Category: Sport

  • “Ishim dy rrëmujaxhinjtë e klasës”, Broja dhe boksieri britanik rrëfejnë miqësinë e tyre (VIDEO)

    “Ishim dy rrëmujaxhinjtë e klasës”, Broja dhe boksieri britanik rrëfejnë miqësinë e tyre (VIDEO)

    Armando Broja ia ka dalë në futbollin profesionist, ashtu siç i kishte premtuar që në fëmijëri shokut të tij, Adam Azim.

    Futbollisti shqiptar dhe boksieri britanik, kanë qenë shokë klase në fillore dhe kanë treguar këtë miqësi të veçantë në një intervistë për “Sky Sports”, para ndeshjes së boksierit për titullin europian në peshat super të lehta.

    Ata kanë pranuar se kanë shkaktuar vazhdimisht telashe në atë periudhë, kur ishin të dy të vegjël.

    “Ishte si të kishe orarin e punës, e bënim me radhë. Një herë unë dhe një herë ai”, tha Azim duke qeshur.

    Ndërkohë, Broja tregoi se si kishin premtuar që të vegjël se njëri do të bëhej futbollist e tjetri boksier.

    “Edhe babai im më thoshte që Armando ka aftësi të jashtëzakonshme”, tha Adam, i cili bashkë me sulmuesin shqiptar treguan më pas edhe se sa kishin sakrifikuar në jetën e tyre për të arritur në nivelet më të larta.

  • “Kampion te Barça dhe hero në Shqipëri”, spanjollja “AS” i thur elozhe trajnerit: Mrekullia e re e Silvinjos

    “Kampion te Barça dhe hero në Shqipëri”, spanjollja “AS” i thur elozhe trajnerit: Mrekullia e re e Silvinjos

    Kualifikimi i Shqipërisë në Euro 2024 ka pushtuar faqet e para të mediave botërore, pasi bëhet fjalë për herën e dytë në histori që kuqezinjtë shkojnë në një turne madhor, por sidomos për faktin se po shkon atje si kryesuese grupi.

    Dhe kjo arritje e rëndësishme për futbollin tonë ka një arkitekt, brazilianin Silvinjo, puna e të cilit padyshim vlerësohet nga tifozët dhe specialistët në vendin tonë, por po bën bujë edhe në skenën ndërkombëtare.

    Gazeta prestigjioze sportive spanjolle ”AS” i ka kushtuar një artikull trajnerit të kuqeznjve, duke kujtuar rrugëtimin e tij derisa erdhi në drejtimin e Shqipërisë, por edhe punën që ka bërë këtu përkrah Zabaleta e Doriva.

    “Kampion te Barça dhe hero në Shqipëri, mrekullia e re e Silvinjos”, titullohet artikulli në fjalë i “AS’ që përshkruan eksperiencën kuqezi të tijën nëpërmjet fjalëve dhe shpjegimeve të video–analistit të Kombëtares, Alariko Rosi.

    “Zabaleta dhe Silvinjo ishin mbrojtës dhe Doriva një pitbull i mesfushës. Ata kërkojnë shumë vëmendje në fazën mbrojtëse që më pas të ndërtojnë duke pasur mbajtjen e topit. Kërkohet shumë ekuilibri, sakrifica… ekipi është shumë i disiplinuar. Sakrifica e lojtarëve është shumë e rëndësishme dhe e madhe, por luajnë me shumë zemër dhe rezultatet janë shumë të rëndësishme”, shpjegoi ai arsyet e këtij kualifikimi historik.

    “Silvinjo është një trajner i pabesueshëm. Shumë detajist. Ka një super shkollë pasi ka punuar me Guardiolën, Venger, Mançinin, Rajkard… Ai ishte një lojtar i cili ka fituar dy herë Ligën e Kampioneve. Doriva fitoi “Toyota Cup” në vitin 1993 në San Paolo kundër Milanit me Tele Santana. Më pas, ai dhe Silvinjo kishin trajnerë Karlos Alberto Parreira dhe Mario Zagallo në Brazil.

    Zabaleta gjithashtu ishte me Guardiolën e më pas me Pelegrinin apo Mançinin. Pablo gjithashtu ka luajtur për Maradonën në kombëtare. Me përjashtim të Murinjos, kanë punuar me më të mirët. Është një përzierje e pabeseshme”, tha ndër të tjera ai në këtë artikull që i kushtohej suksesit kuqezi.

  • Boksieri shqiptar Ermal Hadribeaj fiton titullin, Majk Tajson e përshëndet me ‘shqiponjë’

    Boksieri shqiptar Ermal Hadribeaj fiton titullin, Majk Tajson e përshëndet me ‘shqiponjë’

    Boksieri shqiptar, Ermal Hadribeaj ka arritur të fitojë titullin Ndërkombëtar WBC në peshën super të lehtë përballë Karlos Molinas.

    Hadribeaj triumfoi ndaj kundërshtarit të tij Molina në duelin që zgjati deri në raundin e nëntë, pasi shqiptari fitoi me “KO”. I pranishëm në komentimin e përballjes ishte dhe legjenda e peshave të rënda në boks, Majk Tajson.

    Në momentin e festimit të titullit nga Ermali, Tajson e përshëndeti duke formuar simbolin e shqiponjës me duar.

  • Kualifikimi në Europian, mjafton barazimi për kreun e grupit

    Kualifikimi në Europian, mjafton barazimi për kreun e grupit

    Shqipëria kthehet në Europian pas 8 vitesh madje duke patur shansin që ta mbyllë edhe në vendin e parë në grupin kualifikues.

    Kombëtarja arriti të marrë pikën që duhej për të qenë në Euro 2024 pas barazimit 1 – 1 të premten në fushën e Moldavisë.

    Një arritje e madhe e Kuqezinjve që të drejtuar nga braziliani Sylvinho bënë mrekullinë duke mundur konkurrencën e përfaqësueseve me përvojë në të tilla turne si Polonia dhe Çekia.

    Të parët që shënuan në stadiumin “Zimbru” ishin kuqezinjtë me Cikalleshin që nuk gaboi në goditjen e penalltisë në minutën e 25’.

    Rastet të tjera patën të dy ekipet dhe pavarësisht pritjeve të Berishës, përfaqësuesja moldave barazoi në të 87’ me Baboglo.

    Për trajnerin Sylvinho kjo ishte realizimi i një ëndrre.

    “Një sfidë e bukur, një grup i vështirë. Unë që në fillim kam thënë, nuk do të kishte një ekip që do të grumbullonte 20 apo 22 pikë, gjithmonë kam besuar që do të arrinte Nëntori dhe të arrinim kualifikimin. Kjo është një ditë që do të mbetet gjatë në memorien time, për gjithë jetën”, tha Sylvinho.

    “Përjetimi i papërshkrueshëm. Besoj nuk ishte ndeshja jonë më e mira. Një pikë na çon në europian dhe jemi të gjithë të lumtur”, tha Gjimshiti.

    “Desha të falenderoj të gjithë shqiptarët anembanë, të gjithë tifozët që ishin këtu dhe na dhanë një përkrahje shumë të madhe. Shihemi në Berlin të gjithë”, tha Ramadani.

    Tani mbetet ndeshja me Ishujt Faroe që do të zhvillohet të hënën në stadiumin “Air Albania” dhe për ta mbyllur në krye të grupit duhet vetëm 1 pikë.

    Në garë për një vend që kualifikohet direkt në Europian mbeten Çekia dhe Moldavia që do të përballen mes tyre.

    Ashtu si gjithë këtë sezon emocionues, Kombëtaren do ta ndiqni sërish në TV Klan në Kampionatin Europian.

  • VIDEO/ Kuqezinjtë zbresin në fushë pas kualifikimit në Europian, Kombëtarja e Silvinjos kërkon fitoren ndaj Ishujve Faroe

    VIDEO/ Kuqezinjtë zbresin në fushë pas kualifikimit në Europian, Kombëtarja e Silvinjos kërkon fitoren ndaj Ishujve Faroe

    Kombëtarja kuqezi pas barazimit me Moldavinë, arritën të kualifikoheshin për herë të dytë në histori në Europian. Ata mbërritën mbrëmë në Tiranë teksa sot kanë zbritur në fushë duke kryer stërvitjen në prag të duelit me Ishujt Faroe.

    Padyshim kjo është një ndër seancat më të bukura dhe më të lumtura për kuqezinjtë pas arritjes së objektivit. Tashmë ata do të kërkojnë ta mbyllin në vendin e parë duke fituar të hënën ndaj Ishujve Faroe.

    Postimi i plotë

    ⚽ Kombëtarja ka mbërritur në 📍 Tiranë dhe ka kryer seancën e parë stërvitore pas kualifikimit në “Euro 2024”
    🦅 kuqezi po bëhen gati për duelin e të hënës kundër 🇫🇴 Ishujve Faroe

  • De Biazi pas kualifikimit të Shqipërisë në ‘EURO 2024’: E parashikova që do dilnit të parët!

    De Biazi pas kualifikimit të Shqipërisë në ‘EURO 2024’: E parashikova që do dilnit të parët!

    Ish trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani de Biazi i cili kualifikoi për herë të parë kuqezinjtë në “Euro 2016”, ka uruar Shqipërinë për kualifikimin në ‘Euro 2024’. Ai shtoi se e kishte parashikuar se Shqipëria do të dilte e para në grup.

    “Të paktën duhet të më njihni meritën se jam edhe një profet i mirë. Ju thashë që do ta mbyllni të parët…”, tha ai në një intervistë për ‘Panorama Sport’.

    A do të shkoni në Gjermani që të shihni ndonjë ndeshje të Shqipërisë?

    De Biazi: Po, pse jo?! Natyrisht, do të kisha dashur të shkoja me skuadrën time, Azerbajxhanin, por tani kemi shanse vetëm nga “play off”-i. Edhe ato të pakta. Gjithsesi, nëse do të më krijohet mundësia, do të shkoja me qejf të shikoja ndeshjet e Shqipërisë.

    Më i vështirë tani apo në 2016-ën kualifikimi…?

    De Biazi: Oh, prapë me këtë?! E kam thënë, ne ishim në kushte të tjera, sepse ishte rrugë e pashkelur, por edhe lojtarët ndryshojnë. Tani dukshëm keni një brez, që luan në nivele akoma më të larta. Por duhet të ma njihni meritën që jam edhe “profet” i mirë.

    Për çfarë konkretisht?

    De Biazi: E kam thënë në gazetën tuaj, por fillimisht ia kam thënë menjëherë Armand Dukës, pasi u hodh shorti se me këtë grup lojtarësh dhe me ata kundërshtarë në grup, Shqipëria do të dilte e para. Dhe pata të drejtë…

  • “Gjermania nuk është si përpara”, djemtë e kombëtares kërcejnë dhe këndojnë në aeroportin e Kishinjevit (Video)

    “Gjermania nuk është si përpara”, djemtë e kombëtares kërcejnë dhe këndojnë në aeroportin e Kishinjevit (Video)

    Kualifikimi për herë të dytë në Europian ka sjellë festë. Me të drejtë të parët që e meritojnë diçka të tillë janë lojtarët e kombëtares kuqezi dhe duket se kur vjen puna tek festa tashmë e kanë marrë seriozisht.

    Në aeroportin e Kishinjevit ka pasur vetëm këngë kuqezi pas përfundimit të sfidës me Moldavinë. Në kthim, teksa prisnin avionin kuqezinjtë janë relaksuar kënduar e duke kërcyer ‘alla-shqiptarçe”.

    Sigurisht nuk mund të mungonte kënga “Mora fjalë” e kthyer në simbolin e kësaj fushate eliminatore. Megjithatë për djemtë kuqezi ka edhe një hit tjetër. “Gjermania nuk është si përpara” është kënga që ata kërcyen më së shumti duke qenë se vitin tjetër do të jemi në Berlin.

    Kujtojmë se Shqipëria barazoi me Moldavinë 1-1 mbrëmjen e së premtes. Një pikë ishte e mjaftueshme për të siguruar matematikisht kualifikimin. Tashmë sytë janë në Tiranë kur të hënën do të përballemi me Ishujt Faroe. Një ndeshje që do të kthehet në festë, por që do të kërkohet të fitohet për të vulosur në këtë mënyrë edhe vendin e parë në Grupin E./tvklan.al

  • Kualifikimi në Euro 2024/ Sylvinho bëhet viral pas ndeshjes me tifozët kuqezi (VIDEO)

    Kualifikimi në Euro 2024/ Sylvinho bëhet viral pas ndeshjes me tifozët kuqezi (VIDEO)

    Pas kualifikimit në Europian, entuziazmi i brazilianit ishte i papërmbajtshëm. Jo vetëm me futbollistë dhe pjesëtarët e stafit, por edhe me tifozëtTrajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka qenë padyshim ‘arkitekti’ i këtij rrugëtimi të suksesshëm drejt EURO 2024.

    Pas kualifikimit në Europian, entuziazmi i brazilianit ishte i papërmbajtshëm. Jo vetëm me futbollistë dhe pjesëtarët e stafit, por edhe me tifozët.

    Ata që kanë qenë të pranishëm në tribunat e stadiumit në Kishinau, kanë parë se si në fund tekniku shkoi dhe u dha dorën me radhë shumë tifozëve, duke mos kursyer foto me ta apo edhe përqafime mjaft të ngrohta.
    https://gsh.top-media.al/media10/JiAsOc9auOyVE13y.mp4#t=0.2

  • Kampioni i botës uron në shqip Asllanin për kualifikimin, ndërsa Bajrami sfidon holandezin Dumfries

    Kampioni i botës uron në shqip Asllanin për kualifikimin, ndërsa Bajrami sfidon holandezin Dumfries

    Kristjan Asllani ndau festën e kualifikimit në Evropian me tifozët shqiptarë në Instagram, aty ku mesfushori i Interit qëndroi LIVE për disa minuta rrugës nga stadiumi për në aeroport.

    Gjatë live-t, kampioni i botës me Francën, Benxhamin Pavard, njëkohësisht shoku i skuadrës te Interi i Kristjan Asllanit, ka uruar këtë të fundit për kualifikimin e kombëtares në Europian.

    Francezi në një live në rrjetet sociale i shkruan mesfushorit shqiptar ‘hajde gëzuar’, referuar arritjes historike të kuqezinjve.

    Edhe Denzel Dumfries, shoku i Asllanit te zikaltërit, iu bashkua festës së Asllanit duke e uruar mesfushorin shqiptar. Këtë moment e shfrytëzoi Nedim Bajrami, duke i lëshuar edhe një sfidë holandezit për në Evropian.

    “Hej, Dumfries. Shihemi në Gjermani. Një kundër një në Gjermani”, tha Bajrami me humor.

  • “Shqiponjat” në “EURO 2024”, ja kur do të hidhet shorti për fazën finale të Kampionatit Europian

    “Shqiponjat” në “EURO 2024”, ja kur do të hidhet shorti për fazën finale të Kampionatit Europian

    Kombëtarja e Shqipërisë ka arritur të kualifikohet për herë të dytë në histori në Kampionatin Europian.

    Kuqezinjtë e drejtuar nga braziliani i magjishësm Sylvinho presin tashmë të mësojnë se cilët do të jenë kundërshtarët e tyre në këtë turne fantastik.

    Shorti i EURO 2024 do të hidhet në datën 2 dhjetor.

    UEFA do të organizojë ceremoninë në këtë datë, në orën 18:00, në Hamburg, ku do të mësohet rrugëtimi i secilës skuadrës që është kualifikuar në këtë turne, por edhe atyre që nuk kanë siguruar ende pjesëmarrjen pasi në mars luajnë në play-off.

    Shorti do të hidhet me 3 vende të lëna bosh për skuadrat e play-off, të cilat do t’i bashkohen turneut zyrtarisht vetëm pasi të kenë luajtur ndeshjet në mars.

    E vetmja skuadër që ka grupin e caktuar është Gjermania, e cila pa short do të shkojë në grupin A në pozicionin e parë. /abcnews.al