Category: Sport

  • Skandal në stadiumin “Skënderbeu”, babai i lojtarit godet Presidentin e klubit (Video)

    Skandal në stadiumin “Skënderbeu”, babai i lojtarit godet Presidentin e klubit (Video)

    Sfida e parë e javës së 9 të Kategorisë Superiore ka rezultuar të jetë tejet e “nxehtë”, jo vetëm në fushën e blertë, ku në fundin e pjesës së parë erdhi dhe kartoni i kuq i Prençit, por edhe në tribunën VIP të stadiumit “Skënderbeu”, aty ku në minutat e para të sfidës ka ndodhur një ngjarje e papranueshme në arenën sportive.

    Sipas raportimeve më të fundit të gazetarit të ABC News, Roland Beqiraj, babi i lojtarit të Skënderbeut, Leo Zguri, në gjendje të dehur, i ka kërkuar Presidentit të klubit, Ardjan Takaj, të aktivizojë të birin dhe më pas sherri ka degraduar deri në përdorimin e dhunës, ku i prekur ka mbetur Presidenti i klubit.

    Megjithatë të pranishëm në tribunën VIP ishin dhe forcat e Policisë, të cilat ndërhynë mënjeherë për të mos lejuar përshkallëzimin e këtij incidenti goxha të pakëndshëm, sidomos në arenën sportive. /i.m /abcnews.al

  • Supergol nga gjysmëfusha e tij, mesfushori shqiptar i “shtang” të gjithë në Gjermani (Video)

    Supergol nga gjysmëfusha e tij, mesfushori shqiptar i “shtang” të gjithë në Gjermani (Video)

    Florent Muslija ishte protagonist absolut në sfidën midis Paderborn dhe St. Pauli në Bundesliga 2, me mesfushorin e Kosovës që realizoi një supergol nga gjysmëfusha e tij.

    Ishte vetëm minuta e 8’ e ndeshjes, kur Muslija pa një dalje të portierit nga porta dhe provoi me një gjuajtje nga më shumë se 50 metra për të shtangur rivalët, me topin që përfundoi në rrjetë.

    Një gol që mori vëmendjen e Gjermanisë, që edhe pse me rezultatin përfundimtar që shënoi 2-2, sërish për Muslijën ai gol vlen sa një fitore.

  • Plane për të suportuar kombëtaren në Gjermani? UEFA: Udhëtim falas për tifozët nëpër qytete

    Plane për të suportuar kombëtaren në Gjermani? UEFA: Udhëtim falas për tifozët nëpër qytete

    Pas suksesit gjatë ndeshjeve të kombëtares në kuadër të kualifikueseve të “Euro 2024” Shqipëria është më pranë se kurrë biletës drejt Berlinit.

    Fitorja kundër Çekisë na ka dhuruar atë biletë por duhen edhe dy ndeshjet e fundit që do të mbahen në grup që tifozët Kuqezi të brohorasin lirshëm për kualifikimin.

    Me suksesin në dy ndeshjet e ardhshme tifozët duhet të përgatiten të udhëtojnë drejt Gjermanisë për të ndjekur kombëtaren në rrugëtimin e tyre.

    Sipas informacioneve të zyrtarizuara tashmë bëhet me dije se të gjithë tifozët që do kenë një biletë për në stadium, do mund të lëvizin falas me transportin publik të dedikuar vetëm për në stadium. Ky transport do të jetë i vlefshëm në dhjetë qytete ku do zhvillohet “Euro 2024” nga 14 qershori deri në 14 korrikun e 2024.

    UEFA ka nënshkruar një marrëveshje me kompanitë gjermane të transportit publik të shoqatës Verband Deutscher Verkehrsunternehmen për t’u garantuar tifozëve që kanë të udhëtojnë falas me një kartë udhëtimi 36 orëshe gjatë periudhës që do të mbahet turneu europian.

    Transporti publik pritet të jetë nga ora 6 e mëngjesit në ditën e ndeshjes deri në orën 18:00 në ditën tjetër.

  • Partizani fiton derbin e çmendur ndaj Tiranës, fund dramatik në “Air Albania”

    Partizani fiton derbin e çmendur ndaj Tiranës, fund dramatik në “Air Albania”

    Partizani fitoi një derbi të çmendur ndaj Tiranës, me rezultatin 2-1.

    Të kuqtë triumfuan në një ndeshje me të vërtetë dramatike. Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, e dytë ishte një tjetër histori.

    Fillimisht ishte Maguette që i dha avantazhin Partizanit me një gol në minutën e 77-të. Florent Hasani barazoi shifrat për Tiranën në minutën e 90-të, por ky barazim zgjati vetëm një minutë.

    Në minutën e 91-të, Mensah riktheu avantazhin për Partizanin, me rezultatin që nuk ndryshoi më.

    Vlen të përmendet se Tirana u ndal dy herë nga tranversa, ndërsa në fund të takimit portieri Abdullahu, bëri një gjuajtje spektakolare, por u ndal nga Hoxha.

  • Cana: Kjo kombëtare ka shumë yje, nuk ka “çështje” Broja

    Cana: Kjo kombëtare ka shumë yje, nuk ka “çështje” Broja

    Shqipëria po kalon një periudhë të artë, teksa Kombëtarja më në fund po bind me lojë dhe rezultat. Ekipi i drejtuar nga Sylvinho është shumë pranë kualifikimit në Euro 2024, teksa në dy ndeshjet e fundit kualifikuese mjafton një pikë.

    Optimizmi është i madh, entuziazmi gjithashtu, ndërsa tashmë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim për të parë çfarë emocionesh do na dhurojë skuadra. Një kualifikim në Europian, do të ishte i dyti në histori, pas atij të vitit 2016.

    Legjenda e Shqipërisë, Lorik Cana u shpreh mjaft i kënaqur për paraqitjet e Shqipërisë, në një intervistë të dhënë për News 24.

    A ka sekret suksesi trajneri Sylvinho?

    Na bërë pak komunistë, pasi the me yllin në ball (Qesh). Kombëtarja është e përbërë nga yje. Po shkëlqejnë më shumë. kur kemi patur arritjen e parë historike, pritshmëritë janë shumë të vështira. Gjithmonë është e vështirë për të bërë diçka historike, më pas e vështirë është që të përsërisësh suksesin. Këta djem po përgjigjen mirë, po hapin një kapitull të ri. Po e bëjnë me gola nga një dimension tjetër. Nuk është rastësi, pasi po ndodh shpesh.

    Besoj se do ia dalim. I kemi të gjitha mundësitë që të mbyllim kapitullin e kualifikimit që në ndeshjen tjetër.

    Çfarë ka kjo Kombëtare më shumë?

    Duhet ta shikojmë në aspektin e periudhës. Çdo kapitull, çdo edicion ndryshon. Gjëja më historike do mbetet kualifikimi i parë. Teknikisht pritshmëritë janë shumë të mëdha. Kjo e bën meritën e djemve akoma më të madhe. Ne kemi një përbërje me cilësi tjetër. Kemi një skuadër më të talentuar, kemi një skuadër që luan me vetëbesim të madh. Duke mos hequr asnjë presje, është e pamohueshme që merita është e kombëtares që është zgjedhur në grupin 3 të këtij shorti. Në të kaluarën, shorti ka qenë mjaft i vështirë. Duhet të dëshmosh që je i fortë, duhet të mos të ndalemi dhe të kapim vendin e parë.

    Çfarë i ka munguar më parë kombëtares?

    Po t’i shikosh numrat dhe rëndësinë e një lojtari si Asani, po të jap një shembull. Kur ti luan në një kompeticion, nis gjithçka me Moldavinë dhe vjen një gol në këndin e kundërt, është goli që bëri diferencën. Kur luan me Poloninë dhe është i ngjashëm. Kur luan me Çekinë dhe bën sërish një gol të jashtëzakonshëm, dihet kjo që lojtari ka një meritë të jashtëzakonshme. Fryma e grupit duket. Kjo kombëtare di të mbrohet dhe di të sulmojë.

    Çfarë ndjesi të jep shiriti i kapitenit që ti e ke mbajtur me shumë krenar? Pse po ndryshojnë shumë kapitenët!

    Elseidi po arrin një numër të madh ndeshjesh me kombëtaren. Ajo që më bën shumë të lumtur ka të bëjë me të mirën e Shqipërisë. Të gjithë ne përfitojmë. Kur shkon një ekip mirë, ne që kemi luajtur dikur, jemi shumë të lumtur.

    Përshtypja

    Ua thashë edhe në sy pas ndeshjes me Çekinë. Një lojtar që më bën përshtypje është Berat Gjimshiti. Ishte thellbësor në kualifikimin e Euro 2016. Ai bëri gol ndaj Armenisë. Në asnjë moment atë lojtar nuk e kemi parë të ankohet. Unë gëzohem për Berat Gjimshitin.

    Çfarë po ndodh me Brojën, është e vërteta mungesa e harmonisë?

    Unë Brojën nuk e kam patur mundësinë ta takoj. Jemi shqiptarë të gjithë. Ai djalosh në moshën që ka luan te Chelsea. Kemi një nga sulmuesit e Chelseat, kjo ka rëndësi. Gjithë ky sukses po bëhet pasi lojtarët po gjejnë një lidhje shpirtërore mes tyre. Nuk e shikoj një problem të madh. Duhet dikush që të ketë karakter të fortë.

    Qëndrimi në distancë Rama-Kurti në stadium

    Çfarë bëjnë ata në axhendën politike, nuk ka të bëjë fare me atë që ndodh në stadium. Rama është tifoz dhe ndjek kombëtaren. E njëjtja gjë vlen për Kurtin, ky i fundit e do po aq shumë kombëtaren. Prezenca e tyre nuk është për të dëshmuar diçka. Kemi lojtarë nga treva të ndryshme. Ata vijnë për dashurinë që kanë për kombëtaren.

  • “Deri në frymën e fundit, përjetë kuqezi”, mesazhi emocionues i Asanit: Nëse do të kisha 7 jetë, të 7-ta do të zgjidhja t’i jetoja si shqiptar

    “Deri në frymën e fundit, përjetë kuqezi”, mesazhi emocionues i Asanit: Nëse do të kisha 7 jetë, të 7-ta do të zgjidhja t’i jetoja si shqiptar

    Jasir Asani padyshim është kthyer në idhullin e të gjithë shqiptarisë. Talenti kuqezi po kalon një moment spektakolar me fanellën e Kombëtares shqiptare, duke u shndërruar në një protagonist absolut.

    Mbrëmjen e sotme, Asani ka bërë një reagim emocional në faqen zyrtare në “Facebook”, duke nxjerrë në pah dashurinë e madhe për fanellën kuq e zi.

    “Deri në frymën e fundit, përjetë kuqezi, nëse do të kisha 7 jetë, të 7-ta do të zgjidhja t’i jetoja si shqiptar”, shkruan Jasir Asani në rrjetin e tij social.

    https://www.facebook.com/asanijasir11/posts/817886873674568?ref=embed_post

  • Shkëlqeu me Shqipërinë, Jasir Asani rikthehet në Europë në janar, tregon kampionatin “BIG” ku do të luajë

    Shkëlqeu me Shqipërinë, Jasir Asani rikthehet në Europë në janar, tregon kampionatin “BIG” ku do të luajë

    Ylli i Kombëtares kuqezi, Jasir Asani ka dhënë një intervistë për median e huaj “Cronache Di Spogliato”.

    Ai ka folur për tifozerinë kuqezi, për golat, Silvinjon si dhe ofertat nga kampionatet e huaja.

    “Jam i bindur nëse në Tiranë do të kishim “Camp Nou”, shqiptarët do ta mbushnim plot. Jemi të çmendur pas futbollit. Në Shqipëri po na japin një dashuri ekstreme, në rrugë po na quajnë heronj. Kam mesazhet në celular të mbushura, nga mesazhet në Instagram me raste humb dhe ato të familjarëve të mi.

    Mendoja se Shqipëria nuk do të më thërriste kurrë më, por ja ku jam në moshën 28 vjeçare, në Shqipërinë më të fortë se kurrë. Silvinjo më ka ndryshuar jetën, më parë asnjë trajner i Kombëtares nuk kishte menduar për mua. Kam lindur në Shkup, kam marrë festë nga Kombëtarja maqedonase, por e kam refuzuar pasi jam ndjerë gjithmonë një shqiptar. Më kujtohet ende telefonata e parë me trajnerin, më ka telefonuar përpara një ndeshje, isha aq I lumtur saqë shënova 3 gola atë ndeshje.

    Më kërkojnë në Gjermani, Itali, Arabi dhe Spanjë, në janar do të shkoj në një nga këto kampionatet. Si çdo shqiptar jam i fiksuar pas Serisë A, çdo shqiptar përveç ekipit për të cilin bën tifo në Shipëri ndjek edhe një skuadër të Serisë A. Goli ndaj Polonisë ishte i mrekullueshëm, duhet ta kem parë me mijëra herë. Në një moment mu afrua Shezni dhe më tha: Bravo, nuk e prisja që do të gjuaje nga aty”, deklaroi Asani.

  • Shqipëria me “5 yje” përballë Bullgarisë, Laçi dhe Muçi i japin një tjetër fitore kuqezinjve

    Shqipëria me “5 yje” përballë Bullgarisë, Laçi dhe Muçi i japin një tjetër fitore kuqezinjve

    Shqipëria ka triumfuar me rezultatin e pastër 2-0 përballë Bullgarisë në një ndeshje miqësore të luajtur në “Air Albania”.

    Një ndeshje e dominuar totalisht nga kuqezinjtë, të cilët kanë patur disa raste të pastra shënimi.

    Edhe pse trajneri Silvinjo ka bërë rotacion në pjesën më të madhe të skuadrës në këtë sfidë, sërish kuqezinjtë kanë bërë një ndeshje të madhe, duke mos u ndier diferena me titullarët.

    Në fund të pjesës së parë ka qenë Qazim Laçi i cili ka kaluar kuqezinjtë në avantazh.

    Ka qenë mbrojtësi i majtë Mario Mitaj, i cili ka futur një top të bukur në thellësi të zonës për Myrto Uzunin në minutën e 41-të, dhe sulmuesi beratas ka asistuar në mënyrë perfekte në shtyllën e dytë për LAçin, i cili nuk ka falur, duke ndëshkuar skuadrën buullgare.

    Në pjesën e dytë kuqezinjtë kanë ulur disi ritmin e ndeshjes, por pa i lënë asnjë shans bullgarëve që të na rrezikonin. Në këtë fraksion loje ka debutuar për herë të parë me kuqezinjtë edhe talenti shqiptar që luan në Seria A, sulmuesi i Frosinones, Marvin Çuni, i cili ka bërë një ndeshje të bukur.

    Ndërkohë që goli i dytë i ndeshjes do të vinte nëminutën e 81-të të ndeshjes, ku Ernest Muçi, ka gjuajtur nga jashtë zone duke shënuar një tjetër supergol.

  • LIVE SHQIPËRI-BULLGARI/ Kuqezinjtë tundin rrjetën sërish, Muçi shënon golin e dytë

    LIVE SHQIPËRI-BULLGARI/ Kuqezinjtë tundin rrjetën sërish, Muçi shënon golin e dytë

    Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot një miqësore të rëndësishme ndaj Bullgarisë, ku trajneri Silvinjo do të ketë mundësinë të shohë në veprim disa futbollistë që nuk kanë pasur shumë minutazh deri tani gjatë kualifikueseve.

    Në miqësoren e tij në të parë në drejtimin e Kombëtares, Silvinjo ka bërë 6 ndryshime në krahasim me sfidën e luajtur pak ditë më parë përballë Çekisë. Kështu, në rreshtim janë tashmë Strakosha, Balliu, Mihaj, Laçi, Uzuni dhe Muçi, të cilët do të kenë mundësinë që të tregojnë aftësitë e tyre në ndeshjen e sotme për të bindur trajnerin që janë të gatshëm për një fanellë titullari.

    LIVE SHQIPËRI-BULLGARI 2-0
    41′ Laçi, 82′ Muçi

    NGJARJET KRYESORE

    82’ GOOOL SHQIPËRIA! Supergol i Muçit me një gjuajtje nga jashtë zonës që dyfishon shifrat.

    78’ S. Ivanov merr vendin e L. Petkov në radhët e Bullgarisë.

    74’ Gruev ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Çunit.

    72’ Bullgarët shfaqen në krahun e majtë me Despodov i cili mundohet të krijojë hapësira, por nuk ia del që të gjejë një shok skuadre në zonë.

    70’ Bullgarët tentojnë të rrezikojnë portën e Shqipërisë pas një goditje këndi, devijimi drejt katërkëndorit kontrollohet pa probleme nga Strakosha.

    64’ Balliu nga e djathta nis një tjetër aksion të rrezikshëm, topi shkon te Muçi i cili gjuan rrufeshëm por bllokohet nga mbrojtësit. (VIDEO)

    62’ M. Petkov i lë vendin në fushë Gatçev në radhët e Bullgarisë.

    61’ Laçi i lë vendin në fushë Gjasulës në minutat e mbetur të ndeshjes.

    58’ Tani është A. Petkov ai cili përplaset me Uzunin duke sjellë tjetër moment tensioni.

    57’ Muja provon të kalojë në të majtën, por shtyn topin më shumë se duhet dhe çon sferën në fundore.

    53’ Vjen edhe debutimi i Çunit, i cili merr vendin e Asanit në fushë .

    51’ Tension në fushë. M. Petkov i vë duart në fyt Asanit pas një faulli. Gjyqtari në fund u tregon të dy lojtarëve kartonin e verdhë. (VIDEO)

    49’M. Petrov tenton nga distanca të befasojë Stakoshën, sfera kalon mbi traversë (VIDEO)

    46’ Pjesa e dytë nis me Mujën dhe Veselin në fushën e lojës në radhët e kuqezinjve në vend të Bajramit dhe Ajetit te Shqipëria. Ndërsa Turitsov dhe Rusev i lënë vendin Ivanov dhe Popov te Bullgaria.

    45’+4’ Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes me avantazhin 1-0 të Shqipërisë.

    45’+3’ Despodov nuk ndal siç duhet topin në kufijtë e zonës pas një harkimi nga e djathta dhe Balliu largon sferën.

    45’ Jepen 3 minuta shtesë.

    44’ Asllani provon me goditje dënimi por sfera përfundon jashtë katërkëndorit.

    44’ Antov ndëshkohet me karton të verdhë për protesta pas një faulli pranë zonës së Bullgarisë.

    41’ GOOOL SHQIPËRIA! Laçi i jep avantazhin e shumëpritur kuqezinjve pa snëj aksioni me kombinim të Mitajt me Uzunin nga e majta. (VIDEO)

    36’ Minçev merr vendin e Rusev në fushën e lojës, pasi ky i fundit del me barrelë pas problemeve si pasojë e një përplasje me Ajetin.

    33’ Portieri Mitov gabon në largimin e topit duke ia dhuruar Shqipërisë me aksionin që më pas finalizohet me një diagonale të Muçit, por që ndalet po nga gardiani i Bullgarisë. (VIDEO)

    31’ Qarkullim i gjatë i topit nga kuqezinjtë, por nuk përkthehet në raste të rrezikshme për skuadrën e Silvinjos, e cila nuk gjen hapësira për të tentuar portën kundërshtare.

    24’ Ajeti nis Balliun në të djathtën, mbrojtësi ndal sferën dhe hyn në zonë, duke nisur pasimin në qendër, por askush nuk përfiton dhe mbrojtja largon rrezikun. (VIDEO)

    21’ Despodov provon nga jashtë zonës, asnjë problem për Strakoshën. (VIDEO)

    19’ Petrov nga e djathta gjen hapësirën për të harkuar në zonë, por Strakosha kontrollon gjithçka.

    17’ Provon edhe Bajrami të shpërthejë në krahun e majtë, por mbrojtësit nuk e lejojnë që të harkojë në zonë, duke dhuruar goditjen e këndit të radhës.

    14’ Asllani harkon nga e majta në zonë për Asanin, por mbrojtja bulldare largon rrezikun.

    9’ Gjuajtja e parë në portë u përket kuqezinjve, pasi një gjuajtje me kokë e Ajetit pas një goditje këndi përfundon në duart e portierit mik. (VIDEO)

    7’ Asani merr topin në kufijtë e zonës, tenton si zakonisht me të majtën pro bllokohet nga mbrojtësit miq.

    5’ Kuqezinjtë kanë topin në zotërim në këto minuta, me aksione nga krahët, por pa gjetur hapësira për të gjuajtur.

    3’ Mitaj nis topin përpara për Uzunin në të majtën, miqtë largojnë sferën në këndore.

    1’ Nis dueli në ”Air Albania”.

    FORMACIONET ZYRTARE

    Shqipëria: Strakosha, Mitaj, Mihaj, Ajeti, Balliu, Laçi, Asllani, Bajrami, Asani, Uzuni, Muçi
    Trajner: Silvinjo

    BULLGARIA: Mitov, Petkov, Antov, A. Petkov, M. Petkov, L. Petkov, Gruev, Turitsov, Delev, Rusev, Despodov.
    Trajner: Nenad Krstajiç

  • Shqipëria ndëshkon Bullgarinë, shkon në avantazh pas shumë tentativash

    Shqipëria ndëshkon Bullgarinë, shkon në avantazh pas shumë tentativash

    Shqipëria po përballet me Bullgarinë, në “Air Albania”. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, për këtë takim miqësor. Ashtu siç pritej, trajneri i kuqezinjve Sylvinho ka bërë disa ndryshime. Shumë futbollistë do kenë mundësinë për të treguar veten, në një test si ky ndaj një ekipi si Bullgaria.

    Vlen të theksojmë se për teknikun Sylvinho kjo është miqësorja e parë në pankinën e Shqipërisë, pasi deri më tani ka drejtuar skuadrën vetëm në ndeshje zyrtare.

    Nëse atmosfera te ekipi jonë kombëtar është e mirë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për bullgarët. Këta të fundit, në kualifikueset e Euro 2024 kanë grumbulluar vetëm 2 pikë në 6 ndeshje.Sa i takon prezencës në “Air Albania”, interesimi ka qenë i kënaqshëm, duke marrë parasysh faktin që bëhet fjalë thjeshtë për një miqësore.

    Shqipëria: Strakosha, Mitaj, Mihaj, Ajeti, Balliu, Laçi, Asllani, Bajrami, Asani, Uzuni, Muçi

    Bullgaria: Mitov, Petkov, Antov, A. Petkov, M. Petkov, L. Petkov, Gruev, Turitsov, Delev, Rusev, Despodov.