Category: Sport

  • Tragjedi në futboll, ndahet nga jeta në moshë të re futbollisti i njohur (Emri+ Foto)

    Tragjedi në futboll, ndahet nga jeta në moshë të re futbollisti i njohur (Emri+ Foto)

    Ditë zie në futbollin francez, për shkak se ka ndërruar jetë një sportist në moshë mjaft të re.

    Mbrojtësi Valentin Poreye, i lindur në vitin 2003 dhe i cili kaloi kohë me ekipin e të rinjve të Lille, ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 20-vjeçare.

    Sipas asaj që shkruajnë mediat, ai vdiq të dielën e kaluar për arsye të paqarta. Ish-skuadra e tij ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku i ka shprehur ngushëllime familjes.

    “Lille mësoi me pikëllim për vdekjen e ish-lojtarit të saj, Valentin Poreye, në moshën 20-vjeçare.

    Valentin ishte një mbrojtës i ri që luajti për ekipin U16 midis 2018 dhe 2020” – shkruan klubi.

  • Tjetër tragjedi në futboll, portieri i njohur humb jetën pas problemeve në zemër (Emri + Foto)

    Tjetër tragjedi në futboll, portieri i njohur humb jetën pas problemeve në zemër (Emri + Foto)

    Rastet e futbollistëve me probleme në zemër janë shtuar ndjeshëm në vitet e fundit. Pas ngjarjes tragjike në ndeshjen mes Egnatias dhe Partizanit ku Raphael Dëamena ndërroi jetë pasi pësoi arrest kardiak në fushën e lojës, vjen një tjetër lajm i hidhur për një lojtar.

    Ish-portieri i Zimbabve, George Chigova, i quajtur “Zikeeper”, ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 32-vjeçare. Pasi pësoi një atak në zemër në korrik, duke ndërprerë karrierën e tij futbollistike, ai së fundmi iu rikthye futbollit, por duket se jo për gjatë.

    Sipas asaj që shkruajnë mediat, Chigova është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij në Afrikën e Jugut dhe besohet se gjithçka ardhur pas një sulmi në zemër.

    Lojtari në fjalë ka luajtur për skuadra të ndryshme si Dynamos, Polokëane City dhe SuperSport United. Portieri, i cili luajti në 30 ndeshje për Zimbabve, përfshirë edhe Kupën e Kombeve Afrikane, lë pas një hisori të vërtetë suksesi në komunitetin e futbollit në Afrikë.

  • Ndeshja e Kombëtares, Rama: Kam grua e djalë, pse duhet të shkoj me Kurtin në stadium?

    Ndeshja e Kombëtares, Rama: Kam grua e djalë, pse duhet të shkoj me Kurtin në stadium?

    Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sërish të hënën në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, në ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Europianin e vitit të ardhshëm. Herën e fundit aty, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ndoqën të distancuar ndeshjen kundër Çekisë. Rama u pyet mbrëmë në Report TV nëse këtë herë do të jetë ulur përkrah Kurtit, në rast se kryeministri kosovar do të shkojë sërish për ta parë ndeshjen. “Ç’është kjo? Unë kam grua, kam djalë që shkoj në stadium, pse duhet të shkojë me të tjerë?”, tha ai. “Secili shkon në stadium për qejf.

    Nuk shkojmë në stadium për t’i bashkuar trojet tona. Shkojmë në stadium për të parë një ekip kombëtar që bashkon shqiptarë nga të gjitha trojet tona dhe secili e sheh ndeshjen për qejfin e vet. Ç’do me thënë kjo do shkoni në stadium?”, shtoi Rama. Kryeministri shqiptar pati thënë se nuk e dinte që kryeministri i Kosovës sot të shkonte në Tiranë më 12 tetor. Marrëdhëniet mes kryeministrave nuk janë të mira, pasi Rama ka pasur qëndrim goxha kritik për sjelljen e Kurtit në dialogun me Serbinë dhe në raport me ndërkombëtarët, duke e akuzuar edhe se e ka dobësuar pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

  • UEFA reportazh për kombëtaren shqiptare

    UEFA reportazh për kombëtaren shqiptare

    Një ditë pune me Silvinjon” është titulli i reportazhit të UEFA-s, kushtuar kombëtares shqiptare dhe arkitektit, trajnerit Sylvinho, nën drejtimin e të cilit është shumë pranë kualifikimit për herë të dytë në Europian. Momenti dhe edicioni kualifikues shumë i mirë i Kombëtares kuqezi, por edhe puna fantastike e teknikut brazilian nuk ka kaluar pa u vënë re.

    Reportazhi në faqen zyrtare të UEFA-s nis me një përshkrim të karrierës së Silvinjos si lojtar dhe trajner që ka kontribuar në disa vende të Europës dhe në Brazil, vendlindjen e tij. Trajneri Silvinjo tregon në kanalin zyrtarë të UEFA-s ndjesitë si timonier i Shqipërisë dhe shton se të përfaqësosh një komb është shumë speciale për lojtarët dhe trajnerin.

    “Lojtarët duhet ta shijojnë dhe të jenë krenarë që përfaqësojnë vendin e tyre, kjo është mënyra e të punuarit. Megjithatë kur përfaqëson vendin, gjërat ndryshojnë dhe nuk është e njëjta mënyrë tradicionale e të punuarit. Ti e di që ke shumë përgjegjësi për të luajtur dhe gjithçka duhet të bëhet me zemër, sepse përfaqëson kombin. Kjo është diçka speciale për lojtarët dhe për trajnerin”

    Në karrierën e tij si lojtar, Silvinjo ka luajtur nën drejtimin e Pep Guardiolës dhe Arsen Wenger, dy nga trajnerët më të mirë të historisë. Në reportazhin e UEFA-s Silvinjo i cilëson ata si të jashtëzakonshëm.

    “Guardiola dhe Venger janë të jashtëzakonshëm. Nuk pretendoj të bëhem si ata. Bëj punën time si e mendoj unë. Futbolli ka ndryshuar shumë, por unë besoj tek organizimi i një ekipi”.

    Pjesë e reportazhit të UEFA-s është edhe Elseid Hysaj. Fillimisht mbrojtësi kuqezi jep mendimin e tij për Silvinjon, duke e cilësuar si një nga trajnerët e tij të preferuar.

    “E ndjek shumë, pasi është një trajner që na ka dhënë shumë dhe po na ndihmon gjithmonë. Është shumë energjik dhe na jep shumë pozitivitet si grup. Kishim shumë nevojë për këtë, pasi kemi pasur disa kohë kur nuk kishim shumë atmosferë pozitive si skuadër dhe kishim nevojë për një trajner si Sylvinho për të kaluar momentin e vështirë. Tani është padyshim një nga trajnerët e mi të preferuar”,

    Reportazhi i UEFA-s dedikuar ecurisë fantastike të Shqipërisë dhe trajnerit të saj Silvinjo mbyllet me fjalën e këtij të fundit, i cili thotë se në Kombëtare çdo gjë bëhet me zemër pasi prezantojnë vendin në arenën Europiane dhe atë Botërore. Në fund mesazhi i Sylvinhos është i qartë: Gjithmonë besoni te lojtarët.

  • Fitorja në tavolinë/ Shqipëria shkon në finalet e Euro 2024 edhe me humbje, UEFA tregon skenaret

    Fitorja në tavolinë/ Shqipëria shkon në finalet e Euro 2024 edhe me humbje, UEFA tregon skenaret

    Moldavi – Shqipëri do luhet më 17 nëntor në orën 18:00, për kualifikueset e Euro 2024 në grupin E. Ndeshja është e rëndësishme për Kombëtaren, që me një pikë siguron kalimi në fazën finale të “Gjermani 2024”. Hapja e shampanjës së kualifikimit mund të vijë edhe me një humbje të kuqezinjve, nëse disa orë pas ndeshjes së Kombëtares Polonia mund Çekinë në ndeshjen direkte.
    Në grupin E kualifikues, Shqipëria me 13 pikë mban vendin e parë, ndjekur nga Çekia me 11-të, Polonia me 10-të, Moldavia me 9-të dhe Ishujt Faroe me vetëm një pikë. Për polakët ndeshja me Çekinë është e fundit në grup, ndërsa shanset për kalimin më tej janë të vakëta. Me fitoren e polakëve kundër çekëve dhe humbjen e Shqipërisë në Moldavi, tanët do kalonin më tej dhe më pas në ndeshjen e fundit Çekia dhe Moldavia do diskutonin ekipin e dytë që do shkonte në Euro 2024 nga grupi E me ndeshjen direkte mes tyre. Ky është vetëm një nga variantet, me tanët që shkojnë në Moldavi për tri pikë, duke nisur edhe nga historiku mes skuadrave. Të dyja skuadrat janë takuar gjashtë herë në fushë, me tanët që kanë fituar pesë duele dhe kanë barazuar një (në miqësore). Të pesta takimet e fituara nga kuqezinjtë janë në kuadër të kualifikueseve europiane, me të parë që daton më 29 marsin e 1995, 3-0.

  • Tragjedia e Dwamena-s, flet lojtari i parë profesionist gjerman që luajti me defibrilator: E pashpjegueshme që e hoqi

    Tragjedia e Dwamena-s, flet lojtari i parë profesionist gjerman që luajti me defibrilator: E pashpjegueshme që e hoqi

    Tragjedia e Rafael Duamenës, i cili humbi jetën pas kolapsit në ndeshjen Egnatia-Partizani, ka bërë xhiron e botës dhe është kthyer në shumë vende në temë diskutimi rreth sigurisë së futbollistëve dhe aftësisë për të luajtur me probleme në zemër.

    Veprimi i të ndjerit Duamena për të hequr defibrilatorin shihet nga shumëkush si shkaku i kësaj tragjedie dhe këtë variant e mbështet në mënyrë indirekte edhe një person i cili shkroi historinë disa vite më parë për një çështje të ngjashme.

    Daniel Engelbreht është tashmë 33-vjeçar dhe nuk luan më futboll, por në moshën 22-vjeçare, ai u rrëzua pasi pësoi një kolaps kur luante për Shtutgart Kikers ndaj Erfurt. Ish-sulmuesit iu diagnostikua përveç miokarditit edhe aritmi kronike kardiake. Pas katër operacioneve, atij iu vendos edhe defibrilatori në zemër.

    Rreth 18 muaj pas ndërhyrjes së fundmit, ai u kthye në fushën e lojës, duke u bërë futbollisti i parë profesionist gjerman i cili luante me defibrilator. Një aparat të cilin Duamena e hoqi dhe për ish-futbollistin, kjo ishte e pakuptimtë.

    “Nuk e njihja, por për mua është e pashpjegueshme që të hiqet defibrilatori. Unë kam ndaluar së luajturi futboll tani, por e di se sa e ndërlikuar mund të jetë nëse ke probleme me zemrën”, tha Engelbreht në një intervistë duke insistuar se një pajisje e tillë mund të shpëtonte jetën në fushë dhe jo vetëm.

    “Sepse në fushë ka njerëz që mund të ndihmojnë. Por çfarë ndodh kur jam vetëm në shtëpi?”, ishin fjalët e futbollistit i cili i dha fund karrierës së tij në vitin 2017 pas insistimit të familjarëve.

    PANORAMASPORT.AL

  • “Silvinjo ka të drejtë me Cikalleshin, por Broja nuk lihet jashtë”, parashikimi i Rrakllit: Do thyejmë rekord me pikët

    “Silvinjo ka të drejtë me Cikalleshin, por Broja nuk lihet jashtë”, parashikimi i Rrakllit: Do thyejmë rekord me pikët

    Altin Rraklli është i bindur që trajnerit Silvinjo i duhet dhënë të drejtë në çdo zgjedhje që bën, pasi po tregon ndeshje pas ndeshje se po vepron në mënyrën e duhur. Ish-sulmuesi i njohur i Kombëtares shqiptare, ka argumentuar se pse vendimet e brazilianit nuk duhen kontestuar, sido që të duken ato nga jashtë.

    Në intervistën e tij për “Sport News” në ”News 24”, në bashkëbisedimin me moderatoren Trevisa Tufa, ai është ndalur te ajo që trajneri po i jep Kombëtares, sa afër janë kuqezinjtë me një rekord historik dhe se është situata e sulmit të mbipopulluar ku nuk ka dhënë ende kontributin e tij Armando Broja.

    Altin, në bisedën e fundit, ishim live nga Praga. Jo vetëm ishit i bindur që nuk humbnim përballë Çekisë, por gjetët dhe rezultatin në kokë, 1-1. Tani jemi sy e veshë për të dëgjuar parashikimin e radhës. Si del sfida me Moldavinë?

    Ashtu rastisi, pasi unë nuk shquhem për gjetje të rezultateve. Unë, duke u nisur nga përformanca e skuadrës, jam besimplotë. Do jetë ndeshja më e vështirë, ndoshta më e vështirë se Çekia. Moldavia është një ekip kompakt në mbrojtje, shumë e vështirë t’i shënosh. Po them 0-1 ose 0-2, nuk pësojmë gola atje.

    Askush nuk bën llogari, as Silvinjo e as lojtarët nuk futen në fushë për “X”. Do na mjaftonte dhe një barazim. Çfarë tregon ky detaj?

    Është në rregull ajo që thotë trajneri, nuk mund të bësh llogari. 90 minuta janë shumë dhe mund të pësosh gol. Siç sulmove në Çeki, bëj të njëjtën gjë edhe këtë herë. Në momentin që ti shënon, loja do jetë më e rrjedhshme. Trajneri ka të drejtë.

    Rraklli, po të shohësh listën e lojtarëve kemi tetë sulmues, reparti me më shumë lojtarë. A ka ndryshuar tashmë filozofia e Kombëtares? A jemi tashmë në një realitet të ri?

    Nuk ka ndodhur ndonjë që në listë të ketë më shumë sulmues se mesfushorë. Silvinjo e ka bërë diçka të tillë. Merita i takon atij. Kemi sulmues me tipare mesfushori. Asani në rastin konkret, ai kthehet mbrapa shumë. Broja? Janë situata të brendshme. Në aspektin e përgjithshëm, një lojtar i tillë nuk duhet të lihet jashtë. Uroj të jetë siç thonë. Një përjashtim përfundimtar nuk do ishte e drejtë dhe nuk do ishte diçka e zgjuar. Nëse do isha trajner, do e kisha grumbulluar.

    Në sytë e një ish lojtari, që e di se si funksionon dhoma e zhveshjes. është vendim teknik, apo nuk preferon të prishë harmoninë në dhomat e zhveshjes? Nga ana tjetër, si ndikon kjo te një lojtar si Broja që futet në fushë kundër Mançester Siti dhe fiton menjëherë penallti. Ndërkohë, trajneri i Kombëtares e kursen…

    Janë probleme të brendshme. Nëse Broja ka kërkuar të luajë me patjetër, vendimi i trajnerit është normal pasi askush nuk mund të vendosë kushte. Ndeshjet e bëra deri më tani janë zhvilluar pa Brojën. Nëse janë probleme që kanë të bëjnë me dëmtimin, apo diçka tjetër, nuk e dimë. Duhet të besojmë atë që thotë trajneri.

    Sa të vështirë do ta ketë Silvinjo të përpilojë listën për në “Euro2024”? Jo vetëm Broja, por mungoi edhe Marvin Çuni, ndërkohë ka dhe tetë sulmues të tjerë, dikë është i detyruar të lërë jashtë…

    Na duhet një pikë akoma. Një lojtar për shembull që ka kontribuar në shumë minuta gjatë kualifikueseve, normal që do grumbullohet.

    Dua të ndalem edhe te një detaj tjetër. Silvinjo nuk ndryshon kurrë në lidhje me qendrën e sulmit. I beson verbërisht Çikalleshit, por Çika është i vetmi sulmues që nuk ka shënuar asnjë gol në këto kualifikuese. Pse insiston Silvinjo në këtë pikë, çfarë sheh ai? A duhet të provojë diçka ndryshe në këto dy sfida të fundit?

    Silvinjo është trajner i ri, nuk i njihte emrat. I çmontoi lojtarët, duke u marrë më të mirën dhe duke parë te ata, atë që mund të bëjnë në fushë. Çikalleshi është një lojtar që rrezikon, por bën mirë edhe kur kthehet mbrapa. Nuk ka shënuar, por ka punuar shumë. Me këto rezultate, trajneri ka të drejtë me lëvizjet e bëra.

    Në këto 6 ndeshje besoj e kemi krijuar të gjithë një ide shumë të qartë mbi këtë ekip. Në këndvështrimin tënd, ku mund të përmirësohemi akoma më shumë. Çfarë mund të bëjmë më mirë?

    Nuk e di, duke u nisur nga ndeshjet e fundit, ka ardhur në maksimumin e vet. Çdo gjë ka funksionuar në mënyrë perfekte. Nuk pësojmë dhe nuk lejmë hapësira, kjo është baza.

    Kthehemi pak te sfidat me Moldavinë, çfarë ndeshje pret? Është një rival që na sjell fat, por nuk kanë humbur kurrë në shtëpinë e tyre.

    Ndeshja më e vështirë, u duhet patjetër fitorja. Ata do lenë hapësira mbrapa, pa diskutim. Nuk e di nëse do jetë gati Moldavia të përballojë presionin. Ne nuk e kemi presionin e madh.

    E nisëm me parashikim e mbyllim me parashikim, me sa pikë e mbyllim këto kualifikuese? Jemi në kuotën e 13 pikëve.

    Do thyejmë rekord, e mbyllim me 19 pikë.

  • Vdekja e futbollistit të Egnatias/ Klodiana Lala zbardh prapaskenat: Nuk bën sens të hetohet për ‘shpërdorim detyre’…

    Vdekja e futbollistit të Egnatias/ Klodiana Lala zbardh prapaskenat: Nuk bën sens të hetohet për ‘shpërdorim detyre’…

    Në studion e emisionit “Open” , u diskutua ngjarja e rëndë që ndodhi fundjavën e kaluar, ku futbollisti ganez i klubit Egnantia, Raphael Dwamena ndërroi jetë në fushë.

    Gazetarja Klodiana Lala u shpreh se hetimi nuk do të kufizohet vetë në një mjek, ku argumentoi se rasti i sulmuesit ganez ishte i njohur publikisht.

    “Janë sqaruar rrethanat e ngjarjes, se si kishte ardhur ky futbollisti etj. Për mua nuk bëri sens pse do hetohet për ‘shpërdorim detyre’. Kush janë zyrtarët e futbollit dhe mjekët që kanë miratuar testet. Formalisht ka një letër që një mjek ka firmosur se ky futbollist mund të luajë. Është një ekspert i mjekësisë ligjore, i cili do bëjë me dije nëse futbollisti mund të kthehej në jetë. Ka dhe një gjë tjetër, ka të bëjë dhe me neglizhencat mjekësore. Futbollisti ka folur në media për shëndetin e tij dhe sërish ka luajtur. Si është lejuar të luajë? Për pasojë lindin pyetje nëse ka pasur ambulanca mjetet e duhura? Po ashtu duhet një mjek zemre kur futbollisti ka pësuar goditje në zemre. Hetimi nuk kufizohet vetëm në një mjek. Ky rast ishte i njohur botërisht. Futbollisti ganez kishte folur publikisht për shëndetin e tij.’, u shpreh Lala.

    Ndërsa eksperti i sigurisë, Eugen Beçi, tha se nuk ka mangësi në legjislacion, pasi ka ligje dhe nene që përcaktojnë se kur një sportist mund të luajë apo jo.

    “Nuk mund të themi që kemi mangësi në legjislacion. Kemi ligjin mbi sportit se si një sportist mund të luajë. Mjekë të licencuar çdo 6 muaj duhet të bëjnë kontroll ndaj sportistët. ‘Shpërdorimi i detyrës’ ka lidhje me nenin se kush ka shkelur ligjin. Kemi paaftësi mjekësore për diagnozën po a ka neglizhencë. Prokuroria do hetojë edhe për neglizhencën mjekësore. a ka pasur aparaturat e duhura ambulanca mjekësore? është një ngjarje që do përcaktojë atë që është thënë deri më sot se ka neglizhencë në legjislacion.”, u shpreh eksperti i sigurisë.

  • Prekëse, futbollisti në Francë i dedikon golin Dwamenas (Video)

    Prekëse, futbollisti në Francë i dedikon golin Dwamenas (Video)

    Humbja e Raphael Dwamena-s është një dramë për të gjithë futbollistët në Europë dhe më gjerë.

    Ai vdiq gjatë ndeshjes mes Egnatias dhe Partizanit duke dhënë frymën e fundit në fushë në minutën ’24 teksa ndodhej në zonën para portierit rrogozhinas.

    Ndërkohë, sulmuesi nga Nigeria, Moses Simon i dedikoi dje golin Dëamenas. Goli i tij ishte i vetmi i Nantes në humbjen 3-1 ndaj Metz, në Ligue 1.

    “U prehsh në paqe, Raph” – shkruhej në fanellën e Simon. Kujtojmë që Simon ishte shok skuadre me Dëamena-n në vitin 2018 te skuadra e Levantes. /albeu.com

  • Letra tronditëse e kardiologut që trajtoi Dwamenan: “Isha i vetëdijshëm se një ditë do të ndodhte tragjedia”…

    Letra tronditëse e kardiologut që trajtoi Dwamenan: “Isha i vetëdijshëm se një ditë do të ndodhte tragjedia”…

    Problemet me zemrën tek ai e bënë të këshillueshme vendosjen e një defibrilatori

    Antonio Asso, një kardiolog që trajtonte Raphael Dwamena, ndërsa ganez luante për Saragoza, shpjegoi në një letër të hapur të publikuar nga “El Heraldo de Aragón” se një vit më parë ai ishte në dijeni të fundit tragjik që e priste futbollistin, i cili vdiq këtë të shtunë, teksa luante në Shqipëri, ku u rrëzua në fushën e lojës dhe nuk u ngrit më.

    Asso shpjegon, se në vitin 2019, disa marramendje që pësoi Dwamena, ishin tashmë të lidhura me “aritmi të rënda ventrikulare që ndodhin gjatë ndeshjeve”.

    Me atë rast ata e bindën atë për “nevojen e domosdoshme për të vendosur një defibrilator që të paktën të garantonte jetën e tij”. Një vendim që u shoqërua me këshilla: braktisja e praktikës sportive profesionale, pa përjashtuar një ndërhyrje të mëvonshme për të adresuar problemin rrënjësor. “Kjo kërkonte që ai të qëndronte gjallë dhe për këtë defibrilatori ishte thelbësor”, thotë doktori.

    Me kalimin e kohës, pajisja e implantuar, i shpëtoi jetën “kur ai zhvilloi një aritmi malinje që ishte trajtuar saktë automatikisht” nga defibrilatori.

    Por një vit më vonë, dymbëdhjetë muaj më parë, Asso mësoi “se Dwamena kishte kërkuar heqjen e defibrilatorit”, një ndërhyrje që u krye më në fund. “Që nga ai moment isha i vetëdijshëm se një ditë do të ndodhte tragjedia që ndodhi të shtunën në një fushë futbolli në Shqipëri”,- shkruan kardiologu.

    “Ai vdiq si rezultat i një vendimi personal të respektueshëm, por nëse nuk do t’i ishte hequr defibrilatori, Raphaeli do të ishte ende gjallë,”- shton ai, duke përfunduar me një deklaratë tingëlluese: “Nuk ka vdekur dikush që mban një defibrillator, por dikush që NUK mbante një të tillë.”