Category: Sport

  • Mediat ndërkombëtare bëjnë jehonë kualifikimit të Shqipërisë në EURO 2024

    Mediat ndërkombëtare bëjnë jehonë kualifikimit të Shqipërisë në EURO 2024

    Shqipëria është realiteti i ri i futbollit europian.

    Menjëherë pas kualifikimit në Euro 2024, pas atij barazimi 1-1 në Moldavi, mediat ndërkombëtare i kanë jehonë kësaj arritje.

    “Shqipëria në Kampionatin Evropian, pas 8 vitesh . Në Moldavi vjen pika e nevojshme” – Shkruan Tuttomercatoweb.

    “Shqipëria kualifikohet në Euro 2024 me barazimin në Moldavi” – Është titulli i Reuters.

    “Shqipëria kualifikohet në Euro 2024 në grupin e Çekisë dhe Polonisë, pas barazimit me Moldavinë” – Shkruan Washington Post.

  • Ramadani me heroin Adem Jashari në fanellë: Ia dolëm e bëmë të lumtur të gjithë shqiptarët

    Ramadani me heroin Adem Jashari në fanellë: Ia dolëm e bëmë të lumtur të gjithë shqiptarët

    Ylber Ramadani u shfaq pas ndeshjes me bluzën me foton e heroit Adem Jashari, simbolit të shqiptarëve.

    “Në këtë bluzë kam luftëtarin që ka luftuar. Ia dolëm e bëmë të lumtur të gjithë shqiptarët. Ishim nervozë para ndeshjes. Pas ndeshjeve kurrë nuk jam ndier kështu, arritje e madhe.”

    Sekreti i suksesit:

    “Harmonia në grup, jemi të bashkuar, është fantastike. Jemi të bashkuar, në çdo cep të fushës e mbështetim njëri-tjetrin. Grupi është fantastik, shpresoj të vazhdojmë kështu”.

    Momenti i artë personal:

    “Edhe te Leçe po shijoj çdo ndeshje, kjo e sotmja më ka bërë të ndihem shumë mirë, kemi bërë krenarë familjen, të gjithë shqiptarët. Edhe gocën time”, tha Ramadani.

  • Uno kryqzimo, due kryqzimo, Shqipëria shkon në Berlin!

    Uno kryqzimo, due kryqzimo, Shqipëria shkon në Berlin!

    Nuk është më ëndërr! Shqipëria për herë të dytë në historinë e saj kualifikohet në një tjeter kompeticion Europian.

    Kur ka mbetur ende një ndeshje nga fundi i fazës kualifikuese për kampionatin europian “Gjermani 2024”, Shqipëria ka arritur të sigurojë kualifikimin falë barazimit 1-1 në Kishiniev përballë Moldavisë, duke siguruar plot 16 pikë.

    Kombëtarja kuqezi ka zbritur në Kishiniev me besim të plotë, dhe në 90-të minuta ka treguar një superioritet ndaj skuadrës moldave, jo vetëm duke shënuar, por duke prodhuar disa raste të pastra, si dhe duke u mbrojtur mjaft mirë.

    Në minutën e 24-t të takimit, Taulant Seferi pas një këmbëngulje në zonën kundërshtare ka arritur të fitojë një penallti, e cila ëhstë shndërruar në gol nga ana e Sokol Cikalleshit.

    Me rezultatin 1-0 në favor të kuqezinjve është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes.

    Ndërkohë që në pjesën e dytë kuqezinjtë e Silvinjos e kanë rritur ndjeshëm presionin, duke goditur disa herë portën dhe duke ju afruar golit.

    Vetëm traversa i hoqi nga këmbët golin e dytë të ndeshjes dhe të tretin personal deri tani në këtë kompeticion Taulant Seferit.

    Por vetëm 3 minuta para përfundimit të këtij takimi Shqipëria u ndëshkua nga skuadra moldave.

    Shqipëria pas 3 ditësh do të presë në “Air Albania” Ishujt Faroe, por me kualifikimin në “xhep”.

    Ndryshe nga çdo kompeticion tjetër, këtë herë Shqipëria ka mundësinë që të kualifikohet në vendin e parë, por akualisht është skuadra me sulmin dhe mbrojtjen më të mirë në grup.i/AlbEu.com

  • Nuk u grumbullua nga Sylvinho, Armando Broja nuk i “braktis” djemtë kuqezi

    Nuk u grumbullua nga Sylvinho, Armando Broja nuk i “braktis” djemtë kuqezi

    Kombëtarja shqiptare e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë në ndeshjen përballë Moldavisë në transfertë.

    Golin për kuqezinjtë e shënoi Sokol Cikalleshi në minutën e 25’ me anë të një 11-metërshi.

    Në krahun tjetër, Armando Broja nuk i “braktis” djemt e Kombëtares, teksa iu uron fat me anë të një InstaStory.

    Në Instagram, sulmuesi i Chelseat që nuk u grumbullua nga Sylvinho, shkruan “Paçi fat djem” duke e shoqëruar edhe me formacionin titullar të Kombëtares për këtë sfidë.

  • “Mora fjalë”, nis festa kuqezi në Moldavi, në prag të ndeshjes me Kombëtaren (Video)

    “Mora fjalë”, nis festa kuqezi në Moldavi, në prag të ndeshjes me Kombëtaren (Video)

    Në prag të ndeshjes së Shqipërisë me Moldavinë, tifozët kuqezi kanë nisur festën në Kishinjev.

    Kjo përballje pritet të sjellë kualifikimin zyrtar të Kombëtares së Sylvinhos në Euro 2024. Tanimë kryeqyteti moldav është kthyer në një “Shqipëri të vogël”, me tifozët tanë që kanë nisur festën me këngë patriotike dhe valle, ku nuk mungon flamuri kuqezi.

    Gjermania është vetëm një pikë larg, por djemtë e Kombëtares synojnë fitoren, për të vijuar me suksese dhe me kryesimin e grupit E, që e kemi dominuar me meritë.

    Formacioni i shqiponjave do të jetë ai i fitores 3-0 kundër Çekisë, me ndryshimin e vetëm në qendër të mbrojtjes. Repart kur Ardian Ismajli rimerr postin e titullarit përkrah kapitenit Berat Gjimshiti, duke zëvendësuar Arlind Ajetin e dëmtuar.

    “Mora fjalë”, nis festa kuqezi në Moldavi, në prag

    “Stadionul Zimbru”, me një kapacitet prej 10.500 tifozësh, është “sold-out”. Tifozët vendas ëndërrojnë fitoren për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit.

  • ‘O Cikallesh, tre gola sot’, lojtarët e Shqipërisë mbërrijnë në stadiumin e moldavisë (Video)

    ‘O Cikallesh, tre gola sot’, lojtarët e Shqipërisë mbërrijnë në stadiumin e moldavisë (Video)

    Futbollistët e Kombëtares kanë mbërritur në stadiumin “Zimbru”, ku sot në 18:00 luhet Moldavi-Shqipëri për Euro 2024.

    Një pikë i duhet kuqezinjve tanë për të zyrtarizuar kalimin në “Gjermani 2024”.

    Ndërkohë futbollistët shqiptarë janë pritur ngrohtë nga tifozët, teksa nuk mungojnë as thirrjet “Shqipëri,Shqipëri”.

    Rreth një orë më parë janë publikuar formacionet zyrtare, dhe në raport me takimin e fundit, atë kundër Republikës Çeke, kemi vetëm një ndryshim Ismajli rikthehet titullar në vend të Arlind Ajetit, me qendërmbrojtësit që për arsye dëmtimi nuk ia doli të ishte i pranishëm në këtë dy sfida, por në çdo rast, Ismajli është i paprekshëm teksa me Berat Gjimshitin kanë formuar prej kohësh dyshen e qendrës së mbrojtjes.

    Hysaj në të djathtë dhe Mitaj në të majtë kompletojnë repartin e prapavijës, ndërsa Berisha në portë.

    Nuk ndryshon as dyshja e mesfushës, Asllani-Ramadani, ndërsa përpara tyre zbret Nedim Bajrami. As treshja e sulmit nuk preket me Seferin në të majtë, Cikalleshi në qendër dhe Jasir Asani në të djathtë.

  • Moldavi-Shqipëri/ Momente nga dhomat e zhveshjes së kuqezinjve (Video)

    Moldavi-Shqipëri/ Momente nga dhomat e zhveshjes së kuqezinjve (Video)

    Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në orën 18:00 kundër Moldavisë në transfertë, për ndeshjen e parafundit në grupin E kualifikues të Euro 2024.

    Një pikë iu nevojiten “Shqiponjave” për të nisur zyrtarisht fluturimin në fazën finale të “Gjermani 2024”.

    Në këtë përballje ekipi ynë luan me fanellën e zezë, si tetë vite më parë në fitoren 0-3 kundër Armenisë, që siguroi edhe kalimin në finalet e “Francë 2016”.

  • I nevojitet 1 pikë në dy ndeshje/ Shifra marramendëse, ja sa vlen kualifikimi i Shqipërisë në Euro2024

    I nevojitet 1 pikë në dy ndeshje/ Shifra marramendëse, ja sa vlen kualifikimi i Shqipërisë në Euro2024

    Nëse Kombëtarja do të kualifikohet në “Euro 2024”, kjo do t’i sillte Federatës Shqiptare të Futbollit 9.25 milionë euro.

    Kjo shifër është minimalja dhe e njëjtë për 24 kombëtaret që do të marrin pjesë në grupe.

    Më tej përfitimet nuk ndalen me kaq, pasi për çdo fitore në grup UEFA ka vendosur një bonus prej 1.5 milionë eurosh, ndërsa barazimi vlen 750 mijë euro.

    Por, nëse Shqipëria paraqitet mirë dhe kalon edhe grupin, ajo do të përfitojë edhe 2 milionë euro shtesë.

  • Shqipëria mund të jetë e radhës, mësoni 11 ekipet e kualifikuara në Europian

    Shqipëria mund të jetë e radhës, mësoni 11 ekipet e kualifikuara në Europian

    Ka shkuar në plot 11 numri i kombëtareve të kualifikuara deri tani në Kampionatin Europian, duke përfshirë këtu edhe Gjermaninë, që është vendi organizator.

    Vlen të theksohet se Hungaria dhe Sllovakia ishin dy kombëtaren e radhës që mbrëmjen e sotme arritën të siguronin një biletë për në finalet e Europianit, teksa Shqipëria mund të jetë e radhës që mund të vulosë matematikisht kualifikimin.

    Kuqezinjtë do të masin forcën me Molavinë në orën 18:00, teksa 1 pikë do të mjaftonte që Kombëtarja e Silvinjos të festonte zyrtarisht kualifikimin.

    Skuadrat e kualifikuara deri më tani për në Euro 2024:

    Gjermania
    Portugalia
    Franca
    Belgjika
    Spanja
    Skoci
    Turqia
    Austria
    Anglia
    Hungaria
    Sllovakia

  • EKSKLUZIVE/ Ismajli rikthehet në qendër, Silvinjo i beson formacionit fitues. Ja si luan Kombëtarja kundër Moldavisë

    EKSKLUZIVE/ Ismajli rikthehet në qendër, Silvinjo i beson formacionit fitues. Ja si luan Kombëtarja kundër Moldavisë

    Kombëtarja shqiptare udhëtoi ditën e djeshme drejt Kishinaut, në kuadër të ndeshjes së parë ‘finale’ të muajit nëntor ndaj Moldavisë, që do të luhet sot në stadiumin ‘Zimbru’. Në orën 18:00, kuqezinjtë zhvilluan edhe seancën stërvitore në stadiumin ku do të luhet ndeshja, teksa trajneri Silvinjo dha udhëzimet e fundit.

    Tekniku brazilian do të ketë në dispozicion grupin e plotë të lojtarëve, të cilët gëzojnë shëndet të plotë dhe duken më të karikuar se kurrë.

    Ndeshja do të nisë nesër në orën 18:00 dhe një pikë mund të vendosë kualifikimin e menjëhershëm të Shqipërisë në Europian për herë të dytë në historinë e saj. Sakaq, me 20 nëntor, Shqipëria do të presë përfaqësuesen e Ishujve Faroe në stadiumin “Air Albania”.

    FORMACIONI- Teksa zhvilloi dje seancën e fundit stërvitore, “Panorama Sport” mëson se nuk do të ketë ndryshime në formacion nga Silvinjo. Trajneri do ta nisë në portë me Etrit Berishën, ndërsa Ardian Ismajli do të kthehet në qendër të mbrojtjes, pasi me Çekinë nuk ia doli dot për shkak dëmtimi dhe u zëvendësua nga Ajeti.

    Ndërkohë krahas tij do të jetë Gjimshiti dhe anësorë do të vendosen Mario Mitaj dhe Elseid Hysaj. Po ashtu edhe mesfusha e pandryshuar me Ramadanin dhe Asllanin e para tyre Nedim Bajrami.

    Edhe në vijën e sulmit nuk ka surpriza pasi Asani, Seferi dhe Cikalleshi në majë do të formojnë këtë repart.

    Ndërkaq, në dispozicion Silvinjo do të ketë një stol luksi, me tre lojtarë që luajnë në Spanjë, Uzuni, Bare dhe Balliu. Muçi, Muja dhe Daku po ashtu alternativa që japin garanci. Të gatshëm do të jenë edhe Strakosha, Kastrati, Mersinaj, Veseli, Laçi, Gjasula dhe Muçolli.