Category: Sport

  • Barazimi me Ishujt Faroe, Gjimshiti: Ishin më të freskët, megjithatë objektivat i arritëm

    Barazimi me Ishujt Faroe, Gjimshiti: Ishin më të freskët, megjithatë objektivat i arritëm

    Kapiteni i Kombëtares Shqiptare nuk e fsheh dëshirën për të fituar dhe për të dhuruar gola për tifozët në ndeshjen ndaj Ishujve Faroe, mirëpo nuk ishte rasti.

    Kështu u shpreh kapiteni pas ndeshjes në stadiumin “Air Albania”, ku skuadrat u ndanë në barazim 0 me 0.

    “Sigurisht që kishim dëshirë të bënim lojë të mirë për tifozët, por nuk ishte ashtu rasti. Objektivi i dytë sonte ka qenë vendi i parë, besoj që u arrit. Nuk besoj që e kemi nënvlerësuar, por besoj që ishin me shumë fizik, ishin gati sepse edhe nuk kanë pasur ndeshje si ne, nuk kanë qenë të lodhur si ne, ishin të freskët, por në këtë moment nuk duhet nënvlerësuar asnjë ekip sepse të gjithë kanë kualitetet e tyre”.

    Me 1 pikë që doli nga ky takim, Shqipëria zuri vendin e parë në grup.

    /tvklan.al

  • Kuq e Zinjtë VIP që mbështetën sonte Kombëtaren në “Air Albania”

    Kuq e Zinjtë VIP që mbështetën sonte Kombëtaren në “Air Albania”

    Emra të njohur për publikun dhe VIP-at kanë mbushur gjithmonë shkallët e stadiumit kur kombëtarja ka patur nevoj pr mbështetjen e tyre.

    Mbrëmjen e sotme është luajtur ndeshja e fundit për eliminatoret e Europianit 2024, ku Shqipëria ka si synim ruajtjen e vendit të parë në grupin E. Kombëtarja e ka mbyllur në barazim pa gola sfidën e fundit për kualifikueset e kampionatit eruopian.

    Më poshtë gjeni fotot e personave publik që gjenden në stadium.

  • Në Europian si vend i parë, Shqipëria “buzëqesh” pas barazimit në “Air Albania”

    Në Europian si vend i parë, Shqipëria “buzëqesh” pas barazimit në “Air Albania”

    Shqipëria shkon në Europian si vend i parë i grupit, pas barazimit pa gola në “Air Albania” ndaj Ishujve Faroe. Një mundësi e mirë në minutë ne 18-të nuk u shfrytëzua si duhet nga Daku, por për fat të mirë ishte pozicion i parregullt.

    Në mesin e fraksionit të parë, mysafirët nga Ishujt Faroe ndërmorën iniciativën për të sulmuar, duke rrezikuar të pësojnë gol nga një kundërsulm. Në fund, ekipi i Sylvinhos shtoi presionin, Bajrami provoi nga distanca, ndërsa në shtesë portieri i mohoi golin Dakut.

    Në të 55-tën, Bjartalid për pak sa nuk surprizoi Strakoshën, me topin që shkoi shumë pranë portës. Pak më vonë, Asani provoi të zgjidhë vetë ndeshjen me goditjet tipike të tij, pa ia dalë dot. Pavarësisht ndryshimeve të teknikut, djemtë tanë nuk siguruan dot 3 pikëshin. Kështu, përfundimisht jemi të parët me 15 pikë, ndërkohë që ekipi tjetër që shkon në Europian është Çekia, pas suksesit 3-0 me Moldavinë.

  • Asllani shpreh pakënaqësi për barazimin në dy ndeshjet e fundit: Duhet punuar akoma më shumë

    Asllani shpreh pakënaqësi për barazimin në dy ndeshjet e fundit: Duhet punuar akoma më shumë

    Në ndeshjen kundër Ishujve Faroe, Kristjan Asllani bëri disa herë përpjekje për të çarë mbrojtjen e kundërshtarit, por pa sukses. Ai shton se duhet punuar edhe më shumë, edhe pse nuk e fsheh lumturinë për kualifikimin në Europian. Lojtari shpreh pakënaqësi për barazimin në dy ndeshjet e fundit pasi thotë se luan për të fituar.

    Kristjan Asllani: Kur ekipet lozin 5:4:1 ose 4:5:1 është e vështirë ta fusim topin aty brenda, pastaj…është normale që humbasim shumë topa se do ta fusim aty brenda sepse po kaloi aty mund të jetë rast për gol por ka forcuar shumë lojën brenda dhe kam gabuar shumë topa, e di, por rëndësi ka që e morëm këtë pikë për vendin e parë dhe duhet punuar shumë, akoma më shumë.

    Erion Todhe: Jemi të parët në grup dhe kjo nuk ka diskutim, kemi arritur një sukses me kualifikimin dhe jo është gjëja më e rëndësishme por kemi nxjerrë një mësim nga ndeshja e sotme?

    Kristjan Asllani: Jo s’ka mësim por mësim të jetë që të gjitha ekipet luajnë për të fituar dhe këta sot kishin 1 pikë kur erdhën këtu dhe na bënë luftën. Unë e kam pak bezdi që kemi barazuar në këto dy ndeshje se luaj sa herë për të fituar, por ç’të bëjmë? Shkuam në Europian, jemi të lumtur dhe është mirë edhe barazimi.

    I pyetur nëse e do Italinë në grup pas kualifikimit, Asllani thotë jo pavarësisht lumturisë për miqtë e tij.

    Kristjan Asllani: Jo unë nuk dua asnjë në grup, por jam i lumtur edhe për Italinë sepse kam shkuar që dy vjeç në Itali dhe kam shumë shokë që luajnë për Italinë dhe e meritojnë edhe ata./tvklan.al

  • Bëri simbolin e shqiponjës, boksieri Ermal Hadribeaj tregon çfarë mendon legjenda Mike Tyson për shqiptarët

    Bëri simbolin e shqiponjës, boksieri Ermal Hadribeaj tregon çfarë mendon legjenda Mike Tyson për shqiptarët

    Në një intervistë ekskluzive në ‘Ftesë në 5’, Ermal Hadribeaj, i cili mbrojti titullin ‘ËBC Internacional’ në Uzbekistan ka treguar gjithë përjetimet e ndeshjes dhe se çfarë mendon Mike Tyson për shqiptarët, pas simbolit të shqiponjës të bërë prej tij.

    Ermali ka treguar se e ka pasur idhull Tyson dhe se ka komunikuar me të, e ka shtuar se ky i fundit ka shumë respekt për shqiptarët dhe gëzon mendimin se shqiptarët janë shumë të fortë.

    “O shqiptarët janë të fortë! Ka një respekt! Ka parë ndeshjen live dhe në fund është afruar te komentatorët. Ishte rasti më i bukur që mund të kishte ndodhur ndonjëherë aty”, tregoi Hadribeaj.

  • Publikohet formacioni zyrtar i Shqipërisë, ndryshimet e Sylvinhos nga porta në sulm

    Publikohet formacioni zyrtar i Shqipërisë, ndryshimet e Sylvinhos nga porta në sulm

    Shqipëria luan ndeshjen përmbyllëse të këtyre eliminatoreve në kuadër të Euro 2024, teksa kuqezinjtë presin në Air Albania, Ishujt Faroe. Të besuarit e trajnerit Silvinjos tashmë e kanë të garantuar pjesëmarrjen në Europianin e verës së ardhshme në Gjermani, por do të tentojnë edhe vendin e parë në grup, ku iu mjafton edhe vetëm një pikë.

    Trajneri Sylvinho ndërkohë ka hapur letrat sa i takon formacionit teksa ka pesë ndryshime nga 11-tëshja e fundit që luajti ndaj Moldavisë.

    Kështu, Strakosha merr vendin në portë ndërsa në mbrojtje Balliu aktivizohet në vend të Hysajt. Në mesfushë pushon Ramadani dhe aktivizohet Bare ndërsa në sulm rikthehet Uzuni dhe Daku në vend të Seferit dhe Cikalleshit.

    Formacioni: Strakosha, Ismajli, Gjimshiti, Balliu, Mitaj, Asllani, Bare, Uzuni, Bajrami, Asani, Daku.

  • “Na kanë quajtur ‘tradhtarë’ e ‘kriminelë’”- ‘Plisat’ mbeten pa bileta për kombëtaren: Pavarësisht ndërhyrjes së politikës ne do jemi aty! Shihemi në Gjermani

    “Na kanë quajtur ‘tradhtarë’ e ‘kriminelë’”- ‘Plisat’ mbeten pa bileta për kombëtaren: Pavarësisht ndërhyrjes së politikës ne do jemi aty! Shihemi në Gjermani

    Tifozët e Prishtinës kanë mbetur pa bileta në ndeshjen e sotme të kombëtares shqiptare me Ishujt Faroe. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale “Plisat” shkruajnë se i kanë quajtur tradhtarë dhe kriminelë, por theksojnë se pavarësisht ndërhyrjes së politikës, ata do të jenë sërish aty, për të festuar.

    Prishtina sot feston, shkruajnë “Plisat” në Facebook, ndërsa thonë se “le të shkojnë sonte të tjerët për festë. Në fund të fundit Kombëtarja është e të gjithëve”.

    Reagimi i Plisave

    Plisat edhe një herë lajm. Nuk ka bileta.

    Por, sot nuk kemi kohë për lajmet tuaja. Plisat e kanë perfunduar misionin e tyre, ME SUKSES.

    Kur të gjithë ia kthyen shpinën kombëtares, ne ishim aty! Këta të njejtit, të pandalshmit, të pashantazhueshmit, të vetmit, “kriminelat”, “tradhëtarët”… ne do të jemi gjithmonë aty. Pavarësisht ndërhyrjeve të politikës, e të kujtdo, do të jemi përherë e më të fortë.

    Nuk ka bileta – nuk ka problem. Le të shkojnë sonte të tjerët për festë. Në fund të fundit Kombëtarja është e të gjithëve.

    Ne do të kthehemi përsëri, edhe në festa – edhe në ditë të vështira.

    Plisat janë në festë. Prishtina sonte feston. Feston sepse ajo frymon KUQ E ZI. Sepse KU KA PLISA OSHT’ SHQIPNI.

    Shihemi në Gjermani!

  • Këngë e valle në Tiranë, ka nisur festa kuqezi (Video)

    Këngë e valle në Tiranë, ka nisur festa kuqezi (Video)

    Mijëra qytetarë nga të gjitha trojet shqipfolëse janë mbledhur sot në Tiranë, për të festuar kualifikimin e Shqipërisë në Kampionatin Europian 2024.

    Në lokalet e kryeqytetit ka nisur tashmë festa me valle e muzikë tradicionale, teksa të gjithë janë veshur me ngjyrat e flamurit kombëtar.

    Në orën 8:45 të mbrëmjes së sotme, kuqezinjtë pritet të luajnë ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2024, me Ishujt Faroe.

  • Sfida me Ishujt Faroe, UEFA ‘detyron’ Silvinhon të lërë mbrojtësin në tribunë

    Sfida me Ishujt Faroe, UEFA ‘detyron’ Silvinhon të lërë mbrojtësin në tribunë

    Tanimë braziliani sipas rregullave të UEFA do duhet të ketë 23 emra në dispozicion, me Jon Mersinaj që është “sakrifikuar” dhe do jetë në tribunën e Air Albania për sot kundër Ishujve Faroe.

    Nëse tre ditë më parë Arbnor Muçolli u la në tribunë kundër Moldavisë, sot 24-vjeçari i Lokomotivës së Zagrebit nuk do jetë i gatshëm për ekipin.

    SHqipëri-Ishujt Faroe luhet sonte në mbrëmje, ora 20:45.

  • Gazetarja që ‘fshihet’ pas formacionit të Kosovës, habit trajneri: Është mamaja e futbollit

    Gazetarja që ‘fshihet’ pas formacionit të Kosovës, habit trajneri: Është mamaja e futbollit

    Kosova arriti një tjetër barazim përballë Zvicrës, me golin e Hysenit në Bazel që i hoqi mundësinë Xhakës me shokë që të merrnin tri pikët.

    Ai që i habiti të gjithë pas sfidës ishte trajneri i “Dardanëve”, Primozh Gliha, i cili falënderoi gazetaren e seksi, Qeqa Krelani, pasi ishte ajo që kishte sugjeruar disa lojtarë që të grumbulloheshin me Kosovës.

    ‘Ftoni lojtarë nga Superliga, ftoni lojtarë nga Superliga’. Ajo na sugjeroi Muhamet Hysenin dhe na thoshte shpesh se nëse e aktivizojmë ai do të shënojë. ‘Trajner, fute Hysenin në lojë dhe Kosova do të fitojë një lojtar të madh’. rezultati?

    Hyseni shënoi në debutimin e tij kundër Zvicrës. Qeqa Krelani është mamaja e futbollit kosovar”, u shpreh tekniku Gliha.