Category: Sport

  • Futbollisti i kombëtares shënon një supergol në Kroaci (Video)

    Futbollisti i kombëtares shënon një supergol në Kroaci (Video)

    Lindon Selahi ka shënuar golin e tretë me Rijekën në Kroaci këtë sezon, duke i dërguar të tijtë në krye të renditjes. 24-vjeçari i dha suksesin e plotë me përmbysje Rijekës në udhëtim 1-2 kundër Hajdukut të Splitit.

    Përballja direkt për kreu e pa Rijekën të merrte tri pikë në “Poljud”, duke siguruar edhe kreun e renditjes pas një kryevepre të mesfushorit kuqezi, që në fund festoi me ‘shqiponjë’.

    Pukstas kaloi skuadrën e Splitit në avantazh, teksa në pjesën e dytë Rijeka barazoi me Obregon, para se Selahi në të 75 minutë të lëshonte një “predhë” me të jashtmen e së djathtës, për tri pikët e Rijekës.

    Pas zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me klubin, Selahi ka treguar cilësi në lojë, teksa kujtojmë se ka luajtur edhe katër ndeshje me Kombëtaren dhe është në listën e Sylvinhos.

    https://rumble.com/embed/v47ayhl/?pub=4

  • Nga kërcënimet, tek përndjekja, si Klodian Duro dhunonte ish-bashkëshorten pasi nuk pranonte ndarjen! Zbardhet dëshmia e Dorinës: Erdhi tek puna ime, më vendosi duart në fyt dhe…

    Nga kërcënimet, tek përndjekja, si Klodian Duro dhunonte ish-bashkëshorten pasi nuk pranonte ndarjen! Zbardhet dëshmia e Dorinës: Erdhi tek puna ime, më vendosi duart në fyt dhe…

    Klodian Duro u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother”, si një ndër imazhet që publiku kishte më shumë pritshmëri. Megjithatë, qëndrimi i ish-futbollistit në “Big Brother”, ishte shumë i shkurtër.

    Shkak janë bërë pikërisht deklaratat e tij, ku fliste për dhunën ndaj ish-gruas së tij. Menjëherë, produksioni vendosi që të përjashtohej nga loja, duke i quajtur këto deklarata të papranueshme për publikun.

    “Unë kur kam rrahur gruan, e di si më dukeni ju të tjerët?” Ishte kjo flalia që penalizoi sportistin, duke e nxjerrë menjëherë nga shtëpia. E në fakt, të gjithë e mbajnë mend kalvarin e Klodian Duros me drejtësinë, që pak vite më parë është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 4 muaj burg për shkak të dhunës së ushtruar ndaj bashkëshortes së tij.

    Sipas dokumenteve të gjykatës, Duro është dënuar me 6 muaj, por prej gjykimit të shkurtuar ku zbritet 1/3 e dënimit, duke u konvertuar në 4 muaj burg. Kjo masë dënimi është shlyer gjatë masës së sigurisë, ku ai ka qenë në Arrest Shtëpie. Në fashikujt e Gjykatës së Tiranës vërehen faktet që kanë çuar në dhënien e këtij vendimi.

    Ish-bashkëshortja e Klodian Duros ka njoftuar policinë në datën 24 mars të vitit 2020 pasi ndihej e kërcënuar. Ai ka shkuar në banesën e Dorinës (Ish-bashkëshortja), ku ka kërkuar të hapë derën me forcë. E gjendur në këtë situatë ka kërkuar ndihmën e uniformave blu, të cilët kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Klodian Duro.

    Por, çfarë ka ndodhur mes tyre? Në faktet e zbardhura në vendimin e gjykatës, tregohet se Klodian Duro nuk e pranonte ndarjen nga ish bashkëshortja, edhe pse ishte bërë “De Juro” në 27 janar të vitit 2020. Dorina bashkë me vajzën kishin marrë urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës 1 vit më përpara. Megjithatë, Klodiani nuk hiqte dorë dhe kishte filluar ta përndiqte ish bashkëshorten e tij.

    Siç tregon Dorina para oficerit të Policisë Gjyqësore, ai e shqetësonte gjatë gjithë kohës, si në punë, ashtu edhe kur dilte me shoqërinë. Qëndronte i fshehur dhe duke i dalë përpara dhe për këtë shkak thotë ajo ka nisur proceduren për divorc që është dhënë nga Gjykata në 27 janar të vitit 2020. Dorina, gjithashtu ka treguar se Klodiani i shkonte në shtëpi thuajse çdo natë, duke e bezdisur e shantazhuar. Kjo situatë kishte shkaktuar stres dhe ankth edhe te vajza e tyre. Dhunë psikologjike sistematike, ndërsa fizike ka kulmuar pikërisht në ambientet e punës. Në datën 5 mars të vitit 2020, Duro ka shkuar në punën e saj, ku kanë nisur të debatojnë me tone të ashpra. Në debat e sipër, ai e ka kapur nga fyti duke e kërcënuar me jetë.

    Për këtë ngjarje, Dorina shprehet se ekzistojnë edhe pamje filmike që janë vënë në dispozicion të policisë gjyqësore.

    “Për sa i përket dhunës fizike ajo (Dorina) shton se në një rast me datë 5.3.2020, kur Klodiani ka shkuar në punën e saj dhe kanë nisur të debatojnë, në debat e sipër ai e ka kapur nga fyti duke e kërcënuar me jetë. Për këtë ngjarje, thotë e dëmtuara, ka edhe pamje filmike nga kamerat e sigurisë së punës të cilat i ka vendosur në dispozicion të policisë gjyqësore”, thuhet në fashikullin e vendimit të Gjykatës së Tiranës. Megjithatë, në dëshminë e tij, ai dha një tjetër version të ngjarjes që edhe e çoi në burg.

    Të martën e 24 marsit, Klodian Duro, i shqetësuar si gjithmonë për vajzën e tij në këtë kohë krize coronavirusi, ka marrë në telefon në shtëpinë e ish-bashkëshortes për të folur me vajzën e tij. Asnjë përgjigje.

    Prej kohësh, ai kujdesej për vajzën, madje shpeshherë duke cuar ushqime në shtëpi, në po të njëjtën shtëpi që bashkëshortja pretendon se është dhunuar nga ish-futbollisti Duro.

    Dhe menjëherë, nën frikën se dicka mund të ketë ndodhur, pa menduar dy herë për urdhërin e mbrojtes që kishte ishbashkëshortja për shkak të “përndjekjes” nga ishfutbollisti, ai është nisur drejt shtëpisë. Sipas pretendimit të Duros, ka ndjerë zëra brenda shtëpisë ku ishte edhe vajza e tij.

    Duke pasur frikë për vajzën, i ka rënë derës së shtëpisë së ish-bashkëshortes. Ish-futollisti, në momentin që ka vënë re se dera nuk po hapej, ka lajmëruar policinë, e po njëlloj, policinë e ka lajmëruar edhe ish-bashkëshortja Dorina, për prezencën e Duros në derën e shtëpisë së vet. Në fakt, ligji favorizon Dorinën, meqënëse ka një udhër mbrojtje nga gjykata. Ajo ka hapur derën, dhe sipas pretendimit të futbollistit për avokatin e tij, ka filluar të bërtasë e ulërasë, edhe janë shtyrë.

    Por Duro, mohon kategorikisht që këtë radhë, apo ndonjë radhë, të ketë ngritur dorën ndaj ishbashkëshortes së vet. Në komunitetin e futbollit, ky lajm, ka shkaktuar jo pak pështjellim në morinë e lajmeve që po përhapen për coronavirusin. Por duket se deklarata që Klodiani bëri në Big Brother la një shije të hidhur tek publiku, që e gjykoi shumë rëndë për këto deklarata. Duket se impaktin që fjalia e tij dha, e ka ndjerë edhe vetë sportisti.

    Pas përjashtimit, ai ka reaguar me një postim në rrjete sociale duke thënë se ishte e gabuar. Duro i kërkon falje edhe publikut si dhe iu uron suksese konkurrentëve brenda.

    “Unë, Klodian Duro, ju njoftoj që rrugëtimi im në ‘Big Brother’ VIP është ndërprerë sot. Shkak është bërë një deklaratë e gabuar, nisur si ironi, e tepërt tani që e shoh me ftohtësi dhe që i lë vend keqinterpretimit. Më vjen keq që nuk arrita dot të përcillja mesazhet e duhura te të cilat besoj vërtetë dhe do t’i dëshmoja gjatë qëndrimit në shtëpinë e ‘Big Brother’. Një ndjesë shumë e sinqertë i shkon publikut dhe u uroj suksese të gjithë banorëve!”, shkruante ish-futbollisti i Kombëtares sonë.

  • Faza e 1/8: Kupa e Shqipërisë një ‘mini-Superligë’, tetë ekipet e kualifikuara! Ndarja e skuadrave në vazot e çerekfinaleve

    Faza e 1/8: Kupa e Shqipërisë një ‘mini-Superligë’, tetë ekipet e kualifikuara! Ndarja e skuadrave në vazot e çerekfinaleve

    Faza e 1/8: Kupa e Shqipërisë një ‘mini-Superligë’, tetë ekipet e kualifikuara! Ndarja e skuadrave në vazot e çerekfinaleve
    Kupa e Shqipërisë zhvilloi këtë të mërkurë tetë ndeshjet e fazës së 1/8 dhe mësoi ndarjen e vazove për në çerekfinale.

    Kupa e Shqipërisë zhvilloi këtë të mërkurë tetë ndeshjet e fazës së 1/8 dhe mësoi ndarjen e vazove për në çerekfinale. Të gjitha duelet u mbyllën me kohën e rregullt, teksa nuk pati surpriza dhe skuadrat e Superligës kaluan më tej. Në sy ra humbja e Dinamos, që u eliminua nga Laçi. Për fazën e radhës së Kupës do kemi një “mini-Superligë”, teksa të gjitha skuadrat janë nga elita e vendit.

    Partizani mposhti 3-1 Apoloninë me përmbysje. Gjithçka u vendos në pjesën e dytë. Ishte Harizaj që shënoi për miqtë nga penalltia në të 55 minutë, teksa më pas Skuka, Hadroj dhe Mensah shënuan tre herë për “Demat”.

    Në “Selman Stërmasi”, Tirana fitoi 3-0 kundër Korabi. Lulaj në të 28 minutë, Latifi dhe Hoxhallari shënuan për bardheblutë. Kukësi iu fal Atdhe Rashitit në minutën e fundit për të kaluar 1-0 AF Elbasanin. Laçi fitoi 1-0 me Dinamon për të kaluar në çerekfinale falë autogolit të Jankut. Erzeni mundi 2-1 Bylisin, ndërkohë që Egnatia fitoi 2-0 me Lushnjën. Në 17:00 një biletë për në fazën çerekfinale e morën Teuta dhe Vllaznia. Kujtojmë se kjo fazë u luajt me ndeshje teke dhe për rivalët e çerekfinaleve do ketë short të lirë në një datë që ende nuk është vendosur.

    Pas rezultateve, skuadrat mësuan edhe ndarjet për shortin e fazës çerekfinale, ku nuk do ketë një derbi mes Tiranës dhe Partizanit, pasi dy skuadrat janë në një vazo. Skuadrat e shortuara në vazon 1 do përballen me ato të vazos 2 dhe ndeshjet do jenë me sistemin vajtje-ardhje. Sfidat e para të çerekfinaleve do të zhvillohen në fushën e ekipeve të pozicionuara në vazon e dytë.

    Ndarja e vazove në çerekfinale:

    Vazo 1: Partizani, Tirana, Egnatia, Vllaznia

    Vazo 2: Laçi, Teuta, Kukësi, Erzeni

    Kupa e Shqipërisë, faza e 1/8:

    13:00

    Egnatia 2-0 Lushnja (Fernando 45+3′, Gjata 83′)

    Erzeni 2-1 Bylis (Kahrimanovic 23′ (p), Mihana 28′)

    Tirana 3-0 Korabi (Lulaj 28′, Latifi 39′, Hoxhallari 47′)

    Kukësi 1-0 AF Elbasani (Rashiti 90′)

    Laçi 1-0 Dinamo (Janku 53′ (og))

    Partizani 3-1 Apolonia (Skuka 57′, Hadroj 65′, Mensah 87′ / Harizaj 55′)

    17:00

    Teuta 2-0 Skënderbeu (Daci 49′, Arifi 56′)

    Vllaznia 4-0 Flamurtari (Balaj 28′ (p), Mala 30′, Alivoda 41′, Boshnjaku 73′)

    Skuadrat që do garojnë në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë:

    Egnatia, Erzeni, Tirana, Kukësi, Laçi, Partizani, Teuta dhe Vllaznia

  • Takim mes shqiptarëve, Asllani ngushëllon Rrahmanin pas Superkupës (Video)

    Takim mes shqiptarëve, Asllani ngushëllon Rrahmanin pas Superkupës (Video)

    Ndeshja mes Napolit dhe Interit në Superkupën e Italisë, ka vënë përballë njëri-tjetrit si kundërshtarë dy futbollistë shqiptarë, Amir Rrahmanin dhe Kristjan Asllanin.

    Vetëm mbrojtësi i Napolit luajti në këtë sfidë, duke qenë shpesh vendimtar me ndërhyrjet e tij, ndërsa Asllani u la në pankinë nga Inzagi pa mundur të jepte kontributin e tij në fushë në fitoren e skuadrës zikaltër.

    Por në fund të sfidës, të vendosur nga një gol në shtesë, Asllani ka shkuar të takojë në fushën e lojës pikërisht Rrahmanin, duke e ngushëlluar për humbjen e duke shkëmbyer me të disa batuta para se të zhvillohej ceremonia e dhënies së trofeut.

    SHIKO VIDEON

  • VIDEO/ Partizani bën hapa pas në garën për titullin, Laçi e përmbys 1-2 në kryeqytet në limite

    VIDEO/ Partizani bën hapa pas në garën për titullin, Laçi e përmbys 1-2 në kryeqytet në limite

    Laçi bën befasinë e madhe në “Arenën e Demave”. Kurbinasit përmbysën 1-2 Partizanin dhe sigurojnë tri pikë me vlerë në një ndeshje që u vendos në shtesën e gjashtë. Hap fals për të kuqtë e Orges Shehit, që shohin Egnatian tetë pikë më sipër në krye të klasifikimit.

    Ndeshja në fillim foli për vendasit, që shënuan pas vetëm 12 minutave lojë me Mensah. Sulmuesi kërceu mbi të gjithë dhe ia ndali sferën në rrjetë Dajsinanit. Kur dukej se “Demat” do mbyllnin llogaritë e ndeshjes, fundi rezultoi i hidhur për ta.

    Në minutën e 83 Sobouale barazoi gjithçka me një aksion të rrjedhshëm. Laçi nuk u ndal këtu, por në shtesën e gjashtë shënoi edhe golin e fitores me Ledio Tresën. Partizani befasohet dhe Orges Shehi merr humbjen e parë si i kuq, duke qenë në vendin e dytë me 35 pikë. Laçi me 25 pikë merr vendin e pestë.

  • Kombëtarja/ FSHF në ankth për miqësore para Euro 2024, anulohet pjesëmarrja në turneun e Algjerisë?

    Kombëtarja/ FSHF në ankth për miqësore para Euro 2024, anulohet pjesëmarrja në turneun e Algjerisë?

    Federata Shqiptare e Futbollit ende nuk ka zyrtarizuar testet miqësore për Kombëtaren në prag të Europianit 2024, që do zhvillohet nga 14 qershori – 14 korrik në Gjermani.

    Federata Shqiptare e Futbollit ende nuk ka zyrtarizuar testet miqësore për Kombëtaren në prag të Europianit 2024, që do zhvillohet nga 14 qershori – 14 korrik në Gjermani.

    Kuqezinjtë e Sylvinhos u shortuan në grupin B së bashku me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë. Fundin e vitit të shkuar, Walid Sadi, kreu i Federatës së Futbollit në Algjeri konfirmoi një turne miqësor në vendin e tij, me pjesëmarrjen e Algjerisë, Shqipërisë, Bolivisë dhe Afrikës së Jugut.

    Ky turne do duhet të mbahet nga 18-26 marsin e 2024. Edhe pse më herët ishte konfirmuar diçka e tillë, burime ende jo zyrtare nga FSHF për Report TV bëjnë me dije se palët ‘nuk janë dakordësuar’ dhe gjithçka mund të anulohet.Kësisoj, Kombëtarja ende nuk i ka siguruar vetes një ndeshje miqësore përpara Euro 2024. Kujtojmë se Zvicra dhe Turqia ishin dy mundësi, tanimë të shkuara dëm. Ende është në lojë një miqësore me Hungarinë në maj, ndërsa FSHF nuk ka konfirmuar ende asgjë.

  • Akuzat për doping, Daniel Godelli: Testi B rezultoi negativ, jam i pastër

    Akuzat për doping, Daniel Godelli: Testi B rezultoi negativ, jam i pastër

    Daniel Godelli është i pastër nga dopingu dhe testi B rezultoi negativ për peshëngritësin.

    Daniel Godelli është i pastër nga dopingu dhe testi B rezultoi negativ për peshëngritësin. Në korrikun e 2023, Godelli rezultoi pozitiv me medikamentin SARM fill pas Europianit 2023.

    Menjëherë pas rezultatit, peshëngritësi kuqezi kërkoi një testim të dytë duke thënë se substanca nuk kishte lidhje me këtë sport. Këtë të mërkurë vetë Godelli ka konfirmuar në kanalet e komunikimit se është i pastër, kjo pas përgjigjes së testit B që i erdhi me e-mail.

    “Sikurse ju bëra me dije në atë status rreth një vit më parë ku unë akuzohesha për përdorimin e një substance të ndaluar, unë do të ndiqja të gjitha proçedurat e nevojshme për të faktuar që ajo substancë e ndaluar që u gjend në analizat e mia anti-doping nuk më përkiste mua kurrësesi.

    Emaili- i sotëm faktoi pikërisht këtë gjë, që substanca e gjetur në trupin tim “Ostarinë” ishte një substancë e ardhur aty nga një suplement ushqimor i cili rezultoi nga analizat në laboratorët e Agjencisë Anti-Doping, si suplemente i kontaminuar.

    Që do të thotë, suplementi ushqimor që unë kisha përdorur, në listën e përbërësve të tij tregonte vetëm vitaminat/aminoacidet/suplementet ushqimore të lejueshme për të ndihmuar trupin të rigjenerohet dhe përballoj ngarkesën stërvitore, gjë për të cilën unë e kisha blerë dhe po e përdorja duke e kontrolluar mijëra herë, qoftë etiketën e tij (sikurse bën çdo sportist i nivelit të lartë me çdo produkt, madje edhe me një aspirinën) qoftë edhe online duke kërkuar mos kishte ndonjë shkrim apo koment negativ në lidhje me të”, thuhet në reagim.

    https://www.facebook.com/daniel.godelli.5/posts/7831468873534492?ref=embed_post

  • Marash Kumbulla pëson tjetër lëndim, s’ka grumbullim për Milanin

    Marash Kumbulla pëson tjetër lëndim, s’ka grumbullim për Milanin

    Mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla nuk do jetë pjesë e miqve të Josë Mourinhos, me portugezin që është detyruar të mos e ketë sërish grupin e plotë.

    Milani dhe Roma luajnë sot në “San Siro” (20:45) për javën e 20-të në Serie A. Mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla nuk do jetë pjesë e miqve të Josë Mourinhos, me portugezin që është detyruar të mos e ketë sërish grupin e plotë.

    23-vjeçari shqiptar ndjen sërish një shqetësim, çka e ka mbajtur jashtë këtij dueli. Kujtojmë se një javë më parë Kumbulla u ritkhye pas më shumë se gjashtë muajve të ishte në stolin e Romës, teksa gjatë përgatitjeve të fundit ka ndjerë një shqetësim.

    Te Roma nuk duan të rrezikojnë dhe Kumbulla është jashtë për ndeshjen e sotme. Kujtojmë se në majin e 2023 gjatë Roma – Milan në “Olimpico”, Kumbulla u dëmtua në një duel me Giroud.

    Djaloshi nga Malësia e Madhe vijon të stërvitet me grupin, por Jose Mourinho ende nuk e ka gati mbrojtësin. Rikthimi i tij në aksion do ishte një lajm i mirë edhe për Sylvinhon, me Kombëtaren që luan në grupin B të “Gjermani 2024” dhe ka kundërshtar në Europian emra si Spanja, Italia dhe Kroacia.

  • Viti i Lojërave Olimpike, Luiza Gega reagon ashpër ndaj Ministrisë së Sporteve: S’po më japin atë që më takon, s’e lë me kaq

    Viti i Lojërave Olimpike, Luiza Gega reagon ashpër ndaj Ministrisë së Sporteve: S’po më japin atë që më takon, s’e lë me kaq

    Atletja Luiza Gega do përfaqësojë Shqipërinë për herë të tretë në Lojërat Olimpike, që këtë vit 2024 zhvillohen në Paris.

    Atletja Luiza Gega do përfaqësojë Shqipërinë për herë të tretë në Lojërat Olimpike, që këtë vit 2024 zhvillohen në Paris. Rekordmenia kuqezi vitin që lamë pas ngrit flamurin shqiptar dhe vendosi dy rekorde të reja, ka bërë një reagim të ashpër kundër Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, duke thënë se nuk ka marrë ato që i takojnë.

    Duket se sportistja nuk ka marrë shpërblimet për garat ku ka dalë në vendet e sipërme dhe e gjitha sepse në ato gara nuk ka pasur kontrolle anti-dopingu, kur sipas saj ato janë rastësore. Aktualisht Gega ndodhet në Kenia, ku po merr ngarkesën e duhur fizike për të qenë gati.

    “Sot e nisëm ditën me doping control. Në fakt shumë po shumë ditë të vitit janë të tilla ku që në pikë të mëngjesit je i detyruar të bësh gjak dhe urinë. Kam që në 2023 që jam në këtë sistem dhe më pëlqen fakti sepse vërtetë dua t’u tregoj qoftë të gjithë sistemeve apo qoftë dhe të rinjve që gjërat e mëdha arrihen dhe duke punuar fort.

    Dhe me gjithë respektin nuk ka asnjë sportist në historinë e Shqipërisë të ketë kryer kontrolle aq sa kryej unë brenda gare dhe jashtë gare. Dhe si për çudi dje marr vesh që Ministria e Arsimit dhe Sportit nuk më jep shpërblim për një aktivitet ku nuk paska patur kontroll, ku sportistën nuk e dinë nëse ka apo s’ka kontroll, por detyra jonë është të jemi gati sa herë na kërkojnë për të bërë kontroll.

    E di çfarë më vjen keq? Që kam gjithë jetën timë që investoj dhe vetëm dy vitet e fundit me ndryshimet e (VKM) kam arritur të marr diçka, sigurisht me djersën time asgjë po asgë të falur. Edhe këtu gjithmonë gjejnë formë për të bezdisur.

    Aq më tepër që jam në vitin më të rëndësishëm, vitin Olimpik. Por për fat të keq askush nuk e kupton rëndësinë e këtij viti. Unë nga institucionet përkatëse për të më thënë “Bravo”, kam nevojë që të më japin atë që më takon dhe të përpiqen më shumë për sportin. Faleminderit dhe nuk do ta lë me kaq”, shkruan Gega.

  • “E di kush e vrau babain tim”, deklarata tronditëse e djalit të Maradonës

    “E di kush e vrau babain tim”, deklarata tronditëse e djalit të Maradonës

    Pak më shumë se tre vjet pas vdekjes së Diego Armando Maradonës, djali i tij i parë, Diego Armando Maradona Zhunior, ishte i ftuar në emisionin “Verissimo”.

    Nga historia e betejës ligjore për njohjen e atësisë e deri te momentet e fundit të kaluar së bashku, ish-futbollisti dhe trajneri ka folur për veten në një intervistë të gjatë me Silvia Tofanin.

    “Është një dhimbje e madhe. Ndjenja e zbrazëtisë nuk do të largohet kurrë. Por afeksioni që e gjithë bota tregon ndaj tij e lehtëson dhimbjen, ose të paktën pjesërisht. Përpiqem t’i shikoj gjërat nga ana pozitive. Kam luftuar për një kohë të gjatë me nënën time dhe me gjithë familjen për njohjen e atësisë dhe në fund kam pasur privilegjin të jem pranë tij dhe të kem një marrëdhënie normale babë e bir. Ishin katër vite shumë të bukura.

    Ata e vranë, babi mund të kishte shpëtuar veten. E lanë në fatin e tij kur ai mund të shpëtonte vete. Ende nuk e kam pranuar plotësisht këtë humbje dhe nuk mendoj se do ta pranoj ndonjëherë. Nuk ishte koha e duhur ta shihja të vdiste kështu. Nuk isha në gjendje të shkoja në Argjentinë, kur ai ishte i sëmurë.

    Pak para se të vdiste, babai kishte bërë një operacion në kokë. Një operacion i planifikuar prej disa kohësh, por asgjë serioze. Pas operacionit ai ishte mirë, duke qeshur dhe duke bërë shaka. Bëra një premtim: deri në ditën e fundit të jetës sime do të luftoj për drejtësi.

    Është e ndërlikuar të thuash, ka një hetim të hapur dhe ne si fëmijë kemi besim të madh te drejtësia argjentinase. Por jam i bindur që nuk duhej të përfundonte kështu. Ata e vranë, jam i sigurt. Nuk është detyra ime të them se kush e bëri atë tani. Unë kam një ide, por e mbaj për vete. Por jam i sigurt se babai mund ta kishte shpëtuar veten. E lanë në fatin e tij kur diçka mund të ishte bërë”, deklaroi ndër të tjera Diego Armando Maradona Zhunior