Category: Sport

  • Chiellini: Jam i lumtur që Shqipëria u kualifikua në Euro, kam shumë miq shqiptarë, e meritojnë!

    Chiellini: Jam i lumtur që Shqipëria u kualifikua në Euro, kam shumë miq shqiptarë, e meritojnë!

    Ylli i ekipit të Juventusit dhe i kombëtares italiane, Giorgio Chiellini thotë se “azzurët” kanë të ardhme të ndritur në Euro 2024, ndryshe nga shumë komente që e shohin situatën pesimiste.

    Chiellini ka thënë se Spanja dhe Kroacia janë ekipe të mëdha me eksperiencë, ndërsa kombëtaren shqiptare e ka quajtur si një ekip “mik”.

    “Shqipëria është miku ynë më i madh me të cilin përballemi. Jemi shumë të lumtur që ata hynë në Euro. Unë kam shumë miq shqiptarë dhe ata e meritojnë këtë. Ne duhet ta respektojmë këtë.

    Chiellini është shprehur optimist se Italia do të dalë nga grupi i cëlësuar si grupi më i fortë i Euro 2024.

    Ai ka vlerësuar Donnarumma-n si një portier i mrekullueshëm, Bastonin si një mbrojtës fantastik dhe Verrattin me Chiesan si tepër të talentuar në mesfushë.

  • Sporti në zi/ Ndahet papritur nga jeta ish-futbollisti i njohur, dyshohet se… (Emri)

    Sporti në zi/ Ndahet papritur nga jeta ish-futbollisti i njohur, dyshohet se… (Emri)

    Një lajm i trishtë ka ardhur nga Kroacia, me ndarjen nga jeta të ish-mbrojtësit 34-vjeçar, Ivan Çelikoviç.

    Ai së fundmi ishte pjesë e Konavljanin në Kroaci, teksa më parë ka luajtur dhe për Shkëndijën e Tetovës dhe Hajdukun e Splitit.

    Shkaqet e vdekjes së tij nuk janë zbuluar ende, teksa klubi i tij i fundit, Konavljanin ka postuar:

    “Është e vështirë të imagjinohet se ai nuk është më me ne. Në këtë moment, është e vështirë të gjesh fjalët e duhura; dhimbja dhe trishtimi janë të pamasë”.

  • Partizani bëhet si spital, 7 lojtarë të operuar në 5 muaj! Lista e të dëmtuarve te “Demat”

    Partizani bëhet si spital, 7 lojtarë të operuar në 5 muaj! Lista e të dëmtuarve te “Demat”

    Partizani renditet në vendin e dytë me tri pikë larg Egnatias dhe me vetëm një humbje të pësuar, atë ndaj Skënderbeut. Të kuqtë kanë treguar se janë një nga ekipet më stabël, duke ruajtur ritmin edhe në momentin kur u largua trajneri Zoran Zekiç.

    Kur e sheh Partizanin në këtë gjendje kaq të mirë dhe me lojtarë që spikasin, harrojmë se në klubin e kuq nga muaji gusht e deri ditën e djeshme janë plot shtatë lojtarë, që u janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale të rëndësisë dhe karakterit të ndryshëm. I fundit ishte Arbër Bytyçi ditën e djeshme. Mbrojtësi nga Kosova iu nënshtrua një ndërhyrjeje të komplikuar kirurgjikale në ligament (ACL). Ai u dëmtua në Rrogozhinë në ndeshjen ndaj Egnatias dhe pritet të jetë i gatshëm për lojë vetëm në sezonin e ardhshëm, pasi pas pak ditësh do të nisë një rrugë të gjatë e të vështirë drejt rikuperimit të plotë.

    TË TJERËT – Në të njëjtën ndeshje me Bytyçin u dëmtua edhe Marçelino Preka, i cili i është nënshtruar një ndërhyrjeje në klavikulë. Shkodrani, që ishte kthyer në titullar fiks, pritet të kthehet në muajin shkurt të vitit të ardhshëm. E njëjta gjë vlen edhe për kapitenin Hoxha, operacioni i të cilit është i një karakteri krejt tjetër. Ndërkaq, janë edhe katër lojtarë, të cilët janë operuar dhe janë rikthyer tashmë, duke qenë në dispozicion të Abilaliajt. Bëhet fjalë për Sembene, Kote, Mensah dhe Qirko. Përveç operimeve, lista bëhet “çarçaf” nëse përmendim edhe lojtarët e tjerë të ekipit që janë dëmtuar gjatë kësaj periudhe, por që nuk ka qenë nevoja për operim. Atanaskoski, Hadroj, Sota, Bilali, Koçijan, Da Silva, Mba, etj., janë dëmtuar dhe një pjesë e tyre vijojnë të mos jenë gati.

    PËRSE? – Duhet thënë se një pjesë e dëmtimeve nuk kanë ndodhur në fushën e lojës, por sërish te Partizani duhet të ngrihet një alarm në lidhje me këtë situatë. Jemi vetëm në muajin dhjetor dhe thuajse të gjithë lojtarët kanë pësuar minimalisht një dëmtim. Fati është pjesë e gjithë kësaj, por nuk do të ishte normale që në klubin e kuq të mos bëhej një analizë dhe të mos merreshin masa për përmirësimin dhe mospërsëritjen e kësaj situate.

  • E rëndë, qëllohet me armë autobusi i ekipit të futbollit, raportohet për disa të plagosur

    E rëndë, qëllohet me armë autobusi i ekipit të futbollit, raportohet për disa të plagosur

    Sipas asaj që raportohet nga mediat e huaja, persona të panjohur kanë nisur të qëllojnë në drejtim të autobusit të Sunshine Start, ekip nigerian, kur ai ishte nisur për në Benin në prag të ndeshjes kundër Insurance këtë fundjavë.

    Sipas raportimeve të para, që nga sulmi, ende nuk janë zbardhur qëllimet e autorëve të këtij krimi. Gjithashtu thuhet se ka të lënduar nga të shtënat me armë, dhe disa janë në gjendje të rëndë.

    “Ekipi ynë u sulmua disa minuta më parë ndërsa po udhëtonte për të luajtur në Beni këtë fundjavë”, tha klubi në një deklaratë të enjten mbrëma.

    “Nuk dihet ende numri i saktë i të plagosurve. Raportohet për dëmtim të rëndë të djalit që mban topat, trajnerit dhe anëtarëve të stafit teknik, por edhe lojtarëve”, thuhej në deklaratë.

  • “Qenke injorant komplet” – Klopp shpërthen ndaj prezantuesit live

    “Qenke injorant komplet” – Klopp shpërthen ndaj prezantuesit live

    Liverpooli ka vazhduar me ndeshjet e mira pasi mbrëmë ka mposhtur Sheffield United me shifrat 2:0. Ishte një provë e lehtë për skuadrën e Jurgen Klopp, megjithëse goli i sigurisë u shënua në fund.

    Megjithatë, tre pikët janë më të rëndësishmet, por vëmendjen e publikut në Angli e tërhoqi deklarata e Klopp pas ndeshjes.

    Prezantuesi i Amazon Prime Sport i ka bërë një pyetje për datën e ndeshjes së radhës të klubit të tij, duke pasur parasysh se menaxheri i Liverpool-it më parë kishte thënë se nuk i pëlqen ora 13:30.

    Liverpool luan kundër Crystal Palace pikërisht në atë kohë dhe ngacmimi ishte: “Koha juaj e preferuar për të filluar ndeshjen”.

    Klopp qëndroi i qetë, por dukej qartë se nuk mungonte provokimi.

    “Shkëlqyeshëm, është shumë mirë që bëtë një shaka për këtë. Ne do të shkojmë në shtëpi, nuk e di se kur do të arrijmë, ndoshta ora 1 ose 2. Ndeshja e re vjen pas ndoshta dy seancave stërvitore. Është në rregull për të luajtur sërish. Njësoj për Palacen. Përsëri, e di që nuk e kuptoni këtë gjë, edhe pse punoni në futboll. Pse të shqetësohem t’ju shpjegoj”, tha Klopp.

    Më pas prezantuesi i kërkoi falje menaxherit të Liverpool-it, por Klop vazhdoi:

    “Nëse jeni duke bërë shaka për këtë, atëherë jeni plotësisht injorant. Në rregull, futbolli është argëtim, e kuptoj,” tha Klopp.

  • Shqipëria zgjedh “shtëpinë” e Euro 2024, kuqezinjtë do të grumbullohen në një qëndër stërvitore afër Dortmundit

    Shqipëria zgjedh “shtëpinë” e Euro 2024, kuqezinjtë do të grumbullohen në një qëndër stërvitore afër Dortmundit

    Shqipëria ka zgjedhur shtëpinë e saj për kohën e qëndrimit në Gjermani gjatë zhvillimit të kampionatit europian të vitit të ardhshëm. Federata Shqiptare e Futbollit bëri të ditur se kombëtarja kuqezi do të vendoset në qendrën sportive në Kamen-Kaiserau, një kompleks cilësor sportiv 20 km larg Dortmundit.

    Ndeshjet e grupit B kundër Italisë, Kroacisë dhe Spanjës zhvillohen në Dortmund, Hamburg dhe Dyseldorf,mirëpo FSHF vendosi që baza e akomodimit të jetë aty ku kuqezinjtë do të luajnë edhe ndeshjen e parë në 15 qershor kundër axurreve. Për dy takimet e tjera në Hamburg kundër Kroacisë në datë 19 qershor dhe ndaj Spanjës në Dyseldorf më 24 qershor, kombëtarja shqiptare do të udhëtojë 24 orë para ndeshjeje dhe më pas do të kthehet përsëri në kampin bazë.

    Qendra stërvitore e përzgjedhur është e specializuar për grumbullime dhe faza përgatitore të klubeve dhe kombëtareve, pasi më herët aty janë stërvitur kombëtaret e Gjermanisë, Brazilit, Spanjës, etj si dhe klube të mëdha si Bajern Mynih, Real Madrid, FC Liverpul.

    Përzgjedhja e kësaj qendre bashkëkohore sportive u bë nga vete stafi teknik me në krye trajnerin Sylvinho. Qendra sportive Kamën- Kaiserau ishte një kërkesë në fakt edhe e përfaqësues italiane , e cila ka qenë e pakënaqur nga gjendja e qendrave stërvitore që Iu ishin sugjeruar nga UEFA, aq më tepër që shumë klube gjermane kanë refuzuar ti japin në përdorim infrastrukturat e tyre sportive për kombëtaret pjesëmarrëse ne euro 2024, duke ulur ndjeshëm mundësinë për të përzgjedhur komplekse që plotësojnë nevojat e stafeve.

  • ZYRTARE/ U afrua me bujë në verë, Partizani largon sulmuesin

    ZYRTARE/ U afrua me bujë në verë, Partizani largon sulmuesin

    Partizani ka mbyllur kontratën me sulmuesin Eros Grezda. I afruar me bujë në merkaton e verës, sulmuesi nuk arriti të lërë shenjë dhe palët kanë vendosur të mbyllin kontratën mes tyre.

    Kjo u bë e ditur nga vetë klubi i Partizanit, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

    POSTIMI I PARTIZANIT:Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Eros Grezdën. Sulmuesi 28 vjeçar dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes palëve.

    Partizani falënderon Eros Grezdën për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe me fanellën e kuqe.

  • Historike/ Boksieri i kombëtares shqiptare shpallet nënkampion bote

    Historike/ Boksieri i kombëtares shqiptare shpallet nënkampion bote

    Boksieri i kombëtares shqiptare, Adam Maca është shpallur nënkampion bote për peshën deri në 57 kilogramë, në Kampionatin Botëror që u zhvillua në Yerevan të Armenisë për të rinjtë.

    16-vjeçari me origjinë nga Mirdita, por i lindur në Angli është mposhtur nga rusi Platon Kozlov. Në finale, rusi ishte më i saktë me disa goditje, teksa pala shqiptare kundërshtoi disa nga vendimet e arbitrave.Ky është një rezultat i jashtëzakonshëm për të rinjtë në boks, me sportistin shqiptar që është në rrugën e duhur. Një kontribut për këtë sukses ka edhe trajneri Klaudio Çekini.

    Në ecurinë e ndeshjeve, Adam Maca kaloi me fat në turin e dytë, aty ku mposhti uzbekistanasin Ibromihov Pahlovonjon dhe më pas fitoi ndaj Tsimur Siankevich. Në gjysmëfinale boksieri kuqezi kaloi kolegun nga afganistani Amanollah Sahak me rezultatin e pastër 5-0, për t’u mundur në finale nga rusi Platon Kozlov.

  • Tulant Seferi “shkund” portën

    Tulant Seferi “shkund” portën

    Sulmuesi kuqezi shkon në katër rrjeta në nëntë takime të luajtura në kampionatin e Emirateve të Bashkuara Arabe..

    Taulant Seferi shënoi golin e katërt në nëntë ndeshje në Ligën Profesioniste të Emirateve të Bashkuara Arabe.

    Skuadra e tij, Banijas luajti kundër Al Xhaziras dhe ishte në disavantazh 3-0 në sfidën në shtëpi.

    Në minutën e 75’, Seferi e çoi topin në rrjetë pas një goditje këndi.

    Ky ishte goli i nderit për Banijas që e humbi takimin me rezultatin 4-1.

  • “Shqipëria do jetë problemi i grupit, duhet respektuar”/ Euro2024, Buffon “paralajmëron” Italinë

    “Shqipëria do jetë problemi i grupit, duhet respektuar”/ Euro2024, Buffon “paralajmëron” Italinë

    Legjenda italiane, Gianluigi Buffon ka komentuar grupin B të Euro2024, ku Italia do përballet me Spanjën, Shqipërinë dhe Kroacinë.

    Buffon i cili ishte shefi i delegacionit të Italisë në shortin e Euro2024, dha edhe një koment për Shqipërinë, me të cilën Italia luan ndeshjen hapëse të turneut më 15 Qershor.

    Ai tha se ndeshja me Shqipërinë do të jetë një stimul, pasi është një skuadër e fortë dhe që do jetë problem për të gjithë.

    Por jo vetëm kaq, pasi Buffon lavdëroi kuqezinjtë duke thënë se Shqipëria ka vlera dhe i ka demonstruar.

    “Do të jetë një stimul. Objektivisht besoj se është më mirë dhe më e ndershme të mos e vendosësh “karrocën përpara kalit”. Shqipëria është në një grup shumë të vështirë, por meriton respekt jo vetëm nga ne, por edhe nga Spanja dhe Kroacia. Ajo do jetë problem i yni, por edhe i Spanjës dhe i Kroacisë. Nuk mund ta dimë paraprakisht nëse një barazim apo një disfatë në debutim mund të rrezikojë kualifikimin. Shqipëria ka vlera dhe i ka demonstruar. Natyrisht, ne nuk marrim asgjë si të mirëqenë.”