Category: Sport

  • Përplasje me Silvinjon? Reagon për herë të parë Armando Broja dhe sqaron situatën

    Përplasje me Silvinjon? Reagon për herë të parë Armando Broja dhe sqaron situatën

    Armando Broja ka reaguar për herë të parë pas tymnajës së lajmeve se marrëdhëniet mes tij dhe trajnerit Silvinjo janë krisur, e se ky ishte shkaku që nuk u grumbullua në ndeshjet kualifikuese të Euro 2024.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Broja i ka vënë “pikat mbi i”, duke sqaruar njëherë e mirë situatën. Ai thotë se shkak për mosgrumbullimin është bërë lëndimi që ka pësuar në fushë.

    Kujtojmë se Broja qëndroi gati 1 vit jashtë fushës, pas dëmtimit të rëndë në kampionatin Anglez.

    Mesa duket çdo gjë mes tij dhe Silvinjos shkon më së miri dhe sulmuesin e Cheslea duket se do e shohim vitin tjetër në Gjermani për t’iu bashkuar forcave të kuqezinjve.

    Mesazhi i Brojës:

    Përshëndetje, i gjithë ky lajm i rremë që qarkullon duke thënë se nuk më intereson më ekipi kombëtar dhe se unë dhe menaxheri jemi zënë, është gënjeshtër e plotë.

    Unë e dua kombëtaren me gjithë zemër. Isha shumë i mërzitun që mu desh të humbisja 1 vit të kombëtares për shkak të dëmtimit dhe më pëlqen të besoj se unë dhe menaxheri kemi një marrëdhënie shumë të mirë ku mund të flasim lirshëm dhe me respekt për njëri-tjetrin.

    Ai ka bërë një punë të mrekullueshme dhe jam personi më i lumtur që shoh Shqipërinë të kualifikohet për Gjermaninë. Kam shumë respekt për të gjithë stafin dhe lojtarët dhe menaxherin në Shqipëri. Ai nuk më zgjodhi mua jo sepse u prishëm bashkë, por thjesht sepse u lëndova dhe nuk isha në formë. Nuk kam luajtur asnjë lojë që nga kampi i fundit.

    Inshallah me fitore nesër. Me respekt Armando Broja.

  • Nesër ndeshja “Shqipëri-Ishujt Faroe”? FSHF njofton tifozët: Hyrja në stadium…

    Nesër ndeshja “Shqipëri-Ishujt Faroe”? FSHF njofton tifozët: Hyrja në stadium…

    Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm në ndeshjen e ditës së nesërme Shqipëri – Ishujt Faroe, (20 nëntor, ora 20:45), e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” mbi orarin e hyrjes në stadiumin “Air Albania”.

    Hyrja e tifozëve në stadium do të nisë nga ora 17:45. FSHF kërkon bashkëpunimin e të gjithë tifozëve shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen në stadium të paraqiten në kohë, në mënyrë që të mos krijohen radhë ose vonesa dhe të gjithë të jenë në vendin e tyre në ora 20:45, kur pritet të nisë edhe kjo ndeshje. 20 nëntori duhet të jetë një ditë feste për të gjithë.

    Federata Shqiptare e Futbollit ju falënderon për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pashtershme që i jepni gjithmonë ekipit Kombëtar. Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj dhe në mbështetjen tuaj të përhershme.

  • “Festa KUQEZI”/ Kombëtarja shqiptare “bllokon” kryeqytetin, rrugët ku do kufizohet lëvizja nesër në Tiranë

    “Festa KUQEZI”/ Kombëtarja shqiptare “bllokon” kryeqytetin, rrugët ku do kufizohet lëvizja nesër në Tiranë

    Nga ora 15:00, deri në përfundim të ndeshjes, do të ketë kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore

    Policia e shtetit ka bërë publike planin e masave që do të merren ditën e nesërme, për mbarëvajtjen e ndeshjes së Kombëtares së futbollit dhe Ishujt Faroe.

    Ndeshja e fundit e kualifikueseve të EURO 2024, do të zhvillohet nesër në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”. Sipas policisë, nga ora 15:00, deri në përfundim të ndeshjes, do të ketë kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit.

    Rrugët që do të jenë të bllokuara:

    -bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, 20 m mbi urën e Dajtit;
    -rruga “Papa Gjon Pali II”;
    -rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së;
    -rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së”;
    -rruga “Themistokli Gërmenji”;
    -rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i liceut;
    -rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;
    -rruga “Jul Variboba”, pranë postës;
    -rruga “ Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës;
    -rruga “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar.
    Njoftimi i policisë:

    Policia e Shtetit, plan masash për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri – Ishujt Faroe.

    Plani i masave parashikon detyrat që do të kryejnë të gjitha strukturat, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve të Shqipërisë dhe Ishujve Faroe, që do të zhvillohet më datë 20 nëntor 2023, në stadiumin “Air Albania”.

    Duke u mbështetur në përvojën pozitive për planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e situatës së rendit dhe sigurisë publike gjatë aktiviteteve me përmasa ndërkombëtare, masat e marra nga Policia e Shtetit janë si më poshtë:

    -Eskortimi dhe sigurimi i futbollistëve të ekipit të futbollit të Ishujve Faroe, nga aeroporti i Rinasit, në hotel, në stadium dhe në kthim për në Rinas;

    -Eskortimi dhe sigurimi i futbollistëve të ekipit të futbollit të Shqipërisë, në stadium;

    -Kryerja e kontrolleve të hollësishme në mjediset e stadiumit dhe brenda stadiumit, për shtetas të paautorizuar, sende dhe lëndë të ndaluara, para se të futen tifozët;

    -Organizimi i shërbimeve për garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit, jo vetëm pranë stadiumit, por edhe kontrolli i territorit në të gjithë qytetin e Tiranës;

    -Sigurimi i rrugëkalimeve të shërbimeve të emergjencës;

    -Menaxhimi i trafikut rrugor në qytetin e Tiranës, para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit.

    Për të garantuar sigurinë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare, është bashkëpunuar me të gjitha institucionet që kanë rol në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, ndër të cilët përmendim:

    • Federatën Shqiptare të Futbollit;

    • Policinë Bashkiake;

    • Shërbimin Zjarrfikës;

    • Shoqëritë private të sigurisë (stjuartët dhe personeli i sigurisë);

    • Spitalet, qendrat shëndetësore dhe ato të ndihmës së parë.

    Gjithashtu, janë vendosur kontakte dhe po bashkëpunohet dhe me personelin e shërbimit të sigurisë të ekipit të futbollit të Ishujve Faroe, në funksion të rritjes së standardeve të sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare.

    Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, si dhe për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në qytetin e Tiranës, gjatë datës 20 nëntor 2023, nga ora 15:00, deri në përfundim të ndeshjes, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës, do të aplikohen kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit.

    Rrugët që do të jenë të bllokuara:

    -bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, 20 m mbi urën e Dajtit;

    -rruga “Papa Gjon Pali II”;

    -rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së;

    -rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së”;

    -rruga “Themistokli Gërmenji”;

    -rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i liceut;

    -rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;

    -rruga “Jul Variboba”, pranë postës;

    -rruga “ Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës;

    -rruga “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar.

    Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes në stadium, të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta, të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve.

    Me këtë rast, informojmë shtetasit shqiptarë dhe të huaj, se në bazë të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, veprimet e dhunshme në aktivitetet sportive, si hyrja në fushën e lojës gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sportiv nga persona të paautorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë. Kur nga kjo vepër, ka ardhur pengimi i zhvillimit normal të aktivitetit sportiv, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.

    Hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi njerëzit, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve, flakadanëve, gjatë zhvillimit të një aktiviteti sportiv, dënohen me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

    Legjislacioni penal shqiptar e konsideron vepër penale, goditjen apo çdo vepër tjetër dhune, ndaj sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv, për shkak të veprimtarisë sportive, dhe i dënon me burgim nga një deri në tre vjet. Kjo vepër, kur kryhet në ambiente sportive, më shumë se një herë, apo nga drejtues apo anëtarë të klubeve sportive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

    Portat e hyrjes në stadium, ditën e ndeshjes, do të hapen në orën 17:00.

    Kërkojmë mirëkuptimin e tifozëve që të paraqiten në hyrjen e stadiumit, duke filluar nga kjo orë, pasi për shkak të fluksit të tifozëve, pak para fillimit të ndeshjes, mund të humbasin mundësinë për të hyrë në stadium.

    Gjithashtu, apelojmë për tifozët dhe për qytetarët që të jenë vigjilentë për të mos rënë pré e mashtrimit me çmimet e biletave, të cilat janë të bëra publike zyrtarisht, si dhe që të mos publikojnë në rrjete sociale biletat e blera, pasi mund të dublikohen në kundërshtim me ligjin. Çdo biletë është e pajisur me barcode, është personale dhe duhet të mbahet vetëm nga shtetasi që e posedon, i cili sipas rradhës, do të kalojë vetëm, për t’iu kontrolluar barcode nga pajisja që regjistron automatikisht çdo tentativë për të hyrë me biletë të falsifikuar ose të dublikuar.

    Ju informojmë se dublikimi/shumëfishimi i biletës, konsiderohet falsifikim dhe mashtrim, vepra të cilat ndëshkohen nga Kodi Penal i Shqipërisë.

    Në rast se gjendeni në situata të tilla paligjshmërie, denonconi menjëherë në numrin 112.

    Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv, Policia e Shtetit ka angazhuar qindra punonjës policie, të cilët do të garantojnë rendin dhe sigurinë publike, si dhe do t’iu ofrojnë ndihmë dhe informacion, në rast nevoje, në mënyrë që ky aktivitet të përmbyllet pa incidente, në interes të imazhit të vendit.

  • Goditet boksieri kolumbian në Tiranë, 30 tifozë futen në ring, ja pse

    Goditet boksieri kolumbian në Tiranë, 30 tifozë futen në ring, ja pse

    Ndeshja mes Denis Nurja-s në peshën 71 kg, ndaj kolumbianit Placido Ramirez nuk ka shkuar si duhet.

    Kur Nurja ra në ring (qëndronte te litarët), Ramirez përfitoi, duke e goditur atë në fytyrë. Kjo mjaftoi që rreth 30 tifozë të futen në ring, duke shkaktuar kështu një kaos.

    Objektivi ishte gjuajtja ndaj Ramirez, pas një situate aspak të mirë në këtë sfidë.

    Pavarësisht ndërhyrjeve, duke qenë se ishin shumë tifozë, Ramirez nuk ka shpëtuar pa pësuar goditje. Sa i takon ndeshjes, ajo është ndërprerë, e për të cilën nuk ka fitimtar.

    Vendimi përfundimtar rreth fatit të ndeshjes u mor disa minuta pas episodit të shëmtuar.

    Takimi do të merret parasysh si i pazhvilluar, ndërsa ajo çka pamë me siguri që nuk i shkon aspak përshtat këtij sporti.

    Video tashmë është bërë virale, teksa po shpërndaret gjerësisht në rrjetet sociale! Gjithashtu, vlen të përmendet se do ketë edhe sfida të tjera, Nelson Hysa përballet me Viktar Chvarkou për titullin WBC në eventin special të “BS Boxing”.

  • Legjenda Mike Tyson uron fitoren e boksierit shqiptar me simbolin e shqiponjës (Video)

    Legjenda Mike Tyson uron fitoren e boksierit shqiptar me simbolin e shqiponjës (Video)

    Boksieri shqiptar, Ermal Hadribeaj ka arritur të fitojë titullin Ndërkombëtar WBC në peshën super të lehtë përballë Carlos Molina-s.

    Ai triumfoi në një duel që zgjati deri në raundin e nëntë kur kundërshtari u mposht me “KO”

    Në përfundim 29-vjeçari festoi duke ngritur flamurin kuq e zi ndërsa ndeshja u ndoq dhe u komentua nga legjenda e peshave të rënda në boks, Mike Tyson.

    Madje ky i fundit përshëndeti Hadribeajn duke formuar me simbolin e shqiponjës me duar.

    Incidenti! Kolumbiani godet shqiptarin te litarët, tifozët pushtojnë ringun dhe godasin boksierin e huaj (VIDEO)
    Hadribeaj e ka nisur karrierën e boksierit profesionist në vitin 2019 ndërsa mban mbi vete 16 fitore prej të cilave 6 me KO dhe asnjë humbje.

    Pas rezultatit ka marrë falenderime të mbështetësve por edhe të kryeministrit Edi Rama që në profilin e tij në Facebook ka postuar momentin kur Tyson përshëndet me simbolin e shqiptarëve.

  • Sylvinho reagon pas kualifikimit në EURO2024

    Sylvinho reagon pas kualifikimit në EURO2024

    Shqipëria ka shkuar në Euro 2024 me trajnerin brazilian Sylvinho në krye. Një arritje e jashtëzakonshme e kuqezinjve, por edhe e vetë teknikut i cili mori drejtimin e ekipit kombëtar në fillimin e këtij edicioni dhe ka bërë gjithçka mirë deri tani në pankinë.

    Vetë trajneri ka pranuar se rrugëtimi ka qenë një kënaqësi e madhe dhe nëpërmjet një postimi në Instagram, ka shprehur emocionet e tij pas arritjes së objektivit të premten në darkë me barazimin në Moldavi si dhe ka falënderuar të gjithë ata që e bënë të mundur.

    POSTIMI I SILVINJOS

    “Lumturi dhe krenari e madhe. Sigurimi i një vendi në EURO 2024 është padiskutim realizimi i ëndrrës së shumë njerëzve, ëndrrës së një Kombi. Pjesëmarrja në një moment të tillë gëzimi për popullin shqiptar është një burim i jashtëzakonshëm kënaqësie.

    Faleminderit e mija shkojnë për shumë njerëz: për futbollistët, të cilët kuptuan dhe mbështetën idetë tona dhe gjithmonë luajtën me shpirt dhe zemër.

    Për pjesëtarët e stafit teknik dhe administrativ, të cilët punuan intensivisht dhe u kujdesën për çdo detaj gjatë të gjithë këtij rrugëtimi.

    Për drejtuesit dhe punonjësit e Federatës, që kanë bërë gjithçka që puna jonë të bëhej në perfeksion.

    Për fansat, për mbështetjen e tyre jetike brenda dhe jashtë shtëpisë tonë.

    Për familjen time, që janë baza e gjithçkaje që bëj dhe më japin mbështetje që të bëj punën time me dashuri dhe dedikim!

    Për këdo që direkt apo indirekt ka qenë pjesë e kësaj historie të mrekullueshme.

    Euro 2024 është këtu tani.

    Forca Shqipëri

  • PAMJET/ Përleshje në ring, tifozët shqiptarë dhunojnë boksierin kolumbian. Çfarë ndodhi gjatë ndeshjes Nurja-Ramirez

    PAMJET/ Përleshje në ring, tifozët shqiptarë dhunojnë boksierin kolumbian. Çfarë ndodhi gjatë ndeshjes Nurja-Ramirez

    Ka degjeneruar në dhunë dueli i boksit mes Denis Nurjes dhe kolumbianit Ramirez, ndeshje e zhvilluar në pallatin e sportit “Feti Borova” në Tiranë.

    Gjatë kohës që ndeshja ishte e ndërprerë për shkak të dëmtimit në këmbë të Nurjes, boksieri kolumbian e godet në befasi, duke sjellë acarimin e fansave të boksierit shqiptar.

    Ata janë futur në ring duke goditur me grushte e shkelma kolumbianin Ramirez.

    Në pamje shihet se ka ndërhyrë edhe policia e shtetit.

    Ringu i boksit u shndërrua në arenë përleshjesh mes 2 stafeve dhe tifozëve. Pas kaosit të krijuar, vendimi final ishte se kjo ndeshje konsiderohet e pazhvilluar.

  • “Ishim dy rrëmujaxhinjtë e klasës”, Broja dhe boksieri britanik rrëfejnë miqësinë e tyre (VIDEO)

    “Ishim dy rrëmujaxhinjtë e klasës”, Broja dhe boksieri britanik rrëfejnë miqësinë e tyre (VIDEO)

    Armando Broja ia ka dalë në futbollin profesionist, ashtu siç i kishte premtuar që në fëmijëri shokut të tij, Adam Azim.

    Futbollisti shqiptar dhe boksieri britanik, kanë qenë shokë klase në fillore dhe kanë treguar këtë miqësi të veçantë në një intervistë për “Sky Sports”, para ndeshjes së boksierit për titullin europian në peshat super të lehta.

    Ata kanë pranuar se kanë shkaktuar vazhdimisht telashe në atë periudhë, kur ishin të dy të vegjël.

    “Ishte si të kishe orarin e punës, e bënim me radhë. Një herë unë dhe një herë ai”, tha Azim duke qeshur.

    Ndërkohë, Broja tregoi se si kishin premtuar që të vegjël se njëri do të bëhej futbollist e tjetri boksier.

    “Edhe babai im më thoshte që Armando ka aftësi të jashtëzakonshme”, tha Adam, i cili bashkë me sulmuesin shqiptar treguan më pas edhe se sa kishin sakrifikuar në jetën e tyre për të arritur në nivelet më të larta.

  • “Kampion te Barça dhe hero në Shqipëri”, spanjollja “AS” i thur elozhe trajnerit: Mrekullia e re e Silvinjos

    “Kampion te Barça dhe hero në Shqipëri”, spanjollja “AS” i thur elozhe trajnerit: Mrekullia e re e Silvinjos

    Kualifikimi i Shqipërisë në Euro 2024 ka pushtuar faqet e para të mediave botërore, pasi bëhet fjalë për herën e dytë në histori që kuqezinjtë shkojnë në një turne madhor, por sidomos për faktin se po shkon atje si kryesuese grupi.

    Dhe kjo arritje e rëndësishme për futbollin tonë ka një arkitekt, brazilianin Silvinjo, puna e të cilit padyshim vlerësohet nga tifozët dhe specialistët në vendin tonë, por po bën bujë edhe në skenën ndërkombëtare.

    Gazeta prestigjioze sportive spanjolle ”AS” i ka kushtuar një artikull trajnerit të kuqeznjve, duke kujtuar rrugëtimin e tij derisa erdhi në drejtimin e Shqipërisë, por edhe punën që ka bërë këtu përkrah Zabaleta e Doriva.

    “Kampion te Barça dhe hero në Shqipëri, mrekullia e re e Silvinjos”, titullohet artikulli në fjalë i “AS’ që përshkruan eksperiencën kuqezi të tijën nëpërmjet fjalëve dhe shpjegimeve të video–analistit të Kombëtares, Alariko Rosi.

    “Zabaleta dhe Silvinjo ishin mbrojtës dhe Doriva një pitbull i mesfushës. Ata kërkojnë shumë vëmendje në fazën mbrojtëse që më pas të ndërtojnë duke pasur mbajtjen e topit. Kërkohet shumë ekuilibri, sakrifica… ekipi është shumë i disiplinuar. Sakrifica e lojtarëve është shumë e rëndësishme dhe e madhe, por luajnë me shumë zemër dhe rezultatet janë shumë të rëndësishme”, shpjegoi ai arsyet e këtij kualifikimi historik.

    “Silvinjo është një trajner i pabesueshëm. Shumë detajist. Ka një super shkollë pasi ka punuar me Guardiolën, Venger, Mançinin, Rajkard… Ai ishte një lojtar i cili ka fituar dy herë Ligën e Kampioneve. Doriva fitoi “Toyota Cup” në vitin 1993 në San Paolo kundër Milanit me Tele Santana. Më pas, ai dhe Silvinjo kishin trajnerë Karlos Alberto Parreira dhe Mario Zagallo në Brazil.

    Zabaleta gjithashtu ishte me Guardiolën e më pas me Pelegrinin apo Mançinin. Pablo gjithashtu ka luajtur për Maradonën në kombëtare. Me përjashtim të Murinjos, kanë punuar me më të mirët. Është një përzierje e pabeseshme”, tha ndër të tjera ai në këtë artikull që i kushtohej suksesit kuqezi.

  • Boksieri shqiptar Ermal Hadribeaj fiton titullin, Majk Tajson e përshëndet me ‘shqiponjë’

    Boksieri shqiptar Ermal Hadribeaj fiton titullin, Majk Tajson e përshëndet me ‘shqiponjë’

    Boksieri shqiptar, Ermal Hadribeaj ka arritur të fitojë titullin Ndërkombëtar WBC në peshën super të lehtë përballë Karlos Molinas.

    Hadribeaj triumfoi ndaj kundërshtarit të tij Molina në duelin që zgjati deri në raundin e nëntë, pasi shqiptari fitoi me “KO”. I pranishëm në komentimin e përballjes ishte dhe legjenda e peshave të rënda në boks, Majk Tajson.

    Në momentin e festimit të titullit nga Ermali, Tajson e përshëndeti duke formuar simbolin e shqiponjës me duar.