Category: Sport

  • 10 vjet pas aksidentit të Michael Schumacher/ Zbardhen për herë të parë detaje nga gjendja e legjendës së F1

    10 vjet pas aksidentit të Michael Schumacher/ Zbardhen për herë të parë detaje nga gjendja e legjendës së F1

    Mediat gjermanë kanë zbuluar tashmë disa informacione të reja mbi pilotin kampion

    Ditën e nesërme do të mbushen plot 10 vjet nga aksidenti rëndë që piloti 7 herë kampion bote i Formula 1, Michael Schumacher, pësoi teksa ishte duke bërë ski.

    Më 29 dhjetor të vitit 2013, Schumacher u rrëzua ndërsa kalonte një zonë të pasiguruar jashtë pistes, dhe goditi kokën në një gur duke marrë dëmtime të rënda, që e futën në një koma. Që prej asaj dite, nuk dihet thuajse asgjë për yllin e garave me makina, pasi familja e tij ka qenë shumë e rezervuar.

    Megjithatë, mediat gjermanë kanë zbuluar tashmë disa informacione të reja. “Bild” raporton se Schumacher është futur në një makinë “Mercedes”, me qëllim për të stimuluar trurin e tij me tinguj të njohur. Nga ana tjetër, është zbuluar gjithashtu se deri në 15 mjekë, masazhatorë dhe asistentë janë pjesë e ekipit të tij për t’i ofruar atij kujdesin më të mirë 24 orë në ditë.

    Gruaja e Schumacher, Corinna ka rregulla strikte se kush mund të vizitojë legjendën e Formula 1 në shtëpinë e tyre të kujdesit. Kjo listë përfshin miqtë e ngushtë Jean Todt, ish-drejtor i ekipit të Schumacher në Ferrari dhe Luca Badoer, një ish-pilot testues për Scuderinë italiane, gjatë viteve të lavdisë së gjermanit.

    Megjithatë, tifozët do duhet të presin publikimin e një dokumentari të rrallë, i cili fillon sot, ku shfaqen pë herë të parë pamje nga jeta e legjendës së F1 pas aksidentit.

  • 6 gola kuqezi në fundjavë

    6 gola kuqezi në fundjavë

    Golat kuqezi nuk kanë munguar në këtë fundjavë me futbollistët e përfaqësueses shqiptare të futbollit që u dalluan në fushë.

    Sokol Cikalleshi ishte protagonisti kryesor në sfidën Konyaspor- Kayserispor, që përfundoi 2-0.

    Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare realizoi dy herë nga pika e bardhë e 11 metrave dhe u vlerësua për performancë mjaft të mirë.

    Edhe Taulant Seferi festoi në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sulmuesi kuqezi realizoi me penallti ne fitoren që skuadra e tij Bani Yas arriti 2-1 ndaj Itihad Kalba.

    Gol në fundjavë shënoi edhe Arbnor Muja, ndërsa skuadra e tij Antverp barazoi me Vesterlo 2-2 në kampionatin belg.

    Mesfushori kuqezi i Bristol City Anis Mehmeti kontribuoi në fitoren që ekipi mori 3-2 ndaj Hull City.

    Rey Manaj realizoi golin e vetëm për Sivasspor që mundi Istanbulspor. Për sulmuesin shqiptar, ky është goli i 6 në Superligën turke.

    Futbollistët e tjerë të përfaqësueses, Berat Gjimshiti, Frederic Veseli, Ylber Ramadani dhe Armando Broja dhe Elhan Kastrati luajtën titullarë për ekipet e tyre, kurse mesfushorët kuqezi Kristjan Asllani dhe Nedim Bajrami u aktivizuan si zëvendësues.

  • Interi mund 2-0 Leccen dhe ruan distancën në krye të Serisë A

    Interi mund 2-0 Leccen dhe ruan distancën në krye të Serisë A

    Serie A e futbollit është në javën e 17-të. Kjo e shtunë sportive në Itali filloi në orën 12:30, aty ku Juventusi mori tri pikë pas fitores 1-2 në udhëtim kundër Frosinones. Interi mundi 2-0 Leçen duke ruajtur distancën me ndjekësit. Tri pikë edhe për Bolognan dhe Veronën. Në 20:45 luhet Roma – Napoli.

    Në stadiumin “Benito Stirpe”, Frosinone u mund 1-2 nga Juventusi për raundin e 17-të të Serie A. Sfida për “Zonjën” u zhbllokua pas 12 minutave lojë. Ishte 18-vjeçari Kenan Yildiz që në debutimin nga minuta e parë për Juven kaloi të tijtë në epërsi me një supergol. Talenti turk vlen 10 milionë euro dhe me driblimin e tre mbrojtësve e ndali sferën në rrjetë. Në pjesën e dytë vendasit barazuan me Baez në të 51 minutë, para se Vlahovic në të 81 minutë të shënonte golin e tri pikëve për Juven. Serbi shënoi edhe në fundin e ndeshjes, gol që u anullua nga VAR për pozicion jashtë loje. Me këtë sukses Juve shkon në kuotën e 40 pikëve në vendin e dytë, një pikë më pak se Interi që ka një ndeshje për të zhvilluar. Frosinone me 19 pikë mban vendin e 14-të.

    Bologna është surpriza e bukur e Serisë A këtë sezon. Të drejtuar nga Thiago Motta, kuqeblutë mundën 1-0 Atalantën për raundin e 18-të në kampionat. Pasi disa ditë më parë eliminuan Interin nga Kupa e Italisë duke e mposhur 1-2 në Milano, sot djemtë e Mottës kanë marrë tri pikë. Goli i Ferguson në minutën e 86-të vendosi gjithçka, me krosimin e Orsolinit që erdhi nga këndi. Me 31 pikë Bologna mban vendin e katërt, ndërsa Atalanta me 26 pikë renditet e shtata. Për bergamaskët në fushë ishte Berat Gjimshiti që u vlerësua me notën 7.0, duke qenë ndër më të mirët në këtë duel.

    Inter nuk lëshon në shtëpi. Zikaltërit mundën 2-0 Leçen dhe siguron tri pikë të nevojshme për të qenë të qetë nga ndjekësit e Juventusit, për të kryesuar Serinë A. Për javën e 17-të, zikaltërit e Inzaghit nuk e vendosën në diskutim fitoren duke dominuar skuadrën kundërshtare, ku pjesë e puljezëve ishte edhe Ylber Ramadani. Goli i parë për Interin u shënua në minutën e 43-të nga Yann Bisseck, që me kokë shfrytëzoi krosimin e Calhanoglu. Në pjesën e dytë, pas një aksioni model dhe pasimi fantastik nga Arnautovic, Nicolo Barella shënoi golin e dytë. Për Interin 15 minuta luajti edhe Kristjan Asllani, që zuri vendin e Calhanoglu. Interi me 44 pikë mban vendin e parë, ndjekur nga Juventusi me 40 pikë. Leçe me 20 pikë qëndron në pozitën e 12-të.

    Serie A – java 17-të:

    12:30 Frosinone 1-2 Juventus

    15:00 Bologna 1-0 Atalanta

    15:00 Torino 1-1 Udinese

    18:00 Inter 2-0 Leçe

    18:00 Verona 2-0 Cagliari

    20:45 Roma – Napoli

    Renditja:

  • Sjellje të pahijshme! Xherdan Shaqirin e nxjerrin me forcë nga klubi në Prishtinë!

    Sjellje të pahijshme! Xherdan Shaqirin e nxjerrin me forcë nga klubi në Prishtinë!

    PRISHTINË – Xherdan Shaqiri, futbollisti i Chigacos në SHBA është padyshim ndër emrat që ka bërë histori në sport. Shqiptari që përfaqëson Zvicrën ka një karrierë të shkëlqyer, por dje është nxjerrë me forcë nga një club në Prishtinë.

    Edhe pse ka fituar dy tituj në Ligën e Kampionëve, ai e ka prodhuar një lajm të pahijshëm, shkruan Gazeta Express. Shaqiri ndodhet në Kosovë për pushime dhe mbrëmë kishte dalë për t’u argëtuar në njërën prej klubeve të natës më të njohura në qytet.

    Mirëpo, Shaqiri me një grup shokësh që e shoqëronin janë detyruar nga sigurimi i diskotekës të dilnin jashtë.

    Shkak kanë qenë sjelljet e pahijshme të tyre dhe ankesat e të rinjve të tjerë prezent që ishin afër tyre. Një figurë publike ka qenë mes të pranishmeve, e cila ka hasur në sjellje të pahijshme dhe të pakontrolluara të Shaqirit dhe shokëve të tij, duke bërë që sigurimi t’i nxirrte jashtë.

  • VIDEO/ Arbnor Muja bën detyrën në Belgjikë, shënon dhe kalon Antverpin në avantazh

    VIDEO/ Arbnor Muja bën detyrën në Belgjikë, shënon dhe kalon Antverpin në avantazh

    Fundjavë e begatë për kuqezinjtë, ku bie në sy shpërthimi i sulmuese në prag të festave të fundvitit. Arbnor Muja vijon paraqitjet e mira në kampionatin belg me Antverpin, ku edhe sot e ka gjetur rrugën e rrjetës.

    Sulmuesi i Kombëtares shqiptare sapo ka gjetur golin në ndeshjen ndaj Uesterlo, ku në minutën e parë shtesë të pjesës së parë ka kaluar Antverpin në avantazh dhe pjesa e parë u mbyll në shifrat 1-0

    https://twitter.com/i/status/1738621265395454303

  • Largimi nga Arsenali, Xhaka nuk hesht më: Të gjithë donin të më hiqnin qafe

    Largimi nga Arsenali, Xhaka nuk hesht më: Të gjithë donin të më hiqnin qafe

    Granit Xhaka u largua nga Arsenali në verë, pas disa vitesh qëndrimi në Londër. Mesfushori shqiptar kaloi te Leverkusen, skuadër me të cilën po bën paraqitje të mira.

    Xhaka ka dhënë një intervistë për “The Athletic”, ku ka zgjedhur të flasë për të kaluarën. Lojtari shprehet se Arsenali nuk e ka respektuar dhe se i vetmi që dëshironte qëndrimin e tij ishte trajneri Arteta.

    “Arsenali tregoi pak respekt edhe pse unë isha kapiten. Ishte e qartë se ata donin të më hiqnin qafe, përveç një personi; Artetas” – Tha Xhaka. Kujtojmë që 31-vjeçari gjatë periudhës që ishte lojtari i ekipit të Premier League, ndonjëherë krisej marrëdhënia me tifozët.

    Vlen të përmendet një rast, kur tifozët fërshëllyen kapitenin e tyre, gjatë një barazimi 2-2 me Crystal Palace.

  • Shqiptarët bëjnë “namin” për bileta, kuqezinjtë tifozët më të zjarrtë në Euro2024

    Shqiptarët bëjnë “namin” për bileta, kuqezinjtë tifozët më të zjarrtë në Euro2024

    Tashmë nuk është më një sekret, dihet botërisht që jemi më të zjarrtit.

    Tifozët shqiptarë kanë bërë namin në tregun elektronik për të siguruar një biletë për ndeshjet e Euro 2024.

    UEFA informon se kuqezinjtë kanë qenë tepër aktivë në aplikimin e tyre, po ashtu si tifozët vendas të Gjermanisë, si dhe ata të Turqisë, Hungarisë, Anglisë dhe Kroacisë.

    Kombëtarja shqiptare u kualifikua për herë të dytë në histori në finalet e një Kampionati Europian, dhe kjo ka rritur entuziazmin e publikut, me miliona shqiptarë që jetojnë në Europë, që nga Greqia, Italia, Gjermania, Zvicra apo vende të tjera.

    Kjo gjë, pra fakti që jetojnë në vendet e BE, i ndihmon shqiptarët për të siguruar më shumë bileta. UEFA informon se kërkesat në total janë tepër të larta. Në fazën e parë në tetor, kur u vunë në dispozicion 1.2 milionë hyrëse në stadiume, aplikuan 20 milionë njerëz. Rritja ishte e madhe për periudhën e dytë nga 2 deri në 12 dhjetor, me plot 30 milionë aplikues nga 206 vende të botës.

    Në krahasim me fazën e parë ka rritje të numrit të tifozëve jashtë Gjermanisë, nga 35 në 59 për qind, e kjo padyshim për shkak se u morën vesh ekipet e kualifikuara.

    Interesimi është tepër i madh për biletat në vendet më të mira në stadiume, ndërsa pritet që UEFA të organizojë një llotari për biletat që nuk do të kërkohen.

  • Gol për kopertinë, Ylber Ramadani e bën sefte në Itali (Video)

    Gol për kopertinë, Ylber Ramadani e bën sefte në Itali (Video)

    Një super gol kuqezi në Serie A. Ylber Ramadani e ka bërë sefte në kampionatin elitar italian të futbollit.

    Mesfushori shqiptar shënoi në minutën e 89’ të ndeshjes mes Lecces dhe Frosinones, duke u dhënë triumfin 2-1 puljezëve.

    Mesfushori kuqezi, që u transferua vetëm këtë verë te Lecce, u shndërrua menjëherë në titullar të padiskutueshëm, por iu desh të presë 16 ndeshje për të shijuar golin e tij të parë në elitën e futbollit italian.

    Pas ndeshjes Ramadani shpërtheu në festë për golin e tij të parë në Serinë A.

  • As Zvicra dhe as Turqia, Shqipëria në kërkim të miqësoreve

    As Zvicra dhe as Turqia, Shqipëria në kërkim të miqësoreve

    Takimi i radhës me Kombëtaren do të jetë në muajin mars, ku Shqipëria do të luajë një ose dy miqësore, duke i dhënë mundësinë trajnerit Sylvinho që të punojë edhe një herë nga afër me të gjithë lojtarët, përfshirë këtu edhe ndonjë emër të ri që mund të grumbullohet deri atëherë.

    Dëshira e trajnerit Sylvinho është që të përballemi me një kombëtare të fortë, pasi edhe në grupin e Europianit, kundërshtarët janë të një niveli të lartë.

    Kështu braziliani do që të provojë paraprakisht kuqezinjtë ndaj një niveli më lart.

    Në ditët e fundit janë përfolur Zvicra dhe Turqia si kundërshtarë të mundshëm për ndeshje miqësore, por nga ajo që mësohet, Shqipëria nuk do të përballet me Zvicrën apo Turqinë, të paktën deri tani, kjo edhe për shkak se të dyja kombëtaret kanë pasur programet e tyre dhe ndoshta edhe ato kërkojnë një rival edhe më të fortë.

    Të gjithë duan të luajnë me skuadra të nivelit shumë të lartë dhe të provojnë veten se në çfarë gjendje janë.

    Kështu që momentalisht çdo gjë është në pritje dhe FSHF është në bisedime me kombëtare të tjera.

  • Grushtoi gjyqtarin, çfarë ndodhi me presidentin e klubit turk

    Grushtoi gjyqtarin, çfarë ndodhi me presidentin e klubit turk

    Presidenti i një klubi të futbollit në Turqi është arrestuar, pasi e kishte grushtuar një gjyqtar pas një ndeshjeje të ligës elitare të futbollit turk të hënën.

    Presidenti i MKE Ankaragucu, Faruk Koca, vrapoi në fushë dhe e goditi gjyqtarin Halil Umut Meler, menjëherë pasi ekipi i tij e kishte pranuar një gol të barazimit 1:1 në minutën e 97-të kundër Caykur Rizesporit.

    Ministri i Drejtësisë i Turqisë, Yilmaz Tunc, tha se Koca dhe dy persona të tjerë janë arrestuar për “lëndimin e një zyrtari publik”.

    Të gjitha ligat e futbollit turk janë pezulluar. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, tha se incidenti është “plotësisht i papranueshëm” dhe se dhuna “nuk ka vend në sportin apo shoqërinë tonë”.

    “Pa gjyqtarë nuk ka futboll. Gjyqtarët, lojtarët, tifozët dhe stafi duhet të jenë të sigurt për ta shijuar lojën”, tha ai.

    Koca njoftoi më vonë në një komunikatë për media se ka dhënë dorëheqje si president i klubit dhe ka kërkuar falje për veprimet e tij.

    “Pavarësisht se ka e madhe ishte padrejtësia apo sa i gabueshëm ishte [referimi], asgjë nuk mund ta legjitimoj, apo shpjegoj dhunën që e ushtrova unë”, tha Koca.

    Çfarë ndodhi?

    Skuadra vendase Ankaragucu kishte kaluar në epërsi 1:0 në fillim të ndeshjes së Superligës turke të hënë, dhe pastaj një lojtar i saj u përjashtua nga loja me karton të kuq në minutën e 50-të. Caykur e barazoi në 1:1 rezultatin në fund të ndeshjes dhe kjo e shkaktoi një rrëmujë të madhe pasi përfundoi ndeshja.

    Pasi u rrëzua në tokë, Meler u godit disa herë derisa ishte i shtrirë në tokë. Ai pësoi lëndime, përfshirë një thyerje të vogël në fytyrë.