Category: Sport

  • Reagimi viral/ E humbi në fushë, Jurgen Klopp puth unazën e martesës pasi e gjeti

    Reagimi viral/ E humbi në fushë, Jurgen Klopp puth unazën e martesës pasi e gjeti

    Pas fitores emocionuese të Liverpoolit 4-2 ndaj Newcastle, menaxheri Jurgen Klopp humbi unazën e tij të martesës mes festimeve. Por për fatin e tij të mirë, e gjeti shpejt.

    Teksa ecte në fushën e blertë duke festuar për fitoren, kur unaza e dasmës i rrëshqiti nga gishti.

    Ky moment u filmua nga kamerat ku reagimi epik i Klopp po bën xhiron e rrjetit. I stresuar teksamban gishitn e unazës me dorë, trajneri kërkon ndihmën e asistentëve në fushë dhe më në fund gjen unazën pas disa minutash tensioni.Klopp falenderoi kameramanin që e ndihmoi në një intervistë për Bein Sports, duke thënë:

    https://twitter.com/i/status/1742075704202985587

    “Unë nuk jam i dhënë pas bizhuterive, por kjo është unaza e vetme pa të cilën nuk mund të jetoj. Operatori që e gjeti është heroi im, ai është heroi im i ri për vitin 2024″.

  • I papërmbajtshëm Kristian Prenga, mund me “KO” kampionin e peshave të rënda në boks

    I papërmbajtshëm Kristian Prenga, mund me “KO” kampionin e peshave të rënda në boks

    Boksieri shqiptar Kristian Prenga ka fituar me “KO” mbrëmjen e sotme përballë kampionit të peshave të rënda në fuqi Christopher Arnold, duke i rrëmbyer titullin.

    Prenga e mundi kundërshtarin vetëm me dorën e djathë duke e mbyllur menjëherë ndeshjen që ishte planifikuar me tetë raunde.

    Me këtë fitore ndaj Christopher Arnold, boksieri shqiptar Kristian Prenga shënon fitoren e 11 radhazi që nga humbja e tij e vetme, një humbje pikësh nga Giovanni Auriemma në Holandë.

    Këtë fitore Prenga ia ka dedikuar shqiptarëve kudo që ndodhen me një postim në rrjetet e tij sociale ku gjithashtu i falenderon për suportin.

  • Afrime dhe largime, janari pritet të sjellë ndryshime në radhët e Skënderbeut

    Afrime dhe largime, janari pritet të sjellë ndryshime në radhët e Skënderbeut

    Pas mbylljes së dy fazave të para në Korçë po mendojnë për pjesën tjetër të sezonit dhe nuk përjashtohen ndryshimet në radhët e Skënderbeut.

    Pritet që presidenti Takaj të marrë kohën e duhur për të dalë me një konkluzion të saktë lidhur me kontributin që gjithkush ka dhënë në klub dhe mbi të gjitha sa të domosdoshëm janë për ekipin.

    Pritet që në ditët e para të janarit, me nisjen e grumbullimit në datën 4 janar, bardhekuqtë të shohin se cilët do të jenë të besuarit e Gvoazdenoviç për pjesën e mbetur të sezonit. Janari pritet të jetë një muaj afrimesh, por edhe skarcimesh në Korçë.

  • Futbollistit të Romës i plaçkitin banesën, humb bizhuteri dhe para

    Futbollistit të Romës i plaçkitin banesën, humb bizhuteri dhe para

    Futbollisti ka telefonuar 118-n, pasi ka kuptuar se hajdutët i kanë marrë bizhuteritë, sendet me vlerë dhe paratë

    Surprizë e hidhur për Nicola Zalewskin, futbollist i Romës, i cili pasi u kthye në shtëpinë e tij mbrëmjen e djeshme (28 dhjetor), pra dy ditë para takimit në stadium kundër Juventusit, zbuloi se ishte vjedhur pasi kishte vënë re se një dritare ishte hapur.

    Futbollisti ka telefonuar 118-n, pasi ka kuptuar se hajdutët i kanë marrë bizhuteritë, sendet me vlerë dhe paratë.

    Plaçka e vjedhur është ende duke u përcaktuar dhe hetuesit karabinierë të kompanisë “Eur” kanë nisur hetimet për kapjen e autorëve të vjedhjes.

    Në muajt e fundit, hajdutët kishin “vizituar” edhe shtëpitë e futbollistëve të tjerë, si atë të Zaccagnit të Lazios, bashkëshort i influencueses Chiara Nasti, të cilit kriminelët i kishin vjedhur plaçkën me vlerë 80 mijë euro./ Super Sport

  • Vendim i papritur/ Jep dorëheqjen trajneri i klubit shqiptar

    Vendim i papritur/ Jep dorëheqjen trajneri i klubit shqiptar

    Apolonia do ta nisë vitin 2024 pa trajner. Përveç merkatos së janarit ku duhet të afrojë lojtarë për të përforcuar ekipin, tashmë klubi fierak duhet të kërkojnë edhe për një trajner.

    Sipas shtypit të shkruar, Yeray Rodriguez ka dhënë dorëheqjen nga detyra i tij. Ai nuk do të jetë më në krye të pankinës së fierakëve.

    Mesa duket, ajo që e ka bërë Rodriguezin të ndërmarrë këtë vendim janë rezultatet jo të mira që Apolonia ka marrë deri më tani.

    Kujtojmë që fierakët pas 16 javësh kampionat renditen në vendin e pestë me 26 pikë të grumbulluara. Plot 13 pikë është diferenca e tyre me Bylisin kryesues. Tashmë drejtuesit janë vënë në lëvizje për një “timonier” të ri që të marrë në dorë frenat e ekipit për gjysmën tjetër të sezonit.

  • “Mund të përballojë dy gra, ndoshta tre”/ Fituesi i lotarisë gjermane: Tani që jam një milioner…

    “Mund të përballojë dy gra, ndoshta tre”/ Fituesi i lotarisë gjermane: Tani që jam një milioner…

    “Tani që jam një milioner dhe kam…”

    Kursat Yildirim, fituesi i lotarisë gjermane që u bë i njohur me shpenzimet e fitimeve të tij në makina sportive apo shtëpi luksi menjëherë pas kapjes së ‘xhekpotit’, ka dalë sërish në faqet e para të mediave pasi mburrej se “mund të përballojë të ketë dy gra.

    Ish-i burgosurit Kursat Yildirim u bë një milioner më 24 shtator 2022 kur fitoi rreth 9 milionë euro, çka i lejoi të shpenzonte makina sportive dhe sende luksi për të dashurën e tij të re Candice Newgas. Tashmë ai çuditërisht mburret se mund të përballojë dhe një grua të dytë, ose dhe të tretë.

    Deklarata e tij e çuditshme i ka shkaktuar probleme me fansat disa prej të cilëve e quanin 43-vjeçarin “të neveritshëm” kur ai tregonte të dashurën Candice që fliste me një vajzë të paemëruar brune.

    Duke kthyer kamerën sa nga dy gratë e saj nga vetja, Kursat thotë: “Tani që jam një milioner dhe kam €10milionë, mund të përballoj dhe dy gra, një arabe e një gjermane, por ndoshta do të porosis dhe një tretë”.

    Por ndjekësit e tij të shumtë në rrjetet sociale nuk u impresionuan nga mburrjet duke theksuar se kjo ishte ‘e pandershme’, edhe pse ai është musliman me origjinë.

    Një nga komentuesit mbronte fituesin e llotarisë duke shkruar: “Për të gjithë ata që shajnë, Kurani lejon një musliman të martohet deri me 4 gra, për sa kohë që mund të kujdeset për to dhe t’i trajtojë me drejtësi”.

    Por lidhja fetare nuk i qetësoi kritikët teksa në disa komente dënohej ajo që quhej “sjellje shoviniste” e fituesit të llotarisë.

    “Në fillim ti më pëlqeje por tani po bëhesh shumë i shpifur”, shkruante një komentues.

    Video e fundit duket se është regjistruar në një hotel në Dubai ku Kursat e Candice raportohet se po kalojnë ndërrimin e viteve. /Top Channel/

  • Sylvinho analizon kundërshtarët në “Marca”

    Sylvinho analizon kundërshtarët në “Marca”

    Spanja është një nga kundërshtarët e Shqipërisë në Euro 2024. Për këtë, gazeta “Marca” ka zgjedhur të flasë me një njohje të vjetër në këtë vend Sylvinho, i cili arriti të kualifikojë me sukses kuqezinjtë në këtë eveniment.

    Trajneri i Kombëtares analizoi përfaqësuesen spanjolle dhe punën e kolegut të tij, Luis de la Fuente, i cili prej 10 vitesh është pjesë e skuadrave të moashave e deri tek ekipi i parë.

    “Puna që po bën De la Fuente është shumë e mirë. Është një trajner që e njhnim që me përfaqësuset e moshave. Spanja ka një zotërim të mirë të topit, është skuadër teknike dhe me lojtarë të zotë që të bëjnë dhe dhimbje koke. Aty ka shumë. Por gjithkush do të zgjidhte Rodri. Është një pikë referimi për Spanjën dhe City.”

    Shqipëria do të nisë më 15 Qershor ndaj Italisë, një tjetër vend ku Sylvinho ka një të kaluar.

    “Kam marrë licesën e tranjerit në Itali. Do të jetë diçka e bukur të luaj kundër këtij ekipi.”

    Pavarërsisht grupit të fortë ku ndodhet edhe Kroacia, Shqipëria nuk do të zbresë në fushë e dorëzuar.

    “Për ne kualifikimi është një ëndërr e realizuar. Por duam më shumë. Do të punojmë si të çmendur gjatë këtyre muajve. Ne duam të arrijmë më shumë, futbollistët duan të arrijnë më shumë.”

    Të gjitha ndeshjet e Kuqezinjve dhe të Euro 2024 do t’i ndiqni direkt në TV Klan, pa pagesë në territorin e Shqipërisë.

  • Pritet transferim i bujshëm në janar, rritet vlera e Jasir Asanit

    Pritet transferim i bujshëm në janar, rritet vlera e Jasir Asanit

    asir Asani mbetet një futbollist me vlerë modeste të kartonit, diçka e kuptueshme për etapat në karrierë, por ngjitja e fortë ka nisur.

    Sipas vlerësimit më të fundit nga agjencia e specializuar për tregun e futbollit, “Transfermarkt”, sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka gati dyfishim të çmimit. Nëse në shkurt të këtij viti kartoni i tij ishte 700 mijë euro, tani flasim për 1.2 milionë euro.

    Natyrisht, shumë më pak se Broja, Kumbulla, Gjimshiti, Bajrami, Asllani apo Uzuni, që luajnë në Itali, Angli e Spanjë, por kjo është normale sepse lojtari nga Shkupi aktivizohet në Korenë e Jugut.

    Padyshim në këtë rritje kanë ndikuar paraqitjet e tij shumë të mira për kombëtaren shqiptare në eliminatoret e Kampionatit Europian ku shënoi 3 herë dhe ndihmoi ekipin që të kualifikohej për në finalet e vitit të ardhshëm në Gjermani.

    Edhe në elitën e Koresë së Jugut, Asani po luan mirë dhe ka 7 rrjeta e 3 asiste në 30 ndeshje.

    Pritet që në janar të transferohet në Europë, dhe ka zëra se mund të gjejë ekip në La Liga-n e Spanjës.

  • 10 vjet pas aksidentit të Michael Schumacher/ Zbardhen për herë të parë detaje nga gjendja e legjendës së F1

    10 vjet pas aksidentit të Michael Schumacher/ Zbardhen për herë të parë detaje nga gjendja e legjendës së F1

    Mediat gjermanë kanë zbuluar tashmë disa informacione të reja mbi pilotin kampion

    Ditën e nesërme do të mbushen plot 10 vjet nga aksidenti rëndë që piloti 7 herë kampion bote i Formula 1, Michael Schumacher, pësoi teksa ishte duke bërë ski.

    Më 29 dhjetor të vitit 2013, Schumacher u rrëzua ndërsa kalonte një zonë të pasiguruar jashtë pistes, dhe goditi kokën në një gur duke marrë dëmtime të rënda, që e futën në një koma. Që prej asaj dite, nuk dihet thuajse asgjë për yllin e garave me makina, pasi familja e tij ka qenë shumë e rezervuar.

    Megjithatë, mediat gjermanë kanë zbuluar tashmë disa informacione të reja. “Bild” raporton se Schumacher është futur në një makinë “Mercedes”, me qëllim për të stimuluar trurin e tij me tinguj të njohur. Nga ana tjetër, është zbuluar gjithashtu se deri në 15 mjekë, masazhatorë dhe asistentë janë pjesë e ekipit të tij për t’i ofruar atij kujdesin më të mirë 24 orë në ditë.

    Gruaja e Schumacher, Corinna ka rregulla strikte se kush mund të vizitojë legjendën e Formula 1 në shtëpinë e tyre të kujdesit. Kjo listë përfshin miqtë e ngushtë Jean Todt, ish-drejtor i ekipit të Schumacher në Ferrari dhe Luca Badoer, një ish-pilot testues për Scuderinë italiane, gjatë viteve të lavdisë së gjermanit.

    Megjithatë, tifozët do duhet të presin publikimin e një dokumentari të rrallë, i cili fillon sot, ku shfaqen pë herë të parë pamje nga jeta e legjendës së F1 pas aksidentit.

  • 6 gola kuqezi në fundjavë

    6 gola kuqezi në fundjavë

    Golat kuqezi nuk kanë munguar në këtë fundjavë me futbollistët e përfaqësueses shqiptare të futbollit që u dalluan në fushë.

    Sokol Cikalleshi ishte protagonisti kryesor në sfidën Konyaspor- Kayserispor, që përfundoi 2-0.

    Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare realizoi dy herë nga pika e bardhë e 11 metrave dhe u vlerësua për performancë mjaft të mirë.

    Edhe Taulant Seferi festoi në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sulmuesi kuqezi realizoi me penallti ne fitoren që skuadra e tij Bani Yas arriti 2-1 ndaj Itihad Kalba.

    Gol në fundjavë shënoi edhe Arbnor Muja, ndërsa skuadra e tij Antverp barazoi me Vesterlo 2-2 në kampionatin belg.

    Mesfushori kuqezi i Bristol City Anis Mehmeti kontribuoi në fitoren që ekipi mori 3-2 ndaj Hull City.

    Rey Manaj realizoi golin e vetëm për Sivasspor që mundi Istanbulspor. Për sulmuesin shqiptar, ky është goli i 6 në Superligën turke.

    Futbollistët e tjerë të përfaqësueses, Berat Gjimshiti, Frederic Veseli, Ylber Ramadani dhe Armando Broja dhe Elhan Kastrati luajtën titullarë për ekipet e tyre, kurse mesfushorët kuqezi Kristjan Asllani dhe Nedim Bajrami u aktivizuan si zëvendësues.