Category: Sport

  • KUJDES! Pamje TË RËNDA/ Sulmuesi Bas Dost u rrëzua pa ndjenja në fushë… (Video)

    KUJDES! Pamje TË RËNDA/ Sulmuesi Bas Dost u rrëzua pa ndjenja në fushë… (Video)

    Futbolli holandez ishte sërish një frymë larg tronditjes së plotë.

    Rreth një muaj, pasi Etienne Faesen u rrëzua kundër Ajax-it, sulmuesi Bas Dost pati një kohë të ngjashme të vështirë gjatë Alkmaar-Nijmegen.

    Sulmuesi holandez u rrëzua në bar në minutën e 90-të të ndeshjes, duke pasur konvulsione, me arbitrin që ndaloi menjëherë ndeshjen dhe ekipin mjekësor që vrapuan në fushë.

    Lojtarët nga të dyja skuadrat formuan një mburojë njerëzore rreth Dost, i cili u largua disa minuta më vonë, fatmirësisht i vetëdijshëm, thanë të dy klubet në mediat sociale.

    Sa i përket fatit të lojës, ajo u ndërpre përfundimisht me rezultatin në atë pikë të ndeshjes 2-1 për mysafirët.

  • Lorik Cana telefonon Edi Ramën në emision: I rashë pa dashje! Ja reagimi i kryeministrit

    Lorik Cana telefonon Edi Ramën në emision: I rashë pa dashje! Ja reagimi i kryeministrit

    Ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana ka telefonuar live në emision kryeministrin Edi Rama.

    Cana ishte i ftuar në “Më Lër të Flas”, me vellezërit Donald dhe Romeo Veshaj dhe kjo ishte një sfidë që futbollisti duhej të realizonte.

    Loja ishte që ish lojtari i Kombëtares duhet të telefononte kreun e qeverisë dhe t’i thoshte “të rashë pa dashje”.

    I gjendur përballë kësaj telefonate, kryeministri ka reaguar me shumë sportivitet!

    Rama mori edhe një ftesë nga dy vëllezërit për të qenë i pranishëm në emision, por kryeministri iu përgjigj me batuta Donaldit, duke i thene “ti martohu njehere pastaj”.

    Bashkëbisedimi

    Cana: Kryeministër, më fal se i rashë padashje.

    Rama: Ou, thash se u kujtove njëherë të thuash ore si ke qenë, a je gjallë a s’je gjallë?

    Donaldi: Jemi live zoti kryeministër, të përshëndesim.

    Cana: Jam me Donaldin dhe Romeon ne telefon dhe isha duke zgjedhur disa gogla dhe nga ato që të bien aty duhet ti bësh. Të mora u përgjigje, ti e mbylle punën tënde jashtëzakonisht mirë.

    Rama: Kjo do dale ne emision?

    Cana: Absolutisht po. E vërtetove që nuk të kërkoj ndere, ti nuk me kërkon ndere dhe jemi me plot respekt njëri tjetrit.

    Rama: Ti ma more nderin pa ma kërkuar, sepse nuk telefonove me thënë si je.

    Cana: Kur ma japin një sfidë dhe e jap fjalën që e bëj, jam i detyruar ta bëj.

    Rama: Bashkë me ata të lodhurit e Vlorës aty…

    Donaldi: Loriku, me Donaldin po flet, nuk të kërkon ndere as s’ka kërkesa për ty.

    Rama: Nuk ka nevojë ta saktësosh se njësoj jeni ju. Shyqyr që njëri u martua të paktën.

    Donaldi: Faleminderit, jeni i ftuar në dasmë. Duam të bëjmë një ftesë tani për emision live.

    Rama: Ti martohu njëherë pastaj flasim.

    Donaldi: Nuk po ju mbajmë më gjatë se e dimë që keni shumë punë.

    Rama: Nuk janë të gjithë papunë si ti me Lorikun.

  • Personat e armatosur i ndjekin me motoçikletë, momentet para rrëmbimit të prindërve të futbollistit të famshëm! Po udhëtonin me makinë, kur… (Video)

    Personat e armatosur i ndjekin me motoçikletë, momentet para rrëmbimit të prindërve të futbollistit të famshëm! Po udhëtonin me makinë, kur… (Video)

    Futbollisti kolumbian, Luiz Diaz, ka kaluar orë makthi pasi persona të armatosur i rrëmbyen prindërit e tij në Barrancas, La Guajira.

    Prindërit e sulmuesit të Liverpool po udhëtonin me një automjet kur grupi i armatosur i ndoqi me motoçikleta.

    Pak orë pasi lajmi u bë publik, nëna e futbollistit, e quajtur Cilenis, u lirua nga rrëmbyesit, ndërsa bashkëshorti i saj, Luis Manuel u mbajt sërish peng.

    Por tani sulmuesi mund të marrë frymë lirisht pasi i ati është shpëtuar nga duart e pengmarrësve nga policia kolumbiane.

    Sipas mediave lokale, ka pasur një shkëmbim zjarri në një zonë pranë kufirit me Venezuelën, pasi ata po mundoheshin të kalonin kufirin bashkë me pengun.

    Gjatë këtij shkëmbimi zjarri raportohet se kanë mbetur të vdekur dy nga rrëmbyesit, por gjithçka pritet të konfirmohet se shpejti nga komunikata zyrtare të forcave të rendit kolumbiane të cilat u mobilizuan masivisht sapo u mor vesh ngjarja e rrëmbimit të Luis Manuel Diaz dhe Cilenis Marulanda.

  • Të kuqtë mbyllin përgatitjet, pritet sërish formacioni “tip”. Ja rreshtimi i mundshëm i Partizanit kundër Teutës

    Të kuqtë mbyllin përgatitjet, pritet sërish formacioni “tip”. Ja rreshtimi i mundshëm i Partizanit kundër Teutës

    Ndikuar nga ndeshja mes Erzenit dhe Laçit, e zhvilluar mbrëmjen e djeshme, Partizanit iu desh të mbyllte dje paradite përgatitjet për sfidën e sotme ndaj Teutës në “Arenën e Demave” në orën 17:00.

    Gjatë paradites skuadra ka mbyllur detajet e fundit të përgatitjeve, ku edhe Abilaliaj dhe Kuic kanë marrë edhe vendimet finale rreth formacionit që do të aktivizojnë. Nisur nga fakti që plot pesë lojtarë mjaft të rëndësishëm mungojnë për këtë ndeshje, edhe formacioni pritet të jetë i njëjti me sfidat e fundit.Alban Hoxha pritet sërish në portë, teksa në krahët e mbrojtjes priten sërish Murataj dhe Atanaskoski. Në qendër, ku mungon një si Sota, pritet të luajnë Bytyçi dhe Koçijan. Në mesfushë, Rrapaj, Mehmeti dhe Maget pritet ta nisin nga minuta e parë, teksa Taipi do të mbështesë dyshen Cara-Bintsuka në majën e sulmit.

  • FOTO/ Taulant Seferi në një lidhje dashurie, cila është vajza misterioze që i ka rrëmbyer zemrën yllit kuqezi

    FOTO/ Taulant Seferi në një lidhje dashurie, cila është vajza misterioze që i ka rrëmbyer zemrën yllit kuqezi

    Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Taulant Seferi duket se është një romancë me një vajzë misterioze që i ka rrëmbyer zemrën.

    Postimi i fundit në “Instagram” i 26-vjeçarit ka shuar çdo dyshime, duke i uruar ditëlindjes personit të zemrës.

    “Gëzuar ditëlindjen njeriu më i bukur në jetën time. Të uroj më të mirat. Të dua shumë!”, shkruan Seferi në foton e publikuar në “InstaStory”, por pa zbuluar identitet.

    Gjithsesi emrin e vajzës, sulmuesi e ka zbuluar disa ditë më parë, kur shënoi dy gola kundër Republikës Çeke në kualifikueset e Europianit “Gjermani 2024”.

    Ajo quhet Arjeta Demiri, e cila kishte postuar golat që Seferi shënoi duke shkruar: Shumë krenare për ty dashuria ime”, me këtë të fundit që e ripostoi.Gjithsesi vajza në fjalë ka zgjedhur që të qëndrojë sekret, duke mos postuar asnjë foto në rrjetet sociale.

  • Shëtitje në rrugët e Londrës, Armando Broja kapet “mat” me partneren e re

    Shëtitje në rrugët e Londrës, Armando Broja kapet “mat” me partneren e re

    Duket se lidhja e dashurisë mes Armando Brojës dhe modeles britanike Xhejd Alisa Uills mund të quhet e konfirmuar. Së fundmi, futbollisti i Kombëtares shqiptare është fotografuar në rrugë me bukuroshen që i ka rrëmbyer zemrën, teksa të dy kishin dalë shëtitje me kafshët e tyre shtëpiake.

    Lidhja mes të dyve u përfol përpara disa javësh, kur Xhejd postoi një foto në një restorant, ku shfaqej duke darkuar me sulmuesin shqiptar të Çelsit dhe motrën e tij.

  • A ta ka rrëmbyer zemrën ndonjë vajzë? Taulant Seferi: Më kanë shkruar shumë…

    A ta ka rrëmbyer zemrën ndonjë vajzë? Taulant Seferi: Më kanë shkruar shumë…

    Sulmuesi i Kombëtares, Taulant Seferi ka zbuluar për emisionin “ABC e Mëngjesit” se çfarë i tha trajnerit të Kombëtares, Sylvio Mendes Campos Junior, pas ndeshjes me Çekinë, ku Shqipëria fitoi me rezultatin 3 me 0.

    Sakaq, Seferi tha se i është mirënjohës trajnerit, pasi më herët shumë persona nuk kanë besuar te ai.

    “Kur e bëra zëvendësimin, e përqafova sepse e meritoi përqafimin se i thash ‘Faleminderit që ke besim te unë’. Shpresoj t’ia kem shpërblyer sepse shumica nuk kanë besuar te unë dhe para ndeshjeve me Çekinë. Faleminderit zotit, ndihmova Kombëtaren dhe bëra krenare Shqiptarinë, familjen time dhe kjo më bën të lumtur. Për këtë arsye e përqafova dhe i thash ‘Faleminderit Mister, sepse veç ti ke besuar te unë’.

    “Është një ndër motivuesit më të mëdhenj, që na motivon jashtëzakonisht ne. Na ka motivuar gjatë javës, është një punëtor shumë i madh. Edhe shikohet ai motivimi që na jep dhe në fushë, e keni dalluar dhe vetë që na bën të gjithëve të jemi një lojtar i vetëm. Ne jemi vërtet 23-25 lojtarë aty dhe asnjëri nuk dallon nga tjetri. Kjo besoj e ka bërë dhe ecurinë e mirë të Kombëtares”, u shpreh ai.

    Më tej, i pyetur nëse i ka rrëmbyer zemrën ndonjë vajzë, pas gjithë kësaj mbështetje të madhe nga shumë fanse, Seferi tregoi se nuk ka ndodhur ende.

    “I falenderoj të gjitha vajzat për mbështetjen. Jo nuk ma ka rrëmbyer ndonjëra zemrën. Me thënë të drejtën më kanë shkruar shumë vajza”, shtoi sulmues.

  • “Të gjitha pagesat që marr ia dërgoj babait”- Jasir Asani rrëfen vështirësitë ekonomike: Nuk kam pasur as këpucë futbolli! Jeta personale? Vajzat më shkruajnë, por nuk i kthej përgjigje sepse…

    “Të gjitha pagesat që marr ia dërgoj babait”- Jasir Asani rrëfen vështirësitë ekonomike: Nuk kam pasur as këpucë futbolli! Jeta personale? Vajzat më shkruajnë, por nuk i kthej përgjigje sepse…

    Sulmuesi Jasir Asani ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të Kombëtares në kualifikueset e “Europianit Gjermani 2024”. Emri i tij është shndërruar në më të lakuarin në botën e futbollit.

    Jasir-Asani-goli-kombetarja0festimi-tifozet-atmosfera-Air-Albania (4)-fitorja=Cekia

    Së fundmi 28-vjeçari nga Maqedonia e Veriut ka dhënë një intervistë për emisionin “Më lër të flas”.

    I cilësuar si një ndër futbollistët më të mirë të kombëtares Asani tregon vështirësitë që ka kaluar për tu bërë pjesë e futbollit.

    Ai ka rrëfyer momentin e parë kur i erdhi telefonata për të qenë pjesë e Kombëtares teksa shprehet se nuk e ka menduar dy herë.

    Gjithashtu në këtë intervistë Asani ka thyer zemrat e shume prej vajzave shqiptare kur ka treguar se aktualisht ai është në një marrëdhënie dashurie.

    PJESE NGA INTERVISTA

    Kemi dëgjuar thashetheme të tilla që Shqipërinë në 2016 në Europian e çoi Ballist Morina, tani thonë në 2024 do e çoi Jasir Asani! Ose ajo tjetra “Je shumë e bukur si goli i Jasir Asanit” Na trego pak si ndihesh tani që je njeriu më i famshëm i momentit.
    Të luash me Kombëtaren është diçka shumë e veçantë sepse pas sa vitesh jemi në prag te kualifikimit kemi edhe 2 ndeshje na duhet edhe një pikë besoj se do i mundim nuk e besoj që kjo ndeshje do të na sjell probleme.

    Edhe sa për famën është mirë të jesh i famshëm por edhe privat.

    Të pëlqen privatësia?

    Po privatësia më pëlqen shumë ndonjëherë është më mirë.

    Ke në plan të bësh ndonjë këngë ?

    Jo nuk jam unë për ato gjëra po të ishte ashtu do të isha këngëtarë.

    Si kanë qenë nisjet e tua kur lindi dëshira që ti të merreshe me futboll?

    Une kam filluar të stërvitëm dhe të luaj që në moshën 6-vjeçare kjo pasi edhe babai im ka luajtur futboll në Maqedoni e kishte shumë qejf futbollin ka qenë mbrojtës i djathtë.

    Unë kam luajtur edhe kundër babit tim.

    A është ky rasti ku nxënësi bëhet më i mirë se mësuesi?

    Nuk e di nuk është shumë e lehtë të luash kundër ti ai të gris fanellën vetëm që të fitoj.

    Në moshën 14 vjeçare jam aktivizuar me një skuadër isha i 4-ti shqiptare aty. Pastaj isha vetëm 16-vjeç dhe isha kapiten i ekipit tim të parë.

    Dhe kështu filloi çdo gjë dhe lindi një interesim i madh për futbollin.

    Sa e vështir ka qenë që të ndjekësh ëndrrën tënde ?

    Me thënë të drejtën nuk ka qenë shumë e lehtë sepse vetëm babai punonte dhe rrogat në Maqedoni nuk ishin madhështore që mund të plotësonin dëshirat të gjithë familjes.
    Ka qenë e vështirë se ndonjëherë nuk kisha as taka(këpucë futbolli) të vishja.

    Por dëshira e madhe dhe pasioni më bëri që të shoh vetëm përpara dhe të vazhdoj.

    Por edhe babai im ka bërë gjithçka edhe pse me një rrogë se ne jemi 3 fëmijë kam një motër e një vëlla.

    Edhe po ta them këtu që edhe pagesën që marr atje ku luaj që nuk është ndonjë shumë e madhe por të gjitha ja dërgoj babait tim.Sepse ai ka bërë çdo gjë për mua.

    Ti je shqiptar i Shkupit pse zgjodhe të luash për Kombëtaren tonë kur mund të luaje për atë të Maqedonisë?

    Kur kam qenë unë 17-vjec isha në Antalia në përgatitje me klubin edhe më bëjnë federata shqiptare një telefonatë dhe që nga ai moment nuk e kam menduar dy herë kam thënë po.

    Pastaj menjëherë kam marrë të familjes i kam thënë “Bab po të realizohet ëndrra”.
    Sa u desh të prisje që të bëheshe pjesë e Kombëtares?

    Une kam pritur7-8 vjet, kisha mundësi të luaja me Kombëtaren e Maqedonisë por jo i thash ne jemi shqiptar dhe vetëm një Kombëtare njohim.

    Po jeta personale?

    Ku këtu apo në Kore, se këtu mua nuk më del koha jam me grumbullim.

    Po Rama të ka shkruar?

    Rama jo po njerëz pak më poshtë Ramës po!
    Mirë po vajzat të shkruajnë këto tifozet e zjarrta?

    Po më shkruajnë po është pak e vështirë sepse unë kam edhe të dashur edhe nuk kthej shumë mesazhe.

    Çfarë bën para se të futesh në ndeshje?
    Po pas nxemjehs dëgjoj vetëm këngë patriotike.

  • “Nuk kisha as këpucë”/ Jasir Asani rrëfehet si asnjëherë më parë: Marrëveshjet nuk kanë përfunduar, janë 7 ekipe shumë…

    “Nuk kisha as këpucë”/ Jasir Asani rrëfehet si asnjëherë më parë: Marrëveshjet nuk kanë përfunduar, janë 7 ekipe shumë…

    “Unë edhe në fushë, edhe jashtë fushe, jam shumë krenar që luaj për ekipin kombëtar dhe do të jem deri në vdekje”

    Futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Jasir Asani, ishte i ftuari i mbrëmjes së djeshme në emisionin “Më lër të flas” në Top Channel. Ai jo vetëm se ishte një zbulim i kësaj skuadre, por edhe një surprizë mjaft e bukur për shqiptarët.

    Jasir Asani ka qenë padyshim protagonisti kryesor në ndeshjet e luajtura, duke realizuar edhe golat nga më të bukurit në Euro 2024.

    Pjesë nga intervista:
    Duke qenë se futbollisti është shqiptar i Shkupit, përse ka zgjedhur të jetë pjesë e kombëtares shqiptare të futbollit?

    Kur kam qenë 17 vjeç, kemi qenë në përgatitje me grupin dhe unë kam qenë pjesë e Maqedonisë. Më pas, më marrin në telefon nga Federata Shqiptare e Futbollit për të qenë pjesë e ekipit. Dhe direkt erdha. Nuk e kam menduar asnjë sekondë. Unë kam pritur që të jem pjesë rreth 7 vite, edhe pse kam pasur mundësi që të jem pjesë e ekipit maqedonas.

    Sa e vështirë ka qenë për Jasir Asanin që të realizonte ëndrrat e tij?

    Ka qenë shumë e vështirë, sepse vetëm babi ka punuar edhe në Maqedoni nuk kanë qenë as rrogat e mira që mund të plotësonin dëshirën e të gjithëve në familje. Kanë qenë shumë vështirësi në atë kohë, sepse nuk kisha as këpucë. Babi ka bërë çdo gjë që ka mundur. Thjesht babi më ka thënë ‘Mos u dorëzo asnjëherë’.

    Pas performancës së tij të shkëlqyer në kualifikueset e Euro 2024, a ka ndonjë marrëveshje për të kaluar në Europë?

    Marrëveshjet nuk është se janë të përfunduara, por janë 6-7 ekipe. Janë shumë ekipe të mira. Janë në Gjermani, Itali, Spanjë e Saudi.

    Jasir dha edhe një mesazh për kombëtarët dhe të gjithë njerëzit që e kanë ndjekur në rrugëtimin e tij:

    Unë edhe në fushë, edhe jashtë fushe, jam shumë krenar që luaj për ekipin kombëtar dhe do të jem deri në vdekje. Deri në frymën e fundit. Dhe do bëj çmos për çdo tifoz që të shkojmë në europian.

  • Del videoja e grushtit në stadiumin e Korçës, një qytetar godet presidentin Ardian Takaj (Video)

    Del videoja e grushtit në stadiumin e Korçës, një qytetar godet presidentin Ardian Takaj (Video)

    Në ndeshjen midis Skënderbeut dhe Vllaznisë një episod ka ndodhur në tribunën “Vip” të stadiumit në Korçë ku një person i është afruar presidentit korçar Ardian Takaj duke e ofenduar atë.

    Ka qenë i Gerhard Takaj, i biri i presidentit ai i cili i ka kërkuar të largohet nga tribuna, por situata ka agravuar deri në përdorimin e grushteve.

    Është nevojitur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën, ndërkohë që burime bëjnë me dije se personi i cili ka kërkuar të bisedojë me presidentin Takaj është i ati i një lojtari të kësaj skuadre.

    Sakaq, lidhur me ndeshje, Vllaznia mori një fitore të vuajtur në Korçë, teksa triumfoi me rezultatin 0-2 ndaj Skënderbeut.

    Një autogol i Dumfour në minutën e 87-të dhe një gol i Delajt në minutën e 95-të, i dhanë 3 pikë të arta shkodranëve.

    Vlen të përmendet se Skënderbeu luajti me 10 lojtarë nga minuta e 36-të, pasi mbrojtësi Prençi u ndëshkua me karton të kuq.

    Vllaznia vuajti shumë dhe e kishte të vështirë, por në fund feston fitoren që e ngjit në kuotën e 12 pikëve në vendin e pestë, po aq sa edhe Skënderbeu që zbret në vendin e gjashtë.