Category: Sport

  • Tifozja e nxehtë e Napolit mban premtimin! Shëtit lakuriq nëpër qytet gjatë festës së titullit (Video)

    Tifozja e nxehtë e Napolit mban premtimin! Shëtit lakuriq nëpër qytet gjatë festës së titullit (Video)

    Titulli i tretë në historinë e napolitanëve u kalua me një festë madhështore dhe i gjithë Napoli priste, që ylli i famshëm italian, Paola Saulino, të përmbushte premtimin e saj.

    Paola, e njohur edhe për rolet e saj në filma erotikë, premtoi se do të ecte në rrugët e qytetit krejtësisht lakuriq, nëse Napoli, ekipi i saj do të fitonte titullin.

    Dhe aktorja Saulino, e mbajti fjalën, ajo u zhvesh lakuriq dhe shkoi në stadiumin “Diego Maradona”.

    Paola e kishte lyer trupin me ngjyrat e klubit të saj të preferuar dhe kështu ka çmendur napolitanët, duke nxjerrë në pah format tërheqëse.

  • Pas largimit nga PSG, babai i Messit zbulon se ku do ta shohim sëshpejti yllin argjentinas

    Pas largimit nga PSG, babai i Messit zbulon se ku do ta shohim sëshpejti yllin argjentinas

    Lionel Messi është i destinuar të rikthehet te Barcelona pas dy viteve qëndrim në Paris Saint Germain.

    Sulmuesi argjentinas është larguar nga PSG pasi i ka përfunduar kontrata dhe ka disa oferta para vetës.

    Rikthimi i tij te Barcelona është mëse i mundur, pasi babai i tij Jorge Messi ka qëndruar në qytetin katalunas ku është takuar me Joan Laportan.

    Ai ka folur shkurtimisht duke konfirmuar se Leo Messi dëshiron rikthimin në Camp Noue dhe ka besim se një gjë e tillë do të ndodhë.

    “Leo dëshiron të rikthehet te Barcelona, edhe unë do doja ta shihja përsëri te Barça. Kemi besim se do të ndodhë rikthimi, por kurrë nuk i dihet së ardhmes”, u shpreh babai i yllit argjentinas.

    Kjo javë pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Messit nëse do të rikthehet te Barcelona ose do të vazhdoj karrierën në Arabinë Saudite.

    Skuadra arabe Al-Hilal i ka ofruar një kontratë tre vjeçare nga e cila Messi do të fitonte 400 milionë euro në vit.

    Gjithsesi dëshira e argjentinasit është të rikthehet në Camp Nou dhe të fitoj trofe të ri me gjigantin katalunas.

  • “Dua të vdesësh”, kërcënohet me jetë sportisti i dashur për publikun (emri)

    “Dua të vdesësh”, kërcënohet me jetë sportisti i dashur për publikun (emri)

    Luis Alberto, ashtu edhe bashkëshortja e tij Patricia Venegas, janë me origjinë andaluze dhe e kanë dashur gjithmonë tokën e tyre. Ky afeksion është derdhur edhe te skuadra e Sevilla-s, ku numri 10 i Lazio-s ka luajtur tashmë dhe ku nëse do të mundte do të kthehej me nxitim.

    Më 31 maj, padyshim që në shtëpinë e Luis Alberto-s të gjithë ishin tifozë me Sevilla-n në finalen e Europa League. Menjëherë pas shprehjes së gëzimit për suksesin e skuadrës së drejtuar nga Mendilibar, profili social i lojtarit u mbush me epitete dhe fraza të papërsëritshme.

    Mirëpo, kjo nuk e trembi çiftin të cilët përkundrazi reaguan me shpejtësi, pa ulur kokën. “Kështu janë njerëzit të sëmurë, nga festa për ekipin tim, Sevilla, të cilin e kam mbështetur për një jetë dhe që fitoi Kupën. Dhe gjëja më e keqe është se nuk mora vetëm një”, zbuloi Venegas në rrjetet sociale.

    “Dua të them gjithashtu se janë denoncuar të gjithë ata që i janë përkushtuar dërgimit të këtij lloj mesazhi”, ka shtuar ajo, duke treguar kështu se ka marrë masa ligjore. Një moment mjaft delikat dhe i trishtë për botën e futbollit.

    “Vdis nga kanceri malinj, duhet të vdesësh keq, duhet të plasësh”, – kjo është përmbajtja e disa mesazheve që i janë dërguar çiftit, tani kushedi se çfarë do të ndodhë, por policia është në punë.