Category: Te Tjera

  • VIDEO/ E përqafoi mbas ndeshjes, 38-vjeçarja “akuzohet” se abuzon me djalin e saj: “Nuk duhet t’i kishe ngritur këmbët”

    VIDEO/ E përqafoi mbas ndeshjes, 38-vjeçarja “akuzohet” se abuzon me djalin e saj: “Nuk duhet t’i kishe ngritur këmbët”

    Një nënë 38-vjeçare nga Utah është tronditur nga reagimi i shumë përdoruesve ndaj një postimi që ajo bëri për djalin e saj adoleshent disa javë më parë.

    Amber Ëright, u shpreh për portalet vendase, se u sulmua shumë pasi videoja që ajo postoi pas një ndeshje futbolli u bë virale, pasi ajo ka ngritur këmbët gjatë kohës kur e ka përqafuar 16-vjeçarin.

    “Isha shumë krenare për të. Unë isha thjesht një nënë krenare që përqafoja fëmijën e saj. Nuk e prisja kurrë që do të kishte njerëz që do të më shkruanin se po e abuzoj seksualisht ose se po e josh”, tha ajo për videon që postoi në rrjetin social “Instagram”.

    https://www.instagram.com/ambslund/?utm_source=ig_embed&ig_rid=255be674-0e8d-4882-8ebe-6187c9dedefa

  • Një prift nderon Afrikën me mantel… leopardi!

    Një prift nderon Afrikën me mantel… leopardi!

    Një prift në Ruvo di Puglia, provincë e Barit, ka kremtuar një meshë me një mantel me ngjyrat e leopardit, ndërsa shkaktoi indinjatë te besimtarët, shkruan il messaggero.
    Imzot Nicola Girasoli, kremtoi meshën së bashku me peshkopin e Molfettas, imzot Domenico Cornacchia, i veshur me një mantel leopardi.

    Zgjedhja u kritikua ashpër nga besimtarët dhe nga publiku i rrjeteve sociale (ku u publikuan fotot e ceremonisë) me komente si ”komplimente për pamjen”.Katedralja, në faqen e saj në Facebook, ka shpjeguar se është një veshje ceremoniale që është pjesë e traditës vendase dhe i kushtohet popujve afrikanë.

    “Gëzofi i veshur për meshën është pjesë e shprehjes lokale të liturgjisë zyrtare të të varfërve. Popujt afrikanë e respektojnë mesazhin baritor të veshjes.

    Kjo mënyrë veshjeje u përdor për të falënderuar Zotin për ndërtimin e një shtëpie për më nevojtarët”, thuhet në njoftimin e katedrales.

  • Nëna e ka braktisur, babai në burg! Historia prekëse e 8-vjeçares që kujdeset për gjyshen e sëmurë

    Nëna e ka braktisur, babai në burg! Historia prekëse e 8-vjeçares që kujdeset për gjyshen e sëmurë

    Emisioni Fiks Fare solli historinë e një vajze 8 vjeçare e cila kujdeset për gjyshen e saj të sëmurë 74-vjeçare.

    Sheila, nxënëse e klasës së dytë, jeton vetëm me gjyshen e saj, e cila tregon se mbesën e ka rritur vetë.

    “Babin e ka në burg, e ëma e ka braktisur, unë e kam rritur e vetme, por tani jam e sëmurë nuk i shërbej dot. Jemi në kushte shumë të vështira ekonomike dhe e mitura gatuan edhe për mua”, thotë 74-vjeçarja.

    Të ardhurat e vetme të Sheilës dhe gjyshes janë pensioni i të moshuarës me të cilin paguajnë qiranë e shtëpisë. Ato jetojnë në Tiranë në rrugën “Jordan Misja”. E moshuara thotë se kujdeset për mbesën që kur ka lindur, pasi e ëma e ka braktisur, por tani e ka të pamundur ta bëjë për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.

    Sheila edhe pse në këto kushte, kurrë nuk është ankuar për asgjë. Por gjyshes i dhimbset e vogla e saj që është rritur para kohe, ndaj iu drejtua edhe emisionit Fiks Fare për ndihmë.

    Ndërkohë 8-vjeçarja tregon se mungon shpesh në shkollë për shkak të gjendjes shëndetësore të gjyshes. “Sot nuk shkova në shkollë se nëna ishte sëmurë, dhe kështu mungoj shpesh”, thotë 8 vjeçarja.

    Sheila thotë se zgjohet në orën 5 të mëngjesit, pasi i jep ilaçet gjyshes, duhet të bëjë mëngjesin , të lajë, pastrojë, bëjë të gjitha punët e shtëpisë. “Zgjohem që në 5 të mëngjesit bëj punët pastaj shkoj në shkollë, edhe mungoj kur është gjyshja sëmurë”, tregon e mitura.

    Ndërkohë për prindërit flet pak, ajo thotë se të atin në burg nuk e ka takuar se nuk ka kush ta çojë ta takojë, vetëm komunikon me të në telefon, ndërsa me të ëmën nuk flet fare.

    Në prezencë të gazetarëve ajo gatuan mëngjesin e gjyshes. Në frigorifer ka vetëm një kokërr vezë dhe atë nuk mendon ta hajë vetë por ia gatuan nënës se më pas do të marrë ilaçet. Më pas do lajë rrobat. Kur gazetarët e pyesin se për çfarë ka nevojë ajo përgjigjet: Kam nevojë për lodra, rroba, mjete mësimore.

    Edhe pse shkolla ka nisur Sheila akoma nuk ka mjete mësimore, pasi nuk ka me çfarë t’i blejë.

    “Nuk kam blerë akoma mjetet, të gjitha shoqet e mija i kanë blerë”, i pohon ajo gazetarëve të Fiksit.

  • Prindërit dyshonin se 14-vjeçarja ishte shtatzënë/ “Një grumbullim prej 8 muajsh në bark…”, shtang doktori i njohur: I hapëm himenin, nxorëm 2 kg…

    Prindërit dyshonin se 14-vjeçarja ishte shtatzënë/ “Një grumbullim prej 8 muajsh në bark…”, shtang doktori i njohur: I hapëm himenin, nxorëm 2 kg…

    Në diskutimin për virgjërinë në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, gjinekologu Shkëlqim Balili shprehet se është thirrur për të konstatuar nëse një vajzë apo grua ka qenë e tillë.

    Ai e konsideron këtë një plagë të shoqërisë, ndërsa sjell edhe një rast kur familjarët dyshonin se vajza e tyre 14-vjeçare ishte shtatzënë, por rezultoi të ishte një ndërlikim kritik shëndetësor.

    Shkëlqim Balili: Në një vajzë 14 vjeçe, na ka ardhur në urgjencë me dhimbje të forta, nga Gramshi, me një grumbullim prej 6-7 muajsh a 8 muajsh të periodave në bark, ishte grumbulluar, po plaste mitra dhe njerëzit në familje mendonin se kjo është shtatzënë dhe e sollën në maternitet.

    Ne pamë që himeni ishte komplet fibroz, komplet i fortë, totalisht i mbyllur dhe është një patologji që quhet hematokorpos, grumbullim i gjakut në bark kur himeni është intakt dhe është shumë i fortë.

    Ne e hapëm, i lajmëruam ata si është problemi dhe e hapëm me bisturi. Nxorëm 2 kilogramë gati reçel, kaogula të errëta që kishin disa muaj që mbaheshin, ishte në gjendje kritike vajza.

  • Nisma e veçantë, autobusi rozë nis sot rrugëtimin në rrugët e Prishtinës, ofron mamografi falas

    Nisma e veçantë, autobusi rozë nis sot rrugëtimin në rrugët e Prishtinës, ofron mamografi falas

    Autobusi që shihni në fotot, ngjyrë rozë do të fillojë sot qarkullimin nga ora 11:00, e në të cilin do të ofrohet shërbim i mamografisë falas. Nisja bëhet në rrugën “Luan Haradinaj”, konkretisht te Neë Born dhe e gjithë kjo në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit.

    Shërbimi i mamografisë do të ofrohet falas edhe në tri Qendrat e Mjekësisë Familjare: në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, atë të lagjes “Dardania” dhe në QMF “Veternik”. Ndërkohë, komuna ka falënderuar ekipet e basketbollit të Trepçës e Pejës, lojtarët e së cilave do të veshin bluzat “Race for the Cure Prishtina 2023” në shenjë mbështetje për fushatën e vetëdijësimit kundër kancerit të gjirit.

    “Ju lutemi nëna, motra, gra, sidomos nëse jeni mbi 40 vjeç bëjeni mamografinë, është falas dhe mund ta bëni në Qendrat e mjekësisë familjare në lagjet “Qafa”, “Dardania” dhe “Veternik”. Kontrolli mund të shpëtojë jetë”, thuhet në reagimin e komunës.

  • E rriti si të ishte e bija, Vanesa surprizon në momentin e vështirë gruan që iu bë nënë

    E rriti si të ishte e bija, Vanesa surprizon në momentin e vështirë gruan që iu bë nënë

    Pas një fëmijërie dhe adoleshence të trazuar të cilën e rrëfeu gjatë “Ka Një Mesazh Për Ty”, Vanesa ka gjetur limanin e saj të qetësisë. Babai i mbylli derën, por dikush tjetër i hapi shtëpinë. Gruaja e tij e keqtrajtonte, por Vanesa u strehua në një fole dashurie. Nëna e braktisi për herë të dytë, por gjeti një nënë që e priti në kraharorin e saj.

    Jeta e trishtë dhe e vuajtur që ajo kishte njohur deri në atë moment ia la vendin dashurisë dhe ngrohtësisë që i dhuroi familja e re. Një familje që erdhi në mënyrën më të papritur dhe të pazakontë, vetëm nga një telefonatë drejt motrës së saj nga babai, Kristjanës e cila është fryt i martesës së parë të tij.

    Ajo e mori në shtëpinë e saj ku Vanesa takoi ish-gruan e të atit e cila e pranoi menjëherë si të ishte e bija. Vanesa tashmë është 23 vjeçe dhe prej disa vitesh jeton me motrën, ish-gruan e të atit që e thërret nënë dhe djalin e saj.

    Për të gjitha këto arsye, Vanesa ka thirrur Krstinën në rubrikën e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Ajo shpreson që në njëfarë mënyre t’i kthejë pak nga forca që Kristina i ka dhënë asaj pasi në këtë moment e ëma ndodhet në një situatë të vështirë sepse nuk e ka pranë të birin.

    Kristina: Jeta ime!

    Vanesa: E bukura ime!

    Kristina: Uh, çfarë më bërë! O jetë, po pse më gënjeve mua?

    Vanesa: Po nuk të gënjeva, thjesht doja të ta bëja surprizë dhe thjesht dua të të tregoj dy gjëra dhe më dëgjo pak. Arditi e di shumë mirë që unë nuk jam vajza jote biologjike, e di historinë dhe i tregova edhe se çfarë gruaje je ti. Unë thjesht dua të të falenderoj për çdo të mirë që ke bërë tek unë.

    Kristina: Asgjë zemër s’kam bërë për ty. Thjesht të kam dhënë dashuri.

    Vanesa: Më ke dhënë dashurinë, por më ke falur edhe fjalën nënë që mua më ka munguar.

    Kristina: Oh jeta ime ti! Ti je e vogla ime moj!

    Vanesa: Më ke thënë që do të të bëj hyzmet për tërë jetën unë.

    Kristina: Jo, unë të kam thënë që do plakemi.

    Vanesa: Do plakesh me mua, po. Edhe unë të premtoj që do plakesh me mua.

    Kristina: Ta ha zemrën unë ty!

    Vanesa: Derisa të kemi jetën unë edhe ti bashkë do jemi bashkë.

    Kristina: Të vdes unë për ty!

    Vanesa: Dije që të dua shumë.

    Kristina: Çfarë më ke bërë!

    Vanesa: Mos u anko! Ti je e fortë, ti je femër pozitive, e çiltër, pse mbyllesh?

    Kristina: Ju e dini që unë jetoj për ju të dyja për momentin.

    Vanesa: Normale dhe ne të kemi krah dhe ti na ke krah neve. Ke dy vajza të rritura dhe na ke rritur me mundime, me sakrificat e tua, na ke folur shumë, na ke treguar për jetën, nga kjo del kjo, nga ajo del ajo kështu që unë i kam marrë për bazë të gjitha fjalët e tua dhe do t’i marr bazë për tërë jetën. Mbase të kam mërzitur ndonjëherë…

    Kristina: Ti je e vogla ime, kurrë, kurrë.

    Vanesa: Të kërkoj shumë falje.

    Kristina: Për çfarë më kërkon falje?

    Vanesa: Që të kam mërzitur ndonjëherë.

    Kristina: Jo, mua do më kërkosh falje që më ke gënjyer që dje dhe sot.

    Ardit Gjebrea: Këtu e ke mendjen.

    Kristina: Po, këtu duhet të më kërkosh falje.

    Vanesa: Thjesht mendova që do bëhej pak më mirë që ta bëja publike këtë pjesë dhe ta bëja publik urimin meqë ke edhe pak nevojë, mendoj për ndonjë surprizë prej djalit, prej vëllait dhe të jap edhe fjalën, ke edhe një premtim, edhe ti do më japësh një premtim mua por para premtimit tim do më thuash ti mua tani që kur të çohesh në mëngjes do dalim do pimë kafe të treja.

    Kristina: Kërkojnë gjëra shumë ekstreme Ardit.

    Ardit Gjebrea: Ekstreme… ti gjithmonë e ke patur këtë ritual, vetëm tani është ky momenti që…

    Kristina: Nuk e bëj dot, shiko unë iu kam thënë këtyre që të paktën këto kohë dua qetësi.

    Ardit Gjebrea: Edhe prandaj nuk të tregoi të vërtetën se donte të paktën të dilje nga shtëpia dhe ky të ishte një fillim që ti të rimarrësh jetën sepse unë jam i bindur që çdo gjë do shkojë në jetën e vet, asnjë fëmijë nuk mund të ndahet nga nëna, por të paktën ti të fillosh dhe të shijosh drekat, darkat, kafet me vajzat e tua, jetën tënde sepse nuk zgjidh asgjë duke ndenjur brenda në shtëpi.

    Kristina: Është e vështirë Ardit se unë kam hyrë në atë pjesë tani.

    Vanesa: Do të dalësh, do të të nxjerrim ne.

    Ardit Gjebrea: Duhet të dalësh, Kristina. Duhet të dalësh sepse mbledh edhe energjinë pozitive. Duke ndenjur aty fillon dhe mendon, futesh në një qerthull që nuk del dot, nuk të bën mirë.

    Kristina: Unë dal nga ajo situatë nëse kam çunin në krahët e mi.

    Vanesa: Do ta kesh!/tvklan.al

  • “Njerka më nxirrte jashtë në borë, më torturonte”, historia e trishtë e “Hirushes” shqiptare

    “Njerka më nxirrte jashtë në borë, më torturonte”, historia e trishtë e “Hirushes” shqiptare

    Në moshën 7-vjeçare Vanesa takon për herë të parë babain e saj i cili ishte larguar vetëm pak muaj pas ardhjes së saj në jetë. Me këmbëngulje, ai vendos që ta shkëpusë nga shtëpia e gjyshërve për ta marrë me vete në Larisa, Greqi ku jetonte me bashkëshorten e tretë.

    Në moshën 10-vjeçare Vanesa shkon në Greqi por atje nuk gjeti ngrohtësi nga njerka e saj. ajo kujton në “Ka Një Mesazh Për Ty”, rubrikë nga “E Diela Shqiptare” se mbresat e para nga takimi me njerkën, presionin e vazhdueshëm që ajo aplikonte dhe keqtrajtimin.

    Vanesa: Me thënë të drejtën, gruaja e vet nuk është se më donte. Ishte shumë xheloze, agresive edhe pak e frikshme se unë isha edhe fëmijë, isha 10 vjeç. Kam ndenjur një vit te hallat, te xhajat derisa m’u bë aplikimi i vizës për në Greqi. Shkoj aty në shtëpi, shoh njerkën, e takoj. Nuk është se më dha ndonjë ngrohtësi ose ndonjë lloj afrimiteti, por ka qenë edhe shumë e keqe. Domethënë mua më ka keqtrajtuar shumë.

    Ardit Gjebrea: Pse, çfarë të bënte?

    Vanesa: S’më linte asnjëherë të rrija me fëmijët e saj. Ishte shumë xheloze në shumë gjëra. Duhet të çohesha në mëngjes të bëja punët e shtëpisë se s’bën përpara se të shkoja në shkollë, në Greqi. Duhet ta bëja bukën vetë dhe të shkoja në shkollë edhe kështu, vetëm me frikë jetoja aty. Ikte babi, më nxirrte jashtë, borë, shi nuk kishte lidhje ajo pjesë, thjesht dilja jashtë. Kur vinte babi më thoshte “mos i trego babit se kemi muhabete të tjera bashkë”, kështu gjërash, kupton, si presion. Kam qenë edhe e vogël dhe kam pasur shumë frikë, madje kur ajo kalonte unë thjesht ulja kokën. E kam pasur si tip… si frikë shumë të madhe.

    Kjo situatë vazhdoi për 4 vjet. Vanesa tregon se mësonte shumë në shkollë, kishte dashuri nga të gjithë dhe ëndrra e saj asokohe që e ka përcjellë deri më tani, është muzika. Babai dhe bashkëshortja e tij vendosin që të kthehen në Shijak dhe të ndërtojnë një shtëpi.

    I ati merr vendimin që Vanesa të linte shkollën me pretekstin se nuk kishte mundësi ekonomike dhe të futej në punë në moshën 14-vjeçare.

    Vanesa: Ia nis punës. Si fillim në rrobaqepësi. Shkoj aty por nuk po mundesha ta merrja si punë, të punoja, nuk po e kapja dot si punë dhe kështu që shkoj në një fabrikë petash. Fabrikë… ishte si tip shtëpie e vogël dhe kishte punëtorë që piqnin petat, bënin petat gati e kështu gjërash.

    Ardit Gjebrea: Petë byreku.

    Vanesa: Po.

    Ardit Gjebrea: Okej.

    Vanesa: Thjesht i piqnim petat, nuk është se bënim byrek.

    Ardit Gjebrea: E kuptova, shisnit peta të pjekura.

    Vanesa: Po. Vazhdoj aty punën, çdo pagesë që merrja e çoja në shtëpi, unë jetoja në kat të dytë, gruaja me fëmijët jetonte në kat të parë, asnjëherë nuk lidhesha me ta që të rrija në një vend me ata.

    Ardit Gjebrea: I konsiderove ndonjëherë si motër e vëlla apo jo?

    Vanesa: Ata po, normale, më donin por gruaja e babit asnjëherë s’më ka dashur. Gruaja e babit gjithmonë dinte të më veçonte.

    Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe kur fillove punën?

    Vanesa: Unë kam qenë 14 kur ia nisa punës, domethënë sa kam ardhur në Shijak aty ia nisa direkt punës.

    Ardit Gjebrea: Dhe sa orë punoje?

    Vanesa: 8-10 orë kam punuar. E kam pasur njëmijë (100) Lekë orën, çohesha në orën 5:30-6 të mëngjesit dhe vija pasdite në shtëpi në këmbë, shkoja në këmbë, vija në këmbë./tvklan.al

  • Burri që vdiq pa parë asnjëherë femër me sy

    Burri që vdiq pa parë asnjëherë femër me sy

    Një murg ortodoks grek, Mihailo Tolotos, jetoi gjithë jetën e tij prej 82 vitesh pa parë kurrë një grua për shkak të rregullit të rreptë të manastirit ku ai jetonte në malin Athos, i cili i ndalonte gratë të hynin.

    Ai u braktis si foshnjë dhe u adoptua nga manastiri dhe nuk u largua kurrë nga muret e manastirit gjatë gjithë jetës së tij.

    Pavarësisht se jeton në izolim, historia e Mihailos është një kujtesë e rregullave dhe rregulloreve strikte që drejtonin jetën monastike në të kaluarën.

  • “Prindërit u divorcuan kur isha 7-muajshe, mami më la në moshën 2-vjeçare”, fëmijëria e vuajtur e Vanesës

    “Prindërit u divorcuan kur isha 7-muajshe, mami më la në moshën 2-vjeçare”, fëmijëria e vuajtur e Vanesës

    Jeta e Vanesës është një kalvar vështirësish që nis prej muajve të parë që ajo ka ardhur në jetë. Ajo e fillon rrëfimin e saj në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan me divorcin e prindërve që kur ajo ishte 7-muajshe. Në moshën 2-3 vjeçare nëna e Vanesës largohet drejt Italisë me dikë që kishte njohur dhe e la vajzën te prindërit e saj. Takimi i parë nënë e bijë ndodhi kur Vanesa ishte 14 vjeçe.

    Vanesa: Kam qenë vetëm 7-muajshe kur prindërit e mi janë ndarë dhr kam qenë bebe, e vogël, më kanë treguar gjyshërit që janë ndarë për arsye se kanë pasur mospërputhje karakteri, ziheshin shpesh, babi nuk punonte dhe mendonin që nuk i duhur për mamin (babi). Kështu që prindërit e mi ndahen. Mami ka ndenjur me mua deri në moshën 2-3 vjeçare dhe ka ikur, është larguar nga shtëpia e gjyshërve ku jetonim bashkë…

    Ardit Gjebrea: Gjyshërit ishin nga ana e mamit apo nga ana e babit?

    Vanesa: Nga ana e mamit sepse unë jetoja me mamin dhe me gjyshërit nga ana e mamit. Nga ana e babit nuk jetonin. Babi u largua domethënë, kur u nda nga mami u largua. Isha shumë e lidhur me mamin, siç më kanë treguar edhe gjyshërit, normale por vjen një moment që mami largohet, ikën.

    Ardit Gjebrea: Ku?

    Vanesa: Njihet me dikë dhe largohet për në Itali me atë njeri për në Itali, është burri i saj aktual domethënë.

    Ardit Gjebrea: Qartë. Dhe ty të la në Shqipëri.

    Vanesa: Po, më la te prindërit e saj, më braktisi. Thjesht iku me atë në Itali dhe nuk u kthye për disa vite.

    Ardit Gjebrea: Pate lidhje me të?

    Vanesa: Jo, jo biles edhe kur shkoi në Itali pas disa ditësh ka marrë në telefon dhe ka treguar, ka thënë që s’ka patur kurajë për t’iu thënë “pse ika dhe pse duhej ta lija fëmijën tim te ju, thjesht duhej të ikja”. Vetëm kaq ka thënë dhe ka ikur me atë.

    Ardit Gjebrea: E ke takuar më mamin?

    Vanesa: Mamin unë e kam takuar kur u bëra 13, 14 vjeç. Atëherë e takoj mamin. Pas shumë vitesh domethënë.

    Ardit Gjebrea: Si ishte takimi?

    Vanesa: I ra pak të fikët se normale, kishte shumë vite që s’më shikonte dhe i erdhi shumë rëndë ajo pjesa që kur më ka lënë dhe sa isha rritur. Aty pastaj burri i saj i thotë që “dua ta marrim vajzën me vete në Itali” dhe unë pranoj, i them babit ba, unë dua të shkoj te mami në Itali./tvklan.al

  • Çmenduri në Elbasan, vajza hëngri darkë me 3 djem, kur njëri i kërkoi të shkonin në hotel ajo bën gjëmën

    Çmenduri në Elbasan, vajza hëngri darkë me 3 djem, kur njëri i kërkoi të shkonin në hotel ajo bën gjëmën

    Policia p r a n g o si një 36-vjeçar pasi sic thuhej ne njoftim, kishte tentuar të kr yejë mar rëdh ë nie pa deshire me një vajzë të re.

    Por BW raporton se te dy te rinjte kishin njohje dhe ngjarja ka ndodhur pak pasi ata kishin ko nsumuar një darkë se bashku.

    Mesohet se vajza, e cila ishte emig rante në Itali kishte darkuar me 36-vjeçarin me iniciale O.C.

    si dhe dy meshkuj të tjerë ku kishin kons umuar dhe a lk o ol për disa orë në një lokal në Elbasan.

    Pas darkës, 36-vjeçari e kishte ftuar vajzën të kalonin natës së bashku por është përballur me refuzimin e saj.

    Pasi kanë dalë nga lokali, ai ka t entu ar të kry ejë ma rr ëdh ën ie por vajza ka arritur

    të shpëtojë dhe ka njoftuar policinë, e cila i ka vënë pr a n g at autorit.