Category: Te Tjera

  • Avioni privat rrëzohet në mes të autostradës, ka të vdekur

    Avioni privat rrëzohet në mes të autostradës, ka të vdekur

    Një ngjarje e rëndë, me pasojë vdekjen e 10 personave ka ndodhur ditën e sotme në Malajzi pasi një avion privat është rrëzuar në mes të një autostrade.

    Aeroplani u përplas në pjesën ku ndahen korsitë e rrugës në qytezën Elmina, ndërsa më pas shpërtheu duke i marrë jetën 8 udhëtarëve në mjetin fluturues dhe 2 personave që ndodheshin në automjetet përreth.

    Ende nuk janë zbuluar shkaqet që kanë sjellë në rrëzimin e aeroplanit, ndërsa hetuesit janë duke analizuar provat e marra nga vendi i ngjarjes.

  • Apple lëshon paralajmërimin e ashpër për përdoruesit e iPhone që bien në gjumë me telefonin e tyre

    Apple lëshon paralajmërimin e ashpër për përdoruesit e iPhone që bien në gjumë me telefonin e tyre

    Shumë prej nesh zgjedhin ta karikojnë telefonin gjatë natës, për t’u siguruar që bateria të jetë plot në mëngjes përpara një dite të ngarkuar.

    Por Apple po u bën thirrje përdoruesve të iPhone që të ndryshojnë mënyrën si e karikojnë telefonin. Gjiganti i teknologjisë ka lëshuar një paralajmërim të ashpër në lidhje me rreziqet e lënies së pajisjes tuaj në karikim ndërsa jeni duke fjetur, duke shpjeguar se është potencialisht vdekjeprurës.

    Apple këmbëngul që nuk duhet të flini kurrë me iPhone-in tuaj ndërsa ai është duke u karikuar, duke deklaruar se kjo mund të “rezultojë në zjarr, goditje elektrike, lëndim ose dëmtim të iPhone”.

    Rreziqet janë veçanërisht të përhapura nëse iPhone juaj është i mbuluar sepse nuk është në gjendje të ajroset siç duhet gjatë karikimit.

    Kjo do të thotë se është veçanërisht e rrezikshme për ata që fusin telefonin e tyre nën jastëk ndërsa pushojnë natën. Një iPhone i mbinxehur mund të dëmtohet apo edhe të shkaktojë zjarr në disa raste.

    Në një memo zyrtare sigurie nga Apple, thuhet: Mos flini pranë një telefoni, përshtatës të energjisë ose karikues me valë, ose mos i vendosni nën një batanije, jastëk ose trupin tuaj, kur është i lidhur me një burim energjie. Mbani iPhone, përshtatësin e rrymës dhe çdo karikues me valë në një zonë të ajrosur mirë kur përdoret ose karikohet. Kini kujdes të veçantë nëse keni një gjendje fizike që ndikon në aftësinë tuaj për të zbuluar nxehtësinë kundër trupit.

    Apple paralajmëroi gjithashtu se përdorimi i karikuesve të lirë mund të rrisë rrezikun që pajisja juaj të marrë flakë, të cilët nuk kanë standardet e sigurisë të miratuara nga të gjitha produktet zyrtare të Apple.

    Për të luftuar këtë, Apple sugjeron të përdorin karikuesë dhe kabllo të etiketuar me mesazhin “Made for iPhone”, duke kontrolluar se ato janë në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë.

    Ai shpjegoi: Ju mund të karikoni gjithashtu iPhone me “Made for iPhone” ose kabllo dhe adaptorë të rrymës që janë në përputhje me USB 2.0 ose më të ri dhe me rregulloret e aplikueshme të vendit dhe standardet ndërkombëtare dhe rajonale të sigurisë. Përshtatësit e tjerë mund të mos plotësojnë ato në fuqi standardet e sigurisë dhe karikimi me adaptorë të tillë mund të përbëjë rrezik vdekjeje ose lëndimi.

    Nuk është vetëm karikimi gjatë gjumit që kompania e teknologjisë u kërkon përdoruesve të shmangin, Apple gjithashtu këmbëngul se nuk duhet të karikoni kurrë iPhone pranë ndonjë uji ose lëngu tjetër. Kjo gjë mund të rrezikojë që ngarkuesi ose pajisja juaj të dëmtohet. Çdo karikues i dëmtuar duhet të hidhet sa më shpejt që të jetë e mundur.

    Ai tha: Përdorimi i kabllove ose karikuesve të dëmtuar, ose karikimi kur ka lagështi, mund të shkaktojë zjarr, goditje elektrike, lëndim ose dëmtim të iPhone ose pronës.

  • Greqi/ Turistët ankohen, minj në një hotel me pesë yje

    Greqi/ Turistët ankohen, minj në një hotel me pesë yje

    Një familje britanike ka përfunduar e sëmurë keq në një hotel me pesë yje në Greqi ndërsa dhjetra turistë të tjerë po kërkojnë hetim për këtë hotel pasi panë minj duke lëvizur nëpër shezlonge dhe persona duke vjellë në pishinë.

    Danielle Faulkner ka shpenzuar 3000 paund për pushime familjare në resortin luksoz, Apollonian Asterias Resort and Spa, në ishullin Kefalonia, me dy vajzat e saj Amelie 15-vjeç dhe Isobel 17-vjeç.

    Por udhëtimi i tyre i parë pas 5 vitesh është kthyer në një eksperiencë të tmerrshme pasi Faulkner and Amelie janë sëmurur keq, me bark dhe të vjella në ditën e dytë të pushimve.

    Ndërkohë që pushuesit janë kuruar nga doktori i resortit me antibiotik, drejtuesit e hotelit i kanë fajsuar ata se kanë sjellë virusin në Greqi, duke refuzuar të izoloheshin.

    Por familja insiston se ata kanë parë njerëz të sëmurë kur kanë mbërritur aty, duke vjellë nëpër pishina dhe që ankoheshin më higjenën.

  • E rrallë në Francë, mjekët bëjnë transplantin e hundës të printuar në 3D dhe të rritur në krahun e pacientes

    E rrallë në Francë, mjekët bëjnë transplantin e hundës të printuar në 3D dhe të rritur në krahun e pacientes

    Kirurgët në Francë transplantuan me sukses një hundë të printuar në 3D tek një paciente me kancer, e cila kishte humbur një pjesë të fytyrës së saj. Hunda, e rritur tërësisht në laborator me lëkurë nga trupi i gruas, pasi u printua 3D, u implantua në krahun e saj për t’u rritur për dy muaj.

    Më pas mjekët e zhvendosën graftin nga krahu në fytyrën e gruas. Mikrokirurgjia, e cila zgjati gjashtë orë, lidhi enët e reja të gjakut që ishin rritur në transplant me enët e fytyrës.

    Pas dhjetë ditësh në spital dhe tre javësh me antibiotikë, kirurgët në Institutin Universitar të Kancerit të Toulouse në Francë njoftuan se pacienti i tyre “po shkonte shumë mirë”.

    “Kur u zgjova të nesërmen, u trondita”, tha pacienti për Le Monde. “Kisha dhjetë vjet që dilja jashtë dhe unë dhe burri im vendosëm të shkonim sërish në një restorant së shpejti”, shtoi ajo.

    Operacioni u zhvillua në nëntor 2022. Sipas Le Monde, kirurgu kryesor, Agnies Dupre-Boris, u frymëzua nga ideja për të provuar të implantonte një hundë të printuar me 3D pas një bisede që ajo pati me një studente doktorature në Belgjikë disa vite më parë. vjet. Kjo studente ishte një shkencëtare e biomaterialeve, e cila kishte testuar më parë implante biosintetike në mollëzat ndërsa punonte në kompaninë e printimit 3D Cerhum. Në vitin 2021, shkencëtarja dhe kolegu i saj Benjamin Weirel bashkëpunuan me Cerhum për të printuar një kopje të hundës duke përdorur hidroksiapatit, një mineral natyral që ndihmon në formimin e dhëmbëve dhe kockave.

    Kirurgët në Francë tani shpresojnë të përdorin teknikën revolucionare për të përmirësuar procesin e implantimit të transplanteve të tjera në të ardhmen.

  • Mendonte se po piqte kekun, gruaja u nxjerr tymin 40 mijë eurove të burrit

    Mendonte se po piqte kekun, gruaja u nxjerr tymin 40 mijë eurove të burrit

    Nuk do ta harrojë lehtësisht kekun në formë strudel një grua nga Venecia, të cilës i kushtoi një shifër rekord.

    Silvia Moro kishte futur si gjithmonë ëmbëlsirën në furrën e shtëpisë, kur pas pak minutash u alarmua nga një erë e pazakontë që vinte nga kuzhina. E pazakontë sepse nuk ndodh shpesh herë të nuhasësh aromën e 40 mijë eurove që digjen një nga një.

    Paratë ishin fshehur në furrë nga bashkëjetuesi tij, Alberto Vazzoler, një sipërmarrës i njohur i zonës së San Dona di Piave, në afërsi të Veneciës, i akuzuar për riciklimin e dhjetëra miliona eurove jashtë Italisë.

    Lajmin për ëmbëlsirën e kushtueshme forcat e rendit italiane e zbuluan me anë të disa përgjimeve telefonike në të cilat zonja e pavëmendshme rrëfehet me motrën.

  • Punoj si kalë për bukën e gojës deri në mesnate, gruaja as bukë nuk më jep

    Punoj si kalë për bukën e gojës deri në mesnate, gruaja as bukë nuk më jep

    Një burrë ka dërguar një mesazh i cili ka kërkuar qe te mbetet anonim, dhe ka kërkuar qe te postojmë ketë ngjarje për te cilën ai po mërzitet shumë,
    pasi sipas ti punon deri ne 10 te natës vetëm e vetëm qe familja e ti te ketë te gjitha te mirat.

    “Punoj shumë si kali, por një dite ndodhi një problem ne firmën ku punoj edhe shefi me tha qe te shkoj ma herët ne shtëpi, ishte ora 8 diku”.

  • Sekreti i jetëgjatësisë së 114-vjeçares Elizabeth Francis!

    Sekreti i jetëgjatësisë së 114-vjeçares Elizabeth Francis!

    Elizabeth Francis, e cila ka festuar së fundmi 114-vjetorin e saj të lindjes, thotë se sekreti i jetëgjatësisë është të hash gjithçka. Francis, lindi në vitin 1909 dhe ka bërë histori duke qenë gruaja më e vjetër në historinë e Teksasit. Megjithëse në moshë shumë të thyer, ajo është ende vitale dhe po aq e zgjuar sa ishte në vitet e rinisë. “Unë jam shumë, shumë e re. Më shiko, unë jam si një zog, e vogël, e vogël”,-tha ajo për stacionin ABC.

    E moshuara tha gjithashtu se ajo preferon të kultivojë fruta dhe perime dhe gatuan në shtëpi në vend që të hajë ushqim të shpejtë. Më shumë se 90 000 njerëz që jetojnë aktualisht në Shtetet e Bashkuara sot janë mbi 100-vjeç, më shumë se dyfishi i asaj që ishte rreth 20 vjet më parë.

  • “Canale 5”: Në aeroportin e Tiranës flitet italisht

    “Canale 5”: Në aeroportin e Tiranës flitet italisht

    Fluksi i turistëve është shtuar shumë në vendin tonë dhe aeroporti “Nënë Tereza” është pika kryesore e mbërritjeve të tyre.

    Duke ditur se këtë verë italianët janë dyndur në bregdetin shqiptar nga Durrësi në Kavajë, reportazhi i fundit i televizionit italian “Canale 5” kishte në fokus Shqipërinë.

    Reportazhi që tregon se numri i italianëve që mbërrijnë në vendin tonë për pushime është tepër i lartë këtë verë, nisi me frazën:

    Aeroporti i Tiranës flet italisht.

    Gazetari flet për një bum turistik në Shqipëri duke krahasuar Italinë me vendin tonë. Theksi vihet tek çmimet e ulta si për akomodimin, resorantet ashtu edhe plazhet.

    Duke u ndalur te çmimet e çadrave, italianët thonë:

    “15 euro, jo më shumë.”

    “5 euro, çadra dhe 2 shezllonë.”

    Këto çmime dhe shërbimi e cilësia që gjejnë në Shqipëri, i bëjnë italianët mjaft të kënaqur, madje duke e sugjeruar vendin tonë edhe tek të afërmit e miqtë e tyre.

    Disa prej tyre thonë:

    Gjatë këtyre viteve kam nisur të sjell edhe familjen, miqtë dhe tani më duhet të them se vijnë edhe pa ia propozuar unë.

    Kjo na nxit me siguri edhe për vitin tjetër për t’u rikthyer në brigjet shqiptare.

    Më tej gazetari thotë:

    Në dy vitet e fundit numri i turistëve italianë në Shqipëri është rritur ndjeshëm. Në vitin 2022 ishin mbi 70 përqind më shumë se sa në vitin 2021.

    Ndërkohë që këto shifra pritet të rriten edhe më shumë gjatë këtij viti.

  • “Kungull apo limon?”/ Olta Daku vë në lojë blogerët: Jam bërë e famshme në të gjithë nacionalen… Në Jug për pushime ‘waw’

    “Kungull apo limon?”/ Olta Daku vë në lojë blogerët: Jam bërë e famshme në të gjithë nacionalen… Në Jug për pushime ‘waw’

    Aktorja e njohur Olta Daku, me gjithë karizmën që e karakterizon, ka dhuruar disa grimca humori mbrëmjen e sotme, ndërsa përmes një ironie të thellë ka vënë në lojë blogerët, të cilët janë shtuar dita ditës si ‘mall tregu’ duke i humbur vlerën këtij profesioni në krijimin e një kontenti unik apo gjenerimin e ideve të reja dhe kthyer në kopje të njëra-tjetrës.

    Dhe si për të vendosur pikat mbi “i”, aktorja kërkon në fund ruajtjen e thelbit: Trurit.

    “Mendoni me tru”, thotë Daku teksa në një mënyrë lozonjare mbyll mesazhin me të vetmen fjali që e dëgjojmë rëndom në shqipen tonë të masakruar nga neologjizmat: – Ok, see you. Bye.

    “Uauu, nuk e di por që kur jam bërë blogere e famshme në të gjithë nacionalen, më ndjekin më bëjnë.

    Nejse… uhhh, kam pak emocione. Unë dua t’i falenderoj të gjithë për mesazhet e panumërueshme dhe… ouu ja dhe një dhuratë tjetër. Faleminderit! A mund të ma hiqni këtë kafazin?! Faleminderit. Unë e para duhet të falenderoj të gjithë bizneset që më kanë mbështetur, dhee isha në Jug në një hotel waww, waww, domethënë waww… Dhe fakti që, domethënë nuk e di… ndihem si ky kungulli, apo është limon ky? Ju falenderoj të gjithëve dhe shumë shpejt, shumë shpejt do të dalë në një projekt të ri. Dhe mos harroni thelbin, kapeni. Mos e lëshoni thelbin, mendoni me tru. Më kupton? Ok, see you. Bye”- shprehet Daku në video-mesazhin e saj në Instagram.

  • ATM-të e bankës irlandeze shpërndanë dje para falas

    ATM-të e bankës irlandeze shpërndanë dje para falas

    Një gabim në sistemin e bankomateve të Bankës së Irlandës u mundësoi klientëve që nuk kanë para në llogarinë e tyre të tërheqin deri në 1000 euro.

    Vetëm pak minuta pasi lajmi ‘se Banka e Irlandës po jepte para falas’ mori dhên, radhë të gjata u panë në ATM në Dublin të njerëzve që tërhiqnin para që nuk i kishin gjendje në llogarinë e tyre.

    U kërkua ndërhyrja e policisë, e cila u detyra të ruante gjatë gjithë ditës dhe natës të gjitha bankomatet derisa gabimi teknik në sistem të rregullohej.

    Banka e Irlandës ka kërkuar falje për problemin teknik.

    Banka e Irlandës ka paralajmëruar përdoruesit e ATM-ve ose aplikacioneve bankare online se këto para do të debitohen nga llogaritë e tyre.

    “Kërkojmë falje për ndërprerjen e shkaktuar nga ky dështim (…) Ne e dimë se nuk kemi arritur në nivelin e shërbimit që klientët tanë presin nga ne,” thuhet në njoftimin e bankës.

    Brendan Burgess, themeluesi i AskAboutMoney.com, i tha televizionit RTE se banka duhej të përmirësonte sistemin e saj të IT.

    Megjithatë, ai shtoi: “Nëse e dini se nuk keni para, por merrni 1000 euro nga llogaria bankare, jeni duke bërë mashtrim. Dhe ky nuk është një problem që ka të bëjë me sistemet e Bankës së Irlandës.”