Category: Sport

  • ‘Vëllai i Mërgimit e ka tradhtuar gruan, kam mesazhe’, Vesa vazhdon me deklaratat e forta

    ‘Vëllai i Mërgimit e ka tradhtuar gruan, kam mesazhe’, Vesa vazhdon me deklaratat e forta

    Vesa ka bërë deklarata të forta ndaj ish-partnerit të saj, futbollistit Mërgim Berisha. Sipas Vesës edhe vëllai i futbollistit e ka tradhëtuar gruan e tij me 3 fëmijë e madje i ka shkruar asaj.

    “Vëllai i vet normal që flet keq për mua, sepse kam biseda (chat) që më ka shkruar edhe mua”, u shpreh ajo.

    “Ai është i martuar me tre fëmijë dhe e ka tradhtuar gruan e tij e më ka shkruar edhe mua. Le të flasin çka të dojnë”, ka thënë Vesa.

    “T’i kryejnë edhe borxhet e mia, të mi japin të gjitha gjërat e mia që i kam prej familjes time. Po luftoj për të drejtat e mia”, vazhdon mes tjerash ajo.

  • Kampioni i Europës në boks nxjerr armën dhe plagos 4 persona përpara lokalit! (Video)

    Kampioni i Europës në boks nxjerr armën dhe plagos 4 persona përpara lokalit! (Video)

    Agjencia ruse e lajmeve TASS publikoi një video shqetësuese ku shihet ish-kampioni evropian i boksit Nikita Ivanov duke plagosur katër persona.

    Ivanov, i cili ishte dukshëm i dehur, më herët kishte hyrë në konflikt fizik me disa persona.

    Duke qenë se nuk mundi t’i rezistonte, ai nxori një armë dhe i qëlloi para një restoranti në qendër të Moskës.

    Sipas mediave ruse, një nga kalimtarët i ka marrë armën Ivanit dhe më pas policia e ka mundur dhe e ka arrestuar.

  • ‘Vëllai i Mërgimit e ka tradhtuar gruan, kam mesazhe’, Vesa vazhdon me deklaratat e forta

    ‘Vëllai i Mërgimit e ka tradhtuar gruan, kam mesazhe’, Vesa vazhdon me deklaratat e forta

    Vesa ka bërë deklarata të forta ndaj ish-partnerit të saj, futbollistit Mërgim Berisha. Sipas Vesës edhe vëllai i futbollistit e ka tradhëtuar gruan e tij me 3 fëmijë e madje i ka shkruar asaj.

    “Vëllai i vet normal që flet keq për mua, sepse kam biseda (chat) që më ka shkruar edhe mua”, u shpreh ajo.

    “Ai është i martuar me tre fëmijë dhe e ka tradhtuar gruan e tij e më ka shkruar edhe mua. Le të flasin çka të dojnë”, ka thënë Vesa.

    “T’i kryejnë edhe borxhet e mia, të mi japin të gjitha gjërat e mia që i kam prej familjes time. Po luftoj për të drejtat e mia”, vazhdon mes tjerash ajo.

  • FOTO+VIDEO/ Ibra ti je? Sulmuesi kuqezi “tërbon” mediat italiane: Çuni, uaa çfarë goli

    FOTO+VIDEO/ Ibra ti je? Sulmuesi kuqezi “tërbon” mediat italiane: Çuni, uaa çfarë goli

    Si kurrë më parë, Shqipëria është kthyer në një burim talentesh të shpërndarë kudo në Evropë, lojtarë plot klas që po kthehen në protagonistë absolut në ekipet e tyreSerie A mbetet pa diskutim oazi i preferuar, ku i fundit që po lë gjurmë është Marvin Çuni.

    Talenti kuqezi realizoi golin e tij të parë në Serie A, dhe çfarë goli, një super gol përballë Empolit të shqiptarëve. Për ironi të fatit, Çuni dogji mbulimin e Ismajlit dhe me thembër mposhti Etrit Berishën.
    Ky gol alla Ibra ka tërbuar mediat italiane:

    “Çfarë goli ka shënuar Marvin Çuni. Talenti i vitit 2001 gjen golin e parë në Serie A me një goditje të pabesueshme me thembër”, shkruan La Gazzetta dello Sport.

    “Çfarë goli ka shënuar Çuni”, shkruan Sportmediaset. Ky është një gol që sulmuesi kuqezi vështirë se do ta harrojë, ndërsa paraqitja e tij u vlerësua me notën 7.

    “Tërheq përpara ekipin e tij në pjesën e parë, por arbitri i anulon një gol. Rindizet në pjesën e dytë me një gol fantastik me thembër”, shkruan TuttomercatoWeb.


    Kjo ishte një ndeshje e gjitha për t’u harruar për portierin shqiptar, Etrit Berisha, i vlerësuar me notën 5,5, një notë e ndikuar edhe nga goli i Çunit, ku mund të bënte diçka më shumë.

  • Hajduti shqiptar tregon për mediat në Spanjë: Ja pse vodha te shtëpia e Ronaldos, Ramos dhe Benzema, por kurrë te Messi

    Hajduti shqiptar tregon për mediat në Spanjë: Ja pse vodha te shtëpia e Ronaldos, Ramos dhe Benzema, por kurrë te Messi

    Shumë futbollistë të njohur në botë si Cristiano Ronaldo, Sergio Ramos, Karim Benzema ishin cak i vjedhjeve në shtëpitë e tyre. Madje, autorët e disa prej vjedhjeve ishin shqiptarë.

    E njëri nga “skifterët” shqiptarë ka treguar se pse grupi që ai udhëheq, nuk e vodhën edhe shtëpinë e fituesit të tetëfishtë të “Topit të artë”, Lionel Messi.

    Ai në një intervistë për gazetarin Carlos Quilez, në emisionin “Sumario Abierto” tha se nuk e bëri për shkak të respektit për argjentinasin, shkruan gazeta spanjolle AS

    “Rreth një vit më parë të tjerë e ofruan (për ta vjedhur) shtëpinë e prindërve të tij, të familjes së Messit. Messi ishte në Paris në atë moment. Shkova për ta shikuar, sepse e njoh shumë mirë dhe e njoh shumë mirë zonën. Nuk doja për shkak të respektit për Messin. Nuk e kam bërë pasi kam respekt ndaj tij”.

    Bosi i bandës “Shqipëri-Kosovë deklaroi po ashtu se po ashtu i kishte parandaluar edhe të tjerët që ta bënin një gjë të tillë.

    “Disa herë i kam ndaluar edhe njerëzit e tjerë që donin të vidhnin në shtëpinë e Messit, njerëzit që më kanë pyetur, por unë nuk mund t’i ndalojë të gjithë. Për ato që kam mundur jam krenar për këtë”, tha ai.

    Gazeta spanjolle ka shkruar se “Alberto”, emri me të cilin u identifikua bosi i grupit shqiptar, i udhëheq 100 persona.

    Prandaj, siç shkruan AS, kapaciteti i tij është shumë i madh për të siguruar informacione dhe për t’i parandaluar vjedhjet siç është ajo e shtëpisë së Lionel Messit.

    Kreu i bandës “Shqipëri-Kosovë deklaroi po ashtu se po ashtu i kishte parandaluar edhe të tjerët që ta bënin një gjë të tillë.

    “Disa herë i kam ndaluar edhe njerëzit e tjerë që donin të vidhnin në shtëpinë e Messit, njerëzit që më kanë pyetur, por unë nuk mund t’i ndalojë të gjithë. Për ato që kam mundur jam krenar për këtë”, tha ai.

  • Sulmuesi i kombëtares shënon supergol në “Serie A” (Video)

    Sulmuesi i kombëtares shënon supergol në “Serie A” (Video)

    Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Marvin Çuni ka shënuar golin e tij të parë në “Serie A”, dhe është një super-gol.

    Goli i tij i ka dhënë avantazhin ekipit të Frosinones përballë Empolit, e konsideruar si derbi i shqiptarëve pasi në fushën e lojës dhe në stol ishin plotë 5 futbollistë me orgjinë nga Shqipëria.

    Realizimi i Çunit ishte një kryevepër, me një assist nga Ibrahimovic, 17-vjeçari me origjinë shqiptare.

    Çuni goditi me takë një top brenda zonës, ndërsa Etrit Berisha nuk arriti të ndalte topin që përfundoi në rrjetë.

  • Skandal në Korçë, sulmohet me gurë autobusi i lojtarëve të Tiranës pas ndeshjes

    Skandal në Korçë, sulmohet me gurë autobusi i lojtarëve të Tiranës pas ndeshjes

    Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur pas ndeshjes mes Skënderbeut dhe Tiranës në qytetin e Korçës.

    Teksa bardheblutë po bëheshin fati të largoheshin nga stadiumi, tifozë të skuadrës vendase kanë vandalizuar autobusin e ekipit kryeqytetas.

    Siç shihet në fotot e siguruara nga “Panorama Sport” nga tifozët kanë shkarravitur në pjesën e jashtme të autobusit dhe pastaj kanë goditur me gurë automjetin, duke thyer një nga xhamat anësorë të tij.

    Për fat, asnjë nga futbollistët bardheblu nuk ka qenë aty i pranishëm në ato momente dhe nuk ka pasur të lënduar nga ky incident i shëmtuar në përfundim të një ndeshje shumë të ndezur e të luftuar mes dy skuadrave në fushën e lojës.

    PANROAMASPORT.AL

  • “Më ka nxjerrë me zor nga makina, më la pa asgjë në mes të rrugës”, Vesa zbulon detaje tronditëse nga lidhja me futbollistin shqiptar

    “Më ka nxjerrë me zor nga makina, më la pa asgjë në mes të rrugës”, Vesa zbulon detaje tronditëse nga lidhja me futbollistin shqiptar

    Vesa Vllasaliu po zbulon detaje të reja nga lidhje me futbollistin e njohur shqiptar, Mërgim Berisha. Dyshja prej kohësh janë përfolur për romancën dhe më pas problemet si çift, derisa i ndan rrugët.

    Në Big Brother VIP Kosova 2, Vesa ka thënë se ai u nda nga ajo dy muaj para martesës së tyre dhe se tani ai është martuar me shoqen e saj të ngushtë, Edonën.

    Ajo gjithashtu ka treguar detaje nga marrëdhënia e saj toksike me ish të fejuarin, me të cilin dikur jetonte në Stamboll.

    “Kam qenë shumë e lumtur, kam jetuar në Turqi, e kam patur jetën si në ëndrra, unë e kam dashtë shumë, por familja tij nuk kanë dashur sepse unë kamë qenë e shkolluar e ata jonë, e kisha përkrahjen e babait tim, ata mendonin që nuk i tregoj atij asgjë por unë i kam treguar të gjitha”, ka thënë Vesa.

    Vesa ka treguar dhe një histori tronditëse që i kishte ndodhur me ish-partnerin e saj, teksa ishin në shoqëri të miqve të tyre.

    “Unë burrin tim dy herë në javët e kam parë, kemi shkuar një herë me ngrënë në restorant me shoqen time, burrin e saj dhe disa shokë të tij, gjatë gjithë natën nuk ka folur me burrin e shoqes time.

    Më thoshte se nuk je falënderuese, luksin e ki prej meje, je duke jetuar në mes të Stambollit prej meje, se prej meje po jeton në 32-tin kat.

    Kemi shkuar në makinë të gjithë, u ndal makina për të shkuar shoqja ime dhe burri i saj në shtëpi, mua më ka nxjerrë me zor në mes të rrugës, tha u kry, nuk jemi më bashkë, më la në mes të rrugës, pa asgjë, kisha vetëm rrobat e trupit, shokët e tij as nuk janë kujtuar t’i thonë ndonjë gjë.

    Kam rënë në mes të rrugës e alivanosur, pastaj më kanë marrë shoqja dhe burri i saj në shtëpi, të nesërmen kur kam shkuar në shtëpi sigurimi nuk më kanë lënë të hyjnë brenda, i kisha me pasaporta me të gjitha aty”, zbuloi Vesa.

  • Do t’i bashkohet Real Madridit, apo do të marrë bonusin 100 milion euro? Ja zgjedhja e Mbappe-së

    Do t’i bashkohet Real Madridit, apo do të marrë bonusin 100 milion euro? Ja zgjedhja e Mbappe-së

    Kylian Mbappe është një nga yjet e futbollit për të cilin është përfolur me gjatë në merkato në vitet e fundit, sa i përket kalimit të tij te Real Madridi, i cili ende nuk ka ndodhur edhe pse palët shumë herë kanë pranë arritjes se marrëveshjes.

    Tani duket se Mbappe nuk ka ndërmend ta zgjasë ende qëndrimin në Paris. Ai mësohet se ka refuzuar bonusin prej 100 milion eurosh.

    Sulmuesi me shumë gjasa do t’i bashkohet “galaktikëve” në verë me parametra, që do të ishte një humbje e madhe për PSG dhe një fitore e madhe për Realit, që do t’i justifikonte pritjen.

    Mbappe gjatë këtij sezoni ka shënuar 12 gola në 13 ndeshje që ka luajtur me “parisienët” në të gjitha garat.

  • Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    27-vjeçari nga Peja fitoi duelin e parë në kategorinë deri në 73 kg

    Kosova vazhdon të korrë suksese në sportin e xhudos.

    Akil Gjakova ka arritur një fitore të madhe përballë kundërshtarit serb Bajsangur Bagajev.

    27-vjeçari nga Peja fitoi duelin e parë në kategorinë deri në 73 kg përballë serbit në Kampionatin Europian Francë 2023

    Gjakova triumfoi në Montpellier, duke dominuar Bagajev, teksa në raundin e dytë do të ndeshet me bullgarin Mark Hristov.