Category: Sport

  • Tulant Seferi “shkund” portën

    Tulant Seferi “shkund” portën

    Sulmuesi kuqezi shkon në katër rrjeta në nëntë takime të luajtura në kampionatin e Emirateve të Bashkuara Arabe..

    Taulant Seferi shënoi golin e katërt në nëntë ndeshje në Ligën Profesioniste të Emirateve të Bashkuara Arabe.

    Skuadra e tij, Banijas luajti kundër Al Xhaziras dhe ishte në disavantazh 3-0 në sfidën në shtëpi.

    Në minutën e 75’, Seferi e çoi topin në rrjetë pas një goditje këndi.

    Ky ishte goli i nderit për Banijas që e humbi takimin me rezultatin 4-1.

  • “Shqipëria do jetë problemi i grupit, duhet respektuar”/ Euro2024, Buffon “paralajmëron” Italinë

    “Shqipëria do jetë problemi i grupit, duhet respektuar”/ Euro2024, Buffon “paralajmëron” Italinë

    Legjenda italiane, Gianluigi Buffon ka komentuar grupin B të Euro2024, ku Italia do përballet me Spanjën, Shqipërinë dhe Kroacinë.

    Buffon i cili ishte shefi i delegacionit të Italisë në shortin e Euro2024, dha edhe një koment për Shqipërinë, me të cilën Italia luan ndeshjen hapëse të turneut më 15 Qershor.

    Ai tha se ndeshja me Shqipërinë do të jetë një stimul, pasi është një skuadër e fortë dhe që do jetë problem për të gjithë.

    Por jo vetëm kaq, pasi Buffon lavdëroi kuqezinjtë duke thënë se Shqipëria ka vlera dhe i ka demonstruar.

    “Do të jetë një stimul. Objektivisht besoj se është më mirë dhe më e ndershme të mos e vendosësh “karrocën përpara kalit”. Shqipëria është në një grup shumë të vështirë, por meriton respekt jo vetëm nga ne, por edhe nga Spanja dhe Kroacia. Ajo do jetë problem i yni, por edhe i Spanjës dhe i Kroacisë. Nuk mund ta dimë paraprakisht nëse një barazim apo një disfatë në debutim mund të rrezikojë kualifikimin. Shqipëria ka vlera dhe i ka demonstruar. Natyrisht, ne nuk marrim asgjë si të mirëqenë.”

  • Momente paniku në fushë, gjakoset Broja

    Momente paniku në fushë, gjakoset Broja

    Chelsea triumfoi me vuajtje ndaj Brighton, 3-2, pasi luajti me 10 lojtarë që nga pjesa e parë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja e nisi nga stoli këtë takim dhe hyri në fushë në minutën e 81-të, duke zëvendësuar Mudrik.

    Në minutën e 93-të Broja pësoi një dëmtim që në pamje të parë u duk i frikshëm. Gjatë një dyluftimi ajror sulmuesi shqiptar bie keq në fushë, me qafë duke u shtri më pas në fushë. Gjyqtari i ndeshjes e ndërpreu menjëherë ndeshjen për t’i ardhur në ndihmë Brojës së dëmtuar.

    Lojtari veç rënies së keqe, pësoi edhe gjakderdhje nga hundët. Broja kërkoi të vazhdonte lojën duke e pastruar gjakun me dorë, por gjyqtari i dha urdhër që të dilte nga fusha për të marrë ndihmën e specializuar, Ndonëse sulmuesi insistoj Broja doli nga fusha dhe mori ndihmë e stafit mjekësor duke e vazhduar normalisht takim, i cili u shoqërua me 15 shtesë.

  • Në grupin e ferrit, zbuloni se kur dhe ku do të luajë Shqipëria në Euro 2024

    Në grupin e ferrit, zbuloni se kur dhe ku do të luajë Shqipëria në Euro 2024

    Shqipëria njohu sot kundërshtarët në Euro 2024. Kuqezinjtë ranë në një grup ferri ku do duhet të përballen me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.

    Me hedhjen e shortit, tashmë tifozët kanë mundësinë të dinë se ku do të luajë Shqipëria.

    Djemtë e Sylvinho-s do ta zhvillojnë ndeshjen e parë të Euro 2024 ditën e dytë të turneut, më 15 Qershor. Kuqezinjtë do të ndeshen në Signal Iduna Park, stadiumin e Dortmundit përballë Italisë.Ndeshja tjetër do t’i gjejë në Hamburg më 19 Qershor. Në Volksparkstadion, kuqezinjtë do të luajnë përballë Kroacisë.

    Ndeshja e fundit, do të luhet më 24 Qershor në Dusseldorf. Aty do të përballemi me Spanjën.

    E sigurt është vetëm një gjë. Stadiumet gjermane do të mbushen kuqezi. Shqipëria ka fatin të luajë në një prej stadiumeve më të mëdha të turneut siç është ai i Dortmundit që ka një kapacitet prej 66 mijë vendësh.

    Stadiumi i Hamburgut mban 50 mijë vetë ndërsa ai i Dusseldorf-it ka 47 mijë vende.

    Burimi: tvklan

  • Trajneri i Spanjës me këmbë në tokë: Të gjithë flasin për Italinë dhe Kroacinë, por harrojnë Shqipërinë

    Trajneri i Spanjës me këmbë në tokë: Të gjithë flasin për Italinë dhe Kroacinë, por harrojnë Shqipërinë

    Luis de la Fuente, trajneri i kombëtares spanjolle, pasi u njoh me shortin e Euro 2024, pohoi se Grupi B është më i vështiri. Ai përbëhet nga ekipe të mëdha që do t’i bëjnë të gjitha ndeshjet shumë të komplikuara.

    Sigurisht që është një short i vështirë. Ky është një grup që do të na detyrojë të tregojmë më të mirën që kemi brenda”, u shpreh trajneri iberik.

    Analiza e rivalëve

    “Unë e di që të gjithë shikojnë Kroacinë dhe Italinë, por të mos harrojmë Shqipërinë, e cila ishte e para në grupin e saj. Sa i përket Italisë, mund t’ju siguroj se askush nuk donte të përballej me të. Pavarësisht nëse rezultatet e fundit nuk kane qenë të mira, e dimë që kanë shume talente dhe skuadra menaxhohet shumë mirë. Për Kroacinë mund të themi se është një skuadër që e njohim mirë nga Liga e Kombeve. Ka shumë vite që ofron rezultate spektakolare”, tha De la Fuente.

    Rritja e Spanjës

    De la Fuente konfirmoi se me shtatë muaj të mbetur deri në fazën finale, Spanja është ende në një fazë rritjeje në tërësi. “Ne po shkojmë në Europian me bindje të madhe dhe në një progres të qartë.

    Jemi në formë të mirë, por kemi një rrugë të gjatë për të bërë. Ne duhet të mendojmë për Kroacinë, por gjëja themelore gjatë kësaj kohe është të vazhdojmë të rritemi dhe të demonstrojmë të madhen.

    Ne kemi potencial. E dimë që jemi ndër më të mirët në botë”. Trajneri gjithashtu guxoi të komentojë se: “Jam i bindur se skuadrave të tjera në grup nuk u pëlqente të përballeshin me Spanjën”./ Panoramasport

  • “Jemi në grupin e vdekjes”, çfarë shkruajnë mediat italiane dhe spanjolle për shortin e Europianit

    “Jemi në grupin e vdekjes”, çfarë shkruajnë mediat italiane dhe spanjolle për shortin e Europianit

    Mediat italiane dhe spanjolle kanë reaguar pas hedhjes së shortit të “Euro 2024”, ku Italia dhe Spanja ranë në grupin B, së bashku me Shqipërinë dhe Kroacinë.

    “Hamburgu nuk i sjell fat Italisë”, shkruan faqja sportive italine sportmediaset.it.

    “Grup i vështirë për ekipin e Luciano Spalleti”, shton “Gazzetta dello Sport”.

    Ndërsa spanjollja “AS” shkruan se Spanja “ka rënë në grupin e vdekjes”.

    “Marca” shkruan: “Spanja njeh rrugëtimin e tmerrshëm në Evropian. Shorti tregoi tre hapat e parë, shumë të vështirë, të Spanjës”.

  • Fjalët e para të Silvinjos pas shortit: Grupi është i vështirë, por do të shkojmë të tregojmë forcën tonë në Gjermani

    Fjalët e para të Silvinjos pas shortit: Grupi është i vështirë, por do të shkojmë të tregojmë forcën tonë në Gjermani

    Fati nuk ishte me Shqipërinë, teksa në Euro 2024 gjejmë Italinë, Spanjën dhe Kroacinë. Nuk mund të ishte i kënaqur me goglat trajneri i kuqezinjve, Silvinjo, i cili duket se priste diçka tjetër.

    “Është shumë bukur të jem këtu për Shqipërinë, jemi shumë të lumtur. A folët me Spaletin për shortin? Jo gjithçka ishte shumë e shpejtë, shkëmbeva disa fjalë me të.

    Është grup i vështirë, nuk ka skuadra të lehta. Kam punuar në Itali. Siç kam jetuar dhe kam luajtur në Spanjë, i njoh edhe atje, mentalitetin e tyre”.

    Armë plus që i njeh këto dy filozofi? E shoh të vështirë, të gjithë njihemi. Kam pasur një rrugëtim në Itali dhe Spanjë, por të gjithë njihen. Ata janë të fortë, por janë mësuar të luajmë në këtë turne. Do të shkojmë të tregojmë forcën tonë.

    Grupi është i vështirë, por të gjitha janë të vështira. Kemi Kroacinë, Spanjën dhe Italinë që janë mësuar të luajnë në këto kompeticione. Do të provojmë është një sfidë e bukur. Mungon vetëm Brazili dhe Argjentina? Ndoshta luajmë në çerekfinale dhe gjysmëfinale”, – tha ai.

  • Grup “ferri” për Kombëtaren, kampionët e Evropës i bashkohen “legjionarëve” në grupin B

    Grup “ferri” për Kombëtaren, kampionët e Evropës i bashkohen “legjionarëve” në grupin B

    Prej orës 18:00, në Hamburg po hidhet shorti i fazës së grupeve, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, ku “legjionarët” e Komëbtares sonë do të mësojnë kundërshtarët e fazën finale, të këtij kompeticioni madhor, ku kualifikohen për herë të dytë në histori, kësaj radhe si koka e grupit të fazës kualifikuese.

    Pasi mësuan kundërshtarin “Big”, që do të kenë në grup, të cilët janë spanjollët, 2 herë fitues të këtij kompeticioni, si dhe kundërshtarët e radhës, të cilët janë kroatët, tashmë grupi B ka marrë formën e plotë, teksa është mësuar edhe përfaqësuesja e fundit e këtij grupi, e cila do të jetë kampionja në fuqi e Evropës, Italia

    Ndërkaq, përballjet e “legjionarëve” tanë janë planifikuar të zhvillohen më 15, 19 e 24 qershor, respektivisht, në Dortmund, Itali-Shqipëri, në Hamburg, Kroaci-Shqipëri e në Duseldorf do të zhvillohet përballja Shqipëri-Spanjë.

  • Sot shorti për Euro 2024 kush do jete kundershtari i Shqiperise

    Sot shorti për Euro 2024 kush do jete kundershtari i Shqiperise

    Sot në Hamburg do të vendosen kundërshtarët e Shqipërisë në finalet e Euro 2024 dhe shortin do ta ndiqni prej orës 18:00 direkt në Tv Klan.

    Kombëtarja ndodhet në vazon e dytë pas paraqitjes së mirë në fazën kualifikuese ku e mbylli e para në grup me 15 pikë.

    Kuqezinjtë mund të përballen me një short të fortë, duke parë përfaqësueset edhe në vazot më poshtë.

    Nëse i referohemi renditjes së FIFA-s grupi më i fortë për Shqipërinë mund të jetë ai i përbërë nga Franca, Holanda dhe Italia, të gjitha skuadra që janë pjesë e 10 më të mirave në botë.

    Ndërsa më i favorshmi gjithmonë duke parë klasifikimin në FIFA mund të jetë Gjermani, Slloveni dhe ekipi që do ta dalë nga play-off C.

    Ky do të jetë përfaqësimi i dytë i Shqipërisë në Europian pas atij të vitit 2016, ku mori një fitore dhe e mbylli në vendin e tretë.

    Kësaj here do të synohet më shumë duke pretenduar që të paktën të kalohet grupi. Gjithsesi kjo do të qartësohet kur të vendosen kundërshtarët e aktivitetit që do të mbahet prej 14 Qershorit deri në 14 Korrik në Gjermani, me TV Klan që do të transmetojë jo vetëm Kombëtaren e Sylvinho por 31 ndeshjet më të forta pa pagesë për territorin e Shqipërisë.

  • Nuk kanë fund tragjeditë në futboll, vdes në moshën 25-vjeçare sulmuesi i skuadrës

    Nuk kanë fund tragjeditë në futboll, vdes në moshën 25-vjeçare sulmuesi i skuadrës

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e futbollit, në Gjermani, me anësorin e sulmit Agyemang Diawusie, të skuadrës së Kategorisë së Tretës, Regensburg, i cili ka ndërruar jetë në moshën 25-vjeçare, pas problemeve me frymëmarrjen.

    Lajmi është konfirmuar nga skuadra gjermane, ndërsa në reagim shkruhej se ai ka ndërruar jetë për “shkaqe natyrore”.

    Ndeshja e tij e fundit ishte më 4 nëntor kundër Mynihut 1860, ku ai u zëvendësua në minutën e 39 pasi kishte probleme në frymëmarrje.

    “Këtë martë, Jahn Regensburg mori lajmin e tmerrshëm se futbollisti ynë Agyemang Diawusie ka ndërruar jetë. Jemi të tronditur dhe thellësisht të pikëlluar nga kjo ngjarje”,- shkroi klubi gjerman për ngjarjen e rëndë.