Category: Te Tjera

  • A është mirë që fëmijët të rriten pa vëllezër e motra? Përgjigjen studiuesit

    A është mirë që fëmijët të rriten pa vëllezër e motra? Përgjigjen studiuesit

    “Të jesh një fëmijë i vetëm është një sëmundje në vetvete”, deklaroi dikur psikologu pionier dhe presidenti i parë i Shoqatës Amerikane të Psikologjisë, Granville Stanley Hall, me pacientin të llastuar, arrogant ose të vetmuar mes simptomave të tjera.

    Po sikur të ketë kaluar një shekull që atëherë? Koncepti “fëmijë pa vëllezër e motra” ka ende një konotacion negativ për shumë njerëz dhe gjithashtu shqetëson prindërit, ankthi i të cilëve është rreziku i reduktimit të aftësive sociale.

    “Megjithatë, studimet kanë zbuluar se vetëm fëmijët nuk janë të ndryshëm nga bashkëmoshatarët e tyre me vëllezër e motra përsa i përket zhvillimit të karakterit dhe shoqërueshmërisë. Hulumtimet nga unë dhe kolegët kanë treguar se, kur testojmë performancën e fëmijëve në testet njohëse, fëmijët e vetëm zakonisht performojnë njësoj me fëmijët që rriten me një vëlla apo motër,” thotë Alice Goisis, Profesore e Asocuar e Demografisë dhe Drejtoreshë e Asociuar e Kërkimeve në Qendër, në një artikull i Studimeve Longitudinal të Universitetit të Londrës.

    Dr. Goisis dhe ekipi i saj hetuan gjithashtu nëse ndonjë dallim dhe ngjashmëri midis fëmijëve të vetëm dhe fëmijëve me vëllezër e motra lidhej me karakteristikat prindërore, duke arritur në përfundimin se zhvillimi kognitiv i fëmijëve deri në moshën 11 vjeçare ndikohet më shumë nga faktorë të tillë si marrëdhënia e prindërve dhe statusi socio-ekonomik i familjes sesa nëse kanë vëllezër e motra.

  • Shkencëtarët i frikësohen një fenomeni në Antarktidë: Mund ta kthejë nga frigoriferin e Tokës, në radiatorin e saj

    Shkencëtarët i frikësohen një fenomeni në Antarktidë: Mund ta kthejë nga frigoriferin e Tokës, në radiatorin e saj

    Deti i ngrirë që rrethon Antarktidën ka qenë nën çdo nivel të regjistruar në dimër këtë sezon. Janë pamjet satelitore që tregojnë një pikë referimi shqetësues për një rajon që dukej se po i rezistonte ngrohjes globale.

    “Është larg çdo gjëje që kemi parë”, tha Walter Meier, i cili monitoron detin e ngrirë.

    Ekspertët paralajmërojnë se një Antarktidë e paqëndrueshme mund të ketë pasoja të mëdha. Akullnajat e mëdha të Antarktidës rregullojnë temperaturën e planetit, pasi sipërfaqja e bardhë reflekton energjinë e Diellit përsëri në atmosferë dhe gjithashtu ftoh ujin.

    Pa akullin që freskon planetin, Antarktida mund të kthehet nga frigoriferi i Tokës, në radiatorin e saj. Shkencëtarët po përpiqen të identifikojnë të gjithë faktorët që çuan në nivelin e ulët në ngrirjen e detit.

    Akulli në det formohet gjatë dimrit. Në verë shkrihet dhe është pjesë e sistemit të ndërlidhur në Antarktidë. Akulli në det vepron si mbrojtës për akullin që mbulon tokën pasi ndalon oqeanin që të ngrohet./tvklan.al

  • Gruaja nxjerr në shitje burrin gati 19 mijë lekë të vjetra: S’e duroj dot më!!

    Gruaja nxjerr në shitje burrin gati 19 mijë lekë të vjetra: S’e duroj dot më!!

    Një 40-vjeçare nga Hamburgu, Gjermani e lodhur nga bashkëje tesa me burrin e saj vendosi ta nxjerrë atë në shit je në eBa y.

    Lajmi bëhet i dit ur nga e përdits hmja gjermane, Berliner Mor genpost. “Bashkëshort i përdorur” ishte tit ulli i laj mërimit të saj ndërsa më tej vazhdonte.

    “Kam kup tuar se jemi shumë të ndrys hëm e nuk përpu themi dhe për këtë arsye kam vendosur ta jap. Mund ta merrni që sot po deshët kështu që mund ta pro voni sa më shpejt.

    Çmimi?! 18 euro i dis kutueshëm”- shkruante gruaja.

    Ndërsa për gaz etën “Berl iner Morge npost” gjermane gruaja ka treguar se pas shtatë vitesh martesë nuk mundej më dhe për këtë arsye kishte vend osur ta shis te.

    “Pas shtatë vitesh nuk mund esha më, nuk e du roja dot dhe më 25 dhjetor ditën e Kris htlindjeve vendosa ta nxje rr në shitje. La jmërimi më shkoi shumë mirë dhe kisha përgj igje shumë poz itive. Madje dikush më nisi shumë smil ey-s.

    Bashkëshorti i saj sigurisht nuk ishte në di jeni se çfarë kishte bërë gruaja, derisa e gjithë ndodhia u p ostua nga një gaz etë lo kale.

  • Në Lushnje po kultivohet limoni më i shtrenjtë në botë, e pabesueshme sa kushton nje kilogram (Video)

    Në Lushnje po kultivohet limoni më i shtrenjtë në botë, e pabesueshme sa kushton nje kilogram (Video)

    Varianti më i shtrenjtë i limonit në botë, po kultivohet edhe në Lushnje. Bëhet fjalë për një lloj shumë të veçante, i cili njihet me emrin limoni haviar ose limon gisht.

    Fermeri Klodian Hida ka nisur kultivimin 5 vite më parë në tokat e Fiersheganit të këtij varieteti unik në Shqipëri.

    Aktualisht fidanët që mbolli lëshuan frutat e para të këtij limoni të rrallë dhe për Klodin dhe familjen e tij, kjo ishte diçka e paimagjinueshme.

    Ai ka mbjellë 270 rrënjë dhe 3 lloje varietetesh, raporton RTSH.Tregu i huaj si Italia dhe Franca janë dy shtetet ku ky produkt është shumë i kërkuar.

    1 kg të këtyre limonave është shitur për 87 euro i porositur në restorantet e njohura.Limoni haviar gjen përdorim nëpër sallatra të ndryshme, në peshk, por shumë i kërkuar është edhe për ëmbëlsirat.

    Ky varietet unik, ka formë të stërgjatur dhe aromë shumë të fortë.Tuli i këtij limoni përmban kokrriza të vogla, që janë të forta dhe kur konsumohen të japin ndjesinë e freskisë.

    Në dallim nga limonat tradicionale ky limon nuk shtrydhet e nuk nxjerr lëng, por kokrra.

    Zona e Lushnjës është e vetmja deri më sot në Shqipëri ku varietet e këtij limoni i janë përshtatur klimes dhe tokës.Nga resorantet tona nuk perdoret akoma per shkak të çmimit të lartë që ka në treg.

  • Pas 8 aborteve nënës i ndodh mrekullia, lind fëmijën e parë

    Pas 8 aborteve nënës i ndodh mrekullia, lind fëmijën e parë

    Një grua që pati tetë aborte më në fund lindi një djalë të mrekullueshëm. 36-vjeçarja, kishin ëndërruar gjithmonë të bëheshin nene, por kaluan pesë vjet duke luftuar për të mbetur shtatzënë.

    Pas abortit të tyre të tetë ndodh mrekullia për ta. “Prandaj duhet durim dhe shprese pasi un e ndjeja qe do ta arrija ketë qellim dhe do te bëhesha nen”, tha ajo.

    Pas një shtatzënie të vështirë, Lauren mirëpriti foshnjën qe e quajti Amar që peshonte pesë kilogramë dhe lindi ne orën 5:51 te mëngjesit. Lauren kishte qenë nën anestezi dhe operacioni shkoje shume mire.

  • Nusja ndahet nga burri tre minuta pasi martohen

    Nusja ndahet nga burri tre minuta pasi martohen

    Keni dëgjuar raste kur nusja dhe dhëndri janë ndarë menjëherë pas dasme? Nëse jo, këtu do të lexoni historinë e dasmës më të shkurtër në histori, pasi zgjati vetëm tre minuta.

    Ajo është historia e një çifti nga Kuvajti.

    Mediat e huaja shkruajnë se përçarja erdhi kur çifti doli nga gjykata pas ceremonisë së martesës. Më pas nusja është rrëzuar dhe sipas asaj që është bërë e ditur, dhëndri ka nisur ta përqeshë dhe tallë duke e quajtur idiote.

    Komentet e dhëndrit vazhduan duke e trullosur nusen dhe duke e bërë atë të ndihet keq. Ajo i kërkoi gjykatësit t’i anulonte martesën aty për aty. Gjykatësi ra dakord dhe tre minuta pas përfundimit të betimeve, martesa u anulua.

    Para se çifti të dilte nga gjykata, ata u divorcuan në kohë rekord. Ndërkohë emrat e nuses dhe dhëndrit nuk janë bërë të ditur. Besohet të jetë martesa më e shkurtër në historinë e Kuvajtit.

    Historia e tyre është bërë menjëherë virale dhe shumica po i japin të drejtë nuses, duke thënë se ajo bëri gjënë e duhur.

    “Një martesë pa respekt është një dështim që në fillim”, komentoi një përdorues i rrjetit social X. Ndërkohë një përdorues tjetër shtoi: “Nëse ai vepron kështu në fillim, është më mirë ta lini të shkojë”.

  • Luks përrallor! Ja cili është fshati shqiptar i ndërtuar plotësisht nga ‘Çunat e Londrës’

    Luks përrallor! Ja cili është fshati shqiptar i ndërtuar plotësisht nga ‘Çunat e Londrës’

    Media britanike Daily Mail i ka dedikuar një editorial ekskluziv një fshati në Shqipëri i cili sipas tyre është i ndërtuar plotësisht me paratë që vijnë nga Anglia.

    Mirë se vini në Muzhak, ku ÇDO familje ka një të afërm që dërgon para në shtëpi për të paguar për shtëpitë e tyre komode – pasi largohen për të fituar 6-fishin e asaj që mund të marrin në shtëpi. Ky është fshati i vogël në kodrat shqiptare ku të gjitha shtëpitë komode dhe moderne janë ndërtuar me paratë e dërguara në shtëpi nga emigrantët që hyjnë il galisht në Britani”, kështu e hap lajmin e tij ekskluziv tabloidi britanik.

    Muzhaku piktoresk ka një popullsi prej rreth 1,200 banorësh. Me paratë e fituara il galisht në Angli, këta banorë kanë pasur mundësinë të financojnë ndërtimin e dhjetëra shtëpive të reja – duke zëvendësuar ndërtesat njëkatëshe për shtëpi l ksoze trekatëshe me ngrohje qendrore, raporton gazeta.

    Në qytetin fqinj të Burrelit, kryebashkiaku Agrom Malaj tha për të përditshmen britanike se 2.000 të rinj janë larguar nga rajoni në kërkim të punës vetëm në 12 muajt e fundit, duke i lënë fshatrat atje të duken si qytete f ntazmë.

    “Rajoni ynë ka parë që shumica e njerëzve të largohen dhe të shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar, sepse ata e shohin atë si një vend të mundësive, ata mund të fitojnë një rrogë të mirë ndërsa këtu opsionet për ta janë të kufizuara. Nuk mund të fajësojmë të rinjtë pse duan të largohen,” tha ai.

    Gjithçka filloi rreth 15 vjet më parë dhe atëherë lëvizja bëhej vetëm me kamionë dhe ishte e shtrenjtë, ndoshta 20,000 £ për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar, por tani bëhet me varka të vogla dhe çmimi ka rënë deri në rreth 3,000 £ kështu që është shumë më joshëse dhe e arritshme për ta.

    Në mesin e atyre që janë larguar janë tre djemtë e Aliut dhe Hike Trumcit, të cilët jetojnë në shtëpinë e tyre të re të ndërtuar me pagat e tre djemve të tyre që u larguan nga Muzhaku për në Mbretërinë e Bashkuar duke hyrë ilegalisht me kamionë dhe më vonë duke kërkuar azil.

    Arturi më i madh, 42 vjeç është një shofer transporti në Londër, ndërsa vëllezërit e tij më të vegjël Asimi, 36 vjeç dhe Hamiti, 29 vjeç, jetojnë në Bath (të Anglisë) ku janë shoferë taksie.

    Duke qëndruar në kopshtin e shtëpisë së tij të re dykatëshe, Aliu tregoi me gisht shtëpitë në luginën piktoreske poshtë tij dhe tha: ‘Ajo është ndërtuar me para nga fëmijët në Birmingham, ajo nga Bristol, ajo ka fëmijët në Liverpool.

    “Të gjitha shtëpitë e reja që shihni para jush janë ndërtuar me ndihmën e familjes në Angli”, më pas duke treguar një projekt të papërfunduar ai tha: “Edhe ajo që po ndërtohet, është me para nga Anglia.

    Askush prej nesh këtu nuk do të kishte qenë në gjendje të ndërtonte shtëpi të reja të rehatshme si kjo pa ndihmën e fëmijëve tanë në Angli dhe për këtë ne jemi të gjithë përjetësisht mirënjohës, shtojnë ata.

    “Djemtë e mi shkuan të gjithë në Britani të Madhe sepse këtu nuk patën mundësi, nuk më kanë thënë kurrë se sa kanë paguar për të hyrë në Britani, por unë e kam një ide të mirë dhe ata u janë bashkuar shumë të tjerëve nga Muzhaku dhe zona përreth,”- thotë babai i tre djemve, të cilët tashmë kanë marrë leje qëndrimi në Angli dhe jetojnë atje me dokumente të rregullta.

    Është e vështirë të kuptohet nëse toni i artikullit të Daily Mail peshon më shumë nga c nikja apo nga objektivja, sidomos sepse ky tabloid njihet prej kohësh për kr tikat e tij ndaj shqiptarëve, duke i portreitizuar ata shpesh si kr mi nelë që merren me punë të paligjshme në Angli. Por këtë radhë, ata kanë treguar një aspekt human të krizës financiare në Ballkan, ku të rinjtë detyrohen të kalojnë peripeci të ndryshme madje të sakr fikojnë edhe jetën, vetëm për të krijuar kushte për familjet e tyre.

    Në fund, Daily Mail e mbyll editorialin rreth fshatit Muzhak, duke treguar qartazi kontrastin mes atyre që shkojnë në Angli për t’u marrë me punë të paligjshme dhe atyre që thjesht duan një mundësi që puna e tyre e palodhur të vlerësohet.

    “Shumë prej tyre gjejnë punë në ekonominë e zezë, si lavazhe makinash apo punë të tjera dhe paratë që fitojnë ua dërgojnë në shtëpi prindërve të tyre, të cilët i rregullojnë shtëpitë, por disa përfshihen edhe në krim.

    Një nga miqtë e mi që është në Angli më dërgoi një video të rritjes së kanabisit për të cilin po kujdeset dhe vendi ishte plot me bimë – ai tha se e dinte se ishte gabim, por të paktën po bënte disa para për familjen e tij.

    Ata që janë të përfshirë me gangsterët mund t’i dalloni lehtësisht kur kthehen në Burrel për pushime, sepse janë ata me makinat e mëdha e të shtrenjta,” – tha një banor i Muzhakës që preferoi të mbetej anonim.

  • Heroike! Burri hidhet nga ura 8 metra e lartë për të shpëtuar një vajzë nga mbytja

    Heroike! Burri hidhet nga ura 8 metra e lartë për të shpëtuar një vajzë nga mbytja

    Një vajzë 7-vjeçare ra aksidentalisht në një lumë teksa shkonte në shkollë në provincën Guangdong të Kinës jugore.

    Luo Jinzhi, një banor lokal, u hodh nga një urë 8 metra e lartë për të shpëtuar vajzën që po mbytej. Kalimtarët varën litarë dhe arritën ta tërhiqnin vajzën lart.

    https://twitter.com/i/status/1702441597810463056

    7-vjeçarja është dërguar menjëherë në spital për kontrolle mjekësore.

  • Shitet për 1.14 milionë $ pulovra me dele e Princeshës Diana

    Shitet për 1.14 milionë $ pulovra me dele e Princeshës Diana

    SHBA- Një pulovër e Princeshës Diana me një dele të zezë mes rreshtave të bardhë është shitur për 1.14 milionë dollarë në një ankand nga Sotheby’s në New York. Ofertat u hapën më 31 gusht dhe fillimisht oferta kryesore qëndroi nën 200 mijë dollarë deri në minutat e fundit të ankandit.

    Sotheby’s e kishte vlerësuar “pulovrën e deleve” nga 50 mijë deri në 80 mijë dollarë. Bluza e thjeshtë prej trikotazhi, e cila u zbulua në një papafingo në mars, kishte një çmim më të lartë se shumë objekte të tjera që lidheshin me “Princeshën e Popullit” dhe që janë shitur në ankande vitet e fundit.

  • Ka ‘përpirë’ anije, aeroplanë dhe objekte të tjera, një shkencëtar australian pretendon se ka zgjidhur misterin e Trekëndëshit të Bermudës!

    Ka ‘përpirë’ anije, aeroplanë dhe objekte të tjera, një shkencëtar australian pretendon se ka zgjidhur misterin e Trekëndëshit të Bermudës!

    Një shkencëtar australian pretendon se ka arritur të zbulojë enigmën që fshihet pas vendit të quajtur “Trekëndëshi i Bermudës. Karl Kruszelnicki së bashku me Shoqatën Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës (NOAA) në SHBA nuk pajtohen me reputacionin e mbinatyrshëm të Trekëndëshit të Bermudës. Ata thonë se nuk kemi të bëjmë me ndonjë mister në lidhje me atë vend.

    Për ta zhdukja e anijeve dhe avionëve në atë zonë është thjesht një çështje probabiliteti.

    “Numri i avionëve dhe anijeve që humbasin në atë zonë të Trekëndëshit të Bermudës është i njëjti me çdo vend tjetër të botës me bazë përqindjeje”, thotë Kruszelnicki.

    Gjithashtu shkencëtari prej vitesh ka ndërmarrë një studim për rastet e zhdukjeve të anijeve dhe avionëve në Trekëndëshin e Bermudës. Sipas studimit të tij, në çdo rast, humbja ka ndodhur ose për shkaqe të motit të keq, ose për shkak të gabimit njerëzor të drejtuesve të këtyre mjeteve.

    Megjithatë, atë zonë gjithmonë e ka mbërthyer një “vello” misterioze dhe për opinionin publik pas saj fshihet një teori konspirative. Sigurisht këto teori duken më interesante se sa moti i keq apo probabiliteti matematikor.