Category: Te Tjera

  • Pse qeni disa njerezve i leh qeni dhe disave jo? Përgjigja e një veterineri do ju habisë

    Pse qeni disa njerezve i leh qeni dhe disave jo? Përgjigja e një veterineri do ju habisë

    Qente jane shume te dashur me njerezit dhe jane shume besnik dhe jane nje ndihme e madhe per shtepite apo njerezit per ruajtjen e shtepive.

    Tek qente sipas specialisteve thuhet se ata ruan nje territor te caktuar dhe kur dikush afrohen ata lehin.

    Reagimet jane te ndryshme dhe sjelljet jane te ndryshme por kjo varet dhe nga rraca e qenit dhe sjellja se si je sjellur me te.

    Në një qen, ndjenja e erës është 10.000 herë më e mirë se ajo e njeriut, prandaj nuk mund ta imagjinojmë atë që ata e perceptojnë këtë botë dhe çfarë informacioni shtesë ata marrin. Është e ma vhnitshme se si qentë mund të dallojnë dy binjakë që jetojnë së bashku dhe të hanin të njëjtin vakt. Këto kafshë mund të njohin erën e vendeve ku kanë qenë dhe njerëzve që kanë kaluar disa orë së bashku.

    Nuhatja e qenit eshte nje studim me vete dhe kjo ndryshon dhe sjelljen e tyre ne baz te aromave qe kane njerezit.

    Ndaj ata lehin apo kane sjellje te ndryshme.

  • A e dini përse burrat zënë dashnore edhe kur kanë gra apo të dashura?

    A e dini përse burrat zënë dashnore edhe kur kanë gra apo të dashura?

    Pjesa më e madhe e meshkujve që kanë të dashura, partnere, bashkëjetuese apo gra, hedhin sytë shpesh tek femrat e tjera dhe po aq shpesh priten të zënë dashnore.

    Ato tundohen prej tyre nga disa faktorë që lidhen me pamjen e jashtme, kuriozitetin si dhe dëshirën për shtigje të reja.

    Shkaqet më të shpeshta, për të cilat meshkujt kanë lidhje jashtëmartesore janë disa dhe ne po i renditim më poshtë:

    1.Dashnorja është e disponueshme dhe është gati që t’i bëjë të gjitha “detyrat” dhe t’i kryejë detyrimet që ka ndaj tij në rolin e dashnores.

    2.Ai mund të hyjë dhe dalë kur të dëshirojë. Në banesën e saj mund të gjejë qetësi, të cilën në shtëpi nuk e ka për shkak të zhurmës së fëmijëve.

    3.Ajo nuk e ngarkon çdo ditë me probleme (p.sh. fëmijët, paratë, etj.).

    4.Ai mund të ndërprenë këtë lidhje kur të dëshirojë, sepse ajo nuk ka të drejtë të bashkëvendosë, dhe ai nuk e ndien veten përgjegjës për këtë, sepse ajo e ka ditur që në fillim se për çfarë është fjala.

    5.Ai kënaqet me këtë lidhje sepse i plotësohet çdo dëshirë, sidomos ca të tilla intime që me gruan zor se i bën.

    6.Për ndërprerjen e lidhjes vendos mashkulli. Edhe nëse ajo e ndërpret lidhjen, kjo nuk e lëndon aspak mashkullin, sepse në shtëpi e pret gruaja dhe fëmijë.

  • 350 miliardë lek ar bien nga qielli, avionit i prishet dera gjatë ngritjes

    350 miliardë lek ar bien nga qielli, avionit i prishet dera gjatë ngritjes

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në një aeroport siberian, ku një avioni An-12, që transportonte rreth 9 ton ar, i ka humbur një e treta e ngarkesës së saj, për shkak të një dere të prishur gjatë momentit kur ngrihej.

    Mjeti ishte nisur nga aeroporti i Yakutsk dhe aksidenti është shkaktuar si pasojë e erërave të forta.

    Avioni është ulur më pas në aeroportin e Magan, 12 km nga Yakutsk, për fat pa asnjë pasojë për 5 pjesëtarët e ekuipazhit.

    Të paktën 172 shufra ari, me peshë 3.4 ton, janë gjetur në pistën e aeroportit dhe në vendet përreth, ka thënë një burim i Ministrisë së Brendshme. Vlera e mallit në avion ishte më shumë se 305 milion euro./shqiptarja.com/

  • “Gjeti vajzën duke qarë”- Historia e anulimit të një dasme në minutën e fundit: Një grua ndau partnerin e saj vetëm për shkak të asaj çka i tha të bijës

    “Gjeti vajzën duke qarë”- Historia e anulimit të një dasme në minutën e fundit: Një grua ndau partnerin e saj vetëm për shkak të asaj çka i tha të bijës

    Një grua ndau në Reddit historinë tronditëse të anulimit të dasmës së saj në minutën e fundit për shkak të trajtimit të partnerit të saj ndaj vajzës së saj 16-vjeçare nga një lidhje e mëparshme.

    Adoleshentja ishte ofruar për të ndihmuar në dekorimin e dasmës, duke përdorur dashurinë e saj për artin dhe duke bërë dekoret për tryezën e pritjes. Nëna e saj, natyrisht, e la të kanalizojë krijimtarinë e saj në organizimin e ngjarjes.

    Një ditë, kur po diskutonin për martesën, vajza e nuses tha se sa mezi priste të merrte pjesë në dekorime, por dhëndri shprehu dyshimet e tij për suksesin e idesë, duke i thënë nënës së vajzës, sipas dëshmisë së saj: se kjo ide dukej “fëminore”.

    Ky koment bëri që çifti të grindej, por në fund nusja vendosi të linte mënjanë inatin.

    Megjithatë, dhëndri ishte i vendosur që të mos e linte vajzën e saj t’i jepte një dorë dekorit për këtë ceremoni.

    Një ditë nusja, duke u kthyer në shtëpi, e gjeti vajzën e saj duke qarë:

    “Më tha se i vinte keq që më prishi dasmën me idetë e saj dhe se do të më kompensonte për letrën”.

    Kur gruaja e pyeti se çfarë donte të thoshte, vajza u përgjigj se partneri i nënës së saj kishte komentuar se idetë e saj po shkatërronin martesën e tyre dhe se nëna e saj mendonte të njëjtën gjë.

    Kjo ngjarje vulosi gjithçka, ajo vendosi të anulojë dasmën e saj në minutën e fundit.

    “I thashë – shkroi ajo më vonë – se ai nuk ka të drejtë të turpërojë vajzën time dhe të nënvlerësojë punën e saj të mahnitshme dhe”.

    Gjatë shkrimit, ajo zbuloi se partneri i saj e kishte keqtrajtuar vajzën e saj edhe në raste të tjera:

    “Vajza ime më tha se kur isha larg, i thoshte shpesh se arti i saj ishte i tmerrshëm dhe se do të pajtohesha me të, nëse nuk do të isha nëna e saj”.

    Disa përdorues të Reddit që lexuan historinë e saj kritikuan sjelljen e partnerit të saj në komente dhe thanë se ishin të tronditur nga gënjeshtrat që ai i kishte thënë vajzës së saj, duke shtuar se nëse do të kishin qëndruar së bashku, patjetër do t’u kishte shkaktuar probleme në të ardhmen.

  • Shumë e rëndësishme për shëndetin! Zbuloni në çfarë ore duhet të flini dhe kur duhet të zgjoheni

    Shumë e rëndësishme për shëndetin! Zbuloni në çfarë ore duhet të flini dhe kur duhet të zgjoheni

    Në një botë… ideale, të gjithë do të kishim luksin të shkonim në shtrat herët dhe të zgjoheshim herët në mëngjes, të pushuar dhe të gatshëm për të përballuar ditën.

    Megjithatë, në botën reale, shumë angazhime të përditshme shpesh e komplikojnë situatën.

    Gjumi duhet të jetë prioriteti ynë kryesor pasi është i lidhur me një mori procesesh që e mbajnë trupin tonë të fortë dhe na japin shëndet, mirëqenie dhe, rrjedhimisht, jetëgjatësi.

    Rëndësia e një orari fiks

    Në mënyrë ideale, siç thamë më parë, duhet të shkojmë në shtrat herët dhe të ngrihemi herët në mëngjes. Ky model gjumë-zgjim që pason lindjen dhe perëndimin e diellit është në përputhje, sipas ekspertëve, me nevojat tona biologjike.

    Orari i saktë i gjumit natyrisht varet nga ora në të cilën zgjohemi në mëngjes dhe sasia e gjumit që na nevojitet çdo natë.

    Duke analizuar ritmin cirkadian, orën e brendshme që rregullon orarin e gjumit-zgjimit të trurit tonë, ne të gjithë përjetojmë vigjilencë të shtuar ose jo vigjilent gjatë periudhave specifike të periudhës 24-orëshe.

    Shumica prej nesh, për shembull, kanë më shumë gjasa të ndihen të përgjumur midis orës 13:00 – 15.00 dhe natën ndërmjet orës 02:00 dhe 04:00.

    Natyrisht, sa më mirë cilësor të jetë gjumi, aq më pak ka gjasa që të përjetojmë përgjumje gjatë ditës.

    Ritmi cirkadian i çdo personi është i rëndësishëm për të qenë në ekuilibër. Kjo arrihet duke shkuar në shtrat dhe duke u zgjuar çdo ditë në të njëjtën orë kur truri ynë mësohet dhe përshtatet me këtë orar. Ju gjithashtu do të keni vënë re nëse keni një orar të qëndrueshëm gjumë-zgjim që zakonisht bini më lehtë gjatë natës, ndërsa në mëngjes mund të zgjoheni edhe pa një orë alarmi.

    Nga ana tjetër, ritmi cirkadian mund të jetë jashtë ekuilibrit nëse dikush shkon në shtrat në orare të ndryshme, për shembull, për shkak të orarit të parregullt të punës.

    Si përfundim, në cilën orë duhet të shkojmë në shtrat?

    Duke marrë parasysh që një i rritur për të pushuar siç duhet, duhet të flejë 7 deri në 9 orë gjumë të vazhdueshëm çdo natë, koha ideale padyshim ndryshon nga personi në person.

    Me fjalë të tjera, ajo që ne e quajmë një kohë ideale duhet të mbulojë orët e sipërpërmendura dhe në varësi të orarit tuaj personal, duhet ta kërkoni vetë. Për shembull, nëse duhet të zgjoheni deri në orën 06:00 të mëngjesit, duhet të shtriheni para orës 23:00.

    Si përfundim, edhe pse është më mirë të flemë dhe të zgjohemi shumë herët në baza ditore, meqenëse orari i çdo personi është i ndryshëm, është e rëndësishme që të paktën të sigurohemi që po flemë mjaftueshëm dhe se gjumi ynë të jetë cilësor.

  • E bukura e filmave shqiptarë! Sot, 4 vite pa aktoren Shpresa Bërdëllima

    E bukura e filmave shqiptarë! Sot, 4 vite pa aktoren Shpresa Bërdëllima

    4 vite më parë, arti shqiptar humb një nga aktoret që ka lënë gjurmë në kinematografinë e atyre viteve! Shpresa Bërdëllima është ndarë nga kjo botë në moshën 60-vjeçare. “Zonjusha Gajtan”, siç shumë e njohin për shkak të rolit të saj në filmin “Vajzat me kordele të kuqe”, nuk mundi që t’i fitonte betejën e saj me sëmundjen e rëndë prej së cilës vuante prej kohësh.

    Ajo nuk u kthye më në skenë apo ekranin shqiptar që në vitin 1991, kur si shumë të tjerë zgjodhi emigrimin, por në mendjen e shqiptarëve do të mbetet si një nga vajzat më të bukura në filmat shqiptarë.

    Me një portret që do t’ia kishin zili koleget e kinemasë botërore, delikate e plot finesë, Shpresa Bërdëllima do të mbetet “koketa” e përjetshme e ekranit shqiptar. Ashtu si largimi 30 vjet të shkuara, erdhi edhe largimi i saj nga kjo jetë.

    Aktorja Shpresa Bërdëllima u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare, larg vendit të saj, në Belgjikë, vendin që e mirëpriti për vite me radhë.

    Prej vitesh vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila e rrëmbeu para kohe.

    Shpresa Bërdëllima do të kujtohet për rolet e saj në filmat “Vajzat me kordele të kuqe”, “Përtej mureve të gurta”, “Era e ngrohtë e thellësive”, “Kur hapen dyert e jetës”, “Kur ndahesh nga shokët”, “Të shoh në sy”, “Mirela”, “Flutura në kabinën time” etj. Shpresa Bërdëllima ishte padyshim një nga vajzat më të bukura të Tiranës dhe ishte e pamundur që të mos binte në sy të regjisorëve, që ishin në kërkim të portreteve të spikatura.“Kam qenë gjimnaziste te ‘Petro Nini’, kur erdhi Ilia Terpini për të kërkuar personazhe për filmin ‘Guna përmbi tela’. Isha vetëm 16 vjeçe, kur u përzgjodha për këtë rol, megjithëse edhe më parë, qysh fëmijë, recitimi kishte qenë një nga gjërat e mia më të pëlqyera. Isha marrë vazhdimisht me aktivitete artistike në shkollë edhe për shkak të zërit, që siç më thoshin e kisha shumë të mirë.

    Pas filmit të parë, Gëzim Erebara më propozoi të bëja rolin e spiunes te filmi ‘Vajza me kordele të kuqe’. Ka qenë aq mirë i realizuar ky rol, sa edhe në rrugë, pas transmetimit të filmit, fëmijët më qëllonin me gurë, sepse kujtonin se isha vërtet spiune”, kështu do të kujtonte aktorja vite më parë, në një intervistë për gazetën “Panorama”.

    Roli i saj i fundit ka qenë në teatër: “Kush e vrau Kastijin”, me regji të Gëzim Kames. Edhe pse një aktore me të dhëna dhe e preferuar nga regjisorët, këta të fundit druheshin për t’i dhënë role të mëdha, sidomos pas martesës me artistin e cirkut, Arian Miluka, të cilin regjimi nuk e kishte pasur me “sy të mirë”.

    Që në atë kohë nisi edhe distancimi dhe vajzës së bukur të ekranit do t’i besohej tek-tuk ndonjë rol episodik. Ndërrimi i sistemeve e gjeti 30 vjeç dhe ishte pikërisht atëherë, kur karriera e saj mund të shpërthente, ku bashkë me të shoqin vendosën të largohen nga Shqipëria.

    Pas vitesh të vështira në emigracion, u vendosën në Belgjikë. Herë pas here ajo kthehej në Tiranë, me mallin për shtëpinë dhe vendin e saj, por nuk iu kthye më kurrë skenës dhe ekranit. Rolet e saj ndoshta nuk numërohen me dhjetëra, por ajo, për aq sa u aktivizua, mundi të lërë gjurmë në kinematografi.

    Filmi shqiptar nuk do të ishte i njëjti pa imazhin e zonjushës Gajtani te “Vajzat me kordele të kuqe”, të Ketit te “Flutura në kabinën time” apo Asimeja e bukur te “Përtej mureve të gurta”.

  • “Minimalisht 200$ për një takim”, e reja ‘trazon’ rrjetin: Aq më kushton hidratuesi… (Video)

    “Minimalisht 200$ për një takim”, e reja ‘trazon’ rrjetin: Aq më kushton hidratuesi… (Video)

    Edhe këtë se kishim dëgjuar, por një vajzë britanike kërkon 200 dollarë për një takim të thjeshtë, sepse sipas saj aq kushton prezenca e saj në tavolinë.

    Në një video të shpërndarë në Tik Tok nga “The Desirable Truth”, teksa ajo bashkë me shoqen e saj u pyetën se “sa është shuma më e lartë që një burrë duhet të paguajë në takimin e parë?”, e reja u shpreh se minimalisht 200$.

    “Minimalisht 200$, për të qenë e sjellshme!”

    “Më duhet të përdor shumë produkte për të dalë në një takim, kështu që po, minimalisht 200 dollarë”, u shpreh ajo. Kjo përgjigjie u pasua me një habi dhe nga ana e shoqes së saj.

    E çfarë merr mashkulli nga ky takim kaq i shtrenjtë? E reja thotë: Prezencën time!

    Më tej, ajo shtoi se aq është kostoja minimale bazuar në grimin dhe veshjen e saj. “Hidratuesi im kushton 400 dollarë, kremi i syve është 300 dollarë dhe serumi 300 dollarë të tjerë.”

    Kjo video u bë virale në rrjet, me një sërë komentesh poshtë saj. Kishte nga ata që e kritikonin, por edhe nga ata që e suportonin duke thënë: Mbaji kështu standardet, i duhuri do të vijë për ty!/tvklan.al

    @thedesirabletruth Thoughts 🤔❓ #dating #love #relationships #onlinedating #relationshipgoals #fyp #single #relationship #moderndating #thedesirabletruth ♬ original sound – The Desirable Truth 🎙

  • Nuk ikin me ne hoteLe, Detektivja tregon se ku tradhetojne poLitikane dhe personazhet VIP SHQIPTAR

    Nuk ikin me ne hoteLe, Detektivja tregon se ku tradhetojne poLitikane dhe personazhet VIP SHQIPTAR

    Detektivja e çifteve, Shkënda Lili, ka rrëfyer trendin aktual.

    E ftuar në një emision televiziv ajo tha se ata nuk preferojnë të shkojnë në hotele si pjesa dërrmuese e qytetarëve, por kanë shtëpi të tjera.“ Ne shikojmë nëse dikush është duke shkuar në ndonjë hotel në periferi të Tiranës.

    Personazhet e njohur kanë shtëpi, në hotele shkojnë pjesa dërrmuese e të panjohurve.

    Janë disa gjëra që nuk i shkel, unë fotografoj, përgjoj deri dikurë dhe shkoj në ambiente që nuk quhet shkelje privatësie.

    Janë pak ata që shkojnë në divorc për tradhti, janë një sërë faktorësh të tjerë që ndikojnë”, tha Lili.

    Duke theksuar se puna e saj është e bazuar në ligje, duke mos shkelur privatësinë, detektivja tha se ka një grup pune që heton.

    “Unë dal në ekran, njerëzit më njohin, nuk merrem unë me hetimin, është një grup personash që nuk njihen”, tha Lili.

  • Jetoja ne nje shtepi me të dashurën e burrit”/ Rrëfimi i 50-vjeçares që bashkëshorti tentoi ta dîgjte me benzînë: Më jepte bar mîu

    Jetoja ne nje shtepi me të dashurën e burrit”/ Rrëfimi i 50-vjeçares që bashkëshorti tentoi ta dîgjte me benzînë: Më jepte bar mîu

    Frika nga bashkëshorti e ka detyruar 50-vjeçaren të durojë për 20 vite dhunën psikologjike dhe fizike të ushtruar prej tij

    Në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ajo ka rrëfyer se burri i saj ishte shumë xh loz dhe nuk e linte të dilte nga shtëpia. Dh na vazhdoi edhe gjatë sht zënisë dhe si pasojë dy djem dhe vajza e saj vetëm 4-muajshe nd rruan jetë.

    Situata vështirësohet akoma dhe më shumë kur bashkëshorti i sjell në shtëpi edhe të dashurën. Nuk mund të fliste, nuk mund të kundërshtonte sepse kishte fr kë prej tij.

    Për 5 vite det rohet të jetojë nën të njëjtën shtëpi me burrin dhe të dashurën e tij. Më tej,

    ajo tregon se bashkëshorti ka tentuar ta dj gë me benzinë dhe gjithashtu t’i japë dhe k krra miu, por ka qenë vjehrri i saj që e ka shp tuar.

    Familja nuk i është gjendur pranë duke i thënë se vetë e zgjodhi, por kishin edhe fr kë prej tij, se ishte i dh nshëm. Pas 20 vitesh, ajo merr guximin dhe mposht fr kën që të ndahet prej tij.

  • Dëshmitë rrëqethëse të ish-të burgosurit të Spaçit: Nga e çara e derës së birucës, munda të dalloja një tufë kafshësh, që kishin vënë përpara të dënuarit duke i…

    Dëshmitë rrëqethëse të ish-të burgosurit të Spaçit: Nga e çara e derës së birucës, munda të dalloja një tufë kafshësh, që kishin vënë përpara të dënuarit duke i…

    Nga Tanush Kaso

    Tanush Kaso ka lindur në vitin 1934 në Tiranë ku babai i tij asokohe shërbente si ushtarak i Monarkisë së Zogut, por origjina e tyre është nga Çamëria. Ai ka mbaruar Shkollën Pedagogjike të Elbasanit dhe në vitin e tretë të Fakultetit Gjuhë-Histori, arrestohet e dënohet me 13 vjet burg politik, i akuzuar për pjesëmarrjen në një grup antikomunist me pikëpamje social-demokrate, ku bënin pjesë edhe Pjetër Arbnori, Uran Kalakulla etj. Pas viteve ’90-të, përveç angazhimit të tij në Shoqatën e ish-të Përndjekurve dhe Burgosurve Politikë të Shqipërisë, ai ka botuar një mori artikujsh në shtypin e kohës si dhe librat: “Lufta ime” poezi, (1994); “Si me të qeshur”, poezi satirike, (1996); “Kalvari i burgjeve komuniste”, (1998), etj. Shkrimi që kemi përzgjedhur për ta botuar këtu, është marrë nga libri “Kalvari i burgjeve komuniste”.

    Ai ishte shtatlartë e i dobët, si ndonjë pishë, së cilës i ka rënë rrufeja dhe e ka zgavruar. Në krahinën e Korçës, këta drunj të gërryer përbrenda nga zjarri, i quajnë zgërbonja. Prandaj, sapo e panë disa nga shokët tanë korçarë, e pagëzuan me këtë emër. Fytyrën e kishte të zbehtë dhe përherë të mvrejtur, si qielli i Spaçit, ku e kishin emëruar komisar të Repartit 321, të kampit të të burgosurve politikë.

    Në këtë vend lypej vigjilencë e lartë dhe disiplinë e hekurt; prandaj e kishin zgjedhur si njeriun më të përshtatshëm për këto punë, midis shumë oficerëve të tjerë të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Dhe nuk ishin gabuar. Ai ishte tepër i zellshëm dhe i përkushtuar në shërbimet që i përkisnin. Shumë serioz me vartësit e tij dhe tej mase i hidhur me të burgosurit.

    Gjithmonë në krye të detyrës. Tri herë në ditë kontrollonte rrethimin me tela me gjemba e me truproje të shumta, përqark galerive ku punohej pa ndërprerje. Jepte udhëzime se ku duhej përforcuar rrethimi dhe ku duhej ndryshuar diçka. Kontrollonte zbatimin e urdhrave të tij, me një rreptësi prej oficeri “SS”.

    Askush nuk e pa një herë të qeshte. Nuk u ravijëzua kurrë as ndonjë lloj buzëqeshjeje në fytyrën e atij djalli me uniformë oficeri. Vetëm kur ironizonte të burgosurit, mund të shiheshin dhëmbët e tij të mëdhenj e të dalë, si të ndonjë kafshe parahistorike. Nga kapelja ushtarake, i vareshin cullufe flokësh të zeza, që dukej se rriteshin në një terren me pleh të bollshëm.Në trurin e tij, kishin zënë vend – si në një kosh plehrash – lloj-lloj citatesh të Enver Hoxhës, të Mao Ce Dunit dhe të klasikëve të marksizëm-leninizmit, si: “Armiku më i rrezikshëm është ai që harrohet”, “Asnjë mëshirë për armiqtë e klasës”!, “Lufta e klasave vazhdon edhe në komunizëm.

    Ajo zhvillohet edhe në ndërgjegjen e anëtarit të Partisë”, e të tjera si këto. Por, ato, që tani i shërbenin si udhërrëfyese, ishin dy: “Të krijojmë një atmosferë mbytëse për armiqtë e klasës”!, që e kishte thënë Enver Hoxha dhe: “Të burgosurit duhen mbajtur gjithmonë në një gjendje gjysmë të uritur”, siç porosiste Mao Ce Duni i “motrës së madhe”, Republikës Popullore të Kinës.

    Të burgosurit e kishin psikologjisur qysh në fillim, se me ç’njeri do të kishin të bënin. E parandienin se ai do t’ua nxinte jetën e nuk do t’i linte as të merrnin frymë. Këtë e panë qysh në fjalimin e tij të parë, të prezantimit, kur ai përdori terma si: “Për ju nuk do të ketë pranverë”!, “Kallashnikovi do të punojë për ne, sido që të vijë situata”, si dhe disa citate e shprehje të tjera, që ai i kishte fort për zemër e që do t’i përsëriste shpesh në fjalimet që mbante herë pas here përpara të burgosurve.

    “Zgërbonja” e nisi “punën edukative” me ndryshimin e disa pikave të rregullores, në dëm të të burgosurve. Për t’i stërmunduar ata, futi gjimnastikën e mëngjesit, çdo ditë, para nisjes për në punë; (sikur puna në galeritë e minierës, nuk ishte një “gjimnastikë” kapitëse). Caktoi orar shumë të kufizuar, për qëndrimin në kapanone. Kështu që pjesa më e madhe e kohës së lire, duhej kaluar jashtë fjetoreve; edhe kur frynte murrlani, edhe kur binte shi e dëborë, edhe kur dielli digjte e përvëlonte.

    Nëse ishte i lodhur a i sëmurë dhe futeshe në kapanon për të pushuar pak, dënoheshe me një muaj izolim në “birucë” (qeli), ku nuk lejoheshin ushqimet, duhani, rrobat e fjetjes dhe çdo gjë tjetër e nevojshme. Vetëm dy herë në ditë, të dënuarit i jepeshin dy lugë supë e një copë bukë dhe mund të dilte për të kryer nevojën, i shoqëruar nga polici i shërbimit.

    Në mbrëmje i jepej vetëm një batanije, sa për të kaluar natën, dhe i merrej herët në mëngjes, pa zbardhur drita. Më parë, atyre që vuanin dënimin në birucë, u lihej batanija edhe gjatë ditës, por sipas “zgërbonjës”, ky ishte një komoditet i tepërt. Prandaj, urdhëroi që ajo të mos lejohej as në ditët e ftohta të dimrit.

    Porositi Frrokët dhe Lleshët e kampit, që të kërkonin më shumë llogari për punë. Ai që nuk plotësonte numrin e caktuar me vagonë bakri e piriti, duhej të rrinte dy turne radhazi nëntokë, me polic mbi kokë, gjersa të plotësonte normën. Përndryshe, dënohej me një deri tre muaj izolim, natën në qeli dhe ditën në punë, i mbikëqyrur nga polici. Kjo ishte një “shpikje e re” e zgërbonjës, për realizimin dhe tejkalimin e planit të prodhimit të mineralit të bakrit e të piritit, për të cilin “kishte nevojë atdheu”.

    U kufizuan takimet me familjet. U shtuan orët e “punës politike”, ku duhej dëgjuar detyrimisht e përditshmja “Zëri i Popullit” – organ i Komitetit Qendror të PPSH-së si dhe “veprat” e “shokut Enver”, të cilat i lexonte ndonjë i burgosur që kishte “ton” të mirë. Nuk mbetej kohë as për të larë rrobat se shpesh edhe e diela ishte ditë pune, me pretekstin se “nuk ishte realizuar plani”.

    “Djalli” i gropës së Spaçit, gjeti edhe mënyra të tjera, për t’i munduar sa më shumë të burgosurit, si shtimin e apeleve (d.m.th. rreshtimi dhe numërimi i të burgosurve), kontrollin e befasishëm të barakave dhe depove të plaçkave personale etj. Nuk donte t’u linte “armiqve” aspak kohë të lirë mbas pune, që të mos bënin “agjitacion e propagandë” e të mos merreshin me “veprimtari armiqësore” dhe atje, në burg, gjë për të cilën ishin ri dënuar disa persona.

    Kuptohej se ai kishte marrë “karta bianka”-n nga eprorët e Tiranës, që të bënte ç’të donte me të burgosurit e Spaçit, për t’i mposhtur moralisht e fizikisht dhe për t’i kthyer në kafshë pune; për t’u hequr çdo mundësi rimëkëmbjeje dhe organizimi, në se një ditë do të arrinin të dilnin nga ai ferr, mbasi të mbushnin dënimet e gjata prej dhjetëra vitesh burgimi.

    “Tëmënëëë!… – shfrynin korçarët – kush na e solli peshqesh këtë fytyrë të vrerosur? Hajde zgërbonjë, hajde…më t’u mbylltë dera…”?!

    Shpesh herë, pyetjeve ironike dhe “me kunj” të të burgosurve, komisari iu përgjigjej prerazi e me fraza standarde, si: “E di Partia”!, “E dimë ne”!, “E di komanda”. Po më shumë i pëlqente të përdorte një shprehje tipike të trevës së Korçës: “Është puna e Zylalit, sa lakra i vë kalit…”! Kjo thënie, edhe pse ishte bërë monotone, sikur i zbaviste të burgosurit dhe i bënte të qeshnin.

    – “E moo, pse zbardhni dhëmbët”? – klithte komisari – “Mos u kanë pjellë pelat? Më mirë kujdesuni të mbani kokën mbi supe…”!

    Këto të folme fshatarake, të burgosurit i kishin bërë të tyret dhe i përsërisnin për humor, me njëri-tjetrin, nganjëherë edhe vend e pa vend:

    – “Sa vagona nxore sot”?- pyeste njëri.- “S’ka ç’të duhet ty”,- përgjigjej tjetri- “ti mbaj kokën mbi supe”! Se “është puna e Zylalit, sa lakra i vë kalit”! Dhe sakaq ia shkrepnin gazit, sado të lodhur e të mërzitur të ishin. Humori ishte një ushqim shpirtëror për të burgosurit. Ai nuk mungonte as atje, në galeritë e errëta të Spaçit, dhe dukej sikur i mbante gjallë ata njerëz të stërmunduar.

    – Dalëngadalë edhe nofka “zgërbonjë”, e komisarit, u zëvendësua me emrin “Zylal”. Gjatë bisedave me njëri-tjetrin, të burgosurit e kishin më të lehtë të thonin: “Po vjen Zylali”!, “Ashtu ka urdhëruar Zylali”, “I mora leje Zylalit”, “më dënoi Zylali”, etj…!

    Nga ky komisar i kuq, unë ruaj edhe një kujtim të veçantë. Ishte dimri i 1970-ës, kur më dënoi me dy muaj radhazi izolim në qeli, sepse refuzova të punoja në galeritë e piritit, ku – nga nxehtësia dhe gazrat- ndjeja dobësi zemre dhe më rridhte gjak nga hundët. Për këtë arsye, kërkova me insistim vizitë dhe ndihmë mjekësore, nga mjekët specialistë, që ishin në Rrëshen e në Tiranë.

    Po në vend që të më çonte atje, ku dërgoheshin nganjëherë për ekzaminim të sëmurët, Zylali e pa të arsyeshme të më rraste në qeli. Kjo, sipas tij, ishte “vetëm sa për të zënë vend e të mos kërkoja më qira në hell”, në se doja “ta mbaja kokën mbi supe”.

    Kujtime të tilla nga ai, kanë edhe shumë bashkëvuajtës të tjerë. Prandaj, as që do t’ia vlente ta përmendja rastin tim, sikur të mos kisha përjetuar në atë kohë, një ngjarje të pazakontë.

    Në njërën nga ato ditë të paharruara dimri, heshtjen varrezore të asaj gryke të Spaçit, e thyen disa britma, të cilat, fillimisht, nuk po i shquaja dot, në se ishin shtazore apo njerëzore. I shtyrë nga kureshtja e papërmbajtur, mbështeta syrin te një e çarë e derës së birucës dhe në atë copë peizazhi dimëror, me qiell të përhimët, pashë një skenë tronditëse.

    Një tufë kafshësh me uniforma, kishin vënë përpara dy të burgosur – Rexhë Alinë dhe Lefter Balldavanin – dhe po i sillnin nga puna me të bërtitura e me të rrahura kafshërisht. “Do të kenë tentuar të arratisen”- mendova- prandaj policët dhe oficerët, me në krye Zylalin, qenkan tërbuar fare. U kishin lidhur duartë nga prapa dhe u binin ku të mundnin dhe sa të mundnin, me këpucët dhe çizmet ushtarake si dhe me bishtat e lopatave, që mbanin nëpër duar.

    Urrejtja klasore, të cilën ua nxiste më shumë komisari, me britmat e tij histerike, i kishte shndërruar në ujqër. Zëri i Zylalit jehonte në tërë luginën:- “Bjeruni derrave! Asnjë mëshirë për armiqtë!… Ah, ç’i keni bërë vetes, more maskarenj…! Tani do ta shikoni bythën e mizës…”! Vraponte edhe vetë pas tyre dhe shtrinte ato shalët e gjata, për t’i goditur me shqelma vitheve, kërcinjve e gjithandej…!

    Duke u përpjekur t’i shmangeshin sadopak breshërisë së goditjeve të “vëllezërve ujqër”, dy fat keqët vraponin sa mundnin, në drejtim të kampit, nëpër rrugën këmbësore gjithë kthesa e shkurre, që kalonte anës kodrinës. Komisari gulçonte nga lodhja dhe s’pushonte së shari fshatarçe…!

    Nga brenda qelisë sime, shikoja me ankth e keqardhje të thellë shokët e mi të vuajtjeve, ashtu siç sheh një dem i lidhur, shokët e tij, që po i çojnë për t’i therur. Për një çast, pashë se ai Lefteri u pengua dhe u shemb përtokë. Shqelmat dhe grushtet e barbarëve ranë egërsisht mbi të. E ngritën menjëherë, siç ngrihet me të goditura, një kalë karroce i rrëzuar…ishte shqyer rrobash dhe gjakosur i tëri… edhe Rexhës ia kishin ënjtur njërin sy dhe nga duart e lidhura me tel, i rridhte gjak…

    * * *

    Kisha disa vjet që isha liruar; dhe një ditë, ndërsa po nxitoja për të shkuar në punë, në minierën e Valiasit, në një nga rrugët kryesore të Tiranës, gati sa s’u përplasa me Zylalin. Ishte veshur civil, me një kostum gri të errët dhe me një kasketë “ala Mao ce Dun”, nga ato që, zakonisht, mbanin veteranët dhe ushtarakët në pension.

    Nuk di në më njohu pas aq vitesh, kur “rrobat e rënda të burgut” i kisha këmbyer me xhupin e minatorit të Valiasit. Nuk vura re asnjë ndryshim në fytyrën e tij mavruge, në trupin e tij prej zgërbonje, në qëndrimin e heshtur e të vetmuar, në ecjen me hap të matur prej ushtaraku. Nën qiellin e Tiranës, ishte po aq i vrenjtur, sa nën qiellin e Spaçit. Nuk lexohej asgjë në atë fytyrë ngjyrë dheu, si prej të vdekuri.

    Duke u larguar prej tij, instinktivisht ktheva edhe një herë kokën prapa. Ndjeva një urrejtje të pakufishme për të, se më kujtoi dhjetë vitet e humbura në burg, të rinisë sime; vuajtjet pa fund, të shkaktuara nga xhelatë si ai… kisha një dëshirë të marrë për ta shembur përdhe atë krijesë të mbrapshtë, ta shqyeja si ujku prenë e vet. Kjo etje për ndëshkim, më shtohej edhe ngaqë kisha mësuar prej një të burgosuri të liruar kohët e fundit, se shoku ynë i mirë, Lefter Balldavani, nuk do ta shihte kurrë më dritën e lirisë…! Ai kishte vdekur në burg… në rrethana tepër të trishtueshme…!

    * * *

    Para dy vjetësh, “zgërbonjën” e pashë përsëri në Tiranë. Bariste qetësisht dhe i patrazuar, veshur me një kostum blu në të errët. Këtë herë, në kokë mbante një kapele “republike”. Kishte marrë pamjen e një zotnie hijerëndë…! – Më duket se po i ecën mirë edhe në “demokraci”, komisarit tonë…- i thashë një bashkëvuajtësit tim.

    – “E pse mos t’i ecë? – m’u kthye ai – Djemtë e tij sot janë bërë miliarderë. Kanë privatizuar, kundrejt një pagesash simbolike, një nga dyqanet më të mëdhenj, një biznes shumë fitimprurës. Me ndihmën e miqve dhe të parave, që i kanë me shumicë, kanë marrë kredi me leverdi dhe kanë ndërtuar në Tiranë e në Durrës lokale me bukuri fantastike, të cilat frekuentohen pa ndërprerje, ditën dhe natën…! “Zylali” ka qenë për turizëm në Itali, Spanjë e deri në Amerikë, të cilën e urrente aq shumë…”!

    Gati sa s’më ra pika, nga ato që dëgjova. Ndjeva një dobësim të zemrës dhe një mungesë frymëmarrjeje… si atëherë, në galeritë e piritit, në Spaçin e Mirditës…! Memorie.al