Inter ka ngushëlluar për vdekjen e futbollistit të Egnatias, Raphael Dwamena.
Përmes një postimi në rrjetin social X, skuadra ka shprehur mbështetjen për skuadrën dhe familjen e lojtarit.
Dwamena pësoi një tak kardiak në minutën ’24 të ndeshjes dhe ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.
Burime brenda skuadrës bëjnë me dije se lojtari ka shfaqur dhe më parë probleme me zemrën, por asnjëherë nuk i ka pranuar ato.
FC Internazionale Milano esprime il proprio cordoglio per la scomparsa di Raphael Dwamena e si stringe attorno alla famiglia e al Club dell’Egnatia in questo momento di lutto.#FCIM
Komentatori Dritan Shakohoxha tha se futbollisti i Egnatias, Raphael Dwamena, nuk duhet të ishte lejuar që të lunate në Superligën shqiptare për shkak se problemeve që kishte me zemrën.
Shakohoxha në një studio televizive tha se Dwamenas, pasi iu bënë kontrollet mjekësore iu anulua kontrata 20 milionë euro që kishte me një klub në Angli.
Ai shtoi se futbollisti që ndërroi jetë, kohët e fundit e kishte hequr dhe defribilatorin që i mbronte zemrën.
“Këtë djalë skuadra e Boltonit e kishte paguar 20 milionë euro dhe kontrata u anulua, pikërisht për këtë motiv për problemet me zemrën. Kishte qëndruar shumë vite me aparat, tani e kishte hequr dhe aparatin, që do të thotë që po lunate pa defribilatorin. Ka qenë dhe një futbollist tjetër në Superligë që lunate me atë aparatin që i mbronte zemrën. Klubi e ka respektuar, i jepte 10 mijë euro në muaj, i ka dhënë dhe një super shtëpi. Por po flasim për dikë që është ndaluar në shumë vende.
Po merren të njëjta pika referimi për ngjarje të ndryshme. Eriksen po luan në Angli, por zemra e Eriksen nuk është e njëjtë me zemrën e Dëamenës. Sepse Dëamena në këtë futbollin anglez nuk e federuan dhe nuk e lanë të lunate. Në Angli pasi i paguan 20 milionë euro, i bënë vizitat mjekësore dhe e anuluan kontratën duke thënë ti nuk je i aftë për të luajtur futboll. Nuk është i njëjtë me rastin e Eriksen. As në Angli nuk u lejua. Një njeri që nuk u lejua të luaj futboll në Angli, në Suedi, në Zvicër, në Spanjë dhe në Austri si ka mundësi që u lejua të luaj në Shqipëri. Pse duhet të lunate në Shqipëri?!”, tha Shakohoxha.
Vesa Vllasaliu ka sjellë sërish në vëmendje historinë e saj të shkuar me futbollistin, Mërgim Berishën, në shtëpinë e “BBVK”.
Në një bisedë me Bleron ajo u shpreh: “Unë nuk e di se si do të ndihen ata kur të kenë fëmijë. Unë e di që kur të kem unë fëmijë, ata do t’i lexojnë të gjitha.”
Më pas e mërzitur Vesa tregoi: “Unë kam shkuar për të në hotel dhe kam fjetur kur familja e tij ka ardhur, sepse babai i tij thoshte nëse është Vesa aty, ne nuk vimë. E unë kam qënduar në hotel më shumë se 24 orë.”Kujtojmë që më herët Vesa tregoi se e ka humbur një fëmijë që priste me Mërgimin.
Sulmuesi Raphael Dwamena humbi jetë në ndeshjen mes Egnatias dhe Partizanit, e zhvilluar sot për 24 minuta. Në stadiumin e Rrogozhinës kapiteni ganez i vendasve u rrëzua në tokë dhe paçka se u dërgua në spital, nuk ia doli të mbijetojë pas goditjes në zemër.
28-vjeçari u dërgua në spitalin e Rrogozhinës dhe pas tij në atë të Kavajës, ku mbërriti pa shënja jete dhe mjekët nuk mundën të bënin diçka për ta shpëtuar.
Ndërkohë që Dwamena luftonte për jetën, ndeshja në “Arena Egnatia” u anullua pasi lajmet nuk ishin të mira për sulmuesin, paçka se u tha se ai mbërriti me shenja jetë në spitalin e Rrogozhinës.
Pas lajmit tragjik shumë pjesëtarë të stafit dhe futbollistë u nisën për në spitalin e Kavajës, aty ku në pamjet më poshtë duken kolegët e ganezit që qajnë dhe bërtasin ndërkohë që ambulanca transporton trupin e tij të pajetë për në morg.
Nga spitali i Kavajës, futbollistët e Egnatias me lot në sy përcjellin Raphael Dwamena, futbollistin 28-vjeçar i cili ndërroi jetë sot.
Të tronditur nga ngjarja, disa prej tyre shihen me duart në kokë dhe me sytë nga ambulanca.
Golashënuesi më i mirë i Egnatias u rrëzua në fushë në minutën e 25 të ndeshjes me Partizanin. Për shkak të gjendjes ai u dërgua drejt spitalit, por sulmuesi nuk ka mundur t’i mbijetojë sulmit në zemër.
Në shkurt të këtij viti ai ka treguar për TCH se e kishte zbuluar problemin me zemrën në vitin 2017 teksa po firmoste kontratën e transferimit nga Zvicra për në ligën angleze.
“U shokova luaja në atë kohë te Zyrih dhe kisha të gjithë mjekët aty. U detyrova të kthehesha në shtëpinë time dhe të bëja disa teste mjekësore. Në fillim më vendosën një pajisje që monitoronte rrahjet e zemrës, bëhet fjalë për një sinjal që të godet dhe të tregon gjendjen e zemrës, ajo ishte gjëja më e rëndë që më ndodhi, por unë nuk jam rrëzuar asnjëherë në fushë apo të humbas ndjenjat. Më pas më pyetën nëse isha në gjendje të mirë për të luajtur dhe unë thashë Po”, është shprehur Dwamena.
Klubet e Superiores dhe Federata Shqiptare e Futbollit kanë shprehur ngushëllimet për ngjarjen e trishtë, ndërsa ndeshjet e fundjavës për kampionatet e futbollit shqiptar janë shtyrë.
“FSHF i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Dëamena dhe klubit të Egnatias për këtë humbje të madhe dhe ngjarje që ka shokuar të gjithë komunitetin e futbollit shqiptar. Federata e Futbollit bën me dije se të gjitha ndeshjet e programuara për këtë fundjavë në të gjitha kampionatet e futbollit në Shqipëri do të shtyhen në një moment të dytë.”, shkruan FSHF në deklaratën e saj./ Top Channel
Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, ka reaguar në lidhje me vdekjen e futbollistit Raphael Dëamena, i cili ndërroi jetë këtë të shtunë pasi një sulm në zemër në minutën ’24, të ndeshjes së Superligës Egnatia-Partizani.
Përmes një postimi në Istagram, Silvinjo i shpreh ngushëllimet miqve dhe të afërmve të futbollistit.
“Prehu në paqe. Ngushëllime familjes dhe miqve”, shkruan Silvinjo në një reagim në rrjete soiciale.
Kjo nuk ishte hera e parë që futbollisti me origjinë ganeze shfaqte probleme me zemrën.
Problemet e tij kardiake u evidentuan nga mjekët në Angli, kur ai kreu seancat mjekësore për t’u bërë pjesë e ekipit të Brighton në vitin 2017.
Por ai vahdoi karrierën si futbollist në Austri duke montuar një defibrilator në zemër.
Në një intervistë të dhënë për gazetën zvicerane “NZZ” (“Neue Zurher Zeitung”) pak kohë më parë, ai konfirmoi se defibrilatori që iu implantua, ishte vënë dy herë në punë.
Një herë kur ishte te Saragoza në Spanjë dhe një herë te Linz në futbollin austriak. Në të dyja rastet ai pësoi kolaps, gjë që çoi në kërkesën që të braktiste idetë e tij për të vazhduar në futbollin profesionist.
Prokuroria bëri me dije nisjen e një hetimi në lidhje me rastin dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes
Trupi i pajetë i futbollistit të Egnatias, Raphael Dwamena, është nxjerrë nga spitali i Kavajës dhe po transportohet drejt morgut të Tiranës.
Jashtë spitalit kanë qenë shokët e skuadrës, të cilët shihet se janë në lot nga ngjarja e tmerrshme, që ka shokuar gjithë botën e futbollit shqiptar.
Dwamena, ndërroi jetë këtë të shtunë pasi një sulm në zemër në minutën ’24, gjatë ndeshjes së Superligës Egnatia-Partizani. Edhe pse iu dha ndihma e parë në fushën e blertë, futbollisti 28-vjeçar, kapiten i Egnatias ndërroi jetë rrugës për në spital.
Prokuroria bëri me dije nisjen e një hetimi në lidhje me rastin dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes. Lojtari me origjinë nga Gana, në fakt luante prej kohësh me defibrilator në zemër, pasi është diagnostikuar me probleme në zemër. Madje mjekët e kishin këshilluar që të mos luante më futboll, pasi po rrezikonte jetën e tij. Por ai vendosi të mos hiqte dorë nga ëndrra e tij për futbollin.
Vdekja e futbollistit të Egnatias Raphael Dwamena, jo vetëm që ishte paralajmëruar më herët, por mesa duket të gjithë e prisnin të ndodhte një ditë.
28-vjeçari që u shemb në fushë ndaj ndeshjes mes Egnatias dhe Partizanit, kishte patur edhe të paktën dy herë më parë probleme me zemrën. Ai ishte shumë pranë kalimit në Premier League në vitin 2017, kur mjekët e Brighton i zbuluan problemin me zemrën.
Madje sipas gazetarëve të sportit, mjekët në Shqipëri i kishin thënë futbollistit ganez që të mos luante më futboll pasi rrezikonte shumë.
Gazetari i sportit Jetmir Halilaj tha se futbollisti kishte patur aparat defibrilator, por e kishte hequr së fundmi. Sipas tij, kur futbollisti diskutonte për shëndetin e tij, shprehej “jeta ime është në dorë të Zotit”.
Sipas ekspertëve të sportit, kampionati shqiptar i ka rregullat në atë mënyrë që lejon të luajnë edhe futbollistët që kanë probleme të tilla shëndetësore. Ndryshe është në kampionatin anglez, ku një gjë e tillë është kategorikisht e pamundur.
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në futbollin shqiptar, ku futbollisti i Egnatias Dwanena ka humbur jetën.
28-vjeçari kolapsoi në fushë në minutën e 24-të gjatë ndeshjes me Partizanin.
Këtu është momenti kur Dwanena është rrëzuar pa ndjenja në fushë.
Pavarësisht dërgimit me urgjencë në spital, sulmuesi i skuadrës rrogozhinase nuk e ka përballuar sulmin në zemër.
Ndeshja u ndërpre, menjëherë pasi ai humbi ndjenjat në fushë.
Raphael Dwamena iu bashkua Egnatias në janar të këtij viti dhe një më pak se një vit bëri që me cilësitë e tij sportive të dashuroheshin jo vetëm tifozët rrogozhinas, por edhe futbolldashësit shqiptarë.
Ai mbante shiritin e kapitenit te Egnatia që prej fillimit të sezonit, por një sulm i beftë në zemër i mori jetën në atë që donte më shumë, fushën e futbollit.
Dwamena ka realizuar 9 gola dhe është golashënuesi më i mirë i Kampionatit shqiptar./albeu.com