Category: Sport

  • Mbrëmje MAGJIKE! Shqipëri ëndrrash, kuqezinjtë “shpartallojnë” Çekinë dhe vendosin “një këmbë” në Berlin

    Mbrëmje MAGJIKE! Shqipëri ëndrrash, kuqezinjtë “shpartallojnë” Çekinë dhe vendosin “një këmbë” në Berlin

    Shqipëria ka përjetuar një mbrëmje ëndrrash këtë të enjte të 12 tetorit, në satdiumin “Air Albania”, ku ka shënuar 3 gola.

    Aksione perfekte, gola nga jashtë zone, gola të anulluar dhe karton të kuq, i ka patur të gjitha brenda ndeshja mes Shqipërisë dhe cekisë në “Air Albania” e vlefshme për kualifikueset e kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

    Kuqezinjtë e nisën vrullshëm, ku vetëm pas 9 minutash lojë, Jasir Asani pasi merr një top perfekt, në krahun e djathtë, mbyllet në qendër dhe shkarkon të majtën e tij vrastare, duke kaluar Sqhipërinë në avantazh.

    Pas golit Sqhipëria rrit volumin e lojës, ku sërish Asani pak minuta më pas i afrohet dhe golit të ytë.

    Ndërkohë Etrit Berisha shpëton dy herë Sqhipërinë nga goli, ndërsa në minutën e fundit të fraksionit të parë të lojës, Çekia mbetet me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Chetil.

    Me fillimin e pjesës së dytë kuqezinjtë shënojnë sërish, këtë herë është Taulant Seferi, i cili shënon pas një asisi nga Jasir Asani.

    Në minutën e 73-të të takimit do të shënonte sërish Taulant Seferi, pas nja asisit perfekt të dhënë nga i sapofuturi në lojë Mirlind Daku.

    Ndërkohë Sqhiëprisë i anullohet një gol i katërt i shënuar nga Arbnor Mujo, por ishte me milimetra në pozicion jashtë loje.

  • Mrekulli në Tiranë, Shqipëria shënon golin e tretë ndaj Cekisë

    Mrekulli në Tiranë, Shqipëria shënon golin e tretë ndaj Cekisë

    Shqiperia shenoi golin e trete ndaj Cekise me ane te Seferit ne stadiumin Air Albania, 17 minuta para fundit te takimit.

    Shqipëria sfidon Çekinë në “Air Albania” (20.45), në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset Euro 2024. Kuqezinjtë vijnë në këtë takim me mungesa të rëndësishme në mbrojtje, ku për shkak dëmtimesh nuk janë në dispozicion Ismajli dhe Kumbulla.

    Në sulm, pritej që të paktën ta niste nga stoli Armando Broja, por sulmuesi kuqezi nuk ia ka dalë të jetë në 100% në formë për këtë sfidë, me teknikun që lajmëroi dje se Broja s’do luajë. Në krahun tjetër, kundërshtarët vuajnë mungesë e sulmuesit Patrick Schick.Pak më parë janë publikuar edhe titullarët, me trajnerin Sylvinho dhe homologun Sylhavi që kanë shuar të gjitha dyshimet për lojtarët që e nisin nga minuta e parë.

    Sa i takon rreshtimit kuqezi, përpara portierit Berisha është vendosur Mitaj, Gjimshiti, Ajeti dhe Hysaj. Mesfusha përbëhet nga Ramadani dhe Asllani. Cikalleshi është në majë të sulmit, me sulmuesin që do ketë ndihmën e Seferit dhe Asanit nga krahët. Pas Cikalleshit, qëndron Bajrami.

    Shqipëria kryeson grupin me 10 pikë, 2 pikë më shumë se Çekia. Në lojë për një biletë në Europian është edhe Moldavia e vendit të 3-të me 8 pikë, ndërsa fije të vogla shprese ka edhe Polonia e vendit të katërt me vetëm 6 pikë.

  • Seferi nuk di të ndalet, shënon golin e dytë për Shqipërinë

    Seferi nuk di të ndalet, shënon golin e dytë për Shqipërinë

    Shqipëria udhëheq 3-0 ndaj Çekisë me një tjetër gol të jashtëzakonshëm të realizuar nga i përhershmi Jasir Asani, ylli i Kombëtares kuqezi, në nisje të takimit dhe nga Taulant Seferi dy gola.

    Po ashtu si ndaj Polonisë, Asani mori një top në krahun e djathtë të sulmit tonë dhe më një goditje të fuqishme nga jashtë zonës e dërgoi topin në portën e çekëve.Ndërkohë, në minutën e 40 Çekia mori një tjetër goditje, pasi Chytil u ndëshkua me kartonin e kuq. Miqtë e dërguan topin në rrjetë, duke festuar barazimin, por arbitri, me ndihmën e VAR, anuloi golin dhe ndëshkoi futbollistin çek me kartonin e dytë të verdhë për prekje të topit me dorë.

    Në minutën e 51-të, Taulant Seferi shënoi golin e dytë për Shqipërinë, pasi një kundërsulmi perfekt të kuqezinjve. Në minutën e 73, sërish Seferi, pasi një asisti fantastik nga Daku vulosi fitoren duke shënuar golin e tretë.

  • Shqipëria shënon golin e 2 ndaj Çekisë |LIVE-MINUTË PAS MINUTE

    Shqipëria shënon golin e 2 ndaj Çekisë |LIVE-MINUTË PAS MINUTE

    Luhet ndeshja Shqipëri – Çeki (Grupi E) në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për eliminatoret Euro 2024. Emocionet e kësaj ndeshje i ndiqni edhe në ekranin e Televizionit Klan nën komentin e Alban Xhihanit dhe Andi Lilës.

    Minuta 51’ – Shqipëria shënon golin e dytë ndaj Çekisë.

    Minuta 46′ – Nis pjesa e dytë.Minuta 49’ – Mbyllet pjesa e parë, Shqipëri 1 – 0 Çeki.

    4 minuta shtesë

    Minuta 38’ – Anulohet goli i Çekisë, futbollisti goditi topin me dorë. Ndëshkohet me karton të kuq, Çekia luan me 10 lojtarë.

    Minuta 37’ – Goditje dënimi për Çekinë në harkun e zonës së Shqipërisë. Topi ndalet nga muri mbrojtës.

    Minuta 26’ – Karton i verdhë për futbollistin çek Chytil.

    Minuta 21’ – Asani rrezikon sërish portën kundërshtare, por pozicion jashtë loje.

    Minuta 18’ – Cikalleshi godet drejt portës çeke, pret portieri.

    Minuta 9’ – Asani shënon supergol, Shqipëri 1-0 Çeki.

    View this post on Instagram
    A post shared by Tv Klan Video (@tvklanvideo)

    Minuta 8’ – Shqipëria qarkullon topin në mesfushë.

    Minuta 0’ – Nis ndeshja Shqipëri – Çeki.

    Shqipëria (4-2-3-1): Berisha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Bajrami, Asllani, Ramadani; Asani, Seferi, Cikalleshi | Trajner: Sylvinho

    Çeki (3-4-3): Pavlenka; Krejci, Brabec, Holes; Jurasek, Sadilek, Soucek, Coufal; Kuchta, Chytil, Cerny | Trajner: Jaroslav Silhavy

    “E kam shumë frikë ndeshjen e sotme”, Fevziu: Sa herë krijohet entuziazmi i madh, jemi mësuar që zhgënjehemi

    Gazetari Blendi Fevziu thotë se e ka shumë frikë ndeshjen që do të luhet mbrëmjen e sotme Shqipëri-Çeki. Në një intervistë për Viola Spiron për Klan News, Fevziu shprehet se pavarësisht kësaj, ky është ekipi më i mirë ndonjëherë i Kombëtare Shqiptare.

    Blendi Fevziu: Ka shumë ndeshje që nuk kam arritur dot. E kam ndjekur kur mundem.

    Viola Spiro: Si mendon se do të shkojë ky takim?

    Blendi Fevziu: E kam shumë frikë ndeshjen e sotme. Ka një entuziazëm dhe ne sa herë krijohet entuziazmi i madh, jemi mësuar që zhgënjehemi. E vetmja gjë që më jep garanaci është cilësia e ekipit dhe aq sa kam parë unë futbolli, mund të them se është ekipi më i mirë që kam parë ndonjëherë.

    Fevziu thotë se jemi shumë afër Europianit, por megjithatë të gjitha ndeshjet duhen luajtur deri në fund dhe të mos nënvlerësohen.

    Viola Spiro: Ti nëse nuk i ke ndjekur të gjitha ndeshjet, a mendon se është momenti për të shkuar në Europian?

    Blendi Fevziu: Mendoj se jemi shumë afër Europianit, janë ndeshje që duhen luajtur deri në fund. Mendoj se çdo ndeshje është vendimtare, nuk mund ta lësh për më vonë. Nëse arrijmë dhe marrim një rezultat sot, jemi të të garantuar.

    Ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana: Jemi këtu për t’i mbështetur djemtë, do jemi të gjithë bashkë, do mundohemi të fitojmë, e rëndësishme është që në fund t’ja arrijmë qëllimit. E sheh çfarë lojtarë kemi në fushë. E kemi një short shumë të favorshëm, e kemi ne në dorë.

    MASAT E POLICISË

    Nga ana tjetër, policia ka marrë masa të shtuara sigurie, për të mos lejuar futjen në stadium të mjeteve piroteknike dhe sendeve të ndaluara.

    2 mijë efektivë policie do të jenë të angazhuar në terren për të garantuar rendin dhe sigurinë në ndeshjen e kombëtares me Çekinë.

    Në gatishmëri do të jenë edhe forcat speciale të RENEA-s, të cilat pak orë para nisjes së ndeshjes kryen kontrolle sigurie me qenë.

    ATMOSFERA FESTIVE PARA NDESHJES

    Tifozi i veçantë i Kombëtares Shqiptare, i cili pikturon në fytyrë flamurin kuqezi, Besmir Limani feston sot ditëlindjen. Edhe ditën e sotme tifozi nuk ka munguar ku në prag të ndeshjes shihet me shqiponjën e pikturuar në fytyre. Ai shprehet i lumtur që sot feston ditëlindjen me të gjithë tifozët e kombëtares, ku u shpreh se kjo është ditëlindja më e bukur.

    “Nga ana ime unë ju përgëzoj të gjithëve që keni ardhur këtu për ditëlindjen time. Është ditëlindja më e bukur që kam festuar me ju bashkë. Faleminderit shumë! Do zoti me fitore sonte dhe forca shqipëri!”

    Ndërkohë një tjetër tifoz ka zgjedhur një simbolikë të veçantë. Për të ndjekur ndeshjen ai ka zgjedhur që të vijë me një përkrenare si e heroit kombëtar Skëndërbeut në kokë

    “Unë vij nga Suedia. Jam tifoz i vjetër, e mbështes kombëtaren në çdo ndeshje. Jo kjo ishte ideja ime(simbolika e Skënderbeut). Për herë të parë e kam parë në Stamboll të Turqisë. Do jem me tifozat kuqezi. Mendoj se do fitojmë 2-1.”

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të ndjekë sot në Tiranë ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë, e vlefshme për eliminatoret e Euro 2024.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti ka njoftuar se po vjen drejt Shqipërisë së bashku me Lulzim Jasharin, të birin e Adem Jasharit.

    “Bashkë me Lulzim Jasharin rrugës për Tiranë në përkrahje të Shqipërisë. Forca djema. Evropiani po na pret”, shkruan Kurti në Facebook.

    Nga lulishtja e “3 Vëllezërve Frashëri”, pranë bulevardit në Tiranë është një atmosferë e zjarrtë. Një tifoze mjaft e veçantë që përkrah kombëtaren shqiptare e veshur me flamurin shqiptar, ka ardhur posaçërisht nga Brukseli për ta mbështetur Shqipërinë në përballjen me Çekinë.

    Në një intervistë të dhënë për gazetarin e Klan News, Maksi Rama, Miranda thotë se rezultati i ndeshjes mund të jetë 2 me 1 në favor të Shqipërisë.

    Miranda: Unë kam ardhur nga Brukseli sot në mëngjes dhe jam me origjinë nga Dibra e Madhe. Isha dhe në ndeshjen me Poloninë, me Pragën, që prej 8 vitesh jam me tifozët kuqezi. E kam patjetër për të ardhur në çdo ndeshje.

    Maksi Rama: Sot ke dhe një veshje shumë unike nga të gjithë këta që janë këtu, e kujt ishte ideja dhe prej sa kohësh e ke bërë?

    Miranda: Ishte ideja ime dhe unë e kisha bërë për 28 Nëntorin dhe tani është bërë simbolike, në çdo ndeshje i marr këto me vete dhe e di që do të dalë shumë mirë.

    Maksi Rama: A do të na japësh një parashikim se si do të dalë rezultati?

    Miranda: Unë mendoj 2-1 për Shqipërinë.

    Maksi Rama: A keni arritur të siguroni një biletë për në stadium për ta ndjekur nga afër?

    Miranda: Po, por e di që ishte shumë e vështirë, për ne që jemi kuqezi e kemi pak më lehtë dhe bëjmë telefon direkt për të pasur një biletë të siguruar. Do të rri 2-3 ditë dhe pastaj do të kthehem.

    /tvklan.al

  • Super goli i Asanit dhe karton i kuq për çekët, kuqezinjtë “prekin” Berlinin në pjesën e parë (VIDEO)

    Super goli i Asanit dhe karton i kuq për çekët, kuqezinjtë “prekin” Berlinin në pjesën e parë (VIDEO)

    Shqipëria e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë të sfidës përballë Çekisë në Air Albania. Ishte Jasir Asani i cili ka shënuar një gol mjaft të burkur.

    Pas një inkursioni nga krahu i djathtë, është mbyllur në qendër, ku më pas ka shkarkuar të majtën e tij, duke realizuar një tjetër supergol.

    https://albeu.com/wp-content/uploads/2023/10/a-2.mp4?_=1

  • Anulohet goli i mysafirëve, karton i kuq për Çekinë

    Anulohet goli i mysafirëve, karton i kuq për Çekinë

    Duket se fati është në anën tonë mbrëmjen e sotme, teksa pas golit të Jasir Asanit, tashmë Çekia ka mbetur me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të “bomberit”, Mojmir Chytil.

    Një gol i shënuar nga sulmuesi 24-vjeçar fillimisht rizgjoi “shpresën” e miqve çek për një rezultat pozitiv në “Air Albania”, mirëpo me ndihmën e arbitrëve anësor ka rezultuar se goli jo vetëm se është shënuar në pozicion jashtë loje, por edhe me dorë, duke rezultuar në karton të verdhë, për Chytil.

    Mirëpo, para shënimit të këtij golit, Chytil kishte marrë edhe një karton tjetër të verdhë, duke e detyruar gjyqtarin kryesor të nxjerrë nga xhepi kartonin e kuq e si rrjedhojë të lërë të tijët në fushë me vetëm 10 lojtarë. Rezultati vijon në 1 me 0.

  • “Me plis për Berlin”/ “Tifozat Kuq e Zi” shpalosin banderolën gjigande në tribunë

    “Me plis për Berlin”/ “Tifozat Kuq e Zi” shpalosin banderolën gjigande në tribunë

    Shqipëria po luan ndaj Çekisë, ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Në “Air Albania” spikasin si gjithmonë “Tifozat Kuq e Zi, që sërish kanë goditur me banderolën.

    Në një koregrafi unike shfaqet “Hajduti” Lupin, një personazh i famshëm që njihet për vjedhjet e sendeve me vlerë. “Shikoni kush është kthyer” – shkruhet aty, ndërsa në foto është dikush me plis, me kupë në dorë.

    Në një tjetër koreografi, më të thjeshtë, por jashtëzakonisht e bukur shkruhet: “Euro 2024”! Krenarë për atë që dhurojnë djemtë në fushë, por më shumë krenarë për tifozët në tribuna.

  • “Godet” sërish Asani! Kombëtarja shqiptare në avantazh me një super gol (VIDEO)

    “Godet” sërish Asani! Kombëtarja shqiptare në avantazh me një super gol (VIDEO)

    Jasir Asani ka shënuar një gol fantastik nga distanca, duke çuar Shqipërinë në avantazh

    Kombëtarja shqiptare ka kaluar në avantazh, me një super gol të shënuar nga Jasir Asani në minutën e 9.

    Sulmuesi lëshon një nga predhat e repertorit të tij dhe çmend Air Albanian, nuk mungon edhe festa me plis.

    Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan një ndeshje shumë vendimtare për ecurinë e saj drejt Euro 2024 ndaj Çekisë. Kuqezinjtë janë në krye të Grupit E me 10 pikë dhe një rezultat pozitiv ndaj çekëve që i ndjekin me 8 pikë, do e bënte shumë më të thjeshtë rrugëtimin e mëtejshëm të skuadrës së Silvinjos.

  • Jasir Asani “çmend” stadiumin, tjetër supergol ndaj Çekisë

    Jasir Asani “çmend” stadiumin, tjetër supergol ndaj Çekisë

    Shqipëria ka kaluar në avantazh ndaj Çekisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Evropianit.

    Ishte sërish Jasir Asani, i cili me një predhë nga distanca e ndali topin ne fundin e rrjetës.

  • Shqipëri – Çeki/ Kuqezinjtë në avantazh, shënon Asani

    Shqipëri – Çeki/ Kuqezinjtë në avantazh, shënon Asani

    Shqipëri – Çeki/ Kuqezinjtë në avantazh, shënon Asani
    Shqipëria kalon në avantazh në minutën e nëntë, me supergolin e Asanit!