Category: Te Tjera

  • Ish e dashura e futbollistit shqiptar tregon se si shoqja e ngushtë i mori të fejuarin 3 javë para dasmës

    Ish e dashura e futbollistit shqiptar tregon se si shoqja e ngushtë i mori të fejuarin 3 javë para dasmës

    Historia e dashurisë mes futbollistit shqiptar, Mërgim Berisha me Vesa Vllasaliun, është rikthyer sërish në vëmendje. Çifti, të cilët kanë qenë bashkë për disa vite, u komentuan shumë për historinë e tyre të dashurisë e po ashtu edhe për marrëdhënien toksike.

    Megjithatë, bukuroshja shqiptare në një intervistë së fundmi ka zbuluar se Mërgimi e ka tradhtuar me shoqen e saj të ngushtë, me të cilën është martuar tani.

    Në rrëfimin e bërë më parë, Vesa u shpreh që Berisha bënte jetë të shfrenuar dhe se e priste në shtëpi deri në orët e hershme të mëngjesit.“Tri vite lidhje, rreth dy vite fejesë, kemi jetuar bashkë për një vjet e gjysmë dhe më nxori nga shtëpia dy muaj para dasmës, sepse faktet ishin shumë të rënda për të. 3 javë pasi marrëdhënia e jonë mori fund, njerëzit e panë me një person të ri dhe tash ai e ka shfaqur këtë hapur në rrjetet sociale. Të lutem, më lër të qetë”, ishte shprehur modelja nga Kosova.

    Sulmuesi i Hoffenheim u martua me Edona Rudakun në maj.

    “Zemrën e kam shumë të thyer, por vuajta kalon. U tradhtova nga ish i fejuari im, me shoqen e ngushtë. Shokët mi hapën sytë. Një miku im i ngushtë, prej fillimit më tha “Vesë jo”, unë në kokën time, mendoja se ajo ma do të mirën. Por nuk ishte e vërtetë, ajo ka dashur të kishte jetën time, si private, në publik, në lidhje, marrëdhënien me familjen time. Fillimisht mendova se bërë ishte shumë keq që u ndamë, fillimi është shumë keq për çdo njeri. Por tani kam kuptuar se kush më do dhe më vlerëson. E kisha falur atë për të mirën time, por s’do e kisha harruar kurrë”,- tha Vesa.I shkruajta asaj “çfarë njeriu je ti që do të dalësh me të fejuarin tim”, më tha që “kam dalë për ty, kam pasur edhe një shoqe”, ishte gënjeshtër normal. Ishte shqiptare nga Gjilani. Unë i besova dhe i kam shkruajtur babait të saj “i thashë vajza jote më ka marrë burrin”. Por si naive, kur më tha që nuk është ajo, i shkruajta sërish babait të saj “më fal se nuk qenka e vërtetë”, u shpreh Vesa.

    Ndërsa zbuloi se futbollisti doli publikisht me shoqen e saj, dy javë pas ndarjes së tyre dhe në ditën kur kishin planifikuar dasmën ai postoi një emoji zemre për partneren e re.

    “Dy javë pasi ne u ndamë, dolën publikisht. Jo në social media, por jashtë, dorë për dore. Kam ardhur në Kosovë, në korrik më duket edhe shoqja “hajde shohim instagramin e tij”, pamë një zemër, pikërisht atë ditë kur e kemi pasur dasmën. Mendova se akoma më do. Mbas një muaji publikoi një Story me atë vajzën, njoha veshjen dhe duart, edhe unazën. Jo, ajo s’është më e mirë se unë. Ata janë martuar, kanë 1 vit. Plagët që kam mi mbushin njerëz të tjerë”, tha ajo.

  • Vjehrra i çudit te gjithe, dhuron veshkën për nusen: “E kam si vajzën time”!

    Vjehrra i çudit te gjithe, dhuron veshkën për nusen: “E kam si vajzën time”!

    44-vjeçarja Debora priste prej disa kohësh në Padova të Italisë mundësinë për transplantin e veshkës. Vjehrra e saj Annalisa i shpëtoi jetën duke iu bashkuar programit të shkëmbimit të quajtur “Deck”: praktikisht veshka e gruas shkoi te një pacient tjetër në listën e pritjes dhe nuses 44-vjeçare iu vendos një veshkë që përputhej ne orgnizimin e saj. “Ajo më do si të më kishte vajzën e saj”, ka shkruar Debora në rrjetet sociale, duke rrëfyer gjestin prekës të nënës së bashkëshortit të saj, e cila quhet Annalisa. Një donacion i papritur që Annalisa zgjodhi ta bënte pa hezitim.

    Debora zbuloi në moshën tridhjetë vjeçare se vuante nga një sëmundje autoimune, glomerulonefriti Berger, një patologji që shkakton ndryshime në vlerat e gjakut dhe urinës, pra insuficiencë renale. Kjo sëmundje mund të përkeqësohet ndjeshëm, megjithëse mbahet nën kontroll nga ilaçet dhe ngadalësohet nga kortizoni. Në vitin 2018, për shkak të një gripi veçanërisht agresiv, gjendja e saj u bë më keq. Që atëherë, mjekët filluan të flasin me të për dializën dhe transplantin.Prej dy vitesh, dy gratë i janë nënshtruar testeve specifike për të zbuluar nëse vjehrra mund të ishte një donatore e pajtueshme. Në hapin e fundit diçka nuk shkoi: në kryqëzimin përfundimtar të përputhshmërisë rezulton se antigjenet e Deborës janë aq të larta sa rrezikonin ta refuzonin veshkën e Annalisës duke e bërë atë plotësisht të papajtueshme.

    Atëherë, u gjet zgjidhja tjetër. Që nga marsi 2018, programi “Deck” ka hyrë në fazën e tij eksperimentale, i konsideruar si një risi mbarëbotërore: krijohet një zinxhir i vërtetë njerëzish të papajtueshëm me donatorët e tyre përkatës, por të pajtueshëm me njëri-tjetrin. Falë programit Deck, Debora mori një veshkë nga një dhurues i cili kishte ndërruar jetë dhe në të njëjtën kohë, veshka e dhuruar nga vjehrra e saj i shkoi dikujt tjetër. “Fillimisht nuk doja të pranoja, por vjehrra ime nuk kishte dyshime: dukej krenare sikur po ndihmonte dy njerëz në vend të njërit”, thotë gruaja.

  • Njihuni me mrekullitë që bën qumështi i gomaricës në shëndetin tuaj

    Njihuni me mrekullitë që bën qumështi i gomaricës në shëndetin tuaj

    Në ka produkt që dhuron bujarisht jetë të shëndetshme dhe bukuri që nuk fshihet dot, është qumështi i gomaricës.

    Një produkt që babai i mjekësisë, Hipokrati, ishte i pari i cili që në antikitet e rekomandoi jo thjesht si eliksir i bukurisë, por edhe i shëndetit, për të luftuar sëmundje të ndryshme.

    Revista “Health” në këtë shkrim të përshtatur më tej në shqip nga “Shëndet+”, evidenton faktin se paraardhësit tanë e kanë përdorur këtë qumësht për të trajtuar të gjitha llojet e alergjive, astmën, ekzemën etj.

    Ky produkt ka gjetur gjithashtu përdorim të gjerë edhe në fushën e kozmetikës.

    A po kthehet konsumimi i këtij qumështi në trend? Mesa duket po. Por, çfarë duhet të dimë mbi qumështin e gomaricës?

    Le t’i hedhim një sy disa informacioneve mbi të.Është përdorur që në lashtësi – Është e dokumentuar nga Hipokrati, babai i mjekësisë, se qumështi i gomaricës ka efekte pozitive në trupin e njeriut. Ai është përdorur edhe në Romën e Lashtë dhe në Francë deri në shekullin e XX.

    Nga ana e vlerave ushqyese, është ndryshe nga qumështi i lopës- Në krahasim me qumështin e kafshëve të tjera, qumështi i gomaricës është ai që ngjason më shumë me atë të njeriut, kjo e bazuar në nivelin e ph (pehashit) dhe në përbërjen e vlerave ushqyese që ka. Ai gjithashtu përmban më pak yndyra se qumështi i lopës dhe ka më shumë acide yndyrore Omega-3 se ai.

    Është vërtetuar se substancat natyrale të qumështit të gomaricës rrisin imunitetin, që mund të jetë shumë e dobishme për p A po kthehet konsumimi i këtij qumështi në trend? Mesa duket po. Por, çfarë duhet të dimë mbi qumështin e gomaricës? Le t’i hedhim një sy disa informacioneve mbi të.

    Personat që vuajnë nga astma, ekzema apo psoriasis.

    Është vërtetuar edhe se edhe pse ai përmban sasi të lartë laktoze, kur fermentohet dhe kthehet në kos ai është i shëndetshëm dhe këshillohet të konsumohet nga personat që janë intolerant ndaj laktozës apo qumështit të lopës.

    Edhe tani janë të shumtë njerëzit që e pinë atë – Sipas një raportimi të bërë në 2011 nga BBC, më shumë se 50% e qumështit të prodhuar në fermat në Itali shitej për prodhim pediatrik për fëmijët që ishin intolerant ndaj qumështit të lopës.

    Njerëzit që e kanë provuar thonë se ai është pa aromë dhe duket pak a shumë si qumështi i lopës.

    Është një ndër përbërësit kryesor të produkteve kozmetike. Shumë njerëz që kanë vuajtur nga ekzema thonë se kanë pasur përmirësime të ndjeshme pasi kanë filluar të përdorin sapunin e bërë nga qumështi i gomaricës. Për të mos u harruar është edhe fakti që Kleopatra, Mbretëresha e Egjiptit dikur, e kishte qumështin e gomaricës si produkt kryesor që i siguronte bukurinë e vazhdueshme. Ajo bënte banjë të përditshme duke futur qumështin e gomaricës. Për ta gjetur dhe mbledhur atë qumësht, organizoheshin shumë njerëz që e kishin mision ditor pune.

    Por, ku mund ta gjeni qumështin e gomaricës.

    Nëse kërkoni nëpër fshatra, do ta gjeni lehtësisht. Shumë fshatarë mbajnë gomerë dhe gomarica e për rrjedhojë mund t’ju sigurojnë këtë qumësht.

    E nëse doni ta blini pa shumë kokëçarje për ta gjetur, mund të shkoni në Mal të Zi ku para pak kohësh është ngritur ferma e parë e gomarëve dhe ku një litër qumësht kushton 50 euro. Ferma gjendet në fshatin Martiniçi, pranë Danilovgradit. Një gomaricë arrin të nxjerrë diçka më shumë se gjysmë litri qumësht në ditë. Përdorimi i këtij qumështi është jo më shumë se një decilitër në ditë.

  • Video ekstreme/ Motoçiklisti merr flakë gjatë performancës së ‘Globit të Vdekjes’ para audiencave të shokuara në Kinë (fotot)

    Video ekstreme/ Motoçiklisti merr flakë gjatë performancës së ‘Globit të Vdekjes’ para audiencave të shokuara në Kinë (fotot)

    Në pamje shihen momentet e tmerrit kur një motoçilist profesionist aksioni merr flakë gjatë aksidentit në performancën e tij në një park zbavitjeje ekstreme në Kinë.

    Dy motoçiklistët shihen duke ecur shpejt pas njëri-tjetrit brenda globit të hekurt duke lëshuar xixa të frikshme nga fërkimi.

    Por papritur një prej tyre humbet ekuilibrin dhe rrëzohet duke shkaktuar një zjarr të madh brenda globit.Megjithse motoçiklisti është rrëzuar dhe ka marrë flakë, kolegu i tij fillimisht vijon xhirot ekstreme brenda sferës.

    Më pas anëtarët e stafit operuan fikëset e zjarrit dhe ndihmuan performuesin të dilte nga kafazi i tmerrit.

    Incidenti ndodhi dje në parkun e zbavitjes Happy Valley në Shanxi, në veri të Kinës.

    Në audiencë njerëzit nisën të ulërinin e të kërkonin ndihmë për motoçiklistin e dëmtuar, shkruante rrjeti vendas e Sohu News.

    Zyrtarët thanë se i plagosuri kishte pësuar lëndime në krah e në këmbë dhe po trajtohej në spital.

    Ata shtonin se një hetim po zhvillohet për shkaqet e aksidentit.

  • Çfarë tregojnë ethet në trup për shëndetin

    Çfarë tregojnë ethet në trup për shëndetin

    Ethet mund të shfaqen për arsye nga më të ndryshmet por edhe si simptomë e disa sëmundjeve

    thet na pushtojnë herë pas here në momente krejt të papritura.

    Ato mund të shfaqen edhe kur njeriu ka temperaturë por jo gjithmonë ndodh kështu. Ethet mund të shfaqen për arsye nga më të ndryshmet por edhe si simptomë e disa sëmundjeve.

    I tillë është rasti i hipotiroidizmit që shkakton ndjeshmëri të lartë ndaj të ftohurës.

    Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për shkaqet e etheve dhe si mund t’i mbani ato nën kontroll.

    I ftohti

    Kur bën ftohtë, njeriu mund të ketë ethe pa patur temperaturë. Nëse jeni lagur nga shiu keni ethe sepse trupi prodhon më shumë energji që të përshpejtojë avullimin e ujit nga rrobat.

    Njeriu ka ethe edhe kur fryn erë sepse kjo e fundit largon ngrohtësinë në lëkurën e njeriut dhe në rroba.

    Hipotiroidizmi

    Problemet me prodhimin e pamjaftueshëm të hormoneve të tiroides i bëjnë njerëzit më të ndjeshëm ndaj të ftohtit dhe më të prirur të kenë ethe. Në rastin e hipotiroidizmit, ethet shoqërohen me shtim në peshë, plogështi, konstipacion, dhimbje muskujsh e të tjerë.

    Infeksionet

    Ethet janë shenjë e një infeksioni të mundshëm në organizëm. Në këto raste, ethet janë të parat që shfaqen dhe më pas ndiqen nga temperatura.

    Aktiviteti intensiv fizik në të ftohtë

    Njerëzit që kryejnë aktivitete intensive fizike në të ftohtë vuajnë më shumë nga ethet. Kjo ndodh sepse kur njeriu kryen aktivitet fizik, organizmi prodhon më shumë nxehtësi.

    Në momentin që njeriu mbaron aktivitetin fizik do të ketë shumë ftohtë.

    Anemia

    Ethet dhe ndjesia e vazhdueshme e të ftohtit është një nga simptomat e anemisë.

    Kjo sëmundje shfaqet si pasojë e ushqyerjes së keqe, sëmundjeve, medikamenteve dhe moshës.

    Anemia prek më shumë gratë se meshkujt.

    Kur duhet të shkoni tek mjeku?

    Nëse ethet ju pushtojnë pas ekspozimit në të ftohtë ose shfaqen përpara temperaturës, atëherë nuk është e nevojshme të shkoni tek mjeku.

    Nga ana tjetër, nëse keni ftohtë kur temperaturat janë të larta apo edhe pse jeni veshur trashë, atëherë kemi të bëjmë me një problem të fshehur mjekësor i cili mund të diagnostikohet nga mjeku.

  • U tha se vdiq në aksident, por në të vërtetë u vra nga shoku i tij në autostradë/ Zbardhen detaje tronditëse, del autopsia e shqiptarit: Ilir Dervishi mori dhjetëra goditje me kaçavidë në kokë e trup

    U tha se vdiq në aksident, por në të vërtetë u vra nga shoku i tij në autostradë/ Zbardhen detaje tronditëse, del autopsia e shqiptarit: Ilir Dervishi mori dhjetëra goditje me kaçavidë në kokë e trup

    Të tjera detaje kanë dalë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Itali, ku mbeti viktimë një 47-vjeçar shqiptar.

    Sipas mediave të huaja, ishin goditjet me kaçavidë ato që vranë shqiptarin Ilir Dervishi dhe jo aksidenti me makinën në të cilën udhëtonte 47-vjeçari shqiptar së bashku me bashkëkombasin, Miri Gurrën, i akuzuar tashmë për vrasje.

    Autopsia konfirmoi se Ilir Dervishi kishte marrë plagë të thella në trup, dhjetëra goditje dhe ato në kokë i kishin thyer kafkën.

    Hipoteza se vdekja ishte për shkak të përplasjes në rrugët e Bolonjës, është rrëzuar.

    Gurra nuk ka pranuar të flasë para hetuesve se cila ishte arsyeja që çoi në krimin e rëndë.

    Hetuesit ende po punojnë për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.

  • I zhvati miliona dollarë nënës, bie nga ballkoni dhe vdes trashëgimtarja multimiliardere

    I zhvati miliona dollarë nënës, bie nga ballkoni dhe vdes trashëgimtarja multimiliardere

    Ka humbur jetën vajza e një bankieri miliarder, e cila ishte arrestuar për vjedhjen me anë të mashtrimit të pasurisë prej 140 milionë dollarësh të nënës së saj. Mediat e huaja raportojnë se 47-vjeçarja Sabine Boghici ra papritur nga ballkoni.

    Boghici u arrestua vitin e kaluar bashkë me tre bashkëpunëtorë për vjedhje të parave, bizhuterive e veprave të artit nga nëna e saj e moshuar.

    Por tashmë njoftohet se ajo ka vdekur pas një rënieje nga ballkoni i katit të pestë të shtëpisë së saj në Rio de Janeiro, Brazil. Ajo ishte gjetur përtokë para shtëpisë së saj më 14 shtator dhe u dërgua në spital ku humbi jetën prej plagëve. Autoritetet braziliane besojnë se vdekja dyshohet të ketë ardhur si pasojë e vetëvrasjes, teksa pas kontrollit të banesës u gjet një shënim për bashkëjetuesen e saj Rose Stanesco, e cila është aktualisht në burg.

    Boghici ishte bija e financierit Jean Boghici, një nga koleksionistët më të mëdhenj të artit në Brazil, i cili vdiq në 2015.

  • Dy vite burg kush ngacmon vajzat në rrugë!

    Dy vite burg kush ngacmon vajzat në rrugë!

    BRITANI E MADHE- Ngacmimi në rrugë do të bëhet krim që do t’u kushtojë burg deri në 2 vite. Thirrja, ndjekja e dikujt dhe bllokimi i rrugës do të kriminalizohen në Angli sipas planeve të mbështetura nga Sekretarja e Brendshme.

    “Çdo grua duhet të ndihet e sigurt për të ecur në rrugë,”- tha Suella Braverman.

    Ngacmimi se*sual është tashmë i paligjshëm, por shpresohet se krijimi i një vepre të re për ngacmimin në rrugë do të inkurajojë më shumë njerëz që ta raportojnë atë në Polici.

    Femrat nën 34 vjeç kanë më shumë gjasa të jenë objektivi i ofendimeve se*uale, por më pak të ngjarë t’i raportojnë ato, sipas Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës (CPS). Një sondazh nga anketuesit YouGov për BBC, i publikuar në mars, sugjeroi se dy të tretat e grave nuk ndiheshin të sigurta duke ecur vetëm gjatë natës.

    Vrasja e Sarah Everard, e cila u rrëmbye dhe u vra nga një polic në shërbim ndërsa po shkonte në shtëpi në jug të Londrës vitin e kaluar, ka rritur gjithashtu shqetësimet për sigurinë e grave dhe qëndrimet ndaj grave. Home Office tani ka arritur në përfundimin se duhet të prezantohet pasi “shumica e konsiderueshme” e të anketuarve ishin pro./ BBC

  • E pazakontë në Greqi! Tufa e deleve futet brenda serës dhe konsumon 100 kg hashash

    E pazakontë në Greqi! Tufa e deleve futet brenda serës dhe konsumon 100 kg hashash

    Bariu i tyre u befasuar nga sjellja e deleve pak pasi i kishte nxjerrë për të kullotur në një zonë të Magnezizë.

    Sipas TheNewspaper.gr, menjëherë pas fatkeqësisë natyrore që goditi zonën më të gjerë të Thesalisë ku kullotat janë shkatërruar, një tufë delesh “pushtoi” një serë jashtë Almyros Volos, ku rritet kanabisi mjekësor.

    Ato konsumuan një sasi të madhe të bimës së opiumit, e cila i kalon 100 kilogramët .

    Pronari nuk u besonte syve kur zbuloi se prodhimi i tij pësoi dëme nga moti keq, por edhe nga kafshët që e konsumuan.

    “Nuk e di nëse është për të qeshur apo për të qarë. Pas gjithë kësaj përmbytjeje, një tufë delesh, të cilat nuk di si t’i kthej, hyri në serrë dhe filloi të hante atë që kishte mbetur. Nuk di çfarë të them, sinqerisht”, thotë pronari i bimës së licencuar të kanabisit

  • Google paditet për neglizhencë, një burrë vdiq duke ndjekur “google maps”

    Google paditet për neglizhencë, një burrë vdiq duke ndjekur “google maps”

    Familja e një burri nga Karolina e Veriut, i cili vdiq pasi voziti makinën e tij drejt një ure të shembur, teksa ndiqte udhëzimet e Google Maps, po padit gjigantin e teknologjisë për neglizhencë, duke pretenduar se ishte informuar për shembjen, por nuk arriti të përditësonte sistemin e navigimit.

    Philip Paxson, shitës i pajisjeve mjekësore dhe baba i dy fëmijëve, u mbyt më 30 shtator 2022, pasi Jeep Gladiator-i i tij u zhyt në Snow Creek në Hickory, sipas një padie të paraqitur të martën në Gjykatën e Lartë të Qarkut Wake.

    Paxson po shkonte në shtëpi nga festa e nëntë e ditëlindjes së vajzës së tij nëpër një lagje të panjohur kur Google Maps dyshohet se e udhëzoi atë të kalonte në një urë që ishte shembur nëntë vjet më parë dhe nuk ishte riparuar kurrë, raporton AP, transmeton Klan Kosova.

    “Vajzat tona pyesin se si dhe pse vdiq babai i tyre, dhe unë jam e humbur për fjalët që mund t’i kuptojnë sepse, si e rritur, ende nuk mund ta kuptoj se si mund të kishin vepruar kështu ata që janë përgjegjës për udhëzimet GPS dhe urën. Pak respekt për jetën njerëzore”, tha gruaja e tij, Alicia Paxson.

    Trupat shtetërorë që gjetën trupin e Paxtonit në veturën e tij të përmbysur dhe pjesërisht të zhytur në ujë, thanë se nuk kishte pengesa apo shenja paralajmëruese përgjatë rrugës. Ai kishte përzënë nga një skaj i pambrojtur dhe u përplas rreth 20 metra më poshtë, sipas padisë.

    Patrulla e Shtetit të Karolinës së Veriut kishte thënë se ura nuk mirëmbahej nga zyrtarë lokalë apo shtetërorë dhe kompania fillestare e zhvilluesit ishte shpërbërë. Padia përmend disa kompani private të administrimit të pronave që ajo pretendon se janë përgjegjëse për urën dhe tokën ngjitur.

    Sipas padisë, shumë njerëz kishin njoftuar Google Maps-in për kolapsin në vitet që çuan në vdekjen e Paxsonit dhe i kishin kërkuar kompanisë të përditësonte informacionin e itinerarit të saj.

    Deklarata gjyqësore e së martës përfshin të dhëna me email nga një banor tjetër i Hickoryt, i cili kishte përdorur veçorinë “sugjeroni një modifikim” të hartës në shtator 2020 për të njoftuar kompaninë se po i drejtonte shoferët mbi urën e shembur. Një konfirmim me email i nëntorit 2020 nga Google konfirmon se kompania mori këtë raportim dhe po shqyrtonte ndryshimin e sugjeruar, por padia pretendon se Google nuk ndërmori veprime të mëtejshme.

    “Ne kemi simpatitë më të thella për familjen Paxson”, tha zëdhënësi i Google, José Castañeda për Associated Press. “Qëllimi ynë është të ofrojmë informacione të sakta të rrugës në Maps dhe po e shqyrtojmë këtë padi”.