Rreth 8.4 milionë punëtorë janë në rrezik nga përdorimi në rritje i inteligjencës artificiale (AI), sipas një studimi nga shoqata Confartigianato mbi shkallën e ekspozimit të tregut italian të punës ndaj sistemeve ekspertë të publikuar të enjten.
36.2% e fuqisë punëtore “do të vuajnë efektet e proceseve të transformimit të thellë teknologjik dhe automatizimit”, tha shoqata, raporton ANSA.
Sipas studimit, rajoni më i ekspozuar është Lombardia, e ndjekur nga Lacio.
“Nuk duhet pasur frikë nga inteligjenca artificiale, por duhet përdorur atë me inteligjencën e një mjeshtri,” tha kryetari i Confartigianato, Marco Granelli.
Profesionet më të ekspozuara ndaj ndikimit të AI “janë ato më të kualifikuarat, ato me një komponent të lartë intelektual dhe administrativ, duke filluar nga teknikët e informacionit dhe komunikimit, menaxherët administrativë dhe biznesi, specialistët e biznesit dhe menaxhimit, specialistët shkencorë dhe inxhinierikë dhe menaxherët e administratave publike.”, thuhet në studim.
Profesionet që mbartin rrezikun më të ulët nga AI janë ato “me një komponent manual jo të standardizuar”, sipas Confartigianato.
Në pamjet shihen momentet e rralla e qesharake kur një majmun çapkën i rrëmben celularin një vizitoreje të kopshtit zoologjik dhe e filmon, të tmerruar nga e papritura.
21-vjeçarja Gracey Sango, po vizitonte kopshtin zoologjik Jorge Town me familjarët e saj në Filipine kur u afruan më shumë se ç’duhet pranë kafazit të majmunëve.
Çdo gjë dukej në rregull para se Sango të afrohej për t’i dhënë majmunit pak ushqim.
Por me shpejtësi ai i rrëmben nga dora celularin duke i shkaktuar vajzës panik të plotë.
21-vjecarja dëgjohet që nis të ulërasë dhe të kërcejë në vend duke iu lutur majmunit t’i kthejë telefonin.
Rrjedhimisht një tjetër vizitor arrin t’ia marrë celularin majmunit nga dora dhe ia kthen zonjës duke i kursyer turpërimin.
Grupi më pas nisin të qeshin kur kuptojnë atë që sapo u ndodhi.
Por kjo sigurish që nuk është hera e parë që majmunët e zemëruar sillet në mënyrë të tillë me turistët që shpesh i provokojnë kafshët e mbyllura.
I hapur në vitin 2016, destinacioni i zbavitjes Montevista frekuentohet shumë nga familjet e vendasve e turistëve.
Ai mban një numër majmunësh karakteristikë vendas si makake gaforre-ngrënës, makake i zakonshëm bisht-gjatë dhe makake bisht-gjatë filipinas.
Megjithse majmunët ndalohet të mbahen si kafshë shtëpiake në vend shumë njerëz ende e bëjnë në Filipine.
Shumë nën-specie të tyre janë kafshë të rrezikuara.
Shkëndija dhe Kastrioti të cilët bashkëjetojnë me njëri-tjetrin prej 7 vitesh janë bërë pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare.
Shkëndija ka thirrur bashkëjetuesin e saj sepse ai i ka vënë një kusht, të dërgojë vajzën e saj që ka nga martesa e parë tek prindërit, sepse nuk kanë gjendje ekonomike dhe nuk e rrisin dot. Shkëndija nuk e pranon këtë gjë sepse thotë që nuk jeton dot pa vajzën e saj, plus që është e sëmurë.
Ajo ka shtuar më tej se para se të jetonin bashkë, Kastrioti i kishte premtuar që do jetonin së bashku me vajzën.
Shkëndija: Vij nga rrethi i Patosit. Unë kam qenë e martuar dhe nga kjo martesë ka ardhur dhe një vajzë.
Më pas unë kam jetuar 2 vite tek prindërit e mi. Ata menduan të më martonin sërish me këtë zotërinë këtu. Unë kam bashkëjetuar me të 6 vite dhe sot më thotë që lëre vajzën tek prindërit e tu dhe hajde të jetojmë bashkë. Kur unë një vajzë kam dhe e kam të sëmurë, si ta largoj nga vetja ime vajzën, ta lë tek prindërit e mi.
Kur deri dje më pranove, më the unë të pranoj me këtë vajzë.
Emoji- t janë ndër mjetet e reja të komunikimit, me dëshirë ose jo, ndaj nuk është për t’u habitur që ato ndikojnë edhe në flirtim: Në fakt, disa prej tyre mund të jenë plotësisht të suksesshëm.
Sipas një sondazhi të quajtur “Beqarët në Amerikë”, thuhet se personat që përdorin disa emoji të caktuar në mesazhe janë më të mirë në flirt. Rezultatet e sondazhit u komentuan dhe nga antropologu i shquar Dr. Helen Fisher i cili thotë se 54% e përdoruesve të emoji-ve kanë tendencë të përfshihen në biseda intime online.
Ky studim mori në analizë në fakt njerëz nga 20 deri në mbi 40 vjeç, gjë që tregon se “emoji-t” nuk i përgjigjen një moshe të caktuar. Por është e rëndësishme të theksohet se burrat dhe gratë nuk përdorin të njëjtit emoji.
Meshkujt zgjedhin shumë shpesh emojin me sytë zemra, ndërsa femrat buzët e kuqe dhe emoji-t duke qeshur.
Shikoni një video interesante në lidhje me këtë studim:
Papa Françesku ka thënë se është thellësisht i shqetësuar për humbjen e jetëve, veçanërisht të civilëve, në Ukrainë.
Komentet u bënë gjatë një auditori privat në Vatikan me gjeneralin Mark Milley, kryetar i Shefit të Shtabit të Përbashkët të SHBA.
Sipas mediave të huaja, nuk janë dhënë detaje të tjera shtesë rreth diskutimeve, ndërkohë që mësohet se Milley, i cili është një katolik, ka kritikuar Moskën për krijimin e një “fushate terrori” kundër popullit të Ukrainës, duke përfshirë shënjestrimin e infrastrukturës civile.
Ai ka mbrojtur dërgimin e miliarda dollarëve armë në Kiev.
Ndërkohë, Papa Françesku i ka kërkuar presidentit Volodymyr Zelenskyy që të hapë një dialog me Rusinë.
86-vjeçari tha vitin e kaluar se është moralisht legjitime që kombet të furnizojnë Ukrainën me armë për të ndihmuar vendin të mbrohet kundër agresionit rus.
Ai ka dërguar gjithashtu të dërguarin e tij për paqen, kardinalin italian Matteo Zuppi në Kiev, Moskë dhe Uashington, kryesisht për të diskutuar ndihmën humanitare dhe riatdhesimin e fëmijëve ukrainas.
Kievi vlerëson se afro 19,500 fëmijë janë dërguar në Rusi ose në Krimenë e pushtuar nga Rusia që nga shkurti i vitit 2022, të cilat Ukraina i quan dëbime të paligjshme.
Restoranti në Berat, ku disa turistë italianë u larguan pa paguar ka falënderuar kryeministren italiane, Giorgia Meloni për pagesën e faturës të kryer përmes ambasadës.
Paratë tashmë të futura në një kavanoz janë kthyer në suvenir kundër syrit të keq në restorantin në Berat.
Restoranti ka falënderuar turistët italianë, të cilët me veprimin e tyre edhe pse të pahijshëm promovuan vendin tonë.
“Ne nuk kemi lejuar asnjë intervistë. Ata qytetarë italianë që kanë shkuar pa paguar kanë bërë një publicitet të madh për qytetin tonë. Le t’i falënderojmë ata! Tashmë thamë se nuk kishte asnjë problem me ta atë ditë. Këtu italianët janë në shtëpi, shumë vijnë këtu sikur ne shqiptarët ishim në Itali në kohë të errëta dhe jemi të mirëpritur. Falënderojmë kryeministren Giorgia Meloni për reagimin e shpejtë në këtë rast. Ajo është një zonjë e vërtetë! Ne punojmë shumë dhe kjo është një çështje familjare Por kjo nuk është çështje parash për ne (ne refuzuam një herë) por jemi shumë të prekur nga gjesti i saj! Një shembull i mrekullueshëm i dinjitetit nga një nënë e mirë e rreptë që jep një shembull për shtëpinë e saj! Faleminderit! Në foto janë paratë e saj që na ka dërguar përmes ambasadës. Ata do të qëndrojnë këtu në restorant si një suvenir dhe gjithashtu kundër syri i keq. Faleminderit President Meloni Viva Itali Viva Albania!”, shkruhet në postimin e restorantit.
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për TG1 zbuloi detaje nga momenti kur Meloni kishte mësuar për rastin, sipas saj të turpshëm.
“Unë ia tregova këtë gjë për të qeshur pak dhe të gjithë rreth saj u shkulen se qeshuri, por ajo u ngrys ne fytyre. U kthye nga Ambasadori: “Ju ambasador duhet të paguani atë faturë dhe të bëni një komunikim dhe të kërkoni falje sepse këta janë të turpshëm, dhe unë, ata që janë turpi i Italisë nuk i pranoj” i tha me atë dialektin e vet fantastik roman“.
Veprimi i Melonit për të bërë pagesën e faturës shkaktoi debat politik në Itali, ndërsa ambasada italiane në Shqipëri dha sqarime se kush e ka paguar faturën.
“Meloni i dërgoi paratë, ne sapo kemi paguar. Pas rekomandimit të kryeministres, Georgia Meloni, ne vazhduam me pagesën e faturës së lënë të papaguar nga një grup turistësh italianë në një restorant në qytetin e Beratit. Italianët respektojnë rregullat dhe paguajnë borxhet e tyre dhe shpresojmë që incidente të tilla të mos ndodhin më. Për sa i përket bilancit të faturës së restorantit në Berat që nuk është paguar nga turistët italianë, duhet theksuar se pagesa është likuiduar me fondet personale të Melonit nëpërmjet Ambasadës, e cila është kufizuar në kryerjen fizike të pagesës”, tha ambasada në një postim në Facebook.
Policia e Kosovës dje në orët e mëngjesit ka kryer disa aksione në Ministrinë e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë duke arrestuar dy zyrtarë të kësaj ministrie dhe një biznesmen. Por për vajzat shqiptare duket se më shumë vëmendje se vetë aksioni policor, pati një efektiv i policisë së Kosovës.
Vajza e gra u ndalën për të komentuar në foton e tij gjatë aksionit policor. Polici shqiptar që tërhoqi aq shumë vëmendje me pamjen e tij quhet Florian Musa, me detyrë në Prishtinë, bëjnë të ditur burime të Prive.al.
Nga një kërkim i thjeshtë në rrjete sociale, ai figuron të jetë beqar.
Nuk dihet nëse fama nga sot e tutje do t’ia “lëkund” këtë status meqë në rrjet, është polici më i kërkuar i momentit.
Keni dëgjuar raste të ndryshme kur partnerët në një lidhje, kanë një diferencë të madhe në moshë. Por mos të harrojmë se të gjithë themi se dashuria nuk ka moshë.
Por si reagojmë nëse në rrugë hasim një çift i cili ka një dallim të madh në moshë, na e tërheq vëmendjen tonë, apo jo?
Kjo video që do ta shihni është rregulluar vetëm ‘që t’i çudisin njerëzit’ në qytet.
Por, ka raste edhe të vërteta që femrat e bukura dhe në moshtë të re të jenë në një lidhje ose të martohen me më të moshuar edhe atë në 80 vjeç.
Video në vazhdim e tregon atë dhe si njerëzit ha biten nga jo çfarë shohin: