Category: Sport

  • Shqipëri-Serbi në Euro 2024? Ja çfarë thotë UEFA për këtë përballje të mundshme

    Shqipëri-Serbi në Euro 2024? Ja çfarë thotë UEFA për këtë përballje të mundshme

    Kombëtarja shqiptare është në vazon e dytë, teksa ajo serbe në të katërtën

    Shqiptarët po presin me padurim shortin e datës 2 dhjetor, ku kuqezinjtë do mësojnë kundërshtarët në Euro 2024.

    Përderisa ekipi i Sylvinhos është në vazon e dytë dhe Serbia në të katërtin, nuk përjashtohet një përballje direkte mes dy Kombwtareve. Duke ditur problemet mes dy vendeve dhe ndjenjës nacionaliste që futet në mes, UEFA me siguri për një rast të tillë do të ketë një vëzhgim të veçantë.

    Media serbe, Kurir, në bazë të një artikulli shkruan se është interesuar dhe ka marrë informacion se nuk do ketë shmangie nga UEFA të një përplasje direkte.

    “Sipas informacioneve që kemi marrë, shmangia e përplasjes direkte, të paktën tani për tani, nuk është një opsion” – Shkruan Kurir.

    Në publikimin e bërë, kujtohet rasti i ndeshjes së kualifikueseve për Euro 2016, e luajtur në Beograd, ku u ngrit droni i famshëm nga Ballist morina, e ku lojtarët luqezinj u dhunuan. Ajo ndehsje nuk u luajt deri ën fund, por shqipëria mori 3 pikë në tavolinë.

  • Shqipëria përballet me Serbinë në Euro24? Ja çfarë shkruan media serbe për “interesimin” e UEFA

    Shqipëria përballet me Serbinë në Euro24? Ja çfarë shkruan media serbe për “interesimin” e UEFA

    Kombëtarja shqiptare e futbollit ndodhet në vazon e dytë, nga katër në total, të cilat do të përcaktojnë kundërshtarët e Euro 2024, në shortin që do të hidhet në datën 2 dhjetor.

    Në vazon e katërt ndodhet Serbia, çka do të thotë se nuk përjashtohet mundësia që Shqipëria të përballet sërish me kombëtaren serbe.

    Duke ditur problemet mes dy vendeve dhe ndjenjës nacionaliste që futet në mes, UEFA me siguri për një rast të tillë do të ketë një vëzhgim të veçantë.

    Megjithatë, media serbe, Kurir shkruan se është interesuar dhe ka marrë informacion se nuk do ketë shmangie nga UEFA të një përplasje direkte.

    “Sipas informacioneve që kemi marrë, shmangia e përplasjes direkte, të paktën tani për tani, nuk është një opsion”, shkruan Kurir.

    Në publikimin e bërë, kujtohet rasti i Beogradit, ku u ngrit droni i famshëm.

  • Kush është tifozja bukuroshe që tërhoqi vëmendje në stadiumin “Air Albania”?

    Kush është tifozja bukuroshe që tërhoqi vëmendje në stadiumin “Air Albania”?

    Në shkallët e stadiumit “Air Albania” mbrëmjen e djeshme në ndeshjen e kombëtares shqiptare nuk munguan personazhe të njohur nga politika, shoëbizi por edhe rrjetet sociale.

    Një prej tyre është bukuroshja e cila tërhoqi vëmendjen e shikuesve teksa shpalosi flamurin kombëtar.

    Bëhet fjalë për Vjosa Pllana, një “TikTok”-ere e famshme me plot 45.5K ndjekës në këtë rrjet social.

    Kjo nuk është hera e parë që Vjosa vjedh vëmendjen në stadium, pasi më herët një gjë të ngjashme e ka bërë edhe me përfaqësuesen e Kosovës.

  • “Po përdhosin figurën”/ Është kthyer në një ‘himn’ gjatë ndeshjeve të kombëtares, Ylli Manjani shpërthen ndaj këngës së Adem Jasharit në stadium: Është e tmerrshme, s’ka lidhje me futbollin

    “Po përdhosin figurën”/ Është kthyer në një ‘himn’ gjatë ndeshjeve të kombëtares, Ylli Manjani shpërthen ndaj këngës së Adem Jasharit në stadium: Është e tmerrshme, s’ka lidhje me futbollin

    Kënga ‘Mora Fjalë’ e kompozuar nga Naim Gjoshi dhe kënduar nga Shkurte Fejza është kthyer në një himn të dytë, sa herë që luan Kombëtarja e futbollit.

    Tifozët në stadium e kanë bërë traditë këndimin e vargjeve të këngës kushtuar heroit të UÇK-së Adem Jasharit, por edhe vetë lojtarët e këndojnë gjatë festës në dhomat e zhveshjes. Mejgithatë, duekt se jo të gjithë janë dakord me këtë fakt.

    Një prej tyre është dhe Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, i cili ka folur me rezerva për këtë. Sipas tij, kënga nuk ka aspak lidhje me futbollin, e po ashtu është përdhosje e figurës së heroit të UÇK-së.

    “Mund të më shpjegojë dikush se çfarë pune ka kënga e Adem Jasharit te Kombëtarja e Futbollit?

    Pa lidhje. Ajo është përdhosje e figurës së Adem Jasharit. Adem Jashari nuk ka qenë futbollist. Po të kishte qenë Panajot Pano. Dakord. Hajde, do e pranonim. Po ajo është një këngë e tmerrshme, çohu Adem. Pa lidhje. S’ka lidhje. Zero. Por ama po ta thuash këtë publikisht, do thotë që ti ke përdhosur [simbolet, të shkuarën, historinë]”, u shpreh Manjani.

  • Armand Duka: S’kemi luksin të shpërdorojmë një talent si Broja, ai ka sfidë ambientimin

    Armand Duka: S’kemi luksin të shpërdorojmë një talent si Broja, ai ka sfidë ambientimin

    Armando Broja vetëm dy ditë më parë reagoi qartë dhe tha se nuk ka asnjë mosmarrëveshje me trajnerin Sylvinho, duke i vendosur “vulën” thashethemeve të bëra publike së fundmi. I dëmtuar për 11 muaj, sulmuesi i Chelsea ka filluar të marrë minuta në Premier League dhe duket se po rigjen formën.

    Në një intervistë për RTSH, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka tha se Kombëtarja s’e ka luksin të shpërdorojë një talent si Broja.

    “Broja është një talent që nuk na vjen shpesh në Shqipëri. Ne nuk jemi vendi i prodhimit maksimal të talenteve dhe nuk kemi luksin të shpërdorojmë një të tillë. Ai është vërtet një talent i madh. Mos kontributi i tij në këto eliminatore nuk ka ardhur për fajin e tij, por fatkeqësisht për shkak të dëmtimit”, tha fillimisht kreu i FSHF-së.

    Ndërkohë Duka shtoi se sfida është për Brojën, që pasi të lërë pas plotësisht dëmtimin do duhet të përshtatet me një Kombëtare që tashmë ka një grup të mirë.

    “Kjo mungesë ia vështireson punën Brojës edhe në të ardhmen sepse e para e ka sfidën me veten e vet, me shendetin që ta kalojë problemin dhe të eci përpara. E dyta që të bashkohet dhe të jetë organik me nje skuadër që tashmë është vërtet nje grup shumë i mirë”, vijoi Duka.

    Kreu i FSHF-së beson se Broja do e gjejë mënyrën që të gërshetohet me ekipin.

    “Unë kam besim se një talent, një profesionist si ai, do ta gjejë mënyrën si të gërshetohet mirë me skuadrën. Por e ripërsëris, ne nuk kemi luksin që të shpërdorojmë një talent si Armando Broja”, tha Duka.

  • Festa e Kombëtares shqiptare, Sylvinho ‘e djeg’ duke kërcyer këngë popullore

    Festa e Kombëtares shqiptare, Sylvinho ‘e djeg’ duke kërcyer këngë popullore

    Nata nuk ka pasur fund për djemtë e kombëtares. Pas përfundimit të ndeshjes me Ishujt Faroe dhe festës në stadiumin “Air Albania” ata iu drejtuan një prej klubeve të natës në Tiranë ku FSHF kishte organizuar një tjetër festë pak më private.

    Me këngë dhe valle me motive popullore ata i janë gëzuar kualifikimit në Euro 2024. Sicc mund ta shihni edhe në këto pamje lojtarët e kombëtares e kanë “djegur”.E ftuar ka qenë këngëtarja e njohur Artiola Toska. Pjesë e festës kanë qenë edhe pjesë e stafit të kombëtares si trajneri Sylvinho, por edhe zv/trajneri Pablo Zabaleta.

    Festë me të drejtë legjitime për shkak se Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në Europian. Kështu që bëhuni gati! Vitin tjetër Shqipëria është në Gjermani.

    Kombëtarja dhe TV Klan do të jenë bashkë edhe në finalet e Euro 2024. Emocionet e kuqezinjve që arritën edhe një herë në festën e madhe të futbollit kontinental do të përcillen sërish nga ekrani jonë pa pagesë në të gjithë territorin e Shqipërisë.

  • Rrugëtimi drejt ‘Euro 2024’ vazhdon me shortin e 2 dhjetorit, ja çfarë e pret Shqipërinë

    Rrugëtimi drejt ‘Euro 2024’ vazhdon me shortin e 2 dhjetorit, ja çfarë e pret Shqipërinë

    Tri vite pas fitores së Italisë në “Wembley” kundër Anglisë, Kampionati Evropian është rikthyer në skenë. Edicioni i vitit 2024, turneu që do të zhvillohet mes 24 ekipeve kombëtare në Gjermani, do të mbajë ndezur “flakën” e tifozëve anembanë kontinentit të vjetër.

    Hapi i parë për në “Euro 2024”? Shorti, në të cilin do të njihen gjashtë grupet me nga katër skuadra. Nga këto skuadrat do të kualifikohen dy më të mirat e secilit grup, si dhe katër skuadrat më të mira të vendit të tretë, që do të përbëjnë kështu fazën e 1/8 finaleve.

    Shorti për fazën finale të “Euro 2024” do të hidhet të shtunën, më 2 dhjetor, në Hamburg, në qytetin e famshëm të “Elbphilharmonie” (salla e koncerteve).

    Shorti, i cili përfshin 24 kombëtaret e kualifikuara për turneun e verës 2024, do të nisë në orën 18:00. Pas prezantimit të skuadrave finaliste do të jetë radha e përzierjes së goglave për të përcaktuar gjashtë grupet me nga katër skuadra.

    Siç u përmend, çdo grup do të përbëhet nga katër skuadra. Në grupin e parë, Gjermania është direkt e pranishme si vend organizator. Nga grupi i dytë në të gjashtin do të jenë së pari skuadrat më të mira në bazë të rezultateve të arritura gjatë kualifikimeve.

    Grupi i dytë, i tretë dhe i katërt do të formohen në mënyrë të ngjashme sipas rezultateve të arritura në grupet kualifikuese. Vetëm një ekip për grup, pra i pari në renditje, megjithatë mund të përfundojë në grupin e parë.

    Ja si ndahen kombëtaret në katër vazot, në bazë të cilave do të procedohet me shortin e 2 dhjetorit:

    VAZO 1: Gjermania, Portugalia, Franca, Spanja, Belgjika, Anglia

    VAZO 2: Hungaria, Danimarka, Shqipëria, Austria, plus 4 të kualifikuarit e fundit.

    VAZO 3: Skocia, Sllovenia, Sllovakia, Republika Çeke, Holanda, plus tre të tjerë për t’u përcaktuar

    VAZO 4: Serbia, plus gjashtë kombëtare për t’u përcaktuar (tre fituesit e ‘play off’-it)

    Ka disa dilema për momentin, të tilla si: Turqia (vazoja e dytë ose e tretë), Rumania dhe Zvicra (vazoja e dytë ose e katërt), Italia (vazoja e tretë ose e katërt).

    EKIPET E KUALIFIKUARA

    Shqipëria

    Austria

    Belgjika

    Danimarka

    Franca

    Gjermania

    Anglia

    Italia

    Hollanda

    Portugalia

    Republika Çeke

    Rumania

    Skocia

    Serbia

    Sllovakia

    Sllovenia

    Spanja

    Zvicra

    Turqia

    Hungaria

    + 4 të tjera

  • VIDEO/ Përqafon lojtarët! Silvinjo nuk përmbahet pas kualifikimit, feston me këngëtaren e muzikës popullore

    VIDEO/ Përqafon lojtarët! Silvinjo nuk përmbahet pas kualifikimit, feston me këngëtaren e muzikës popullore

    Kombëtarja Shqiptare e Futbollit zhvilloi mbrëmë (20 nëntor) ndeshjen e fundit në grupin E për kualifikueset e “EURO 2024”, ku kuqezinjtë u renditën të parët dhe lanë pas dy emra të mëdhenj të futbollit europian si Çekia dhe Polonia.

    Pas mbarimit të ndeshjes, futbollistët bashkë me trajnërin Silvinjo dhe presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka, kanë festuar në një nga klubet e kryeqytetit.

    Protagonisti kryesore në festën e Kombëtares ka qenë pikërisht Silvinjo. Në videot e publikuar në rrjetet sociale, trajneri brazilian shihet teksa përqafon lojtarët dhe feston nën muzikën e këngëtares së muzikës popullore Artjola Toksa.

    Kujtojmë që Kombëtarja Shqiptare e Futbollit siguroi kualifikimin të premten përballë Moldavisë në transfertë dhe dje u mbylli fushatën kualifikuese për “EURO 2024” në krye të Grupit E.

    https://www.instagram.com/gazetashqiptare.al/?utm_source=ig_embed&ig_rid=79e19cc6-96b3-46bb-b450-c81c9ce86d0f

  • Vendimi i papritur/ U rendit pas Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Çekisë

    Vendimi i papritur/ U rendit pas Shqipërisë, jep dorëheqjen trajneri i Çekisë

    Pas ndeshjes që garantoi kualifikimin në Euro 2024, Jaroslav Silhavy dha dorëheqjen si trajner i Republikës Çeke.

    Çekët mundën Moldavinë në shtëpi, kur u duhej vetëm një barazim, dhe u kualifikuan si vendi i dytë në Grupin E, me Shqipërinë të parën. Trajneri shpjegoi se vendimi ishte marrë tashmë para ndeshjes, pavarësisht rezultatit:

    “Edhe pse jemi të lumtur tani, e kishim vendosur që para ndeshjes që nuk do të vazhdonim më. Për këtë e njoftova presidentin Petr Fouska. Presioni tashmë ishte mjaft i madh, ndonjëherë as që e kuptoja. Kjo gjithashtu kontribuoi në vendimin tonë.”

    “Nuk ka të bëjë vetëm me mua, por kam gjithë ekipin tim të stafit që më mbështet. Jam i bindur që bëmë një punë të mirë dhe dolëm me rezultate të mira”, përfundoi Silhavy. /Supersport

  • PIKANTET/ Delir kuqezi, tifozët “show” në stadium dhe sheshin “Skënderbej”. Ja çfarë nuk u pa në TV

    PIKANTET/ Delir kuqezi, tifozët “show” në stadium dhe sheshin “Skënderbej”. Ja çfarë nuk u pa në TV

    Të gjithë drejt stadiumit. Edhe pse ndeshja ishte planifikuar të luhej në orën 20:45, u panë që shumë tifozë ishin nisur më herët dhe stadiumi u mbush më shpejt seç pritej. Një perimetër i largët sigurie nga Policia e Shtetit, aq sa nuk ishte në takimin me Poloninë që për më shumë njihet edhe për tifozët e saj problematikë. Gjithsesi kjo ishte zgjedhja e Policisë, që kishte vënë edhe qenë kufiri, të specializuar për gjetjen e sendeve të paligjshme, edhe pse tifozë rivalë ishin rreth 10 persona.

    “Panorama Sport” sjell të gjithë momentet pikante të sfidës Shqipëri-Ishujt Faroe, e cila përfundoi në barazim pa gola, por në fund kuqezinjtë e mbyllën të parët në grup dhe stadiumi shpërtheu në festë pas ndeshjes, ashtu edhe siç ishte programuar.

    * Tifozët Kuq e Zi festojnë 20 vjetorin e themelimit si tifo-grup. Në momentin e fillimit të ndeshjes, ata shpalosën në sektorin e tyre një flamur të madh ku shkruhej: “O sa mirë me qënë shqiptar”. Të palodhur si gjithmonë, tifozët e Kombëtares nuk pushuan në asnjë minutë duke brohoritur për ngjyrat kuqezi.

    * Një flamur gjigant u shpalos në tribunën karshi në momentin që lojtarët dolën në fushë. Gjatë himnit, ata u kthyen me fytyrë nga flamuri, për të kënduar andej dhe jo me shpinë.

    * Të pranishëm në tribunën kryesore kishte personalitete nga çdo fushë, politika, arti dhe sporte të tjerë. Po ashtu shumë ish-futbollistë të ekipit kombëtar, por edhe nga Kategoria Superiore. Natyrisht edhe shumë familjarë të lojtarëve që ishin në fushë, apo të trajnerit Silvinjo dhe stafit teknik.

    * Bashkë ishin bërë Ardian Takaj, Ardian Bardhi dhe Edmond Hysenbelli, tri presidentët e klubeve si Skënderbeu, Dinamo dhe Teuta.

    * Në fushë zbriti edhe Armando Sadiku, por jo i zhveshur pasi nuk ishte këtë herë në listën e Silvinjos. Sulmuesi që luan në Indi dhe është shënuesi i golit të vetëm në Europian për Shqipërinë, takoi lojtarët, stafin si edhe Dorivën pak më shumë.

    * Edhe pse Broja mungonte për Shqipërinë, në shkallët e stadiumit u panë tifozë që mbanin një shall blu me foton e sulmuesit.

    * Në minutën e 20-të një lojtar i Ishujve Faroe bezdiset nga kanatjerja poshtë. E heq dhe vesh sërish bluzën e lojës.

    * Silvinjo padyshim që iu ka vjedhur zemrat të gjithë shqiptarëve, duke bërë të mundur që Kombëtarja jonë të kualifikohet në Europian për herë të dytë në histori. Në tribuna është shfaqur edhe një flamur brazilian për nder të trajnerit të Shqipërisë.