turk me anë të një postimi në rrjetet sociale njoftoi transferimin e Mujas!

    “Mirësevjen Arbnor Muja! Lojtari i kombëtares shqiptare të futbollit, i cili së fundmi ishte pjesë e Royal Antwerp FC, Arbnor Muja ka firmosur për 3 vite e gjysmë me Samsunspor”-bëri me dije klubi turk.

    Kjo lëvizje vjen pas një periudhë jo shumë pozitive të Mujas në Belgjikë ku humbi jo pak nga statusi i tij titullar. Muja shpreson që me këtë transferim në Turqi të këtë më shumë minuta për të qenë në kushte perfekte për “Euro2024”./BW

  • “Shpresoj të na sjellë fat”, zv. presidenti i Beshiktashit për Muçin: Ka tatuazh shqiponjën dhe ditëlindjen e ka…

    “Shpresoj të na sjellë fat”, zv. presidenti i Beshiktashit për Muçin: Ka tatuazh shqiponjën dhe ditëlindjen e ka…

    Transferimi i Ernest Muçit te Beshiktashi duket se ka bërë një bujë të madhe në futbollin turk.

    Gjatë udhëtimit me të nga Varshava në Stamboll ishte dhe zv. presidenti i klubit turk, Hysejin Jyçel.

    Ai foli për kanalin zyrtar të klubit, ku u shpreh se nga sulmuesi i Kombëtares shqiptare pret gjëra të mëdha dhe se ka qenë e destinuar që ai të vishte fanellën e Beshiktashit.

    “Dua t’iu tregoj pjesën e pasme të qafës së tij. Ka tatuazh një shqiponjë dhe ditëlindjen e ka më 19.03 si viti ynë i krijimit. Shpresoj që ai t’i sjellë fat të mirë Beshiktashit. Tifozët tanë duhet ta ndjekin menjëherë në ‘Instagram’”, tha Jyçel.

  • SHORTI I LIGËS SË KOMBEVE/ Shqipëria shmang superfuqitë, por nuk do të jetë e thjeshtë. Përsëri “grup vdekje” për Italinë

    SHORTI I LIGËS SË KOMBEVE/ Shqipëria shmang superfuqitë, por nuk do të jetë e thjeshtë. Përsëri “grup vdekje” për Italinë

    UEFA ka hedhur sot në Paris shortin për edicionin e katërt të Ligës së Kombeve. Turneu i cili ka zëvendësuar miqësoret në kontinent, po tërheq mjaft interes edhe për faktin se u mundëson ekipeve kombëtare që të ndeshen me rivalë të të njëjtit nivel.

    Rrugëtimi i Shqipërisë në këtë edicion nuk do të jetë i thjeshtë, ndonëse kuqezinjtë kanë shmangur superfuqitë që mund t’i vinin përballë goglat. Emri që ka dalë nga vazo e parë në Ligën B ku bën pjesë, është ai i Çekisë, një kundërshtar me të cilin skuadra e Silvinjos u ndesh në eliminatoret e Euro 2024. Nga vazo e dytë ishte Ukraina ajo që u caktua si kundërshtar, një rival jo i thjeshtë, por që mund të ndikohet nga fakti që nuk luan në vendin e saj për shkak të luftës.

    Ndërkohë, në vazon e fundit janë shmangur ekipe si Turqia e Greqia, por përballë do të jetë Gjeorgjia e Kvrataskhelias, i cili po lë shenjë në futbollin europian.

    Sa u përket Ligave të tjera, bie në sy Grupi A2 në Ligën A, ku janë vendosur shumë skuadra të mëdha përkrah njëra-tjetrës. Italia do të ndeshet me Belgjikën dhe Francën, në një grup ku në teori “viktima” do të jetë Izraeli.

    Në këtë edicion Liga e Kombeve ka risi të veçanta, pasi edhe skuadrat e vendit të tretë nuk e kanë të sigurt mbijetesën në Ligë, pasi do të luajnë në play-out me ekipet e vendeve të dyta në ligën më poshtë.

    SHORTI

    LIGA A
    Grupi A1: Kroaci, Portugali, Poloni, Skoci
    Grupi A2: Itali, Belgjikë, Francë, Izrael
    Grupi A3: Holandë, Hungari, Gjermani, Bosnjë Hercegovinë
    Grupi A4: Spanjë, Danimarkë, Zvicër, Serbi

    LIGA B
    Grupi B1: Çeki, Ukrainë, Shqipëri, Gjeorgji
    Grupi B2: Angli, Finlandë, Irlandë, Greqi
    Grupi B3: Austri, Norvegji, Slloveni, Kazakistan
    Grupi B4: Uells, Islandë, Mali i Zi, Turqi

    LIGA C
    Grupi C1: Suedi, Azerbajxhan, Sllovaki, Estoni
    Grupi C2: Rumani, Kosovë, Qipro, Lituani/Gjibraltar*
    Grupi C3: Luksemburg, Bullgari, Irlanda e Veriut, Bjellorusi
    Grupi C4: Armeni, Ishujt Faroe, Maqedonia e Veriut, Letoni

    LIGA D
    Grupi D1: Lituani/Gjibraltar, San Marino, Lihtenshtejn
    Grupi D2: Moldavi, Malta, Andorra

    CEREMONIA

    Ora 18:42 – Radha e Ligës A për të mësuar shortin, me skuadrat e mëdha që bëhen pjesë e tij. Huan Mata do të jetë ai që do të hedhë shortin.

    Ora 18:32 – Tani e ka radhën Liga B ku bën pjesë edhe Shqipëria, me serbin Aleksandar Kolarov si ambasador për shortin.

    Ora 18:20 – Shorti vazhdon me Ligën C të aktivitetit me grekun Giorgos Karagunis si ambasador për rrotullimin e goglave.

    Ora 18:16 – Nis hedhja e shortit duke filluar me Ligën D.

    Ora 18:11 – Zëvendës Sekretari i UEFA-s, Xhorxho Marketi, si zakonisht shpjegon procedurën e shortit të sotëm.

    Ora 18:09 – Në skenë ngjitet letonezi Marian Pahars, ish-futbollist e tashmë trajner, i cili do të jetë një nga ambasadorët e shortit të sotëm.

    Ora 18:06 – Prezantuesi Pedro Pinto bën përmbledhjen e aktivitetit të edicionit të kaluar.

    Ora 18:00 – Ceremonia nis me himnin e aktivitetit të kënduar në sallë.

    VAZOT
    LIGA A
    Vazo 1: Spanjë, Kroaci, Itali, Holandë
    Vazo 2: Danimarkë, Portugali, Belgjikë, Hungari
    Vazo 3: Zvicër, Gjermani, Poloni, Francë
    Vazo 4: Izrael, Bosnjë Hercegovinë, Serbi, Skoci

    LIGA B
    Vazo 1: Austri, Çeki, Angli, Uells
    Vazo 2: Finlandë, Ukrainë, Islandë, Norvegji
    Vazo 3: Slloveni, Irlandë, Shqipëri, Mali i Zi
    Vazo 4: Gjeorgji, Greqi, Turqi, Kazakistan

    LIGA C
    Vazo 1: Rumani, Suedi, Armeni, Luksemburg
    Vazo 2: Azerbajxhan, Kosovë, Bullgari, Ishujt Faroe
    Vazo 3: Maqedoni e Veriut, Sllovaki, Irlandë e Veriut, Qipro
    Vazo 4: Bjellorusi, Lituani/Gjibraltar*, Estoni, Letoni

    LIGA D
    Vazo 1: Lituani/ Gjibraltar*, Moldavi
    Vazo 2: Maltë, Andorra, San Marino, Lihtenshtejn
    *Vendoset pas play-out në mars

  • Fillon në Paris shorti i Ligës së Kombeve, Kombëtarja mëson kundërshtarët

    Fillon në Paris shorti i Ligës së Kombeve, Kombëtarja mëson kundërshtarët

    Ka nisur në 18:00 shorti i Ligës së Kombeve për edicionin 2024-25, teksa Kombëtarja shqiptare dhe Kosova do mësojnë kundërshtarët në ligat përkatëse.

    Kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho ndodhen në Ligën B, aty ku kundërshtari më i fortë është Anglia. Ndeshjet do të zhvillohen në pushimet ndërkombëtare që FIFA ka gjatë shtatorit, tetorit dhe nëntorit të këtij viti, ndërsa finalet do të zhvillohen në verën e 2025-ës.

    Ndarja e vazove në Ligën B:Vazo 1 : Austri, Çeki, Angli, Uells

    Vazo 2 : Finlandë, Ukrainë, Islandë, Norvegji

    Vazo 3 : Slloveni, Republika e Irlandës, Shqipëri, Mali i Zi

    Vazo 4 : Gjeorgji, Greqi, Turqi, Kazakistan

    Liga D

    Grupi D1: Lituania/Gjibraltar, San Marino, Liechtenstein

    Grupi D2: Moldavia, Malta, Andorra

    Ndarja e vazove në Nations League (Liga e Kombeve)?

    54 ekipet kombëtare si gjithmonë do të ndahen në katër Liga, ku Ligat A,B dhe C do kenë katër grupe me nga katër skuadra. Ndërkohë në Ligën D do jenë dy grupe me nga tre ekipe. Në bazë të rezultateve në edicionin e fundit të Ligës së Kombeve janë ndarë grupet dhe vazot ku Shqipëria bën pjesë në Ligën B të Ligës së Kombeve.

    Kuqezinjtë në short nuk mund të ndeshen me Slloveninë, Irlandën dhe Malin e Zi, pasi bëjnë pjesë në të njëjtën vazo. Ndërkohë kundërshtari më i fortë që rrezikojnë kuqezinjtë është Anglia, që ndodhet në vazon 1 të Ligës B. Rivalët e tjerë të mundshëm nga kjo vazo janë Austria, Çekia dhe Uellsi.

    Si funksionon gara në Nations League (Liga e Kombeve)?

    Fituesit e katër grupeve në Ligën B edicionin e vitit të ardhshëm do ngjiten në Ligën A, ndërsa katër vendet e fundit të katër grupeve në Ligën B do zbresin në Ligën C. Kjo vlen për secilën Ligë, me përjashtim të D që nuk mund të zbresin më shumë.

    Ndërkohë për herë të parë këtë edicion do ketë një tur shtesë pasi të mbarojnë ndeshjet në grupe. Vendet e para të katër grupeve në Ligën A do luajnë çerekfinalet me katër vendet e dyta të katër grupeve po në Ligën A. Nga këto katër ndeshje do përcaktohen gjysmëfinalistët dhe më pas sipas formulës edhe kompeticioni.

    Dy ndeshjet e para të edicionit të ri të Ligës së Kombeve do jenë nga datat 5-10 shtator, ndërsa për secilën kombëtare, me përjashtim të grupit D do kenë nga 6 ndeshje.

    Edicionin e fundit të Ligës së Kombeve Shqipëria u rendit e fundit në grupin e saj në Ligën B, por për shkak se Rusia u përjashtua nuk zbriti në Ligën C. Ky moment shënoi edhe fundin e aventurës për trajnerin Edy Reja, ndërsa me Sylvinhon kuqezinjtë kanë siguruar Europianin “Gjermani 2024”.

    Kalendari i ndeshjeve:

    Ndeshja 1 – 5-7 Shtator 2024

    Ndeshja 2 – 8-10 Shtator 2024

    Ndeshja 3 – 10-12 Tetor 2024

    Ndeshja 4 – 13-15 Tetor 2024

    Ndeshja 5 – 14-16 Nëntor 2024

    Ndeshja 6 – 17-19 Nëntor 2024

  • Çfarë ndodhi? Ish-futbollisti i Partizanit arrestohet në mes të ndeshjes, policia i vë prangat në fushë

    Çfarë ndodhi? Ish-futbollisti i Partizanit arrestohet në mes të ndeshjes, policia i vë prangat në fushë

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në futbollin kosovar me protagonist ish-sulmuesin e Partizanit

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në futbollin kosovar me protagonist ish-sulmuesin e Partizanit, Theofilus Solomon.

    Sipas mediave vendase, lojtarit i janë vënë prangat nga policia gjatë ndeshjes që skuadra e tij, Dukagjini, po zhvillonte ndaj Dinamos së Ferizajt. Kur lojtari po bëhej gati të hynte në fushën e lojës për skuadrën e Dukagjinit në pjesën e dytë, forcat e policisë kanë ndërhyrë dhe e kanë arrestuar brenda ambienteve të stadiumit.

    Solomon është arrestuar edhe më parë nga policia me akuzën e dhunës ndaj ish-të dashurës së tij, në periudhën kur ishte pjesë e të kuqve në kampionatin shqiptar.

    Që atëherë, ai kishte detyrim paraqitje në polici, por me sa duket ka shkelur këtë vendim të gjykatës dhe kjo ka çuar në arrestimin e tij të sotëm.

  • Edon Zhegrova vazhdon të shkëlqejë në Ligue 1, gol spektakolar dhe asist në 45 minutat e para të ndeshjes Lille – Clermont (Video)

    Edon Zhegrova vazhdon të shkëlqejë në Ligue 1, gol spektakolar dhe asist në 45 minutat e para të ndeshjes Lille – Clermont (Video)

    Ylli kosovar, Edon Zhegrova është duke kaluar momentin më të mirë në karrierën e tij me skuadrën e Lille në Ligue 1.

    24-vjeçari ka shkëlqyer në 45 minutat e para të ndeshjes Lille – Clermont, ku ka dhënë një asist fantastik dhe ka shënuar një gol spektakolar.

    Skuadra e Lille është duke shkatërruar skuadrën e cila renditet e parafundit në tabelë, me rezultatin 4-0 që në pjesën e parë, ndërsa Zhegrova ishte protagonist me asist në minutën e 24 dhe me gol në minutën e 40.

  • Formacionet zyrtare, ja si do zbresin në fushën e lojës Frosinone-Milan

    Formacionet zyrtare, ja si do zbresin në fushën e lojës Frosinone-Milan

    Frosinone-Milan përballen këtë të shtunë në kuadër të javës së 23-të të Serie A duke nisur nga ora 18:00, sfidë që transmetohet live në “SuperSport 2”.

    Ndërsa jemi në prag të këtij takimi, trajnerët Di Francesco dhe Pioli kanë zgjedhur formacionet si do zbresin në fushën e lojës.

    Të dyja skuadrat vijnë në këtë përballje pas një barazimi, Frosinone ndaj Veronas dhe Milan ndaj Bolognas dhe të dyja dëshirojnë të rikthehen te triumfi.

    Formacionet zyrtare:

  • Bëri s*ks brenda “Big Brother Vip“, volejbollistja e famshme i vë flakën rrjetit me fotot e saj (Video)

    Bëri s*ks brenda “Big Brother Vip“, volejbollistja e famshme i vë flakën rrjetit me fotot e saj (Video)

    Key Alves, vetëm disa muaj më parë, ishte pjesë e “Big Brother VIP” në Brazil, duke qenë një prej personazheve më të komentuara në këtë “reality show”.

    Volejbollistja madje përfundoi edhe në faqet e kronikave rozë teksa bëri seks brenda shtëpisë së Big Brother. Në fakt, ishte po vetë ajo që e pranoi se ka kryer marrëdhënie seksuale brenda Big Brother Vip. Pas eleminimit të saj, në intervistën e dhënë për emisionin Bate –

    Papo BBB, teksa po shikonte pamjet e saj në shtëpinë e Big Brother, ajo komentoi:

    “E kisha kursyer veten për të mos ta parë këtë moment. Babai im do të jetë çmendur, njerëz!”

    E pyetur më pas nga moderatoret nëse ajo ka kryer marrëdhënie seksuale brenda shtëpisë së Big Brother, Key pohoi duke thënë:

    “Po, bëra seks teksa isha kthyer anash në krevat!”

    Nga ana tjetër, Key Alves është një nga figurat më të rëndësishme në sportin brazilian dhe në volejbollin e femrave. Alves mund të konsiderohet volejbollistja më e famshme në botë, ku numëron 13.6 milion ndjekës në Instagramin e saj. Ajo është mjaft e ndjekur gjithashtu edhe në profilin e saj në OnlyFans, ku abonimi për të parë përmbajtjen e saj është rreth 14 dollarë. Key vijon të mbetet në qendër të vëmendjes, tashmë në rrjetet sociale, teksa vazhdon të shfaqet me postime provokuese.

    Rikujtojmë se një nga deklaratat e saj më të bujshme brenda Big Brother Vip, ishte ajo për yllin brazilian të futbollit, Neymar. Sipas Alves, Neymar i kishte kërkuar për të kaluar një natë “të nxehtë“ volejbollistes dhe motrës së saj binjake.

    Fillimisht futbollisti i kishte shkruar një mesazh në Instagram, motrës së volejbollistes, Keyt Alves, dhe më pas edhe po vetë volejbollistes. Bëhet fjalë që kjo situatë të ketë ndodhur kur Neymar luante ende me ekipin e Paris Saint Germain në kampionatin francez. Sipas volejbollistes, ajo i kishte thënë Neymarit se e kishte keqkuptuar të gjithë situatën me dy motrat binjake.

  • Sporti shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta volejbollisti i njohur (Emri+ Foto)

    Sporti shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta volejbollisti i njohur (Emri+ Foto)

    Pas një sëmundje të rëndë, në moshën 71, vjeçare është ndarë nga jeta, Edmond Gjerazi. Ish-volejbollist i njohur i Dinamos, kampione, dominuese në vitet 70-të në Shqipëri dhe protagoniste në Europë.

    I zbuluar nga trajneri Vangjel Koja, si përfaqësues i një brezi i ri, me volejbollistë të talentuar të shkollës dinamovite, Gjerazi ishte nga të parët që u alternua me sukses, me grupin e volejbollistëve të shquar, si Rusi, Shehu, Tartari, Lena, Panteqi, etj.

    Me numrin 12-të, i fuqishëm, 1.84 cm, organizator, i përgatitur në sulm e mbrojtje, Edmond Gjerazi, shumë i ri, u shfaq, duke qenë një forcë, një element i rëndësishëm e kësaj skuadre, dhe i ekipit kombëtar për periudhën 1968-77.

    I diplomuar në ILKF “Vojo Kushi”, pasi u nda me volejbollin, Mond Gjerazi, siç e thërrisnin miqtë, shokët, i tillë i njohur edhe në mjedisin sportive, vijoi të ishte aktiv, në rolin e trajnerit dhe si mësues i edukimit fizik në edukimin e brezave të rinj. I sjellshëm, serioz, korrekt, tejet njerëzor në fushë e jashtë saj, dhe një bashkëshort, familjar shembullor

  • Broja flet si lojtar i Fulhemit: Jam i emocionuar që jam këtu…

    Broja flet si lojtar i Fulhemit: Jam i emocionuar që jam këtu…

    Armando Broja është lojtari më i ri i Fulhem. Pas nënshkrimit, sulmuesi i Kombëtares kuqezi ka folur për FFCtv.

    “Ndihet e mrekullueshme. Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe mezi pres të filloj, të takoj lojtarët, menaxherin dhe të luaj për tifozët.

    Tifozët luajnë gjithmonë një rol të madh dhe mezi pres të shkoj në “Craven Cottage” dhe t’i takoj të gjithë. Do të punoj shumë për ekipin dhe do të krijoj një lidhje të vërtetë. Jam vërtet i nderuar dhe i emocionuar që jam këtu”, deklaroi Broja.

    PANORAMASPORT.AL