Category: Sport

  • “Evropiani, vetëm fillimi’, Sylvinho: Shqipëria synon kualifikimin edhe në Botëror

    “Evropiani, vetëm fillimi’, Sylvinho: Shqipëria synon kualifikimin edhe në Botëror

    “Evropiani, vetëm fillimi’, Sylvinho: Shqipëria synon kualifikimin edhe në Botëror
    Trajneri i kombëtares Sylvinho thotë se kualifikimi në Europian është vetëm fillimi për Shqipërinë. Sipas brazilianit po punohet për të krijuar një mentalitet fitues, që konsiston me synimin për t’u kualifikuar në çdo europian apo botëror.

    “Shqipërisë nuk duhet t’i mjaftojë kualifikimi. Nuk duhet të shkojë në Europian dhe pastaj të zhduket. Dua të krijoj një mentalitet që në çdo Europian dhe Botëror, Shqipëria të kualifikohet. Ky është objektivi im pas Europianit.

    Ky është vetëm fillimi për Shqipërinë, që ka një tifozëri të jashtëzakonshme. Kemi patur një mbështetje të jashtëzakonshme në Pragë. Më dukej sikuar luanim në shtëpi dhe jo në transfertë,”-u shpreh Sylvinho për “cronachedispogliatoio”

    Më 2 dhjetor në Gjermani, në orën 18:00, do të hidhet shorti i Europianit ku Shqipëria do të mësojë kundërshtarët në grupe.

  • FSHF nuk shet bileta për ndeshjet e kombëtares, ja mënyra se si mund ti siguroni

    FSHF nuk shet bileta për ndeshjet e kombëtares, ja mënyra se si mund ti siguroni

    Federata Shqiptare e Futbollit nënvizon se nuk shet asnjë biletë për tifozët e Kombëtares, por biletat për ndeshjet e Kombëtares apo ndeshjet e tjera të finaleve të Europianit do të shiten vetëm online në faqen e UEFA-s, në linkun e lartpërmendur.

    UEFA njofton të gjithë tifozët e Kombëtares shqiptare në mbarë botën se së shpejti nis procesi i shitjes së biletave të ndeshjeve të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”. Të gjithë të interesuarit për t’u pajisur me bileta për ndeshjet e vitit të ardhshëm në Gjermani, mund të hyjnë në faqen zyrtare të UEFA.com, duke përdorur linkun përkatës (https://ëëë.uefa.com/euro2024/ticketing/).

    Federata Shqiptare e Futbollit nënvizon se nuk shet asnjë biletë për tifozët e Kombëtares, por biletat për ndeshjet e Kombëtares apo ndeshjet e tjera të finaleve të Europianit do të shiten vetëm online në faqen e UEFA-s, në linkun e lartpërmendur.

    Tifozëve u kërkohet që të krijojnë një llogari në faqen zyrtare të UEFA-s dhe të aplikojnë për bileta për ndeshjet e preferuara të Kombëtares shqiptare. Regjistrimi nis në datën 4 deri më 12 dhjetor 2023, pasi Kombëtarja shqiptare të njohë kundërshtarët në grup dhe stadiumet ku do të luajë. Në momentin që regjistroheni, ju duhet të identifikoheni si tifoz i Kombëtares shqiptare, duke zgjedhur ndeshjet e Shqipërisë (flamur shqiptar).

    Gjithashtu, ju duhet të përcaktoni edhe numrin e biletave që doni të keni në dispozicion. Me një llogari, ju mund të blini deri në 4 bileta për një ndeshje. Nëse kërkesat dhe aplikimet tejkalojnë disponueshmërinë e biletave që i jepet si kuotë tifozëve shqiptarë, UEFA do të hedhë një short për të gjithë personat që kanë aplikuar si tifozë të Shqipërisë. Fituesit do të njoftohen me e-mail për të paguar biletat e tyre në janar të vitit 2024.

    Pasi të kryeni pagesën, ju do të merrni edhe konfirmimin që pagesa është kryer dhe bileta do të vijë në format elektronik vetëm në aplikacionin e UEFA-s (UEFA Mobile Tickets), që duhet ta keni të instaluar në telefonin tuaj. UEFA bën me dije se biletat nuk do të shpërndahen tani, por gjatë muajve në vazhdim. Kur biletat të jenë të disponueshme brenda aplikacionit, ju do të informoheni me e-mail. Ky e-mail do të përmbajë gjithashtu edhe një shpjegim të shkurtër të se si funksionon aplikacioni.

    Shorti i turneut final të UEFA EURO 2024 hidhet të shtunën, më 2 dhjetor në Gjermani dhe Shqipëria do të njohë grupin dhe kundërshtarët e saj në këtë kompeticion. Kombëtarja shqiptare është e pozicionuar në vazon e dytë të UEFA-s, pas rezultateve fantastike në këtë fushatë eliminatore dhe renditjes në vendin e parë në grupin E me 15 pikë.

  • 111 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, ja urimi i veçantë i Xherdan Shaqirit (Foto)

    111 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, ja urimi i veçantë i Xherdan Shaqirit (Foto)

    Sulmuesi me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri ka uruar festën e Pavarësisë përmes një postimi në “Insta-Story”.

    Ai ka publikuar një foto ku shfaqen heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu së bashku me Ismail Qemailin dhe Isa Boletinin, që shpallën Pavarësinë e Shqipërisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë,.

    Shaqiri e ka përshkruar foton: “Urime 111 vjetorin”.

  • Sherr mes shqiptarit dhe serbit në kampionatin kroat (VIDEO)

    Sherr mes shqiptarit dhe serbit në kampionatin kroat (VIDEO)

    Ndeshja ishte e vlefshme për kampionatin kroat, por protagonistë u bënë një shqiptar dhe një serb.

    Emir Sahiti përveçse shënoi golin e parë për Hajduk Split përballë Istra-s, në triumfin 0-2 në transfertë të ekipit të tij, mori vëmendjen pas një episodi të ndodhur në minutën e 27-të.

    Sulmuesi shqiptar pas një kontakti me lojtarin serb, Mladen Devetak, u përplas edhe fizikisht me të.

    Në këtë incident gjatë sfidës u përfshinë edhe futbollistë të tjerë, si Ante Erceg dhe Marko Livaja, që është kapiteni i Hajdukut.

    Sahiti dhe Devetak ia hodhën paq nga kaosi që krijuan në fushë dhe situata u qetësua nga arbitri, por i vetmi që e pësoi ishte Livaja që u ndëshkua me karton të verdhë.

    Por tensi

    Hajduk Split kryeson kampionatin kroat me 36 pikë dhe ndeshja e radhës është ndaj Goricës, në shtëpi.

  • VIDEO/ Kundër Mbapesë dhe Sakës, dy “perla” të Shqipërisë në garë për golin më të bukur të kualifikueseve

    VIDEO/ Kundër Mbapesë dhe Sakës, dy “perla” të Shqipërisë në garë për golin më të bukur të kualifikueseve

    Kualifikueset e Europianit “Gjermani 2024” u mbyllën në mënyrë të suksesshme nga Kombëtarja shqiptare, e cila doli në vendin e parë në Grupin E, duke lënë pas Republikën Çeke, Moldavinë, Poloninë dhe Ishujt Faroe.

    Së fundmi, UEFA ka publikuar 10 golat më të bukur të kësaj fushate kualifikuese, nga e cila vetëm një do të zgjidhet si “Goli i Kompeticionit”.

    Në garë janë gola të lojtarëve të mëdhenj si Kilië Mbape, Bukajo Saka dhe Trosard.

    Gjithashtu UEFA ka përzgjedhur dhe supergolin e Kristjan Asllanit përballë Ishujve Faroe dhe supergolin e Jasir Asanit përballë Polonisë në garë për të fituar këtë çmim

    https://twitter.com/EURO2024/status/1729111371101380903?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1729111371101380903%7Ctwgr%5E3356558298e0679433dfea2b5fe22f8130fea101%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fwp-admin%2Fpost-new.php

  • “Mora fjalë”…., himni kombëtares kuqezi këndohet nga artistja rumune dhe bëhet virale (Video)

    “Mora fjalë”…., himni kombëtares kuqezi këndohet nga artistja rumune dhe bëhet virale (Video)

    Andreea Vilcan, këngëtare nga Rumania, ka publikuar ‘coverin’ e një prej këngëve më të njohura, “Mora fjalë”.

    “Çfarë ndodhi në Kosovë uroj të mos ndodhë askund në botë. Kjo këngë flet për historinë e legjendarit Adem Jashari që sakrifikoi tërë familjen për liri. Sot ndërsa po këndoj këtë këngë, zemra ime qan për ngjarjet dhe vuajtjet që Kosova ka kaluar. Ju dua Kosova”, ka thënë ajo në hyrje të videos, duke njoftuar ndjekësit e saj me mesazhin e këngës.

    Vilcan ka paralajmëruar po ashtu se më 28 nëntor do të vizitojë Kosovën.

    Këngëtarja rumune më parë ka pushtuar rrjetet sociale me këngë shqipe.

  • VIDEO EPIKE/ “Plazh në dimër”- Futbollistët e klubit shqiptar bëjnë hedhje spektakolare në fushën e shndërruar në pishinë

    VIDEO EPIKE/ “Plazh në dimër”- Futbollistët e klubit shqiptar bëjnë hedhje spektakolare në fushën e shndërruar në pishinë

    Një video epike është shpërndarë nga klubi i Butrintit të Sarandës në “Facebook”. Në të shihen futbollistët e skuadrës që militon në Kategorinë e Dytë, që për një çast shndërrohen në “notarë”.

    Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, fusha e stadiumit të Sarandës, ngjason me një pishinë, teksa lojtarët sarandiotë, nuk kanë nguruar të dhurojnë “show” në stërvitje, duke realizuar hedhje spektakoare në fushën e shndërruar në… “pishinë”. “

    “Plazh në dimër, harmoni në Sarandë! Respekt për çunat”, shkruan faqja e Butrintit.

    Për më tepër shikoni videon:

  • “E dashura bëhet xheloze”/ Taulant Seferi flet për jetën personale: Vjehrra ime…

    “E dashura bëhet xheloze”/ Taulant Seferi flet për jetën personale: Vjehrra ime…

    Futbollisti tregoi se ajo bëhet xheloze në disa raste për memet që janë bërë në rrjete sociale

    Futbollisti i kombëtares tregoi për “Më Lër të Flas” disa detaje nga jeta personale, përfshirë edhe lidhjet.

    Gjatë pyetjeve që Donald dhe Romeo Veshaj i bënë sulmuesit, ai zbuloi se prej katër vitesh është në lidhje me një vajzë shqiptare që jeton në Zvicër.

    Ndër të tjera futbollisti tregoi se ajo bëhet xheloze në disa raste për memet që janë bërë në rrjete sociale, por ka arritur të gjejë zgjidhjen.

    Moderatorët nuk nguruan të vijojnë më tepër diskutimin, duke e pyetur edhe për vjehrrën Taulant Seferin.

    Biseda e zhvilluar mes tyre:

    Donald Veshaj: Taulant si i ke marrëdhëniet me vajzat? Si shkon situata?

    Taulant Seferi: Unë e kam një vajzë (të dashur) që jeton në Zvicër.

    Donald Veshaj: Domethënë je në një marrëdhënie?

    Taulant Seferi: Ka katër vite që jemi bashkë.

    Donald Veshaj: A ndjhet ndopak xheloze apo ti je një mashkull që të jep sigurinë?

    Taulant Seferi: Unë i ka dhënë sigurinë. I ka parë ajo të gjitha memet, domethënë ndonjëherë bëhet xheloze për këto videot virale në TikTok por unë i kaloj me sportivitet. Unë jam shumë i lumtur.

    Romeo Veshaj: A ke në plan dasëm apo fejesë?

    Taulant Seferi: Akoma jo, besoj që në një të ardhme jo shumë të gjatë do të kemi diçka.

    Romeo Veshaj: Po vjehrra a vjen të sheh në stadium?

    Taulant Seferi: Jo, duke qenë se ajo jeton në Zvicër. Është shqiptare.

    Romeo Veshaj: Unë doja të dija a të do vjehrra?

    Taulant Seferi: Po, më do shumë vjehrra.

  • Conference League vjen sërish në Tiranë! Ja ndeshja që do të luhet të enjten në “Air Albania”

    Conference League vjen sërish në Tiranë! Ja ndeshja që do të luhet të enjten në “Air Albania”

    Finalja e parë e Conference League u zhvillua në “Air Albania” në 25 majin e 2022

    Duket se stadiumi “Air Albania” do të presë nëj tjetër ndeshje europiane, pas kualifikueseve të kombëtares shqiptare.

    Bëhet fjalë për ndeshjen me Ballkanit dhe Viktoria Plezen, e vlefshme për Conference League. Ndehsja luhet më 30 nëntore, teksa është vendosur të luhet në Tiranë, për shkak se fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë është në gjendje të rënduar.

    Komisoni i Garave në UEFA nuk ka pranuar gjendjen e fushës në Prishtinë dhe kështu, kampionët e Kosovës duhet të luajnë në Tiranë ndeshjen e radhës. Kësisoj, të enjte në orën 18:45 në datën 30 nëntor stadiumi “Air Albania” do mirëpresë Ballkani – Viktoria Plzen për grupin C.

    Në këtë grup pas katër ndeshjeve të luajtura Plzen është në krye me 12 pikë, ndjekur nga Astana dhe Ballkani me katër, e Dinamo Zagreb me tri pikë.

    Kujtojmë se finalja e parë e Conference League u zhvillua në “Air Albania” në 25 majin e 2022, me Romën që mundi 1-0 Feyenoord me golin e Zaniolos.

  • Çfarë bëjnë para një ndeshje? Jasir Asani rrëfehet si asnjëherë më parë, zbulon me cilin futbollist ndan dhomën

    Çfarë bëjnë para një ndeshje? Jasir Asani rrëfehet si asnjëherë më parë, zbulon me cilin futbollist ndan dhomën

    Futbollisti i njohur, Jasir Asani, ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku tregoi shumë detaje nga karriera e tij si dhe jeta personale.

    I pyetur gjatë intervistës së me kë nga futbollistët e Kombëtares ka më shumë shoqëri, Asani shprehet se Seferin e ka shok që në vitin 2011 dhe me Ramadanin që e ka njohur që kur luante te Partizani.

    “Unë jam me Seferin që në 2011. Kemi qenë bashkë në Kombëtaren e Maqedonisë, me moshat e Maqedonisë. Edhe Ramadanin e kam njohur te Partizani. Kur iku Ramadani erdha unë, aty kemi filluar bisedimet”, tha ai.

    Ndërsa kur Blendi Salaj e pyeti se kur udhëtojnë dhe qëndrojnë në hotel a janë me shokë dhome, ai tha ‘po’.

    “Zakonisht rri me Seferin”, tha Asani, i cili më pas shtoi se edhe mund të ndryshojë.

    I pyetur nëse Seferi gërhet, Jasiri duke qeshur shprehet:

    “Kush gërhet e nxjerr jashtë. Bëj gjithë atë rrugë e të gërhasë tjetri”.

    Nga ana tjetër, i pyetur se çfarë bëjnë para një ndeshje futbolli, apo si frymëzohen, Asani shprehet:

    “Në mëngjes jemi të gjithë të fokusuar dhe fokusohemi në çdo gjë sepse është e vështirë të fitosh, të jesh vetëm ti apo të mendosh që do luash vetëm për vetën. Mund t’ja dalësh për një ndeshje por jo gjithmonë, grupi është suksesi në një ndeshje, mund të jesh Mesi apo Ronaldo, po të jesh vetëm do kesh një herë sukses, por jo gjithmonë”.