Category: Te Tjera

  • “Ky është qyteti shqiptar që kërkon më shumë video p***o”/ Specialisti i IT zbardh të dhënat dhe ‘turpëron’ LIVE moderatoren e njohur të ‘Top Channel’: Ja personazhi që ka thyer limitet për kërkime në ‘Google’

    “Ky është qyteti shqiptar që kërkon më shumë video p***o”/ Specialisti i IT zbardh të dhënat dhe ‘turpëron’ LIVE moderatoren e njohur të ‘Top Channel’: Ja personazhi që ka thyer limitet për kërkime në ‘Google’

    Jemi në fund të vitit dhe siç e do zakoni, ka ardhur koha e bilanceve. Specialisti i IT, Tomi Kallanxhi ka treguar dje në Goca dhe Gra se çfarë kanë kërkuar më shumë shqiptarët në Google në vitin 2022.

    “Ne si popull jemi të apasionuar pas trafikantëve dhe personat më të kërkuar në Shqipëri janë trafikantët dhe më pak politikanët. Luftar Hysa është personazhi që u përfol si aksioner i lojrave të fatit dhe ka thyer limitet për kërkime në internet”, shprhet specialisti.

    Ndërkohë një tjetër statistikë që zbuloi Kallanxhi dhe bëri bujë është qyteti që kërkon më shumë video p o r no.

    “Berati është i pari qytet që kërkon më shumë kategorinë Porno dhe i fundit qytet që kërkon më pak futbollin”.

    Kjo nuk është pritur mirë nga moderatorja pasi, Fatma është vetë nga Berati dhe pasi ka dëgjuar versionin e ekspertit, ajo ka mbuluar sytë me skaletën e programit.

    https://www.instagram.com/gocadhegra/?utm_source=ig_embed&ig_rid=761a99da-962e-4574-a00f-19d230d5c639

  • Bëri ‘trimin’ duke rrëmbyer 13 emigrantë në Evros të Greqisë, lihet në burg biznesmeni shqiptar

    Bëri ‘trimin’ duke rrëmbyer 13 emigrantë në Evros të Greqisë, lihet në burg biznesmeni shqiptar

    Tre personat që u përfshinë në rrëmbimin e 13 emigrantëve në Evros të Greqisë me një rimorkio, janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim.

    Një prej tyre është Astrit Tota nga Kukësi, i cili publikoi videon në rrjetet sociale dhe tregoi se mban peng emigrantët, që sipas tij ishin përgjegjës për zjarret masive që përfshirnë Greqinë.

    Pas rrëfimit të tre të pandehurve, prokurori dhe hetuesi nuk u pajtuan nëse duhet të caktohen masat e paraburgimit apo jo dhe për pasojë janë dërguar në arrest shtëpiak.

    Zgjidhja u dha nga Këshilli Penal i Aleksandoupolit, i cili mbajti një mbledhje mëngjesin e sotëm dhe vendosi që për tre të pandehurit të caktohet masa me paraburgim.

    Në videon e publikuar Astrit Tota bën komente racistë duke bërë thirrje për një program mbi emigrantët e paligjshëm që ndodhen në pyjet greke të ardhur nga Turqia që duan të shkojnë drejt Greqisë perëndimore.

    “Kam ngarkuar 25 emigrantë në rimorkio, duan të na djegin këta, 25 bastardë këtu e i gjithë mali është plot. Janë të betuar të na djegin. Organizohuni, le të dalim e t’i mbledhim. Vetëm kaq po ju them, duan të na djegin”, thotë ai teksa zbulon fytyrat e emigrantëve të frikësuar.

  • “Jeni bërë si lypsa semafori”/ Alma i ofendoi, gazetarët nuk ja lënë mangët: Po ti çfarë i lype Safetit?(Video)

    “Jeni bërë si lypsa semafori”/ Alma i ofendoi, gazetarët nuk ja lënë mangët: Po ti çfarë i lype Safetit?(Video)

    Është prononcuar për mediat pas daljes nga SPAK 40-vjeçarja Alma Kaçi e cila doli në filmimin me Safet Gjicin në zyrën e Bashkisë Kukës.

    Teksa gazetarët e pyesnin për qëndrimin e saj në SPAK dhe kërkeën që kishte bërë, Alma nuk iu kursye, duke iu dhënë një përgjigje ofenduese.

    Alma K: Na jeni bërë si lypsa semaforit, merreni çfarë ju jep SPAK. Mirë atë, po dhe i keqinterpretoni lajmet.

    Gazetarët: Po ti çfarë i lype Safetit, i rehabilitove qentë?

  • U përplas nga treni, para se të vdiste të riut italian iu shfaq kryqi

    U përplas nga treni, para se të vdiste të riut italian iu shfaq kryqi

    Michael Zanera, është punëtori që humbi jetën bashkë me katër kolegë të tjerë pasi u përplas nga treni në zonën e Torinos. Ata po punonin në linjën Torino-Milan, midis Chivasso dhe Brandizzo, kur u përplasën nga një tren që udhëtonte me 160 kilometra në orë.

    Ndërkohë pak orë para vdekjes, Michael Zanera kishte postuar një video në TikTok me një koment ku pretendonte se është shenjë nga Zoti. Teksa po bënte punën e tij, i riu me profesion saldator ishte përballur me një simbol, konkretisht kryqin.

    Këtë i ndjeri e kishte publikuar në rrjetet sociale, duke pretenduar se Zoti po kërkon t’i dërgojë atij një mesazh.

    “Është hera e parë që më ndodh kjo, teksa po lidhja hekurudhën, doli një kryq. Zoti kërkon patjetër të më thotë diçka edhe pse kohët e fundit i lutem çdo ditë sepse nuk është momenti i mirë për mua”, ka shkruar punëtori.

  • Gazetarja e njohur: O emigrantë, nëse nuk ju pëlqen Shqipëria, pse ktheheni more, na lini rehat të jetojmë në…

    Gazetarja e njohur: O emigrantë, nëse nuk ju pëlqen Shqipëria, pse ktheheni more, na lini rehat të jetojmë në…

    Ndersa avioni i afrohej Rinasit, degjoj nje shqiptare nga keto qe jeton ne Angli:

    Sa qytet i shemtuar eshte (referuar Tiranes). Nje pyetje kam per ju qe vini çdo vere: Kur sju pelqen, pse ktheheni more? Na lini rehat neve qe jetojme ketu ne kete “shemtine” tone.

    Se nuk e di per ju, por une nuk i nderroj me asnje vend te botes rrugicat e Shkodres, qetesine e Shirokes, reren e Velipojes, magjepsjen e Valbones, lartesine e kanioneve te Osumit,

    mengjesin e Livadhit, ngjyrat e Dhermiut, gurgullimen e lumit te Shales, aventuren e Thethit, freskine e Dajtit, rrugicat e Liqenit, shetitjen e pedonales, bardhesine e Voskopojes, madje madje as ate kafenene e perhershme qe me eshte bere si shtepi e takoj njerezit me te dashur.

    Se ngado qe shkoj, edhe pse mahnitem, prap mezi pres te kthehem te ajo kafene e tek gjithçka qe eshte e imja po aq sa e juaja. Nga Erjona Rusi

  • Iu prenë ëndrrat në lule të rinisë, përlotin miqtë e Antonios: I palodhur për një të ardhme më të mirë, do shkonte në Tiranë me studime

    Iu prenë ëndrrat në lule të rinisë, përlotin miqtë e Antonios: I palodhur për një të ardhme më të mirë, do shkonte në Tiranë me studime

    Miq dhe të afërm të Anonio Delilajt, 17-vjeçari që humbi jetën tragjikisht në “Orange Club” në Sarandë kanë prekur me postimet e tyre në rrjetet sociale.

    Ata i dedikojnë fjalë zemre Antonios, ëndrrat e të cilit u prenë në mes në lule të rinisë.

    Për ta, Antonio ishte një djalosh i dashur i cili e donte punën.

    “Djalosh i dashur, e donte punën, i palodhur në çdo kohë për një të ardhme më të mirë. Do shkonte në Tiranë për studime, nxënës i mirë në mësime, i dashur dhe plot humor.”

    Shkolla e Antonios në një postim në Facebook i shpreh ngushëllimet familjes.

    “Mengjesi me i trishte qe kemi perjetuar ka qene ky i sotmi. Vdekja ne menyre tragjike e nxenesit tone Antonio Delilaj na ka tronditur te gjitheve , nuk gjejme fjale per ta pershkruar dhimbjen qe na ka kapluar shpirtin . 9 vite ne shkollen tone , ti u rrite mes nesh dhe ishe ai djali ku me qetesine , buzeqeshjen kishe fituar respektin e shokeve te tu dhe mesuesve , ishe femija qe dinte te falte vetem dashuri e mirekuptim .

    Nise heret te punoje dhe me krenari e tregoje qe tashme ti ishe nje i rritur i pergjegjshem ku mund te ndihmoje me ne fund sado pak familjen tende . Por fati ishte percaktuar per ty dhe fatkeqesisht endrrat e tua do te priteshin ne mes . Do na mungosh te gjitheve , familjes , te afermve ,shokeve . Qofsh i parajses i miri Antonio ! Ngushellime familjes nga stafi pedagogjik i shkolles “Shefqet Sulejmani “Gjashte.”

    Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të 26 gushtit.

    Kamarieri 17-vjeçar Antonio Delilaj humbi jetën në “Orange Club” pasi e zuri poshtë ashensori, kavoja e të cilit u këput.

    Lidhur me ngjarjen u arrestua Lulëzim Allkushi, 43 vjeç. Ky i fundit kishte montuar ashensorin që përdorej kryesisht për transport të mallrave.

    Në kërkim policia shpalli pronarin e lokalit, Spiro Iliadhin. 37 vjeçari akuzohet për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë dhe punësim të paligjshëm.

    Në lidhje me ngjarjen e rëndë, policia deklaroi të shtunën se shkak u bë këputja e kavos së ashensorit që shërbente kryesisht për transport materialesh për furnizimin e lokalit.

    Ndërsa në reagimin e Inspektoriatit Shtetëror të Mbykjqyrjes së Tregut thuhej se pajisja që pësoi defekt nuk ishte ashensor, por një pajisje e përshtatur për transport mallrash nga subjekti, ndaj edhe më herët nuk ka patur inspektime nga ky institucion./Albeu.com

  • Përmbyset autobusi me alpinistë , 10 të vdekur dhe 8 të plagosur

    Përmbyset autobusi me alpinistë , 10 të vdekur dhe 8 të plagosur

    Një aksident i rëndë u regjistrua mëngjesin e së dielë në Iran, ku një minibus që transportonte një grup alpinistësh drejt Azerbajxhanit perëndimor u përmbys, raportojnë mediat e huaja.

    Si pasojë e aksidentit të paktën 10 pasagjerë kanë humur jetën dhe 8 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

    Minibusi ishte nisur nga Tabriz, qyteti më i madh në veriperëndim të Iranit, në një lartësi prej 1351 metrash, drejt një prej fshatrave turistikë të Warzghan që ndodhet rreth 60 kilometra larg, kur u përmbys.

  • U martova që 13 vjece! Burri beri fëmijë me shoqen time”, 30-vjeçarja shqiptare përlot në TV: Ia fala por ajo që më bëri më pas

    U martova që 13 vjece! Burri beri fëmijë me shoqen time”, 30-vjeçarja shqiptare përlot në TV: Ia fala por ajo që më bëri më pas

    Në një intervistë për emisionin me “Zemër të Hapur” në News 24, një 30-vjeçare rrë fen se është martuar në moshë të re me një djalë në moshën e saj, ndërsa shprehet se në moshën 14-vj eçare, ka sj ell në j etë fëm ijën e parë.

    Advertisements

    Gjithçka po shkonte mirë deri në momentin që gruaja zbuloi se burri e tr adhtonte me shoqen e ngushtë.

    Advertisements

    Pas këtij lajmi, gruaja vendosi që ta fal dhe solli në jetë edhe tre fë mijë të tjerë, mirëpo burri i saj vijoi sërish që ta tra dhtonte duke lindur një fë mijë tjetër, me një grua tjetër.

    Gruaja dek laroi se:

    Unë jam njohur me ish-bashkëshortin në moshën 13 vjeçare, ishim në shkollë së bashku, ai vinte te klasa ime dhe bënte rr ëmujë. Unë dhe ai u dashuruam dhe vendosëm të iknim së bashku pa dijeninë e prindërve. Ikëm dhe ky më çoi tek shtëpia e hallës.

    Prindërit e mi lajmëruan poli cinë dhe unë u ka pa, më sollën në shtëpi, por unë firmosa në po lici se ika me dëshirë. Pastaj po atë ditë unë shkova te shtëpia e tij pasi babi im mori një telefonatë nga vjehrri im, i cili i tha që lëri të jenë bashkë dhe unë do vij do flasim së bashku.

    Pasi unë ika në familjen e tij, rashë sht atzënë dhe në moshën 14- vjeçare unë u bëra nënë, një sht atzëni e padë shiruar. Lindi vajza e cila sot është 16-vjeç. Unë do shkoja te familja e babit pas lindjes dhe pas disa ditësh unë do kthehesha në shtëpi, kur u ktheva në shtëpi e gjeta bashkëshortin tim në një dhomë me shoqen e ngushtë timen.

    Unë u tra dhtova nga të dy dhe ika në fami ljen e prindërve të mi, mirëpo ky i mohoi të gjitha dhe më kërkoi të kthehesha në fa milje, shk aku fë mijës unë u ktheva dhe historia kështu vazhdoi. Ajo sa herë unë ikja nga shtëpia dhe shkoja te prindërit e mi, ajo shkonte te shtëpia e ish-bashkëshortit. Unë e kam marrë vesh pas disa muajsh që kjo shkonte te shtëpia.

    Unë ja kam fal atij gjithmonë tr adhtinë, sepse mendoja se i ri dhe u martua shumë i vogël dhe thosha gjithmonë që do kaloj, do mësoj por jo edhe sot ai vazhdon të jetë kështu edhe pse jeton jashtë dhe ka kr ijuar një marr ëdhënie dhe mesa di unë ka dhe një fë mijë tjetër.

    Unë për atë njeri kam bërë gjithçka, e kam falur, e kam dashur me shpirt dhe duke qenë se e doja e falja gjithmonë. Një herë ky kishte sj ellë disa rroba nga ja shtë dhe në njërin nga xhupat që solli gjeta një kartë telefoni dhe kur e futa në telefon pash që aty kishte disa video që tregonin se ai kishte një fë mijë tjetër atje jashtë dhe se videot kishin festa dhe çdo gjë që bënte ky me fëm ijën.

    Edhe pse ne na erdhën në je të 4 fë mijë ai vetëm vinte nga pak dhe ikte, largohej jetonte jashtë. Ndërkohë që fëmijët e tij nuk merrnin kurrë përkëdhelje, ai i je pte fëmijës tjetër që kishte me atë tjetrën.Gruaja që ka tani, kishte futur në disa dhurata që burri iu bëri fëm ijëve për Vitin e Ri, një karte memorie.

    Djali duke veshur dhuratën e babait, një xhup, e gjen dhe ma jep mua. Besoj që ajo e ka fu tur që llimisht aty. Në atë kartë kishte video të burrit me të dhe me një fë mijë tjetër që i thërriste babi. U tr ondita shumë. Ai kishte kr ijuar një fa milje tjetër pas krahëve të mi. Aty vendosa të nda hem

  • “Qazim Mulleti u betua se s’do të martohej kurrë”- Historia e ish-prefektit të Tiranës, rrëfimi i nipit: Si e ëma pa leje ia çoi nusen në shtëpi

    “Qazim Mulleti u betua se s’do të martohej kurrë”- Historia e ish-prefektit të Tiranës, rrëfimi i nipit: Si e ëma pa leje ia çoi nusen në shtëpi

    Nipi i ish-prefektit të Tiranës e quan hakëmarrje të Enver Hoxhës ndaj xhaxhait të tij që e mbajti në Paris kur ai vazhdonte shkollën. Në komedinë e shkruar nga një anëtar i lëvizjes në kohën e luftës, Qazim Mulleti vihet në lojë, duke përfaqësuar një njeri të prapambetur dhe në një nivel të ulët intelektual, aq sa edhe sot shprehja e “O Qazim more Qazim puna jote aferim…”, vazhdon të jetë në kujtesën e shqiptarëve.

    Për autorin e libretit të komedisë, familja Mulleti ka mllef, pasi ka qenë pikërisht ish-prefekti që e ka shpëtuar nga vdekja, pasi Besim Lëvonja ishte arrestuar gjatë kohës së luftës. Tanush Mulleti ka treguar për pasojat që patën si pasardhës të Mulletëve, por mbi të gjitha kërkon që shqiptarët ta njohin ashtu siç ishte Qazim Mulleti dhe jo ashtu siç e transformoi komunizmi.

    “Babai im e ka pasur vëlla dhe kujdestar Qazimin, pasi ai është kujdesur shumë për të qysh kur i vdiq vëllai. Me largimin e xhaxhait, babai nuk u largua asnjëherë nga vendi. Edhe pse u betua se nuk do të merrej me politikë, kjo nuk e shpëtoi nga internimi e burgosja derisa vdiq në spitalin e burgut të Tiranës.

    Nënën e internuan në Kavajë dhe qëndruam deri në ’59-n kur edhe na lejuan të iknim në Shkodër. Na morën të gjithë pasurinë. Edhe një pjesë që na e kishin lënë, e shtetëzuan në kohën që ishim në internim. Mulletët themeluan Tiranën, e megjithatë asnjëherë nuk u vlerësuan për kontributin e tyre edhe tani që jetojmë në kohën e demokracisë. Jo vetëm që nuk u vlerësuan, por i morën të gjithë pasurinë e nuk pati asnjë gjest mirënjohje për kontributin e tyre. Madje i bënë të dukeshin qesharakë dhe pa shkollë, si në rastin e komedisë Prefekti.

    Për këtë komedi ka një koiçidencë interesante, pasi Qazim Mulleti e ka shpëtuar nga pushkatimi Besim Levonjën. Besimi në atë kohë ishte i angazhuar në sekretariatin e rinisë së lëvizjes dhe kushurira jonë, vajza e Mytesim Këlliçit ndërhyri që ta lironin e xhaxhai i la të lirë. Janë disa raste kur vihet në lojë prefekti i Tiranës. Ata i janë përshtatur komedisë ‘Revizori’, por nuk duhet të kishin dalë me emër e mbiemër. Kështu ia shpërbleu Tirana prefektit të saj që ka bërë shumë për Tiranën. Shumë objekte, bulevardin, ujësjellësit madje dhe VC-të e nëndheshme si në Paris, Tirana i ka nga xhaxhai im Qazim Mulleti”, shprehet i nipi, Tanushi. A ka treguar reagimin e Qazim Mulletit kur mësoi për komedinë “Prefekti”. Në kohën e shkrimit të libretit, Qazim Mulleti ishte gjallë dhe jetonte në Romë. Ia dërguan dhe u njoh me tekstin e komedisë. Reagimi i tij ishte mjaft interesant. Ai u shpreh: “Më paskan bërë nder pasi më kanë bërë të përjetshëm”, ka treguar Tanush Mulleti.

    LARGIMI NGA SHQIPËRIA

    Tanush Mulleti ka folur për jetën e ish-prefektit të Tiranës jashtë Shqipërisë, duke hedhur dritë mbi shumë ngjarje të asaj kohe. “Rikthimi i Zogut, Qazim Mulletin e gjeti në krye të 500 burrave në Kavajë. Donte t’i bënte rezistencë. Ishte momenti që u largua vetë Fan Noli gjë që bëri që të mos kishte kurrfarë vlere ajo rezistencë. Pas kësaj, Qazimi përfundoi në Zara të Jugosllavisë. Pikërisht në Zara, Mustafa Kruja përktheu veprën famëkeqe anti-shqiptare të akademikëve serb që i cilësonin shqiptarët ‘Njerëz me Bisht’. Prej Zarës, Qazimi niset për në Vjenë ku aty takon dhe Nolin, i cili kishte shkuar më parë. Por tashmë jemi të njohur me pikëpamjet e Nolit dhe simpatinë e tij për krahun e lindjes. Në këtë mënyrë dhe në këtë linjë që ishte futur Noli, Qazim Mulletit, ashtu si dhe shumë elementëve të tjerë, mes tyre edhe kushëriri i parë i tij, djali i dajës u mundësuan të drejta studimi për në Bashkimin Sovjetik. Por, ndryshe nga shumë të tjerë, ai nuk e pranoi një mundësi të tillë që të shkonte me studime në Moskë për vetë faktin se qysh në atë kohë shqyhej për mendime kryekëput antikomuniste. Pas kësaj, ai është shkëputur nga grupi i Nolit dhe është bashkuar me grupin e Hasan Prishtinës. Edhe këtu ka një moment të veçantë për jetën e Nolit që mendoj se duhet evidentuar. Në Vjenë Noli ka rrojtur Mjekrën. Është koha kur është publikuar fotoja e tij pa mjekër të cilën gjithkush mendoj se e ka parasysh”, shprehet Tanush Mulleti. Ai ka treguar dhe arsyen se pse Noli e bëri këtë veprim. “Sepse justifikimi i tij ishte: I shërbeva Shqipërisë. Ajo s’ka më nevojë për mjekrën time. Grupi i drejtuar nga Hasan Prishtina përbëhej nga Mustafa Kruja, Dom Lazër Shantoja i cili botonte në Zvicër gazetën ‘Ora e Shqipnis’, Luigj Gurakuqi, Dom Frano Karma, Ernest Koliqi, Xhemal Bushati, Azis Çami, F. Koja, Angjelin Suma, Qazim Mulleti, Rexhep Mitrovica, Menduh Angoni, Luigj Shkurti, Sejfi Vllamasi etj.”, ka deklaruar ai.

    GRUPI DHE BETIMI

    Por çfarë ishte ky grup? “Ky ishte një grup patriotik që ishte vendosur në Vjenë dhe ka marrë një nga vendimet më enciklopedike që mund të ketë marrë dikush ndonjëherë. T’i kushtoheshin çështjes së Shqipërisë, problemet ndërkombëtare dhe të brendshme të së cilës kërkonin një angazhim kolosal. Për këtë arsye ata vendosën gjithashtu që të mos martoheshin. Pra, po ta kuptosh në thelb këtë vendim që për patriotizëm që t’i kushtoheshin çështjes së Shqipërisë duhej të mos krijonin familje fare nënkupton se jeta e tyre më së shumti mund të sakrifikohej kur se prisje ashtu siç edhe ndodhi.

    Kur ishin në Vjenë të bashkuar, por edhe kur Qazimi shkoi në Paris, ai grup niste letër pas letre në drejtim të lidhjes së kombeve ku denonconte regjimin e Zogut duke folur me radhë për vrasjet që ai bënte ndaj patriotëve të vendit. Por veç këtyre, ata denonconin në lidhjen e kombeve edhe faktin e shpalljes mbret të Zogut ndryshe nga vendimi i fuqive të mëdha. Pastaj më mbrapa pas vrasjes që ju bë në Selanik Hasan Prishtinës nga Zogu, Qazimi mori drejtimin e shoqërisë. Por tashmë ai nuk jetonte në Vjenë, por në mes të Parisit. Në këtë kohë, Noli me shumë të tjerë përfunduan në Amerikë por gjithsesi, qendra më rezistente kundër Zogut mbeti në Paris.

    Por, Qazim Mulleti u martua kur hyri në shoqërinë që po më flisni e cila drejtohej nga Hasan Prishtina”, ka rrëfyer Tanush Mulleti. Por, si mundi ta thyente këtë betim? Për këtë ai tregon historinë e vecantë të ish Prefektit. “Ka një histori të veçantë martesa e Qazim Mulletit, pasi ai është martuar pa dëshirën e tij dhe për një gjë të tillë kanë dhënë bekimin dhe lejen vetë anëtarët e grupit, madje vetë Hasan Prishtina ka qenë krushku i parë. Por, e vërteta është se ata ashtu siç u betuan nuk u martuan. Qazimi, që siç të thashë martesën e tij e bëri fakt të kryer e ëma e tij, ndërsa Ernest Koliqi është martuar shumë vonë, mbrapa vitit 1944 kur nuk funksiononte më grupi në fjalë.

    HISTORIA E MARTESËS

    Tanush Mulleti ka rrëfyer se si ndodhi martesa e xhaxhait të tij, i cili ishte betuar se nuk do të martohej kurrë.

    “Ai ishte burrë dhe patriot i madh. Kjo kuptohet qartë kur vlerësohej shumë nga grupi i famshëm dhe kryesisht nga Hasan Prishtina. Prandaj, edhe pranoi që së bashku me shokët të merrnin atë vendim sublim. Por, në vitin 1929, nëna e tij, Nailja, një grua shumë fisnike dhe autoritare mbi fëmijët dhe gjithë të njohurit për vetë karakterin e fortë që kishte, e bëri martesën e të birit fakt të kryer. Ajo, pa e pyetur fare, e merr nusen që kishte piketuar dhe kërkuar dhe ia çon atij në shtëpi në Vjenë. Hasan Prishtina menjëherë dhe pa as më të voglin hezitim i ka dhënë bekimin dhe është bërë krushku i parë i asaj martese duke mos i dhënë as një mëdyshje Qazimit për të ndryshuar fatin e nisur nga e ëma. Nusja ishte nga Tirana. Quhej Hajrie Kusi. Këtu ka një gjest tjetër patriotik të Qazimit që mendoj se duhet vënë në dukje. Kur i erdhi të shoqes koha me lind çunin megjithëse jetonte në Vjenë e ka dërguar për të lindur në Tiranë me qëllim që fëmija të kishte vendlindjen Tiranë. Kupto dhe vendose në balancë me atë që ndodh sot kur shumë politikanë, diplomatë e biznesmenë që hiqen patriotë të mëdhenj mundohen që fëmijët e tyre të mos kenë vendlindje Tiranën, por Amerikën. Ndërsa me Qazimin ndodhte ndryshe. Ai e dërgoi të shoqen prej Vjene të lindte në Tiranë”, shprehet Tanush Mulleti.

    PERSEKUTIMI I FAMILJES

    Qazim Mulleti u largua për t’u kthyer sërish dhe la bashkëshorten me djalin në Tiranë. Ata pësuan të gjitha pasojat nga komunizmi. U internuan dhe jetuan mes vështirësive. “Gruaja Hajria vdiq në internim ndërsa djali i tij i vetëm, Reshiti nuk u martua dhe vdiq para ca vitesh, natën që hyri në shtëpinë e vet. Ai bashkë me të ëmën, veç internimin jetuan edhe poshtërimin e Qazim Mulletit. I biri ishte në shkollë kur doli komedia dhe të gjithë ia bënin me gisht si të birin e njeriut të prapambetur kur Qazim Mulleti ka qenë i shkolluar, njohës i 9 gjuhëve të huaja, kontribues për kombin dhe për zhvillimin e Tiranës. Komunizmi e kishte si objektiv vënien në lojë, uljen dhe krijimin e urrejtjes ndaj të pasurve. Xhaxhai im e ka mbajtur me bukë Enver Hoxhën kur ai ishte në Paris. Ai kishte një restorant në vendin e kulturës dhe Enveri ka qëndruar tek xhaxhai im në këtë kohë. Ai e njihte shumë mirë kush ishte Enver Hoxha dhe kjo nuk i pëlqente diktatorit. Kështu gjeti mënyrën për ta ulur e për ta diskretituar duke përdorur një vegël të tij si Besim Lëvonja që shkroi libretin fyes. Qazim Mulleti shiti pasurinë e tij në Paris e në Vjenë, duke u kthyer në Shqipëri. Erdhi me qëllimin për të bërë Shqipërinë, por pikërisht kjo i hëngri kokën. Meritat e tij janë të shumta dhe nëse ia mohojmë do të jemi gjithmonë të mallkuar”, shprehet Tanush Mulleti.

  • Kalimi i kohës para ekranit vonon zhvillimin e fëmijëve

    Kalimi i kohës para ekranit vonon zhvillimin e fëmijëve

    Studimet e kryera në Japoni përcaktuan se koha që fëmijët kalojnë para ekranit shkakton vonesa në zhvillimin e tyre në shumë fusha.

    Revista “American Medical Association of Pediatrics (JAMA)” publikoi studimin e kryer midis korrikut 2013 dhe marsit 2017 si pjesë e Projektit Megabank të Kolegjit Mjekësor Tohoku në Japoni.

    Në studim, 7.097 fëmijë nga 50 klinika dhe spitale të ndryshme në provincat Miyagi dhe Ivate u vendosën të kalonin kohë në pajisje teknologjike si tableta, telefona, kompjuterë dhe televizorë, dhe u ekzaminua efekti i kësaj në zhvillimin e fëmijëve.

    Nga fëmijët që u ndoqën, 3.440 (48,5 për qind) kaluan më pak se 1 orë në ditë në ekran, 2.095 (29,5 për qind) kaluan 1 ose 2 orë, 290 (4,1 për qind) kaluan më shumë se 4 orë.

    Theksohet se kalimi i kohës para ekranit nga mosha 1 vjeç e në vazhdim shkakton vonesa në zhvillimin e aftësive komunikuese dhe në grupmoshën 2-4 vjeç vonon zgjidhjen e problemeve.

    U përcaktua se fëmijët që kalojnë më shumë se 4 orë në ditë para ekranit kanë më shumë gjasa të kenë vonesa në zhvillim.

    Përveç kësaj, u arrit në përfundimin se 1.532 nga 7.977 fëmijë (21,6 për qind) kishin vonesa të vazhdueshme zhvillimore.

    Studiuesit theksuan se vonesat në zhvillim nuk shkaktohen drejtpërdrejt nga kalimi i kohës para ekranit, por nga fëmijët që kalojnë më pak kohë ballë për ballë me njerëzit e tjerë.