Category: Te Tjera

  • “I kthen menjëherë kafshët në gur, por jo flamingot”/ Njihuni me liqenin më vdekjeprurës në botë

    “I kthen menjëherë kafshët në gur, por jo flamingot”/ Njihuni me liqenin më vdekjeprurës në botë

    Liqeni Natron në Tanzani është një nga fenomenet natyrore më të çuditshme dhe misterioze në botë. Me një temperaturë ekstreme dhe ujë të pasur me kripë, ky liqen është një habitat ku vetëm disa specie mund të mbijetojnë.

    E njohur për veçoritë e saj të jashtëzakonshme, Natron ka tërhequr interesin e shkencëtarëve dhe turistëve për shkak të ngjyrave të tij të pazakonta dhe kushteve të rrezikshme që ofron.

    Ideja e një liqeni që i kthen në çast kafshët në gur tingëllon si nga mitologjia greke, por në fakt ky fenomen tejet i veçantë ndodh në liqenin Natron në Tanzani, i cili është një nga liqenet më vdekjeprurës në botë.

    Përkundër kimisë së tij jomikpritëse, Liqeni Natron pret një nga fenomenet më spektakolare të jetës së egër të Afrikës.

    Liqeni Natron pret një nga fenomenet më spektakolare të jetës së egër të Afrikës. Mbi dy milionë flamingo më të vogla – 75% e popullsisë së botës – përdorin këto ujëra kaustike si terrenin e tyre kryesor të çiftëzimit, duke krijuar një kufi rozë të gjallë rreth liqenit të kuq.

    Flamingot lulëzojnë këtu pikërisht sepse pak grabitqarë mund të lundrojnë në mjedisin e ashpër, duke e bërë atë një vend të shenjtë paradoksal. Fotografët e kafshëve të egra zakonisht vizitojnë midis gushtit dhe tetorit, kur numri i flamingove arrin kulmin në një shfaqje mahnitëse të përshtatshmërisë së natyrës.

    Gjatë stinës së shirave, pellgu mbushet me ujë, por më vonë temperaturat e larta shkaktojnë avullim intensiv. Aty gjallojnë vetëm disa baktere të pasura me pigment të kuq, që e ngjyros intensivisht ujin, duke dhuruar pamje fantastike.

    Liqeni Natron është shumë i cekët, thellësia varion nga 1.5 deri në 3 metra. Nxehtësia e ujit arrin deri në 50 dhe madje edhe 60 ° C. Përmbajtja e kripërave të natriumit në ujërat e liqenit është shumë e lartë. Në muajt më të nxehta (shkurt dhe mars) edhe uji bëhet i trashë për shkak të kësaj. Këto kushte favorizojnë aktivitetin e cianobaktereve halofil që jetojnë në liqenin Natron, për shkak të pigmentit të të cilit uji ka një ngjyrë të kuqe të gjakut. Megjithatë, hija e ujit ndryshon në varësi të sezonit dhe thellësisë – liqeni mund të jetë portokalli ose i kuq, dhe nganjëherë duket si një pellg i zakonshëm.

    Ujërat e Natronit në Tanzani janë një rrezik i vërtetë. Për shkak të nivelit të lartë të ujit alkali, kripë e ngrirë çon në djegie të rënda nëse një person, një kafshë ose një zog është zhytur në liqen. Pikërisht kështu shumë zogj kanë gjetur vdekjen. Më pas, trupat e tyre ngurtësohen dhe mumifikohen, duke u mbuluar me substanca minerale.

    Këto veçanti të këtij liqeni lidhen edhe me Ol Doinyo Lengai, i njohur si “Mali i Zotit”, i cili është i vetmi vullkan aktiv që lëshon natrokarbonat.

  • E lënduar në shpirt, Hana sh*kon babain: Dhe fjalën në mes të rrugës, më fejove për tri ditë, por ja çfarë bëri burri!

    E lënduar në shpirt, Hana sh*kon babain: Dhe fjalën në mes të rrugës, më fejove për tri ditë, por ja çfarë bëri burri!

    Hane është nënë e katër fëmijëve, por sot është e vetme në mes të rrugës. Ajo ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” babain e saj sepse siç shprehet në insertin prezantues të rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, ai nuk e pranon në shtëpi.

    “Jam nënë e katër fëmijëve. Më kanë nxjerrë nga shtëpia. Fëmijët m’i kanë mbajtur. Babai nuk më pranon, as vëllai. Jam në mes të katër rrugëve. Unë pa fëmijët nuk jetoj dot!”

    Rexhepi flet me urrejtje kundrejt së bijës dhe thotë se nuk dëshiron ta shohë.

    “Unë fëmijët i kam rritur, i kam edukuar, i kam martuar. Tani nuk e di se çfarë kërkojnë prej meje. Unë atë që ka ardhur këtu nuk dua ta shoh fare!”

    Në përballjen e tyre në studio, babai i kërkon llogari vajzës se cila është arsyeja që e ka kërkuar. Mes lotësh, Hana i përgjigjet: “Jam e lënduar në shpirt se e di mirë në jetën time ti se ç’kam hequr, se kam bërë mundim, sakrifica, në shtëpinë tënde si të kem qenë djalë më ke trajtuar!”

    Sipas versionit të Rexhepit që merr fjalën i pari duke përshëndetur më në fund, ai thotë se ka ndjekur traditat e Kukësit dhe e ka martuar vajzën. Hana kundërshton dhe thotë se i ati e ka fejuar e martuar brenda tri ditësh.

    Rexhep: Ne kemi tradita në Kukës! Nuk kemi tradita për të folur kot më kot! A more vesh?

    Eni Çobani: Kush po flet kot më kot?

    Rexhep: Unë e kam marrë, e kam martuar gocën.

    Eni Çobani: Na kanë martuar edhe ne baballarët, po?

    Rexhep: E kam martuar si gjithë të tjerët.

    Hane: Jo, nuk është si gjithë të tjerët! Nuk është si gjithë të tjerat baba se më fejove për tri ditë, fejesë, martesë.

    Rexhep: Ashtu re në pëlqim ti!

    Hane: Tri ditë fejesë, martesë, më ke lënë në mes të rrugëve!

    Rexhep: Ashtu ke rënë vetë ti!

    Hane: Ke dhënë fjalën në mes të rrugëe pa dëshirën time baba!

    Rexhep: Nuk ka qenë pa dëshirën tënde!

    Hane: Nuk është e vërtetë fjala siç thua ti!

    Rexhepi fajëson të bijën se ka kthyer fjalë duke mos i lënë atij hapësirë për ta mbrojtur. Hana ia kthen se ai ka vepruar pa e pyetur duke shkelur premtimin se thjesht do ta shihnin familjen duke e dorëzuar me një shtrëngim duarsh në rrugë.

    Hane: Ti në mes të rrugës ke dhënë fjalën, ke thënë “për hajër të qoftë!”, mixhës së ish-burrit tim.

    Eni Çobani: Kush është mixha i burrit?

    Hane: Sefedin Rexhepi.

    Eni Çobani: Kush ia ka dha dorën Sefedinit, Rexhepi?

    Hane: Rexhepi ia ka dhënë dorën Sefedin Rexhepit, gocën ta kam dhënë për çunin e vëllait, Jakup Rexhepin.

    Në vitin 2011, Hana u martua në Mikushnicë të Mitrovicës. I ati vazhdon të ngulmojë se ajo e dinte, por Hana thotë se pranoi vetëm se tashmë gjithçka kishte marrë fund.

    Hane: Kur ka ardhur në shtëpi babai, më ka thënë “gocë, për hajër të qoftë se të kam fejuar”. I kam thënë si more baba e bëre këtë gjë ti? A prapë s’mendove ti që jam unë?

    Rexhep: Me dëshirën tënde, ishte dëshira jote, kemi biseduar bashkë. E kemi biseduar të dy bashkë, me ty dhe nënën tënde, e kemi biseduar. Këto janë akuza kot!

    Hane: Aty kam qenë unë me babain tim, me nënën time, me dy motrat e mia, njëra e fejuar e tjetra beqare dhe nuk ka pyetur asnjë, vetëm kokën e vet!

    Eni Çobani: Megjithatë ti pranove dhe shkove?

    Hane: Pranova për arsye se më dha, u krye çdo gjë, më fejoi babai.

    Eni Çobani: Dhe ti s’ia ktheje dot?

    Hane: S’ia ktheja dot.

  • Këto zakone ndihmojnë që të prekeni më lehtë nga gripi dhe ftohja

    Këto zakone ndihmojnë që të prekeni më lehtë nga gripi dhe ftohja

    Të gjithë rreth jush kolliten dhe teshtijnë pa pushim, ndaj është logjike të ndiheni të “dënuar” për t’u prekur nga ftohja apo gripi… Por ju mund të mbroheni dhe ta kaloni dimrin të padëmtuar nëse hiqni dorë nga zakonet e këqija të mëposhtme që ju bëjnë të ndjeshëm ndaj mikroorganizmave patogjenë.

    Lani duart shkurtimisht

    Pak ujë dhe pak fërkim duarsh, duke i fshirë shpejt me peshqirë dhe kaq. Nëse mendoni se kjo është e mjaftueshme për të hequr mikrobet nga duart tuaja, e keni gabim! Larja e mirë e duarve është linja e parë e mbrojtjes kundër viruseve. Lani duart me shumë ujë të ftohtë dhe sapun për të paktën 20 sekonda dhe thajini ato tërësisht me peshqir ose letra, para se të mendoni të dilni nga tualeti.

    Prekni fytyrën tuaj

    Shumë herë ne e prekim fytyrën tonë në mënyrë spontane, pa i larë duart paraprakisht, duke i dhënë mikrobeve një “kalim” të lehtë në trupin tonë përmes syve, hundës dhe gojës.

    Flini pak

    Një studim i fundit shkencor tregoi se njerëzit që flenë pak, më pak se 6 orë çdo natë, kanë katër herë më shumë gjasa të preken nga një nga viruset që shkaktojnë ftohje në krahasim me njerëzit që flenë 7 ose më shumë orë.

    Nuk e përballoni siç duhet stresin

    Një ditë plot me detyrime dhe me nxitime shkakton stres kronik. Stresi kronik është treguar se ka një ndikim serioz në sistemin imunitar. Gjeni kohë për relaksim dhe aktivitete të këndshme në mënyrë që stresi i jetës së përditshme të mos ju pushtojë.

  • Pse janë kaq të kujdesshme për pastërtinë? 10 fakte shkencore që nuk i dini për macet

    Pse janë kaq të kujdesshme për pastërtinë? 10 fakte shkencore që nuk i dini për macet

    Macet janë një nga kafshët shtëpiake më të dashura për njerëzit. Disa studime shkencore kanë nxjerrë në pah disa karakteristika të tyre si intuita e cila është e një shkalle të lartë për to, shkruan focus.it.

    Le të shohim disa fakte shkencore të tyre.

    1) Pse shikojnë dhe hyjnë në vende të çuditshme?

    Në mjediset natyrore, gjahu natyrshëm priret të fshihet në vende të vështira për t’u arritur. Instinkti që i shtyn macet e shtëpisë të futen në qoshet e fshehura të shtëpisë, është një trashëgimi e kuriozitetit që ka siguruar mbijetesën e tyre gjatë gjithë historisë së tyre evolucionare.

    Ata që jetojnë me një mace nuk mërziten kurrë: mes “pritave” të papritura, arratisjeve, vendeve të fshehta, lojërave pafund. Macet ruajnë ende shumë nga sjelljet që i kanë lejuar të mbijetojnë në natyrë për miliona vjet. Kjo është arsyeja pse disa nga këto zakone na duken kaq të çuditshme.

    Për macet, shtëpia jonë është një xhungël për t’u eksploruar, plot me pre dhe armiq imagjinarë.

    2) Pse ngjiten në vendet më të larta të shtëpisë?

    Në natyrë, aftësitë e shkëlqyera balancuese të maceve dhe muskujt e skalitur posaçërisht i kanë lejuar gjithmonë të arrijnë pikat e favorshme dhe të eksplorojnë rrethinën e tyre nga lart, duke kërkuar pre.

    Dhe pse sot me siguri nuk kanë nevojë të ngjiten te perdet për të parë gjërat … ato janë të programuara instinktivisht për të dominuar shtëpinë vetëm me një shikim.

    3) Pse ata sulmojnë çdo objekt të vogël që u futet në rrezen e shikimit?

    Macet janë grabitqare oportuniste dhe ushqehen me çfarëdo gjahu që është në dispozicion. Zakonisht hanë vakte të vogla dhe për të qëndruar të ngopur gjuajnë dhe hanë disa herë në ditë, në doza të vogla.

    Kjo është arsyeja pse ato “kanë uri”.

    4) Pse njerëzit inatosen kur ato gërvishtin me thonj divanet?

    Nuk është se ato e urrejnë divanin tuaj, tapetin tuaj të ri ose perdet tuaja të varura rishtazi. Thjesht, ata bëjnë atë që kanë bërë gjithmonë në natyrë: mprehin kthetrat e tyre në përgatitje për gjueti, ngjitje ose mbrojtje. Për paraardhësit e tyre të egër, të pasurit kthetra të mprehta ishte çështje mbijetese. Dhe dje, si sot, ky aktivitet ka gjithashtu përfitimin për të relaksuar muskujt e këmbëve dhe për të hequr pak stresin.

    5) Pse i zë gjumi në vendet më të çuditshme?

    E thjeshtë, sepse ndihen të sigurt në ato vende. Në natyrë, macet bënin më shumë sesa thjesht gjueti. Ata kanë qenë edhe objektiv i grabitqarëve të tjerë. Të biesh në gjumë në vende që janë të vështira për t’u arritur ose të paparashikueshme është një formë mbrojtjeje kur ato janë më të cenueshme.

    6) Pse ato janë kaq të kujdesshme për pastërtinë?

    Për të njëjtën arsye, ata e vlerësojnë veçanërisht kur kutia e tyre e mbeturinave është e pastër dhe pa aroma të pakëndshme. Nuk është (vetëm) çështje higjienike: aroma e urinës do të tërhiqte lehtësisht një grabitqar aty pranë duke zbuluar vendndodhjen e tyre.

    Prapa prirjes së dukshme për të qenë të shqetësuar, ekziston një instinkt i rëndësishëm mbijetese.

    7) Përse mjaullijnë?

    Një nga sjelljet e tyre më të njohura është edhe ajo me arsyet më misterioze. Macet lëshojnë zhurmat e tyre karakteristike mjaullitëse kur janë të uritura ose të stresuara, kur janë të lumtura ose kur kanë nevojë për vëmendjen tonë.

    Por sipas disa studimeve, frekuenca e veçantë në të cilën lëshohet tingulli (midis 25 dhe 150 herc) do të kishte gjithashtu një funksion rigjenerues në inde dhe mund të shërbejë për të riparuar kockat ose muskujt e dëmtuar.

    8) Pse i duan kutitë?

    Për të paktën tre arsye: e para, më e dukshme, është nevoja instinktive për t’u fshehur nga grabitqarët. E dyta është funksioni antistres i kutive të zbrazëta të kartonit: është fakt se macet me një kuti në dispozicion përshtaten më mirë me mjediset e reja, dhe e treta sepse kanë një vend ku të shpëtojnë kur perceptojnë armiqësi.

    9) Pse i fërkojnë nofullat në duart e atyre që i përkëdhelin?

    Ata e bëjnë këtë për të shënuar njeriun me aromën e tyre: macja shtyp pjesën e sipërme të kokës në duart, ose në këmbë, pastaj njërën anë të gojës dhe në fund fërkon të gjithë anën, duke e përdredhur pak bishtin.

    Ajo shpesh e përsërit këtë disa herë, pastaj largohet, ulet dhe fillon të lëpijë anët. Macet kanë gjëndra aromatike, të cilat përdoren gjithashtu për të shënuar territorin e tyre, veçanërisht në tempujt e tyre, përgjatë nofullave, në bazën e bishtit dhe në putrat e tyre.

    10) Pse ato shpesh hanë bar?

    Në realitet, macet e shtëpisë, të ushqyera siç duhet për nevojat e tyre, nuk kanë nevojë për bar. Ato që jetojnë të lira, nga ana tjetër, hanë bar kryesisht për të vjellë pjesët e patretshme të asaj që kanë ngrënë, për shembull puplat ose qimet e miut.

    Bari zakonisht shërben për të çliruar stomakun nga mbetjet e padobishme, duke shkaktuar të vjella.

  • Përmirëson tretjen në 15 minuta! Nëse vuani nga gazrat dhe fryrja, pini tre gllënjka nga kjo pije

    Përmirëson tretjen në 15 minuta! Nëse vuani nga gazrat dhe fryrja, pini tre gllënjka nga kjo pije

    Funksionimi normal i sistemit tretës është një nga parakushtet për shëndetin e përgjithshëm dhe është një faktor kyç për funksionimin e organizmit në tërësi. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje tretjes.

    Gjegjësisht, një jetë e shpejtë, duke përfshirë një dietë të tillë, siguroi që problemet me jashtëqitje të bëheshin një nga problemet kryesore shëndetësore të një numri të madh njerëzish dhe një simptomë e epokës moderne.

    Ne ju sjellim tre “ndihmës” që do të ndihmojnë në fillimin edhe të tretjes më kokëfortë.

    1. Ujë të ngrohtë dhe limon

    Shtrydhni një limon të plotë në një gotë me ujë të vakët dhe pijeni. Ju gjithashtu mund ta konsumoni këtë pije si një masë parandaluese për të parandaluar dispepsi.

    2. Vaj ulliri dhe limon

    Gëlltisni një lugë vaj ulliri, opsionalisht të holluar me lëng limoni natyral. Ky ilaç shtëpiak për fillimin e tretjes është më mirë të konsumohet në mëngjes ose disa orë pas një vakti.

    3. Sodë buke dhe ujë të vakët

    Përzieni gjysmë luge të vogël sodë buke në një gotë me ujë të vakët. Ky ushqim është i njohur prej brezash si një aleat i tretjes së dobët, por është e rëndësishme të theksohet se duhet të përdorni vetëm sodë buke farmaceutike pa alumin, të cilën mund ta blini në farmaci.

    Shënim: Receta nuk rekomandohet për ata që vuajnë nga ulçera në stomak!

    Këto këshilla janë të mirëseardhura kur tretja është aq e ngadaltë sa ka nevojë për ndihmë sa më shpejt të jetë e mundur.

    Dhe për të mos ndezur dritën e kuqe të alarmit, mos harroni të përfshini në menunë tuaj ditore:

    ujë

    probiotikët

    fruta dhe perime të pasura me fibra (fasule, karrota, brokoli, manaferrat, portokallet…)
    drithërat e plota (elbi, oriz kaf, tërshërë…)

    Dhe mos harroni të lëvizni, edhe nëse është vetëm një shëtitje dhjetë minuta nëpër lagje.

  • U ZGJIDH HALLI! Doni të dini nëse ju tradhton burri ose gruaja, ja për sa ditë e zbulon detektivja e njohur

    U ZGJIDH HALLI! Doni të dini nëse ju tradhton burri ose gruaja, ja për sa ditë e zbulon detektivja e njohur

    Shkënda Lili, detektive private e liçensuar prej 4 vitesh, ka treguar në emisionin “Opinion” disa detaje lidhur me profesionin e saj. Ajo shpjegoi ndër të tjera, si një nga pjesët më delikate të punës momentin kur i duhet të kryejë profesionin e saj,

    në raste të dyshimeve për tradhti bashkëshortore. Ndër të tjera ajo tha, se për të kuptuar dhe faktuar nëse njëri nga partnerët kryen tradhti në çift, në punën e saj mjaftojnë zakonisht 10 ditë.

    “Kur unë prezantohem që profesioni im është detektive, të gjithë mendojnë: Do ndash çiftet! Po si mund të ndaj unë çifte, unë thjesht faktor prova. Pastaj pjesa tjetër i përket gjykatave nëse ndahen”, u shpreh Lila.

    Fevziu: Cila ka qenë puna e parë? Si e merrnin vesh që ekzsistoje si profesion, dhe nga të kontaktonin?

    Lili: Ka qenë tradhti bashkëshortore. Në vitet e para kërkesa më e madhe ka qenë kjo. Në rrjetet sociale është shumë kollaj të gjesh gjithça.

    Fevziu: Më trego rastin e parë.

    Lili: Ishte grua dhe donte ndihmë, sepse kishte shumë dyshime tek partneri. Kishin shumë vite martesë dhe donte ta investigonte, të shikonte gjithë pëditshmërinë e partnerit.

    Fevziu: Ti e ndiqje mbrapa? Sa kohë e ndoqe?

    Lili: Fjala detektiv do të thotë investigim. Është në varësi edhe të klientit, të kërkesës edhe sa i vështirë është personi për ta kapur atë çka do klienti që vjen tek unë.

    Fevziu: I qëndrojmë rastit të parë sa e ndoqe?

    Lili: 10 ditë është e mjaftueshme. Nëse partneri ka një lidhje tjetër jashtë martese në 10 ditë do të takohet. Nëse në 10 ditë nuk zbulojmë gjë me lejen e klientit e zgjasim.

    Fevziu: Dhe ti e faktove.

    Lili: Provat tona janë faktike, fotografi, video, vendodhje ekzakte ku është personi. Ne fotografojmë gjithë ditën e personit.

  • A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

    A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

    Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. Megjithëse shpesh neglizhohet, përmirësimi i fleksibilitetit është çelësi për shëndetin e përgjithshëm fizik, thekson Këshilli Amerikan për Ushtrimet.

    Shtriqja e rregullt ndihmon në përmirësimin e qëndrimit, zvogëlon tensionin e muskujve dhe mund të zvogëlojë ndjeshëm rrezikun e lëndimit.

    Testi i fleksibilitetit, sa fleksibël jeni?

    Një nga testet më të thjeshta të fleksibilitetit është të përpiqeni të prekni gishtat e këmbëve me këmbët tuaja të bashkuara dhe plotësisht të shtrira. Nëse nuk arrini të arrini këmbët tuaja, është koha të punoni për fleksibilitetin tuaj. Fizikoterapisti me bazë në Nju Jork, Samuel Chan, zbulon për Livestrong atë që trupi juaj po përpiqet t’ju tregojë nëse nuk mund ta kryeni këtë ushtrim.

    Ndjeni shtrëngim në pjesën e pasme të këmbëve

    Ndonjëherë një ndjenjë shtrëngimi në pjesën e pasme të këmbëve mund të keqinterpretohet si mungesë fleksibiliteti, kur në fakt tregon dobësi në pjesën e poshtme të këmbëve. Nëse e keni të vështirë të përkuleni dhe të prekni këmbët, problemi mund të jetë te forca e muskujve dhe jo te elasticiteti i tyre.

    Zgjidhja: Fokusohuni në forcimin e muskujve të viçit dhe të pjesës së poshtme të këmbës përmes ushtrimeve shtrirëse dhe stabilitetit.

    Ndjeni shtrëngim në pjesën e poshtme të shpinës

    Nëse ndjeni siklet në pjesën e poshtme të shpinës kur shtriheni, mund të keni një problem lëvizshmërie apo edhe acarim nervor. Ushtrimet e lëvizshmërisë, veçanërisht shtrirjet aktive të viçit, mund të ndihmojnë në reduktimin e këtij shqetësimi.

    Zgjidhja: Kushtojini vëmendje qëndrimit tuaj, veçanërisht kur jeni ulur. Mbështetja e duhur për pjesën e poshtme të shpinës dhe ulja me të gjithë këmbën në dysheme mund të lehtësojë shqetësimin. Nëse qëndroni ulur për një kohë të gjatë, përdorni një jastëk për mbështetje shtesë të shtyllës kurrizore.

  • ‘Gripi nuk fal’/ Ylli Merja: Ju tregoj si të kuroni gripin dhe virozat pa ilaça, trajtimi hap pas hapi

    ‘Gripi nuk fal’/ Ylli Merja: Ju tregoj si të kuroni gripin dhe virozat pa ilaça, trajtimi hap pas hapi

    Gjatë ditëve të fundit në vendin tonë vërejmë shtim të komplikacioneve shëndetësore si tek fëmijët ashtu dhe tek të rriturit, në vend po qarkullojnë viruse gripale të ndryshme.

    Vetë ndryshimi i klimës dhe luhatjet e temperaturave, bën që virozat dhe bakteriet që janë të pranishme në ajër, të shfaqen dhe të gjallërohen në trupin e njeriut.

    Ato mund të kalojnë në organizëm në mënyrë të pandërprerë çdo ditë e kur kalojnë në gjak, fillon shtimi i tyre.

    Gjatë këtyre ditëve, ku virozat e stinës po prekin këdo, të gjithë kemi nevojë në rradhë të parë për të forcuar imunitetin dhe të mbrojmë familjarët tanë.

    Për fat të mirë, rruga drejt një sistemi të fortë imunitar nuk është as e shtrenjtë dhe as e komplikuar.

    Mënyra më e mirë për të forcuar sistemin tuaj imunitar është pikërisht aty në pjatën tuaj, në ushqimet që zgjidhni. Bimët dhe erëzat, në veçanti, janë përdorur me shekuj për qëllime mjekësore dhe mund të jenë një nga ‘mjetet’ tuaja më të fuqishme për rritjen e imunitetit dhe luftimin e virozave. Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregon bimët më të mira antivirale dhe disa receta natyrale për virozat, për forcimin e sistemit imunitar, për ftohjet dhe inflamacionet në trup, për trajtimin e kollës, grykëve dhe temperaturës.

    “Shkaktarët e virozave janë rinoviruset, viruset e gripit, koronaviruset sezonale, adenoviruset, virusi Paramyxoviridae ku bën pjesë fruthi, virusi sincicial respirator (RSV), virusi i gripit Human Metapneumovirus (HMPV)” thekson Merja në fillim të bisedës duke vijuar me faktorët që ndihmojnë përhapjen e viruseve, të cilat janë: temperaturat e ulëta, lagështia ajrore e lartë dhe qendrimi në ambjente të mbyllura.

    Sipas specialistit të bimëve mjekësore Ylli Merja, kategoritë më të riskuara janë fëmijët deri në 5 vjeç, të rriturit mbi 65 vjeç, gratë shtatëzëna dhe lehonat, individët me imunitet të dobët, personat me sëmundje kronike si astma, tensioni, diabeti apo personat me probleme në mëlçi.

    Simptomat kryesore që shfaq organizmi gjatë virozave janë:

    – Temperaturë e lehtë në ngritje deri në 38.5°C

    – Kollë e thatë, djegie fyti, tështitje, dhimbje gryke

    – Sekrecione nga hundët, hundë të bllokuara

    – Lodhje dhe dobësi fizike

    – Dhimbje koke, dhimbje muskujsh

    – Në raste të rënda komplikime në frymëmarrje, pagjumësi, tension, rritje diabeti

    “Eshtë shumë e rëndësishme që në rradhë të parë virozat të parandalohen duke mbajtur një higjienë personale, duke qëndruar larg njëri-tjetrit, duke patur kujdes në kollitje apo tështima, duke shmangur kontaktet me persona të sëmurë si dhe më thelbësorja duke forcuar imunitetin dhe duke përdorur gjatë stinës së virozave bimë antivirale dhe vajra bimore”, thekson Merja.

    Trajtimi alternativ i virozave, hap pas hapi:

    – Rrisni rezistencën e trupit, shtoni antioksidantët dhe flavonoidet: samza merret 1 lugë kafe në ditë; trëndafili i shkëmbit, falë vitaminës C, A, betacaroten dhe flavonoidet janë luftëtarët më të mëdhenj që trupi përfiton për vrasjen e virozave dhe largimin e radikaleve të lira. Trëndafili i egër, përmban vitaminë C, A, E, rifreskon dhe rigjeneron, ndërsa hudhra, qepa, xhinxheri, jamballi janë vrasës të viruseve dhe baktereve, gjithashtu piperi i zi, rigoni e karafili

    – Pini çaj me 1 lç rigon, 10-12 kokrra piper të zi, 3-4 karafila në 200 ml ujë (pihen 2-3 gota në ditë pas buke)

    – Konsumoni mjaltin shumëlulesh, është antiviral dhe antibakterial

    – Përdorni uthullën e mollës, ul temperaturën e lartë, mund të vendosen napa me uthull në ballë dhe në bark; mund të lyeni trupin me uthull molle në raportin 50 ml uthull +25 ml ujë

    – Propolisi i bletës ose propolis me rigon pihet 3×10 pika në ditë pas buke

    – Antiseptiku bimor, sprucohet një garzë ose duart me 6-7 sprucime dhe vendoset garza ose duart në hundë për 3-4 minuta; spruconi antiseptikun në gojë 2-3 sprucime (këto bëhen 3-4 herë gjatë ditës)

    – Ekstrakti balsamik pihet 2-3 lugë kafe në ditë para buke; lyhet gjoksi, brinjët, shpina me antiseptikun dhe ekstraktin balsamik

    Nëse ka kollë personi, tregon Merja, veprojmë kështu: grini së bashku 1 qepë të kuqe dhe një copë xhinxhër, 100 – 120 gr. I hedhim në një vazo, shtojmë 1 lugë gjelle jamball dhe 5-6 lugë gjelle me mjaltë. Trazojeni mirë dhe hani 2-3 lugë supë në ditë pas buke. Gjithashtu ngrohim në tigan 5-6 lugë gjelle kripë të zezë dhe 7-8 të verdha veze, përgatisim një maskë të ngrohtë të cilën e vendosim në trup: gjoks, brinjë dhe shpinë. Veshim mbi të një bluzë me mëngë të shkurtra, e mbajmë gjithë natën dhe në mëngjes shkundim kripën, ndërsa trupin e lajmë në darkë.

    Në rast bllokimi të hundëve, këshillon Merja, vendosni vaj dafine në hundë 2×2 pika; pini 2×3 pika vaj dafine në ditë pas buke ose vaj ekualipsi 3×2 pika në ditë. Ndërsa për dhimbjet e kyçeve, lyeni kyçet 1 herë në ditë me vajin ose kremin Reumer.

    “Shumë i rëndësishëm është dhe ushqimi që ne konsumojmë sidomos gjatë një gjendje gripale apo një viroze. Ushqimet më të pëlqyeshme dhe më të mira janë supërat sidomos supa e pulës, konsumimi i sa më shumë perimeve, i qepës dhe hudhrës; konsumimi i frutave të stinës si portokalli, limoni, mandarina”, nënvizon biofarmacisti Ylli Merja.

    Në fund të bisedës, Merja ndalet dhe në kujdesin e shtuar dhe në trajtimin e fëmijëve me virozë:

    – Lyeni trupin me uthull molle 30ml dhe ujë 10ml

    – Çaj antiviral, i japim të pijë 3-4 filxhanë kafeje në ditë para ose pas buke

    – Hedhim në çdo filxhan çaji nga 3-4 ose 5-6 pika propolis me rigon

    – Antiseptikun e përdorim 3-4 herë në ditë

    – Ekstrakt balsamik, për zbutje fyti i japim 2-3 lugë kafe në ditë pas buke pas çajit, ndërsa në darkë i lyejmë trupin me ekstraktin balsamik

    – Në rast të bllokimit të hundëve vendosni vaj dafine nga 1-2 pika dhe lyeni gjoksin me 3-4 pika vaj dafine

    – Në supë ose gjellë shtoni rigon, piper, karafil si erëza të zakonshme.

  • A e dinit? Në këtë moshë ne kemi shpenzimet më të mëdha të jetës

    A e dinit? Në këtë moshë ne kemi shpenzimet më të mëdha të jetës

    Një studim i realizuar së fundmi nga kompania ClearScore, në të cilën morën pjesë 3,000 individë, zbuloi se mosha 31-vjeçare për shtetasit britanikë mbetet periudha kur ata arrijnë kulmin e shpenzimeve financiare.

    Sipas të dhënave, një individ mesatar shpenzon më shumë se 43,000£ gjatë këtij viti për të përballuar koston e jetesës dhe detyrimet financiare rreth kushteve bazike.

    Rritja e vazhdueshme e kostos së jetesës, përfshirë qiratë e shtrenjta, inflacionin dhe çmimet në rritje të produkteve ushqimore, renditen si një nga faktorët kryesorë që ndikojnë në këto shpenzime të larta.

    Përveç kësaj, mosha 31 shpesh përkon me ngjarje të rëndësishme jetësore, si martesa, blerja e një shtëpie dhe krijimi i familjes, që kontribuojnë ndjeshëm në rritjen e shpenzimeve.

    Studimi thekson se katër faktorët kryesorë që ndikojnë në këto shpenzime janë: pagesa e martesës (27%), blerja e një shtëpie (48%), krijimi i një familjeje (20%) dhe mundësia për muaj mjalti (14%).

    Shumë individë mbështeten tek kursimet e tyre për të mbuluar këto detyrime financiare, ndërsa disa zgjedhin të marrin kredi bankare për të përballuar këto shpenzime të mëdha.

    Për ata që ende nuk kanë arritur këtë moshë, studiuesit sugjerojnë nisjen e kursimeve sa më herët për të krijuar një bazë të qëndrueshme financiare dhe për të përballuar sfidat e ardhshme.

    Paralajmërimi i studimit vjen si një thirrje për menaxhim të kujdesshëm të financave dhe planifikim të mirëfilltë të të ardhmes.

  • Mjekët paralajmërojnë: Mos qëndroni më shumë se 10 minuta në tualet! Ja pse

    Mjekët paralajmërojnë: Mos qëndroni më shumë se 10 minuta në tualet! Ja pse

    Le ta pranojmë, thuajse të gjithë marrim telefonin me vete kur shkojmë në tualet.

    Tre minuta mund të shndërrohen shumë shpejt në 15, në momentin që ti rri duke parë postime e video në rrjetet sociale.

    Duket si një “ves” që ka lindur bashkë me pajisjet teknologjike dhe i padëmshëm, por në fakt nuk është kështu.

    Ekspertët paralajmërojnë se qëndrimi për një kohë relativisht të gjatë në tualet është i rrezikshëm për shëndetin tuaj.

    Së pari, lidhet me rrezikun e shfaqjes së hemorroideve dhe dobësimin e legenit.

    Ka edhe një shpjegim për këtë që lidhet me fizikën. Graviteti na mban në tokë apo jo? Por i njëjti gravitet e bën trupin të “punojë” për qarkullimin e gjakut. “Froni” prej porcelani në formë ovale ku ne ulemi në tualet është në një pozicion shumë më të ulët se sa një kolltuk. Rrjedhimisht i krijon një lloj presioni trupit dhe vështirëson funksionimin normal të qarkullimit të gjakut.

    Së dyti, mund të shkaktojë prolaps rektal që në gjuhë të thjeshtë është “dëmtim i zorrës së trashë e që mund të pasohet me ënjtje apo irritim”. Më tej, ekspertët shëndetësorë thonë se qëndrimi ulur në tualet për një kohë të gjatë shkakton edhe kancer.

    Kështu, sugjerohet që për të mirën e shëndetit tuaj të mos shpenzoni më shumë se 10 minuta në tualet.