Category: Sport

  • Ndeshja që vendos kualifikimin në Euro 2024, shiten dy javë para biletat për Kombëtaren

    Ndeshja që vendos kualifikimin në Euro 2024, shiten dy javë para biletat për Kombëtaren

    Kombëtarja shqiptare e futbollit do mësojë këtë muaj fatet për kualifikimin në Europianin 2024, me kuqezinjtë që janë vetëm një pikë larg nga zyrtarizimi për në finalet e “Gjermani 24”.

    Kuqezinjtë udhëtojnë drejt Chisinaut në 17 nëntor, aty ku do përballen me Moldavinë. Një barazim në këtë ndeshje do bënte që Shqipëria edhe matematikisht të ishte pjesë e Euro 2024 si e kualifikuar në grupin E.

    Atmosfera në stadiumin e kryeqytetit moldav nuk do jetë në favor për tanët, pasi federata e këtij vendi ka njoftuar se janë shitur të gjitha biletat. Pra 10.500 tifozë do jenë të pranishëm për të parë Moldavi – Shqipëri në stadium, ndërsa interesi edhe nga moldavët ka qenë i lartë.

  • Një histori me gazetaren? Shikimet e Mesit me Sofi Martinez terbojnë Antonelën (Video)

    Një histori me gazetaren? Shikimet e Mesit me Sofi Martinez terbojnë Antonelën (Video)

    Lionel Mesi ka përsëri gjithë botën nën këmbët e tij si fituesi për herë të 8 i “Topit të Artë”. Por pikërisht ceremonia e fitores së këtij trofeu, ka sjellë jo pak telashe në shtëpinë Mesi, me shkaktare Sofi Martinez.

    Gazetarja e njohur argjentinase, ka miqësi me Leon dhe në vendlindjen e “Pleshtit” tani insistojnë kjo ka filluar të shqetësojë gruan e tij, Antonelën.

    Që në momentin kur familja Mesi ishte në tapetin e kuq para startit të ceremonisë, Sofi u zgjat e thuajse doli para kamerave për t’u folur të gjithëve, duek filluar nga fëmijët për të vazhduar edhe me Leon e Antonelën.

    Më pas, në fund të mbrëmjes, ajo priti për t’i marrë intervistë Mesit e vetme dhe pamjet e shikimeve mes të dyve, kanë bërë xhiron e rrjetit.

    Nuk janë të paktë ata që aludojnë për diçka mes tyre dhe tanimë në mediat rozë në Argjentinë insistojnë se Antonela është inatosur nga këto video që kanë filluar të qarkullojnë gjerësisht.

  • Të dyja në jaht me Mërgim Berishën, del FOTO që vërteton shoqërinë e Edonës me Vesën

    Të dyja në jaht me Mërgim Berishën, del FOTO që vërteton shoqërinë e Edonës me Vesën

    Edona Rudaku, sot bashkëshortja e Mërgim Berishës mohoi akuzat nga Vesa Vllasaliu, se ajo është shoqja që i ka marrë burrin.

    “Nuk jam shoqe e ngushtë me Vesën, nuk ia ka marrë të dashurin dhe nuk është e vërtetë ajo se çfarë po flitet”, tha Edona Berisha.

    Por ndryshe tregojnë fotot, ku vajzat jo vetëm që shihen në shoqëri të njëra tjetrës të përqafuara e të lumtura, por me to është edhe Mërgim Berisha.

    Futbollisti ‘u bë molla e sherrit’ mes vajzave të cilat i dhanë fund shoqërisë.

    Vesa tha se ndarja erdhi si shkak i ndërhyrjes së Edonës në lidhjen e tyre.

  • Adidas i dhuron Messi-t 8 unaza floriri, ja domethënia e tyre

    Adidas i dhuron Messi-t 8 unaza floriri, ja domethënia e tyre

    Dhe secila përfshin një detaj të karrierës së tij

    Fituesi i madh në Ceremoninë e 67-të Topit të Artë të zhvilluar në Paris ishte Lionel Messi. Ylli argjentinas fitoi për herë të tetë trofeun më prestigjioz në aspektin personal, Topin e Artë duke lënë pas në këtë garë Erling Haaland (vendi i dytë) dhe Kylian Mbappe (vendi i tretë).Triumfi në Botërorin e Katarit me Argjentinën ishte vendimtar teksa Lionel Messi udhëhoqi Albicelestet drejt titullit të tretë në histori. “Pleshti” fitoi kështu garën me konkurrentin e tij më të fortë Erling Haaland teksa norvegjezi ishte protagonisti kryesor në tre titujt e Manchester Cityt sezonin e kaluar, Premier League, Champions League dhe FA Cup.

    Për nder të 8 Topave të Artë, Adidas i dha Lionel Messit 8 unaza. Secila, për çdo Top të Artë.Dhe secila përfshin një detaj të karrierës së tij.

    ▶ 2009: “El Beso”, për festën e puthjes së këpucës në finalen e Champions League kundër Manchester United.▶ 2010: “Apunta Al Cielo” në homazh për festën e tij legjendare kushtuar gjyshes së tij Celia.

    ▶ 2011: “GOAT”, duke qenë figura e skuadrës më të mirë në histori, Barcelona e Pep.

    ▶ 2012: “91”, për numrin e golave në një vit kalendarik, duke qenë një rekord historik.

    ▶ 2015: Për fitimin e tij të fundit të Champions League, duke fituar 4 në total.

    ▶ 2019: Për marrjen e Këpucës së Artë të tij të fundit (6 në total), më e shumta në histori.

    ▶ 2021: “Kampion i Amerikës së Jugut” për fitimin e Copa América, duke qenë MVP dhe golashënuesi më i mirë.

    ▶ 2023: Tre yjet, duke nderuar Argjentinën kampione botërore.

  • Një tjetër lojtar i Kombëtares kuqezi drejt Interit? Drejtori teknik, Auzilio e vëzhgon nga afër

    Një tjetër lojtar i Kombëtares kuqezi drejt Interit? Drejtori teknik, Auzilio e vëzhgon nga afër

    Mesfushori i Kombëtares kuqezi, Ylber Ramadani po shkëlqen me Leçen dhe në këtë mënyrë ka rënë edhe në sytë e “big”-ëve të Seria A.

    Ai po konsiderohet si lojtari kryesor i Leçes duke qenë titullar i padiskutueshëm.

    Siç raporton “pianetaleçe.it”, drejtori sportiv i Interit, Piero Auzilio ka qenë në stadium duke parë nga afër takimin ndaj Monzës.

    Në atë sfidë, Ramadani ishte i jashtëzakonshëm teksa nuk pushoi për asnjë minutë në fushë.

    Nuk do të jetë habi nëse në të ardhmen mesfushori do t’i bashkohej zikaltërve dhe shokut të tij në Kombëtaren shqiptare, Kristjan Asllanit./PANORAMASPORT.AL

  • “Vajza jote më mori burrin”- Modelja e akuzoi se e ndau nga i fejuari 2 muaj para dasmës, flet gruaja e futbollistit shqiptar: S’ishim shoqe të ngushta! Ja SMS që …

    “Vajza jote më mori burrin”- Modelja e akuzoi se e ndau nga i fejuari 2 muaj para dasmës, flet gruaja e futbollistit shqiptar: S’ishim shoqe të ngushta! Ja SMS që …

    Bashkëshortja e futbollistit shqiptar, Mërgim Berisha ka reaguar pas akuzave të modeles së njohur, Vesa Vllasaliu, e cila e akuzoi se e ndau nga i fejuari dy muaj para dasmës.

    Edona Berisha ka deklaruar se kishte njohje me modelen, por nuk ishin shoqe të ngushta ashtu siç ka deklaruar Vesa.

    “Nuk jam shoqe e ngushtë me Vesën, nuk ia ka marrë të dashurin dhe nuk është e vërtetë ajo se çfarë po flitet, kërkoj nga njerëzit që të mos i paragjykojnë dikë kur nuk e dinë të vërtetën, fillimisht dëgjoni të dy anët e historisë”, tha Edona Berisha në një intervistë për “Fol Shqip Show”.

    Ajo pranoi faktin se modelja i ka dërguar mesazh babait të saj ku i thoshte që ‘vajza jote më ka marrë burrin”, por theksoi se me Mërgimin janë njohur kur ishin 17-vjeç dhe u lidhën bashkë kur ai ishte ndarë nga Vesa.

    “Unë nuk e konsideroj shoqe të ngushtë dikë që e kam parë dy-tri herë, ne njihemi se jemi të dyja të Gjilanit, është e pamundur të mos njihemi, Kosova nuk është e madheShoqja e imja e vërtetë është dikush që të përkrah në çdo situatë të jetës, që e njeh me vite, që e njeh me familje, ajo nuk ka qenë e tillë, jo ajo nuk është shoqe e imja e ngushtë, ne jemi parë vetë dy-tri herë, ne jemi njohur në një klub, por nuk më kujtohet saktë se si jemi njohur.

    Është e vërtetë që i ka shkruar babait tim dhe “vajza jote më ka marrë burrin”. Babai nuk ka reaguar fare dhe e di çfarë vajze kam. Ne nuk jemi sqaruar, s’kemi pasur kontakt”, tha bashkëshortja e Mërgim Berishës.

    “Unë dhe Mërgimi njihemi para se të njihja Vesën, ne njihemi që kur ishim 17 vjeç, jemi takuar njëherë në Mynih, por prej atëherë nuk kemi patur kontakt.

    Unë nuk e dija që ata janë ndarë, isha me disa shoqe në Turqi dhe unë postova foto në Whatsapp, ai e ka parë dhe më ka shkruar. Unë nuk e dija që ata ishin të ndarë, ai më tregoi që nuk ishin më bashkë”, rrëfeu ajo.

    Modelja Vesa Vllasaliu, e cila është bërë pjesë e BBV Kosova, zbuloi në një intervistë se si ish-partneri, futbollisti Mërgim Berisha e tradhtoi me shoqen e saj të ngushtë.

    Vesa Vllasaliu u shpreh se vuajti shumë tradhtinë e futbollistit dhe pavarësisht se miqtë i tregonin se tashmë Mërgim Berisha e kishte zëvendësuar me shoqen e saj, refuzoi ta besonte.

    “Zemrën e kam shumë të thyer, por vuajta kalon. U tradhtova nga ish i fejuari im, me shoqen e ngushtë. Shokët mi hapën sytë.Një miku im i ngushtë, prej fillimit më tha “Vesë jo”, unë në kokën time, mendoja se ajo ma do të mirën.

    Por nuk ishte e vërtetë, ajo ka dashur të kishte jetën time, si private, në publik, në lidhje, marrëdhënien me familjen time.

    Fillimisht mendova se bërë ishte shumë keq që u ndamë, fillimi është shumë keq për çdo njeri. Por tani kam kuptuar se kush më do dhe më vlerëson. E kisha falur atë për të mirën time, por s’do e kisha harruar kurrë”, tha modelja.

    Vesa Vllasaliu tregoi se futbollistin e kishin parë me një vajzë në Gjermani, ndërsa vetë ishte në Zvicër dhe ishte një shoqe e saj i kishte treguar për këtë.

    Në atë moment, ajo zbuloi se vajza në krah të të dashurit të saj ishte pikërisht mikja e saj më e mirë dhe i dërgoi mesazh babait të saj, duke i thënë se “vajza jote më ka marrë burrin”.Kam nisur të shoqërohem me shumë turq që jetonin në Gjermani. E kisha një shoqe, e cila ishte në një grup të fansave dhe i tha njërit “Vesa është kthyer prapë me të”, thotë jo nuk është e mundur por po e pyes.

    Më pyeti dhe i thashë “Jam në Zvicër në Gjermani”. Më përshkroi vajzën që ishte me ish të fejuarin tim dhe ma ndjeu zemra. I dërgova foto të saj dhe më tha që “po ajo është”

    I shkruajta asaj “çfarë njeriu je ti që do të dalësh me të fejuarin tim”, më tha që “kam dalë për ty, kam pasur edhe një shoqe”, ishte gënjeshtër normal. Ishte shqiptare nga Gjilani.

    Unë i besova dhe i kam shkruajtur babait të saj “i thashë vajza jote më ka marrë burrin”. Por si naive, kur më tha që nuk është ajo, i shkruajta sërish babait të saj “më fal se nuk qenka e vërtetë”, u shpreh Vesa.Ndërsa zbuloi se futbollisti doli publikisht me shoqen e saj, dy javë pas ndarjes së tyre dhe në ditën kur kishin planifikuar dasmën ai postoi një emoji zemre për partneren e re.

    Dy javë pasi ne u ndamë, dolën publikisht. Jo në social media, por jashtë, dorë për dore. Kam ardhur në Kosovë, në korrik më duket edhe shoqja “hajde shohim instagramin e tij”, pamë një zemër, pikërisht atë ditë kur e kemi pasur dasmën. Mendova se akoma më do.

    Mbas një muaji publikoi një Story me atë vajzën, njoha veshjen dhe duart, edhe unazën. Jo, ajo s’është më e mirë se unë. Ata janë martuar, kanë 1 vit. Plagët që kam mi mbushin njerëz të tjerë”, tha ajo.

    ADIA

    Pas ndarjes në vitin 2017, Vesa Vllasaliu akuzoi Mërgim Berishën për dhunë. Ajo pretendoi se futbollisti e kishte dhunuar, si edhe nuk e ka lejuar të marrte sendet personale në banesën ku jetonin së bashku.

    Vllasaliu ngriti padi ndaj futbollistit në një Gjykatë në Anadoll, ku thuhet se ata jetonin së bashku që nga shtatori i vitit 2021 dhe planifikonin të martoheshin së bashku.Në padi pretendohej se Berisha kishte ushtruar dhunë ndaj saj dhe e ka nxjerrë me forcë nga banesa në Umraniye, ku jetonin së bashku.

    Ajo shprehej se futbollisti nuk e kishte lejuar të merrte as rrobat dhe as sendet personale kur e dëboi me forcë nga banesa.

    Sipas saj, sulmuesi kishte urdhëruar rojet e sigurisë që të mos e lejonin atë që të hynte më në shtëpi.“Qëllimi i saj është të marrë sendet personale dhe të ndërpresë çdo marrëdhënie me palën tjetër. Megjithatë, klienti (Vesa Vllasaliu) mund të ekspozohet sërish ndaj dhunës nga pala tjetër (Mergim Berisha).

    Përveç kësaj, ai ka përdorur fjalë fyese, sharje e ofendime ndaj avokatit”, shkruhej në padi, ku pretendohej se Berisha e kishte kërcënuar ish-partneren.Gjykata vendosi që futbollisti të mos afrohet për 2 muaj në banesën apo vendin e punës së ish-partneres së tij.

    Gjithashtu, gjykata tha se Berisha nuk duhet të shqetësojë për dy muaj Vllasaliun përmes mjeteve të komunikimit, apo mjeteve të tjera, dhe nëse konstatohet se ai nuk respekton vendimin atëherë do të dënohet me 3 deri në 30 ditë burg.

  • “Është profesionist i madh”, Inzagi i magjepsur nga Asllani: Po i gdhend minutat vetes, jam shumë i lumtur me të

    “Është profesionist i madh”, Inzagi i magjepsur nga Asllani: Po i gdhend minutat vetes, jam shumë i lumtur me të

    Interi triumfoi me rezultatin 1-0 ndaj Romës, falë golit të Turam, i cili dërgoi në rrjetë një aksion që nisi nga këmbët e Kristjan Asllanit, që nxori nga repertori i tij një silurë për Dimarkon, me këtë të fundit që shërbeu për Turam që nuk fali duke tundur rrjetën.

    Asllani u hodh në fushë në minutën e 75-të, në vendin e Çalhanoglu, teksa fjalët më të mira për shqiptarin shprehu dhe trajneri Inzagi pas ndeshjes.

    I pyetur për aktivizimin e Asllanit, Inzagi u shpreh:

    “Asllani erdhi me një personalitet të madh, po rritet shumë. Ka një vit e gjysmë këtu, e ai që është ndryshe të luash te Interi. Por ai po i gdhend minutat vetes sepse ai ka kualitet të madh dhe është një profesionist i madh. Jam shumë i lumtur me të”.

  • KUJDES! Pamje TË RËNDA/ Sulmuesi Bas Dost u rrëzua pa ndjenja në fushë… (Video)

    KUJDES! Pamje TË RËNDA/ Sulmuesi Bas Dost u rrëzua pa ndjenja në fushë… (Video)

    Futbolli holandez ishte sërish një frymë larg tronditjes së plotë.

    Rreth një muaj, pasi Etienne Faesen u rrëzua kundër Ajax-it, sulmuesi Bas Dost pati një kohë të ngjashme të vështirë gjatë Alkmaar-Nijmegen.

    Sulmuesi holandez u rrëzua në bar në minutën e 90-të të ndeshjes, duke pasur konvulsione, me arbitrin që ndaloi menjëherë ndeshjen dhe ekipin mjekësor që vrapuan në fushë.

    Lojtarët nga të dyja skuadrat formuan një mburojë njerëzore rreth Dost, i cili u largua disa minuta më vonë, fatmirësisht i vetëdijshëm, thanë të dy klubet në mediat sociale.

    Sa i përket fatit të lojës, ajo u ndërpre përfundimisht me rezultatin në atë pikë të ndeshjes 2-1 për mysafirët.

  • Lorik Cana telefonon Edi Ramën në emision: I rashë pa dashje! Ja reagimi i kryeministrit

    Lorik Cana telefonon Edi Ramën në emision: I rashë pa dashje! Ja reagimi i kryeministrit

    Ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana ka telefonuar live në emision kryeministrin Edi Rama.

    Cana ishte i ftuar në “Më Lër të Flas”, me vellezërit Donald dhe Romeo Veshaj dhe kjo ishte një sfidë që futbollisti duhej të realizonte.

    Loja ishte që ish lojtari i Kombëtares duhet të telefononte kreun e qeverisë dhe t’i thoshte “të rashë pa dashje”.

    I gjendur përballë kësaj telefonate, kryeministri ka reaguar me shumë sportivitet!

    Rama mori edhe një ftesë nga dy vëllezërit për të qenë i pranishëm në emision, por kryeministri iu përgjigj me batuta Donaldit, duke i thene “ti martohu njehere pastaj”.

    Bashkëbisedimi

    Cana: Kryeministër, më fal se i rashë padashje.

    Rama: Ou, thash se u kujtove njëherë të thuash ore si ke qenë, a je gjallë a s’je gjallë?

    Donaldi: Jemi live zoti kryeministër, të përshëndesim.

    Cana: Jam me Donaldin dhe Romeon ne telefon dhe isha duke zgjedhur disa gogla dhe nga ato që të bien aty duhet ti bësh. Të mora u përgjigje, ti e mbylle punën tënde jashtëzakonisht mirë.

    Rama: Kjo do dale ne emision?

    Cana: Absolutisht po. E vërtetove që nuk të kërkoj ndere, ti nuk me kërkon ndere dhe jemi me plot respekt njëri tjetrit.

    Rama: Ti ma more nderin pa ma kërkuar, sepse nuk telefonove me thënë si je.

    Cana: Kur ma japin një sfidë dhe e jap fjalën që e bëj, jam i detyruar ta bëj.

    Rama: Bashkë me ata të lodhurit e Vlorës aty…

    Donaldi: Loriku, me Donaldin po flet, nuk të kërkon ndere as s’ka kërkesa për ty.

    Rama: Nuk ka nevojë ta saktësosh se njësoj jeni ju. Shyqyr që njëri u martua të paktën.

    Donaldi: Faleminderit, jeni i ftuar në dasmë. Duam të bëjmë një ftesë tani për emision live.

    Rama: Ti martohu njëherë pastaj flasim.

    Donaldi: Nuk po ju mbajmë më gjatë se e dimë që keni shumë punë.

    Rama: Nuk janë të gjithë papunë si ti me Lorikun.

  • Personat e armatosur i ndjekin me motoçikletë, momentet para rrëmbimit të prindërve të futbollistit të famshëm! Po udhëtonin me makinë, kur… (Video)

    Personat e armatosur i ndjekin me motoçikletë, momentet para rrëmbimit të prindërve të futbollistit të famshëm! Po udhëtonin me makinë, kur… (Video)

    Futbollisti kolumbian, Luiz Diaz, ka kaluar orë makthi pasi persona të armatosur i rrëmbyen prindërit e tij në Barrancas, La Guajira.

    Prindërit e sulmuesit të Liverpool po udhëtonin me një automjet kur grupi i armatosur i ndoqi me motoçikleta.

    Pak orë pasi lajmi u bë publik, nëna e futbollistit, e quajtur Cilenis, u lirua nga rrëmbyesit, ndërsa bashkëshorti i saj, Luis Manuel u mbajt sërish peng.

    Por tani sulmuesi mund të marrë frymë lirisht pasi i ati është shpëtuar nga duart e pengmarrësve nga policia kolumbiane.

    Sipas mediave lokale, ka pasur një shkëmbim zjarri në një zonë pranë kufirit me Venezuelën, pasi ata po mundoheshin të kalonin kufirin bashkë me pengun.

    Gjatë këtij shkëmbimi zjarri raportohet se kanë mbetur të vdekur dy nga rrëmbyesit, por gjithçka pritet të konfirmohet se shpejti nga komunikata zyrtare të forcave të rendit kolumbiane të cilat u mobilizuan masivisht sapo u mor vesh ngjarja e rrëmbimit të Luis Manuel Diaz dhe Cilenis Marulanda.