Category: Sport

  • Letra tronditëse e kardiologut që trajtoi Dwamenan: “Isha i vetëdijshëm se një ditë do të ndodhte tragjedia”…

    Letra tronditëse e kardiologut që trajtoi Dwamenan: “Isha i vetëdijshëm se një ditë do të ndodhte tragjedia”…

    Problemet me zemrën tek ai e bënë të këshillueshme vendosjen e një defibrilatori

    Antonio Asso, një kardiolog që trajtonte Raphael Dwamena, ndërsa ganez luante për Saragoza, shpjegoi në një letër të hapur të publikuar nga “El Heraldo de Aragón” se një vit më parë ai ishte në dijeni të fundit tragjik që e priste futbollistin, i cili vdiq këtë të shtunë, teksa luante në Shqipëri, ku u rrëzua në fushën e lojës dhe nuk u ngrit më.

    Asso shpjegon, se në vitin 2019, disa marramendje që pësoi Dwamena, ishin tashmë të lidhura me “aritmi të rënda ventrikulare që ndodhin gjatë ndeshjeve”.

    Me atë rast ata e bindën atë për “nevojen e domosdoshme për të vendosur një defibrilator që të paktën të garantonte jetën e tij”. Një vendim që u shoqërua me këshilla: braktisja e praktikës sportive profesionale, pa përjashtuar një ndërhyrje të mëvonshme për të adresuar problemin rrënjësor. “Kjo kërkonte që ai të qëndronte gjallë dhe për këtë defibrilatori ishte thelbësor”, thotë doktori.

    Me kalimin e kohës, pajisja e implantuar, i shpëtoi jetën “kur ai zhvilloi një aritmi malinje që ishte trajtuar saktë automatikisht” nga defibrilatori.

    Por një vit më vonë, dymbëdhjetë muaj më parë, Asso mësoi “se Dwamena kishte kërkuar heqjen e defibrilatorit”, një ndërhyrje që u krye më në fund. “Që nga ai moment isha i vetëdijshëm se një ditë do të ndodhte tragjedia që ndodhi të shtunën në një fushë futbolli në Shqipëri”,- shkruan kardiologu.

    “Ai vdiq si rezultat i një vendimi personal të respektueshëm, por nëse nuk do t’i ishte hequr defibrilatori, Raphaeli do të ishte ende gjallë,”- shton ai, duke përfunduar me një deklaratë tingëlluese: “Nuk ka vdekur dikush që mban një defibrillator, por dikush që NUK mbante një të tillë.”

  • Vdekja e Dwamenas, Prokuroria heton për “shpërdorim detyre”

    Vdekja e Dwamenas, Prokuroria heton për “shpërdorim detyre”

    Prokuroria e Durrësit ka regjistruar një hetim me akuzën e “shpërdorimit të detyrës” për vdekjen e futbollistit të Egnatias, Rafael Dwamenas të shtunën në fushën e lojës.

    Organi i akuzës konfirmoi për Tv Klan se verifikimet po kryhen në këtë drejtim, teksa mbetet në pritje të materialeve për veprimet hetimore që po kryhen nga Policia e Durrësit.

    Gjatë këtyre ditëve, agjentët kanë marrë disa dëshmi, përfshirë këtu edhe mjekët që janë kujdesur për 28-vjeçarin si dhe kanë sekuestruar një sërë shkresash dhe rregulloresh për të kuptuar nëse ka pasur shkelje të detyrës.

    Trupi i Rafael Dwamenas gjendet ende pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore ku po kryhen veprimet hetimore të kërkuara në kuadër të hetimeve.

    Ndërsa klubi i Egnatias ka shtyrë ceremoninë e homazheve e parashikuar për këtë të hënë.

    Ngjarja e rëndë në futbollin shqiptar u rëgjistrua në ndeshjen e të shtunës në 11 Nëntor mes Egnatias dhe Partizanit, ndeshje e cila po luhej në Rrogozhinë.

  • Daumena vdiq në Shqipëri, portieri i kombëtares së Ganës shkruan dedikim poshtë fanellës së tij

    Daumena vdiq në Shqipëri, portieri i kombëtares së Ganës shkruan dedikim poshtë fanellës së tij

    Lajmi i vdekjes së futbollistit të Egnatias gjendet edhe në mediat ndërkombëtare. Gana, vendi nga i cili vinte Daumana po përjeton një dhimbje të thellë për ndarjen nga jeta të 28-vjeçarit.

    Portieri i kombëtares së Ganës, mik i ngushtë më Daumanën shpërthen në lot teksa flet për të. “Kam humbur mikun tim më të mirë, jam tepër i trishtuar”, tha portieri i kombëtares ganeze. Ndërkohë që lunate në fushë, poshtë fanellës, portieri Zigi kishte veshur një bluzë me mbishkrimin: “Pusho në paqe, Rafael”.

    Zigi e njeh Duamenën prej gjysmës së jetës. “ Të dy e kanë njohur njëri-tjetrin që kur ishin të vegjël, ata erdhën në ‘Red Bull Academy’ për stërvitje së bashku”, kujton trajneri i St. Gallen, Peter Zeidler.

  • Prokuroria nis hetimet për vdekjen e sulmuesit të Egnatias

    Prokuroria nis hetimet për vdekjen e sulmuesit të Egnatias

    Ditën e djeshme sulmuesi i ekipit të Egnatias, Duamena humbi jetën tragjikisht. Pas një kalvari të gjatë me sëmundjet e zemrës, futbollisti pësoi arrest kardiak në fushën e lojës dhe më vonë në spital humbi jetën.

    Ndërkohë që sot Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimin për këtë çështje, ku deri më tani janë marrë në pyetje edhe mjeket e ekipit, personali autoambulancës dhe mjekët e spitalit në Kavajë.

    Trupi pajetë i futbollistit ndodhet në Tiranë nga ku po kryhet procesi i autopsisë. Hetimi nga prokuroria vijon për të sqaruar shkakun e humbjes së jetës së lojtarit, gjatë ndeshjes.

  • “Futbolli është sport me risqe”, mjeku Lala për vdekjen e Duamenës: Erdhi pa jetë në spital

    “Futbolli është sport me risqe”, mjeku Lala për vdekjen e Duamenës: Erdhi pa jetë në spital

    Njeriu që priste në spitalin e Kavajës me misionin për ta kthyer në jetë futbollistin e Egnatias, Rafel Duamenën ishte mjeku Riza Lala. Në një intervistë për “Panorama Sport”, Lala thekson se lojtari 28-vjeçar erdhi pa shenja jete në spital.

    Doktor Lala, në çfarë gjendje mbërriti Rafael Duamena në spitalin e Kavajës?

    Rafael Duamena erdhi pa shenja jete në spitalin e Kavajës në orën 14:10 minuta. Futbollisti mbërriti me ambulancën e qendrës spitalore Rrogozhinë ku edhe ka marrë ndihmën e parë, por pa mundur që i ndjeri të jetojë.

    Çfarë shërbimi ka marrë futbollisti gjatë periudhës që është transportuar nga stadiumi drejt spitalit?

    Lojtari i Egnatias, Duamena ka pësuar atak kardiak, goditje në organin e zemrës dhe mjekët i kanë dhënë ndihmën e specializuar në ambulancë. Ne zbatuam protokollin, por pa mundur të bënim më shumë, pasi futbollisti kishte ndërruar jetë.

    Për çfarë shërben aparati i defribilatorit?

    Defibrilatori kardioverter i implantueshëm (ICD) është një pajisje e vogël, e cila trajton njerëzit me ritme jonormale të rrezikshme të zemrës. ICD dërgon impulse elektrike për të rregulluar ritmet anormale të zemrës, sidomos ato që mund të jenë të rrezikshme dhe të shkaktojnë një arrest kardiak.

  • Çfarë i ndodhi Dwamenës? Mjeku Brataj: Aktiviteti fizik, armik kryesor i patologjisë së tij

    Çfarë i ndodhi Dwamenës? Mjeku Brataj: Aktiviteti fizik, armik kryesor i patologjisë së tij

    “Mjekët e këshilluan disa herë ndërsa zoti e fali dy herë, hera e tretë”

    Kreu i qendrës Kombëtare të Ugjencës Dr. Skënder Brataj thekson se lojtari ganez Rafael Dwuamena nuk duhej të lejohej të luante futboll për shkak të patologjisë kardiomiopati hipertrofike apo zmadhimit të zemrës siç njihet ndryshe dhe që kishte pasur dy episode të tjera në fushë më herët.

    “Shkencërisht dhe nga ana mjekësore lojtari nuk duhej të luante futboll aq më keq në një lojtar që ishte diagnostikuar me një kardiomiopati hipertrofike. Kjo patologji me kalimin e kohës rrit muret e zemrës e dhomave kardiake, krijon insuficiencë të valvulave dhe rrit nevojat për oksigjen të vet miokardit gjë e cila është e pamundur në një sforco fizike ku nevojat shtohen disa herë për të furnizuar me oksigjen edhe vetë muskulin e zemrës, gjë e cila e çon në aritmi vdekje prurëse”– tha Brataj.

    Kardiomiopatia hipertorifike mund të shfaqet me lipotimi të shoqëruara me humbje të vetëdijes arrest respirator dhe arrest kardiak të cilat sportisti i ka shfaqur dy herë të tjera. Në Shqipëri u mjaftuan që parametrat shëndetësorë ti kishte në rregull përpara fillimit të ndeshjes.

    “Parametrat jetësorë në momentin e luhatjes sigurisht që i ka mirë sepse presionin e ka mirë, frekuencën e ka mirë frymëmarrjen e vetëdijen, oksigjenin në gjak sepse ai është një sportist sigurisht që i ka mirë në momentin e ndeshjes, por patologjia poshtëshënuar është domethënëse dhe krejtësisht e ndaluar. Nuk e di por shpresoj dhe besoj që edhe vetë lojtarit ia kanë bërë të qartë se çfarë risku ai ka, pavarësisht që pasioni, dëshira, jeta e tij ishte futbolli. Mjekët e këshilluan disa herë ndërsa zoti e fali dy herë, hera e tretë… sepse zemra vazhdon e zmadhohet në një sforco fizike të përhershme, permanente, sepse nuk është vetëm ndeshja por është edhe stërvitja çdo ditë, aktiviteti fizik është një nga armiqtë kryesorë të kësaj patologjie”- tha shefi i urgjencës.

    Brataj thekson që edhe në sport duhen përcaktuar mirë rregullat e lojës.

    “Si në çdo fushë edhe në futboll ka një boshllëk të madh legjislativ gjë e cila nuk është shkruar asgjëkundi të luajë apo të mos luajë ky lojëtar ne Shqipëri. Ju kujtohet Erikseni dy vjet më parë i ndodhi e njëjta gjë. U kthye në jetë por nuk u lejua më të luajë në Itali sepse shteti italian nuk lejon sportistë të luajnë në këtë gjendje dhe ai ka vendos një defibrilator dhe ka ik në Angli të luajë se atje lejohet. Kështu që janë shtete të ndryshëm apo Federata e kanë apo se kanë në rregulloren e tyre. Kështu që duhet të jetë e shkruar diku ose në rregullore të brendshme të Federatës ose të ketë një ligj që në këtë lloj sporti me këto lloj patologjish nuk lejohet të luash”- përfundoi Brataj./ Top Channel

  • Rafael Dwamena kishte hequr aparatin në zemër, zbardhet autopsia e futbollistit

    Rafael Dwamena kishte hequr aparatin në zemër, zbardhet autopsia e futbollistit

    Futbollisti Rafael Dwamena i cili humbi jeten diten e djeshme ne fushen e Rogozhines, kishte hequr aparatin Pacemaker, i cili rregullon ritmin e rrahjeve te zemres.

    Ky fakt ka dale nga autopsia qe eshte bere per vdekjen e futbollistit.

    Humbja e jetës së futbollistit ganez Rafael Dwamena po hetohet nga ana e prokurorisë së Durrësit.

    Për të dhënë një përgjigje ligjore nëse mund të parandalohej ky fund tragjik është kërkuar të kryhet autopsia e 28-vjeçarit për të nxjerrë shkakun e vdekjes pavarësisht se dyshimet janë për një arrest kardiak.

    Prokuroria ka sekuestruar kartelat mjekësore që Dwamena ka pasur në Federatën Shqiptare të Futbollit dhe në ekipin Egnatia për të parë nëse në ato kushte duhet të lejohej të luante futboll.

    Në policinë e Durrësit janë pyetur dhe mjekët të cilët kanë bërë kontrollet mjekësore ndaj futbollistit ganez. Sipas tyre prej janarit kur Dwamena ishte në Shqipëri analizat i kanë dalë në normë dhe futbollisti nuk ishte ankuar për asnjë problem shëndetësor.

    Nga verifikimet e kryera nga ana e grupit hetimor ka rezultuar se lojtarit i është dhënë e gjithë ndihma e nevojshme mjekësore që në momentin e parë pasi ambulance ishte e pajisur me defibrilator dhe gjithë aparaturat e tjera sipas protokollit.

    Problemet me zemrën talentit nga Gana iu evidentuan që në vitin 2017 dhe 2 vite me vonë mjekët e klubeve ku ai luante në Evropë i sugjeruan të hiqte dorë nga futbolli. Megjithatë ai vazhdoi të luante pasi kishte vendosur një kardioverter-defibrilator të implantueshëm në janar të vitit 2020.

    Për shkak të kësaj gjendjeje shëndetësore shumë klube nuk e afruan Dwamenën derisa në janar të këtij viti ai u aktivizua me Egnatian ku u shndërrua në golashënuesin më të mirë të sezonit.

  • La pa ndjenja arbitrin në Fier, identifikohet tifozi i Vorës që goditi me stol Zirin

    La pa ndjenja arbitrin në Fier, identifikohet tifozi i Vorës që goditi me stol Zirin

    Aktet e dhunës u rikthyen këtë të shtunë në futbollin shqiptar, teksa në sfidën midis Apolonisë dhe Vorës u godit me sende të forta nga ana e tifozëve miq, gjyqtari i katërt i sfidës, Blerim Ziri.

    Ziri humbi ndjenjat për disa sekonda, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën falë ndihmës së parë që mori nga stafi mjekësor dhe pankina e Apolonisë.

    Pas këtij incidenti tifozët tentuan të hyjnë në fushë dhe shkatërruan hekurat, por nuk u lejuan nga forcat e policisë, të cilët shoqëruan disa prej tyre.

    Dhunë në Kategorinë e Parë, humb ndjenjat arbitri i katërt

    Për incidentin e ndodhur në Stadiumin ‘Loni Papuçiu’, policia e Fierit njofton se ka identifikuar autorin, që është një 35-vjeçar nga kryeqyteti.

    ‘Po punohet për kapjen e shtetasit A. Xh., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 11.11.2023, rreth orës 16:30, pas përfundimit të ndeshjes së futbollit Apollonia-Vora, ka dëmtuar stolat e stadiumit ‘Loni Papuçiu’ dhe me njërin prej tyre, ka goditur gjyqtarin e ndeshjes, shtetasin B. Z., 44 vjeç’, njoftojnë uniformat blu.

    I riu në fjalë akuzohet për veprat penale ‘Goditja e sportistit, trajnerit, arbitirit, ndërmjetësit sportiv’ dhe ‘Shkatërrimi i pronës’.

  • Ndarja tragjike nga jeta e Duamenës, reagon kreu i urgjencës mjekësore: Vdekja mund të evitohej…

    Ndarja tragjike nga jeta e Duamenës, reagon kreu i urgjencës mjekësore: Vdekja mund të evitohej…

    Ndarja tragjike nga jeta e Rafael Duamenës ka tronditur jo vetëm botën e futbollit por të gjithë. Ka pasur reagime të shumta dhe një ndër ta është edhe ajo e kreu të urgjencës mjekësore, Skënder Brataj.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se vdekja mund të evitohej nëse nuk do të luante futboll.

    POSTIMI

    Vdekje e paralajmeruar

    Ngushëllime familjes për humbjen e të dashurit të tyre.

    Kur ndodhi ngjarja në vitin 2021 me futbollistin e Danimarkës Eriksenin pati shumë interpretime. Një gjë është e sigurt: Erikseni nuk duhet të luaj futboll! Raphael Dëamena nuk duhej të luante futboll! Mjekët e njoftuan disa herë, Zoti e fali dy herë!

    Çfarë është Kardiomiopatia hipertrofike?

    Ajo (zmadhimi i mureve të zemrës) është një sëmundje e trashëguar e zemrës.

    Kjo formë e kardiomiopatisë quhet asimetrike; Forma më të rralla të kardiomiopatisë, që prekin afërsisht 2% të pacientëve, janë hipertrofi koncentrike, me trashje uniforme të zemrës në murin e ventrikulit të majtë dhe hipertrofia me zmadhim të apeksit të saj.

    Në shumicën e rasteve, kur monitorohet sëmundja ka ecuri të mirë. Kardiomiopatia hipertrofike mund të shfaqet me lipotimi të shoqëruar me humbje të vetëdijes, sinkop, arrest respirator deri në arrest kardiak. Në këtë rast kërkohet reanimim i menjëhershëm.

    Diagnoza e kardiomiopatisë hipertrofike vendoset nëse gjendet trashje e murit të ventrikulit të majtë të cilat shoqërohen me anomali të formës dhe/ose funksionit të valvulës mitrale, qarkullimit koronar të gjakut, sistemit të përcjelljes së impulsit elektrik të zemrës.

    Këto ekzaminime çojnë në diagnozën e sëmundjes:

    Elektrokardiograma (EKG), Ekokardiograma, MRI kardiake, CT skanimi i zemrës, testet laboratorike dhe analizat gjenetike.

    Pacientët e diagnostikuar me kardiomiopati hipertrofike trajtohen me këto grupe medikamentesh:

    Beta bllokues, bllokuesit e kanaleve të kalciumit, diuretikët, disopiramide.

    Nëse terapia nuk është e mjaftueshme dhe pacienti vazhdon të shfaqi simptoma, ekzistojnë 2 opsione kirurgjikale për trajtimin e kardiomiopatisë hipertrofike.

    Opsioni i parë konsiston në heqjen e pjesës së indit të muskujve të zemrës që është trashur: ky operacion quhet miektomi (procedurë Morroë).

    E dyta konsiston në nderhyrjen e septumit ndërventrikular.

    Për pacientët që konsiderohen të jenë në rrezik të lartë të aritmive kardiake kërcënuese për jetën, indikohet implantimi i një defibrilatori automatik (ICD), siç ishte rasti i Raphael Dëamena.

    Dy janë artmitë vdekjeprurëse në këtë rast: Takikardia ventrikulare pa puls dhe fibrilacioni ventrikular që i kanë ndodhur dy herë të tjera në fushë këtij lojtari.

  • Vdekja e Dwamenës/ FSHF sqaron atë çfarë ka ndodhur në momentin e rënies së tokë

    Vdekja e Dwamenës/ FSHF sqaron atë çfarë ka ndodhur në momentin e rënies së tokë

    Ngjarja e rendë e ndodhur dje në futbollin shqiptar ku kapiteni i skuadrës së Egnatias, Rafael Dwamena humbi jetën pas një sulmi në zemër gjatë ndeshjes, ka sjellë një atmosferë të turbullt në ambientin futbollistik në vend.

    Vetë organi i futbollit shqiptar nëpërmjet një komunikate publike ka vendosur të sqarojë më tepër situatën rreth ngjarjes tragjike në Rrogozhinë.

    Sqarimi i Federatës Shqiptare të Futbollit

    Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të sqarojë opinion publik në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Rrogozhinë gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani, ku futbollisti Raphael Dwamena ra pa ndjenja në fushën e lojës dhe më pas ndërroi jetë.

    Në ndeshjen e luajtur në stadiumin e Rrogozhinës është respektuar me rigorozitet rregullorja e garës. Në gatishmëri ka qenë një ambulancë e pajisur me defribilator dhe të gjitha aparaturat e nevojshme mjekësore si edhe dy doktorë. Futbollistit i është dhënë menjëherë ndihma e shpejtë në fushë dhe është dërguar me urgjencë në spital, ku janë ndjekur të gjitha protokollet mjekësore.

    Mjafton të sjellim në vëmendje disa raste të fundit për të dëshmuar se rregullorja zbatohet në përpikmëri në aspektin mjekësor në çdo rast. Në ndeshjen e dy javëve më parë, Skënderbeu-Egnatia, stafi mjekësor dhe ambulanca kanë ndërhyrë për t’i ardhur në ndihmë një tifozi që kishte probleme shëndetësore, duke i dhënë ndihmën e parë dhe duke e transportuar më pas në spital. Ndeshja është ndërprerë për 15 minuta dhe vetëm pas kthimit të ambulancës në stadium, delegati ka pranuar që loja të rifillojë.

    Në ndeshjen Tirana-Laçi të kampionatit të moshave U17 të datës 10.11.2023 është ndërprerë loja në minutën e 25-të për 30 minuta pasi është dëmtuar një lojtar i Tiranës në kokë. Është dashur ndërhyrja e ambulancës për ta transportuar në spital dhe vetëm pas kthimit të ambulancës dhe stafit mjekësor ka vazhduar loja.

    Në Kategorinë e Dytë, ndeshja Adriatiku-KKS Albanët e datës 28.10.2023 nuk është zhvilluar, pasi ekipi KKS Albanët nuk kishte mjek.

    Në Kategorinë e Parë, ndeshja e datës 6 nëntor mes Tomorrit dhe Burrelit është ndërprerë pasi është dërguar në spital një lojtar i Burrelit pas dëmtimit në kokë dhe më pas sërish ka rifilluar me rikthimin e stafit mjekësorë dhe ambulancës.

    FSHF u bën thirrje disa mediave, disa individëve të caktuar dhe opinionit publik për këtë ngjarje të rëndë të mos bëjnë raportime të papërgjegjshme dhe të pabazuara në fakte për të shfrytëzuar këtë tragjedi.