Category: Sport

  • Trajneri çek, viktima e rradhës e Shqipërisë, pas trajnerit të Polonisë të shkarkuar nga humbja në Tiranë!

    Trajneri çek, viktima e rradhës e Shqipërisë, pas trajnerit të Polonisë të shkarkuar nga humbja në Tiranë!

    Shqipëria i ka shkaktuar një humbje të rëndë Çekisë.

    Pas disfatës me shifrat 3-0 kundër kuqezinjëve në Arenën Kombëtare, çekët mund të mbesin pa Europianin e Gjermanisë. Kjo do të ndodhte për herë të parë që nga viti 1993, ku Çekia u shkëput nga Çekosllovakia.

    Sipas gazetares Lucie Machacova, pjesë e gazetës së njohur në Çeki, “MF DNES”, Silvhavy është shkarkuar dhe nuk do të jetë më pjesë e Çekisë. Njoftimi zyrtar do të vijë në javën e ardhshme, por pritet më shumë që të martën të kemi gjithçka të zyrtarizuar.Trajneri i ri mund të jetë, po sipas gazetares çeke, Tripsovsky, trajneri i Slavias së Pragës do të drejtojë Slavian e Pragës dhe Çekinë njëkohësisht, të paktën për dy ndeshjet e nëntorit. Slavia e Pragës po kryeson edhe grupin e Europa League, teksa do të përballet në muajin nëntor ndaj Romës.

    Ndërkohë një tjetër media sportive çeke flet për Vitezslav Lavicka si zëvendësuesin e Silvhavit. Sai ka drejtuar Śląsk Ërocłaë në vitet 2019-2021.

    Federata Çeke e Futbollit pret që Silhavy të jap dorëheqjen në mbrëmjen e sotme pas ndeshjes me Ishujt Faroe, për të kursyer 250 mijë euro. Por nëse kjo nuk ndodh, ashtu siç pritet, Çekia do të zyrtarizojë shkarkimin e Silhavy të martën dhe do të zyrtarizojë trajnerin e ri.

  • Falsifikuan biletat e ndeshjes Shqipëri-Çeki dhe i shiten deri në 400 euro, lirohen dy të arrestuarit

    Falsifikuan biletat e ndeshjes Shqipëri-Çeki dhe i shiten deri në 400 euro, lirohen dy të arrestuarit

    Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia Sokol Arapin dhe Albano Osmanin, të arrestuar pasi shitën bileta të falsifikuara për ndeshjen Shqipëri-Çeki.

    Në “arrest në shtëpi” do vijojë të hetohet Sokol Arapi dhe “detyrim paraqitje”, Albano Osmanin, për këtë të fundit, Gjykata gjithashtu vlerësoi se arrestimi ishte i paligjshëm pasi ishte dorëzuar vetë.Policia tha se dy të hetuarit falsifikuan 60 bileta dhe i shitën me vlerë 400 € për të hyrë në “Air Albania” për të parë ndeshjen, që kap një shifër prej rreth 24 mijë Eurosh përfitim.

    Kur tifozët shkuan për të hyrë në stadium, kuptuan se biletat ishin të dubluara dhe aksesi për të hyrë ishte i pamundur.

  • Krah Mbapes dhe Fernandesh, Etrit Berisha e Rashica përzgjidhen në formacionin më të mirë të javës nga “Sofascore”

    Krah Mbapes dhe Fernandesh, Etrit Berisha e Rashica përzgjidhen në formacionin më të mirë të javës nga “Sofascore”

    Raundi i shtatë i kualifikueseve të Europianit “Gjermani 2024” solli shumë surpriza, teksa “Sofascore” ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës.

    Në portë ndodhet gardiani i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha me notën 8.6, i cili e mbajti portën e paprekur në sfidën me Çekinë.

    Teksa në formacion shihen dhe emra të mëdhenj si Mbape e Bruno Fernandesh, lojtari më i vlerësuar është Milot Rashica, i cili ka marrë notën 9.8, më shumë se çdo lojtar tjetër në 11-she pas dy golave kundër Andorrës.

  • Videoja që po bën xhiron në rrjet/ Berisha qan si “fëmijë” në krahët e Silvinjos, ja si e festoi portieri fitoren ndaj Çekisë

    Videoja që po bën xhiron në rrjet/ Berisha qan si “fëmijë” në krahët e Silvinjos, ja si e festoi portieri fitoren ndaj Çekisë

    Shqipëria mposhti Çekinë në “Air Albania”, me rezultatin 3-0 në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset “EURO 2024”. Një fitore e madhe që ngriti peshë gjithë tifozët shqiptarë anë mbanë botës.

    Një ndër pikat më të forta të Kombëtares kuqezi, padyshim është gardiani Etrit Berisha. Ai ka bërë një performancë të jashtëzakonshme duke mbajtur të paprekur katërkëndorin.

    Pas përfundimit të duelit ai shpërtheu në lot dhe menjëherë ka përqafuar trajnerin Silvinjo.

    Videoja tashmë po bën xhiron në rrjet, ku portieri shihet teksa qan si fëmijë në krahët e Silvinjos.

    https://streamin.one/v/3ea2f5e5

  • “Kuq e zi, ama pushimet në Itali”, Arbana Osmani ironizon komentin e ndjekësit

    “Kuq e zi, ama pushimet në Itali”, Arbana Osmani ironizon komentin e ndjekësit

    Moderatoren Arbana Osmani së fundmi po e shohim shpesh nëpër stadiume në vende të ndryshme të botës.
    Për këtë tifollik të saj, ka gisht padyshim Eduart Grishaj i cili është një fans i futbollit. Çifti nuk mungoi as mbrëmjen e djeshme në ndeshjen e madhe Shqipëri-Çeki.
    “Kuq e zi gjithë jetën”, shkruan Arbana në një foto në Instagram krah mikes së saj, Xhemi Shehu.

    Si gjithmonë komentet janë të shumta në fotot e saj, por këtë herë njëri ja ka marrë vëmendjen Arbanës.
    “Kuq e zi, ama pushimet në Itali”, shkruan komentues.

    Por moderatorja i është përgjigjur me ironi: Edhe dasmen mos harro.

    Kujtojmë se Arbana Osmani u martua më 17 qershor, në Toskanë-Itali./albeu.com/

  • Emocionuese/ Nipi i ADEM JASHARIT këndon me tifozët në stadium “Mora fjalë” (VIDEO)

    Emocionuese/ Nipi i ADEM JASHARIT këndon me tifozët në stadium “Mora fjalë” (VIDEO)

    “Mora fjalë”, është kthyer në himnin e ri të çdo tifozi shqiptar.

    Artistja e mirënjohur zbriti në stadiumin “Air Albania” për ta kënduar para mijëra tifozëve vargjet epike për heroin Adem Jasharin.

    Në stadium ishin të pranishëm djali i Adem Jasharit, Lulzim Jashari dhe nipi i tij, Bekim Jashari.
    Ky i fundit ka ndarë videon teksa Shkurte Fejza këndonte bashkë me 25 mijë tifoz për gjyshin e tij, heroin Adem Jashari.

  • “Kemi tifozët më të mirë në botë”, Jasir Asani: Duhet t’i bëjmë krenarë dhe të shkojmë në Evropian

    “Kemi tifozët më të mirë në botë”, Jasir Asani: Duhet t’i bëjmë krenarë dhe të shkojmë në Evropian

    Padyshim një nga momentet më “magjike”, të sfidës së të enjtes mbrëma ndaj Çekisë ishte dhe “perla” e shënuar nga “fantazisti”, Jasir Asani, i cili në minutën e 9’ të sfidës dënoi portierin Pavlenka, me një “sallake të hidhur” nga jashtë zone.

    Pas ndeshjes, ai tha se janë të lumtur pasi kanë tifozët më të mirë në botë dhe duhet t’i bëjnë të lumtur duke shkuar në evropian.
    Asani: Jam i lumtur edhe për golin, s’diskutohet. Mendoj se të dyja fitoret kanë qenë shumë të bukura sepse i kemi fituar ndaj dy kombëtareve shumë të forta, dhe nuk mund t’i ndash. Kemi tifozët më të mirë në botë dhe besoj se duhet t’i bëjmë të lumtur dhe krenarë e të shkojmë në evropian./albeu.com

  • Çfarë s’u pa nga ndeshja Shqipëri-Çeki, policia s’e fal Lenjanin, babait të Brojës i hapin dy herë çantën

    Çfarë s’u pa nga ndeshja Shqipëri-Çeki, policia s’e fal Lenjanin, babait të Brojës i hapin dy herë çantën

    E gjithë shqiptaria në festë pas triumfit 3- 0 që kuqezinjtë e Silvinjos arritën në shtëpi ndaj Çekisë. Menjëherë pas vërshëllimës së arbitrit Makelie, në rrugët e Tiranës ka shpërthyer një festë tërësisht e ligjshme, ku nuk munguan flamujt dhe boritë e makinave.

    Në një stadium të mbushur plot, atmosfera ishte elektr izuese sidomos gjatë dëgjimit të këngëve patriotike. Nuk munguan edhe momentet pikante të kësaj sfide, që “Panorama Sport” i sjell për lexuesit e saj. Nga kontrolli i rreptë në hyrje të stadiumit, te banderolat në shkallët e tij, një tribunë të mbushur me personazhe, Ballist Morina, tifozi special kuqezi, mund të themi se kjo ishte një natë magjike për Kombëtaren shqiptare.• Ermir Lenjani nuk i shpëton kontrollit të sigurimit, që mesa duket duhet të zbatonte detyrën e tij edhe te futbollisti i Kombëtares shqiptare.

    • Po ashtu edhe Xhevahir Broja, babai i futbollistit Armando Broja, kaloi në lupën e kontrollit, madje dy herë, sa u detyrua dhe u tha: “Po më kontrolloi njëherë ai mbrapa”.

    • Kristjan Asllani dhe Mario Mitaj kanë ulur çorapet e futbollit dhe mbrojtëset e tyre janë në fund. Lojtarët të kujtojnë të famshmin Rui Kosta, i cili luante me të njëjtin stil.

    • Daku përqafon gjyqtarin e takimit, pasi e këshilloi për të mos bërtitur drejt kundërshtarit.

    • 20 917 tifozë të pranishëm në “Arenën Kombëtare”.

  • VIDEO/ “O sa mirë me qenë shqiptar!” Lot dhe përqafime, shihni festën në dhomat e zhveshjes. I pranishëm edhe Zaho

    VIDEO/ “O sa mirë me qenë shqiptar!” Lot dhe përqafime, shihni festën në dhomat e zhveshjes. I pranishëm edhe Zaho

    Suksesi fantastik përballë Republikës Çeke solli gëzim dhe lot në çdo cep të botës ku flitet shqip.

    Atmosfera pas sfidës ishte elektrizuese dhe përfshiu të madh e të vogël, pa diskutim u festua gjatë edhe nga protagonistët e këtij suksesi.

    Nga presidenti Duka, te trajneri Sylvinho, lojtarët ishin të gjithë ishin të papërmbajtshëm.

    Fillimisht festuan në fushë me tifozët, ndërsa festa nuk mungoi as në dhomat e zhveshjes, ku protagonist ishte dhe kreu i FSHF-ës i cili festoi pafund duke përqafur të gjithë lojtarët.

    I pranishëm duke festuar me çunat e Kombëtares ishte dhe djali i vogël i kryeministrit Edi Rama, Zaho.

  • Jasir Asani ndërron bluzën me Ballist Morinën pas fitores: Do t’ja çoj Stacionit Policor në Veri të Kosovës

    Jasir Asani ndërron bluzën me Ballist Morinën pas fitores: Do t’ja çoj Stacionit Policor në Veri të Kosovës

    Një nga tifozët më të zjarrtë të Kombëtares shqiptare, Ballist Morina nuk kishte si të mungonte mbëmjen e djeshme në stadium, edhe pse i shoqëruar nga dhjetra policë.

    Ai dhe gjithë shqiptarët përjetuan një mbrëmje magjike ku kuqezinjtë kanë mposhtur me shifrat e pastra 3-0 Republikën Çeke në “Air Albania”.

    Ishte Jasir Asani i cili ndezi tifozerinë shqiptare që në minutën e 9 të takimit. Ish-lojtari i Partizanit veproi njësoj si me Poloninë. Mori topin, hyri nga e djathta e sulmit drejt qendrës dhe shkarkoi të majtën e tij. Topi shkoi në rrjetë, duke shtangur çekët që në minutat e para.

    Pas përfundimit të ndeshjes, Asani është afruar pranë tribunës ku ka ndërruar bluzën me Ballist Morinën.

    “I ndërruam fanellat me Jasirin duke thyer nji TABU (nji futbollist profesionist ndërron fanellën me nji tifoz po aq profesionist) dhe nuk mbaron këtu, me propozimin tim dhe me mirëkuptimin e plotë t’vetë Jasirit fanellën e tij nuk do e mbaj unë por do i dorëzohët kazermës së POLICISË së KOSOVËS me n’veri t’REPUBLIKËS së KOSOVËS n’shenjë respekti,mirënjohjeje dhe mbështëtje për t’gjithë djemtë tanë n’ato anë!

    Rroftë shpirti i shqiptarit!!!!”, shkruan Ballsit Morina, i cili u bë i njohur në vitin 2014-të, kur futi dronin me flamurin etnik në stadiumin e Beogradit.

    Duhet theksuar se ishte pikërisht ai dron “sebepi” i kualifikimit të Shqipërisë në kampionatin Europian të vitit 2015-të që u zhvillua në Francë./albeu.com/

    https://www.instagram.com/albeucom/?utm_source=ig_embed&ig_rid=e6dd1757-873e-4982-90a6-1f6a0c3e9e9a