Category: Te Tjera

  • “Mos u anko për djalin tim”, momenti kur vjehrra shkatërron dasmën, çfarë e acaroi nusen

    “Mos u anko për djalin tim”, momenti kur vjehrra shkatërron dasmën, çfarë e acaroi nusen

    Dasma perfekte është ëndrra e çdo nuseje, e cila shpreson e të afërmit nuk do të shkaktojnë probleme të paktën në ditën e parë të martesës. Por kjo rezultoi në këtë rast për këtë grua, pasi vjehrra e saj grindavece kishte shumë për të thënë gjatë ceremonisë.

    Në një video të kapur nga një i ftuar, nusja u skuq, kur nëna e partnerit të saj vendosi ta qortonte në altar. Reagimi erdhi pasi nusja bëri shaka me ‘të metat’ e të fejuarit të saj gjatë një fjalimi. Videoja e TikTok, e cila që atëherë është fshirë, fillimisht u postua nga motra e nuses, Sarah Ragsdale, nga San José, Kaliforni , në vitin 2020.

    Ajo i kishte vënë mbishkrimin pamjes: ‘Dasma e motrave të mia disa vite më parë. Vjehrra e saj e ka urryer gjithmonë. Ajo është vetëm një nga ato vjehrra që mendojnë se motra ime po ia merr djalin”.

    Që atëherë, videoja e ceremonisë tronditëse është ripostuar në @funny.freakouts dhe është parë 4.3 milion herë, duke grumbulluar mbi 425,000 pëlqime dhe mbi 3000 komente nga shikuesit e tronditur që ndanë mendime mbi dinamikën e familjes.

    Në pamjet prej 31 sekondash, nusja dhe dhëndri mund të shiheshin duke qëndruar përballë njëri-tjetrit në altar, në mes të rrugës duke shkëmbyer zotimet ndërsa nusja lexonte nga një fjalë.

    Papritur, vjehrra pa emër e ndërpret, duke bërtitur: ‘Nuk duhet të thuash që djali im ka të meta’.

    Ndërsa dhëndri qesh me nervozizëm dhe i thotë nënës së tij ‘të heshtë’, nusja ndërhyn dhe i thotë se ‘mund të largohet’.

    Në përgjigje, vjehrra me tallje thotë: ‘Jo. Unë nuk duhet të largohem. Fustani që keni veshur, ne kemi paguar për të!’

    Teksa të ftuarit e tjerë përpiqen ta qetësojnë gruan, nusja ia ktheu duke thënë: ‘Nuk do të ma prishësh dasmën’, për të cilën vjehrra i përgjigjet: ‘Nuk do të thuash që djali im ka të meta! ‘

    Nusja argumentoi se ‘të gjithë kanë të meta’ dhe se kjo ishte pjesë e arsyes që ajo e do dhe dëshiron të martohet ende me të fejuarin e saj.

  • Arsyet përse nuk duhet të hani hudhër përpara gjumit

    Arsyet përse nuk duhet të hani hudhër përpara gjumit

    Rekomandohet që nëse doni të konsumoni hudhër në darkë, atëherë duhet ta hani dy-tre orë para gjumit dhe ta shoqëroni me ushqim.

    Hudhra është padyshim një ushqim që nuk duhet të mungojë gjatë ditës.

    Vlerat e saj për shëndetin janë të panumërta, sidomos kundër virozave dhe inflamacionit por kur vjen puna tek gjumi, ajo nuk ka asnjë ndikim në cilësinë e tij.

    Sipas të dhënave të AgroWeb.org hudhra është efikase në trajtimin e sëmundjeve si ateroskleroza, ishemia, problemet me imunitetin, artritin dhe problemeve me shikimin.

    Në këtë artikull do të mësoni arsyet përse hudhra nuk rekomandohet të konsumohet në mbrëmje përpara gjumit, dhe jo vetëm prej aromës së fortë.

    Hudhra Irriton Stomakun

    Hudhra e stimulon të gjithë sistemin tretës, ndaj sasitë e mëdha të hudhrës të ngrëna në mbrëmje, intensifikojnë sekretimin e lëngjeve gastrike dhe të pështymës.

    Një gjë e tillë do t’ju lërë pa gjumë.

    Sekreti i përvetësimit të vlerave të hudhrës është ta konsumoni atë në mëngjes ose në drekë.

    Si mund ta konsumoni

    Rekomandohet që nëse doni të konsumoni hudhër në darkë, atëherë duhet ta hani dy-tre orë para gjumit dhe ta shoqëroni me ushqim.

    Kështu do të evitoni aciditetin e stomakut.

    Hudhra dhe Rrugët e Frymëmarrjes

    Hudhra hap rrugët e frymëmarrjes dhe përthan sekrecionet.

    Por kjo nuk do të thotë që hudhrën duhet ta hani përpara gjumit.

    Mjafton që atë ta konsumoni gjatë ditës rregullisht, pra në mëngjes ose rreth drekës.

    Fuqitë E Pashtershme Të Hudhrës

    Nëse hudhra nuk ju shkakton probleme në stomak, atëherë duhet ta hani atë rregullisht.

    Nëpërmjet hudhrës, ju do të mund të furnizoni trupin me ushqyes të dobishëm.

    Hudhra ndihmon sistemin imunitar dhe atë kardiovaskular të funksionojnë në mënyrë maksimale.

    Sa i përket gjumit, AgroWeb.org ju rekomandon një sërë ushqimesh siç janë: spinaqi, arrat, brokoli, kungulli, avokado, banania.

    Njerëzit që kanë probleme me gjumin duhet të shmangin ushqimet e përpunuara.

    Ushqimet me sheqer, karbohidrate, yndyrë kanë një ndikim të fortë në procesin përgjumës të trupit.

    Ato vështirësojnë çdo përpjekje të trurit për të prodhuar melatoninë, sidomos nëse konsumohen shumë pranë orarit të gjumit.

    Çokollata gjithashtu nuk rekomandohet përpara gjumit sepse ndërpret procesin e sekretimit të hormoneve të gjumit.

  • Konfirmohet ndarja? Princ Leka heq unazën e martesës

    Konfirmohet ndarja? Princ Leka heq unazën e martesës

    Në ditëlindjen e Princeshë Geraldinës, u vu re se Princ Leka dhe Elia Zaharia festuan të ndarë. Kjo e fundit organizoi edhe një festë për ditëlindjen e 3-të të së bijës, ku i ati nuk ishte pjesë, por vetëm familjarët e saj.

    Pas kësaj, Princ Leka shtoi dyshimet duke për një krizë në marrëdhënien me Elian, duke e hequr bashkëshorten e tij nga Instagrami, me të cilën ndiqeshin në ditëlindjen e vajzës së tyre.

    Së fundmi, AlbEu.com vë re se Princ Leka prej diçka më shumë se 1 viti nuk mban unazën e martesës duke u shfaqur pa të edhe në ceremonitë më të rëndësishme.

    Nga ana tjetër, Elia e ka zëvëndësuar unazën klasike të martesës me një unazë me gurë, e cila nuk dihet nëse është apo jo dhuratë nga Princi.

  • Braktisi fëmijët dhe shkoi në dasëm me dashnorin/ Vjehrra tregon historinë si në filma me nusen

    Braktisi fëmijët dhe shkoi në dasëm me dashnorin/ Vjehrra tregon historinë si në filma me nusen

    Në studion e emisionit me “Ze mër të Hapur” në News 24 u trajtua hist oria e br aktisjes së dy fë mijëve të mi tur 5 dhe 4 vjeç nga në na e tyre. His toria u rrëf ye nga gjyshja e cila kë rkon nd ihmë për të rri tur mbesat.

    Evis Ahmeti: Si u njoh djali juaj me bashkëshorten?
    Vera: Të them të drejtën kur djali u martua me këtë femër nuk e kam pranuar dhe ai u largua me qera. Nuk e pranova sepse ajo kishte qenë e martuar dhe kishte dy fëmijë të tjerë të cilët i kishte br aktisur.

    Evis Ahmeti: Kishin kon flikte mes tyre pas martesës?
    Vera: Jo nuk kishin, por pasi erdhi në jetë vajza e madhe unë i kërk ova djalit të vinin të jet onim bashkë të gjithë.

    Evis Ahmeti: Po si lindën probl ematikat?
    Vera: Nëna e Blerinës nuk e donte djalin tim fare, e sha nin dhe e ofen donin pafund. Nga ajo krushqi nuk kam pirë një kafe.

    Evis Ahmeti: Paska qenë një martesë dhe krushqi prob lematike?
    Vera: Po sepse as ata nuk na donin as ne nuk i do nim, dolën fjalët e vjehrrës së djalit pasi ajo thoshte që do të shk atërroj deri në fund.

    Evis Ahmeti: Si ishte marrë dhënia jote me nusen?
    Vera: Kisha një mar rëdhënie shumë të mirë, flisnim me njëra-tjetrën shumë, djali ishte gjithë kohën në punë dhe unë mundohesha që ta respektoja.

    Evis Ahmeti: Si iku?
    Vera: Gjithë kon flikti nisi nga martesa e motrës së Blerinës, e cila kishte ceremoninë e martesës dhe djali im i tha se nuk do shkosh se ata nuk e donin djalin tim dhe ky i tha që pa mua pse do shkosh.

    Evis Ahmeti: Çfarë bëri Blerina a shkoi?
    Vera: Ajo i la në gjumë dhe u largua pa fë mijët.

    Evis Ahmeti: E mban mend momentin kur ka ikur Blerina?

    Vera: Po ishte mbasdite unë po kthehesha nga puna, fëmijët po i lante goca ime në tual et, ajo ishte larg uar pa thënë. Djali ishte në gjumë dhe kur u çua u sh okua.

    Evis Ahmeti: Cfarë bëtë ku e kë rkuat?
    Vera: Po shkuam te familja e Blerinës, por ajo nuk ishte aty, ishte te gjyshja e saj dhe në dasmën e motrës ajo shkoi me të dashurin në dasmë. Si ka mundësi që fam ilja e babait e pranoi Blerinën me të dashurin?

    Evis Ahmeti: Po fëm ijët kush i mori?
    Vera: Ajo fë mijët i h odhi te shk allët dhe vajza e vogël u dë mtua dhe ata si fa milje na u tur rën për të na rr ahur.

    Evis Ahmeti: Keni zbu luar veprime të t urpshme nga Blerina në syrin e fë mijëve?
    Vera: Po është e vërtetë, ajo dilte në ballkon dhe përb allë fëm ijëve dhe bënte veprime të t urpshme në syrin e tyre.

    Vera: Djali kishte dalë në foto me gocën e xhajes, edhe ai i dashuri Blerinës që llimisht ng acmoi gocën e xhajes, djali të nesërmen e g juajti me gr ushta sepse nuk mundi dot ta duronte of endimin që i bëri ai.

    Evis Ahmeti: Çfarë bëtë ju pasi u largua Blerina?
    Vera: Ne njoftuam pol icinë, sepse në shtëpinë tonë lindën deb ate pas ik jes së saj. Ne njoftuam poli cinë, por de batet mes këtyre të dyve kanë qenë edhe për tr adhëti.

    Evis Ahmeti: Ka pasur ndonjëherë Blerina urdhër mbr ojtje?
    Vera: Po sepse ngaqë një herë hu mbi vajza e vogël dhe ne po e k?rk onim, vajza ishte me Blerinën dhe djali e go diti me një shp ullë, për këtë shp ullë ajo mori urdhër mbro jtje.

    Vera: Blerina bënte veprime të t urpshme dhe vajzat më tregonin dhe shpreheshin që Blerina bënë gjëra të tilla, por unë nuk ja vura ku rrë në vesh djalit tim.
    Evis Ahmeti: Cilat ishin fjalët e mbesës që ti tha pas asaj që pa nga nëna e saj?

    Vera: Mbesa më tha që nëna unë do hi dhem nga ball koni sepse mami im bënë vep rime të tu rpshme.
    Vera: Jam shumë e l ënduar, sepse ata fëmijë mezi i rris dhe ata fle në në tokë pa ngrë në, pa rroba,p a asgjë!

    Evis Ahmeti: Çfarë keni de noncua u për Blerinën?
    Vera: Deno ncuam b raktisjen e fëm ijëve nga ana e asaj. Prokuroria e thi rri Blerinën por asgjë deri më sot

  • Macja e zezë ters apo fat? Si cilësohet në kultura të ndryshme, dhe pse 17 nëntori cilësohet si dita e kësaj kafshe mistike

    Macja e zezë ters apo fat? Si cilësohet në kultura të ndryshme, dhe pse 17 nëntori cilësohet si dita e kësaj kafshe mistike

    17 nëntori është Dita e Maces së Zezë, një festë e promovuar nga Shoqata Italiane për Mbrojtjen e Kafshëve dhe Mjedisit.

    Pavarësisht përparimit të shkencës dhe presionit të inovacionit teknologjik, ka ende nga ata që besojnë se kalimi i një maceje të zezë në rrugë apo vajtimi i një bufi mund të shkaktojë fatkeqësi.

    Sipas studiuesve, kafshët janë të gjitha njësoj dhe nuk janë bartës të fatit të keq, por vetëm të dashurisë.

    Në fakt, nuk është kalimi i maces së padëmshme me qime të zeza, aq më pak ai i qenve, dhelprave, iriqëve, derrave, apo vajtimi i kukuvajkave dhe bufave, që përcakton aksidentet e shumta që ndodhin në rrugë, por shpejtësia dhe shpërqendrimi i shoferëve, sjellja e pamatur e të cilëve fatkeqësisht është shumë e shpeshtë.

    Në Egjiptin e lashtë macet e zeza nderoheshin dhe përfaqësoheshin si mishërimi i hyjnive Bastet dhe Sekhmet duke fituar kështu atributet e pjellorisë dhe të mprehtësisë.

    Kjo bukuri simbolike u përhap më pas në Greqi dhe Romën e lashtë, ku macja e zezë i atribuohej perëndeshës së gjuetisë Diana dhe bartësit të cilësive magjike.

    Në mitologjinë kelte, megjithatë, macet e zeza shoqëroheshin me botën e shpirtrave dhe konsideroheshin mbrojtës kundër qenieve të liga.

    Në vendet anglo-saksone, edhe sot macja e zezë zakonisht konsiderohet një hajmali e vërtetë.

    Skocezët, për shembull, besojnë se ardhja e një mace të zezë në shtëpi simbolizon fillimin e një periudhe prosperiteti.

    Gjithashtu në Evropë, veçanërisht në Gjermani, besohet se nëse një mace e zezë sjell fat vetëm nëse kalon rrugën nga e majta në të djathtë.

    Më në fund, në anën tjetër të botës, gjejmë folklorin japonez, i cili sugjeron se këto kafshë janë pararojë e fatit dhe prosperitetit.

  • “Nuk e kisha të lehtë”, Alma Bektashi rrëfehet si rrallëherë pas tradhtisë së bashkëshortit dhe divorcit

    “Nuk e kisha të lehtë”, Alma Bektashi rrëfehet si rrallëherë pas tradhtisë së bashkëshortit dhe divorcit

    Këngëtarja Alma Bektashi është një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare. Jetën e saj private këngëtarja nga Kosova e ka mbajtur gjithmonë larg syrit të mendiave dhe publikut.

    Për familjen e aj, Alma ka folur shumë rrallë. Martesa e saj ka qenë dikur mjaft e komentuar për faktin se bashkëshorti i saj, Sokol Stafa, vendosi që të linte vendlindjen e tij Tiranën, për të jetuar në Prishtinë.

    Mirëpo, çifti i dha fund martesës në 2021-shin. Edhe për këtë Alma ka folur shumë pak. Mirëpo së fundmi në T7 ajo shpalosi detaje edhe për një periudhë të vështirë të jetës së saj. Edhe pse nuk ndaloi në detaje se për çfarë konkretisht ishte fjala, nuk duhet shumë për ta kuptuar.

    Në përiudhën e divorcit u bë me dije se Sokol Stafa e ka tradhtuar këngëtaren. Ai ka krijuar një lidhje dashurie me një psikologe 20 vjet më të re.

    Alma Bektashi në një intervistë me parë ka treguar se përveç probleme psikologjike, emocionale ajo është përballur dhe me vështirësi financiare pasi pohon se ka shpenzuar shumë për këtë gjyq.

    “Nuk e kuptoj akoma. Imagjino për mua që kam mbi 30 vite karrierë artistike skenike dhe mbi 20 vite karrierë pedagogjike në Universitetin e Prishtinës më ndodh kjo gjë. Imagjino ato femra që janë në shtëpi mund të jenë në shtëpi, që ndoshta nuk e kanë as anën ekonomike, nuk e kanë përkrahjen e familjes dhe ballafaqohen me këtë gjë që po përballem unë këto dy vite. Unë nuk e kuptoj, nuk e di çfarë procedure duhet ndjekur, kur ti kërkon që të divorcohesh sepse nuk do që t’i kalosh më ato probleme psikologjike, emocionale dhe vështirësitë financiare që mua më duhet brenda këtyre dy viteve, nuk e di as sa kam shpenzuar për këtë gjyq”.

  • Mjeku për lejen menstruale: Mund të pretendojnë edhe meshkujt për suport emocional

    Mjeku për lejen menstruale: Mund të pretendojnë edhe meshkujt për suport emocional

    Tema e lejes menstruale në Shqipëri ka qenë në fokus të diskutimeve që prej propozimit të deputetit Erion Braçe.

    Ndërkohë që në një intervistë për mediat mjeku Oljan Cala ka thënë që jo të gjitha gratë duhet të marrin leje menstruale teksa janë me menstruacione.

    Ai shton se nuk janë dhimbje aq të padurueshme sa për të lënë punën ato ditë cikli.

    Mjeku thekson se nisur nga diksutimet e fundit edhe meshkujt mund të pretendojnë për ditë pushimi për suport emocional ndaj pacientëve, që në këtë rast janë vajzat dhe gratë gjatë menstruacioneve.

    “Shumica e personave të gjinisë femërore nuk e kanë aq problem ardhjen e menstruacioneve. Unë shtroj një pyetje. Personat që nuk kanë asnjë shqetësim gjatë ardhjes së ciklit menstrual pse duhet ta përfitojnë këtë ditë pushim? E dyta, dikur merrnin leje lindje vetëm nënat, tashmë marrin dhe baballarët. Mund të pretendojnë dhe meshkujt të marrin një ditë pushimi për suport emocional ndaj pacienteve? Atëherë bëjmë dhe ditën e premte pushim dhe jemi në rregull,” – u shpreh mjeku

  • Binjaket e “Në Kurthin e Piter Pan” festojnë ditëlindjen

    Binjaket e “Në Kurthin e Piter Pan” festojnë ditëlindjen

    Dy ‘ëmbëlsirat’ e programit “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan festojnë ditëlindjen. Binjaket Amaris dhe Marlis që rrëmbyen zemrat e publikut me batutat e tyre festojnë 5-vjetorin.

    Prindërit e tyre të cilët menaxhojnë rrjetet sociale të binjakeve, u kanë kushtuar një urim dy dashurive të tyre.

    https://www.instagram.com/amaris_marlis/?utm_source=ig_embed&ig_rid=615958b2-161d-4dfb-b630-3c276c7b9a31

    “Dashuritë e mamit dhe babit, gëzuar 5-vjetorin e lindjes! Edhe 100 vite të lumtura, plot shëndet e lumturi! Qofshi gjithmonë dorë për dore me njëra-tjetrën! Jemi të bekuar që kemi dy mrekulli si ju!”

    Mes komenteve, gjendet edhe një urim nga Greta Koçi.

    “Dashuritë e mamit dhe babit, gëzuar 5-vjetorin e lindjes! Edhe 100 vite të lumtura, plot shëndet e lumturi! Qofshi gjithmonë dorë për dore me njëra-tjetrën! Jemi të bekuar që kemi dy mrekulli si ju!”

    Mes komenteve, gjendet edhe një urim nga Greta Koçi.

    Kujtojmë që para pak ditësh, këngëtarja ka publikuar edhe këngën “Mbesa ime” ku binjaket kanë qenë protagoniste në videoklip./tvklan.al

  • Ky shtet ndalon plotësisht TikTok-un: Po shkatërron harmoninë sociale

    Ky shtet ndalon plotësisht TikTok-un: Po shkatërron harmoninë sociale

    Nepali e ka ndaluar plotësisht aplikacionin kinez TikTok sepse përmbajtja e tij “ishte e dëmshme për harmoninë sociale”.

    Vendimi vjen disa ditë pasi vendi prezantoi një rregull të ri që kërkon që kompanitë e mediave sociale të krijojnë zyra ndërlidhëse në vend.

    TikTok, i cili ka rreth një miliard përdorues në muaj, është ndaluar nga disa vende, përfshirë Indinë.

    Në fillim të këtij viti, Montana u bë shteti i parë amerikan që e ndaloi TikTok, ndërsa Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar ndaloi përdorimin nga ligjvënësit.

    Ministrja eKomunikimeve dhe Teknologjisë së Informacionit Rekha Sharma i tha BBC Nepali se platforma përhap përmbajtje me qëllim të keq.

    Ajo shtoi se “ndalimi do të hyjë në fuqi menjëherë dhe autoritetet e telekomit janë drejtuar për të zbatuar vendimin”.

    Por Gagan Thapa, një udhëheqës i lartë i Kongresit Nepal, i cili është pjesë e qeverisë së koalicionit, ka vënë në pikëpyetje vendimin e qeverisë për të vendosur një ndalim ndaj TikTok.

    Ai tha se ishte një përpjekje për të frenuar lirinë e shprehjes dhe zyrtarët duhet të fokusohen në rregullimin e platformës.

    TikTok është vënë nën shqyrtim nga autoritetet në mbarë botën për shqetësimet se të dhënat mund t’i kalojnë qeverisë kineze.

  • Iu krijon bezdisje ngjyra e verdhë? Provoni metodën efikase me letër alumini për zbardhjen e thjeshtë të dhëmbëve

    Iu krijon bezdisje ngjyra e verdhë? Provoni metodën efikase me letër alumini për zbardhjen e thjeshtë të dhëmbëve

    Mirëmbajtja e higjienës orale dhe vizitat e rregullta te dentisti do t’ju sigurojnë dhëmbë të shëndetshëm dhe të bukur.

    Sidoqoftë, dhëmbët lehtë mund të bëhen të verdhë, e veçanërisht si rezultat i plakjes, gjeneve, përdorimit të ilaçeve të caktuara, pirjes së duhanit etj.

    Dhe, shumë produkte komerciale nuk ju dhurojnë gjithmonë rezultatet më të mira, prandaj gjithmonë preferohen mënyrat natyrale për zbardhjen e dhëmbëve.

    Një ndër këto mënyra është edhe mbështjellja e dhëmbëve me folie alumini. Për ta bërë këtë metodë të zbardhjes së dhëmbëve, së pari duhet të bëni një pastë duke e përzier sodën e bukës me kripë dhe ujë. Produktin e fituar e aplikoni në dhëmbë dhe pastaj një shtresë të folies (letër) së aluminit e vendosni në pastë.

    Dhëmbët duhet të jenë plotësisht të mbuluar me folien e aluminit dhe atë duhet ta lini ashtu për një orë. Pastaj, duhet ta hiqni dhe t’i pastroni dhëmbët si zakonisht.

    Kjo metodë e zbardhjes së dhëmbëve është krejtësisht e sigurt dhe natyrale, si dhe nuk ka ndonjë efekt anësor. Për shkak të eficiencës që e ka, kjo metodë zakonisht rekomandohet edhe nga dentistët.