Category: Sport

  • Çfarë bëjnë para një ndeshje? Jasir Asani rrëfehet si asnjëherë më parë, zbulon me cilin futbollist ndan dhomën

    Çfarë bëjnë para një ndeshje? Jasir Asani rrëfehet si asnjëherë më parë, zbulon me cilin futbollist ndan dhomën

    Futbollisti i njohur, Jasir Asani, ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku tregoi shumë detaje nga karriera e tij si dhe jeta personale.

    I pyetur gjatë intervistës së me kë nga futbollistët e Kombëtares ka më shumë shoqëri, Asani shprehet se Seferin e ka shok që në vitin 2011 dhe me Ramadanin që e ka njohur që kur luante te Partizani.

    “Unë jam me Seferin që në 2011. Kemi qenë bashkë në Kombëtaren e Maqedonisë, me moshat e Maqedonisë. Edhe Ramadanin e kam njohur te Partizani. Kur iku Ramadani erdha unë, aty kemi filluar bisedimet”, tha ai.

    Ndërsa kur Blendi Salaj e pyeti se kur udhëtojnë dhe qëndrojnë në hotel a janë me shokë dhome, ai tha ‘po’.

    “Zakonisht rri me Seferin”, tha Asani, i cili më pas shtoi se edhe mund të ndryshojë.

    I pyetur nëse Seferi gërhet, Jasiri duke qeshur shprehet:

    “Kush gërhet e nxjerr jashtë. Bëj gjithë atë rrugë e të gërhasë tjetri”.

    Nga ana tjetër, i pyetur se çfarë bëjnë para një ndeshje futbolli, apo si frymëzohen, Asani shprehet:

    “Në mëngjes jemi të gjithë të fokusuar dhe fokusohemi në çdo gjë sepse është e vështirë të fitosh, të jesh vetëm ti apo të mendosh që do luash vetëm për vetën. Mund t’ja dalësh për një ndeshje por jo gjithmonë, grupi është suksesi në një ndeshje, mund të jesh Mesi apo Ronaldo, po të jesh vetëm do kesh një herë sukses, por jo gjithmonë”.

  • “Shqipëria fiton EURO 2024”/ Ja si kuotohen kuqezinjtë nga kompanitë e basteve

    “Shqipëria fiton EURO 2024”/ Ja si kuotohen kuqezinjtë nga kompanitë e basteve

    Kompanitë e basteve kanë nisur menjëherë që të kuotojnë shanset e Kombëtareve për të fituar Europianin e Gjermanisë.

    Franca dhe Anglia duken niveli tjetër, teksa këto dy kombëtare kanë koeficientin më të ulët për sukses, 5. Më pas vjen vendi organizator, Gjermania me koeficientin 7, Spanja 8 dhe Portugalia 10.

    Ndërkohë, vërtet interesante të shohësh se Shqipëria del tërësisht jashtë loje.

    Sipas kompanive të basteve, shansi që Shqipëria të fitojë EURO 2024 është zero. Kuqezinjtë kuotohen me koeficientin 400 për të mbërritur te suksesi i trofeut.

    Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj në europian, teksa ndodhet në vazon e dytë, në pritje tëshorteut që do të hidhet më 2 dhjetorpër të përcaktuar grupin nga ku do të nisë rrugëtimi në Gjermani.

  • Sa shanse ka Shqipëria të fitojë Euro 2024? Ja çfarë thonë kompanitë e basteve

    Sa shanse ka Shqipëria të fitojë Euro 2024? Ja çfarë thonë kompanitë e basteve

    Kompanitë e basteve kanë nisur të kuotojnë shanset e kombëtareve për të fituar Kampionatin Europian 2024 në Gjermani.

    Franca dhe Anglia shihen si skuadrat favorite për të triumfuar me koeficient 4. Më pas vjen vendi organizator, Gjermania me koeficientin 6, Spanja me 7 dhe Portugalia me 9.

    Shqipëria në fakt, në shumë kompani bastesh është e vështirë që ta gjesh. Por sipas njërës prej tyre që e ka listuar, “Squaëka”, kuqezinjtë kanë koeficientin 200 për një triumf të mundshëm në “Euro 2024”, që duket në kufijtë e të pamundurës.

    Për momentin jemi skuadra me koeficientin më të lart, teksa më mirë se ne është Sllovenia me koeficientin 150.

    Megjithatë, kurrë mos thuaj kurrë!

  • Shqipëri-Serbi/ Media britanike parashikon grupet për EURO2024

    Shqipëri-Serbi/ Media britanike parashikon grupet për EURO2024

    Suksesi historik i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, kam marrë vëmendjen e të gjithëve. Kuqezinjtë arritën të siguronin kualifikimin e dyte në finalet e një kampionati europian, teksa u rënditën të parët në grup.

    Tashmë kurioziteti i të gjithëve është se me cilat ekipe do të përballen djemtë e drejtuar nga braziliani Sylvinho.

    Prestigjozja britanike “The Sun” ka bërë një simulim të shortiti, ku Shqipëria vendoset përballë rivalëve ballkanas Serbinë dhe Spanjën dhe Sllovakinë.

    Ndërda Anglia është vendosur në Grupin 4 bashkë me Italinë, Skocinë dhe Turqinë

    Grupet sipas The Sun:

    Grupi 1: Gjermani, Danimarkë, Ceki, Play-off A

    Grupi 2: Spanja, Shqipëria, Sllovakia, Serbia
    Grupi 3: Franca, Rumania, Slovenia, Play-off C

    Grupi 4: Angli, Turqi, Skoci, Itali

    Grupi 5: Belgjika, Hungaria, Kroacia, Zvicra

    Grupi 6: Portugalia, Austria, Holanda, Play-off B

  • Dërgoi Kombëtaren në Europian, Silvinjo pajiset me pasaportë. Trajneri: Jam puro shqiptar!

    Dërgoi Kombëtaren në Europian, Silvinjo pajiset me pasaportë. Trajneri: Jam puro shqiptar!

    Trajneri i Kombëtares, Silvinjo është qytetari i ri i Shqipërisë. Tekniku brazilian i kuqezinjve është pajisur me pasaportën shqiptare. Kjo u be e ditur në Samitin e Diasporës që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.

    “Jemi këtu në Samitin e Diasporës shqiptare. Kam pranë shqiptarin e fundit që ka pranuar të jetë qytetari ynë”, thotë Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili është prezent.

    Më pas, Silvinjo shprehet: “Sigurisht, shqiptar puro. Shumë faleminderit”.

    Nuk mungojnë as batutat me kreun e qeverisë, Edi Rama, ku ky i fundit nuk i lë zgjedhje alternative: “Është fakt i kryer. Nuk ke zgjedhje tjetër”.

    “Timonieri” mori edhe vlerësimin “Shqiponjën e Artë”. “Këtë shqiponjë, nuk e kam as për një shqiptar, as për një arbëresh, por shqiptar mund të lindësh, dhe shqiptar mund të bëhesh, këtë shqiponjë e kam për një shqiptar në lindje e sipër. Dua ta ftoj këtu trajnerin e kombëtares tonë”, tha Rama.

    Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në Europian.

  • Ballist Morina provokon serbët, komenton në faqen zyrtare të UEFA-s, paralajmëron një dron të dytë

    Ballist Morina provokon serbët, komenton në faqen zyrtare të UEFA-s, paralajmëron një dron të dytë

    Të gjithë e njohim Ballist Morinën, emri i vërtetë i të cilit është Ismail. Ai është bërë i famshëm dhe i dashur mes shqiptarësh për veprimin e pabesueshëm të 14 tetorit të vitit 2014, kur ngriti dronin e famshëm në stadiumin e Partizanit të Beogradit, gjatë përballjes mes Serbisë dhe kombëtares shqiptare të futbollit.

    Por, duket se, tifozi i famshëm i kuqezinjve nuk është mjaftuar me kaq, pasi së fundmi ai ka lënë një koment në faqen zyrtare të UEFA-, që i ishte dedikuar kualifikimit të Serbisë në EURO 2024, përmbajtja e të cilit është konsideruar “skandal” nga mediat serbe.

    “Qetësohuni lepuj, unë jam këtu për të rregulluar fatin tuaj, mos u shqetësoni për këtë! Shihemi në fazën e eliminimit!”

    Ky është komenti që ka lënë Ballist Morina te faqja e UEFA-s, kushtuar kualifikimit të Serbisë në “Gjermani 2024”.


    menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i medias serbe “kurir.rs”, e cila i kanë kushtuar makthit të tyre nisur nga komenti i lënë nga Ballist Morina në faqen e UEFA-s:

    “SKANDAL! Sërish provokim i urrejtjes serbe: Një tifoz i Shqipërisë fyen dhe nënçmoi popullin tonë përmes llogarisë zyrtare të UEFA-s. Kualifikimi kombëtares serbe të futbollit në Kampionatin Europian shkaktoi shumë vëmendje në Shqipëri. Në llogarinë zyrtare të UEFA-s kushtuar EURO 2024, pasi Serbia siguroi zyrtarisht një vend në spektaklin e madh, një numër i madh komentesh negative nga Shqipëria thjesht ‘e varrosën’ këtë profil.

    I pari që pa kalimin historik të Serbisë në Kampionatin Europian pas 24 vitesh ishte Ismail Morina, një fytyrë e njohur për ne. Njeriu që hodhi një dron në ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, luajti më 14 tetor 2014 në stadiumin Humska dhe kështu shkaktoi trazira dhe ndërprerje të ndeshjes. Pastaj iku nga Beogradi dhe vetëm kur ishte jashtë kufijve të Serbisë u mburr me krimin e tij. Droni mbante flamurin e krijesës fashiste “Shqipëria e Madhe”.

    Këtë herë në faqen e UEFA-s në Instagram, Ismail Morina, i cili e quan veten “Ballist Morina”, ka shkruar dy fjali provokuese, duke shkaktuar një ortek komentesh nga tifozët e Serbisë dhe Shqipërisë.

    – Qetësohuni lepuj, unë jam këtu për të rregulluar fatin tuaj, mos u shqetësoni për këtë! Shihemi në fazën e eliminimit! (ky është komenti i lënë nga Ballist Morina në faqen e UEFA-s)

    Simpatizantët serbë nuk i mbetën borxhli, ata u kundërpërgjigjën në të njëjtën mënyrë, ndërsa njoftimi i tij i provokoi bashkatdhetarët që të vazhdojnë të ofendojnë serbët dhe Serbinë në kor. UEFA nuk ka reaguar, pavarësisht komenteve provokuese dhe frikësuese dhe nuk ka fshirë gjithçka që është shkruar. Kjo lloj histerie vazhdoi për ditë të tëra më pas dhe në rrjetet sociale u shfaqën video të djegies së flamurit serb nga disa dhjetëra shqiptarë me mesazhin:

    – Ju presim!

    Është e qartë se shqiptarët po përgatisin një atmosferë linçimi dhe provokimesh ndaj serbëve, të mësuar nga përvoja e nëntë viteve më parë. Ndonëse tifozët e Shqipërisë ishin nismëtarët e incidentit dhe skenave të pakëndshme, federata e tyre dhe ekipi kombëtar nuk u ndëshkuan dhe shkuan të paprekur në Kampionatin Evropian për herë të parë në histori.

    Më pas UEFA vendosi zyrtarisht fajin e Shqipërisë, por e ndëshkoi Serbinë. Ndeshja u regjistrua me rezultat 3:0 për Serbinë, por në të njëjtën kohë shqiponjave iu hoqën tri pikë, të cilat ishin vendimtare në rezultatin përfundimtar, në një precedent të paparë. Në Shqipëri, Serbia mundi vendasit 2:0 në një stadium të mbushur plot dhe armiqësor në Elbasan, me golat e Aleksandar Kolarov dhe Adem Ljajiç.

    Duke marrë parasysh tensionet e mëdha nga ana e shqiptarëve ndaj serbëve dhe Serbisë, lind pyetja nëse UEFA duhet të veprojë me sens të shëndoshë dhe të ndajë dy kombëtaret në short. Kjo ndoshta nuk do të ndodhë, sepse zyrtarisht nuk ka tensione politike mes dy vendeve. UEFA ka ndarë më parë Armeninë dhe Azerbajxhanin, ose Rusinë dhe Ukrainën, në kualifikuese.

    Ismail Morina u arrestua disa herë dhe u vendos në arrest shtëpiak. Pas incidentit në Beograd, ai u arratis në Kroaci, ku u burgos, por Zagrebi zyrtar nuk e dorëzoi në Beograd, edhe pse u kërkua, por në Itali. Në vitin 2015, policia shqiptare arrestoi Morinën për armëmbajtje pa leje, por e gjitha ishte një farsë për mediat. Në Shqipëri Morina shihet si hero kombëtar.”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e kurir.rs.

  • Përcaktohen vazot e Euro 2024, Shqipëria nis të bëjë llogaritë

    Përcaktohen vazot e Euro 2024, Shqipëria nis të bëjë llogaritë

    Përcaktimi thuajse përfundimtar i skuadrave të kualifikuara për në Europian, ka sjellë një shpërndarje të skuadrave të forta thuajse në të katër vazot e shortit që do të hidhet më 2 Dhjetor në Hamburg të Gjermanisë.

    E kualifikuar në vazon e dytë, Shqipëria shmang vetëm skuadrat e tjera që janë pjesë në të njëjtën vazo.

    Rrjedhimisht, është e pashmangshme që në përfundim, në grupin e Shqipërisë të jenë dy skuadra të forta.

    Në vazon 1, janë të mëdhenjtë e Europës si Gjermania, Portugalia, Franca, Spanja, Belgjika dhe Anglia.

    Në vazon 3 janë Skocia, Sllovenia, Sllovakia, Çekia, Holanda dhe Kroacia.

    Në vazon numër 4 gjenden Serbia, Italia dhe Zvicra, teksa pritet ende për tre vende që do të vendosen pas ndeshjeve play-off që do të luhen në muajin Mars.

    Shorti përcakton që në grupin e Shqipërisë do të jetë një kundërshtar nga secila vazo dhe duke qenë se janë të gjitha, skuadra të forta, më dy Dhjetor nuk bëhet fjalë për fat, thjeshtë nisja e punës pas mësimit të emrave të kundërshtarëve.

  • Ylli Manjani revoltohet me këngën e Adem Jasharit: E tmerrshme, s’ka lidhje me futbollin

    Ylli Manjani revoltohet me këngën e Adem Jasharit: E tmerrshme, s’ka lidhje me futbollin

    ‘Mora Fjalë’ kënga e kompozuar nga Naim Gjoshi dhe kënduar nga Shkurte Fejza, kohët e fundit është kthyer në një ‘himn’ tashmë gjatë ndeshjeve të kombëtares. Tifozët në stadium e kanë bërë traditë këndimin e vargjeve të këngës kushtuar heroit të UÇK-së Adem Jasharit. Por Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, ka rezerva në lidhje me këndimin e kësaj këngë në stadiume, pasi sipas tij nuk ka qenë futbollist dhe nuk ka lidhje me futbollin.

    “Mund të më shpjegojë dikush se çfarë pune ka kënga e Adem Jasharit te Kombëtarja e Futbollit?

    Pa lidhje. Ajo është përdhosje e figurës së Adem Jasharit. Adem Jashari nuk ka qenë futbollist. Po të kishte qenë Panajot Pano. Dakord. Hajde, do e pranonim. Po ajo është një këngë e tmerrshme, çohu Adem. Pa lidhje. S’ka lidhje. Zero. Por ama po ta thuash këtë publikisht, do thotë që ti ke përdhosur [simbolet, të shkuarën, historinë]”, u shpreh Manjani në një intervistë me GogoCast.
    Disa prej komentuesve në rrjetet sociale bien dakord me qëndrimin e Manjanit, ndërsa të tjerë e kundërshtojnë. “Më në fund e tha dikush,” shkruan një person. “Shumë mirë e ke. Futbolli s’ka lidhje me luftën,” komenton një tjetër. “Të drejtë ke; është bërë himn futbolli dhe nuk e kuptoj arsyen,” shkruan një i radhës.

    Nga ana tjetër, ka edhe shumë të tjerë që kritikojnë deklaratën e tij. “Është një këngë patriotike që motivon çdo shqiptar,” thekson dikush. “Ne, si popull, e ndiejmë në gen ndarjen, shtypjen, pushtimin shumëshekullor dhe jemi në kërkim të bashkimit, me të gjitha mënyrat, figurat e heronjtë,” shton një tjetër person.“Është thjesht një këngë që nxit dashurinë për kombin dhe na mbledh të gjithë bashkë,” lexohet në një tjetër koment.

  • VIDEO/ Festa e Kombëtares kuqezi vazhdoi gjithë natën, i ftuar special edhe “Ballist” Morina

    VIDEO/ Festa e Kombëtares kuqezi vazhdoi gjithë natën, i ftuar special edhe “Ballist” Morina

    Kombëtarja shqiptare e futbollit ka festuar në fushën e stadiumit “Air Albania” kualifikimin në Euro 2024 si e parë në grupin e saj pas ndeshjes me Ishujt Faroe. Por festa më pas ka vazhduar edhe në një nga lokalet e Tiranës, ku djemtë kuqezi e kanë gdhirë mes valleve dhe këngëve.

    Pjesë e këtyre festimeve është bërë edhe një emër shumë i njohur për ngjyrat kuqezi, Ismail “Ballist” Morina, i cili hyri në historinë e Kombëtares që me fluturimin e dronit me flamur mbi stadiumin e Beogradit në vitin 2014.

    ”Ballisti”, një figurë shumë e dashur për vetë lojtarët e Kombëtares të cilët e takojnë vazhdimisht atë sa herë vijnë në Shqipëri, ka festuar me ta duke u ngjitur edhe në skenë ndërsa lojtarët festonin të entuziazmuar arritjen e tyre duke siguruar për herë të dytë kualifikimin në Europian.

    https://streamin.one/v/824db1b6

  • Shqipëria rrezikon short “ferri”, ja kur dalin në shitje biletat për Europianin

    Shqipëria rrezikon short “ferri”, ja kur dalin në shitje biletat për Europianin

    Kombëtarja shqiptare e futbollit ka siguruar kualifikimin në “Euro 2024” dhe tifozët shqiptarë do të kenë mundësinë që të shijojnë përsëri pjesëmarrjen e kuqezinjve në një aktivitet madhor. Dhe ashtu si në “Euro 2016”, do të ketë një interes të jashtëzakonshëm që edhe në Gjermani të mbushin shkallët e stadiumeve për të mbështetur Shqipërinë në rrugëtimin e saj, me biletat që do të kthehen shpejt në objektet më të kërkuara në treg.

    UEFA ka mbyllur që në muajin nëntor pjesën e parë të programit të shitjes së biletave për ndeshjet e Europianit, të cilat janë shpërndarë në bazë të një lotarie të veçantë që ka organizuar me shitjen nëpërmjet faqes së internetit të saj, pa ditur në fakt se cilat do të ishin skuadrat dhe duelet për të cilat u blenë biletat.

    Së shpejti nis faza e dytë e shitjes së biletave, ajo në të cilën mund të blesh për një ekip specifik, që është kualifikuar në këtë turne. Kjo fazë e dytë nis më 2 dhjetor, pasi të jetë hedhur shorti i fazës në grupe të turneut, dhe të gjithë të dinë se në cilat qytete e stadiume luajnë.

    UEFA do të nxjerrë në shitje biletat në bashkëpunim me federatat përkatëse, kjo do të thotë se do t’u delegojë atyre të drejtën e shitjes nëpërmjet portaleve të dedikuara. Kjo nënkupton se që nga data 2 dhjetor, pasi të njihen kundërshtarët dhe stadiumet ku do të luhen tre sfidat e fazës në grupe, FSHF-ja do të ketë në dispozicion biletat.

    Më pas FSHF-ja, do t’i nxjerrë në shitje në një numër të caktuar për tifozët einteresuar për t’i blerë biletat, të cilët padyshim që do të jenëtë shumtë. Çmimet janë të pandryshueshme, me katër kategori biletash, ku 30 euro është më elira.

    Më pas vazhdohet me 60 euro, 150 euro dhe 200 euro nëfazën në grupe, ku përjashtim bënvetëm ndeshja hapëse me çmimemë të larta.

    Shorti

    Barazimi ndaj Ishujve Faroe i kamjaftuar Shqipërisë të sigurojëvendin e parë në grupin e saj kualifikues në “Euro 2024″, por mbi të gjitha të sigurojë për herëtë parë, praninë në vazon e dytënë një short të një turneu madhor.

    Një arritje historike, por qëka dy anë të medaljes. Kjo, pasi në vazon e dytë, Shqipëria kapërkrah ekipe, ndoshta më tëlehta se sa rivalë që mund tëdalin në vazon e tretë apo nëtë katërt në short.

    Pasi janë luajtur të gjitha ndeshjet dhe përcaktimit të fundit, Shqipëria kashmangur në shortin e 2 dhjetorit kombëtare si: Hungaria,Danimarka, Austria, Turqia dheRumania.

    Ndërkohë sa i përketvazos së tretë, aty ka përfunduar Holanda, ndërsa Italia kazbritur në vazon e katërt, pasfitores së Kroacisë.

    Kështu kuqezinjtë rrezikojnë edhe një grup”ferri” me kombëtare si Franca, Holanda dhe Italia. Tri ekipet e tjera të grupit të katërtdo të vendosen në Play Off-ine muajit mars.