Category: Sport

  • Shqipëria me “5 yje” përballë Bullgarisë, Laçi dhe Muçi i japin një tjetër fitore kuqezinjve

    Shqipëria me “5 yje” përballë Bullgarisë, Laçi dhe Muçi i japin një tjetër fitore kuqezinjve

    Shqipëria ka triumfuar me rezultatin e pastër 2-0 përballë Bullgarisë në një ndeshje miqësore të luajtur në “Air Albania”.

    Një ndeshje e dominuar totalisht nga kuqezinjtë, të cilët kanë patur disa raste të pastra shënimi.

    Edhe pse trajneri Silvinjo ka bërë rotacion në pjesën më të madhe të skuadrës në këtë sfidë, sërish kuqezinjtë kanë bërë një ndeshje të madhe, duke mos u ndier diferena me titullarët.

    Në fund të pjesës së parë ka qenë Qazim Laçi i cili ka kaluar kuqezinjtë në avantazh.

    Ka qenë mbrojtësi i majtë Mario Mitaj, i cili ka futur një top të bukur në thellësi të zonës për Myrto Uzunin në minutën e 41-të, dhe sulmuesi beratas ka asistuar në mënyrë perfekte në shtyllën e dytë për LAçin, i cili nuk ka falur, duke ndëshkuar skuadrën buullgare.

    Në pjesën e dytë kuqezinjtë kanë ulur disi ritmin e ndeshjes, por pa i lënë asnjë shans bullgarëve që të na rrezikonin. Në këtë fraksion loje ka debutuar për herë të parë me kuqezinjtë edhe talenti shqiptar që luan në Seria A, sulmuesi i Frosinones, Marvin Çuni, i cili ka bërë një ndeshje të bukur.

    Ndërkohë që goli i dytë i ndeshjes do të vinte nëminutën e 81-të të ndeshjes, ku Ernest Muçi, ka gjuajtur nga jashtë zone duke shënuar një tjetër supergol.

  • LIVE SHQIPËRI-BULLGARI/ Kuqezinjtë tundin rrjetën sërish, Muçi shënon golin e dytë

    LIVE SHQIPËRI-BULLGARI/ Kuqezinjtë tundin rrjetën sërish, Muçi shënon golin e dytë

    Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot një miqësore të rëndësishme ndaj Bullgarisë, ku trajneri Silvinjo do të ketë mundësinë të shohë në veprim disa futbollistë që nuk kanë pasur shumë minutazh deri tani gjatë kualifikueseve.

    Në miqësoren e tij në të parë në drejtimin e Kombëtares, Silvinjo ka bërë 6 ndryshime në krahasim me sfidën e luajtur pak ditë më parë përballë Çekisë. Kështu, në rreshtim janë tashmë Strakosha, Balliu, Mihaj, Laçi, Uzuni dhe Muçi, të cilët do të kenë mundësinë që të tregojnë aftësitë e tyre në ndeshjen e sotme për të bindur trajnerin që janë të gatshëm për një fanellë titullari.

    LIVE SHQIPËRI-BULLGARI 2-0
    41′ Laçi, 82′ Muçi

    NGJARJET KRYESORE

    82’ GOOOL SHQIPËRIA! Supergol i Muçit me një gjuajtje nga jashtë zonës që dyfishon shifrat.

    78’ S. Ivanov merr vendin e L. Petkov në radhët e Bullgarisë.

    74’ Gruev ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Çunit.

    72’ Bullgarët shfaqen në krahun e majtë me Despodov i cili mundohet të krijojë hapësira, por nuk ia del që të gjejë një shok skuadre në zonë.

    70’ Bullgarët tentojnë të rrezikojnë portën e Shqipërisë pas një goditje këndi, devijimi drejt katërkëndorit kontrollohet pa probleme nga Strakosha.

    64’ Balliu nga e djathta nis një tjetër aksion të rrezikshëm, topi shkon te Muçi i cili gjuan rrufeshëm por bllokohet nga mbrojtësit. (VIDEO)

    62’ M. Petkov i lë vendin në fushë Gatçev në radhët e Bullgarisë.

    61’ Laçi i lë vendin në fushë Gjasulës në minutat e mbetur të ndeshjes.

    58’ Tani është A. Petkov ai cili përplaset me Uzunin duke sjellë tjetër moment tensioni.

    57’ Muja provon të kalojë në të majtën, por shtyn topin më shumë se duhet dhe çon sferën në fundore.

    53’ Vjen edhe debutimi i Çunit, i cili merr vendin e Asanit në fushë .

    51’ Tension në fushë. M. Petkov i vë duart në fyt Asanit pas një faulli. Gjyqtari në fund u tregon të dy lojtarëve kartonin e verdhë. (VIDEO)

    49’M. Petrov tenton nga distanca të befasojë Stakoshën, sfera kalon mbi traversë (VIDEO)

    46’ Pjesa e dytë nis me Mujën dhe Veselin në fushën e lojës në radhët e kuqezinjve në vend të Bajramit dhe Ajetit te Shqipëria. Ndërsa Turitsov dhe Rusev i lënë vendin Ivanov dhe Popov te Bullgaria.

    45’+4’ Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes me avantazhin 1-0 të Shqipërisë.

    45’+3’ Despodov nuk ndal siç duhet topin në kufijtë e zonës pas një harkimi nga e djathta dhe Balliu largon sferën.

    45’ Jepen 3 minuta shtesë.

    44’ Asllani provon me goditje dënimi por sfera përfundon jashtë katërkëndorit.

    44’ Antov ndëshkohet me karton të verdhë për protesta pas një faulli pranë zonës së Bullgarisë.

    41’ GOOOL SHQIPËRIA! Laçi i jep avantazhin e shumëpritur kuqezinjve pa snëj aksioni me kombinim të Mitajt me Uzunin nga e majta. (VIDEO)

    36’ Minçev merr vendin e Rusev në fushën e lojës, pasi ky i fundit del me barrelë pas problemeve si pasojë e një përplasje me Ajetin.

    33’ Portieri Mitov gabon në largimin e topit duke ia dhuruar Shqipërisë me aksionin që më pas finalizohet me një diagonale të Muçit, por që ndalet po nga gardiani i Bullgarisë. (VIDEO)

    31’ Qarkullim i gjatë i topit nga kuqezinjtë, por nuk përkthehet në raste të rrezikshme për skuadrën e Silvinjos, e cila nuk gjen hapësira për të tentuar portën kundërshtare.

    24’ Ajeti nis Balliun në të djathtën, mbrojtësi ndal sferën dhe hyn në zonë, duke nisur pasimin në qendër, por askush nuk përfiton dhe mbrojtja largon rrezikun. (VIDEO)

    21’ Despodov provon nga jashtë zonës, asnjë problem për Strakoshën. (VIDEO)

    19’ Petrov nga e djathta gjen hapësirën për të harkuar në zonë, por Strakosha kontrollon gjithçka.

    17’ Provon edhe Bajrami të shpërthejë në krahun e majtë, por mbrojtësit nuk e lejojnë që të harkojë në zonë, duke dhuruar goditjen e këndit të radhës.

    14’ Asllani harkon nga e majta në zonë për Asanin, por mbrojtja bulldare largon rrezikun.

    9’ Gjuajtja e parë në portë u përket kuqezinjve, pasi një gjuajtje me kokë e Ajetit pas një goditje këndi përfundon në duart e portierit mik. (VIDEO)

    7’ Asani merr topin në kufijtë e zonës, tenton si zakonisht me të majtën pro bllokohet nga mbrojtësit miq.

    5’ Kuqezinjtë kanë topin në zotërim në këto minuta, me aksione nga krahët, por pa gjetur hapësira për të gjuajtur.

    3’ Mitaj nis topin përpara për Uzunin në të majtën, miqtë largojnë sferën në këndore.

    1’ Nis dueli në ”Air Albania”.

    FORMACIONET ZYRTARE

    Shqipëria: Strakosha, Mitaj, Mihaj, Ajeti, Balliu, Laçi, Asllani, Bajrami, Asani, Uzuni, Muçi
    Trajner: Silvinjo

    BULLGARIA: Mitov, Petkov, Antov, A. Petkov, M. Petkov, L. Petkov, Gruev, Turitsov, Delev, Rusev, Despodov.
    Trajner: Nenad Krstajiç

  • Shqipëria ndëshkon Bullgarinë, shkon në avantazh pas shumë tentativash

    Shqipëria ndëshkon Bullgarinë, shkon në avantazh pas shumë tentativash

    Shqipëria po përballet me Bullgarinë, në “Air Albania”. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, për këtë takim miqësor. Ashtu siç pritej, trajneri i kuqezinjve Sylvinho ka bërë disa ndryshime. Shumë futbollistë do kenë mundësinë për të treguar veten, në një test si ky ndaj një ekipi si Bullgaria.

    Vlen të theksojmë se për teknikun Sylvinho kjo është miqësorja e parë në pankinën e Shqipërisë, pasi deri më tani ka drejtuar skuadrën vetëm në ndeshje zyrtare.

    Nëse atmosfera te ekipi jonë kombëtar është e mirë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për bullgarët. Këta të fundit, në kualifikueset e Euro 2024 kanë grumbulluar vetëm 2 pikë në 6 ndeshje.Sa i takon prezencës në “Air Albania”, interesimi ka qenë i kënaqshëm, duke marrë parasysh faktin që bëhet fjalë thjeshtë për një miqësore.

    Shqipëria: Strakosha, Mitaj, Mihaj, Ajeti, Balliu, Laçi, Asllani, Bajrami, Asani, Uzuni, Muçi

    Bullgaria: Mitov, Petkov, Antov, A. Petkov, M. Petkov, L. Petkov, Gruev, Turitsov, Delev, Rusev, Despodov.

  • “Kur je mirë, të dojn tan”, banderolë speciale në miqësoren ndaj Bullgarisë

    “Kur je mirë, të dojn tan”, banderolë speciale në miqësoren ndaj Bullgarisë

    Pavarësisht se është thjeshtë një ndeshje miqësore, në “Air Albania” të shumtë kanë qenë tifozët kuqezi që kanë shkuar për të ndjekur nga afër takimin mes Shqipërisë dhe Bullgarisë.

    Bie në sy një banderolë, mjaft interesante. “Kur je mirë, të dojn tan” – shkruhet aty.Një mesazh i tillë të bën të kuptosh se lojtari i 12-të i Kombëtares tonë nuk ka qenë me skuadrën vetëm në këto ditë të mira, kur jemi kaq afër Euro 2024, por ka qenë bashkë-udhëtare me ekipin edhe në periudhë të vështirë.

  • Gol Laçi! Kuqezinjtë shënojnë ndaj Bullgarisë në pjesën e parë

    Gol Laçi! Kuqezinjtë shënojnë ndaj Bullgarisë në pjesën e parë

    Shqipëria kalon në avantazh ndaj Bullgarisë me një gol nga Laçi në minutën e 40 të pjesës së parë. Kombëtarja jonë po përballet me Bullgarinë, në “Air Albania”. Ashtu siç pritej, trajneri i kuqezinjve Sylvinho ka bërë disa ndryshime. Shumë futbollistë do kenë mundësinë për të treguar veten, në një test si ky ndaj një ekipi si Bullgaria.

  • Zhbllokohet rezultati në “Air Albania” – Shqipëria thyen Bullgarinë

    Zhbllokohet rezultati në “Air Albania” – Shqipëria thyen Bullgarinë

    Është shënuar goli i parë në ndeshjen miqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Bullgarisë.Kombëtarja shqiptare e futbollit ka kaluar në avantazh 1:0 kundër Bullgarisë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, shkruan lajmi.net.
    Qazim Laçi ka realizuar për kuqezinjtë në minutën e 41-të.

    Në stadium raportohet të jenë mbi 12 mijë tifozë shqiptarë.
    Ky takim për Shqipërinë vjen pak ditë pas fitores së madhe 3:0 kundër Çekisë në kualifikime për Kampionatin Evropian, pikërisht në këtë impiant./Lajmi.net/

    Këtu mund ta shikoni golin

  • Në prag të miqësores me Bullgarinë/ Sylvinho bën ndryshime, dalin titullarët e “Air Albania”

    Në prag të miqësores me Bullgarinë/ Sylvinho bën ndryshime, dalin titullarët e “Air Albania”

    Shqipëria do të përballet me Bullgarinë sot në orën 18.00, në ndeshjen që do mbahet në “Air Albania”. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare, për këtë takim miqësor.

    Ashtu siç pritej, trajneri i kuqezinjve Sylvinho ka bërë disa ndryshime. Shumë futbollistë do kenë mundësinë për të treguar veten, në një test si ky ndaj një ekipi si Bullgaria.

    Vlen të theksojmë se për teknikun Sylvinho kjo është miqësorja e parë në pankinën e Shqipërisë, pasi deri më tani ka drejtuar skuadrën vetëm në ndeshje zyrtare.Nëse atmosfera te ekipi jonë kombëtar është e mirë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për bullgarët. Këta të fundit, në kualifikueset e Euro 2024 kanë grumbulluar vetëm 2 pikë në 6 ndeshje.

    Sa i takon prezencës në “Air Albania”, interesimi ka qenë i kënaqshëm, duke marrë parasysh faktin që bëhet fjalë thjeshtë për një miqësore.

    Shqipëria: Strakosha, Mitaj, Mihaj, Ajeti, Balliu, Laçi, Asllani, Bajrami, Asani, Uzuni, Muçi

  • Interes i ulët për Kombëtaren në miqësore, ja sa bileta janë shitur deri tani për duelin me Bullgarinë

    Interes i ulët për Kombëtaren në miqësore, ja sa bileta janë shitur deri tani për duelin me Bullgarinë

    Kombëtarja shqiptare do të luajë nesër miqësoren ndaj Bullgarisë, me sfidën që do të nisë në orën 18:00.

    Ndryshe nga Republika Çeke, ku shitja e biletave ishte me ritëm të frikshëm dhe për tri orë u mbaruan të gjitha, për duelin ndaj ballkanasve ka interes të ulët.

    Deri më tani janë shitur mbi 7 mijë bileta, ndërkohë që deri orën e ndeshjes pritet që numri të shkojë deri në 10 mijë.

  • Vinin baste sportive, arrestohen dy pronarë lokalesh në Shijak

    Vinin baste sportive, arrestohen dy pronarë lokalesh në Shijak

    Dy persona janë kapur duke ushtruar baste sportive në lokalet e tyre në Shijak.

    Në kuadër të operacionit “Basti i fundit”, në pranga janë vënë shtetasit G. D., 49 vjeç dhe K. D., 23 vjeç të dy banues në Shijak.

    Këta shtetas u kapën në flagrancë, në lokalet e tyre, përkatësisht në Shijak dhe në fshatin Xhavzotaj, teksa vinin baste sportive, nëpërmjet celularëve. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularët që shërbenin për vënien e basteve.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

  • Ballist Morina bën gjestin fisnik, i dhuron familjes së “Dëshmorit të Kombit”, bluzën e Jasir Asanit (FOTO)

    Ballist Morina bën gjestin fisnik, i dhuron familjes së “Dëshmorit të Kombit”, bluzën e Jasir Asanit (FOTO)

    Ismail Morina alias Ballist Morina, i cili u bë i njohur për gjtihë shqiptarët në vitin 2014-të, pasi atij gjesti madhështor në Beograd, ku ngriti dronin me flamurin e Shqipërisë së madhe, çka ndikoi më pas edhe në kualifikimin e Shqipërisë në Francë 2016-të, pasi huliganët serbë hynë në fushë të inatosur, ka bërë një tjetë gjest fisnik.

    Bluzën që i dhuroi futbollisti kuqezi, Jasir Asani më 12 Tetor, menjëherë pas asaj fitoreje historike me Republikën Çeke në “Air Albania, ku vetë djaloshi nga Kumanova shënoi një tjetër supergol, ia ka dhuruar familjes së Dëshmorit të Kombit.

    Ka qenë vetë Morina i cili ka publikuar në rrjetet sociale një foto, ku shihet teksa i ka dhuruar bluzën e Asanim Dëshmorit të Kombit, Afrim Bunjaku, i cili mbeti i vrarë një muaj më parë pas sulmit terrorist të serbe në veri të Kosovës, pranë manastirit të Banjskës.

    https://www.instagram.com/ballist.morina/?utm_source=ig_embed&ig_rid=25d795c0-f1c9-45b8-ad4e-44d9b3f6991f