Category: Sport

  • “Mos e besoni po deshët”, Luiz Ejlli nuk “lejohet” të ndjekë Kombëtaren në stadium (VIDEO)

    “Mos e besoni po deshët”, Luiz Ejlli nuk “lejohet” të ndjekë Kombëtaren në stadium (VIDEO)

    Suksesi fantastik përballë Republikës Çeke solli gëzim dhe lot në çdo cep të botës ku flitet shqip.

    Atmosfera pas sfidës ishte elektrizuese dhe përfshiu të madh e të vogël, pa diskutim u festua gjatë edhe nga protagonistët e këtij suksesi.

    Ndërsa interesi ka qenë tepër i lartë dhe biletat u shitën të gjitha për pak orë, këngëtari Luiz Ejlli, nuk ka mundur të sigurojë një biletë për ndeshjen Shqipëri- Çeki.
    Luizi ka bërë një postim në llogarinë e tij në “Instagram” ku shprehet se edhe pse ka kontaktuar shumë njerëz nuk ka mundur të gjej biletë.

    “Është shumë vonë”, ishte përgjigja që i kanë dhënë fituesit të “BBV”.

    Gjithsesi Luizi pak orë para fillimi të ndeshjes, i ka uruar fitore Kombëtares Shqiptare, edhe pse nuk do të jetë prezent në stadium.

  • Sylvinho: Duhet të ecim avash avash për të kapur Brazilin. Ishte një ndeshje shumë e bukur. Kishim përballë një skuadër të fortë fizikisht, të vendosur mirë dhe që nuk kishte pësuar as një humbje. Kemi bërë shumë mirë në këtë ndeshje.  Një këmbë e kemi në Tiranë dhe një në Berlin…  Sylvinho: E drejtë, që kemi bërë një hap shumë të rëndësishëm, por nuk ka mbaruar asgjë. Duhet të jemi të gjithë të ndërgjegjshëm që në nëntor vendoset gjithçka dhe duhet të presim me këmbë në tokë.  Si ke arritur ta ndryshosh kaq shpejt mentalitetin e kësaj skuadre?  Sylvinho: Duke punuar. Gjëja e parë që bëra, ishte vendimi për të jetuar në Tiranë,  që më dha mundësi të punoj shumë më mirë, falë edhe kushteve që na plotëson Federata. Monitorojmë shumë lojtarë, qoftë duke qenë në Shqipëri dhe qoftë duke udhëtuar në vendet ku ata luajnë, për të komunikuar. Ne jemi një dhe punojmë të gjithë si grup. Lojtarët e kanë kuptuar se nëse ka një mundësi për të shkuar përpara, është nëpërmjet forcës së grupit.  Do të donit një menaxhim më të mirë të topit, kur kundërshtari mbeti me 10 futbollistë?  Sylvinho: Gjëja e parë që u thashë lojtarëve në fund të pjesës së parë, ishte të menaxhojmë më mirë ndeshjen. Kemi shumë lojtarë që luajnë në tranzicion, të cilët duan të sulmojnë hapësirat dhe duan të shkojnë përpara.  E keni surprizuar kolegun tuaj çek në të dy ndeshjet. Atje e sulmuat lart, ndërsa sot e pritët, duke i lënë fushën dhe  kapur në befasi. A mendoni se strategjia ishte pika më e fortë?  Sylvinho: Shumë i drejtë leximi i ndeshjes. Ata ishin të detyruar të bënin një ndryshim në mesfushë dhe futën një futbollist teknik, që kalonte gjithmonë topin në fazën sulmuese. Duke qenë se ne kemi bërë shumë lojë në tranzicion, na u hap mirë loja, kur ata mbetën me 10 futbollistë. Nuk kishte mënyrë tjetër, pasi na lanë shumë hapësira dhe duhej të dilnim përpara.  A keni ndonjë rit përtej punës, pasi ju ecin gjërat në mënyrë perfekte? Gola perfektë ,gola të anuluar të kundërshtarëve dhe kartonë të kuq për ta…  Sylvinho: Unë besoj te puna. Sigurisht që futbollin ju e njihni mirë dhe ka raste kur punon shumë dhe gjërat shkojnë mirë. Jo thjesht puna në fushë, por edhe për të krijuar një ambient të shëndetshëm jashtë fushe.

    Sylvinho: Duhet të ecim avash avash për të kapur Brazilin. Ishte një ndeshje shumë e bukur. Kishim përballë një skuadër të fortë fizikisht, të vendosur mirë dhe që nuk kishte pësuar as një humbje. Kemi bërë shumë mirë në këtë ndeshje. Një këmbë e kemi në Tiranë dhe një në Berlin… Sylvinho: E drejtë, që kemi bërë një hap shumë të rëndësishëm, por nuk ka mbaruar asgjë. Duhet të jemi të gjithë të ndërgjegjshëm që në nëntor vendoset gjithçka dhe duhet të presim me këmbë në tokë. Si ke arritur ta ndryshosh kaq shpejt mentalitetin e kësaj skuadre? Sylvinho: Duke punuar. Gjëja e parë që bëra, ishte vendimi për të jetuar në Tiranë, që më dha mundësi të punoj shumë më mirë, falë edhe kushteve që na plotëson Federata. Monitorojmë shumë lojtarë, qoftë duke qenë në Shqipëri dhe qoftë duke udhëtuar në vendet ku ata luajnë, për të komunikuar. Ne jemi një dhe punojmë të gjithë si grup. Lojtarët e kanë kuptuar se nëse ka një mundësi për të shkuar përpara, është nëpërmjet forcës së grupit. Do të donit një menaxhim më të mirë të topit, kur kundërshtari mbeti me 10 futbollistë? Sylvinho: Gjëja e parë që u thashë lojtarëve në fund të pjesës së parë, ishte të menaxhojmë më mirë ndeshjen. Kemi shumë lojtarë që luajnë në tranzicion, të cilët duan të sulmojnë hapësirat dhe duan të shkojnë përpara. E keni surprizuar kolegun tuaj çek në të dy ndeshjet. Atje e sulmuat lart, ndërsa sot e pritët, duke i lënë fushën dhe kapur në befasi. A mendoni se strategjia ishte pika më e fortë? Sylvinho: Shumë i drejtë leximi i ndeshjes. Ata ishin të detyruar të bënin një ndryshim në mesfushë dhe futën një futbollist teknik, që kalonte gjithmonë topin në fazën sulmuese. Duke qenë se ne kemi bërë shumë lojë në tranzicion, na u hap mirë loja, kur ata mbetën me 10 futbollistë. Nuk kishte mënyrë tjetër, pasi na lanë shumë hapësira dhe duhej të dilnim përpara. A keni ndonjë rit përtej punës, pasi ju ecin gjërat në mënyrë perfekte? Gola perfektë ,gola të anuluar të kundërshtarëve dhe kartonë të kuq për ta… Sylvinho: Unë besoj te puna. Sigurisht që futbollin ju e njihni mirë dhe ka raste kur punon shumë dhe gjërat shkojnë mirë. Jo thjesht puna në fushë, por edhe për të krijuar një ambient të shëndetshëm jashtë fushe.

    UEFA kishte dërguar për të gjykuar Shqipëri-Çeki një arbitër të nivelit të lartë në Europë si Dani Makelie, i cili edhe dje në “Air Albania”, me vendimet e tij, ishte thuajse perfekt.

    Natyrisht që u ndihmua edhe nga sistemi VAR, ndërsa momenti më flagrant ishte anulimi i golit të Arbnor Mujës në minutën e 82- të për pozicion jashtë loje. “Panorama Sport” ju sjell dy rastet për moviolë të ndeshjes.

    38′ Harkim në zonë i Çernit, aty ku Kufal devijon me kokë dhe topi shkon te Chytil, që tri metra larg portës, e dërgon në rrjetë. Mirëpo, goli i Çekisë anulohet, pasi devijimi ka qenë me dorën e majtë të Chytil. Arbitri Makelie anulon golin dhe ndëshkon me karton të verdhë sulmuesin çek. Për Chytil është i dyti dhe del automatikisht me të kuq, duke lënë Çekinë me 10 lojtarë. Prekja me dorë konfirmohet edhe nga VAR-i, pasi kishte dyshime se mund të ishte devijim me shpatull.

    82′ Ramadani rikuperon një top në anësore dhe shërben te Hysaj, që menjëherë jep një asist te Muja, i cili me shpejtësi futet në zonë dhe i vetëm me portierin godet tokazi me të djathtën dhe shënon golin e katërt. Mirëpo, pas tre minutash verifikim nga sistemi VAR, goli anulohet për pozicion jashtë loje të Mujës në momentin kur u shërbye nga Hysaj. Një rast ku vetëm centimetrat e ndanin Mujën nga mbrojtësi i fundit çek dhe teknologjia e konsideroi si gol të parregullt.

    https://streamin.one/v/05f06fd0

  • Sylvinho e thotë shqip: Ne jemi një! Grupi, forca e Shqipërisë

    Sylvinho e thotë shqip: Ne jemi një! Grupi, forca e Shqipërisë

    “Ne Jemi një”!

    Sylvinho flet shqip në deklaratën e dhënë për emisionin Kuqezi në SuperSport pas ndeshjes me Çekinë, teksa theksoi se forca e grupit është arma më e fortë e kësaj Shqipërie.

    Në fillim thoshim se ishte short i vështirë, por rezultatet po tregojnë se jemi rritur. A ishte kjo fitorja më e bukur?
    Sylvinho: Duhet të ecim avash avash për të kapur Brazilin. Ishte një ndeshje shumë e bukur. Kishim përballë një skuadër të fortë fizikisht, të vendosur mirë dhe që nuk kishte pësuar as një humbje. Kemi bërë shumë mirë në këtë ndeshje.

    Një këmbë e kemi në Tiranë dhe një në Berlin…

    Sylvinho: E drejtë, që kemi bërë një hap shumë të rëndësishëm, por nuk ka mbaruar asgjë. Duhet të jemi të gjithë të ndërgjegjshëm që në nëntor vendoset gjithçka dhe duhet të presim me këmbë në tokë.

    Si ke arritur ta ndryshosh kaq shpejt mentalitetin e kësaj skuadre?

    Sylvinho: Duke punuar. Gjëja e parë që bëra, ishte vendimi për të jetuar në Tiranë, që më dha mundësi të punoj shumë më mirë, falë edhe kushteve që na plotëson Federata. Monitorojmë shumë lojtarë, qoftë duke qenë në Shqipëri dhe qoftë duke udhëtuar në vendet ku ata luajnë, për të komunikuar. Ne jemi një dhe punojmë të gjithë si grup. Lojtarët e kanë kuptuar se nëse ka një mundësi për të shkuar përpara, është nëpërmjet forcës së grupit.

    Do të donit një menaxhim më të mirë të topit, kur kundërshtari mbeti me 10 futbollistë?

    Sylvinho: Gjëja e parë që u thashë lojtarëve në fund të pjesës së parë, ishte të menaxhojmë më mirë ndeshjen. Kemi shumë lojtarë që luajnë në tranzicion, të cilët duan të sulmojnë hapësirat dhe duan të shkojnë përpara.

    E keni surprizuar kolegun tuaj çek në të dy ndeshjet. Atje e sulmuat lart, ndërsa sot e pritët, duke i lënë fushën dhe kapur në befasi. A mendoni se strategjia ishte pika më e fortë?

    Sylvinho: Shumë i drejtë leximi i ndeshjes. Ata ishin të detyruar të bënin një ndryshim në mesfushë dhe futën një futbollist teknik, që kalonte gjithmonë topin në fazën sulmuese. Duke qenë se ne kemi bërë shumë lojë në tranzicion, na u hap mirë loja, kur ata mbetën me 10 futbollistë. Nuk kishte mënyrë tjetër, pasi na lanë shumë hapësira dhe duhej të dilnim përpara.

    A keni ndonjë rit përtej punës, pasi ju ecin gjërat në mënyrë perfekte? Gola perfektë ,gola të anuluar të kundërshtarëve dhe kartonë të kuq për ta…

    Sylvinho: Unë besoj te puna. Sigurisht që futbollin ju e njihni mirë dhe ka raste kur punon shumë dhe gjërat shkojnë mirë. Jo thjesht puna në fushë, por edhe për të krijuar një ambient të shëndetshëm jashtë fushe.

  • ZYRTARE + VIDEO/ UEFA nuk i ndahet, e shpall “perlën” e Asanit: Goli më i bukur i raundit

    ZYRTARE + VIDEO/ UEFA nuk i ndahet, e shpall “perlën” e Asanit: Goli më i bukur i raundit

    Shqipëria shënoi 3 gola ndaj Republikës së Çekisë, këtë mbrëmje, duke qëndruar në vendin e parë në Grupin E me 13 pikë.

    Tifozët kuq e zi nuk e ndalën festën në mbështetje të kombëtares, e cila duket se ka marrë biletën për “Euro 2024” që do të mbahet në Gjermani.

    Seferi shënoi dy gola për Kombëtaren në pjesën e dytë të ndeshjes.

    Shqipëria kaloi në avantazh që në minutën e nëntë, me supergolin e Asanit, një gol që dhe vetë UEFA në faqen e saj zyrtare njofton se ështrë shpallur goli më i bukur i këtij raundi kualifikimesh.

    https://www.facebook.com/watch/?v=753290873273388

  • Shqipëria mposht Çekinë, politika shqiptare në delir: Le të shkojmë drejt Europës!

    Shqipëria mposht Çekinë, politika shqiptare në delir: Le të shkojmë drejt Europës!

    Shqipëria shënoi 3 gola ndaj Republikës së Çekisë, këtë mbrëmje, duke qëndruar në vendin e parë në Grupin E me 13 pikë.

    Tifozët kuq e zi nuk e ndalën festën në mbështetje të kombëtares, e cila duket se ka marrë biletën për “Euro 2024” që do të mbahet në Gjermani.

    Ky trimf do të përshëndetej edhe nga përfaqësues të klasës politike shqiptare.Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshendeti fitoren e ekipeve kombëtare të Shqipërisë dhe Kosovës.

    “Fitore të merituara nga djemtë tanë!”, u shpreh presidenti Begaj.

    https://www.facebook.com/BajramBegajAL/posts/294958639976580?ref=embed_post

    Kryeministri Edi Rama, i cili së bashku me bashkëshorten dhe djalin e vogël, Zaho e ndoqën nga tribuna këtë përballje postoi pamje nga ndeshja në stadiumin “Air Albania”.

    “LET’S GOOOO TOOO EUUUUR ALBAAAANIIIIAAAAA”, shkruan Rama.

    https://www.facebook.com/watch/?v=1028000181659824

    Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta i shprehu urime të përzemërta futbollistëve, trajnerit dhe gjithë tifozave kuqezi.

    “E mrekullueshme Kombëtarja jonë. E mrekullueshme superfitorja me Çekinë. Urime të përzemërta futbollistëve, trajnerit dhe gjithë tifozave kuqezi. Drejt Berlinit”, theksoi Meta.

    https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/874924687336101?ref=embed_postPo ashtu një mesazh urimi do të vinte edhe nga sih-kryeministri Sali Berisha.

    “Shqipëri – Çeki 3:0

    Lojë e jashtëzakoshme e kombëtares tonë! Rezultat epik! Le të urojmë së bashku miq golshënuesit Jasir Asani, që shënoi supergolin e parë, Taulant Seferin për dy golat e tij fantastikë, të gjithë ekipin kuqezi, kapitenin e skuadrës Berat Gjimshiti dhe trajnerin Sylvinho, arkitekt i këtij suksesi dhe nivelit superklas të kombëtares tonë.

    Një urim shumë të veçantë tifozëve kuqezinj, energjia, entuziazmi dashuria e tyre janë vis vitalis i fitoreve të kombëtares. Urime!”, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha.

    https://www.facebook.com/SaliBerisha/posts/976596893821413?ref=embed_post

    https://www.facebook.com/SaliBerisha/posts/976596893821413?ref=embed_post

  • Fitorja e Kombëtares shqiptare, UEFA nuk ndal postimet për kuqezinjtë

    Fitorja e Kombëtares shqiptare, UEFA nuk ndal postimet për kuqezinjtë

    Kombëtarja shqiptare ka regjistruar mbrëmë një fitore historike, kundër Republikës së Çekisë

    Kombëtarja shqiptare ka regjistruar mbrëmë një fitore historike, kundër Republikës së Çekisë. Kuqezinjtë e nisën shpejt festën, teksa në minutën e 9, Jasir Asani lëshoi një “predhë” nga jashtë zone, duke i çuar shifrat në 1 me 0.

    Në pjesën e dytë, Shqipëria mbajti ritmin e lartë duke kontrolluar lojën, teksa në minutën e 51, Taulant Seferi shënon golin e dytë. Më pas, Seferi do të shënonte dhe golin e tretë në minutën e 73 dhe dopietën personale.

    Paraqitjet e Shqipërisë dhe golat spektakolarë të futbollistëve kuqezinj, janë bërë temë kryesore tashmë në rrjetet sociale dhe sidomos adresat zyrtare të UEFA-s. Kjo e fundit i ka kushtuar sot një vëmendje shumë të veçantë kuqezinjve që mposhtën 3-0 Çekinë dhe vazhduan dominimin të shkëputur në kreun e Grupit E.

    https://twitter.com/EURO2024/status/1712540028692476062?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1712540028692476062%7Ctwgr%5Ee97beab039525772b89bd31068e6298fbfe28427%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fgazeta-shqip.com%2Fsport%2Ffitorja-e-kombetares-shqiptare-uefa-nuk-ndal-postimet-per-kuqezinjte%2F%3Ffbclid%3DIwAR0OW_cOAGf-LbS4QNakCCzpIgnNpj0pvfz2aw1ZGBu8wi_6I7CTQ5gnBMo

    Fillimisht postimet në adresën zyrtare të UEFA-s për EURO 2024 në Twitter nisën me tifozin i cili lyen fytyrën si shqiponjë, shoqëruar me mbishkrimin “Gati për ndeshjen”.

  • Nga ”Shqipëria po dominon”, te “tjetër golazo i Asanit”. UEFA nuk ndal postimet për kuqezinjtë

    Nga ”Shqipëria po dominon”, te “tjetër golazo i Asanit”. UEFA nuk ndal postimet për kuqezinjtë

    Paraqitjet e Shqipërisë dhe golat spektakolarë të futbollistëve kuqezinj, janë bërë temë kryesore tashmë në rrjetet sociale dhe sidomos adresat zyrtare të UEFA-s. Kjo e fundit i ka kushtuar sot një vëmendje shumë të veçantë kuqezinjve që mposhtën 3-0 Çekinë dhe vazhduan dominimin të shkëputur në kreun e Grupit E.
    Fillimisht postimet në adresën zyrtare të UEFA-s për EURO 2024 në Twitter nisën me tifozin i cili lyen fytyrën si shqiponjë, shoqëruar me mbishkrimin “Gati për ndeshjen”.

    Më pas e kishte menjëherë radhën mesazhi “Asani përsëri” dhe fotot e golit të sulmuesit që i dha avantazhin Shqipërisë.

    Pak më vonë shfaqet përqafimi mes Seferit dhe Dakut, si dhe shkrimi ”Shqipëria po dominon”.

    Pastaj një tjetër postim ku shkruhej “Në pole position” me festën e futbollistëve pas fitores.

    Dhe sigurisht, goli me video i Asanit. “Jasinr Asani me një tjetër supergol. A është një tjetër kandidat i mundshëm për golin e javës?”, shkruhej në profilin e UEFA-s.

  • Kuqezinjtë i vunë në rresht skuadrat e grupit! Kualifikimi në Euro 2024, formalitet

    Kuqezinjtë i vunë në rresht skuadrat e grupit! Kualifikimi në Euro 2024, formalitet

    Euro 2024 është më pranë se kurrë dhe tifozët kuqezi mund të nisin të prenotojnë biletat për në Gjermani.

    Shqipëria mposhti në Arenën Kombëtare, Çekinë me shifrat 3-0 dhe tashmë i duhen edhe vetëm dy pikë në dy ndeshjet e mbetura (Moldavisë dhe Ishujve Faroe) për të siguruar edhe matematikisht kualifikimin në europianin e Gjermanisë.

    Sfida nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për të besuarit e trajnerit Sylvinho. Në minutën e nëntë, Jasir Asani lëshoi një nga predhat që zotëron në repertorin e tij dhe mposhti portierin Pavlenka. Festë e jashtëzakonshme në Arenën Kombëtare, teksa tifozëve me plis iu bashkua edhe Asani i cili vendosi gjithashtu një plis duke entuziazmuar edhe më shumë të pranishmit.

    Në vijim, kuqezinjtë patën edhe dy mundësi të tjera. Asllani pason bukur për Cikalleshin i cili ndalet vetëm në fund nga portieri çek, ndërsa më pas ishte Ramadani që pasoi për Asanin, por edhe shkupjani u ndal në fund nga njëri prej mbrojtësve kundërshtarë.

    Në minutën e 38-të, Çekia gjen golin e barazimit. Por gjithçka ishte e parregullt pasi Chytil shënoi me dorë dhe arbitri e ndëshkoi me karton të verdhë. Ishte i dyti për sulmuesin që la miqtë me 10 lojtarë.
    Në fund të pjesës së parë, Shqipëria mund të kishte shënuar sërish pas një kundërsulmi, por Ramadani pasoi pak më fortë seç duhej për Bajramin. Megjithatë, goli i dytë nuk vonoi dhe erdhi në minutën e 51.

    Një aksion model i kuqezinjve që nis nga Asllani, kalon te Hysaj dhe më pas është Asani që pason në zonë aty ku Taulant Seferi nuk gabon dhe ndëshkon çekët. 2-0 dhe Shqipëria luan e qetë duke menaxhuar avantazhin e dyfishtë.

    Por, të besuarit e Sylvinhos nuk u mjaftuan me aq pasi shënuan edhe të tretin në minutën e 73. Mirlind Daku i ardhur nga stoli lëviz bukur në zone dhe pason për Seferin. Me portën e boshatisur, Seferi nuk gabon dhe ndez për të tretën here atmosferën në Arenën Kombëtare.

    Nuk mbaroi me kaq pasi kuqezinjtë gjetën edhe golin e katërt me Arbnor Mujën, por VAR prishi festën e sulmuesit.
    Gjithsesi, festa finale i takon shqiptarëve të cilët i gëzohen tre pikëve shumë të rëndësishme për vazhdimësinë dhe për kualifikimin.

    Pas kësaj fitoreje, Shqipëria ngjitet në kuotën e 13 pikëve dhe mbron kreun e grupit E, katër pikë më shumë se ndjekësit më të afërt, Polonia. Pas kësaj ndeshje, kuqezinjtë konfirmohen gjithashtu edhe si sulmi dhe mbrojtja më e mirë në grup. Ndeshjet e radhës ato ndaj Moldavisë në transfertë dhe Ishujve Faroe, dy pikë i mjaftojnë Shqipërisë që është më pranë se kurrë pjesëmarrjes për herë të dytë në finalet e një Europiani.

    Renditja në Grupin E:

  • “Me plis për Berlin”/ Asani e Seferi turpërojnë Çekinë

    “Me plis për Berlin”/ Asani e Seferi turpërojnë Çekinë

    Shqipëria ka mposhtur në “Air Albania” Çekinë, një ndeshje e vlefshme për Euro 2024.

    Futbollistët e kombëtares Shqiptarë kanë dhënë një performacë të shkëlqyer në këtë ndeshje të rëndësishme.

    Ishte Jasir Asani i cili tundi për herë të parë rrjetën e Çekisë në minutën ‘9, një gol i fantasit nga jasht zone.Në pjesën e dytë ishte radha e Taulant Seferit që të merrte lojën në dorë. Në minutën e ’50, Seferi ndëshkoi për të dytën herë çektë. Një kundërsulm i shpejt i ideuar nga Bajrami e Asani është finalizuar më së miri nga anësori i sulmit, Seferi, i cili përball portës së boshatisur çoi topin në rrjetën e portierit Pavlenka.

    Edhe goli i tretë kishte si autor Taulant Seferin, i cili në minutën e ’73 gjeti përsëri rrugën e golit. Në minutën e ’81 shënoi edhe Muja, por arbitri e anuloi pas konsultimit me sistemin VAR.

  • FOTO LAJM/ As golat e Kombëtares nuk i bashkojnë Ramën dhe Kurtin, më kë po e shohin ndeshjen dy kryeministrat

    FOTO LAJM/ As golat e Kombëtares nuk i bashkojnë Ramën dhe Kurtin, më kë po e shohin ndeshjen dy kryeministrat

    Kombëtarja shqiptare mbrëmjen e sotme shfaqet super në formë. Ndërsa ka nisur pjesa e dytë, Shqipëria është në avatazh 3-0 me Çekinë.

    Ndeshja, përveç tifozëve që kanë mbushur stadiumin, po ndiqet dhe nga politikanët.

    Në fotot më poshtë shihet kryeministri i Kosovës Albin Kurti, që po e ndjek me ministren e Energjisë, Belinda Balluku.Nga ana tjetër, Rama po e ndjek me bashkëshorten e tij dhe djalin, Lindën dhe Zahon. Ndërkohë në krah ka Armand Dukën, kurse mbrapa ministrin e Brendshëm Taulant Balla dhe gazetarin Alfed Peza.

    Siç kuptohet, Ramën dhe Kurtin, as golat e kombëtares nuk i bënë dot bashkë. Marrëdhënia mes dy kryeministrave vazhdon të jetë disi e ftohtë, që prej anulimit të mbledhjes së dy qeverive.

    Kujtojmë se sot Rama e përmendi Kurtin në Kuvend, duke e cilësuar vëlla, ndërsa nuk u kursye në kritika në lidhje me qëndrimet e këtij të fundit për situatën në veri të Kosovës.