Category: Te Tjera

  • VIDEO/ Megaoperacioni “Tempulli”, policia arreston edhe Ujkun e Cërrikut

    VIDEO/ Megaoperacioni “Tempulli”, policia arreston edhe Ujkun e Cërrikut

    Saimir Rexhepi, i njohur ndryshe si Ujku i Cërrikut është një nga të arrestuarit gjatë megaoperacionit “Tempulli” të zhvilluar nga Policia e Shtetit.

    Në kuadër të këtij operacioni deri në këto momente, janë ekzekutuar 216 masa sigurie dhe janë arrestuar në flagrancë 30 shtetas.

    Në Elbasan janë arrestuar 7 persona, mes tyre edhe efektivi Saimir Hysa.

    Gjithashtu janë arrestur shtetasit Glidi Ballolli, Frencesk Braho, Evis Duzha, Rapi Malaj, Saimir Rexhepi e Stiven Faqolli.

    Ata akuzohen për trafik droge, armë pa leje e trafik veprash arit.

  • Pse qielli ka ngjyrë portokalli në perëndim të diellit?

    Pse qielli ka ngjyrë portokalli në perëndim të diellit?

    Për të ditur pse qielli bëhet portokalli në perëndim të diellit, së pari duhet të dini pse qielli është i kaltër

    Qielli është i kaltër jo sepse atmosfera thith ngjyra të tjera, por sepse atmosfera tenton të shpërndajë dritën me gjatësi vale më të shkurtra (kaltër/kaltër) më shumë se drita me gjatësi vale më të gjata (e kuqe).

    Drita e diellit e kaltër është më e përhapur se ngjyrat e tjera, kështu që qielli është i kaltër gjatë ditës.

    Kur dielli perëndon, drita duhet të udhëtojë më tej nëpër atmosferë sesa kur lind dielli, kështu që e vetmja dritë me ngjyrë që nuk shpërndahet është drita e kuqe me gjatësi vale të gjatë.

    Kjo shpërndarje e dritës quhet shpërndarje Rayleigh, transmeton Telegrafi.

    Retë Cirrus shpërndajnë gjatësi vale më të gjata, të kuqe dhe i japin qiellit një nuancë portokalli ose të kuqërremtë.

    Ne gjithashtu mund të përgjigjemi pse retë janë të bardha.

    Grimcat e këtyre materialeve përgjegjëse për shpërndarjen e dritës janë më të mëdha se gjatësia e valës së dritës. Si rezultat, të gjitha ngjyrat e dritës shpërndahen në përafërsisht të njëjtën sasi.

    Kjo vlen për të gjitha objektet e bardha. Ngjyrat që mund të shohim quhen spektri i dukshëm, por jashtë tij ka shumë më shumë dritë.

    Po, kjo do të thotë gjithashtu se ka shumë më tepër ngjyra sesa ne i perceptojmë.

    Në udhëtimin e saj drejt Tokës, drita ndiqet njëra pas tjetrës derisa hyn në atmosferë dhe më pas fillon fantazia, çudia dhe shkenca.

  • “Takim special”, momenti kur 28-vjeçari skocez rrethohet nga peshkaqeni

    “Takim special”, momenti kur 28-vjeçari skocez rrethohet nga peshkaqeni

    Jacob Allen po notonte në det kur papritur u rrethua nga peshkaqeni i dytë më i madh në botë, 7.62 metra i gjatë.

    28-vjeçari ishte jashtë brigjeve skoceze në Dunbar Harbor në East Lothian javën e kaluar kur vuri re peshkaqenin dhe e regjistroi, duke e quajtur atë “takimin më të mirë të kafshëve të egra që ka pasur ndonjëherë”.

    https://twitter.com/i/status/1701816222013440060

    “Unë u largova nga Dunbar Harbor dhe kisha notuar vetëm rreth 20 minuta kur vura re diçka të madhe që lëvizte në ujë. Pikërisht atëherë ai pa dy peshkaqenë. “Pastaj njëri nga dy peshkaqenët filloi të lëvizte drejt meje dhe unë fillova të shqetësohem.”

    “Fatmirësisht, për shkak të kohës, motit dhe mungesës së energjisë, munda të rrija pa lëvizur dhe të mos bëja lëvizje të shpejta,” tha Allen.

    Duke folur për mënyrën se si ndihej, Allen tha se kur e kuptoi se nuk ishte në rrezik, nxori kamerën dhe regjistroi lëvizjet e tij. Në fakt, duke ruajtur gjakftohtësinë, ai arriti të merrte në FaceTime partneren dhe djalin e tij.

    “Ajo që më bëri më shumë përshtypje ishin ujërat skoceze dhe më pas pashë këtë gojë të madhe që vinte drejt meje”, tha Allen, i cili përfundimisht u kthye në breg atë ditë për të shmangur shqetësimin e peshkaqenëve.

    “Ishte mjaft rrëqethëse.”

  • A do të jetonin me vjehrrën, vajzat e reja shqiptare befasojnë me përgjigjet (Video)

    A do të jetonin me vjehrrën, vajzat e reja shqiptare befasojnë me përgjigjet (Video)

    A do të jetonin me vje hrrën, befasojnë me përgjigje vajzat e reja

    Në kanalin ATV gazetarja ka pyetur të rinjët se a do të jetonin me vjehr rën? janë pyetur të rinjë të cilë janë në pra g te ndonjë l idhje, shkruan Republika Online.

    Të rinjët qe janë pyetur disa prej tyre kanë shprehur gatishmerinë që do të nda heshin nga bashkëshortja nëse kërkohet një gjë e tillë.

  • PAMJE TË RRALLA/ Prezantohen në Meksikë trupat e dy UFO-ve 1 mijë vjeçarë

    PAMJE TË RRALLA/ Prezantohen në Meksikë trupat e dy UFO-ve 1 mijë vjeçarë

    Trupat e dy qenieve të supozuara “jo-njerëzore” u prezantuan këtë të martë në një seancë dëgjimore publike në Kongresin e Mexico City. Ata u prezantuan nga gazetari dhe ufologu Jaime Maussan. Trupat, sipas tij, janë mbetje të fosilizuara të individëve jashtëtokësorë që datojnë 1000 vjet më parë.

    “Ata janë dy trupa të mumifikuar” – shpjegoi Maussan – “të gjetura në 2017-ën në Peru. Kanë vetëm tre gishta në secilën dorë dhe koka të zgjatura”. Duke folur nën betim në pallatin legjislativ të San Lazaro, Maussan deklaroi: “Këta ekzemplarë nuk janë pjesë e evolucionit tonë tokësor… Këto nuk janë qenie të gjetura pas rrëzimit të një UFO-je. Ato u gjetën në miniera ku ishin fosilizuar”.

    Deklaratat u bënë gjatë një seance dëgjimore në Kongres për fenomene anormale të paidentifikuara, e cila u zhvillua disa javë pas seancës dëgjimore në SHBA.

    “Është hera e parë që jeta jashtëtokësore paraqitet në këtë formë”, – tha Maussan, “Unë besoj se është një demonstrim i qartë i faktit që kemi të bëjmë me ekzemplarë jo-njerëzorë, që nuk lidhen me asnjë specie tjetër të botës sonë dhe se çdo shkencë institucionale mund ta verifikojë atë.”

    “Ne nuk jemi vetëm në universin e gjerë. Ne duhet ta pranojmë këtë realitet” – tha Maussan, i cili argumentoi se publiku ka të drejtë të mësojë për qeniet dhe teknologjitë jo-njerëzore.

    Maussan vuri në dukje se ekzemplarët u analizuan nga Universiteti Kombëtar Autonom i Meksikës ku shkencëtarët ishin në gjendje të nxirrnin ADN-në dhe të përdornin datimin e radiokarbonit për të përcaktuar moshën e tyre.

    Ufologut iu bashkua në seancë edhe toger Ryan Graves, një ish-pilot i marinës amerikane që dëshmoi në seancën dëgjimore të Kongresit të SHBA në korrik si dhe Avi Loeb, një profesor i astrofizikës në Harvard.

  • Parashikimi i FORTË i Alfred Cakos: Më 23 shtator pritet të ndodhë një…

    Parashikimi i FORTË i Alfred Cakos: Më 23 shtator pritet të ndodhë një…

    Ndërsa ishte i ftuar sot në “Shqipëria Live”, Alfred Cako ka folur në lidhje me fatkeqësitë natyrore që kanë goditur disa shtete të botës.

    Ai u ndal edhe tek një datë e rëndësishme, dhe shprehet se në 23 shtator bota do të pësojë një “black out”. Sipas tij kjo gjë do të ndodhë edhe në takimin e G20 që do të ndodhë së shpejti.

    “Ka hipoteza të ndryshme që bota mund të bjerë në një errësirë të internetit. Kjo është në plan të ndodhë edhe në takimin e G20-tës që do të ndodhë tani. Është dikutuar edhe kthimi i parave dixhitale, bankat e nivelit të dytë do dalin jashtë përdorimi. Çdo gjë do bëhet përmes chip-it. Pra do e heqin një nga liritë më të mëdha të njerëzimit, lirinë e parasë. S’do të jesh i lirë”, tha parashikuesi Alfred Cako për “Shqipëria Live”.

  • Ngacmoi live gazetaren spanjolle, arrestohet i riu

    Ngacmoi live gazetaren spanjolle, arrestohet i riu

    Një i ri është arrestuar në Madrid pasi ka sulmuar seksualisht gazetaren e kanalit televiziv spanjoll Cuatro, Isa Balado , teksa ajo raportonte drejtpërdrejt detaje për një grabitje të fundit, raportojnë mediat e huaja.

    Burri iu afrua dhe i preku të pasmet. Gazetarja, pasi e largoi, tentoi të vazhdonte rrëfimin e saj, por një koleg nga studioja e ndërpreu për ta pyetur se çfarë kishte ndodhur: “Më falni që ju ndërpreva, Isa, por të preku?”.

    Drejtuesi i studios shpjegoi se kishte lajmëruar policinë. Menjëherë më pas, Policia Kombëtare njoftoi se kishte ndaluar personin dhe kishte publikuar pamjet e arrestimit.

  • A janë të sigurta vezët me njolla? Koha të mësoni të vërtetën

    A janë të sigurta vezët me njolla? Koha të mësoni të vërtetën

    Momenti i thyerjes së vezës përpara gatimit mund të shoqërohet me surpriza, që shpesh dalin të pakëndshme.

    I tillë është rasti i njollave të kuqe të saj ngjitur me të verdhën e vezës.

    Ka njerëz të cilëve këto njolla nuk u bëjnë aspak përshtypje.

    Ka të tjerë që tremben, nuk e dinë çfarë po ndodh në brendësi të vezës dhe e hedhin atë në plehra duke kërkuar e thyer një tjetër.

    Në këtë artikull të AgroWeb.org do të gjeni përgjigjen e saktë për pyetjen kryesore që lind natyrshëm kur përballemi me të verdhën me njollë të vezës.

    Çfarë Janë Njollat e Kuqe Që Ngjiten Tek E Verdha e Vezës?
    Këto njolla njihen ndryshe si njolla mishi.

    Ato kanë ngjyrë të kuqe dhe nuk janë aspak të dëmshme për shëndetin e njeriut.

    Njollat, sipas ekspertëve, krijohen nga çarja e një ene të hollë gjaku gjatë formimit të vezës.

    Këto grimca të ngjitshme mund të hiqen me majën e thikës ose me një lugë druri.

    Si T’i Ruajmë Vezët, Në Frigorifer Apo Jo?
    Sipas të dhënave të AgroWeb.org ruajtja në frigorifer garanton freskinë afatgjatë të vezëve.

    Nga ana tjetër, vezët mund të përthithin aromat e ushqimeve të tjera që ruhen në frigorifer.

    Rrjedhimisht, duhet t’i ruani vezët në ambalazhime kartoni dhe t’i mbroni nga aromat.

    Shumë njerëz i ruajnë vezët në sirtarin e veçantë tek dera e frigoriferit.

    Kjo konsiderohet e gabuar sepse hapja dhe mbyllja e shpeshtë e derës mund të shkaktojë luhatje temperature të vazhdueshme.

    Një gjë e tillë nxit shumimin e baktereve dhe prish membranën mbrojtëse të vezëve.

    Rrjedhimisht, vezët duhen mbajtur sa më thellë në frigorfer.

    Vezët dhe Gatimi

    Disa ekspertë të gatimit pretendojnë se vezët e ruajtura në temperaturë ambienti janë më të mira për gatimet e pjekura.

    Ata sugjerojnë që vezët të nxirren nga frigoriferi dhe të përdoren për gatim pas dy orësh.

  • “Narcity”: Shqipëria me plazhe bruz dhe mot të mrekullueshëm

    “Narcity”: Shqipëria me plazhe bruz dhe mot të mrekullueshëm

    Kur ëndërroni për pushime evropiane me ujëra bruz, plazhe të paeksploruara, ushqim të shijshëm dhe mot të mrekullueshëm, shumë prej jush mund të mendojnë për vende si Italia apo Greqia. Megjithatë, një alternativë më e lirë ekziston në Evropë, një perlë e fshehur ku ofrohet e njëjta cilësi pushimesh!

    Shqipëria, vendi i fundit i pashkelur i Evropës, po fiton vëmendjen si një prej destinacioneve kryesore turistike, për ata që kërkojnë të gjitha hijeshitë e një pushimi klasik, çmime të perballueshme dhe mot të ngrohtë, shkruan në një artikull gazetarja Katherine Caspersz, të botuar në të përditshmen kanadeze “Narcity”.

    E gjendur përgjatë deteve Adriatik dhe Jon, Shqipëria ka nje bregdet që të lë pa frymë dhe peizazhe të mrekullueshme.

    Klima mesdhetare e vendit e bën atë një vend të mrekullueshëm për t’u vizituar në verë, por edhe gjatë sezonit të vjeshtës, kur temperaturat janë më të uleta.

    Në Shqipëri ka rreth 300 ditë me diell në vit.

    Dhe nuk është vetëm peizazhi që tërheq vizitorët, vendi është përshkruar si një destinacion i përballueshëm në krahasim me vendet e tjera.

    Kostoja mesatare e shërbimeve hoteliere për një ditë qëndrimi varion nga 30 deri në 300 euro.

    Adhuruesit e detit duhet të vizitojnë Rivierën Shqiptare, ku plazhet e bardha dhe ujërat bruz janë të krahasueshme me ato në Maldive.

    Ksamili, një fshat në rivierën jugore, i krahasuar me Maldivet, ofron një numër resortesh që ngjajnë me ato që gjenden në vendin e Azisë Jugore, me vila prej druri të ndërtuara mbi dallgët e kaltra.

    Plazhe të tjera të njohura përfshijnë Dhërmiun, i konsideruar si plazhi më i mirë në Shqipëri.

    Gjipe, një plazh i rrethuar nga shkëmbinj të lartë, të jep ndjesinë e të qenit në një ishull të fshehtë.

    Plazhi i Karaburunit ndodhet brenda Parkut Kombëtar Karaburun-Sazan, një park detar ku do të zbuloni rrënojat romake dhe ato të Luftës së Dytë Botërore.

    Gjithashtu, mund të kryeni shumë aktivitete të tjera në natyrë, si kalërimi, ecja, lundrimi dhe astroturizmi.

    Vendi është quajtur një “destinacion ushqimor nën radar”, pasi ndan pjatat dhe përbërësit me fqinjët e tij bregdetarë, si Mali i Zi në veri dhe Greqia në jug.

    Bakllavaja, ullinjtë dhe qoftet janë disa nga ushqimet klasike që mund t’i shijoni.

  • Apple gati të bëjë ndryshimin më të madh tek iPhone, në 11 vjet

    Apple gati të bëjë ndryshimin më të madh tek iPhone, në 11 vjet

    Apple do të lançojë iPhone 15 brenda pak ditësh dhe pritet gjerësisht të vijë me një ndryshim të rëndësishëm. IPhone 15 thuhet shumë se do të heqë karikuesin Lightning të Apple në favor të karikimit me USB-C, duke shënuar një moment historik për kompaninë që do të adoptojë karikimin universal.

    Ndryshimi mund të thjeshtojë procesin e karikimit në pajisje dhe marka të ndryshme.

    Ky ndryshim do të vinte më pak se një vit pasi Bashkimi Evropian votoi për miratimin e legjislacionit që kërkon që telefonat inteligjentë, tabletat, kamerat digjitale, altoparlantët portativë dhe pajisjet e tjera të vogla të karikoheshin me USB-C.

    Ligji i parë në llojin e tij synon për të ulur numrin e karikuesve dhe kabllove me të cilët konsumatorët duhet të përballen kur blejnë një pajisje të re dhe për t’i lejuar përdoruesit të përziejnë dhe të përputhin pajisjet dhe karikuesit edhe nëse janë prodhuar nga prodhues të ndryshëm.