Category: Sport

  • EKSKLUZIVE/ Ismajli rikthehet në qendër, Silvinjo i beson formacionit fitues. Ja si luan Kombëtarja kundër Moldavisë

    EKSKLUZIVE/ Ismajli rikthehet në qendër, Silvinjo i beson formacionit fitues. Ja si luan Kombëtarja kundër Moldavisë

    Kombëtarja shqiptare udhëtoi ditën e djeshme drejt Kishinaut, në kuadër të ndeshjes së parë ‘finale’ të muajit nëntor ndaj Moldavisë, që do të luhet sot në stadiumin ‘Zimbru’. Në orën 18:00, kuqezinjtë zhvilluan edhe seancën stërvitore në stadiumin ku do të luhet ndeshja, teksa trajneri Silvinjo dha udhëzimet e fundit.

    Tekniku brazilian do të ketë në dispozicion grupin e plotë të lojtarëve, të cilët gëzojnë shëndet të plotë dhe duken më të karikuar se kurrë.

    Ndeshja do të nisë nesër në orën 18:00 dhe një pikë mund të vendosë kualifikimin e menjëhershëm të Shqipërisë në Europian për herë të dytë në historinë e saj. Sakaq, me 20 nëntor, Shqipëria do të presë përfaqësuesen e Ishujve Faroe në stadiumin “Air Albania”.

    FORMACIONI- Teksa zhvilloi dje seancën e fundit stërvitore, “Panorama Sport” mëson se nuk do të ketë ndryshime në formacion nga Silvinjo. Trajneri do ta nisë në portë me Etrit Berishën, ndërsa Ardian Ismajli do të kthehet në qendër të mbrojtjes, pasi me Çekinë nuk ia doli dot për shkak dëmtimi dhe u zëvendësua nga Ajeti.

    Ndërkohë krahas tij do të jetë Gjimshiti dhe anësorë do të vendosen Mario Mitaj dhe Elseid Hysaj. Po ashtu edhe mesfusha e pandryshuar me Ramadanin dhe Asllanin e para tyre Nedim Bajrami.

    Edhe në vijën e sulmit nuk ka surpriza pasi Asani, Seferi dhe Cikalleshi në majë do të formojnë këtë repart.

    Ndërkaq, në dispozicion Silvinjo do të ketë një stol luksi, me tre lojtarë që luajnë në Spanjë, Uzuni, Bare dhe Balliu. Muçi, Muja dhe Daku po ashtu alternativa që japin garanci. Të gatshëm do të jenë edhe Strakosha, Kastrati, Mersinaj, Veseli, Laçi, Gjasula dhe Muçolli.

  • Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta legjenda e futbollit pas një sulmi në zemër

    Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta legjenda e futbollit pas një sulmi në zemër

    Një prej ikonave të Skënderbeut, Veteran Topçiu ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare.

    Problemet kardiake kanë shkaktuar vdekjen e Topçiut në spitalin e qytetit të Korçës, me klubin e Skënderbeut që ka shprehur ngushëllime për familjarët, me një postim në rrjetet sociale.

    Mësohet se Topçiu merrte pjesë në një aktivitet në Korçë dhe duke diskutuar në mes të sallës, ka pësuar një arrest kardiak dhe është rrëzuar përtokë.

    “Lamtumirë Veteran Topçiu!Veteran Topçiu një prej ikonave të KF Skënderbeu është ndarë nga jeta si pasojë e problemeve kardiake në moshën 80-vjeçare. KF Skënderbeu shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe gjithe komunitetin e Futbollit Korçar. U prehsh në Paqe Veteran!” – Shkruan Skënderbeu.

  • Prag ndeshje me Moldavinë, Gjimshiti: Nuk do të hyjmë në fushë për barazim

    Prag ndeshje me Moldavinë, Gjimshiti: Nuk do të hyjmë në fushë për barazim

    Shqipëria do të luajë ditën e nesërme ndeshjen e parafundit të kualifikueseve të Euro 2024, kundër Moldavisë në shtëpinë e tyre, sfidë e cila starton në orën 18:00.

    Për kombëtaren tonë është si një finale, fitorja ose barazimi do të na çonin direkt në Berlin. Pak çaste më parë, ka qenë trajneri Sylvinho i cili ka folur në konferencën për shtyp përpara kësaj ndeshjeje, së bashku me Berat Gjimshitin, kapitenin tonë.

    Si fillim, ka qenë kapiteni i kombëtares shqiptare i cili ka folur për mediat, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

    “Ka kujtime sidomos kur je në aeroplan dhe ke në dorë kualifikimin, ka qenë një ndjenjë e mirë dhe duhet ta përsërisim, janë shumë lojtarë që se kanë përjetuar, por do vijmë këtu dhe do japim gjithçka në fushë. Brenda ekipit jemi të njëjtë, sa më afër presioni aq më shumë rritet, presioni dhe të ndihmon dhe nuk duhet të shqetësoj, duhet të ndihmojmë lojtarët që janë më të rinj, të gjithë e dinë që jemi shumë afër por sduhet të harrojmë sa jemi mundur dhe të bëjmë ëndrrën realitet.

    Ka për të qenë e vështirë siç kanë qenë të tjerat, jo vetëm si me moldavët. Deri në minutën e 60 kur Asani shënoi supergolin në “Air Albania” nuk patëm shumë raste, e dimë vështirësinë në këtë garë dhe jemi përgatitur mjaft mirë. Besoj që i gjithë ekpi du hyjë në fushë për barazim, dhe ndonjë ekip që është më e dobët nuk do hysh me synimin për 1 pikë, ne kemi në mendje për 3 pikët dhe kështu do të jemi dhe nesër se nëse sjemi ashtu kemi mundësinë për të gabuar më shumë”, deklaroi Gjimshiti./abcnews.al

  • Pijje falas dhe koncert, në Moldavi nis festa para përballjes me Shqipërinë

    Pijje falas dhe koncert, në Moldavi nis festa para përballjes me Shqipërinë

    Në Moldavi janë përgatitur për festë, pavarësisht rezultatit ndaj Shqipërisë. Skuadra moldave renditet në vendin e katërt në grupin E me 9 pikë, katër larg kuqezinjve të Sylvinhos dhe dy pikë më pak se Çekia e vendit të dytë.

    Moldavi-Shqipëri, ndeshje ku skuadrës tonë kombëtare i mjafton një pikë për t’u kualifikuar në Gjermani 2024. Ndërkohë, Federata Moldave e Futbollit ka njoftuar tifozët se hyrja në stadium do të nisë rreth dy orë përpara fillimit të ndeshjes. Teksa do të shpërndahen rreth 1000 pije falas për tifozët.

    Ndërkohë që të pranishmit në “Stadionul Zimbru” do të shijojnë edhe një koncert muzikor që do të nisë rreth 1 orë e gjysmë përpara ndeshjes. Stadiumi i takimit, ku do të kenë një numër të konsiderueshëm të tifozëve shqiptarë, ka një kapacitet prej 10.500 tifozësh. Dhe kundër Shqipërisë do të jetë “sold-out”.

  • Stërvitja e fundit, Silvinjo i ka “top” të gjithë. Ja si pritet të rreshtohet Kombëtarja në sfidën me Moldavinë

    Stërvitja e fundit, Silvinjo i ka “top” të gjithë. Ja si pritet të rreshtohet Kombëtarja në sfidën me Moldavinë

    Kombëtarja shqiptare ka mbyllur dje përgatitjet në Tiranë dhe mëngjesin e sotëm do të udhëtojë drejt Moldavisë. Për të ndier disi edhe fushën e “Air Albania”-s në këmbët e tyre, Silvinjo kishte vendosur që këtë seancë të fundit në tokën shqiptare, ta zhvillonte në stadium dhe jo te “Shtëpia e Futbollit”.

    Ekipi zbriti në fushë në orën 16:45, teksa fatmirësisht dhe si rrallëherë, grupi me 24 lojtarë ishte i plotë në urdhrat e Silvinjos dhe gëzon një formë të mirë fizike. Skuadra mori ngarkesë të plotë, ndërsa stërvitja u fokusua më shumë te topi dhe te disa situata loje. Kombëtarja shqiptare do të udhëtojë sot rreth orës 8:30 të mëngjesit drejt Kishinaut, kryeqytetit moldav. Pas mbërritjes, skuadra do të zhvillojë edhe seancën e fundit stërvitore zyrtare para ndeshjes në stadiumin “Zimbru”, ndërkohë që trajneri me kapitenin e ekipit do të dalin në konferencën për shtyp.

    Ndeshja do të nisë nesër në orën 18:00 dhe një pikë mund të vendosë kualifikimin e menjëhershëm të Shqipërisë në Europian për herë të dytë në historinë e saj. Sakaq, me 20 nëntor, Shqipëria do të presë përfaqësuesen e Ishujve Faroe në stadiumin “Air Albania”.

    FORMACIONI
    Silvinjo do t’i qëndrojë besnik formacionit të ndeshjes së fundit me Çekinë, me vetëm një ndryshim të detyruar. Arlind Ajeti nuk ia doli për shkak dëmtimi, por gjithsesi në ekip është kthyer Ardian Ismajli dhe ai do të jetë krah Gjimshitit në mbrojtje.

    Nga krahët Hysaj dhe Mitaj. Po ashtu edhe mesfusha e pandryshuar me Ylber Ramadanin dhe Kristjan Asllanin dhe para tyre Nedim Bajrami.

    Edhe në vijën e sulmit nuk ka surpriza pasi në krahun e djathtë pritet ta nisë Jasir Asani, ndërkohë në të majtën Taulant Seferi dhe në majën e sulmit Sokol Cikalleshi.

    Ndërkaq në dispozicion për brazilianin do të jenë edhe emra si: Tomas Strakosha, Elhan Kastrati, Jon Mersinaj, Frederik Veseli, Ivan Balliu, Qazim Laçi, Keidi Bare, Klaus Gjasula, Arbnor Muja, Myrto Uzuni, Ernest Muçi, Mirlind Daku dhe Arbnor Muçolli.

  • Transferta që mund të na çojë në Europian, Kombëtarja shqiptare zbarkon në tokën e Moldavisë

    Transferta që mund të na çojë në Europian, Kombëtarja shqiptare zbarkon në tokën e Moldavisë

    Kombëtarja shqiptare udhëtoi këtë të enjte drejt Çisinaut, në kuadër të ndeshjes së parë ‘finale’ të muajit nëntor ndaj Moldavisë, që do të luhet më 17 nëntor në stadiumin ‘Zimbru’.

    Skuadra është nisur paradite nga aeroporti i Tiranës për të mbërritur në drekë në kryeqytetin moldav e duke u akomoduar menjëherë në hotel.

    Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se i gjithë grupi gëzon formë shumë të mirë dhe nuk ka probleme fizike për asnjë nga lojtarët.

    Kombëtarja do të zhvillojë seancën zyrtare stërvitore në ora 17:00 (CET )në stadiumin e ndeshjes, ndërkohë që po sot trajneri Sylvinho do të jetë në konferencën zyrtare për shtyp në stadiumin e ndeshjes në ora 16:15 (CET).

  • Atmosferë e jashtëzakonshme në kombëtare

    Atmosferë e jashtëzakonshme në kombëtare

    Atmosfera në kombëtaren shqiptare shfaqet e mirë në prag të përballjes së Kishinjau ndaj Moldavisë. Kuqezinjtë kanë festuar me këngë dhe të qeshura ditëlindjen e 27-të të sulmuesit, Taulant Seferi.

    Autori i dy golave në fitoren e ‘Air Albania’ ndaj Republikës Çeke kërkon kualifikimin në Euro2024 si dhuratë.

    UEFA ka vlerësuar maksimalisht takimin mes Moldavisë dhe Shqipërisë, teksa i ka besuar gjykimin një trupe gjyqtarësh skocez. Kryesor do të jetë Uilliam Collum. 44-vjeçari ka një eksperiencë të madhe, teksa këtë sezon ka gjykuar në kampionatet vendas por edhe në kompeticionet Europiane. Collum nuk kursen kartonat, ku shpesh ka nxjerrë edhe atë të kuqin.

    Nga ky fakt do të kenë kujdes të dy skuadrat. Tek Shqipëria rrëzikon të humbas ndeshjen e fundit kualifikuese ndaj Ishujve Faroe, Nedim Bajrami. Në rast se ndëshkohet me karton të verdhë, mesfushori do plotësonte numrin 3 dhe do ta mbyllte para kohe eliminatoret.

    Ndërkaq, tek Moldavia rrezikojnë 4 futbollistë. Oleg Ryabchuk, Dorian Railyan, Nikita Motpan dhe Vladislav Boboglo nuk do të ishin pjesë e sfidës me Republikën Çeke në rast ndëshkimi me karton të verdhë përballë Shqipërisë.

    Federata Moldave e futbollit e vlerëson maksimalisht këtë sfidë, pasi luhet edhe kualifikimi në Euro2024. Për këtë fakt, para nisjes së sfidës do të kenë një performancë të këngëtarit vendas, Satoshi. Hyrja në stadium do të nis në orën 17:00 me orën lokale, dy orë para startimit të përballjes.

  • Nga Serbia tek Italia, Shqipërinë e pret “ferri” në finalet e Euro2024, ja përballjet e mundshme

    Nga Serbia tek Italia, Shqipërinë e pret “ferri” në finalet e Euro2024, ja përballjet e mundshme

    Në dy sfidat e fundit, kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe, me të drejtë Shqipëria nuk bën llogari, por zbret në fushë për të marrë pikët e plota. Kuqezinjtë synojnë një rekord historik, kërkojnë të kapin 19 pikë, për të thyer rekordin e Edy Reja-s në një fushatë kualifikuese.(18).

    Më shumë se sa për këtë rekord, Sylvinho dhe stafi i tij bëjnë llogari në lidhje me të ardhmen, në çfarë pozitash do të shkojnë në shortin e 2 dhjetorit. Nëse gjërat shkojnë sipas parashikimeve, Shqipëria do të pozicionohet në vazo e dytë, së bashku me përfaqësuese si Hungaria, Danimarka, Turqia, Zvicra dhe Australia. Me asnjë nga këto kombëtare Shqipëria nuk mund të përballet.

    Në vazon e parë, janë përfaqësueset “big” si Gjermania, Portugalia, Franca, Anglia, Belgjika dhe Spanja. Në këtë pikë është e pashmangshme një përfaqësuese e madhe, është shumë e vështirë të zgjedhësh dikë, mbase Seferi e ka një preference teksa kërkon organizatorët. Në vazon e tretë, janë përfaqësuese si Skocia, Holanda, Serbia, Sllovenia, Kroacia dhe Republika Çeke. Sigurisht këtu është më e lehtë për të shprehur dëshira, Çekia do të ishte e para, gjithnjë nëse ia dalin të kualifikohen.

    Në vazon e katërt, shortin e ndërlikon shumë prezenca e Italisë, do të ishte një fat i keq nëse “peshkojmë” azzurrët. Në këtë vazo gjejmë edhe ekipi si Sllovakia dhe Rumania. Për momentin ky është projeksioni i vazove, por situata mund të ndryshojë deri në fund./BalkanWeb

  • VIDEO/ Ndizet atmosfera në Kombëtare, Seferi feston ditëlindjen

    VIDEO/ Ndizet atmosfera në Kombëtare, Seferi feston ditëlindjen

    Kombëtarja shqiptare e futbollit niset sot drejt Moldavisë, aty ku nesër në 18:00 luan sfidën e fundit kualifikuese të grupit E për Euro 2024 kundër vendasve. Një pikë mjafton që kuqezinjtë të kalojnë më tej, teksa festa ka nisur mes lojtarëve dhe stafit të ekipit.

    Shkak për këtë është bërë ditëlindja e Taulant Seferit. Lojtari i Baniyas mbushi 27 vjeç dje, me stafin që i kishte përgatitur një surprizë sulmuesit. Pasi fiku dritat e tortës, anësori nga Kumanova nuk mund të mos këndonte “himnin” e këtyre kualifikueseve.


    “Gjermania o mor vëllezër nuk është si përpara”, këndon Seferi, që duket se ia ka dedikuar këtë këngë Etrit Berishës. Mes urimeve për ditëlindjen e Seferit, vetë lojtari kërkon që nesër të marrë nga grupi dhuratën më të shtrenjtë, atë të kualifikimit për herë të dytë në një turne si Europiani.

  • Stërvitja e fundit, Silvinjo i ka “top” të gjithë. Ja si pritet të rreshtohet Kombëtarja në sfidën me Moldavinë

    Stërvitja e fundit, Silvinjo i ka “top” të gjithë. Ja si pritet të rreshtohet Kombëtarja në sfidën me Moldavinë

    Kombëtarja shqiptare ka mbyllur dje përgatitjet në Tiranë dhe mëngjesin e sotëm do të udhëtojë drejt Moldavisë. Për të ndier disi edhe fushën e “Air Albania”-s në këmbët e tyre, Silvinjo kishte vendosur që këtë seancë të fundit në tokën shqiptare, ta zhvillonte në stadium dhe jo te “Shtëpia e Futbollit”.

    Ekipi zbriti në fushë në orën 16:45, teksa fatmirësisht dhe si rrallëherë, grupi me 24 lojtarë ishte i plotë në urdhrat e Silvinjos dhe gëzon një formë të mirë fizike. Skuadra mori ngarkesë të plotë, ndërsa stërvitja u fokusua më shumë te topi dhe te disa situata loje.

    Kombëtarja shqiptare do të udhëtojë sot rreth orës 8:30 të mëngjesit drejt Kishinaut, kryeqytetit moldav. Pas mbërritjes, skuadra do të zhvillojë edhe seancën e fundit stërvitore zyrtare para ndeshjes në stadiumin “Zimbru”, ndërkohë që trajneri me kapitenin e ekipit do të dalin në konferencën për shtyp.

    Ndeshja do të nisë nesër në orën 18:00 dhe një pikë mund të vendosë kualifikimin e menjëhershëm të Shqipërisë në Europian për herë të dytë në historinë e saj. Sakaq, me 20 nëntor, Shqipëria do të presë përfaqësuesen e Ishujve Faroe në stadiumin “Air Albania”.

    FORMACIONI

    Silvinjo do t’i qëndrojë besnik formacionit të ndeshjes së fundit me Çekinë, me vetëm një ndryshim të detyruar. Arlind Ajeti nuk ia doli për shkak dëmtimi, por gjithsesi në ekip është kthyer Ardian Ismajli dhe ai do të jetë krah Gjimshitit në mbrojtje.

    Nga krahët Hysaj dhe Mitaj. Po ashtu edhe mesfusha e pandryshuar me Ylber Ramadanin dhe Kristjan Asllanin dhe para tyre Nedim Bajrami.

    Edhe në vijën e sulmit nuk ka surpriza pasi në krahun e djathtë pritet ta nisë Jasir Asani, ndërkohë në të majtën Taulant Seferi dhe në majën e sulmit Sokol Cikalleshi.

    Ndërkaq në dispozicion për brazilianin do të jenë edhe emra si: Tomas Strakosha, Elhan Kastrati, Jon Mersinaj, Frederik Veseli, Ivan Balliu, Qazim Laçi, Keidi Bare, Klaus Gjasula, Arbnor Muja, Myrto Uzuni, Ernest Muçi, Mirlind Daku dhe Arbnor Muçolli.