Category: Sport

  • Shokët e ekipit në lot dhe me duart në kokë/ Trupi i Dwamenas niset drejt morgut

    Shokët e ekipit në lot dhe me duart në kokë/ Trupi i Dwamenas niset drejt morgut

    Prokuroria bëri me dije nisjen e një hetimi në lidhje me rastin dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes

    Trupi i pajetë i futbollistit të Egnatias, Raphael Dwamena, është nxjerrë nga spitali i Kavajës dhe po transportohet drejt morgut të Tiranës.

    Jashtë spitalit kanë qenë shokët e skuadrës, të cilët shihet se janë në lot nga ngjarja e tmerrshme, që ka shokuar gjithë botën e futbollit shqiptar.

    Dwamena, ndërroi jetë këtë të shtunë pasi një sulm në zemër në minutën ’24, gjatë ndeshjes së Superligës Egnatia-Partizani. Edhe pse iu dha ndihma e parë në fushën e blertë, futbollisti 28-vjeçar, kapiten i Egnatias ndërroi jetë rrugës për në spital.

    Prokuroria bëri me dije nisjen e një hetimi në lidhje me rastin dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes. Lojtari me origjinë nga Gana, në fakt luante prej kohësh me defibrilator në zemër, pasi është diagnostikuar me probleme në zemër. Madje mjekët e kishin këshilluar që të mos luante më futboll, pasi po rrezikonte jetën e tij. Por ai vendosi të mos hiqte dorë nga ëndrra e tij për futbollin.

  • “Jeta ime në dorë të Zotit”, zbulohen detaje tronditëse: Mjekët i kishin thënë Dwamenës që…

    “Jeta ime në dorë të Zotit”, zbulohen detaje tronditëse: Mjekët i kishin thënë Dwamenës që…

    Vdekja e futbollistit të Egnatias Raphael Dwamena, jo vetëm që ishte paralajmëruar më herët, por mesa duket të gjithë e prisnin të ndodhte një ditë.

    28-vjeçari që u shemb në fushë ndaj ndeshjes mes Egnatias dhe Partizanit, kishte patur edhe të paktën dy herë më parë probleme me zemrën. Ai ishte shumë pranë kalimit në Premier League në vitin 2017, kur mjekët e Brighton i zbuluan problemin me zemrën.

    Madje sipas gazetarëve të sportit, mjekët në Shqipëri i kishin thënë futbollistit ganez që të mos luante më futboll pasi rrezikonte shumë.

    Gazetari i sportit Jetmir Halilaj tha se futbollisti kishte patur aparat defibrilator, por e kishte hequr së fundmi. Sipas tij, kur futbollisti diskutonte për shëndetin e tij, shprehej “jeta ime është në dorë të Zotit”.

    Sipas ekspertëve të sportit, kampionati shqiptar i ka rregullat në atë mënyrë që lejon të luajnë edhe futbollistët që kanë probleme të tilla shëndetësore. Ndryshe është në kampionatin anglez, ku një gjë e tillë është kategorikisht e pamundur.

  • Ndërroi jetë pas sulmit në zemër, momenti kur Dwamena shembet në fushë (Video)

    Ndërroi jetë pas sulmit në zemër, momenti kur Dwamena shembet në fushë (Video)

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në futbollin shqiptar, ku futbollisti i Egnatias Dwanena ka humbur jetën.

    28-vjeçari kolapsoi në fushë në minutën e 24-të gjatë ndeshjes me Partizanin.

    Këtu është momenti kur Dwanena është rrëzuar pa ndjenja në fushë.

    Pavarësisht dërgimit me urgjencë në spital, sulmuesi i skuadrës rrogozhinase nuk e ka përballuar sulmin në zemër.

    Ndeshja u ndërpre, menjëherë pasi ai humbi ndjenjat në fushë.

    Raphael Dwamena iu bashkua Egnatias në janar të këtij viti dhe një më pak se një vit bëri që me cilësitë e tij sportive të dashuroheshin jo vetëm tifozët rrogozhinas, por edhe futbolldashësit shqiptarë.

    Ai mbante shiritin e kapitenit te Egnatia që prej fillimit të sezonit, por një sulm i beftë në zemër i mori jetën në atë që donte më shumë, fushën e futbollit.

    Dwamena ka realizuar 9 gola dhe është golashënuesi më i mirë i Kampionatit shqiptar./albeu.com

  • “Familja e tij nuk më donte, shkoja në hotel kur…”, Vesa ndan detaje nga marrdhënia me Mërgimin

    “Familja e tij nuk më donte, shkoja në hotel kur…”, Vesa ndan detaje nga marrdhënia me Mërgimin

    Vesa Vllasaliu ka sjellë sërish në vëmendje historinë e saj të shkuar me futbollistin, Mërgim Berishën, në shtëpinë e “BBVK”.

    Në një bisedë me Bleron ajo u shpreh: “Unë nuk e di se si do të ndihen ata kur të kenë fëmijë.

    Unë e di që kur të kem unë fëmijë, ata do t’i lexojnë të gjitha.”

    Më pas e mërzitur Vesa tregoi: “Unë kam shkuar për të në hotel dhe kam fjetur kur familja e tij ka ardhur, sepse babai i tij thoshte nëse është Vesa aty, ne nuk vimë.

    E unë kam qënduar në hotel më shumë se 24 orë.”

  • Mihaj zbulon arsyen pse do të mungojë në dy ndeshjet e fundit të kombëtares

    Mihaj zbulon arsyen pse do të mungojë në dy ndeshjet e fundit të kombëtares

    Mbrojtësi kuqezi Enea Mihaj nuk do të luajë në ndeshjet e kombëtares ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe. Emri i tij mungonte në listën e futbollistëve të grumbulluar nga Silvinjo.

    Por në një reagim në rrjetet sociale, Mihaj ka zbuluar arsyet e mungesës së tij, për shkak të një dëmtimi në ndeshjen e fundit.

    Megjithatë, ai i uron fat shokëve të ekipit duke u shprehur i sigurt për të përmbushur objektivin e kualifikimit në Euro 2024.

    “Fatkeqësisht, për shkak të një dëmtimi të lehtë në ditët e fundit, nuk mund të bëhem pjesë e ndeshjeve të ardhshme me Kombëtaren kuqezi.

    Kjo më trishtoi, por unë e di që djemtë do të japim gjithçka për të arritur synimin tonë dhe të jemi në “EURO 2024″. Shumë fat djema”, ka thënë ai.

  • Ishin nisur për në Kosovë, futbollistët e Izraelit braktisin autobusin pas sulmit me raketa (Video)

    Ishin nisur për në Kosovë, futbollistët e Izraelit braktisin autobusin pas sulmit me raketa (Video)

    Duket se ndeshja mes Izraelit dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2024 sërish nuk do mund të luhet.

    Skuadra mike ishten isur për në Prishtinë ditën e sotme, për takimin q do luhet në stadiumin “Fadil Vokri”, por gjatë rrugës janë detyruar ta ndërpresin udhëtimin.

    Kjo pasi gjatë rrugës për në aeroportin e Tel Avivit kanë marrë një alarm për sulm me bombë apo me raketa, duke bërë që të detyrohen të dalin të gjithë nga mjeti i transportit dhe të fshihen në një vend paksa më të sigurt.

    Siç shihet dhe nga pamjet e publikuara në rrjete sociale, futbollistët shihen teksa largohen me shpejtësi nga autobusi për të kaluar në anën tjetër të autostradës.

    Izraeli është në luftë me gupin palestinez Hamasit, pas sulmeve të 7 tetorit, që bëri që kjo ndeshje të shtyhej fillimisht, pasi ishte planifikuar të luhej më 15 tetor. Në përpalljen e luajtur në Tel Aviv, më 25 mars, në kuadër të Grupit I, të eliminatorëve për Euro 2024, kombëtarja e Kosovës barazoi 1:1 me Izraeli.

  • Ish-in e Vesës e zë ‘mallkimi’ i banorëve të BBVK

    Ish-in e Vesës e zë ‘mallkimi’ i banorëve të BBVK

    Historia e dashurisë me modeles Vesa Vllasaliu dhe futbollistit Mërgim Berisha është në qendër të vëmendjes për publikun. Ishte vetë Vesa ajo që e tregoi historinë brenda në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova.

    Në momentin kur Vesa u tregoi banorëve historinë e tradhtisë, banorët filluan ta “mallkonin” atë.

    Ishte Gania, ai që tha: “Kurrë gol mos dhaftë, e theftë këmbën”.

    Tani klubi gjerman Hoffemheim përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar se Mërgim Berisha është lënduar gjatë seancës stërvitore.

    Ata kanë thënë se Berisha ka lënduar gjurin dhe është detyruar të largohet para kohe në stërvitjen që u zhvillua të martën.

    “Mërgim Berisha lëndoi gjurin gjatë stërvitjes dhe për këtë arsye e ndërpreu më herët stërvitjen. Në ditët në vijim do të bëhen kontrollime më të detajuara”, ka njoftuar klubi gjerman.

  • “Dikur ishte i panjohur”, Meri Shehu i nxjerr emrin VIP-it shqiptar: E kam ndihmuar shumë, por s’ma di (Video)

    “Dikur ishte i panjohur”, Meri Shehu i nxjerr emrin VIP-it shqiptar: E kam ndihmuar shumë, por s’ma di (Video)

    Më 20 nëntor do të luhet ndeshja Shqipëri – Ishujt Faroe, e cila po pritet me padurim nga të gjithë tifozët shqiptarë.

    Mëngjesin e sotëm ishte e ftuar në studion e “Wake Up”, Meri Shehu, e cila nuk i shpëtoi pyetjes se si do të shkonte kjo ndeshje. Astrologia e njohur shprehet pozitive dhe se Shqipëria do të fitojë.

    E jo vetëm kaq, pasi Meri ka treguar gjithashtu se ka ndihmuar shumë futbollistë, ku një ndër ta është Gjimshiti. Sipas saj, ai e ka pyetur nëse trajneri do e fuste apo jo në ndeshje.

    Pjesë nga biseda në studion:

    Meri Shehu: Përderisa kemi arritur deri këtu, ta parashikojmë bukur 20 nëntorin, do fitojmë!

    Blendi Salaj: Kush të ka hyrë në zemër nga këta çunat e kombëtares?

    Meri Shehu: Unë kam ndihmuar lojtarë të Kombëtares të ecin dhe të vijnë aty ku janë, por s’ma ka ditur njeri. Ka pasur nga ata që më kanë pyetur do futem sot, do më fusë trajneri sot në ndeshje?

    Blendi Salaj: Një futbollist i Kombëtares që luan në Itali e ka pyetur Merin nëse do e futë trajneri në ndeshje apo jo.

    Meri Shehu: Po kjo ka ndodhur që para pandemisë dhe ai ishte fare i panjohur dhe u bë shumë i njohur. Se pyeste para ndeshjes, do më futë sot s’do më futë sot.

    Blendi Salaj: E kush ishte ky, Gjimshiti?

    Meri Shehu: Po ai ishte.

    Blendi Salaj: Është një super futbollist, tani është kapiteni i skuadrës.

    Meri Shehu: Mua s’më pëlqen, s’bën aq shumë sa duhet të bënte. E ka me faza.

  • Dy persona të armatosur tentojnë të rrëmbejnë vajzën dhe të dashurën e Neymar

    Dy persona të armatosur tentojnë të rrëmbejnë vajzën dhe të dashurën e Neymar

    Shtëpia e të dashurës së Neymar ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e djeshme në San Paulo të Brazilit.

    Mediat e huaja shkruajnë se 2 persona të armatosur kanë hyrë në shtëpinë e Bruna Biancardit dhe kanë tentuar të rrëmbejnë edhe foshnjën 1 muajshe të modeles dhe futbollistit të njohur.

    Në shtëpi kanë qenë vetëm prindërit e modeles, të cilëve grabitësit u morën sende me vlerë.

    Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

    Ngjarja po hetohet si tentativë rrëmbimi, ndërsa dyshohet se 2 personat e armatosur janë ndihmuar nga një i tretë i cili ishte banor i zonës.

    Neymar aktualisht ndodhet në Arabinë Saudite pasi nënshkroi për Al-Hilal në gusht./Albeu.com

  • ‘Vëllai i Mërgimit e ka tradhtuar gruan, kam mesazhe’, Vesa vazhdon me deklaratat e forta

    ‘Vëllai i Mërgimit e ka tradhtuar gruan, kam mesazhe’, Vesa vazhdon me deklaratat e forta

    Vesa ka bërë deklarata të forta ndaj ish-partnerit të saj, futbollistit Mërgim Berisha. Sipas Vesës edhe vëllai i futbollistit e ka tradhëtuar gruan e tij me 3 fëmijë e madje i ka shkruar asaj.

    “Vëllai i vet normal që flet keq për mua, sepse kam biseda (chat) që më ka shkruar edhe mua”, u shpreh ajo.

    “Ai është i martuar me tre fëmijë dhe e ka tradhtuar gruan e tij e më ka shkruar edhe mua. Le të flasin çka të dojnë”, ka thënë Vesa.

    “T’i kryejnë edhe borxhet e mia, të mi japin të gjitha gjërat e mia që i kam prej familjes time. Po luftoj për të drejtat e mia”, vazhdon mes tjerash ajo.