Category: Sport

  • VIDEO/ Ndeshja me Ishujt Faroe, qindra shqiptarë nga Maqedonia e Veriut vijnë për të mbështetur kombëtaren

    VIDEO/ Ndeshja me Ishujt Faroe, qindra shqiptarë nga Maqedonia e Veriut vijnë për të mbështetur kombëtaren

    Qindra shqiptarë nga Maqedonia e Veriut kanë kaluar ditën e sotme pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës për të qenë të pranishëm në stadiumin “Air Albania” për ndeshjen me Ishujt Faroe.

    Nga kjo pikë kalimi kufitare kanë kaluar edhe shumë shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme të Europës, enkas për festën e kësaj nate për futbollin shqiptar.

    Mësohet se vetëm ditën e sotme nga Qafë-Thana kanë hyrë me tepër se 1750 shtetas, 500 prej të cilëve kanë deklaruar se vijnë për të parë ndeshjen e fundit kualifikuese të Shqipërisë.

  • 6 ndryshime përballë Ishujve Faroe, detaje nga festa në fund të ndeshjes

    6 ndryshime përballë Ishujve Faroe, detaje nga festa në fund të ndeshjes

    Shqipëria luan sot në “Air Albania” përballë Ishujve Faroe ndeshjen e fundi për kualifikueset Euro 2024.

    Gazetari Erion Todhe tha se në stadium pritet një atmosferë festive. Djemtë e kombëtares do të futen në fushë me qëllimin për të fituar sfidën dhe vulosin kështu vendin e parë në Grupin E.

    Megjithatë rëndësi ka që në fund të sfidës FSHF-ja ka organizuar një program artistik për këtë sfidë të fundit. Gazetari Todhe dha detaje më shumë rreth këtij organizimi.

    “Do të ketë këngëtaren Juliana Pasha që deri tani po bënte prova me këngët e saj, me DJ. Do ketë shumë surpriza, fishekzjarre, etj. Do të thirren futbollistët në stadium, do të thirren një pas një, do të falenderohen njëri pas tjetrit, stafi teknik gjithashtu. Pritet të jetë një atmosferë e bukur, ashtu siç i takon kualifikueseve të këtij Europiani”, tha Todhe.

    Sa i përket formacionit priten që të ketë 6 ndryshime në formacion. Strakosha do të kthehet në vend të Berishës.

    Në mbrojtje Ivan Balliu do të luajë në vend të Hysaj, në mesfushë do të aktivizohen Kejdi Bare dhe Ernest Muçi në vend të Bajramit dhe Kristjan Asllanit.

    Do të ketë ndryshim në repartin e sulmit pasi do të rikthehen Myrto Uzuni dhe Mirlind Daku./

  • Sonte Shqipëri-Ishujt Faroe, ‘sforcoja’ e fundit e Kombëtares tonë për të shkruar historinë

    Sonte Shqipëri-Ishujt Faroe, ‘sforcoja’ e fundit e Kombëtares tonë për të shkruar historinë

    Kombëtarja shqiptare sonte përballet me Ishujt Faroe në “Air Albania” në ndeshjen e fundit të kualifikuesve për Evropianin “Gjermania 2024”.

    Kuqezinjtë pas fitores ndaj Moldavisë (0-1), tashmë e kanë siguruar kualifikimin në EURO 2024.

    Megjithatë, dueli i sotëm mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe, pritet të luhet në një stadium të mbushur me tifozë pasi që për këtë duel janë shitur të gjitha biletat.

    “Air Albania” e tera do të jetë kuqezi në një festë që pritet të jetë dhurojë spektakël për kualifikimin e Shqipërisë në Evropianin e ardhshëm, i dyti në historinë e skuadrës shqiptare.

    Ndeshja Shqipëri-Ishujt Faroe fillon në orën 20:45.

  • Shkroi historinë me Shqipërinë, ja sa zgjat kontrata e Silvinjos me kuqezinjtë

    Shkroi historinë me Shqipërinë, ja sa zgjat kontrata e Silvinjos me kuqezinjtë

    Ishte 5 janari 2023, kur Silvio Mendesh Kampos Zhunior, i njohur ndryshe si Silvinjo do të firmoste me “Federatën Shqiptare të Furbollit” një kontratë deri në qershor 2024.

    Gjithçka do të varej nga rezultatet e tij, që në fund i kanë dhënë të drejtë, pasi ka udhëhequr ekipin tonë përfaqësues drejt “Gjermani 2024”.

    Braziliani do ta përmbushë kontratën e tij me kuqezinjtë në mes të Europianit.

  • KUJDES! Sot ndeshja e Kombëtares, ja rrugët që bllokohen në Tiranë

    KUJDES! Sot ndeshja e Kombëtares, ja rrugët që bllokohen në Tiranë

    Për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje, Policia e Shtetit ka publikuar një plan masash për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë
    Do të zhvillohet ditën e sotme në stadiumin “Air Albania” ndeshja mes Kombëtares dhe Ishujve Faroe.

    Siç njofton policia për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje, është publikuar një plan masash për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë, teksa disa rrugë në Tiranë do të bllokohen.

    NJOFTIMI I POLICISE
    Plani i masave parashikon detyrat që do të kryejnë të gjitha strukturat, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve të Shqipërisë dhe Ishujve Faroe, që do të zhvillohet më datë 20 nëntor 2023, në stadiumin “Air Albania”.

    Duke u mbështetur në përvojën pozitive për planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e situatës së rendit dhe sigurisë publike gjatë aktiviteteve me përmasa ndërkombëtare, masat e marra nga Policia e Shtetit janë si më poshtë:

    -Eskortimi dhe sigurimi i futbollistëve të ekipit të futbollit të Ishujve Faroe, nga aeroporti i Rinasit, në hotel, në stadium dhe në kthim për në Rinas;

    -Eskortimi dhe sigurimi i futbollistëve të ekipit të futbollit të Shqipërisë, në stadium;

    -Kryerja e kontrolleve të hollësishme në mjediset e stadiumit dhe brenda stadiumit, për shtetas të paautorizuar, sende dhe lëndë të ndaluara, para se të futen tifozët;

    -Organizimi i shërbimeve për garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit, jo vetëm pranë stadiumit, por edhe kontrolli i territorit në të gjithë qytetin e Tiranës;

    -Sigurimi i rrugëkalimeve të shërbimeve të emergjencës;

    -Menaxhimi i trafikut rrugor në qytetin e Tiranës, para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit.

    Për të garantuar sigurinë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare, është bashkëpunuar me të gjitha institucionet që kanë rol në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, ndër të cilët përmendim:

    • Federatën Shqiptare të Futbollit;
    • Policinë Bashkiake;
    • Shërbimin Zjarrfikës;
    • Shoqëritë private të sigurisë (stjuartët dhe personeli i sigurisë);
    • Spitalet, qendrat shëndetësore dhe ato të ndihmës së parë.

    Gjithashtu, janë vendosur kontakte dhe po bashkëpunohet dhe me personelin e shërbimit të sigurisë të ekipit të futbollit të Ishujve Faroe, në funksion të rritjes së standardeve të sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare.

    Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, si dhe për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në qytetin e Tiranës, gjatë datës 20 nëntor 2023, nga ora 15:00, deri në përfundim të ndeshjes, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës, do të aplikohen kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit.

    Rrugët që do të jenë të bllokuara:

    -bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, 20 m mbi urën e Dajtit;
    -rruga “Papa Gjon Pali II”;
    -rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së;
    -rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së”;
    -rruga “Themistokli Gërmenji”;
    -rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i liceut;
    -rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;
    -rruga “Jul Variboba”, pranë postës;
    -rruga “ Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës;
    -rruga “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar.

    Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes në stadium, të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta, të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve.

    Me këtë rast, informojmë shtetasit shqiptarë dhe të huaj, se në bazë të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, veprimet e dhunshme në aktivitetet sportive, si hyrja në fushën e lojës gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sportiv nga persona të paautorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë. Kur nga kjo vepër, ka ardhur pengimi i zhvillimit normal të aktivitetit sportiv, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.

    Hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi njerëzit, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve, flakadanëve, gjatë zhvillimit të një aktiviteti sportiv, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

    Legjislacioni penal shqiptar e konsideron vepër penale, goditjen apo çdo vepër tjetër dhune, ndaj sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv, për shkak të veprimtarisë sportive, dhe i dënon me burgim nga një deri në tre vjet. Kjo vepër, kur kryhet në ambiente sportive, më shumë se një herë, apo nga drejtues apo anëtarë të klubeve sportive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

    Portat e hyrjes në stadium, ditën e ndeshjes, do të hapen në orën 17:00.

    Kërkojmë mirëkuptimin e tifozëve që të paraqiten në hyrjen e stadiumit, duke filluar nga kjo orë, pasi për shkak të fluksit të tifozëve, pak para fillimit të ndeshjes, mund të humbasin mundësinë për të hyrë në stadium.

    Gjithashtu, apelojmë për tifozët dhe për qytetarët që të jenë vigjilentë për të mos rënë pré e mashtrimit me çmimet e biletave, të cilat janë të bëra publike zyrtarisht, si dhe që të mos publikojnë në rrjete sociale biletat e blera, pasi mund të dublikohen në kundërshtim me ligjin. Çdo biletë është e pajisur me barcode, është personale dhe duhet të mbahet vetëm nga shtetasi që e posedon, i cili sipas rradhës, do të kalojë vetëm, për t’iu kontrolluar barcode nga pajisja që regjistron automatikisht çdo tentativë për të hyrë me biletë të falsifikuar ose të dublikuar.

    Ju informojmë se dublikimi/shumëfishimi i biletës, konsiderohet falsifikim dhe mashtrim, vepra të cilat ndëshkohen nga Kodi Penal i Shqipërisë.

    Në rast se gjendeni në situata të tilla paligjshmërie, denonconi menjëherë në numrin 112.

    Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv, Policia e Shtetit ka angazhuar qindra punonjës policie, të cilët do të garantojnë rendin dhe sigurinë publike, si dhe do t’iu ofrojnë ndihmë dhe informacion, në rast nevoje, në mënyrë që ky aktivitet të përmbyllet pa incidente, në interes të imazhit të vendit.

  • Kuqezinjtë përballen sot me Ishujt Faroe, policia me plan masash: Rrugët që do të bllokohen

    Kuqezinjtë përballen sot me Ishujt Faroe, policia me plan masash: Rrugët që do të bllokohen

    Kombëtarja shqiptare e futbollit barazoi 1-1 kundër Moldavisë ditën e premte dhe zyrtarisht kuqezinjtë janë në fazën finale të Europianit 2024, që do zhvillohet verën që vjen në Gjermani.

    Sonte është ndeshja e fundit me Ishujt Faroe, e cila do të luhet në Air Albania. Trajneri Silvinjo e vlerësoi kundërshtarin, ndërsa foli në fundjavë edhe për situatën në kampin kuqezi, ku theksoi se lojtarët shqiptarë që do të zbresin në fushë duhet të japin maksimumin në fushë për të arritur objektivin.

    Silvinjo u shpreh se nuk ka eufori në skuadër, ndërsa foli edhe për formacionin ndaj Ishujve Faroe.

    Policia e Shtetit ka publikuar edhe një plan masash për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë. Ndërkohë disa rrugë në Tiranë do të bllokohen.

    NJOFTIMI I POLICISE

    Plani i masave parashikon detyrat që do të kryejnë të gjitha strukturat, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve të Shqipërisë dhe Ishujve Faroe, që do të zhvillohet më datë 20 nëntor 2023, në stadiumin “Air Albania”.

    Duke u mbështetur në përvojën pozitive për planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e situatës së rendit dhe sigurisë publike gjatë aktiviteteve me përmasa ndërkombëtare, masat e marra nga Policia e Shtetit janë si më poshtë:

    -Eskortimi dhe sigurimi i futbollistëve të ekipit të futbollit të Ishujve Faroe, nga aeroporti i Rinasit, në hotel, në stadium dhe në kthim për në Rinas;

    -Eskortimi dhe sigurimi i futbollistëve të ekipit të futbollit të Shqipërisë, në stadium;

    -Kryerja e kontrolleve të hollësishme në mjediset e stadiumit dhe brenda stadiumit, për shtetas të paautorizuar, sende dhe lëndë të ndaluara, para se të futen tifozët;

    -Organizimi i shërbimeve për garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit, jo vetëm pranë stadiumit, por edhe kontrolli i territorit në të gjithë qytetin e Tiranës;

    -Sigurimi i rrugëkalimeve të shërbimeve të emergjencës;

    -Menaxhimi i trafikut rrugor në qytetin e Tiranës, para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit.

    Për të garantuar sigurinë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare, është bashkëpunuar me të gjitha institucionet që kanë rol në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, ndër të cilët përmendim:

    • Federatën Shqiptare të Futbollit;
    • Policinë Bashkiake;
    • Shërbimin Zjarrfikës;
    • Shoqëritë private të sigurisë (stjuartët dhe personeli i sigurisë);
    • Spitalet, qendrat shëndetësore dhe ato të ndihmës së parë.

    Gjithashtu, janë vendosur kontakte dhe po bashkëpunohet dhe me personelin e shërbimit të sigurisë të ekipit të futbollit të Ishujve Faroe, në funksion të rritjes së standardeve të sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare.

    Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, si dhe për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në qytetin e Tiranës, gjatë datës 20 nëntor 2023, nga ora 15:00, deri në përfundim të ndeshjes, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës, do të aplikohen kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit.

    Rrugët që do të jenë të bllokuara:

    -bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, 20 m mbi urën e Dajtit;
    -rruga “Papa Gjon Pali II”;
    -rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së;
    -rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së”;
    -rruga “Themistokli Gërmenji”;
    -rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i liceut;
    -rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;
    -rruga “Jul Variboba”, pranë postës;
    -rruga “ Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës;
    -rruga “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar.

    Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes në stadium, të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta, të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve.

    Me këtë rast, informojmë shtetasit shqiptarë dhe të huaj, se në bazë të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, veprimet e dhunshme në aktivitetet sportive, si hyrja në fushën e lojës gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sportiv nga persona të paautorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë. Kur nga kjo vepër, ka ardhur pengimi i zhvillimit normal të aktivitetit sportiv, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.

    Hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi njerëzit, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve, flakadanëve, gjatë zhvillimit të një aktiviteti sportiv, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

    Legjislacioni penal shqiptar e konsideron vepër penale, goditjen apo çdo vepër tjetër dhune, ndaj sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv, për shkak të veprimtarisë sportive, dhe i dënon me burgim nga një deri në tre vjet. Kjo vepër, kur kryhet në ambiente sportive, më shumë se një herë, apo nga drejtues apo anëtarë të klubeve sportive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

    Portat e hyrjes në stadium, ditën e ndeshjes, do të hapen në orën 17:00.

    Kërkojmë mirëkuptimin e tifozëve që të paraqiten në hyrjen e stadiumit, duke filluar nga kjo orë, pasi për shkak të fluksit të tifozëve, pak para fillimit të ndeshjes, mund të humbasin mundësinë për të hyrë në stadium.

    Gjithashtu, apelojmë për tifozët dhe për qytetarët që të jenë vigjilentë për të mos rënë pré e mashtrimit me çmimet e biletave, të cilat janë të bëra publike zyrtarisht, si dhe që të mos publikojnë në rrjete sociale biletat e blera, pasi mund të dublikohen në kundërshtim me ligjin. Çdo biletë është e pajisur me barcode, është personale dhe duhet të mbahet vetëm nga shtetasi që e posedon, i cili sipas rradhës, do të kalojë vetëm, për t’iu kontrolluar barcode nga pajisja që regjistron automatikisht çdo tentativë për të hyrë me biletë të falsifikuar ose të dublikuar.

    Ju informojmë se dublikimi/shumëfishimi i biletës, konsiderohet falsifikim dhe mashtrim, vepra të cilat ndëshkohen nga Kodi Penal i Shqipërisë.

    Në rast se gjendeni në situata të tilla paligjshmërie, denonconi menjëherë në numrin 112.

    Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv, Policia e Shtetit ka angazhuar qindra punonjës policie, të cilët do të garantojnë rendin dhe sigurinë publike, si dhe do t’iu ofrojnë ndihmë dhe informacion, në rast nevoje, në mënyrë që ky aktivitet të përmbyllet pa incidente, në interes të imazhit të vendit.

  • De Biazi lë në mes konferencën për shtyp pas përplasjes me gazetarët: Hera e parë në karrierë…

    De Biazi lë në mes konferencën për shtyp pas përplasjes me gazetarët: Hera e parë në karrierë…

    Aventura e Xhani De Biazit në pankinën e Azerbajxhanit mund të ketë marrë fund me ndeshjen e sotme të humbur me shifrat 5-0 përballë Belgjikës.

    Edhe pse skuadra azere mori 7 pikë në grupin e saj kualifikues, De Biazi është kritikuar vazhdimisht nga mediat azere dhe kjo ka sjellë përplasje me ta.

    Në konferencën e sotme për shtyp pas humbjes në Bruksel, trajneri italian nuk ka duruar më dhe ka lënë në mes konferencën për shtyp, duke mos iu përgjigjur shumë pyetjeve të gazetarëve, siç raportojnë mediat azere.

    “Kjo është hera e parë në karrierën time që has në një situatë të tillë. Nuk është faji im. Unë punoj këtu dhe duhet t’ju takoj. Ju nuk doni të shihni zhvillimin tonë. Kemi bërë shumë punë. Po ndryshojmë mentalitetin”, ishin fjalët e De Biazit para se të largohej nga salla e konferencave në fund të ndeshjes.

  • Shuhet ëndrra për vazon e parë në shortin e Euro 2024, ja ku mund të përfundojë Shqipëria

    Shuhet ëndrra për vazon e parë në shortin e Euro 2024, ja ku mund të përfundojë Shqipëria

    Kombëtarja shqiptare e futbollit ka siguruar që në ndeshjen e saj të parafundit pjesëmarrjen në EURO 2024, turneu i dytë madhor në të cilin merr pjesë.

    Kuqezinjtë kanë shansin që ndaj Ishujve Faroe, me një fitore të mbrojnë kreun e grupit, duke hyrë në Europian nga “dera kryesore”.

    Megjithatë, kjo tashmë nuk mund t’i garantojë më kuqezinjve vazon e parë në shortin që do të hidhet më 2 dhjetor për të përcaktuar fazën në grupe të turneut.

    Ndarja e vazove përcaktohet në bazë të renditjes së përgjithshme të skuadrave në kualifikuese dhe Shqipëria, edhe nëse fiton me rezultat shumë të thellë ndaj Ishujve Faroe në sfidën e kësaj të hëne, nuk mund të arrijë tashmë edhe matematikisht të jetë një nga 5 kryesueset më të mira të grupeve që sigurojnë vazon ku gjenden kryesisht ekipet elitare.

    Në varësi të rezultatit të ndeshjes me Ishujt Faroe, tashmë Shqipëria mund të pozicionohet në vazon 2, 3 apo 4 të shortit, në situatën aktuale e cila përditësohet me përfundimin e çdo grupi kualifikues. Kuqezinjtë janë të sigurt se nuk përfundojnë në vazon e katërt nëse kualifikohen në vendin e parë në grup.

  • Nënshtetësi shqiptare? Sylvinho: Ndihem shqiptar në shpirt. Broja? E mirëpresim në ekip

    Nënshtetësi shqiptare? Sylvinho: Ndihem shqiptar në shpirt. Broja? E mirëpresim në ekip

    Trajneri Sylvinho, i pyetur nëse do të marrë nënshtetësinë shqipatrem njëjtë si De Biazi kur kualifikoi Shqipërinë për herë të parë në europian, ka thënë se ndihet shqiptar në shpirt.

    De Biazi e mori nënshtetësinë shqiptare, po ju do ta merrni?

    Sylvinho: Unë jam shqiptar, në zemër jam shqiptar. Ai ka bërë një rrugëtim të bukur, kjo e dyta është një ëndërr. Për mua është një nder të jem trajner i kombëtares, diçka shumë e bukur.

    Sylvinho ka reaguar gjithashtu dhe pas lajmeve për një krisje të mes kombëtares shqiptare dhe sulmuesit Armando Broja.

    Sylvinho tha se kjo nuk është e vërtetë, por atij i duhet kohë që të rikuperohet për shkak të dëmtimit. Trajneri i kuqezinjve tha se e mirëpresin Brojën mes tyre kur të jetë në formë.

    “Kam parë postimin, kam dëgjuar që flitet shpesh për Brojën sikur s’ka pasur dëshirë. Ju siguroj që janë gjëra që nuk ekzistojnë dhe nuk ka asgjë të vërtetë në këto që nuk shkruhen, e respektoj si lojtar, por ne duhet të respektojmë edhe shëndetin tij.

    Herën e fundit që erdhi me komb u stërvit shumë pak. Ne kemi bërë grumbullimin dhe ai nuk kishte hyrë në fushë ende. Është lojtar që nga 11 nëntori ka bërë praktikisht 11 muaj pa luajtur një ndeshje 90 minuta, ai ka nevojë dhe e di, që të riaftësohet me qetësi, nuk është e lehtë.

    Ka nevojë të rikuperohet të jetë në formë sa më shpejt, është një lojtar shumë i mirë, por duhet të jemi të kujdesshëm. E mirëpresim kur ai të jetë në formë”, tha Silvinjo.

  • “Kemi arritur objektivin”, Sylvinho para sfidës ndaj Ishujve Faroe: T’i mbyllim me fitore këto kualifikuese

    “Kemi arritur objektivin”, Sylvinho para sfidës ndaj Ishujve Faroe: T’i mbyllim me fitore këto kualifikuese

    Të hënën mbrëma, Kombëtarja jonë do të presë në mitikun “Air Albania”, Ishujt Faroe, në përballjen e fundit të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, përballje, e cila luhet thjeshtë për formalitet dhe për të festuar kualifikimin për herë të dytë, në fazën finale të këtij kompeticioni.

    Një ditë para sfidës u zhvillua edhe konferenca për shtyp, në kuadër të kësaj sfide, nga ku tekniku Sylvinho fillimisht u shpreh shumë falenderues për tifozët, si dhe shumë i lumtur për arritjen e kualifikimit në fazën finale të Euro 2024 e më tej u shpreh se kërkonte fitoren në sfidën e fundit të këtyre eleminatoreve.

    Konferenca e plotë e tekniku Sylvinho:

    Pse kaq i përqëndruar edhe tani që jemi kualifikuar? “Dua të falenderoj të gjithë njerëzit në Shqipëri, është një ëndërr. Që kur u kthyem kemi menduar për ndeshjen me Ishujt Faroen, kanë lojtarë të gjatë dhe që mbrohen mirë.

    Ne kemi edhe objektivin tjetër që është vendi i parë në grup, duhet të bëjmë një paraqitje të mirë dhe më pas të presim një pozitë më të mirë për shortin e dy dhjetorit. Është një ndeshje e vështirë, por jemi në kushte shumë të mira dhe ta mbyllinm me fitore këtë fushatë”.

    I ke lehtësuar pak lojtarët? “Ishte një ndeshje fizike dhe shumë e lodhshme psikologjiksht ajo ndaj Moldavisë. Ishte e vështirë ta bënim gjumin rehat para asaj ndeshjes, por lojtarët e menaxhuan shumë mirë, avash avash.

    10 minutat e fundit ishin shumë të vështira, ta ulim ritmin nuk duhet ta bëjmë kurrë. Nuk e njoh fjalën relaks, duhet të kënaqim tifozët. I kemi fituar ndeshjet në shtëpi. Do të shoh gjendjen e lojtarëve në stërvitjen e fundit dhe kështu do ta kem më të qartë panoramën”.

    Do të ketë ndryshime? “Tifozët vijnë të festojnë, ne jemi në punë. Sa i përket ndryshimeve është pak e vështirë, djemtë vijnë vetëm pas një stërvitje rikuperuese, nuk ka pasur shumë kohë. Duhet të hedhim në fushë një skuadër më të freskët dhe do të ketë ndonjë ndryshim”.

    Përzgjedhja për në Gjermani, shanset e Brojës apo Kumbullës? “Nuk ka shumë kohë. Do të komunikojmë me lojtarët, kemi shumë lojtarë. Nesër kemi një finale për vendin e parë dhe më pas do të mendojmë. Sa i takon lojtarëve si Broja dhe Kumbulla, ata janë të dëmtuar, por ka edhe shumë lojtarë të tjerë. Do të shohim, është një punë e vështirë për trajnerin, por edhe e bukur sepse do të përzgjidhen më të mirët”.

    Kundërshtarët e mundshëm? “Nuk shqetësohem për të evituar kundërshtarët në Europian. Nuk e dua vendin e parë vetëm për të shkuar në vazon e dytë. Kemi shtatë ndeshje pa humbje, jemi një nga mbrojtjet më të mira. Do të ishte e mrekullueshme të merrnim vendin e parë. Jemi mbrojtja e katërt më e mirë në Europë, të gjitha këto janë të rëndësishme dhe nuk mendoj shumë për rivalët”

    Do të ketë të tjerë lojtarë apo do të bazoheni te lojtarët aktualë për listën? “Kemi nisur një rrugëtim së bashku, por kur flasim për kombëtaren nuk i dihet kurrë, dikush mund të dëmtohet. Kemi bërë një rrugëtimt të mirë me të gjithë lojtarët, do të jenë pjesa më e madhe e këtyre që janë këtu, ndoshta në masën 80% por nuk i dihet kurrë dhe duhet vlerësuar situata”.

    Ka shumë për të përmirësuar, urime kam marrë nga shqiptarët që janë shumë të lumtur, nisi që nga pritja në aeroport. Ne luajmë për ata. Kërkojmë gjithnjë të përmirësohemi, në kombëtare nuk ka shumë kohë për trajnerin, punohet më së shumti me video. Nesër kemi një ndeshje shumë të rëndësishme dhe do të punojmë për të përmirësuar çdo drejtim”.

    Çështja Broja, ka uruar së fundmi kombëtaren për kualifikimin? “Kam dëgjuar që ai nuk donte të vinte, e kam parë reagimin e tij dhe është i drejtë. Nuk ka asgjë të vërtetë në ato që shkruhen. Duhet të respektojmë shëndetin e tij. Është një lojtar i madh dhe herën e fundit që ishte këtu, u kthye te Chelsea dhe nuk luajti se ishte i dëmtuar. Nuk kishte luajtur me Chelsean para grumbullimit. Ka shumë kohë pa bërë 90 minuta, duhet të jetë i qetë. Është një djalosh shumë i mirë dhe një lojtar shumë i mirë, për fat të keq vjen nga ky dëmtim. Duhet të vazhdojë rrugëtimin me Chelsean, të rikuperohet dhe e mirëpresim kur të jetë në formë”.
    De Biazi e mori nënshtetësinë shqiptare, po ju do ta merrni? “Unë jam shqiptar, në zemër jam shqiptar. Ai ka bërë një rrugëtim të bukur, kjo e dyta është një ëndërr. Për mua është një nder të jem trajner i kombëtares, diçka shumë e bukur dhe jam i kënaqur”.